Close
Faqja 18 prej 24 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 231
  1. #171
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Leximi i Kur`anit pėr tė vdekur – Bidat-Shpifje apo Hakk ?

    Leximi i Kur`anit pėr tė vdekur – Bidat-Shpifje apo Hakk ?



    بسم الله الرحمن الرحيم
    Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim

    Me emrin e All-llahut Gjithmėshirshmit Mėshirėbėrėsit

    Kur shtrohet pyetja e HAKUT pėr leximin e Kur’anit tė vdekurve,nė SHERIAT nuk ekziston njė gjė e tillė.Ne nuk kemi asnjė argument nė Kur'an ose nė Sunnet pėr leximin e Jasinit tė vdekurve.Asnjė prej katėr methebeve nuk kanė ARGUMENT se Pejgamberi s.a.v.s., e ka bėrė njė gjė tė tillė.

    Tė ishte Kur’ani pėr tė vdekurit,Pejgamberi s.a.v.s., do tė ia lexonte tė tre vajzave dhe dy djemve tė tij tė vdekur nė varrezat e tyre. Qė do tė thotė se,ēfarėdo qė nuk ishte pjesė e Fesė nė atė ditė, nuk ėshtė pjesė e fesė edhe nė kėtė ditė.

    Argumenti ėshtė thėnia e Allahut subhanehu ve teala nė Kur’an:

    " الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلامَ دِينًا“

    "Kėtė ditė Unė e pėrsosa fenė tuaj pėr ju,plotėsova Mirėsinė Time mbi ju dhe zgjodha pėr ju Islamin fe."( 5:3)

    ,dhe se Kur’ani ėshtė pėr tė gjallit dhe jo pėr tė vdekurit.

    Argumenti ėshtė thėnia e Allahut subhanehu ve teala nė Kur’an:

    لينذر من كان حيا ويحق القول على الكفرين

    “Pėr t'ia tėrhequr vėrejtjen ati qė ėshtė gjallė (me mend e zemėr) dhe dėnimi tė bėhet meritė pėr jobesimtarėt”.(Jasin 36:70)

    Me kėtė Ajet Allahu s.v.t., na e bėri tė qartė se feja ėshtė e pėrkryer dhe se dhuntia e Allahut s.v.t., ndaj neve ėshtė plotėsuar dhe ēdo kush qė nė fe shpik gjė tė re pėr tė cilėn pretendon se ėshtė e ligjshme dhe ka bazė nė fe, vetėm se ka bėrė njė KRIM kundėr Allahut s.v.t., duke menduar se FEJA ėshtė e MANGĖT dhe ka nevojė pėr plotėsime, Estagfirullah!.

    Risi dhe bidate ka pasur edhe nė kohėn e Pejgamberit s.a.v.s., mirėpo, ai s.a.v.s., e kėshillonte popullin me bindje qė tė largohen shpikjeve dhe bidateve nė Fe.

    Allahu subhanehu ve teala nė Kur’an thotė:

    أفنجعل المسلمين كالمجرمين ما لكم كيف تحكمون

    "A t'i konsiderojmė muslimanėt njėsoj si kriminelėt? Ē'ėshtė kėshtu me ju? Si gjykoni kėshtu?" [El Kalem 68:35-36]

    Pejgamberi s.a.v.s., nė njė rast u ngjit nė minber dhe tha:

    “Ēėshtė me popullin? Ven kushte tė cilėt nuk gjenden nė Librin e Allahut, ai kusht ėshtė i pavlerė edhe nėse e kushtėzon njėqind herė”. Sahih'ul“Buhari Vol. 2 Hadithi nm.44.

    Pejgamberin s.a.v.s., duke thėnė:

    "Kush ma mvesh mua atė qė unė nuk e kam thėnė, le tė pėrgatitet pėr nė Xhehennem!"Sahih'ul“Buhari Vol.1 Hadithi nm.109

    Nga Ebu Hurejre r.a., transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė:

    كل أمتي يدخلون الجنة إلا من أبى قيل : يا رسول الله : ومن يأبى ؟ قال : من أطاعني دخل الجنة ومن

    " Shokėt e tė Dėrguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pyetėn kush do tė refuzoje o i Dėrguari i Allahut? Ai i cili do ti respekton urdhėrat e mija do tė hyj nė Xhennet e ai i cili nuk i respekton ka refuzuar(tė hyjė nė Xhennet)” (RIJADU SALIHIN I Hadithi nm 112)

    Kėtė rrugė na e ka treguar i Dėrguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe nuk na lejohet qė nė si robėr tė Allahut s.v.t., tė shpikim rrugė tjera. Kjo vepėr ėshtė krim kundėr Allahut subhanehu ve teala dhe pėrgėnjeshtron ajetin nė tė cilin Allahu subhanehu ve teala thotė:

    “Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj,plotė- sova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe” (Maide,3)

    Na ka treguar Abdulaziz b.Abdullahu,kėtij i ka treguar Maliku, ky nga Ibėn Shihabi, ky nga A’rexhi,e ky nga Ebu Hurejra r.a., i cili tregon se populli thoshte:

    "Ebu Hurejre ėshtė mė i frytshmi (transmetues) i haditheve.’‘E, unė nuk do tė kisha thėnė asnjė hadith,po tė mos ishin kėto dy ajete nė Librin e Allahut (nė Kur’an).’ Pastaj i citoi:
    إن الذين يكتمون ما أنزلنا من البينت والهدى من بعد ما بينه للناس في الكتب أولئك يلعنهم الله ويلعنهم اللعنون

    "Sigurisht se ata qė fshehin provat e qarta,dėshmitė dhe udhėzimet tė cilat Ne i kemi dėrguar…" (2:159).

    Deri te fjala; إلا الذين تابوا وأصلحوا وبينوا فأولئك أتوب عليهم وأنا التواب الرحيم"

    ...dhe Unė padyshim jam Ai i Cili e pranon pendimin (e robėve tė Mi), Mėshirėploti. " (EL Bekareh 2:160).Shiqo shpjegimin nė Sahih'ul“Buhari Vol.1 Hadithi nm.118

    Nga Ebu Nexhih el-Irbad ibn Sarijeh, radijall-llahu anhu,trasmetohet tė ka thėnė:

    "Na ka kėshilluar Resulull-llahi,sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem,me njė vaz( kėshillė) nga i cili zemrat na janė ndritur dhe sytė na janė pėrlotur dhe i thamė:

    'O Resulull-llah,sikur ky eshte vazi yne i lamtumi rės,prandaj na porosit. 'Tha: 'U porosis juve devotshmėrinė ndaj Allahut tė Madhėruar,dėgjueshmėrinė dhe nėnshtrueshmėrinė ndaj sunduesit edhe sikur ai tė ishte rob. Vėrtet, kush jeton nga ju do tė shikojė shumė kundėrthėnie.Ju e keni obligim sunnetin tim dhe sunnetin e halifeve tė pėrudhur drejtė.Mirė mbajuni pėr kėto dhe ruajuni nga risitė (bid'atet) nė Fe, sepse ēdo bid'at ėshtė lajthitje."

    (Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotė: ky ėshtė hadith hasen sahih.)
    40 Hadithe tė Zgjedhura nga Imam En-Nevevi Hadithi nm.28

    ➲ Tefsiri i Imam Ibn Kethirit pėr leximin tė vdekurve


    Ka thėnė Ibn Kethiri Zoti e mėshiroftė nė tefsirin e fjalės sė Allahut s.v.t.:

    فجعلنهن أبكارا عربا أترابا لأصحب اليمين ثلة من الأولين وثلة من الاءخرين وأصحب الشمال ما أصحب الشمال

    "A nuk ėshtė informuar me atė qė ėshtė nė fletushkat e Musait. Dhe tė Ibrahimit qė gjithnjė i kryente obligimet. (qė nė to shkruhet) se askush nuk bart barrėn e tjetrit. Dhe se njeriut nuk i takon tjetėr vetėm se ajo qė e ka punuar. Dhe se mundi i tij mė vonė do tė shihet. Pastaj ai do tė shpėrblehet me shpėrblim tė plotė." (Sure Nexhm 53:36-41)

    Ēdo person qė i ka bėrė padrejtėsi vetes sė tij me mosbesim ose me diēka nga gjynahet me tė vėrtetė mbi atė ėshtė barra e atij (gjynahi ose mosbesimi) e nuk e mbart barrėn e tij nė vend tė tij njeri; siē thotė Allahu s.v.t. :

    ولا تزر وازرة وزر أخرى وإن تدع مثقلة إلى حملها لا يحمل منه شيء ولو كان ذا قربى إنما تنذر الذين يخشون ربهم بالغيب وأقاموا الصلوة ومن تزكى فإنما يتزكى لنفسه وإلى الله المصير

    "Edhe nėse mėkatari thėrret pėr t'ia bartur atė ajo nuk do t'i bartet atij edhe nėse (ai qė thirret) ėshtė i afėrmi i tij." (Sure Fatir 35:18).

    وأن ليس للإنسن إلا ما سعى

    "Dhe se njeriut nuk i takon vetėm se ajo qė e ka punuar." (53:39)

    d.m.th ashtu siē nuk i mbartet atij mėkati i tjetrit, ashtu nuk merr shpėrblim vetėm se ēfarė e ka fituar pėr vetveten.

    Ka thėnė nga ky ajet fisnik deduktoi Shafiu r.a., dhe kush e ndoqi atė se nuk i arrin shpėrblimi i leximit tė vdekurve,sepse ai nuk ėshtė nga puna e tyre e as nga fitimi i tyre, ndaj nuk e ka thirrur nė tė i Dėrguari salallahu alejhi ve selem umetin e tij dhe nuk i ka nxitur ata mė tė,dhe s'i ka udhėzuar tek ajo me tekst ose shenjė dhe nuk ėshtė transmetuar nga ndonjė prej sahabeve dhe sikur tė ishte e mirė do tė kishin qenė tė parėt nė tė. Ēėshtja e afrimit tek Allahu s.v.t., kufizohet me tekstet,e nuk veprohet nė tė me llojet e anologjisė dhe opinioneve. Ndėrsa duaja dhe lėmosha pėr kėtė ėshtė rėnė dakort pėr mbėrrijten e tyre dhe ka tekste nga Allahu s.v.t., pėr kėto.

    Ndėrsa hadithin tė cilin e transmeton Muslimi nė sahihun e tij nga Ebu Hurejreh
    thuhet:

    Idha mate Ibnu Adem inkata'a amelehu il-la min thelatheh:

    !" Sadakatul xherije, ilmun nafiun terekehu, ue ueledun salihun jed'u leh "Kur vdes i vdekuri i ndėrpritet puna e tij pėrveē se tri gjėrave: lėmoshė e pandėrprerė,dituria qė ka dobi pėr tė tjerėt ose pasardhės i mirė i cili lutet pėr tė." RIJADU SALIHIN III hadithi num.754

    Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a., se ka thėnė: I Dėrguari i Allahut s.a.v.s.,
    ka thėnė:

    "Kur njeriu vdes,atij i ndėrprehet puna, pėrveē tre gjėrave: Lėmosha e vazhdueshme,dija nga e cila pėrfitohet pas tij,apo fėmija i mirė qė lutet pėr tė." Hadith Sahih. Atė e ka nxjerė Muslimi (1631), Buhariu nė librin e veēantė pėr moralin, Tirmidhiu (1376), En-Nesai etj.

    Transmetohet nga Enesi r.a.se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s., ka thėnė:

    “Tė vdekurin e pėrcjellin tri gjėra: familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij.Dy kthehen kurse njė mbetet me tė.Kthehet familja dhe pasuria e tij,kurse me tė mbesin veprat e tij”. (Muttefekun alejhi) (RIJADU SALIHIN I Hadithi nm.74), (Rijadus-Salihin Hadis nr.104), (Rijadus-Salihin Hadis br.461)

    ➲ Tefsiri i Imam Sheukanit pėr leximin tė vdekurve


    Ka thėnė Imam Sheukani Zoti e mėshiroftė nė komentin e fjalės sė Allahut s.v.t.;"Dhe se njeriut nuk i takon tjetėr vetėm se ajo qė e ka punuar." kuptimi i kėtij ajeti ėshtė: se njeriut nuk i takon vetėm se shpėrblimi i mundit dhe punės sė tij, e nuk i bėn dobi dikujt puna e askujt. Ky pėrgjithėsim ėshtė pėrveēuar me argumente tė njėjta si fjala e Allahut s.v.t.; "Ne atyre do t'u shoqėrojmė pasardhėsit e tyre." (Et-tur 52:21) dhe tė njėjta si ky ajet qė kanė ardhur nė ndėrmjetėsimin e pejgamberėve,tė engjujve pėr robėrit e lejimi i lutjes sė tė gjallėve pėr tė vdekurit e tė tjera si to.

    Nuk ka arritur nė mendimin e saktė ai i cili ka thėnė se ky ajet ėshtė anulluar me tė tilla ēėshtje, sepse rregulli i pėrveēėm nuk e anullon tė pėrgjithshmin por e pėrveēon atė. Ēdo gjė qė ngrihet si argument se njeriu pėrfiton nga mundi i tė tjerėve ėshtė pėrveēues nga ai pėrgjithėsim qė gjendet nė kėtė ajet.

    ➲ Tefsiri i Sahibul-Menar pėr leximin tė vdekurve


    Ka thėnė Autori i tefsirit El-menar Rashid Rida Zoti e mėshiroftė nė komentin e tij pėr ajetin:

    قل أغير الله أبغي ربا وهو رب كل شيء ولا تكسب كل نفس إلا عليها ولا تزر وازرة وزر أخرى ثم إلى ربكم مرجعكم فينبئكم بما كنتم فيه تختلفون

    "Dėmi i secilit person ėshtė kundėr vetes dhe askush nuk do ta mbajė barrėn e tjetrit." (El-en'am 6:164), nė fund tė sures El-enam pas njė studimi tė gjatė ē'ka vijon:

    "Ajo qė ėshtė bėrė traditė nga leximi i Kur'anit,dhe pėrmendja e Allahut s.v.t., e dhurimi i shpėrblimit tė kėsaj pune pėr tė vdekurin dhe marrja me pagesė e lexuesve (tė Kur'anit) e bllokimi i vakėfeve pėr kėtė qėllim janė risi tė palejuara nė fe, e shembull i atyre ēfarė quhet lėnia e namazit. Sikur tė kishte bazė nė fe nuk do tė ishin tė parėt tanė tė paditur pėr kėtė veprim, e sikur ta kishin ditur nuk do ta neglizhonin punėn me to."

    Ka thėnė gjithashtu: Hadithi i leximit tė sures Jasin pėr tė vdekurit ėshtė jo i saktė, e edhe nė qotė se ėshtė i saktė ai ka patur si qėllim atė tė cilit i ka prezantuar vdekja prapė se prapė nuk ėshtė i saktė nė kėtė ēėshtje asnjė hadith siē ka thėnė Imam Darul Kutni.

    Dije se ajo qė ėshtė bėrė e njohur dhe ka pėrfshirė nomadėt dhe banorėt e qytezave nga leximi i fatihas pėr tė vdekurit nuk ka ardhur pėr tė as hadith i saktė, e as i dobėt. Ai (leximi i fatihas) ėshtė nga risitė qė bien nė kundėrshtim me ēfarė u pėrmend mė sipėr nga tekstet e prera, por ky veprim u bė me heshtjen e atyre qė kanė veshur uniformėn e dijetarėve dhe miratimin e tyre.

    Thahe pėrmbledhja e fjalės ėshtė se ēėshtja ėshtė nga temat e adhurimit nė tė cilat duhet tė kufizohemi me tekstet e qarta tė Kur'anit dh Sunetit dhe nė punėn e gjeneratės sė parė nga tė parėt tanė tė mirė Selefus-Salihin.

    Mėsuam se rregulli i vendosur nė tekstet e qarta tė Kur'anit dhe nė hadithet e sakta ėshtė se njerėzit nuk shpėrblehen nė botėn tjetėr vetėm se me punėn e tyre:

    "Ėshtė dita kur askush,askujt nuk do tė mund t'i ndihmojė asgjė." (El-Infitar 82:19).

    Rashid Rida Zoti e mėshiroftė vazhdon;Ka thėnė Allahu s.v.t.:

    يأيها الناس اتقوا ربكم واخشوا يوما لا يجزي والد عن ولده ولا مولود هو جاز عن والده شيءا إن وعد الله حق فلا تغرنكم الحيوة الدنيا ولا يغرنكم بالله الغرور

    "Kini frikė ditėn kur prindi nuk mund t'i bėjė dobi fėmijės sė vet,e as fėmija nuk mund t'i bėjė asnjė send prindit tė vet." (El-Lukman 31:33) dhe se i Dėrguari s.a.v.s., i ka njoftuar njerėzit mė tė afėrt tė farefisit tė tij me urdhrin e Zotit tė tij:

    "Punoni se me tė vėrtetė nuk ju mjaftoj nga Allahu asgjė."dhe se boshti i shpėtimit nė ahiret bazohet nė pastrimin e shpirtit me besim e me punė tė mira.

    Ka transmetuar Reshid Rida nga hafiz Ibn Haxher r.a., se ai ėshtė pyetur pėr atė qė e lexon diēka nga Kur'ani dhe thotė nė duanė e tij:

    "O Zot bėje shpėrblimin e asaj qė lexova shtesė nė nderimin e tė Dėrguarit tė Allahut s.a.v.s? Tha: u pėrgjigj me thėnien e tij hafiz Ibn Haxheri r.a.,: kjo ėshtė e shpikur nga tė pasmit e lexuesve tė Kur'anit dhe nuk e di qė tė kenė paraardhės qė e kanė pėrkrahur kėtė vendim.

    Themi se shumė nga shehelerė tė cilėt nuk e kanė kuptuar kuptimin e njė ajeti nga libri ngadhnjyes dhe nuk e kanė kuptuar kuptimin e ajetit:

    "Atė qė ua jep i Dėrguari merreni."e kuptimin e hadithit tė saktė:

    "Kush vepron ēfarė nuk ėshtė nė tė(fenė tonė) ai ėshtė i refuzuar." e hadithi:

    "Punėt mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, e ēdo e shpikur ėshtė risi e ēdo risi ėshtė humbje."

    Ata janė personat tė ushqehen nga Kur'ani e llogaria e tyre ėshtė tek Allahu s.v.t..

    ➲ Thėniet e Imam Neveviut pėr leximin tė vdekurve


    Ka thėnė Imam Neveviu Zoti e mėshiroftė nė librin e tij " Shpjegimi i sahihut tė muslimit" nė kapitullin " Mbėrritja e shpėrblimit tė sadakasė pėr tė vdekurin tek ai " nė hadithin e Aishes r.a., se njė person e ka pyetur tė Dėrguarin salallahu alejhi ve selem e i ka thėnė:

    "O i Dėrguar i Allahut,nėna ime ka vdekur e nuk ka lėnė porosi,e mendoj se sikur tė fliste do tė jepte lėmoshė. A ka ajo shpėrblim nėse jap lėmoshė pėr tė? Tha: "Po" hadithi tregon se lėmosha pėr tė vdekurin i bėn dobi atij dhe i arrin shpėrblimi i lėmoshės tek ai dhe kjo ėshtė me konsensusin e dijetarėve e kėshtu kanė rėnė dakort pėr arritjen e duasė dhe shlyerjen e borxhit duke u bazuar nė tekstet e ardhura pėr tė gjitha kėto.

    Gjithashtu ėshtė i saktė, haxhi dhe agjėrimi pėr tė vdekurin nga hadithet e sakta qė transmetohen pėr to. E mendimi mė i njohur nga medhhebi ynė ėshtė se leximi i Kur'anit nuk arrin tek ai shpėrblimi i tij.

    ➲ Thėniet e Imam San'anit pėr leximin tė vdekurve


    Imam San'ani nė librin e tij "Subulus Selam" thotė tek hadithi se Ibn Abasi r.a.,
    ka thėnė: Kaloi i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ve selem nė varrezat e Medines e iu drejtua atyre me fytyrėn e tij e tha:

    es-Selamu alejkum ehl el-dijar min el-mu'minin uel-muslimin, ue inna in shaAllah bikum lakihun, nes'el Allahe lene ue lekum el-afijeh" [Paqja qoftė mbi ju, o njerėz tė vendbanimeve, besimtarė dhe muslimanė. Nėse do Allahu edhe ne do t'ju bashkėngjitemi. Lusim Allahun tė na dhurojė sigurinė neve dhe juve]".

    Pastaj thotė: nė kėtė hadith ka argument se njeriu kur bėn dua pėr tjetrin ose kėrkon falje fillon me dua e kėrkim falje pėr vetveten,e kėshtu kanė ardhur duatė Kur'anore;

    والذين جاءو من بعدهم يقولون ربنا اغفر لنا ولإخوننا الذين سبقونا بالإيمن ولا تجعل في قلوبنا غلا للذين ءامنوا ربنا إنك رءوف رحيم

    "O Zoti ynė na fal ne e vėllezėrit tanė."(El-hashr 59:10),

    فاعلم أنه لا إله إلا الله واستغفر لذنبك وللمؤمنين والمؤمنت والله يعلم متقلبكم ومثويكم

    "E kėrko falje pėr gjynahet tuaja e pėr besimtarėt." (Muhamed 47:19) dhe nė kėtė hadith, se kėto dua e tė njėjta si to janė tė dobishme pėr tė vdekurin pa kundėrshtim, ndėrsa pėrveē tyre si leximi i Kur'anit pėr tė Imam Shafiiu r.a., thotė:

    Nuk i arrin ajo atij.

    》Medhhebi Ebu Hanifes r.a. pėr leximin tė vdekurve


    Ka thėnė Imam Mulla Alijul-Karrijil-Hanefij nė librin"El fikhul ekber" faqe 100:

    “Leximi tek varrezat ėshtė mekruh tek Ebi Hanife,Maliku e Ahmedi r.a., nė njė transmetim,sepse ai (leximi )ėshtė njė gjė e shpikur e nuk ka arrdhur me tė sunneti. Kėshtu ka thėne dhe shpjeguesi i librit"El-Ihja"(vėllimi tre faqja 280)

    Argument ėshtė prej Vet Ebu Hanifes r.a., qė tė Pasosh atė se ai ka thėnė:

    “Ebu Hanife Radijallahu anhu Haramun ala men lem jaarif Delil en Jufti Be Kauli” (Haram e ka ai i cili Jep fetva nė fjalėn time dhe se din Argumentin se ku e kam marė atė Argument.)"

    Vepra Fikh’ul-ekber e Ebu Hanifes konsiderohet vepra e parė e shkruar nė mbrojtje tė ehli sunetit, Selefus-Salihin: as’habėve, tabiinėve dhe tebei tabiinėve. Shiqo; Mevlana Halid-i Bagdadi, I’tikadnama (Iman i islam), 1999, fq. 114 e tutje.

    》Medhhebi Shafiij pėr leximin tė vdekurve


    Imam Shafiiju r.a., argumentoi mosarritjen e shpėrblimit tė leximit me ajetin:

    "E nuk i takon njeriut vetem se ajo qė e ka punuar"e me hadithin: "Kur vdes biri i Ademit ndėrptitet puna e tij me pėrjashtim te tre gjėrave,."

    Ka thėnė imam Neveviu nė shpjegimin e kėtij hadithi:

    "Ndėrsa leximi i Kur'anit dhe dhėnia e shpėrblimit tė tij pėr tė vdekurin e namazi pėr tė e tė njėjta si kėto gjėra, imam Shafiiju dhe shumica e dijetarėve kanė thėnė se ato s'i bashkangjiten tė vdekurit."

    E ka pėrsėritur kėtė nė shumė vende te libri "Sherhu muslim" Po ashtu thotė ne librin"Sherhu minhaxh"tė Ibn Nahviut:

    "Nuk i arrin tė vdekurit tek ne shpėrblimi i leximit tė Kur'anit sipas mendimit mė tė pėlqyer nė medhheb."

    U pyet El-Izu Ibn Abdu Selam r.a., pėr shpėrblimin e leximit qė i dhurohet tė vdekurit a i shkon apo jo? U pėrgjigj duke thėnė: "Shpėrblimi i leximit ėshtė i kufizuar pėr lexuesin dhe nuk arrin tek dikush tjetėr”.

    》 Medhhebi Malikij pėr leximin tė vdekurve


    Shejh Ibn Ebi Xhemre r.a.ka thėnė:

    "Leximi tek varrezat ėshtė risi,e nuk ėshtė Sunnet".

    Kėshtu ka arrdhur nė librin el med'hal. Ka thėnė shejh Ed-derdiri r.a., nė librin e tij "Esh-sherhus-sagir "(vėlimi i parė faqa 180) "Leximi i diēkaje nga Kur'ani nė vdekje,e pas saj ėshtė mekruh e gjithashtu edhe nė varreza, sepse ai (leximi ) nuk ėshtė nga puna e tė parėve Selefus-Salihin, por nga puna e tyre ka qenė duaja pėr faljen, mėshirimin e kėshilimin. Kėshtu ka arrdhur nė librin Hashijetu alame eladvi me shpjegimin e Ebi Hasenit r.a.".

    》Medhhebi Hanbelij pėr leximin tė vdekurve


    Ka thėnė Imam Ahmedi r.a., pėr atė tė cilin e ka parė tė lexojė nė varreza:

    "O njeri me tė vėrtetė leximi i Kur'anit nė varreza ėshtė risi e kjo ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve tė parė”.

    Dhe sipas kėsaj thėnie punojnė pasuesit e medhhebit hanbeli, poashtu ka thėnė:

    "Nuk ka qenė nga zakoni i tė parėve kur falnin namazin ose agjėronin ose bėnin haxh nafile ose lexonin Kur'an t'ia dhuronin shpėrblimin e tij tė vdekurve musliman e ne nuk duhet tė devijojmė nga rruga e tė parėve tanė”.

    Pasaktėsia e hadithit:

    "Lexoni Jasin pėr tė vdekurit tuaj "Ndėrsa hadithi: "Lexoni Jasin pėr tė vdekurit tuaj"ėshtė hadith i pasaktė nė isnad [1] e me sened [2] tė panjohur,e edhe nėse supozohet saktėsia e tij nė tė nuk ka asnjė argument nė mėnyrė absolute,sepse e pasur si qėllim me fjalėn, tė vdekurve tuaj" d.m.th atij tė cilit i janė paraqitur shenjat e vdekjes.

    [1] Isnad d.m.th. : zinxhiri i transmetimit tė hadithit.
    [2] Sened d.m.th. : personat tė cilėt e transmetojnė hadithin.

    ➪ Thėniet e dijetarėve tė Usulit


    (Bazės sė jurisprudencės islame) pėr leximin tė vdekurve

    Ka thėnė autori i librit "Rruga e mbėrritjes pėr prishjen e risive me dijen e usulit"
    pasi pėrmendi njė rregull tė vlefshėm tė usulit qė teksti i tij ėshtė nga ky rregull i madhėrueshėm dije se gjėrat mė tė shumta tė cilat i veprojnė njerėzit e thjeshtė janė nga risitė e qortuara. Disa shembuj nga kėto risi janė:

    ➦ E para: leximi i Kur'anit nė varrezat,mėshirė pėr tė vdekurit?.

    Kėtė veprim nuk e ka vepruar Pejgamberi s.a.v.s., e as sahabet e tij megjithė ngritjen e obligimit pėr veprimin e tij e kėrkimin e mėshirės pėr tė vdekurin, e mos ndalesa nga ky veprim.

    Sipas rregullės sė lartpėrmendur lėnia e kėtij veprimi ėshtė Sunnet e veprimi i saj ėshtė risi e qortuar!

    Si logjikohet qė tė lejė i Dėrguari s.a.v.s., diēka tė dobishme pėr umetin e tij, qė i kthehet me mėshirė dhe e len atė i Dėrguari s.a.v.s., gjatė gjithė jetės sė tij nuk e vepron atė as edhe njė herė tė vetme pėr tė vdekurin?.

    ➦ E dyta: Leximi i sures "Ihlas" nė njė numėr tė caktuar.

    Kur'ani nė vetvete ėshtė adhurim pėr atė qė e lexon,dhe afrohet me leximin e dėgjimin e tij te Allahu s.v.t., e nuk e kundėrshton kėtė askush,por kundėrshimi ėshtė nė leximin e tij pėr tė vdekurin qė tė jetė lirim pėr tė nga zjarri. Megjithatė dije se Kur'ani nuk ka zbritur pėr tė vdekurit por ka zbritur pėr tė gjallėt, ka zbritur pėr tė qenė pėrgėzues pėr tė bindurin,e paralajmėrues pėr tė mosbindurin, zbriti qė tė edukohemi me tė e t'i rregullojmė ēėshtjet tona sipas tij. E zbriti Allahu s.v.t., ur'anin jo si librat e tjerė qiellorė, por pėr ta ndjekur rrugėn e tij ata qė e ndjekin,e tė udhėzohen me udhėzimin e tij tė ata qė e duan udhėzimin. Ka thėnė Allahu s.v.t., nė Kur’an:

    إن هذا القرءان يهدي للتي هي أقوم ويبشر المؤمنين الذين يعملون الصلحت أن لهم أجرا كبيرا
    وأن الذين لا يؤمنون بالاءخرة أعتدنا لهم عذابا أليما

    "Ėshtė e vėrtetė se ky Kur’an udhėzon pėr atė rrugė qė ėshtė mė se e vėrtetė, e besimtarėt qė bėjnė punė tė mira i pėrgėzon se ata pa dyshim do tė kenė njė shpėrblim tė madh. Ndėrkaq pėr ata qė nuk e besojnė botėn tjetėr, Ne kemi pėrgatitur njė dėnim tė rėndė." (el-isra 17:9-10)

    A keni dėgjuar se ndonjė libėr nga librat qiellor ėshtė lexuar pėr tė vdekurit ose ėshtė marrė pėr tė (leximin e Kur'anit) shpėrblime e lėmosha?

    Thotė Allahu s.v.t.,duke iu drejtuar tė Dėrguarit tė Tij:

    قل ما أسءلكم عليه من أجر وما أنا من المتكلفين إن هو إلا ذكر للعلمين ولتعلمن نبأه بعد حين

    "Thuaj:" Unė nuk ju kėrkoj ndonjė shpėrblim,dhe nuk jam prej atyre qė bėjnė trillime. Ky nuk ėshtė tjetėr vetėm se kėshillė pėr botėt. E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vėrtetėsinė e tij. " (Sad 38:86-88)

    Shtrohet pyetja:

    A ka qėnė Pejgamberi s.a.v.s., qė i lexonte sahabėve tė tij njė numėr tė caktuar nga surja Ihlas ose numėr tė caktuar nga madhėrimi qė tė ishte lirim e shpėtim pėr ta nga zjarri?

    Duke e ditur se ai qė s'ėshtė i ruajtur nga gjynahet ka nevojė pėr faljen e tė kėqijave dhe lartėsimin e gradėve, apo ka qenė Sunneti i tij ta varroste njė person nga as'habėt e tij dhe tė shkonin tė gjithė nė punėn e tyre, e tė vdekurit s'i takon vetėm se ēfarė e ka ofruar?

    Ky ka qenė Sunneti i tij dhe kjo ishte rruga e tij, e Allahu i Madhėruar thotė:

    لقد كان لكم في رسول الله أسوة حسنة لمن كان يرجوا الله واليوم الاءخر وذكر الله كثيرا

    "Ju e kishit shembullin mė tė mirė nė tė Dėrguarin e Allahu,kuptohet ai qė shpreson nė shpėrblimin e Allahut nė botėn tjetėr." (El-Ahzab 33:21)

    Ta pasojmė atė nė veprim, siē e pasojmė atė nė lėnien e punėve.

    Ndėrsa ēfarė transmetohet nga Ibn Umeri r.a., se ai ka porositur pėr leximin e Fatihės e ajetet e fundit tė Sures Bekare nė varrin e tij, ai ėshtė transmetim i parregullt nuk ėshtė saktėsuar senedi i tij, e nuk e ka miratuar atė asnjė nga sahabėt dhe kėshtu ēfarė transmetohet pėr leximin e Fatihės, Ihlasit, dy sureve tė fundit, Et-Tekathur dhe El-kafirun dhe dhurimin e tyre tė vdekurit ėshtė i pavlefshėm pėr shkak tė kundėrshtimit tė tyre fjalėve tė Pejgamberit s.a.v.s.,
    veprimeve tė tij e tė sahabeve.

    Mendimi i dijerarėve tė jurisprudencės Islame thotė se mendimi i njė sahabiu nuk ėshtė nga argument i sheriatit.

    Muharem ibn Shaban ibn Fazliu
    Melbourne - Australi.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  2. #172
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anėtarėsuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    Pershendetje epr te gjithe frekuentuesit e kesaj teme

    e kisha nje pytje rrethe fotografive qe i mbajm ne kornize ne dhome,ne vend te dukshme pra..

    une per fotografit e te "vdekurve" nese i mbajm ne korniz dhe ne nje vend te dukshem e di se sbene dhe se eshte gjunah-mekat..
    por dikush me ka thene gjithashtu edhe nese mbajm foto te te gjalleve edhe kjo nuk bene,
    nuk hyne engjujt ne ate dhome ku ka foto te te gjalleve,keshtu me thuan..kete gje nuk mund ta kuptoj se pse dhe sa evertet eshte?

    Zoti u bekoft
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  3. #173
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar mė parė nga tetovarja87 Lexo Postimin
    Pershendetje epr te gjithe frekuentuesit e kesaj teme

    e kisha nje pytje rrethe fotografive qe i mbajm ne kornize ne dhome,ne vend te dukshme pra..

    une per fotografit e te "vdekurve" nese i mbajm ne korniz dhe ne nje vend te dukshem e di se sbene dhe se eshte gjunah-mekat..
    por dikush me ka thene gjithashtu edhe nese mbajm foto te te gjalleve edhe kjo nuk bene,
    nuk hyne engjujt ne ate dhome ku ka foto te te gjalleve,keshtu me thuan..kete gje nuk mund ta kuptoj se pse dhe sa evertet eshte?

    Zoti u bekoft
    Po eshte e vertete ajo qe ka thene Pejgamberi se ku ka foto nuk hyne meleket.

    Transmetohet se Aishja [All-llahu qoftė i kėnaqur me te] kishte blerė njė jastėk [kėllėf jastėku] ku nė tė gjendeshin disa fotografi [vizatime] e kur vėrejti Pejgamberi s.a.v. atė u ndal nė derė dhe nuk hyri. (E Aishja tha): Vėrejta nė fytyrėn e Tij urrejtje, atėherė i thashė :"O i Dėrguar i All-llahut, i pendohem All-llahut dhe i kthehem tė Dėrguarit tė Tij, mė trego se ē'farė mėkati kam bėrė? E Ai i tha: C'ėshtė ky jastėk ? Ajo iu pėrgjigjė dhe tha: E kam blerė pėr t'u ulur dhe pėr t'u mbėshtetur nė tė. Atėherė Pejgamberi s.a.v. i tha: Pronarėt e kėtyre fotografive (vizatimeve) do tė dėnohen nė Ditėn e Gjikimit dhe u thuhet atyre: Ringjalleni atė qė keni krijuar dhe tha: Nė atė shtėpi qė gjendet fotografi nuk hynė melaiket.

    Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: "Nuk hyjnė melaiket nė atė shtėpi qė nė tė gjenden statujė ose fotografi".
    E dije se ndalesa ėshtė e pėrgjithshme qė i pėrfshinė tė gjithė llojet e fotografive, pa marrė parasysh se a ėshtė fotografi a statujė me hije a pahije, e bėrė me dorė (e vizatuar) ose me aparatė.

    Neveviu [All-llahu e mėshiroftė] ka thėnė: Nuk ka dallim nė gjithė kėtė ajo qė ka hije nga ajo qė nuk ka hije. Ky ėshtė thelbi i ēėshtjes nė medhhebin tonė [d.t.th nė medhhebin e Shafisė].

    Nė kėtė kuptim kanė thėnė edhe shumica e dijetarėve nga sahabėt (shokėt e Pejgamberit s.a.v), Tabi'intė (pasardhėsit e sahabėve) dhe pasardhėsit e tyre. Ky ėshtė edhe mendimi i (medhhebit) tė Thevriut, Malikut, Ebu Hanifes dhe tė tjerėve.

    E nga gjithė kjo pėrjashtohen fotografitė tė cilat nuk pėrmbajnė shpirt si pemėt, lumejt, bimėt, sendet e ngurta etj.

    Transmetohet nga Se'id ibn ebu Hasani se ka thanė: Isha tek ibni Abasi e atij i erdhi njė njeri dhe i tha: O i biri Abasit unė jam njė njeri qė kafshatėn time e siguroj nga dora ime e unė vizatoj kėsisoj fotografi ?!
    Ibni Abasi iu pėrgjigjė dhe i tha: Nuk tė flas me diē tjetėr pos me atė qė kam dėgjuar nga i Dėrguari i All-llahut s.a.v.. Kam dėgjuar Atė duke thėnė: "Kush fotografon njė fotografi All-llahu do ta dėnojė atė derisa ta frymėzojė atė, e ai nuk ka mundėsi ta frymėzojė atė asnjėherė (e kur dėgjoji kėtė ai) u hidhėrua fort, atėherė ibni Abasi i tha: Ke kujdes! Nėse nuk tė pėlqen dhe ke vendosur tė vizatosh, atėherė vizato pemė dhe ēdo send qė nuk pėrmban shpirt.

    Es selamu alejkum ve rahmetullah
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    A mund te ma shpjegosh kete ajet IslamInfo se ku eshte argumenti ketu me anijet qe i nderton njeriu dhe i mban deti ?

    Faleminderit

    dhe ato lundrojne neper koridoret e tyre, duke mos i nderhyre njera tjetres...

    ne shume vende kemi te bejme me yjet dhe planetet, ashtu qe secila noton - pra nuk mban vije lineare, por noton sikur anija ne det sikur te ishin kodra te medha.

    - ...
    eshte interesant ajeti 29 i kesaj sure,

    29. Nga argumentet e Tij ėshtė krijimi i qiejve dhe i tokės dhe shpėrndarja e gjallesave ( dabbe - ka kuptimin e gjallresave qe ecin ne dy kembe dhe nuk kane flatra) nė tė dyjat prej tyre dhe Ai me fuqinė e Tij mund t'i bashkojė kurdo qė tė dėshirojė.

    gjallresa qe ecin ne dy kembe dhe qe jane te vendosura ne qiell dhe ne toke, sidhe keta nje dite do te takohen me deshiren e Perendise.

    cilat jane keto gjallnesa ???
    urtėsia

  5. #175
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    shume forumnista ketu pretendojne se dine shume rreth fese kam pyetur nje here dhe po pyes prap per dicka..sapo lexova nje artikull per Sheh Ymeri nga nje fshat i dibres..a ka kush dijeni cfare eshte ky titull fetar ..pra titulli '' sheh ''..a ka dikush njohuri ku mund te lexoj mbi titujt fetare te fese islame duke filluar nga titulli me i ulet deri te me i larti..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #176
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    shume forumnista ketu pretendojne se dine shume rreth fese kam pyetur nje here dhe po pyes prap per dicka..sapo lexova nje artikull per Sheh Ymeri nga nje fshat i dibres..a ka kush dijeni cfare eshte ky titull fetar ..pra titulli '' sheh ''..a ka dikush njohuri ku mund te lexoj mbi titujt fetare te fese islame duke filluar nga titulli me i ulet deri te me i larti..
    Keta parashtesa me teper thuhen per respekt. Fjala Sheh vjen nga fjala arabe sheikh qe perdoret si titull honorifik per te respektuar dike qe ka dije. Ne fakt sheikh ne arabisht do te thote i moshuar.

    Disa tituj mund te them p.sh

    Hafiz eshte ai i cili e din komplet kuranin permendesh.
    Haxhi eshte ai cili ka vajtur ne Haxh.
    Hoxhe i thote pergjithsisht mesuesit por dhe dikujt qe ka njohuri te mjaftueshme fetare.
    Myfti i thote perfaqsuesit me te larte fetar te nje qyteti.
    Pak a shume keto jane disa tituj qe perdoren zakonisht ne Shqiperi.

  7. #177
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar mė parė nga Tori Lexo Postimin
    Keta parashtesa me teper thuhen per respekt. Fjala Sheh vjen nga fjala arabe sheikh qe perdoret si titull honorifik per te respektuar dike qe ka dije. Ne fakt sheikh ne arabisht do te thote i moshuar.

    Disa tituj mund te them p.sh

    Hafiz eshte ai i cili e din komplet kuranin permendesh.
    Haxhi eshte ai cili ka vajtur ne Haxh.
    Hoxhe i thote pergjithsisht mesuesit por dhe dikujt qe ka njohuri te mjaftueshme fetare.
    Myfti i thote perfaqsuesit me te larte fetar te nje qyteti.
    Pak a shume keto jane disa tituj qe perdoren zakonisht ne Shqiperi.
    tori me vjen keq te them se ne kete nen forum bie ne sy injoranca e thelle..ne kete nenforum kur debaton me dike te thote ik se nuk di gje rreth fese dhe se ata jane shkencetare..sjellin shkrime sa tre carcafe te gjate ku citojne kete e ate dijetar apo shkollar dhe kur i pyet per gjene me te thjeshte siq eshte pyetja ime te gjithe e mbyllin gojen..ne kete nenforum ka me shume shkrime rreth '' mrekullive '' te kastravecit te tetoves apo qengjit te kumanoves se sa dijeve islame..ketu ka me shume shkrime sharjeje per nje fe tjeter se sa shkrime ndriquese rreth fese islame megjithese emrin e ka nenforumi musliman..ketu te gjithe e kan monopolizuar te verteten dhe te gjithe te tjeret genjejne..perfundimisht nje nenforum i deshtuar..

    une i di disa tituj fetar tori..nuk e di a ka tituj honorifik apo jo por une pyeta per titujt jo honorifik..psh e di mire titullin hafiz..nuk eshte titull honorifik..ate e jep nje institucion shkencore siq mund te jete universiteti..kete e kam dite qe heret pasi ne krahinen time ka qene hafiz Tahir Kolgjini dhe kete titull nuk ja ka vene vetes por ja ka dhene nje universitet ne stamboll...sheh dhe sheikh jan krejt te ndryshem..me duket se sheh ju thone vetes njerezit thjeshte se dine dicka rreth fese..ja vene vete titullin vetes..kurse sheikh me duket eshte titull shkencor i dhene nga institucione shkencore..kete e them nga ajo cka kam degjuar per nje sheikh me prejadhje nga shkodra Muhammad Nasiruddin al-Albani..pra kemi tituj shkencore edhe ne fushen fetare..

    ne shqiptaret jemi te famshem per ti vendosur vetes tituj nga me te ndryshem..qe nga koha e skenderbeut e deri me sot kemi lloj-lloj titujsh qe ja kemi vendosur vetes..psh kam degjuar per '' princ i dukagjinit '' nderkohe qe duhet te kesh principate ose mbreteri dhe te marresh titullin princ..pra ta jep mbreti kete titull kur ne te vertete kurre ne histori ne nuk kemi pase familje mbreterore..enver hoxha ja dha vetes titullin gjeneral major pa pase as edhe nje dite shkollim ne fushen ushtarake..nga e ashtuquajtura lufta e kosoves dolen me shume gjeneralla e majora se sa ushtare..sot ne parlamentet e shqiptareve ke profesora e doktora pa bere as edhe nje teme shkencore..nje dite nje imam i prishtines i quajtur shefqet krasniqi ne televizionin koha doli me titullin profesor doktor ..ma vone e hoqi titullin profesor dhe e la vetem ne ate doktor..krejt lemsh kjo pune..nuk e merr vesh qeni te zone..kjo zallamahi titujsh me beri te pyesja edhe te ky nenforum dhe ja perfundimi..megjithese te gjithe pretendojne se jan shkencetare islame nuk dine tutujt e fese se tyre..

    gjithsesi nuk mund te pritet me shume nga nje nenforum ne te cilin mbizoteron injoranca..ketu '' shkencetaret '' rrine tere diten duke pare nga qielli mos rete po formojne fjalen '' allahu akbarr dhe ta bien ne forum si mrekulli te allahut..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _MALSORI_ : 19-09-2012 mė 08:55
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar _MALSORI_ pėr postimin:

    la piovra (27-02-2015)

  9. #178
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anėtarėsuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    Selam alejkum antar te kesaj Teme.

    doja te di nje gje: Sa e vertet eshte ajo se njeriu para s ete vdes e din se do te vdes,por nuk mund t'ia thot askujt,sa e vertet eshte.

    dhe nese eshte e vertet si ndodhe kjo qe ai ta dije se p.sh edhe nje jave do te vdes,i tregon ndonje engjull,apo vete psiqika e njeriut e krijon kete.

    U falenderohem paraprakishte nese do mund te me ktheni pergjigje.
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  10. #179
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar mė parė nga tetovarja87 Lexo Postimin
    Selam alejkum antar te kesaj Teme.

    doja te di nje gje: Sa e vertet eshte ajo se njeriu para s ete vdes e din se do te vdes,por nuk mund t'ia thot askujt,sa e vertet eshte.

    dhe nese eshte e vertet si ndodhe kjo qe ai ta dije se p.sh edhe nje jave do te vdes,i tregon ndonje engjull,apo vete psiqika e njeriut e krijon kete.

    U falenderohem paraprakishte nese do mund te me ktheni pergjigje.
    Alejkum Selam tetovare,

    Nuk ka asnje argument per kete qe ke thene ti.

    Sikur njeriu ta dij qe do vdese nese apo pas nje jave atehere ai nuk do bente tjeter vecse do adhuronte Allahun xh.sh.

    Vdekja ne Islam konsiderohet se ceshtje ''gajb' qe do te thote e panjohur per njeriun.


    Shpresoj qe te jesh e sqaruar.
    Selam Alejkum
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  11. #180
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anėtarėsuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Alejkum Selam tetovare,

    Nuk ka asnje argument per kete qe ke thene ti.

    Sikur njeriu ta dij qe do vdese nese apo pas nje jave atehere ai nuk do bente tjeter vecse do adhuronte Allahun xh.sh.

    Vdekja ne Islam konsiderohet se ceshtje ''gajb' qe do te thote e panjohur per njeriun.


    Shpresoj qe te jesh e sqaruar.
    Selam Alejkum
    Zoti u shperbleft per sqarimin i nderuar.

    Ne e dim s enje dite do te vdesim,por perse ne disa raste para s ete vdes dikush i bene disa gjeste,p.sh afrohet me shume me familjen,flet fjale,p.sh thot se do te vdes,do te vdes,ai i jep disa shenja para s ete ike nga kjo bote.
    Ndoshta edhe kjo eshte mister,por ketu jam e paqarte?!
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

Faqja 18 prej 24 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •