Edhe pulat e shtepise e dine qe Partia Socialiste eshte e humbura e madhe
Brenda disa vitesh ka arritur nje post te larte ne Partine Demokratike. Eshte nje nga grate politikane qe e vuan mungesen e femres ne kete fushe, por qe gjithsesi nuk mund te mos lere pa permendur se fajin per kete e ka realiteti i hidhur maskilist shqiptar. Jozefina Topalli, krahu i djathte (ne vendosje) i kryetarit te Kuvendit, flet per zhvillimet politike, duke u perpjekur te jape nje prognoze mbi ato qe kane ndodhur dhe mbi ato qe mund te ndodhin. Ajo ne asnje menyre nuk pranon se ne Partine Demokratike, egziston sadopak nje fryme autoritare e Kryetarit te PD-se Sali Berisha.
-Perse keni vendosur te merreni me politike dhe cilit vit i perket ky vendim?
-Ne vitin 96 une isha ne universitetin e Shkodres. Ne prill isha kancelare dhe isha pedagoge e jashtme ne fakultetin e Drejtesise jepja te drejten publike.Ne fakt ka qene nje enderr e hershme per te qene ne ambientet akademike dhe per me teper per te pasur mundesine per te komunikuar me auditorin dhe me studente te universitetit. Ndjehesha shume mire, ndjehesha shume e kenaqur me veten time dhe sigurisht si cdo pedagog i ri i asaj periudhe mendoja per te realizuar specializime dhe trainime ne vende te tjera per t'u ndjere e sigurte dhe me mire me veten time. Ishte pikerisht kjo periudhe kur do te zhvilloheshin zgjedhjet legjislative ne vitin 96 dhe kur Partia Demokratike kiste vendosur te realizonte ate qe ajo e kishte futur ne statutin e saj, kuoten e perfaqesimit te grave ne masen 25 per qind. Kujtoj qe zgjedhjet ishin ne maj dhe disa muaj perpara dites se zhvillimit te zgjedhjeve ne degen e PD Shkoder me sugjeruan qe te kandidoja per deputete. Ne familjen time kishin patur eksperienca shume fatkeqe me paraardhesit qe ishin marre me politike. Kishin nje si keshillim nga te paret e mi qe te mos merresha me politike se ata e kishin paguar shume shtrenjte. Ketu kam parasysh gjyshin, xhaxhallaret e mi te dy kishin perfunduar ne burg fillimisht me denimin me vdekje, ekzekutim dhe pastaj kishin bere burg te perjetshem. Ndoshta nga e kaluara fakti qe te isha anetare partie me jepte nje ndjenje jo shume pozitive pa i shtuar kesaj faktin qe une ndjehesha shume mire aty ku isha. Keshtu qe pergjigjia ime e pare ishte jo. Nuk me intereson qe te merrem me politike. Natyrisht une kam nje orientim te caktuar, mbeshtes nje force te caktuar politike, qe kishte;;;;;permbysjen e 91 dhe qe realisht ndryshoi plotesisht gjithe jeten time, te familjes time por besoj te gjithe shqiptareve. Refuzova per here te pare, kur mu tha per here te dyte e njejta pergjigje negative, mirepo kur miq dhe shoke edhe nga Tirana vazhdonin te me thonin qe te kandidoja, ne fund te fundit njeriu ben edhe nje permbledhje begraundit tend qe moralisht i ke dhe ndaj nje force politike, qe te ka ndryshuar jeten realisht dhe kisha nje borxh ndaj te pareve te mi etj.etj. Keshtu ne momentet e fundit besoj absolutisht 24 ore perpara se te dilte lista e te kandiduarve te PD per zgjedhjet e 26 qershorit thashe nje po. Nje po qe ishte me shume nje gjysme po-je se sa nje po dhe nje bindje e plote. Dhe me caktuan te kandidoja ne kolegjin elektoral qe ishte ne rrethinat e Shkodres. Pra nuk me caktuan ne qytetin e Shkodres ku une kisha lindur dhe gjithe paraardhesit e mi kishin lindur, por ne rrethina. Ndoshta e bene duke ditur qe une per 6 vjet kisha punuar ne fshatrat perreth meqenese edhe periudha pas perfundimit te gjimnazit gjerat nuk shkuan ashtu si une i kisha menduar dhe nje i ri qe mbaron gjimnazit dhe ka nje enderr per te vazhduar universitetin nuk mu dha e drejta e shkolles per arsye biografike. Tre vjet rresht nuk mu dha asnje mundesi pune. Ne familje realisht vuanim per buken e gojes dhe ne 85 me dhane mundesine qe te punoja ne institutin e Misrit dhe Orizit punoja bashke me grate e fshatit ne bujqesi dhe kjo zgjati rreth 5 vjet. Ne 90 mu dha mundesia qe te konkuroja per te marre te drejten e studimit dhe kur te gjitheve ia dhane te drejten e studimit mua perseri ma mohuan. Konkurova ne fakultetin e matematikes. Nder 1500 veta fitova dhe fillova fakultetin e matematikes ne Tirane. Meqenese ne ate periudhe une kisha vajzen rreth 1 vjec vitin e pare arrita te merrja me sakrifica te medha rezultate te mira, une kerkova dhe bera transferimin ne Shkoder dhe perfundova ne Shkoder per matematike. Keshtu qe duke patur nje lidhje me fshatrat e Dajcit, Golemit dhe gjithe rrethinave aty, qe ne fakt ishin fshatra te majte, u treguan shume te mencur te gjenin nje person qe merrte djathtas po e po, por qe merrte dhe majtas. Dhe une u ndjeva shume mire qe te gjitha ato gra shume te thjeshta, shume punetore, shume te vuajtura megjithese realisht votuan per PS per kandidate ato votuan per mua dhe kjo me dha nje kenaqesi te vecante.
-Gjate kesaj periudhe a keni patur kontradikta ne familje dhe sa ju ka shkeputur politika nga ajo?
-Sikur te mos kisha patur mbeshtetjen e familjes, sikur pjestare te familjes te mos me thonin ne fund te fundit duhet te tentosh se edhe ti duhet t'i pergjigjesh nje orientimi te caktuar, nuk do te kisha thene po-ne edhe pse ishte nje gjysme po-je. Natyrisht e mora pak me frike kur menjehere me caktuan kryetare te komisionit te ligjeve meqenese nuk kisha eksperience. E vecanta e parlamentit te 96 ishte se ndoshta deputete te PD te kesaj periudhe nuk ishin politikane dhe ketu perfshi veten te paren. Ne menyre te vecante grate ishin te zgjedhura, te seleksionuara me shume kujdes. Ishin me te aftat, me profesionistet ne fushat e tyre si ne ekonomi, si ne mjekesi, si ne arsim edhe ne fusha te tjera dhe kujtoj qe ai grupi i grave te 96 nuk eshte perseritur pastaj as ne 97 dhe as ne 2001. Per fat te keq mbaroi ky legjislacion qe shume i shkurter dhe ato nuk paten kohe te rriteshin ne politike dhe te perfshiheshin teresisht ne jeten politike. Keshtu qe nga ai grup i 97 mbeta vetem une. Natyrisht si ne cdo fushe tjeter secili perpiqet kur e merr seriozisht qe te marre te gjithe pergjegjesine qe te jep detyra dhe besimi qe te tjeret te kane dhene. Kur kujtoj veten ne 96 i gjej vetes shume boshlleqe ashtu sic mund t'i gjej pas disa vjetesh vetes per periudhen e sotme per te cilen flasim. Nuk eshte se ka qene nje periudhe shume e lehte ne menyre te vecante pas 97 dhe sikur te mos kisha pasur mbeshtetjen e bashkeshortit tim mund ta kisha lene edhe pergjysme.
-Problemet qe iu dalin ne parti apo kuvend, a reflekton ndonjehere ne bisedat familjare?
-Ne pergjithesi ne sy te femijeve mundohem te mos flas per kontradikta qe ekzistojne, per probleme qe ekzistojne midis partive. Megjithate ato aty ne fund te fundit jane te pranishem dhe besoj se nuk ka familje shqiptare qe te mos flase per politike. Kjo eshte pozitive, negative. Te gjitha kane prote dhe kundrat e saj.Por nje familje qe ka nje pjestar te saj ne kete ambient natyrisht qe nuk eshte indiferente perkundrazi.
-Po persa i perket bashkeshortit tuaj a eshte xheloz ai?
-Nese ai do te ishte xheloz ju siguroj qe une do te isha shmangur. Natyrisht qe perpiqem qe te beje sa me mire te jete e mundur pajtimin e jetes se familjes me punen. Jo gjithnje eshte e mundur, por sidomos tani qe djali me ka hyre ne klase te pare kam ndare nje orar te caktuar qe te merrem me te dhe te bej detyrat e klases se pare, abetaren, aritmetiken.
-Femrat deputete numerohen me gisht. Mendoni se femrat shqiptare nuk kane arritur nje nivel te larte intelektual apo jane indiferente ndaj politikes? Kam parasysh se ne kete legjislature as nga PD dhe as nga PS nuk ka ndonje emer te ri?
-Une nuk besoj se nuk eshte as e para dhe as e dyta. Ne Shqiperi ka shume gra te cilat te jene edhe lider ne biznes. Ka shume gra qe jane yje ne Shqiperi, ka qe jane pedagoge shume te afta ne ambientet akademike. Nuk me duket fare se jane indiferente, por ekziston nje problem sic ekziston jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne vende te tjera. Para ca kohesh kam lexuar ne Le Mond se nje levizje shume e fuqishme e grave franceze, qe kishin marre iniciativen per te ndryshuar kushtetuten pikerisht per te realizuar perfaqesimin e tyre ne parlament. Qe nje beteje e forte megjithate atyre iu desh dy vjet qe te ndryshonin kushtetuten per ta futur me ligj pjes-marrjen e detyrueshme te grave ne sferen publike ne sferen politike. Ka nje shembull ne Kosove ku me ligj eshte futur 30 per qind eshte imponuar qe te kete pjesemarrje 30 per qind. Une natyrisht si grua dua qe grate te perfaqesohen ne ate nivel qe jane ne shoqeri dhe ne sfera te tjera te politikes, por natyrisht kesaj t'i shtoj qe ne fund te fundit korrektesia, drejtesia, dhe disa tipare te tjera koincidojne me mbeshtetjen ne keto kuota, ndoshta kjo do ishte rruga me e mire, por besoj qe e rendesishme eshte qe grate vetem te ndergjegjesohen te parat se pa qene pjesemarrese dhe protagoniste ne jeten politike, ne jeten publike, ne nivele te ndryshme ato nuk kane si te ndihmojne ato gra qe jane vetem brenda kuzhines. Ne fund te fundit ajo te cilen ne duhet te kerkojme eshte qe te gjitha diskutimet, te gjitha problemet te zhvendosen nga kuzhina, nga dhoma e ndenjes ne familje ne ambientet e tjera. Ne menyre se ato mund ate qe ato mund ta bejne ne nivelet vendimmarrese nuk mund ta bejne ne asnje sfere tjeter. Por gjithsesi kjo kerkon nje mbeshtetje, kerkon emancipim. Per fat te keq shoqeria jone eshte nje shoqeri maskiliste nuk te pranon aq lehtesisht. Mund te pranoje qe ngjisesh me me lehtesi shkallet ne cdo fushe tjeter, por kur vjen puna ne sferen politike gjendet gjithmone nje pengese te cilen se kupton nga te vjen dhe qe behet nje bllokim per te ecur me larte.
-Flitet per nje perplasje te heshtur tuajen me Berishen. Sa e vertete eshte kjo?
-Ne parti lejohet gjithmone anetaret e kryesise apo bashkepunetoret jane gjithmone me nje mendim te caktuar qe hidhet jo vetem nga Berisha, por edhe nga te tjeret. Natyrisht diskutohet, debatohet secili mbron vendimin e vet dhe respektohet ajo qe eshte vote, nese ti mbetesh ne minorance je i detyruar te respektosh voten e te tjereve. Nese ke aq argumenta qe te bindesh te tjeret del ne mazhorance dhe te tjeret do t'iu respektojne ju. Megjithate mund te kete patur diskutime, por kontradikta te natyres qe ju shpreheni nuk ka pasur. Ose te pakten une nuk i konsideroj te tilla besoj se dhe z.Berisha nuk i ka pare ndonjehere si te tilla.
-Ju e perkrahni doktorin symbyllurazi apo ka sadopak demokraci ne forumet tuaja?
-Asnje kur diskutohet nuk rri me sy mbyllur dhe veshet mbyllur. Perkundrasi jane shume te vemendshem dhe ndoshta madje pak me teper ne jemi te prirur qe te gricim per probleme te ndryshme. Ne fund te fundit secili prej deputeteve ne menyre te vecante ato qe kane nje eksperience ne politike jane edhe me te ndergjegjshem se sa e rendesishme eshte disiplina brenda grupit. Kjo disipline dhe kjo rendesi rritet akoma me shume kur je ne pushtet. Nese grupi parlamentar nuk funksionon me nje disipline te caktuar ti rrezikon qe te humbesh pushtetin dhe te krijosh probleme te medha te cilat duan kohe pastaj dhe shume energji per t'u korrigjuar. Psh nje vetedije te tille nuk e kam patur ne 96. Une kam qene kryetare e komisionit te ligjeve fli qe ne emer te shumices se komisionit per nje ligj te caktuar, por vete personalisht mund te votoja kunder atij ligji.
-Nese kandidatura per president nuk do te jete konsensual, qarkullon nje ide se PD do te bojkotoje seancat e votimit. Ju si parti nuk do te nxirrni nje kandidat tuajin dhe nga mund te jete ai?
-Ne partite opozitare po maturohe nje mendim dhe nese PS vazhdon te kembengule ne idene qe presidenti do te vije nga PS, ne mund te perdorim shume rruge, njera prej te cilave eshte qe te mos marrim fare pjese ne diskutim meqe flitet per nje president te dale nga nje mazhorance teresisht te deformuar. Ju flisni per nje emer te dale nga PD apo nga opozita. Une mendoj se para se nese biem ne princip dakord qe do te jete nje president konsensual dmth nuk do te jete nga PS, gje e cila deri ne keto momente qe ne flasim bashke nuk ekziston sepse dje z.Nano dhe nje here rikonfirmoi deshiren e tij dhe obsesionin e tij per t'u bere me cdo kusht president atehere nuk ka arsye te flitet per emer.
-Mendoni se PD u shfrytezua per nje cast ne Kuvend, vetem per interesat e nje grupi te PS, me te ashtuquajturen aleance fluide, e cila nuk funksionoi me pas me Klosin?
-Une besoj se ka ndodhur e kunderta. Partia Demokratike gjate kesaj periudhe ne parlament ka qene shume aktive dhe nuk ka hezituar per principe ne te cilat ajo beson te shfrytezonte dhe pakenaqesite dhe carjet qe ishin ne grupin socialist. Kjo nuk eshte se ne i jemi imponuar atyre apo i kemi kerkuar atyre, por kemi ngritur probleme te cilat jane te lidhura me shqetesime dhe ne grupin tjeter parlamentar dhe natyrisht keto gjera nuk ndodhin vetem ne parlamentin shqiptar ndodhin ne te gjitha parlamentet e botes. Jo pak raste ka patur kur jane krijuar mazhoranca transversale ne parlamentin italian per te cilat eshte bere shume zhurme, por qe nga forcat politike, nga politika shfrytezohen dhe nuk lihen per t'u humbur.
-A mendoni se mund te kete zgjedhje parlamentare para vitit 2005 apo demokrateve u iku ky shans nga dora?
-Sic thote avokati Ngjela, edhe pulat e shtepise time e kane marre vesh se kur te behen zgjedhjet nuk diskutohet qe PS eshte e humbura e madhe. E rendesishme eshte qe ta afrojme kete dite. Dmth qe t'i japim mundesi shqiptareve te gjykojne, pra te arrijme te konsultohemi me shqiptaret dhe t'i leme atyre gjyqin ndaj atyre qe kane qeverisur dhe gjykimin ndaj ne si PD, ne alternativen qe ne mund te ofrojme.
Intervistoi E. Gj
Koha Jone
Krijoni Kontakt