-
Luigj Gurakuqi (1879 - 1925)
Shqiptar i vlefshėm dhe ndźra e djelmnisė shkodrane, - Gjergj Fishta tek "Pika voesėt".
Ėshtė pionier i qytetėrimit pėrėndimor nė Shqipėri, njė nga shqiptarėt e flaket qė thithi me themele kulturėn e Pėrėndimit dhe si njeriun qė punoi mė gjate e mė shumė se kushdo tjetėr pėr tė mbjellur farėn e saj nė Shqipėri., - mendimi i Fan Nolit pėr Gurakuqin.
Burrit vėrtetė burrė, L. Gurakuqit, i cili me kulturėn e neltė shpirtnore, mishnoi, madhnoi, pėrjetoi urtinė, besė e burrni shqiptare, tue mbetė pėrherė shembull shqiptari me kulturė, simbol i bashkimit kombėtar, idealist i shkėlqyeshėm nė vorfni, - dedikimi i veprės "Āndrra e Pretashit" kushtue Luigj Gurakuqit nga Padėr Anton Harapi.
-
-
-
-
Luigj Gurakuqi (lindi mė †19 shkurt 1879 nė Shkodėr; vdiq mė 2 mars 1925 nė Bari), poet, deputet , Hero i Popullit shqiptar. Ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė levizjes sonė patriotike e demokratike, arsimore e kulturore nė fundin e Rilindjes Kombėtare dhe tė fillimeve tė Pavarėsisė. Njė figurė poliedrike e madhore: Luigj Gurakuqi ishte politikan e diplomat, shtetar i shquar, gjuhėtar, poet e prozator, estet e kritik letrar, pedagog e tekstolog, ekonomist e financier, orator, njeri i kulturės dhe i shkencės, i fjalės dhe i veprimit, i pendės dhe i pushkės; nė shkrimet e tij pėrdorte emnat e pendės Jakin Shkodra e Lek Gruda. Mbi te gjitha ai ishte patriot i madh, atdhetar i flaktė, bashkėthemelues i shtetit shqiptar tė epokės moderne. Nga ana tjeter, L. Gurakuqi, si rrallė kush, perjetoi ngjarjet mė kulmore tė jetės sė vendit nė ēerekun e parė tė shekullit tonė. Nė shumicėn prej tyre qe pjesėmarrės i drejtpėrdrejtė, madje ndėr organizatorėt e drejtuesit kryesor tė tyre.
Rrethi familjar
Lindi nė Shkodėr mė 19 shkurt 1879, dhe u rrit nė gjirin e njė familjeje tregtare tė kulturuar shkodrane, nga prindėrit Pjetėr e Leze Gurakuqi. Me edukimin e tij u muer nė mėnyrė tė veēantė i ati. Pjetėr Gurakuqi ishte njė tregtar me kulturė relativisht tė ngritur, me njė rreth tė gjėrė shokėsh e miqsh nė mes tregtarėve e intelektualėve tė Shkodrės, me njė jetė aktive nė pazarin e qytetit dhe me marrdhėnie tregtare me Venedikun e Milanon. Shtėpia e kėtij tregtari tė kulturuar e tė shėtitur gumėzhinte nga hyrjet e daljet e njerzve qė vinin tė diskutonin hallet e kohės e tė merrnin vesh lajmet e botės. I ndodhur pėrherė pranė tė atit, dėgjonte me vėmendje bisedat e diskutimet pėr ngjarje tė sė kaluarės dhe tė ditės, pėr luftėrat heroike tė popullit kundėr pushtuesit otoman dhe grabitqarėve ballkanik dhe pėr burrat qė i udhėhoqen ato. Duke kujtuar kėto vite, Gurakuqi student do tė shkruante:
"Mė ēohet mall me kenė nė shpi e me ndigjue baben tue kallzue, si pėrpara, nė ngjarjet e Pashallarvet tė Shkodres, trimnitė e malcorvet e luftat e Malit te Zi, sende qi kishte ndī prej t'et e qė edhe ai vetė shume kish pa".
Edukimi
Shkollėn fillore e tė mesme jo tė plotė i ndoqi nė Kolegjin Saverian qė ishte shkolla mė e organizuar dhe mė e kompletuar qė kishte Shqipėria e asaj kohe. Luigji qe ndėr nxėnėsit mė tė zellshėm tė shkollės dhe shumė shpejt, qė nė moshėn 13 vjeēare i shfaqen prirjet pėr letėrsi e krijime letrare. Mė pas plotėson arsimin e mesėm nė Kolegjin arbėresh e Shėn-Mitėr Koronės ku pati mėsues De Radėn, figurė qė e frymzoi pėr tėrė jetėn; ai ishte nxėnėsi i parė shqiptar aty. Pėr 2-3 vjet studion pėr mjekėsi duke vazhduar e u diplomua pėr shkenca natyrore. Vazhdoi studimet universitare nė Napoli (Itali) nė vitet 1901-1906 dhe debutoi me sukses si poet lirik ku si udhėrrėfyes kishte poetin e mallit Filip Shiroka, lėvrues i prozės sė shkurtėr e publicist. Me veprėn "Vargėnimi n'gjuhė shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n'marim" (Napoli, 1906) bėri tė parėn pėrpjekje tė suksesshme pėr kodifikimin e metrikės sė poezisė shqiptare. Po atė vit botoi nė Bukuresht librin "Abetar i vogėl shqyp mas abevet t'Bashkimit e t'Stambollit me tregime n'dy dhialektet" e nė Napoli "Fjalorth Shqyp-Frengjisht e Frengjisht-Shqyp i fjalėve tė reja" etj. Luigj Gurakuqi botoi mjaft poezi qė dallohen pėr pėrmbajtjen patriotike, pėr lirizmin dhe teknikėn e vjershėrimit. Me artikujt e tij ai dha edhe njė ndihmesė me rėndėsi nė mendimin estetik e nė kritikėn letrare shqiptare.
Tek personaliteti i Luigj Gurakuqit spikat kultura e gjėrė dhe enciklopedike. Ishte njohės i thellė i trashėgimisė kulturore tė popullit tė vet dhe i kulturės klasike romake e latine. Historia e vendit dhe ajo botėrore ishin objekt i pėrhershėm i studimeve tė tija. Njihte arkeologjinė e shkencat ekonomike e financiare, trashėgiminė arsimore pedagogjike kombėtare dhe europiane. Gurakuqi ishte poliglot. Pėrveē shqipes, zotėronte latinishten, italishten, turqishten dhe frėngjishten, njihte greqisht e gjermanisht, ka tė ngjarė edhe anglishten.
.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 12-12-2011 mė 16:29
-
-
Aktiviteti patriotik e politik
Pas 1906, Luigj Gurakuqi iu kushtua tėrėsisht veprimtarisė politike e luftės pėr ēlirimin kombėtar. Nė verėn e v.1907 bashkėpunoi me Bajo Topullin pėr organizimin e kryengritjes nė Veri. Mė 1908, nė korrik, mbėrrin nė Shkodėr, i adhuruar nga populli, e pėrcjellin deri nė shtėpi. Nė nėntor merr pjesė nė Kongresin e Manastirit krah pėrfaqsuesve tė Shkodrės At Fishtės, Dom Mjedės, Hilė Mosit e Mati Logorecit; ku u zgjodh nėnkryetar dhe anėtar i komisionit pėr njėsimin e alfabetit. Gurakuqi pati meritėn dhe fatin qė udhėhoqi drejtpėrdrejtė luftėn pėr krijimin e shkollės kombėtare shqiptare dhe tė sistemit tonė arsimor. Nėn drejtimin e tij u hodhėn themelet e para tė sistemit arsimor fillor shtetėror nė Shqipėri. U krijua pėrvoja e parė e ngritjes sė administratės arsimore shqiptare, u hartuan dokumentat e para shkollore, u ngrit njė sistem i tėrė i pėrgatitjes dhe i kualifikimit tė mėsuesve. Dora e tij shkroi alfabetet e miratuar nga Kongresi i Manastirit dhe i zbuloi para delegatėve. Mė 1909 u emėrua drejtor i sė parės shkollė normale qė u hap nė Elbasan, ku dha njė ndihmesė me vlerė pėr vėnien e arsimit mbi baza kombėtare. Gurakuqi ka meritėn se pėrcaktoi drejt e qartė, mė shumė se ēdo paraardhės, konceptin mbi shkollėn kombėtare shqiptare, pėrmbajtjen, karakterin dhe parimet e ndertimit tė saj. Ai kėrkonte qė gjithė fryma dhe pėrmbajtja e shkollės tė ishte nė funksion tė qėllimeve dhe idealeve kombėtare. Gurakuqi ėshtė tekstologu mė i shquar shqiptar i fillimit tė shekullit tonė. Ai i dha shkollės shqipe, si autor e bashkautor, 8 tekste mėsimore me njė vėllim prej 738 faqesh[2]. Mė 1911 merr pjesė nė kryengritjen e malėsorėve tė Mbishkodrės e si njė nga udhėheqėsit e saj, harton sė bashku me Mati Prennushin Memorandumin e Greēės, apo Librin e Kuq siē njihet ndryshe tė malėsorėve kryengritės, zjarri i armėve tė tė cilėve do tė paralajmėronte pavarėsinė. Mė 1912 zhvillon njė veprimtari tė dendur pėr organizimin e kryengritjes sė pėrgjithshme. Mori pjesė nė mbledhjen e Bukureshtit dhe nė Shpalljen e Pavarėsisė (nėntor), ishte bashkėpunėtori mė i ngushtė i I.Qemalit, dhe shkruesi i Deklaratės sė Mėvetsisė.
Pėr ēdo shqiptar,- porosiste Gurakuqi, "dita e 28 nėntorit nuk duhet tė jetė vetėm njė ditė festimi ku secili duhet tė bėjė analizėn e jetės sė vet dhe, me dorė nė zemėr, tė pyes vetveten nėse ka bėrė gjithkund e gjithmonė dėtyrėn qė kish pėrpara atdheut.
Nė Qeverinė e Pėrkohshme tė Vlorės (dhjetor 1912) u zgjodh ministėr i Arsimit dhe vendosi arsimimin e detyruar fillor pėr djem e vajza. Gjatė Luftės I Botėrore, me pushtimin e Shkodrės nga ushtria malazeze, Luigj Gurakuqi internohet nė Podgoricė. Merr pjesė nė Konferencėn e Londrės mė 1913, me Ismail Qemalin e Isa Boletinin. Gjatė pushtimit austro-hungarez, duke shfrytėzuar postin e drejtorit tė pėrgjithshėm tė Arsimit dhe koniunkturat politike, hapi shumė shkolla shqipe. Qe njė nga themeluesit e Komisisė Letrare mė 1916, ku u tregua njė lėvrues i zoti i gjuhės shqipe duke krijuar pėrveē tė tjerash edhe njė varg fjalėsh tė reja qė hynė nė fondin e saj. Gurakuqi ka pasė njė angazhim tepėr serioz dhe shumė tė gjatė pėr problemet e gjuhėsisė. Qė nė fillim ai iu pėrmbajt tezės, sa patriotike aq edhe shkencore, se gjuha ėshtė shenja mė e parė e kombit, kushti themelor pėr ekzistencėn e tij dhe mjeti mė i mirė pėr bashkimin kombėtar. Sipas Gurakuqit gjuha dhe kombi janė njė trup e nje shpirt, janė "mish e thł". Ai ka merita tė shquara nė zhvillimin e gjuhės letrare shqipe, nė pėrpunimin e gjuhės letrare dhe nė njėsimin e shqipes sė shkruar, nė stabilizimin e drejtshkrimit, nė pasurimin e fjalorit, nė ēėshtjet e leksikologjisė, terminologjisė e tė gramatologjisė. Gurakuqi ėshtė tekstologu mė i shquar shqiptar i fillimit tė shekullit tone. Ai i dha shkollės shqipe, si autor e bashkautor, 8 tekste mėsimore me njė vėllim prej 738 faqesh. Arsimi vazhdoi tė mbetet, siē e thotė vetė ai, dega mė e dashur e zemres sė tij. Ai parashtroi nė parlamentin shqiptar ide dhe mendime shumė interesante pėr politikėn arsimore dhe rrugėn qė duhet tė ndiqte shkolla shqiptare. Gurakuqi kishte njė vizion tė qartė pėr rolin e shkollės nė njė shoqėri moderne, pėr lirinė dhe tė drejtat themelore t'individit nė fushen e arsimit dhe kėrkoi zhvillimin mbi baza ligjore, shkencore e pedagogjike tė shkollės shqiptare.
-
-
E ēuditshme pėr natyrėn e tij iu dha edhe posti i ministrit tė brendshėm, nė kabinetin disa ditor tė H. Prishtinės. Mori pjesė nė Kongresin e Durrėsit mė 1918 ku zgjidhet ministėr i Arsimit nė qeverinė e pėrkohshme e anėtar i delegacionit tė saj nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Qė nė mbledhjen e parė tė Kongresit tė Durrėsit, mė 1918, L.Gurakuqi "āsht kundėr qė nė njė mbledhje kombėtare tė pėrmenden fjalėt toskė e gegė dhe tė krishtenė e mysliman", kėrkon qė fjalė tė tilla tė jenė tė ndaluara dhe shton se "... ēėshtja e lirisė dhe e nderimit tė feve nė Shqipni duhet tė zgjidhet mbas formulės: "Feja e lirė nė shtet tė lirė". Kėto ide e mendime L.Gurakuqi i shtjelloi hollėsisht nė diskutime nė parlamentin shqiptar dhe, posaēėrisht n'artikullin "Bazat e bashkėpunimit ndėrmjet shqiptarėvet muhamedanė e tė krishtenė". Ai ishte kategorikisht kundėr atyre qė mendonin se pėr tė larguar konfliktet fetare qė mund te lindnin, duhet, me tė butė e me tė fortė, tė shuhen besimet fetare nė Shqipėri. Mė 1921-1924 qe deputet i Shkodrės nė Kėshillin Kombėtar ku si njė nga udhėheqėsit e opozitės demokratike luftoi pėr demokratizimin e jetės sė vendit, pėr lehtėsimin e gjendjes sė bujkut nga shtypja e rėndė, pėr zhvillimin ekonomik e kulturor dhe pėr mbrojtjen e pavarėsisė nga synimet skllavėruese tė fuqive imperialiste. Tėrė jetėn L. Gurakuqit i dogji shpirti e i dhimbte zemra pėr padrejtsinė qė ģu bė kombit tonė duke ģa ndarė trupin pėr gjysmė. I qėndroi besnik deri nė fund tė jetės idealit pėr tė parė nje ditė tė bashkuar rreth tokės amtare gjithė vėllezėrit e kombit.
Ai ankohej se:
"Na kanė marrė qytetet e na kanė lanė malėsinė, na kanė marrė viset mė tė ēmueshme t'atdheut duke na lėnė si njė trup pa kokė".
Tingėllojnė tė freskta demaskimet qė i bėnte Gurakuqi politikės sė pastrimit etnik qė ndiqnin shovinistėt serbė:
"Qeveria jugosllave nuk do tė ndalet para asnjė mjeti",- deklaronte ai,- "pėr t'i nderrue fytyrėn Kosovės".
Pėr gjendjen tepėr tė vėshtirė tė shqiptarėve nė shtetin jugosllav fajson Fuqitė e Mėdha, tė cilat bėnė theror shqiptarėt e trojet e tyre pėr interesat e veta e tė aleatėve tė tyre. L. Gurakuqi ėshtė partizan pėr tė ndihmuar e pėr t'u dalur zot tė drejtave tė popullsisė sė Kosovės. E quante si detyrė tė rėndėsishme tė shtetit shqiptar.
Faji i vetėm i kosovarėve qėndronte vetėm nė atė se ata ishin shqiptar e donin tė mbeteshin shqiptar.
Ndėr fjalimet mė tė forta tė Gurakuqit nė parlament janė ato mbi mbrojtjen e popullsisė shqiptare tė Kosovės. Kur qeveria jugosllave nė nje telegram e quante ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė saj interesimin e shqetesimin e qeverisė shqiptare pėr gjendjen tepėr tė vėshtirė tė shqiptarėve tė Kosovės, Gurakuqi, plot indinjatė e zemėrim do tė merrte fjalėn e do tė thonte:
"Si mundte me thanė nje qeveri (Jugosllave) e cila ka mbjell viset tona me varre tė vllazenve tonė, se po i perzihemi nė punėt e mbrendshme tė saj. Si mundte nji qeveri me thanė se po i pėrzihemi nė punėt e brendshme, kur shofim se pėr shkak tė saj me mijėra fėmijė e gra sillen tė shveshur e tė zbathur kėtu nepėr Tiranė e ushqehen me sevapet e amerikanėve e tepricat e ushtrisė. Qeveria Jugosllave nuk ka tė drejtė pėr tė na akuzuar pėr njė gjė tė tillė kur parlamenti shqiptar kėrkonte vetėm nė emėr tė njerėzizė e humanizmit tė ndėrpriten mizoritė serbe ndaj shqiptarėve.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 12-12-2011 mė 16:39
-
-
Mori pjesė gjallėrisht nė Revolucionin demokratiko-borgjez tė Qershorit 1924 duke qenė njė nga frymėzuesit e udhėheqėsit kryesorė tė tij. Nė qeverinė e kryesuar nga Fan S. Noli u emėrua ministėr i Financave. U dallua pėr ndjenjėn e lartė tė pėrgjegjėsisė dhe pėr vendosmėrinė e pėrpjekjet pėr krijimin dhe forcimin e shtetit demokratik shqiptar. Mori pjesė nė Konferencėn e Gjenevės krahas Nolit mė 1924. Kur nė Parlament Ali Kėlcyra i bėn vėrejtje pėr qėndrimet e tij liberale, Luigji pėrgjigjet,
"Z. Ali Kėlcyra mė tha si pėr qortim se jam liberal. I falemnderit dhe mund tė jetė i sigurtė zotnia e tij se vdekja do tė mė ndajė nga mendimet e mija liberale". Duke u deklaruar demokrat e liberal, Gurakuqi thoshte se nuk ėshtė as revolucionar as bolshevik e as socialist, koncepte kėto qė nė vitet '20 ishin tė barazvlefshėm dhe kishin kuptimin e ndryshimeve me dhunė, me forcėn e armėve, me kryengritje. Gurakuqi ishte per zgjidhjen paqesore te probleme nepermes ligjeve, zgjidhjeve "me drejtesi e ne menyre te bute". Si i tille, ishte kunder futjes se popullit ne udhen e kryengritjes se armatosur.
Duke pasur kėto koncepte mbi rolin e ligjit, dhe zgjidhjen paqėsore dhe jo kryengritjen e zgjidhjen me dhunė tė problemeve, Gurakuqi u pėrfshi nė Revolucionin e 1924, pas njė hezitimi e kundėrshtimi tė fortė.
"Gurakuqi u tėrhoq (nė revolucion) pas njė kundėrshtimi tė fortė. Mund ta dėshmojnė se u ndodhėn nė Vlorė". - shkruante S. Vinjau.
Ndėr kujtimet e Įt Anton Harapit tregohet se sapo po pėrgatiteshin pėr nxjerrjen e numrit tė ri tė gazetės "Ora Maleve", njė telegram nga Vlora i njoftonte mbi nisjen e Revolucionit, pasi Padėr Harapi e pyeti se ē'kishte ngjarė, Gurakuqi i ishte pėrgjigjur,
"Na kįnė fik' Padėr Anton: qé, e kanė fillue revolucionin atje nė Vlonė, deputetėt tonė... pra āsht' e kotė tė kjahena: duhet tė jena solidar me shokėt, ēou ta fillojmė edhe na".
Qėndrimin e mėsipėrm tė L. Gurakuqit, Padėr Anton Harapi e pėrforcon mė poshtė:
Diten e largimit nga Shqipnia pyetjes sesi falimentuet kėshtu dhe po e leni Shqipninė, Gurakuqi i skuqun, duke iu marrė goja me buzė tė shtrengueme pėrgjigjet: "
- Padėr Anton na skredituen (diskredituan) tepėr keqas na kanė deklarue komunista n'opinion t'Europs".
Padėr Anton Harapi nxjerr konkluzionin se Gurakuqi pėr besė e pėr burrni qe i zoti tė vepronte edhe kundėr bindjes sė vet. Sidoqoftė, ky ėshtė njė nga ato momentet kur L. Gurakuqi e ka lėnė "vijėn e mesme tė tij".
-
-
Vrasja
Pas shtypjes sė Revolucionit tė Qershorit shkoi nė Itali, ku mė 2 mars 1925 u vra nė Bari prej Baltjon Stamollės nė derė tė Hotel Cavour, thuhet se kushėri i Ēatin Saraēit, por vende vende cilėsohet si kushėri i vetė Luigjit. Ishte mbrėmja e 2 marsit, nė restorantin e hotelit, Luigj Gurakuqi po darkonte me dy shokė tė tij dhe gruan e njėrit prej tyre: Riza Dani me bashkėshorten Makbule dhe vėllai i tij Dan Hasani. Kėrkoi leje prej tyre duke i paraqitur arsyen: do t'shkoj tek Sotiri, mbāsi i kam premtue nji kukull vajzes s'tij. N'organizimin e kėtij atentanti kishin dorė si Ahmet Zogu, Ceno Kryeziu, ashtu dhe Ēatin Saraēi, dėftuar kjo nga letra nisur nga vrasėsi qė kėrkon ndihmė:
“Kerkoj mbrojtje dergoni tė holla ndermjetsoni pėr pshtim pranė Qeveriės Italjane. Pyetnij Ēatin Saraēin ku asht...? "besa" ndihma!...
Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Shkelqėsis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqėsis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovė)
Ēatin Saraēit Hotel de la Ville...”

Miku i tij, Hasan Prishtina, mbi varrin e tij do tė shprehej: "Flej i qet' Gurakuq, shpagen tānde do ta marrim me pėrparimin e Shqipnies
-
-
Mendėsia dhe veprat
Nė formimin filozofik botėkuptimor L. Gurakuqi ėshtė idealist objektiv. Ai mbante qėndrime liberale ndaj fesė e praktikave fetare, qėndronte larg ēdo fanatizmi fetar. Por L. Gurakuqi nuk ka qenė as afetar. Ai pranonte ekzistencėn e Zotit si krijues i gjithėsisė. Sipas tij Zoti ėshtė qėnie qė s'ka as fillim e as mbarim, se asgjė nuk mund tė krahasohet me tė, se:
"...qielli e toka, fushat e gjana,
Malet e nalta, detrat e medhana,
T'gjitha prej Zotit paten krijim,
Qi s'di mase me vedi, fill as mbarim"
Ėshtė ky Zot i plotfuqishėm tek i cili L. Gurakuqi ka shpresė dhe besim se do tė marrė nė dorė fatet e Shqipėrisė e tė shqiptarėve, se do tė bekojė punėt e tyre e do t'u plotėsojė dėshiren pėr liri e pavarėsi. Dialektika e zhvillimit ėshtė ndėr anėt mė racionale tė idealizmit objektiv. L. Gurakuqi e pranonte parimin e zhvillimit tė botės, tė natyrės, tė shoqėrisė e tė shpirtit njerezor, se ēdo gjė nė botė "ndėrron pa pra", se "bota ėshtė si njė rrotė qė sillet pa rreshtur" dhe se "vetėm fatalistėt e krymbūn, trźmben prej pėrparimit... kontendohen (kėnaqen) me ndźj gjithmonė nė njė shtet (gjendje) t'gurt e t'pa jetė". Ndonėse nuk ishte fetar dhe mbante qėndrime liberale ndaj praktikave fetare L. Gurakuqi e vlerėsonte rolin e fesė pėr jetėn individuale dhe tė shoqėrisė. Sipas F. Nolit,
"qėndronte aq larg fanatizmės fetare tė ngushtė, sa muhamedanėt e Veriut kishin njė besim tė pakufishėm, aq sa nė Gegėri, s'ka patur njė tjetėr udhėheqės, i cili bashkonte rreth vehtes sė tij, katolikėt e muhamedanėt gegė. Ai ka qenė aq pak regjionalist sa qė kur lindi ēėshtja kombėtare s'ka patur njė gege patriot, aq tė dashur midis toskėve sa Gurakuqi".
Gurakuqi gjatė gjithė jetės sė tij pati marrdhėnje tė shkėlqyera me tė gjithė ata drejtues tė komuniteteve fetare qė luftonin pėr njė Shqipėri tė lirė. Me 26 sbtator 1913, Abati i Mirditės, i dėrgon telegram nė Vlonė, Gurakuqit, Ministėr i Arsimit tė Qeverisė sė Pėrkohshme,
"Tė lutem epi zemėn Komisionit tė meetingu-t tė Vlonės e shtrengoi doren Kryetarit tė Qeveries sė pertashme pėr bashkim e tė lidhun bese qė kena me ta nė tė gjitha punt e mbara pėr ngallnimin e lulzimin e Shqypenies. Sot āsht dita me kqyr edhe Shqypetarėt kundershtarė, si vllazėn e me mndyra vllaznore me i avit nga mprojtja e Atdheut nen hije t'Ismail Qemal Begut e t'atyne burrave qi njohin e nderojnė flamurin e Shqypenies. Uroj shndźt e jetź e faqe tė bardhė tė gjithė atyne Shqypetarėve qi me vepra urtie, bese e dashunie diftohen tė dźnjė per kujdes t'Europes e cila mundohet me e mkāmb e me e burrnue Atdheun tonė".
Levizja patriotike e demokratike, arsimore e kulturore i dhanė personalitetit tė L. Gurakuqit peshėn e pėrmasave mbarėkombėtare, e bėnė atė njė figurė tepėr autoritare e tė besueshme edhe ndėr punėt mė tė vėshtira e mė delikate pėr fatet e atdheut. L. Gurakuqi i dhį gjithēka kėsaj levizjeje: tėrė forcat e veta fizike dhe mendore, i fali rininė, gėzimet e jetės, shpirtin e gjakun e vet. Ai ishte gati tė luftojė e tė vritet jo vetėm pėr Shkodren, qė ai shumė e desh, por edhe per ēdo cep tė dheut qė i thonė Shqipėri. Nga Parisi, nė dhjetor tė vitit 1919, kur rrezikohej fati i Gjirokastrės i shkruante Myfit Libohovės,
"Jam gati, po tė jetė nevoja e tė shihet e udhės, qė tė vij edhe tė vritem pėr Gjirokastrėn e pėr nderin e atdheut".
http://sq.wikipedia.org/wiki/Luigj_Gurakuqi
-
-
Syrgjyn Vdekur
(Elegji pėr Luigj Gurakuqin)
Nėn’ō moj, mbaj zķ pėr vllanė,
me tre plumba na i ranė,
Na e vran’ e na e shanė,
Na i thanė tradhėtór.
Se tė deshte dhe s’tė deshnin,
Se tė qante kur tė qeshnin,
Se tė veshte kur tė ēveshnin,
Nėn’ ō moj, tė ra dėshmór.
Nėn’ ō moj, vajtó merr malin,
Larot t’a pėrmbysnė djalin
Qė me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimėrór.
Nėn’ ō moj, m’a qaj nė Vlorė
Ku tė dha lirķ, kurorė,
Shpirt’ i bardhė si dėborė,
Ti s’i dhé as varr pėr hór.
Nėn’ ō moj, ē’ėshtė pėrpjekur
Gojė-mjaltė e zėmėr-hekur
Syrgjyn-gjall’ e syrgjyn vdekur
Ky vigan libėratór.
F. S. Noli
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt