Close
Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 125 prej 125
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    amin o zot
    ne vesh te zotit ishalla se shqipetaret vdesin per kryministar gomere

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Ra dhe nje deshmor i demokracise , pikerisht ketu ne temen e PD-se ! Bamatat e paskan perjashtuar ......!

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Rëndohet shëndeti i Berishës, dy autoambulanca e shoqëruan pas intervistës në Ora News

    Shkruar nga SOT NEWS

    Rëndohet sërish shëndeti i kryeministrit Sali Berisha. Kryeministri shqiptar nuk përballon më as intervistat televizive, aq më tepër aktivitet e tjera politike. Ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar mjekët, shëndeti kryeministrit është përkeqësuar sërish, pas lëkundjes që pati disa ditë më parë në festën e Partisë Demokratike. Dy ditë e fundit, trupi i kryeministrit Berisha është karakterizuar nga një debulesë e përgjithshme, tension i lartë i gjakut dhe marrje mendsh. Mosha e tij dhe aktiviteti dinamik politik nuk e përballojnë më tensionin e lartë të gjakut dhe problemet e rënda kardiake. Kjo drobitje ka ndikuar edhe në shëndetin e tij mendor. Kjo ka bërë që të anulohet mbledhja e grupit parlamentar demokrat, e cila ishte parashikuar të mbahej paraditen e djeshme. Shëndeti i kryeministrit ka qenë i paqëndrueshëm prej disa ditësh, por kjo është bërë publike vetëm pas përkeqësimit që pati pak para intervistës së tij në Ora News. Berisha u shfaq para kamerave i drobitur dhe i shoqërua nga shumë njerëz, të cilët e mbanin për krahësh.Ndërsa Berisha jepte intervistën për të krijuar imazhin në publik se ishte i shëruar, dy autoambulanca kanë qëndruar në gatishmëri jashtë. Pavarësisht këshillave të mjekëve, Berisha nuk ka pranuar të tërhiqej nga intervista, pasi nuk dëshironte të demoralizonte mbështetësit e tij. Gjithsesi, që në fillim të intervistës kryeministri dukej qartë se ishte i përhumbur, i zverdhur dhe i sforcuar. Por, pas rënies në festën e PD, Berisha ka shfaqur paqëndrueshmëri edhe në shëndetin mendor, çka i ka shqetësuar më shumë mjekët dhe familjen e tij. Ndërkohë që fliste për Lindjen e Krishtit, Berisha filloi t’i referohej atij dhe si një personazh i botës myslimane “Jezu Krishti është profet dhe në libra të tjerë të shenjtë dhe në Kuran ai zhvillon betejën e tij të fundit, betejën e fundit me dexhallin, dhe fiton këtë betejë, pra është shpëtimtari”, tha Berisha. Po ashtu, kryeministri Berisha e ka humbur disa herë fillin edhe në intervistën që dha në TV Klan. Ai i linte arsyetimin logjik në mes dhe dilte në një temë tjetër, e cila nuk kishte kurrfarë lidhje me pyetjen dhe aktualitetin. Ndërkohë, pas intervistës që dha dy ditë më parë, Berisha hipi në autoambulancën që e shoqëronte duke shmangur makinën e tij. Ato e kanë shoqëruar në shtëpi dhe gjatë gjithë natës kanë qëndruar para rrugicës së pallatit. Po ashtu, ditën e djeshme Berisha nuk ka qenë në gjendje për të mbutuar mbledhjen fundit për këtë vit me grupin parlamentar. Të informuar mirë për shëndetin e kryeministrit, në selinë rozë mbretëron ankthi dhe paniku.
    Mjekët
    Pas rënies në festën e PD, mjekët i kanë rekomanduar Berishës tërheqjen nga çdo aktivitet politik dhe institucional, në të kundërt sëmundja litotomisë do t'i rrezikojë jetën. Sipas mjekëve, mosha e thyer e kryeministrit dhe aktiviteti i tij dinamik, nuk e përballon më tensionin e lartë të gjakut dhe problemet e rënda kardiake. Kryeministri Berisha ka pësuar një paralizë të pjesshme të trupit që i erdhi nga tensioni i lartë i gjakut dhe problemet kardiake, nga të cilat vuan deri në kufijtë e një tromboze. Duke iu referua mjekëve, mësohet se paraliza është e lehtë, por mjekët i kanë këshilluar kryeministrit një pushim tejet absolut dhe tërheqje nga aktivitetet politike dhe institucionale.
    Sëmundja
    Mjekët e kanë këshilluar gjithashtu Berishën çlirim nga ngarkesa e madhe fizike, psikologjike dhe emocionale, pasi një tjetër litotomi do të ishte fatale për shëndetin e kreut të mazhorancës. Mësohet se edhe në Francë kryeministri ka bërë një kontroll dhe ka marrë të njëjtat këshilla. Megjithatë, me ambicien e pakufishme për pushtet, Berisha i ka neglizhuar këshillat e mjekëve. Gjithashtu mësohet se Berishës i është këshilluar jo më shumë se një orë punë aktive në ditë dhe tërheqja graduale nga politika aktive. Mjekët nuk kanë marrë përsipër pasojat për të ardhmen nëse kryeministri shmang këshillat e tyre. Të informuar për gjendjen e rëndë shëndetësore të kryeministrit, Basha dhe Topalli janë dy figurat më të shqetësuara në PD. Basha dhe Topalli ishin të vetmit që takuan Berishën një ditë pas festës dramatike, ku mësohet se kanë marrë edhe këshilla për të ardhmen e partisë.

    Berisha pret ambasadorin e Kinës

    Kryeministri Berisha priti në një takim ambasadorin e ri të Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Ye Hao. Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen dhe sukses në detyrën e re, Kryeministri Berisha shfrytëzoi rasti për t’i shprehur ambasadorit Hao vlerësim dhe mirënjohje për punën e ish ambasadorit Wang Junling në drejtim të konsolidimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Gjithashtu, Kryeministri Berisha shprehu besimin se edhe në vijimësi ambasadori Ye Hao dhe Republika Popullore e Kinës do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira e miqësisë tradicionale midis dy kombeve, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët. Por biseda u fokusua më shumë në fushën bashkëpunimit ekonomik.



    A po udhehiqen shqiptaret nga vet CMENDURIA?

  4. #124
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    U lodh e sterlodh Vrroma me semundjet e Sales !!! La kokrren e nomit idioti me gazetaret qe ka ne bordero. E ka kuptuar qe nuk ka shpresa qe te fitoje. E di qe te vetmen menyre per pushtet ka grushtin e shtetit dhe zhvillim zgjedhjesh alla Qershor '97, qe te legjitimoje grushtin e shtetit.


    Vrromes i rafte SIDA !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Kush mendon se me vdekjen e Sali Berrishes , i vjen e mira Shqiperise , gabohet rende !

    Eshte e vertete se me vdekjen e Sali Berrishes i iken nje e keqe e madhe Shqiperise !

    Pooor dhe POR i madh bile , Shqiperise i vjen e Mira vetem me zhdukjen e berishizmit apo "enverizmit te ri" si ideologji qe "frymezon" shoqerine shqiptare !

Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •