Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 125
  1. #1
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    21-vjetori i PD, Berisha ndërpret fjalimin për arsye shëndetësore

    Kryeministri Sali Berisha është detyruar të ndërpresë fjalimin e tij në ceremoninë e 21-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike, pasi ka shfaqur dobësi fizike. Kryeministri është ndjerë keq dhe është larguar nga podiumi i ndihmuar nga shoqëruesit e tij, për shkak të një luhatjeje tensioni. Ai ka qendruar pak momente prapa skenës dhe më pas ka lënë Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga skorta e tij. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e PD, ka deklaruar se gjendja e të fiktit e kryeministrit ka ardhur si pasojë e një gjendjeje virale që nuk ka vend për shqetësim. Para se të ndërpriste fjalimin, kreu i qeverisë ka folur për krijimin e Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si ngjarjen më madhore në vitin 1990.

    “Festojmë sot krijimin e partisë së parë pluraliste në Shqipëri. Në vitin 1990 studentët e Tiranës, të udhëhequr nga tribuni Azem Hajdari, do të mblidheshin me një kurajë të pashoq dhe do të gjunjëzonin në rrugë dhe kudo diktaturën komuniste më të egër në Evropë dhe do të themelonin Partinë Demokratike”, deklaroi ai. Por viti ’90, sipas kryeministrit, nuk është vetëm viti i themelimit të PD, por edhe i lirive dhe të drejtave të njeriut, që sot garantohen me Kushtetutë.

    “Por viti 90 është edhe ditëlindja e lirive, kështu që sot ne nuk festojmë thjesht datën e themelimit të një partie, por ne kemi ditëlindjen e dytë, atë të lirive, ndërsa kombi ynë feston ngjarjen më të madhe në historinë e tij që nga 28 nëntori i 1992”, pohoi Berisha. “Ne sot festojmë vitin e mrekullisë së lirive tona, të garantuara në Kushtetutë, si një vend që ka me dhjetra parti parlamentare e jashtëparlamentare”, u shpreh ai.

    Kryetari i padiskutueshëm i PD theksoi se, sot Shqipëria është një vend i fjalës së lirë, votës së lirë, tolerancës fetare, i respektimit të plotë të të drejtave të minoriteteve, si dhe një shtet ku funksionojnë shteti ligjor e rendi kushtetues. Më tej kreu i ekzekutivit përmendi një sërë arritjesh të shënuara nga kabineti i djathtë, që sipas tij e kanë futur Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian.

    “Shqipëria është vendi me të ardhura të mesme më të larta, është vendi me vdekjen foshnjore më të ulët, është vendi ku turizmi në vitet e fundit është 10-fishuar”, tha Berisha. “Ne qëndrojmë të vendosur, që me reforma të thella të shohim Shqipërinë një vend të zhvilluar e të begatë. Arritjet në fushën e integrimit në vitet e fundit janë meritë e qeverisë së djathtë të Partisë Demokratike”, shtoi ai.

    T-CH
    relata refero

  2. #2
    Epo ia marre mendt nga genjeshtrat qe ka thene

    Te me falin simpatizantet e tij, por mua me behet qejfi.... meqe ai vete kurre nuk do pranonte te linte nje diskutim per gjys, ia beri te mundur Zoti

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    E kan helmue socijalistat me naj helm te sillur nga greku

  4. #4
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Shpresoj qe te behet me mire mos te na le ne gjyst te rruges tani.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Kryeministri Sali Berisha është detyruar të ndërpresë fjalimin e tij në ceremoninë e 21-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike, pasi ka shfaqur dobësi fizike. Kryeministri është ndjerë keq dhe është larguar nga podiumi i ndihmuar nga shoqëruesit e tij, për shkak të një luhatjeje tensioni. Ai ka qendruar pak momente prapa skenës dhe më pas ka lënë Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga skorta e tij. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e PD, ka deklaruar se gjendja e të fiktit e kryeministrit ka ardhur si pasojë e një gjendjeje virale që nuk ka vend për shqetësim. Para se të ndërpriste fjalimin, kreu i qeverisë ka folur për krijimin e Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si ngjarjen më madhore në vitin 1990.



    T-CH
    ..........

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Nuk cofi?
    Apo akoma asgje e re?
    Duhet te plotesoje numrin 3,mbas Naltmadhenise,dhe "TE URTIT" Godo.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e il_padrino
    Anëtarësuar
    30-04-2005
    Vendndodhja
    holland
    Postime
    166
    Citim Postuar më parë nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Nuk cofi?
    Apo akoma asgje e re?
    Duhet te plotesoje numrin 3,mbas Naltmadhenise,dhe "TE URTIT" Godo.
    i treti i verteti... te roje partia ne rradhe te pare
    Jetoj me rastesin sepse asgje nuk eshte e rastesishme

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Gjynaf i shkreti... u lodh mo i gjori shko ketu e shko atje...gjendje emocionale dhe pa zarar!

  9. #9
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Epo ia marre mendt nga genjeshtrat qe ka thene

    Te me falin simpatizantet e tij, por mua me behet qejfi.... meqe ai vete kurre nuk do pranonte te linte nje diskutim per gjys, ia beri te mundur Zoti
    Per shendetin nuk duhet folur keq, sado urrejtje te kesh per te. Mund te thuash cdo gje si politikan per ate qe ka bere , por jo per shendetin e keq dhe ta mallkosh. Vetem njerez me shpirt te deformuar e bejne kete.

    Nese ju gezoheni kaq shume per shendetin e nje njeriu ,cfar do thoni nese ai eshte behet me mire dhe vazhdon te jetoje me gjate sa c'ua pret mendja , dhe se nje dite mund te ndodhe qe ju vete te ndiheni keq nga shendeti ne nje moment ?

    Nese jeni kaq te zote rrezoni ate me vote, mos prisni natyren ta beje kete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 12-12-2011 më 16:32
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  10. #10
    edhe sikur te mos rroje me asnje minut,a'i vulen si hero e legjend,e ka vendose perjetesisht ne cdo zemer shqipetari...armiqt i marrshin te ligat!

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •