-
Perjashtuar
Identitet Apo Individualitet???
Identiteti eshte teresia e karakteristikave individuale apo grupore qe e dallojne nje individ apo nje grup nga nje tjeter.Por cilat jane keto karakteristike kur flasim per identitetin Shqiptar?Jane , gjuha, sjellja, traditat e virtytet e pastra shqiptare..Shqiptarėt nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, nė Luginėn e Preshevės dhe kudo qofshin sot vetėm sė bashku pėrbėjnė identitetin e pėrbashkėt, tė pėrbėrė, tė gjithėsishėm shqiptar. Qeshtja eshte:Shqiptari i sotem eshte individualist,apo ruan identitetin e tij kombetar?Ne fakt une mendoj se Shqiptari i sotem eshte me individualist,dhe ve ne plan te dyte identitetin kombetar.Kemi plot shqiptare,qe ne bashkesine europiane ka ndryshuar sjellje,tradite,dhe ka harruar virtytet e pastra te shqiptarit sic ishin bujaria,e mikpritja.Kemi plot shqiptar,qe femijet te tyre i ushqejne me kulturen dhe traditat e vendit ku jetojen. Mund te thoni se eshte vend i huaj,dhe duhej me patjeter te pershtaj,por kemi dhe rasti te shqiptarit ne shqiperi qe ka harruar se c`eshte mikrpritja e bujaria.Tani nuk ka me vend shprehja Buke e Kripe e zemer te bardh,por Secili per vete zoti per te gjithe. Kemi raste plot,ku duke shfrytėzuar vėshtirėsitė ekonomike tė shqiptarėve, segmente tė caktuara politike, por edhe fetare qė veprojnė nė Shqipėri, i kanė detyruar shumė shqiptarė, qė pėr tė marrė njė vizė pune, tė ndėrrojnė jo vetėm fenė, por edhe emrin e kombėsinė. Tė joshur nga paratė qė u jep Greqia minoritarėve si pension, nuk janė tė paktė shqiptarėt nė zonat e Jugut, qė janė konvertuar nė kombėsi greke,dhe as qe u shkon nder mend identiteti kombetar shqiptar,por mendojne vetem per Shumen e parave qe ua jep greku ,dhe jetojne cdo dite me shpresen se neser kjo shume do jete me e madhe.Por ka akoma shqiptare qe luftojne me pene,se pushken nuk e moren kur ishte koha, per identitetin Kombetar.I tille eshte edhe i madhi Regjep Qosja,i cili demaskon tentativat antishqiptare dhe nuk ngurron te dale kunder segmentev te caktuara politike,fetare dhe kultura dhe qellimeve te lart permendura. Pėr identitetin kombėtar shqiptar si pėr njė identitet tė pėrbashkėt, tė gjithėsishėm, historik mund tė flasim vetėm kur ti marrim parasysh tė veēantat e shqiptarėve tė krahinave tė ndryshme, tė dialekteve tė ndryshme, tė feve tė ndryshme dhe tė politikave e tė fateve tė ndryshme historike shqiptare,pa nderhyrjen e percaresve serb dhe grek.Shqiptari,le te jete individualiste,por duhet te hedhe syte ndonjeher mbi identitetin kombetar,i cila sic e tham,rrezikon te perbaltet nga tentativat e te huajve dhe egoizmi i vete shqiptareve.
KRIJOI: Enis Bera
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt