Nacionaliteti, padrejtësia dhe diskriminimi në Kolegjin ” Mehmet Akif”
Kolegji “ Mehmet Akif” konsiderohet një ndër kolegjet më të dëmshëm dhe më shkatërrues në shoqërinë Kosovare.

Askush nuk mund të imagjinoj të vërtetën e cila fshehet pas atyre reklamave që u hedhin pluhur edhe mendjeve të ndritura të shoqërisë kosovare.
Jemi dëshmitarë të asaj se, si popull me shekuj kemi qenë nën sundimin e popujve tjerë. I fundit ishte edhe sundimi serb i cili i hapi rrugën kosovarëve që me gjakun e tyre të dëshmojnë para drejtësisë ndërkombëtare se ne jemi popull i drejtë dhe se meritojmë lirinë. E kjo ndodhi .Po qfarë më pas?
Koha e pasluftës e gjeti Kosovën të shkatërruar në të gjitha sferat, e njëra prej tyre është edhe sfera e arsimit. Kjo ishte një arësye e cila i dha mundesi popujve tjerë që të vërsulen drejtë Kosovës për investimet e tyre. Njëri ndër këta popuj është edhe populli turk i cili erdhi me investime të ndryeshme në Kosove, siç është rasti me Kolegjin “Mehmet Akif” .
Kush është Mehmet Akifi?
Shumica prej nesh e dim se Mehmet Akifi është një personalitet, dijetar, poet i madh me prejardhje nga qyteti i Pejës, i cili ka dhënë kontribut të madh në shtetin turk. Ishte njeri me virtyte të larta dhe i ndershëm, andaj është për keqardhje se ky kolegj nuk e përfaqëson dhe nuk identifikohet me vlerat dhe traditën e Mehmet Akifit.
Institucioni arsimor, Kolegji “Mehmet Akif”, të cilin shoqëria kosovare e njohin si investim i zhvillimit ekonomik, social, edukativ dhe arsimorë nuk qëndron.
Qëllimi i këtij kolegji është intersi biznesorë i njëanshëm në favorin e kolegjit.
Në këtë kolegj nuk është e vërtetë që ka diciplinë, cilësi, arsimim e aq me pak edukim. Këtu ka vetëm interse, padrejtësi, diskriminim, shfrytëzim dhe presion ndaj nxënësve dhe arsimtarëve shqipëtarë. Me një fjalë ka një arsimin të dhunshëm.
Pse nacionaliteti në Kolegjin Mehmet Akif?
Sepse parësore janë interesat e veta personale dhe janë në gjendje gjithëqka të bëjnë vetëm që t’i mbulojnë gabimet dhe dështimet e veta para nxënësve dhe prindërve te tyre. Gjithashtu nxënësi kosovarë nuk trajtohet njejtë me nxënësin turk. Shtrohet pyetja si ne qfarë aspekti? Përgjigjen mund ta jep vetëm arsimtari I cili punon në kolegj. Dhe ja një përgjigje nxënësi turk nuk merr pjesë në orën e mesimit asnëherë dhe arsimtari shqiptarë është i detyruar që të jap notë të shkëlqyeshme për nxënësin turk derisa nxënësi shqiptarë vijon me rregull dhe merr notën e merituar. Ka edhe shum shembuj të tjerë të cilët mund ti kuptoni vetëm atëherë kur keni pasur fatin të punoni atje, andaj këtë e lë mister për opinion.
Pse padrejtësia në Kolegjin “Mehmet Akif”?
Sepse sistemi dhe vizioni i udhëheqjes në kolegjin” Mehmet Akif” është vetem t’i shfrytezoj maksimalisht arsimtarët dhe nxënësit shqiptarë.Nxënësve ua ngrit pagesën e shkollimit qdo vit, ndërsa arsimtarëve shqipëtarë nuk i jep pagen meritore konform atyre turq, por i jep pagen qe mund ta quajmë lëmoshë në krahasim me pagesat e nxënësve. Përveq kësajë arsimtarët shqipëtarë kanë deri në 28 orë në javë dhe për orët shtesë të cilat duhet të paguhen sipas kontratës nuk marrin asnjë cent.
Poashtu arsimtarët ngarkohen edhe gjatë vikendeve me punë pa pagesë por ka raste edhe gjatë pushimeve zyrtare vetëm e vetëm qe te jenë pjesë e ketij kolegji kaq të “ famshëm “ siq njihet në opinionin kosovar. Në të kundërtën do të jenë pre e inateve personale dhe nacionale te udhëheqësisë së shkollës dhe mbesin të pa punë. Ka raste që arsimtari i kolegjit punon nga ora 8:00 deri në ora 20:00 një javë rresht kur janë mbledhjet me prindër.Poashtu arsimtaret femra rrezikohen të përjashtohen nga puna në rast të shtatëzanisë . Vlen të ceket rasti kur udhëheqësia e shkollës në fund të vitit nuk ka pasur njohuri për shtatëzaninë e një arsimtareje dhe e njejta është thirrur në mbledhjen e aktivit, mirëpo me tu kuptuar shtatëzania e saj ajo është suspenduar nga puna.
Andaj, të gjitha këto padrejtësi nuk mund të shfaqen as edhe në organe kompetente të Kosovës për shkak se arsimtarët përjashtohen nga puna.

Pse diskriminim ne Kolegjin Mehmet Akif:
Diskriminimi në këtë kolegj ekziston midis arsimtarëve kosovarë dhe atyre turq, Diskriminimi është i llojit gjinorë si në aspektin e pozitave poashtu edhe të pagave, arsimtarët shqiptarë nuk e kanë pagën e njejtë, me arsimtaret turq për pozitën e njejtë.Shqiptarët e kanë pagën 320€ ndërsa turqit 800€. Diskriminimi gjinor poashtu ekziston femrat kosovare e kanë pagën 320€ ndërsa meshkujt kosovarë 360€.

Andaj shtrohet pyetja si ne kosovarët mund ti konsiderojmë miq turqit?
Duke i vlerësuar këto fakte dhe argumente, përgjigjen e kësaj pyetje e jep vetë shoqëria Kosovare, veçanërisht nxënësit që shkojnë në këtë kolegj dhe prindërit e tyre. Faktet më lartë janë fakt të përjetuara 4 vite pune në kolegjin “Mehmet Akif”. Dhe kështu sapo i shpehre pakënaqësite e tua dhe e përdorë të drejtën e lirinë e te shprehurit pason me largim nga puna.
Andaj është e kotë vetëm kërkesa e Ministrit turk të arsimit që të ndrrohet historia e kosovës ndaj turqisë sepse histori të tilla të sundimit turk janë duke u shënuar ende Të gjitha këto konsideroj se e kanë bazën në rrenjët e historisë së sundimit Otoman.
Ne si shoqëri kemi nevojë ta ndërtojmë dhe zhvillojmë shtetin përmes njerëzve vullnetmirë që vijn në shtetin tonë me qëllime të mira, por këta njërëz duhet të janë të sinqertë dhe të dëshmojnë me vepër sinqeritetin dhe vëllazërinë siq e quajnë turqit.
Përfundimisht i bëj thirrje shoqërisë kosovare posaqërisht prindërve që vërtet të mendojnë mirë për shkollimin e fëmijëve të tyre e mos të bëhen pre e reklamave marramendëse të kolegjit “Mehmet Akif”.

Autor: Besim Zogaj