Jonada Jashari


Nga Edison Ypi

Perfytyro nje shqiptar, i cili per arsye aq te ngaterruara sa s'i kupton as vete, ka vendosur te largohet nga Shqiperia, por ende s'eshte fort i sigurt dhe perpelitet e vuan e s'e ze gjumi naten. Dikend tjeter, qe ka probleme me gruan llafazane, me farefisin grindavec a me femijet e tij, me sjelljen e tyre, mbarevajtjen e tyre ne mesime dhe per kete arsye i eshte mbushur mendja se, jo vetem te tijte, por, ne pergjithesi, femijet e sotem nuk mund te edukohen dhe prandaj eshte i deshperuar dhe kalamajve ua ka hequr fillin, i ka lene ne meshire te kafeneve dhe diskove. Dikend tjeter akoma, i cili s'orientohet dot, sepse kapitalizmi i duket i ngaterruar, i veshtire, i paperballueshem, dhe per keto arsye ndjehet pik' e vrer, i dekurajuar, i rraskapitur dhe ndonjehere, i vete mendja te nje kohe e vdekur, kur "vertet hanim si mos o Zot dhe visheshim si ruana o Perendi, por ishim me te qete".

Sa te tille apo afersisht te tille, mund te kete ne Shqiperine e sotme?

Per te mos e zymtuar tablone deri atje sa te themi se, kush me teper e kush me pak, s'ka shqiptar qe s'vuan nga keto e te tjera taksirate te ngjashme, pra per te qene brenda, le te mbetemi te disa qindra mijera qe vuajne kot. Qe s'jane pak, apo jo?!

Por, ky veshtrim "i brendshem", sado i percipte mbi hallet shqiptareske, do te ishte fort i manget pa hedhur nje sy "jashte"; ku Evropes po i afrohet rrezikshem frika e shkoqjes; Euro-ja, s'eshte cudi te shkoje me kembet e veta ne muze'; Greqia po kthehet nja 20 a 30 vjet pas; Italise po i kercasin brinjet; Portugalise po i dhemb kurrizi; Francen e ka zene gripi; Spanjen s'po e mbajne me kembet dhe po kerkon paterica, dhe del pyetja: Sa i perket Shqiperise, pertej politikes, e cila, perderisa eshte e kompozuar me te zgjedhur, s'mund te behet fajtore per gjithcka; a duket ne horizont ndonje dritez, ndonje fakt shpresedhenes, ndonje fill ngushellues, i tille qe, ne ndonje menyre, t'i pershkoje dhe t'i bashkoje tere keta shqiptare e t'u thote: Ndaluni bre burra, mbahuni, qendroni, mos u ngutni ne deshperimin tuaj, se realiteti nuk eshte aq i zi dhe gjendja nuk eshte aq e zeze, se te gjitha jane kalimtare, se shqiptari ende nuk eshte pershtatur, se duhet ende kohe, se shqiptari kur zihet keq e nxjerr edhe nga guri, se plaget e se shkuares ishin teper te medha, se ato plage ende rrjedhin gjak, se duhet durim, duhet pune, duhet guxim, se e ardhmja eshte perpara, se shpresa nuk ka vdekur, se ne fund te fundit edhe vet' shqiptaret, si gjithe dynjaja, duke mos qene te persosur, shume halle i shpikin edhe vete? e te tjera e te tjera?

Po!

Ne fund te tunelit ka drite!

Nuk eshte as fakt, as fill, as send.

Eshte njeri.

Eshte nje vajze e re.

Quhet Jonada Jashari.

Jonada Jashari ka jetuar disa vjet ne Amerike. Ka mbaruar studimet e larta ne Kaliforni ku eshte diplomuar per "Film Director". Dhe ajo sot, me deshire te pafundme dhe vullnet te pambarimte per t'i sherbyer vendit te vet, ndodhet ketu. Mes te deshperuarve. Prane te lodhurve. Bashke me te gjunjezuarit. Perkrah te dekurajuarve. Per t'u thene te deshperuarve - mbahuni! Te lodhurve - zgjohuni! Te gjunjezuarve - ngrihuni! Te dekurajuarve - shkunduni!

Jonada e di se ka perpara pune te medha dhe te veshtira, te cilat me siguri do t'i mbaroje te gjitha. Sepse Jonada nuk ka qene ne Amerike per t'i sherbyer Ajo Amerikes, por per t'i sherbyer Amerika Asaj. Jonada, me energjine dhe inteligjencen e nje shqiptareje te vertete, ka ditur t'i ike rrezikut te trysnise deformuese, qe natyrshem nje vend i madh, i pasur e i fuqishem si Amerika, do s'do, ushtron mbi te huajt. Jonada ka ditur dhe ia ka arritur, qe mes Amerikes se zhurmshme, te mbetet e kthjellet si ujet e Vjoses dhe flladi i Gramozit.

Jonada Jashari eshte nga ata individet e rralle, te cilet nese Shqiperise nuk do t'ia sillte hera-heres Zoti, Shqiperia do te ishte shuar qekuri.

As e shpejte, as e ngadalte, as e deshperuar, as entuziaste, Jonada Jashari ka ardhur dhe do te rrije ne Shqiperi per t'ua shpjeguar, interpretuar, perthyer, perkthyer, shqiptareve gjendjen e tyre te tanishme, nga realitet i veshtire per t'u kuptuar e jetuar, ne Art te kendshem per ta pare e per t'u clodhur.

Jonada Jashari nuk eshte ndonje heroine. Poshte heronjte dhe heroizmat! Jonada eshte thjesht dhe vetem nje njeri, qe do te miren e popullit te vet, per te cilen te mire eshte gati te punoje, te lodhet, sidomos te jape, shume me teper se te marre.

Disa filma, te gjithe te suksesshem, te bera gjate viteve shkolles, prej te cileve ate me mirin te cilin e solli dhe u shfaq ne festivalin e filmit TIFF, une e pashe. Por, per Jonada Jasharin ato filma jane vetem preludi, paradhenia, parathenia, introdukta, trumbetat e luftes, provat gjenerale per sulmin e madh ne vendin e vet. Kunder shpreses se rrezikuar. Ndaj besimit te lenduar. Perballe deshperimit rrenues.

Si do t'i arrije Jonada, keto qellime kaq te larta ?!

Permes nje mjeti teper efikas, asaj per te cilen eshte shkolluar, Kinemase,

Jo Kinemase peshtirosese propagandistike. As Kinemase teatrale ku aktoret flasin si manekina. Kurren e kurres permes kinemase me pare, regjisore, aktore, mjete, por pa spektatore. Jonada s'ka asnje lloj lidhjeje me te tilla kinemara. Jonada do t'i arrije qellimet e veta te larta permes Kinemase se vertete. Asaj Kinemaje qe behet me mund te madh. Pas njohjes se trazimeve te thella shpirterore njerezore te shqiptareve. Me ndjeshmeri, dhembshuri, dashuri, meshire, dhe mbi te gjitha, njohje, kulture, dituri. Jo filma nga Stacioni i Trenit te Universiteti. Por Kinema dhe Filma, skute me skute te Shqiperise. Ku nuk jetojne pordhopolitane, por shqiptare te vertete qe ngrihen e ikin ne fushe qe pa gdhire e kthehen te rraskapitur, kur dielli i lodhur bie per te vdekur, i mbytur ne nje det gjaku brenda Pink-ut te magjishem te Jonit, Myzeqese, Adriatikut.

-Jonada, a mund te te sugjeroj nja dy tema ?

-Sigurisht.

-Mes statistikave te persekutimit te kohes, kur shqiptaret nuk i vriste e priste as serbi e as greku, por kurvi, ndaj mijera vrasjeve, dhjetera mijera burgimeve dhe te tjera e te tjera tmerreve te pafundme, ndodhet edhe nje shifer e cuditshme: "408 shqiptare qe kane humbur aftesite mendore". Une nuk e di cilat teknika statistikore kane perdorur ata qe kane nxjerre kete shifer. Ajo qe une di me siguri, eshte se kjo shifer nuk eshte thjesht lajthitje, por paradoks. Sepse, shqiptare me aftesi mendore te humbura, une vete njoh shumefishin e kesaj shifre. Prandaj them se, pa folur per Shqiperine e sotme kur psikiatri eshte bere mjeku me i preferuar dhe antidepresivet ilacet me te kerkuara, krejtesisht i lojtur e i lajthitur eshte ai qe ka nxjerre kete shifer. 408, pra, jane ata qe kane mbetur te rregullt dhe te gjithe te tjeret, mbi 3 milione, i ke te gjithe te lajthitur e te shkarravitur nga trute e kokes. Beje, te lutem, nje film me kete teme. Mbi raportin sasior dhe cilesor te lajthiturve dhe te rregulltve ne Shqiperine e sotme. Ky po, qe do te jete Film. Dhe ke per te pare se si biletat do te priten disa muaj para se xhirimi i Filmit te mbaroje.

Tjetra ide, te cilen une dua qe Ti ta besh Film, ka lidhje me nje pyetje qe me mundon prej kohesh: Si eshte e mundur, cfare dreqin ndodh brenda trurit te atyre shqiptareve, te cileve, sa me teper u plotesohen kerkesat, aq me teper i shtojne ankesat, te bertiturat, te qarat, llallallarat?! Edhe ky Film do te jete me siguri nje sukses i madh prej te cilit bota mbare do te njohe shqiptaret me mire se prej leximit te nje mije librave me kujtime, si dhe vet' shqiptaret do t'i ndihmoje te njohin veten me teper se gjithe netet e jetes se tyre mbushur me endrra dhe reflektime.

Jonada,

Ti qe ne Shqiperi erdhe dhe ne Shqiperi do te punosh sepse Shqiperine e do pafund, Ti fjalepaka qe nuk shkruan ne laptop, por ne bllok, Ti profesionistja e Kinemase, Ti e permbajtura dhe e qyteteruara, Ti qe e di fare mire se Internetin po e perdore shume te budallalleps, Ti qe celularin e neverit aq teper sa e hap vetem tre here ne dite - Ti mundesh.

Fillo Jonada

Forca Jonada.

Ndizi motoret Jonada

Je fenomenale Jonada



---


KJ

-