Më pëlqen tepër qasja kritike ndaj realitetit!
Më kanë pëlqyer diskurset e debatet publike të tij për një shkak: qasja reale kritike (filozofike)!
Së fundi kam dëgjuar një video në internet se si krishtlindjet festohen në datë, faktikisht muaj
që i përket stinës së gabuar, përshkak se në librin e shenjtë të të krishterëve dilte ndryshe.
M'u këtu më lindi një pyetje retorike se, sa manipulatorë kanë qenë me besimtarët priftërinjtë!?
Citoj nga Luka, 2:8-11: "Në atë vend ishin disa barinj, të cilët e kalonin natën përjashta për të ruajtur grigjën e vet. Engjëlli i Zotit u afrua tek ata dhe lavdia e Zotit i shndriti e ata u trembën për së tepërmi. Engjëlli u tha: “Mos kini frikë! Ja, unë po ju sjell një lajm të mirë: gëzim të madh për mbarë popullin! Sot, në qytetin e Davidit ju lindi Shëlbuesi ‑ Krishti Zot!"
Në atë stinë, kur ka lindur Krishti i të krishterëve, 90% ka mundësi të ketë qenë stina e verës,
përshkak se barinjtë nuk mund të dalin natën në vjeshtë ose në dimër, qoftë edhe në pranverë
sepse nata është e ftohtë, sidomos për bagëtinë.
Dikush mund të thotë që, "dimri atje është i ngrohtë - atje në Nazaret".
Por, i them që, nuk ka mundësi pasiqë sot mund të jetë i ngrohtë deridiku klima, por nata
është e ftohtë dhe këtë periudhë nuk mund ta marrim për fakt sepse kemi ngrohje globale.
Por, fakt tjetër është që po ky vend gjendet në hemisferën veriore, se po të ishte në hemisferën
jugore, atëherë do të kishin të drejtë ta festonin krishtlindjen në dimër sepse dimri në hemisferën
jugore është përgjatë verës sonë - përshkak të revolucionit rreth Diellit dhe këndit të Tokës.
Kështuqë, krishtlindjet janë një manipulim tjetër i fesë krishtere sipas vet burimit biblik.
Ky njeri është kritik, por që kritikat e tij bazohen në argumente, sikurse argumenti se s'ka Trinitet,
ngase vet Jezusi kurrë s'ka thënë që "më adhuroni mua", se tre qenie (subjekte) në një s'është
racionale, bile "zoti Krisht" t'i lutet "zotit At", kjo edhe më absurde e joracionale më duket nga
këndvështrimi filozofik e logjik.
Kështuqë, krishtlindjet vet sipas burimit biblik dalin manipulim dhe devijim i të krishterëve.
Bëhet pyetja se, çfarë festojnë atëherë të krishterët, sipas këtij kalendari julian-gregorian të Jul Cezarit!?
Me siguri që rezultati del që festa e tyre s'ka të bëjë veçse me paganizmin e romakëve!
Sidoqoftë, respekt për të krishterët, por duhet t'i pranojnë kritikat me vend e argumente.![]()
Krijoni Kontakt