Close
Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 188
  1. #21
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga refet Lexo Postimin
    zoti ne bibel
    job 41
    2 " askush ska guxim ta zgjoje " kurti po zoti juaj po bajka gjum?
    10 " flaka e shkendija e teshmja e tije " a ka kjo koment ?
    12 " per vrimen e hundes se tije i del tym" edhe kjo a ka koment ?


    keshtu pershkruhet zoti ne disa versete te bibles nese jam gabim me permisoni

    Je shumë gabim.

    Ti me këto qe thua këtu tregon dy gjëra; e para tregon se ti nuk e njeh Biblën dhe ato qe i ke cituar nuk i more nga Shkrimi i Shenjt duke e lexuar por je përdorur si robot duke cituar nga ndikimi i atyre qe pretendojnë ta fyejnë Shkrimin e Shenjt. E dyta tregon se ti je një njeri qe në vend qe ta lexosh Shkrimin e Shenjt për të kuptuar diçka mbi vullnetin e Zotit dhe te VERTETEN e Tij, e bën te kundërtën – keqpërdorë Shkrimin e Shenjt.

    Ti ke përdorur rreshta nga Libri i Jobit, ama është për të ardhur keq se si ka mundësi qe ti mos ta lexosh Jobin dhe jetën e tij, jeta e Jobit qe përshkruan Bibla, është shembull për te mirë dhe vërtetë një mrekulli e Zotit qe tregohet ne at njeri. Po ta lexoj njeriu Jobin dhe jetën e tij, vuajtjet dhe sprovat, por, qëndresën dhe besimin e tij, dashurinë dhe besnikërinë ndaj Zotit, do te shërbej për të mirë ne jetën tende dhe te gjithë atyre qe kanë qellim Zotin.

    Rreshtat qe ke cituar ti janë rreshta ku Libri tregon besimin dhe mendimin e disa te persona qe ishin me Jobin por qe realisht ata nuk ditën ta shpallin Zotin ashtu siç Ai është dhe shumë mirë rreshtat ne vazhdim te librit citohen kështu;
    Zoti ia tha këto fjalë: “Hidhërimi më ka marrë zjarr kundër teje e kundër dy miqve të tu, sepse para meje nuk e keni folur të drejtën si shërbëtori im Jobi...”.

    Fjala është pra për tre persona sepse para Zotit ata nuk e kan folur të drejtën si shërbëtori Jobi, dhe ti nga ata rreshta nxerre dhe citove, këta tre persona ishin; Elifaz Temaniti, Baldad Suhiti e Sofar Naamatiti.


    Zoti i prozhmon tre dijetarët

    7 Pra, ... i tha Elifaz Temanitit: “Hidhërimi më ka marrë zjarr kundër teje e kundër dy miqve të tu, sepse para meje nuk e keni folur të drejtën si shërbëtori im Jobi. 8 Prandaj, merrni për vete shtatë dema e shtatë desh dhe shkoni te sherbëtori im Jobi, kushtoni fli shkrumbimi për vete, kurse Jobi, shërbëtori im, do të lutet për ju, kështu që unë, për dashuri të tij, nuk do t’ju ndëshkoj për marrëzirën tuaj, sepse nuk keni thënë për mua fjalë të drejta si shërbëtori im, Jobi”.

    9 Shkuan, pra, Elifaz Temaniti, Baldad Suhiti e Sofar Naamatiti dhe bënë ashtu si u kishte urdhëruar Zoti. Zoti pati nderim ndaj Jobit.


    Zoti ia kthen të mirat Jobit

    10 Pasi Jobi u lut për miqtë e vet, Zoti e ktheu në gjendjen e mëparshme, madje ia dha dyfishin e gjithçkasë që kishte pasur. 11 Atëherë u kthyen te Jobi të gjithë vëllezërit e tij, të gjitha motrat e tija dhe të gjithë ata që e kishin njohur më parë. Hëngrën me të bukë në shtëpinë e tij, e ia çanë hallin dhe e ngushëlluan për të gjitha të këqijat që ia kishte pase çuar Zoti. Secili i dhuroi nga një pare argjendi e nga një unazë ari.

    12 Zoti e bekoi gjendjen e tanishme të Jobit më tepër se gjendjen e mëparshme. Kishte katërmbëdhjetë mijë dele, gjashtë mijë gamile, një mijë pendë qe dhe një mijë gomarica. 13 Pati edhe shtatë djem e tri vajza. 14 Të parën e quajti Pëllumbeshë, të dytën Lulekallame e të tretën Luleqepalle.

    15 Në mbarë vendin nuk kishte gra më të bukura se bijat e Jobit. Baba i tyre u dha trashëgim si vëllezërve të tyre.

    16 Pas këtyre ngjarjeve Jobi jetoi njëqind e dyzet vjet dhe i pa bijtë dhe bijtë e bijve të vet deri në të katërtin brez. Atëherë Jobi vdiq plot vjet dhe i kënaqur me jetë të gjatë.



    Kjo pra është e vërteta e JOBIT, e jo falsifikimi yt qe të përdor si robot pa e lexuar dhe medituar fare librin e Jobit, edhe ma keq se ketë e bën duke u përpjekur të thuash diçka te menqur!!!


    Citim Postuar më parë nga refet Lexo Postimin
    zoti ne bibel
    psalmi 89:8
    " i tmershem eshte hyji ne kuvendin e shenjeterve "
    ????????????
    hyji eshte i tmershem ,
    keshtu pershkruhet zoti ne disa versete te bibles nese jam gabim me permisoni
    Po kjo, çfarë te keqe ka ore njeri?
    Lexoje deri ne fund se çka thotë Psalmi nga i cili ti nxëre një rresht me qëllime te keq, lexoje me kujdes Psalmin, është kënaqesi per secilin njeri qe beson Zotit, mos e keqpërdor tjetërher Shkrimin e Shenjt sepse nuk te bën hajr.

    PSALMI 89
    Himn e lutje Hyjit besnik

    1 Poemë. E Etan Ezrahitit.

    2 Dashurinë e Zotit gjithmonë do të këndoj, brez pas brezi goja ime do të shpallë besnikërinë tënde.

    3 Sepse the: “Hiri im qëndron për amshim”, në qiell është e themeluar besnikëria jote!

    4 “Bëra besëlidhje me të zgjedhurin tim, i jam betuar Davidit, shërbëtorit tim:

    5 Farën tënde do ta ruaj për amshim, froni yt do të qëndrojë brez pas brezi.”

    6 Qiejt i këndojnë veprat e tua, o Zot, kuvendi i shenjtërve besnikërinë tënde!

    7 E kush ndër re është i barabartë me Zotin? Kush është i ngjashëm ndër zota me Zotin?

    8 I tmerrshëm është Hyji në kuvendin e shenjtërve, i madh e i përfrigueshëm mbi të gjithë ata që i rrinë përreth.

    9 O Zot, Hyji i ushtrive, kush është si ti? I pushtetshëm je, o Zot, e besnikëria të rrethon!

    10 Ti zotëron krenarinë e detit, ua ul kokën valëve të tërbuara.

    11 Ti e copëtove Rahabin dhe e shqelmove, me krah të fuqishëm armiqtë i shpërndave.

    12 Yti është qielli, jotja është toka, ti e krijove tokën dhe gjithçka ajo përmban.

    13 Veriun e jugun ti i krijove, Tabori e Hermoni i brohoritin Emrit tënd.

    14 Krahu yt është plot fuqi, e fortë është dora jote, e lartësuar e djathta jote!

    15 Drejtësia dhe e drejta janë themeli i fronit tënd, dashuria dhe e vërteta gjithkund të shkojnë përpara.

    16 Lum ai popull që di të brohoritë, që ecën në dritën e fytyrës sate, o Zot!

    17 Përherë do të gëzojë në Emërin tënd, e do të mburret në drejtësinë tënde.

    18 Sepse ti je stolia e fuqisë së tyre e me hirin tënd rritet fuqia jonë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 13-12-2011 më 20:05
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #22
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Ermedin Lexo Postimin
    Shumë bukur e thotë dhe shumë e qartë është puna që krishterimi nuk është fe
    e vërtetë e Zotit, porse e njerëzve (e shpikur më sakt e devijuar prej tyre),
    Fillimisht te korrigjoj se vërtetë krishterimi nuk është “fe” ne kuptimin tënd. Nuk e dijë nëse kupton se çka d.m.th dhe çfarë kuptimi ka fjala fe.
    Ne Krishterim, fjala FE, në shqip ka kuptimin e Bes-imit, BESË, BESË në/me Zotin. Në krishterim, fjala “fe” mund të nënkuptohet edhe në kuptimin e termit "FE-jese", "fe-joj" sepse te krishterët janë si nusja qe fejohet me të fejuarin dhe pret te bashkohet tërësisht me të, por qe realisht, Krishterimi si “fe” është BESË-LIDHJE apo bese-dhënie midis DY palëve për një qellim te përbashkët. Në mes të Zotit dhe njeriut. Besa, BES-lidhja e të krishterëve apo dhe kjo besë-lidhje është e vulosur me gjakun e Jezus Krishtit, Birit të Hyjit të gjallë. Kjo është “fe”-ja jonë por jo ne kuptimin tënd por ne kuptimin e BES-lidhjes me Zotin nëpërmes gjakut, kryqit dhe ngjalljes së Jezusi Krishtit.

    Ja si është besimi ynë dhe ku e ka mbështetjen besa e të krishterëve:
    “Sepse bijtë e Hyjit janë ata, të cilët i udhëheq Shpirti i Hyjit. Ju veç nuk e keni marrë shpirtin që bën robër në mënyrë që përsëri të trembeni, por keni marrë Shpirtin që ju bën bij të adoptimit, në saje të të cilit ne thërrasim: Abba! O Atë!” (Rom 8, 14-17)

    Po ju a nuk e dini se jeni Tempulli i Hyjit dhe se Shpirti i Hyjit banon në ju?
    Nëse ndokush e rrënon Tempullin e Hyjit, Hyji do ta humbasë atë, sepse Tempulli i Hyjit është i shenjtë ‑ e ky Tempull jeni ju! (1 Kor 3; 10-17)


    “Por ju do të merrni fuqinë e Shpirtit Shenjt, i cili do të zbresë në ju”

    Feja është synimi njerëzor te arrihet tek Zoti, ndërsa krishterimi është ZOTI, i cili arrin tek njeriu; "Sot, në qytetin e Davidit ju lindi Shëlbuesi ‑ Krishti Zot!" - “keni marrë Shpirtin në saje të të cilit ne thërrasim: Abba! O Atë”- Shpirti i Hyjit banon në ju".... Te krishterët, besimtari i krishterë është Tempull i Zotit dhe na jep te drejtën te jemi te bijtë e Perëndisë.

    Në “fe” – besimin e krishterë, themeli, baza është Krishti i ngjallur. Dhe kjo; “Me të vërtetë u ngjall”, ky është “fe” bes-imi i vërtetë i krishterimi; kujtesa e jetuar e një ngjarje që ndodhë edhe sot, e, që do të ndodhë në çdo çast të jetës tone. Krishti u ngjall dhe Ai është në jetën time.


    Citim Postuar më parë nga Ermedin Lexo Postimin
    që bie ndesh me matematikën pikë së pari: Ati + Biri + Shpirti = 1 ?!
    BESA ne Zot nuk është një matematikë dhe llogari ne kuptimin qe ti thua. Bes-imi është një dhuratë – HIR qe Zoti ja dhuroj njeriut, por disa e pranojnë disa jo, thirrje ka secili. Ama, pasi qe bëre matematikë, ja pra një matematikë qe tregon diçka se ti nuk mendove; 1 x 1 x 1= 1.


    Citim Postuar më parë nga Ermedin Lexo Postimin
    Shumë mirë thotë që tre imazhe nuk mund të konsiderohen një imazh.
    P.SH: Kurani ka një imazh, apo? Ama një Kuran e ke ti por një e kam edhe unë ne dorë, dy këta e kanë te njëjtin imazh dhe përmbajtje, flasin njëjte dhe tregojnë njëjtë, kane te njëjtin qellim dhe mision, por realisht kjo tregon se ka mundësi te ketë ma shume se një numër për arsye te njeriut, por realisht është NJË sepse dhjetëra kurana nuk janë. KUJDES me ato matematika kur behet fjale për Zotin, sepse edhe besimi yt e thotë se “për Zotin nuk ka asgjë te PA mundur” dhe shume keq mund te ngatërrohesh nga ata tipa qe dalin duke fye besimin e tjerëve duke harruar të vetin.

    Jezusi kishte një natyrë me Atin, Shkrimi i Shenjt thotë:
    Hyjin kurrë askush nuk e pa: Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin, Ai bëri të njihet. (Gjn 1; 18)

    Citim Postuar më parë nga Ermedin Lexo Postimin
    Madje të thuash që njeriu (profeti) Jezus u rrethpre (u bë synnet), sipas
    të krishterëve i vjen se "zoti u bë synnet"... sa absurde.
    Është vërtetë “absurde” sikurse ete Krishterët te besonin apo te shpallnin Krishtin ZOT e jo ZOT/NJERI. Asnjë i krishterë, asnjë doktrinë, sikurse as Bibla qe është baza e besimit nuk thotë se Krishti nuk ishte një Njeri, por Zoti u bë Njeri, Zoti u mishërua ne personin Jezus duke u bë Njeri. "e Fjala ishte Hyj - E Fjala u bë njeri e banoi ndër ne". Edhe judejtë dështuan ne ketë pikë, ata për ketë arsye edhe e sulmuan dhe nuk e pranuan. P.sh në një rast Jezusi tha, "Unë dhe Ati jemi një." , shkrimet tregojnë se menjëherë Judenjtë deshën ta vrisnin me gurë. Ai i pyeti për cilën vepër të mirë deshën ta vrisnin. Ata u përgjigjën , "Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të tjetër, po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri e bën veten Hyji" (Gjoni 10:33).

    Jezusi pra është lindur nga virgjëresha Mari, është rritur me një zhvillim njerëzor. Jozefi dhe Maria respektuan te gjitha Ligjet e Judenjëve. Thash më parë se “ne zhvillim”, kur them kështu mendohet; rritjen morale, trupore, intelektuale por edhe atë fetare qe ishte ne kohen e Jozefit dhe Marisë duke perfshi edhe ritet dhe ligjet fetare te asaje kohe. Te gjitha këto ishin në Jezusin NJERI, me përjashtim të mëkatit, Jezusi ishte njeri i vërtetë porsi te tjerët. Mirëpo në personin Jezus ekzistonin dy natyra; ajo hyjnore dhe njerëzore; "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin", = Natyra Hyjnore; - "Unë dhe Ati jemi një" = te pandara; "un jam në Atin e Ati është në mua" = te papërziera, ne te njëjtin Jezu Krishtin Zotin tonë.


    Citim Postuar më parë nga Ermedin Lexo Postimin
    Madje "Triniteti"
    është shpikje e nuk gjendet në Bibël; këtë e dëshmon ky prifti më së miri:
    Nuk është shpikje. Madje Bibla në shumë hera flet për Atin – ZOT, te Birin ZOT dhe Shpirtin e Shenjt – ZOT.

    Ajo që Zoti na ka zbuluar në Bibël është se: Hyji Ati është plotësisht Hyji - Krijuesi i Gjithësisë. Hyji Biri (Jezui) është plotësisht Hyji. Dhe Hyji Shpirti i Shenjtë është plotësisht Hyji. Megjithatë, ka vetëm një Zot.
    Është e vërtetë se në botën tonë, me eksperiencën tonë të kufizuar njerëzore, është e vështirë të kuptosh Trininë. Por që nga fillimi Hyji, që në krijimin e gjithësisë u shfaqet i tillë në Shkrimet e shenjta.

    Të lexojmë nga disa të dhëna nga shkrimet e shenjta të cilat zbulojnë ekzistencën e Hyjit Tre në Një, Nga Libri “Si na është zbuluar Zoti”:

    Jezusi pasi u pagëzua:
    1.) Dhe Jezusi sapo u pagëzua doli nga uji; dhe ja qiejt u hapën;
    2.) dhe ai pa Shpirtin e Hyjit duke zbritur si një pëllumb e duke ardhur mbi të,
    3.) dhe ja një zë nga qielli që tha: "Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam i kënaqur." (Mateu 3:16-17)

    Dhe ëngjëlli duke u përgjigjur i tha Marisë:
    1.) "Shpirti i Shenjtë do të vijë mbi ty dhe;
    2.) pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje;
    3.) do të quhet Bir i Hyjit." (Luka 1:35)

    Jezusi në fjalët e fundit që ju tha apostujve para se të ngritet në qiell tha; "Prandaj shkoni e bëni nxënës të mi të gjithë popujt! Pagëzoni në emrin të;
    1.) Atit e të;
    2.) Birit e të;
    3.) Shpirtit të Shenjët!"

    Jezusi apostujve u tha:
    1.) "Unë do t'i lutem;
    2.) Atit, dhe Ai do t'ju dërgojë një;
    3.) Ngushëllues (Ndihmës) tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju; Shpirti i së vërtetës, (Gjoni 14:16-18)

    Pali në letren dërguar Kishes:
    1.) Hyji e dërgoi në zemrat tona;
    2.) Shpirtin e
    3.) Birit të Vet, i cili gërthet: Aba - o Atë! (Gal 4; 6)

    E paraqitur në bekimin apostullor.
    1.) "Hiri i Zotit Jezus Krisht;
    2.) dashuria e Hyjit dhe;
    3.) bashkësia me Shpirtin Shenjt qofshin me ju të gjithë. Amen" (2 Korintasve 13:13).
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 13-12-2011 më 22:06
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #23
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-10-2011
    Postime
    9
    Toni vetem nje pyetje kam per juve .Pasi qe shpesh e thoni Ati-biri-shpirti i shenjte ,u bera kurioz te di se kush eshte i ati i te atit dhe gjyshi i birit ??

    rrofsh

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e SatanMyMasterSS
    Anëtarësuar
    02-10-2011
    Vendndodhja
    Hell
    Postime
    217
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    "Breznia e prapë dhe lavire shenjë kërkon"!



    Një herë disa skribë e disa farisenj morën fjalën e i thanë Jezusit: “Mësues, prej teje duam të shohim një shenjë.”

    Ai u përgjigj:

    Breznia e prapë dhe lavire shenjë kërkon! Shenjë tjetër s’do t’i jepet përveç shenjës së Jonës profet! Sikurse Jona qe në barkun e përbindëshit të detit tri ditë e tri net, ashtu edhe Biri i njeriut do të jetë në zemrën e tokës tri ditë e tri net." (Mt 14; 38-40)

    Nuk ka asnjë shenjë as deshmi ma te mirë se sa jeten qe është brenda teje. Vet jeta është një mrekulli ne vetveti.
    Mendja e njeriut, fryma e njeriut, emucioni, ndergjegja e njeriut, vet shpirti i njeriut...., e shume e shume te tjera te cilat as qe mund te shpjegohen ne menya te kënaqshme, por, ne asnjë mënyrë ato nuk ka teori qe i mohon. Poashtu, kur flitet per te keqen dhe te miren, ketu vetem sa mund te belbezohet, asgjë shkenca as teoritë tjera nuk mund te shpjegojnë. Eshtë besimi në zemer qe i shpjegon ato, ndersa te tjerët vetem sa belbezojnë.

    Vet e ardhmja e njeriut - dita e neserme, te gjithe e shpresojmë dhe e presim, por realisht, asgjë te sigurtë nuk ka pos shpreses......, keshtu qe besimi tek njeriu është fuqia, faktori kryesor ne jeten e njeriut.
    Nuk me tha asgje me shume se nje permbledhje fetare pra perseri nuk eshte dicka e sakte por mendohet se eshte ashtu keshtu qe po e lem me kaq.
    Me te mira shpresoj se i tere ky mund mos te shkoj huq.
    Religion is hate,
    Religion is fear,
    Religion is whore

  5. #25
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457

  6. #26
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Nje nga shpifjet me te renda ndaj ateizmit eshte pikerisht kjo gjegjeza me lart. Me e keqja eshte se fetaret e dijne qe kjo eshte shpifje dhe vazhdojne te shpifin pa fund e pa mbarim ne menyre sistematike e denigruese.

    Ateizmi nuk ngrihet mbi dogme, perkufizime fiktive si dhe koncepte abstrakte shpirterore, kjo e ben te mos jete religjion. Ateizmi nuk therritet ne nje force te ekstra-dimensionale per te shprehur te vecantesine ndaj pjestareve te tjere; dhe kjo e ben te mos jete as besim.

    Pra Ateizmi, nuk eshte religjion as dhe besim (se ka nje ndarje distinktive mes ketyre dyjave) por eshte vlere dhe qyteterim i cili nxit diturine, njohjen mes njerzve dhe kulturave te ndryshme. Ateizmi bazohet ne vlerat humane te verteta, dhe rrjedh nga deshira e njerzve per te menduar te lire (Pa dogma) ndaj dhe ne botën perendimore Ateizmi dhe Ateistet therriten si "Freethinkers".

    Nje ateist, do ndertonte nje shkolle sesa nje objekti fetar; Do jepte nje ndihme sesa nje lutje etj. etj. Keto jane disa krahasime ne menyre qe ti te kuptosh se c'eshte nje ateist.

    Ne fund fare, ateizmi eshte nje refleks shoqeror per t'ju pershtatur botes se re e cila sa vjen dhe vetedijesohet me shume ndaj vlerave globale qe sot jane kethyer pothuaj ne nje domosdoshmeri.

    Do te te lutesha, qe kete me lart ta keshe si "Bismilah" perpara se te shkruash ndonje gje te pa-kendeshme ndaj ateizmit. Nese sot une dhe ti jemi duke komunikuar ne internet, kjo vjen fale atyre "qafireve" qe sipas fese do te digjen ne ferr :P

    cgx
    Asgje nuk paske then pos ke vertetu ate qe thash me lart
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Ato te trijat qe permnden,nga ata qe kan ndryshuar librin e shejte Biblen,as nje njeri normal nuk e beson se Zoti esht Isai as,trigemit e shum kundershtareve te krijusit Zotit nje,qe me qellim ulin madheshtin e Allahut xh u,me ide te prapambetur se Isai as esht vete Zoti ,JU edin se Isai as ,ka kerkua ndihme nga krijusi i Tije ,dhe ka tregu frik dhe nuk ka pas shum besim tek disa nga ata qe i ka pas afer .Po a ka krijus frik nga ata qe i ka krijua prej asgjeje !?.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga dijetari Lexo Postimin
    Ato te trijat qe permnden,nga ata qe kan ndryshuar librin e shejte Biblen,as nje njeri normal nuk e beson se Zoti esht Isai as,trigemit e shum kundershtareve te krijusit Zotit nje,qe me qellim ulin madheshtin e Allahut xh u,me ide te prapambetur se Isai as esht vete Zoti ,JU edin se Isai as ,ka kerkua ndihme nga krijusi i Tije ,dhe ka tregu frik dhe nuk ka pas shum besim tek disa nga ata qe i ka pas afer .Po a ka krijus frik nga ata qe i ka krijua prej asgjeje !?.
    Na trego se kur eshte ndryshuar Bibla ne cilen vite, cili eshte ndryshimi i saj na i sjell te lutem çka eshte ndrysheurar, po te ndryshehet Bibla çka kishte me ndodhe me Kuranin?? !!!!

    1.Përkthimi në greqishten e vjetër Septuaginta, (shek. III para Krishtit.)
    2.Përkthimi në siriakishten e vjetër (150 pas K.)
    3.Përkthimi në siriakishten peshita (150 pas K.)
    4.Përkthimi në latinishten e vjetër (shek. IV pas K.)
    5.Përkthimi në latinisht Vulgata, nga Jeronimi (364 - 384 pas K.)
    6.Përkthimi koptik ose egjiptian (200 - 300 pas K.)



    1.Codex Vaticanus (325 pas K.), gati gjithë Bibla, ruhet në bibiotekën e Vatikanit.
    2.Codex Sinaiticus (350 pas K.) tërë Dhiata e Re dhe gjysma e Dhiatës së Vjetër, gjendet në Muzeun Britanik.
    3.Codex Aleksandrus (400 pas K.) gjithë Bibla, Muzeu Britanik
    4.Codex Bazae (450 pas K.) ungjijtë dhe veprat e apostujve, gjendet në Bibliotekën Universitare në Kembrixh
    5.Codex Ephraemi (450 pas K.) Dhiata e Re, Biblioteka Nacionale, Paris.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pa_doreza2 : 14-12-2011 më 09:30
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Kush e ka shkrua Biblen? dhe cilen kohe ka jetua ai qe e ka shkruar Biblen ,dhe a e ka pa perseafermi Isain as .?
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga dijetari Lexo Postimin
    Kush e ka shkrua Biblen? dhe cilen kohe ka jetua ai qe e ka shkruar Biblen ,dhe a e ka pa perseafermi Isain as .?
    Bibla eshte shkruar 2100 vjet para kuranit !! Po tregona kushe dhe kur eshte ndryshuar daten dhe vitin ?
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •