Close
Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 188
  1. #71
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-12-2011
    Postime
    12
    Më pëlqen tepër qasja kritike ndaj realitetit!

    Më kanë pëlqyer diskurset e debatet publike të tij për një shkak: qasja reale kritike (filozofike)!

    Së fundi kam dëgjuar një video në internet se si krishtlindjet festohen në datë, faktikisht muaj
    që i përket stinës së gabuar, përshkak se në librin e shenjtë të të krishterëve dilte ndryshe.


    M'u këtu më lindi një pyetje retorike se, sa manipulatorë kanë qenë me besimtarët priftërinjtë!?

    Citoj nga Luka, 2:8-11: "Në atë vend ishin disa barinj, të cilët e kalonin natën përjashta për të ruajtur grigjën e vet. Engjëlli i Zotit u afrua tek ata dhe lavdia e Zotit i shndriti e ata u trembën për së tepërmi. Engjëlli u tha: “Mos kini frikë! Ja, unë po ju sjell një lajm të mirë: gëzim të madh për mbarë popullin! Sot, në qytetin e Davidit ju lindi Shëlbuesi ‑ Krishti Zot!"

    Në atë stinë, kur ka lindur Krishti i të krishterëve, 90% ka mundësi të ketë qenë stina e verës,
    përshkak se barinjtë nuk mund të dalin natën në vjeshtë ose në dimër, qoftë edhe në pranverë
    sepse nata është e ftohtë, sidomos për bagëtinë.


    Dikush mund të thotë që, "dimri atje është i ngrohtë - atje në Nazaret".

    Por, i them që, nuk ka mundësi pasiqë sot mund të jetë i ngrohtë deridiku klima, por nata
    është e ftohtë dhe këtë periudhë nuk mund ta marrim për fakt sepse kemi ngrohje globale.
    Por, fakt tjetër është që po ky vend gjendet në hemisferën veriore, se po të ishte në hemisferën
    jugore, atëherë do të kishin të drejtë ta festonin krishtlindjen në dimër sepse dimri në hemisferën
    jugore është përgjatë verës sonë - përshkak të revolucionit rreth Diellit dhe këndit të Tokës.



    Kështuqë, krishtlindjet janë një manipulim tjetër i fesë krishtere sipas vet burimit biblik.

    Ky njeri është kritik, por që kritikat e tij bazohen në argumente, sikurse argumenti se s'ka Trinitet,
    ngase vet Jezusi kurrë s'ka thënë që "më adhuroni mua", se tre qenie (subjekte) në një s'është
    racionale, bile "zoti Krisht" t'i lutet "zotit At", kjo edhe më absurde e joracionale më duket nga
    këndvështrimi filozofik e logjik.


    Kështuqë, krishtlindjet vet sipas burimit biblik dalin manipulim dhe devijim i të krishterëve.

    Bëhet pyetja se, çfarë festojnë atëherë të krishterët, sipas këtij kalendari julian-gregorian të Jul Cezarit!?

    Me siguri që rezultati del që festa e tyre s'ka të bëjë veçse me paganizmin e romakëve!


    Sidoqoftë, respekt për të krishterët, por duhet t'i pranojnë kritikat me vend e argumente.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mr.Sfiduesi : 01-01-2012 më 15:55

  2. #72
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Mr.Sfiduesi Lexo Postimin

    Citoj nga Luka, 2:8-11: "Në atë vend ishin disa barinj, të cilët e kalonin natën përjashta për të ruajtur grigjën e vet. Engjëlli i Zotit u afrua tek ata dhe lavdia e Zotit i shndriti e ata u trembën për së tepërmi. Engjëlli u tha: “Mos kini frikë! Ja, unë po ju sjell një lajm të mirë: gëzim të madh për mbarë popullin! Sot, në qytetin e Davidit ju lindi Shëlbuesi ‑ Krishti Zot!"

    Mirë, i beson apo nuk i beson ti këtij rreshti qe citon? Shkrimi në fjalë po thotë se "Engjëlli i Zotit u tha.....Sot, në qytetin e Davidit ju lindi Shëlbuesi ‑ Krishti Zot".

    Të kaloj pa e vërejtur apo...?!!
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e refet
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Postime
    553
    " krishti zot" po zoti juaj aq i dobet eshte qe te gozhdohet?
    aq i dobet eshte qe ta munde njeriu ? i dobet eshte ky zoti juaj toni . pershendetje

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Kush eshte i dobet, Ai triumfoi mbi vuajtjen dhe vdekjen, U RINGJALL. Qe shume i forte, se duroi gjithe ate vuajtje, ME DASHURI, u lut gjithe kohen mbi ata qe po e keqtrajtonin, e gjithe kjo qe te jete shembull per ne te tjeret. Qe do te thote, ne kete jete duhet te kujdesemi per paqen e shpirtit e te rrojme ne dashuri, se cdo gje tjeter eshte e parendesishme, rendesi ka e ardhmja qe ndertohet ne nje te sotme te rinovuar ne dashurine e Krishtit.......

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e refet
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Postime
    553
    "zoti" me u ringjal o djal a je ne vete se cka shkruan? "zoti" me durue vuajtje ???????

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Ne rradhe te pare, nuk jam djale, ne rradhe te dyte, ne qofte se ti nuk don ti besosh keto te verteta, eshte krejt problemi yt.......

  7. #77
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga refet Lexo Postimin
    " krishti zot" po zoti juaj aq i dobet eshte qe te gozhdohet?
    aq i dobet eshte qe ta munde njeriu ? i dobet eshte ky zoti juaj toni . pershendetje
    Nuk e kupton ti forcën e gozhdove, as domethënien, as rëndësinë, as asgjë, prandaj edhe ke mbetur duke u sjellë si furdull duke nënçmua Zotin e të Krishterëve; "i dobët dhe i fortë"!. Jezus Krishti është Zot/Njeri, qe do te thotë Ai zbriti nga qielli duke u mishërua në kraharorin e një njeriut - në njeri - duke marrur natyrën njerëzorë për ta gozhduar por pas kësajë për ta çliruar njeriun, vërtetë për ta gozhduar trupin; gozhdimi DMTH trup HESHT dhe gjithçka ne vullnet te Zotit. Krishti/Njeri-njerzorja e Jezusi foli dhe tha Atit; "të bëhet vullneti yt dhe jo i imi" ama Zoti deshti dhe vullneti i Tij ishte qe gjithçka te shkoj sipas planit te Tij=Trupi i njeriut ne kryq me qellim qe nepermes vdekjen dhe ngjalljes se njeriut Krisht, njerëzimi ta fitoj Jeten dhe pavdekësinë.. Ishte mision i Tij mbi tokë gozhdimi dhe e thënë shumë shekuj më parë nga profet të ndryshem. Ai trup jam unë, Diella e tjetri e tjetri...., TRUPI i Krishtit është edhe sot - jemi ne - Kisha, pra jemi ne njerëzit - trupi i njeriut qe u gozhdua e jo Zoti, Ndërsa po ashtu, jemi na njeriu - njerëzorja qe u ngjall sepse Hyji as nuk vdiq as nuk u ngjall, ishte trupi - ana njerëzore ajo qe përjetoj ato qe shpjegohen, qe i përjetoj Zoti në personin Jeuz sepse Krishti e muar natyrën e njeriut për ta shëlbuar, ardhja e Krishtit ishte për virtyt te Shpirtit te Shenjt – për shpëtimin e njeriut te humbur, i robëruar dhe të zhytur në mëkate.

    Krishti nuk erdhi në botë për ta treguar "forcën" dhe për të treguar trimërinë me n njeriun, Krishti nuk erdhi qe ta dënoj njeriun por qe ta shpëtoj njeriun. Pra pikërisht për ta “zhveshë” njeriun nga mëkati dhe ligësitë pikë për pikë deri në vdekje, dhe, nëpërmes këtyre vuajtjeve dhe vdekjes për ta ringjallur prap njeriun trupin e njeriut dhe për ta ngritur ne Lavdinë e Zotit; tash duke ndërtuar njeriun e ri - njeriun trup shpirtnor dhe te pa vdekshëm; këtu duhet bërë llogarinë e forcës dhe te pushtetit te Zotit, por mbi te gjitha Dashurinë qe ka Ai për njeriun, e jo të tallemi si njerëz të pa asnjë arsye dhe të pandershëm kinse pi dijë diçka, kjo mënyrë e jotja vetëm sa tregon sa i lig qe je. E mendon një zot te forte dhe qe vret njerëz ti? Me pushkë apo shpatë ne dorë duke poshtruar njeriu? Kështu menduan edhe judenjtë dhe ende e presin nje MESI (Krisht) te atij llojit! jo jo, ai nuk është zot i vërtetë, por Zot i vërtetë është ai të fton në kthim, në rrugë drejt Tij, qe të jep DRITË për ta pa te keqen, Zot qe kujdeset për njeriun dhe nuk e len ne mundime dhe mjerime te përjetshme por aq dashuri dhe përkujdesje ka sa vjen ne boten njerëzore duke ngadhënjyer ndaj te keqes dhe vdekjes NË NJERI - QE DMTH ishte njeriu ai qe fitoj ne ketë rast sepse natyra e njeriut u përballoj te gjitha atyre në personin Jezus qe është Zot nga qielli.

    Asnjëherë mos harro se te Krishterët besojnë dhe shpallin se Jezusi kur erdhi mbi tokë, Ai kishte dy natyra; njerëzore dhe hyjnore. Zot/Njeri. Çdo gjë qe shihet deri edhe kryqi dhe vdekja por edhe ringjallja ishte njeriu Ai qe syri njerëzor (ti, une dhe tjetri..) e sheh, Hyjnia e Tij nuk shihet sepse Hyji eshte i pa pashëm – i pa dukshem per njeriun – per natyrën tonë njerëzore, natyra e Tij nuk mund te arrihet aq lehtë nga njeriu dhe janë raste te rralla dhe specifike nëse i zbulohet diçka njeriut, por veprimet e Hyjit në personin Jezus shihen per ata qe kan sy per të pa. Ishte po njeriu edhe arsyeja pse Ai erdhi në botë, Ai erdhi për njeriun, për shpëtimin e njeriut, u kryqëzua për shperimin e njeriut, vdiq për shperimin e njeriut, u ringjall për shpëtimin e njeriut dhe ne gjithçka Krishti njeri iu bind Hyjit. Pra Zoti këtu nuk tregon ndonjë “ligësi as dobësi” vetëm sa e tregon dashurinë qe ka, lavdinë qe ka dhe pushtetin qe ka sepse për Zotin nuk ka asgjë te pa mundur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 03-01-2012 më 20:13
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #78
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457

  9. #79
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457

  10. #80
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Pra, hoxhe efendi, akoma nuk ke se ç'thua vete dhe sjell akoma video nga Youtube si prova te epersise se Islamit??!
    Ahmed Didat, padyshim llafexhi i mprehte dhe i kulturuar, eshte i mjaftueshem vetem per ata qe s'jane ne gjendje te ndajne shapin prej sheqeri e, padyshim per nje hoxhe si ti!
    Per te tjeret, eshte vetem nje manipulator i mendjeshkurterve!!
    Jarigas

Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •