Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ndėrron jetė aktorja e mirėnjohur Drita Pelingu

    Pengu i Drita Pelingut:“S’mė lanė tė luaj filma kur isha e re”

    Zenepe Luka

    Emri:  145392.jpg

Shikime: 2051

Madhėsia:  12.4 KB
    Ajo i shpėrfill vitet. Betejėn me to e ka fituar. Nė finesėn qė reflekton dhe nė praninė e vazhdueshme nė skenė. Drita Pelingu e ka tė lidhur ngushtė jetėn me teatrin. Kanė kaluar plot 62 vjet nga koha kur ajo guxoi tė sfidonte. Konkurroi dhe ishte e vetmja femėr aktore mes Kadri Roshit, Naim Frashėrit, Lazėr Filipit...Njė brez qė i dha emrin teatrit shqiptar. Vazhdon tė “ushqehet” me ato emocione. Shtėpia e saj i ka lėnė vendin njė auditoriumi pėr tė rinjtė. Nė vitet e gjata tė pėrvojės, ata i sjellin nė kujtesė rininė e saj qė pėr tė ka edhe hidhėrime apo pengje. Nė kėtė rrėfim tė thjeshtė kujtimesh dhe ndjenjash, aktorja e njohur “shfleton” pak nga jeta e saj.

    Ēfarė janė 62 vjet nė skenė pėr aktoren Drita Pelingu?

    Ėshtė jeta ime. Kalova 60 vjetėt dhe vazhdoj tė jem nė skenė, pėr tė mos u ndarė kurrė prej saj.

    Pas njė pėrvoje kaq tė gjatė, si i kujtoni fillesat tuaja nė teatėr?

    Pėr hir tė sė vėrtetės, hapi i parė ėshtė hedhur gjatė luftės. Kam qėnė studente tek “Nėna Mbretėreshė” ku recitoja bukur. Tė gjithė mė thoshin:- Drita, ti do tė bėhesh artiste. Nė dhjetor tė vitit 1944 pashė njė lajmėrim nė njė gazetė ku ftonin talente pėr tė konkurruar pėr teatrin. Guxova dhe shkova duke mos pyetur pėr pasojėn qė do tė mė vinte nga familja dhe nga mentaliteti i kohės. U paraqita nė konkurs pėrballė njė komisioni me figura tė shquara tė artit si regjisori Sokrat Mio, Tefta Tashko, Andon Thano, etj. Kisha pėrgatitur vjershėn pėr vrasjen e Qemal Stafės. E kisha lexuar nė njė revistė qė dilte ilegalisht dhe e mėsova menjėherė pėrmendėsh. Ēuditėrisht edhe sot e mbaj mend. E recitoj rresht pėr rresht edhe pse nuk e kam lexuar qysh nga viti 1943. Fitova konkursin dhe isha e vetmja vajzė me djemtė e talentuar si Kadri Roshi, Naim Frashėri, Lazėr Filipi. Ishin edhe dy vajza qė erdhėn nga jeta partizane, por u larguan. Mendoni se ēfarė pėrmbysje ndodhi nė familjen time, por triumfova. Nė vitin 1946 fillova punėn me pagė nė teatėr dhe siē mė shihni edhe sot pas plot 60 vjetėsh mė gjeni kėtu, nė skenėn e Teatrit Kombėtar. Sigurisht nuk hyra lehtė. Nė shtėpinė tonė erdhi Zihni Sako, Besim Levonja dhe i luteshin babait qė tė mė lejonte. Aty njoha edhe tim shoq, i cili duke qėnė artist mė kuptoi e dha mbėshtetjen.

    Ēfarė mbani mend nga roli juaj i parė?

    Ishte roli i piktores tek drama “Portreti”. Pikturoja foton e kunatės, qė ishte aktorja Liza Vorfi, e cila atėher u vlerėsua pėr plastikėn dhe zėrin. Ky ishte njė fillim i mbarė. Por..
    Unė kam qėnė me shumė fat pasi kam interpretuar vetėm kryerole. Nuk ka regjisor qė tė mos e hiqte mėnjanė rolin e parė pėr mua. Por fati lidhet edhe me faktin qė kam pasur nderin qė tė kem partnerė artistė tė mėdhenj si Kadri Roshi, Sandėr Prosi, Loro Kovaēi, Gjon Karma, Violeta Manushi, Marie Logoreci, Margarita Xhepa. Ata ishin ndihmė dhe pėrvojė qė ndikoi nė karrierėn time si aktore.

    Emri:  145393.jpg

Shikime: 4539

Madhėsia:  25.9 KB
    Kujt ia dedikoni “mjeshtėrinė e aktorit”?

    Unė kam punuar me regjisorė tė mėdhenj si Pandi Stillu, Sokrat Mio, Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, Drita Agolli. Ata mė kanė vlerėsuar e mė kanė dhėnė role kryesore, por mėsimet e para i kam marrė nga regjisori sovjetik Krickov, me tė cilin bėmė njė kurs dy vjeēar pėr mjeshtėrinė e aktorit, plastikėn etj. Kėto i kam shfrytėzuar gjatė gjithė jetės nė skenė.

    Cilin do tė konsideronit rol tė veēantė?

    Nuk jam nė gjendje ta bėj kėtė, por do tė rrėfej emocionet e rolit tė Zojcikės tek njė pjesė e shkruar nga klasiku i madh rumun, Karaxhale ku intepretoja e vetme mes 22 meshkujsh. Njėra nga shfaqjet u ndoq edhe nga personeli i ambasadės Rumune dhe u vlerėsua tepėr. Njė zonjė diplomate hoqi njė trėndafil nga fustani i saj dhe e vendosi tek fustani im dekolde. Unė kam luajtur nė tė shumtėn e rasteve rolin e dashnoreve dhe dekoldea nuk mė ėshtė ndarė gjatė gjithė jetės nė skenė. Pas shfaqjes do tė shkonim nė njė koktej nė ambasadėn rumune. U veshėm e pispipillosėm dhe prisnim tė niseshim. Prisja tė isha nė krye tė listės, por pėr ēudinė time e tė gjithėve nuk isha as nė fund. Madje nuk isha fare nė listė, megjithėse kisha rolin kryesor dhe isha e vetmja femėr. Natyrshėm u ndjeva e tronditur dhe mė solli nė vehte njė dorė qė mė ra nė sup. Ishte Kujtim Spahivogli qė mė tha:- mbaje vehten Drita. Ika me vrap dhe erdha nė shtėpi. Rashė nė gjoksin e babait qė i tregova me lot nė sy atė ēka kishte ndodhur.

    Cili ishte shkaku?

    Probleme tė kohės, pasoja nga familja ime. Babai ka qėnė tregtar. Nuk dėshiroj ta kujtoj kėtė pjesė tė hidhur tė jetės sime. Mė e bukura ėshtė se unė gėzoj edhe pensionin e luftės pasi kam punuar nė teknikėn. Por duhet tė paguaja...

    Ju ka penguar nė karrierėn tuaj ky diferencim?

    Karriera ėshtė arritur me punė. I vura gjoksin skenės, ndėrsa ky diferencim nuk mė ka dhėnė vlerėsimin e duhur dhe nė kohėn e duhur. Nuk shkruhej asnjėherė nė shtyp pėr mua megjithėse interpretoja kryerole. Pėr tė mė bėrė Artiste tė Merituar ndėrhyri Dritėro Agolli, i cili ishte kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve. Si pėr ironi tė fatit, kėtė vlerėsim e mora pasi dola nė pension.
    Nė kėto 62 vjet nė skenė, kujtoni ndonjė incident gjatė shfaqjeve?
    Skena ka shumė tė papritura. Do tė kujtoj njė rast qė lidhet me aktoren e madhe, miken time Violeta Manushi. Do tė jepnim shfaqjen “Gratė gazmore”, por ishte shumė ftohtė nė skenė dhe s’mund tė qeshet kur ngrin nga tė ftohtit. I them Violetės:- pi pak raki se do tė ngrohesh dhe nėn efektin e alkoolit roli del mė organik. -Jooo,- m’u pėrgjigj,- ē’ėshtė ajo fjalė. Unė kurrė nuk kam pėrdorur alkool. Mė mirė duroj tė ftohtit se sa tė pi raki. Atėherė vendosa t’ia hedh nė ēaj. Gjatė interpretimit e dha efektin alkooli. Violeta nuk pushonte sė qeshuri, paēka se i kishte dhėnė pasojėn edhe nė mimikė. E sa historira ka skena qė janė pjesė e bukur e karrierės.

    Drita Pelingu nė kinematografi. A jeni e kėnaqur me kėtė pjesė tuajėn?

    Problemet e biografisė sigurisht qė sollėn pasojėn edhe nė kėtė fushė. Ndjehem e trishtuar qė rinia ime nuk ėshtė pasqyruar nė kinematografi. Gjithsej numėroj 15 role nėpėr filma. Kam njė rol episodik tek filmi “Tana”, ndėrsa realisht nė kinematografi hyra kur dola nė pension. Kujtoj rolin e Budes tek filmi “Kur hidheshin themelet” me regjisor Viktor Gjikėn, tek “Njeriu me Top”, etj. Nė kėtė film, u desh tė merrej lejė nė Komitetin e Partisė pasi fitova nė kinoprovė. Sa shumė u lumturova kur mė thanė se u aprovua.

    Numėroni 30 vjet pedagoge e mjeshtrisė sė aktorit. Kush janė talentet qė keni nxjerrė nga duart tuaja?

    Ėshtė e vėrtetė qė prej 30 vjetėsh jap mėsim dhe vazhdoj ende. Nė vitin 1976 isha asistente regjisore. Shefi i katedrės Esat Oktrova kėrkoi tė jepja mėsim pėr mjeshtrinė e aktorit nė vitin e dytė. Them se nė kėto vite kam pėrcjellė pėrvojėn, mjeshtėrinė time si aktore nė breza. Unė kur punoj e harroj vehten. Punėn e kemi pasur nė gjak nė familje. Qė kur dola nė pension, deri mė sot, shtėpinė e kam khyer nė auditor. Kur punoj harroj moshėn, harroj sėmundjen. Mė flasin vajzat:- ruaj vehten, bėj kujdes pėr shėndetin, mos u lodh. Por asnjė nuk mė pengon qė t’u pėrcjell brezave tė rinj qė do tė mbushin skenat mjeshtėrinė e aktorit.
    Ju pyesni pėr emra aktorėsh qė kanė dalė nga duart e mia? Nuk jam nė gjėndje tė numėroj. Llogarisni 30 vjet me nga 30-40 studentė nė vit. Bėjeni llogarinė vetė, por do tė veēoja aktoret femra Luiza Xhuvanin, Edlira Diamantin... Por kam vėnė edhe shumė shfaqje nė skenė si “Shumė zhurmė pėr asgjė” e Shekspirit, “Gratė gazmore” etj...

    Cila do tė ishte kėshilla juaj pėr aktorėt e rinj?

    Tė punojnė. Nuk bėhet teatri pa pasion dhe punė. Ėshtė e pamundur tė nxjerrėsh rolin nėse nuk njeh jetėn e pėrditshme, nėse nuk ke kulturėn e duhur. Pėr fat tė keq hyjnė nė kėtė fakultet studentė sa pėr tė marrė njė diplomė. Aty duhet tė vėrshojnė talentet qė nuk i mungojnė Shqipėrisė.

    Tė flasim pėr pjesėn tjetėr tė jetės. Drita Pelingu si grua, nėnė. Keni qėnė e lumtur dhe a i keni pėrballuar detyrimet nė familje?

    Nė punė njoha bashkėshortin tim Hysen Pelingun. Pasi ishte kthyer nga jeta partizane, pėrfundoi Konservatorin pėr kanto nė Romė. Kam lindur dy vajza; njėra ka qėnė violiniste nė orkestrėn e RTSH-sė, tani ka dalė nė pension, dhe e vogla ėshtė mjeke psikiatre. Hyseni ka qėnė njė njeri i mrekullueshėm. E them me plot gojė, jo nga nostalgjia se nuk ėshtė mė, por unė ndoshta nuk e meritoja. Gjatė gjithė jetės ai manifestoi dashurinė bashkėrtore, dashurinė prindėrore, ishte zemėrgjėrė, njeri me vullnet dhe mbi tė gjitha ishte njė kollonė e rėndėsishme ku unė mbėshtetasha pėr tė bėrė punėn e vėshtirė tė aktorit, pėr tė thyer tabutė, por edhe pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė e jetės. Ai ishte vetė artist. Im shoq ka marrė pjesė nė operėn e parė shqiptare “Rusallka” nė rolin e Mullisit. Pastaj nuk duhet harruar se pėrveē tė tjerash duhet tė pėrballoja detyrimet si nėnė, ēka ju ka munguar vajzave tė mia. I lija mes lodrave dhe i gjeja nė gjumė nė dysheme. Vdekja e tim shoqi mė 1997 mė krijoi boshllėk tė madh, sado qė rrethohem nga nipėr e mbesa. Madje kam edhe njė stėrmbesė. Po kjo ėshtė jeta.

    Si janė ditėt tuaja sot, pas kaq shumė viteve nė skenėn?

    Punoj. Madje rolet mė interesante janė vėnė 5 vjetėt e fundit. Punoj nė skenė, me studentėt nė shtėpi. Unė jam shumė e kėnaqur pėr dimensionin qė mė ka afruar teatri, por vazhdoj tė punoj, jam shumė e okupuar. Kam miq ata tė restorantit “London”,qė mė sjellin pėr tė ngrėnė nė shtėpi. Unė vazhdoj luftėn pėr tė arritur qėllimin qė kam pasur nė jetė. Kur tė mos jem mė, tė lė pas emrin e njeriut tė mirė, tė aktores sė vėrtetė. Kjo pėr tė nderuar emrin tim, fėmijtė e mi, vendin tim, tė cilit i kam falur gjithēka.

    Botuar tek Gazeta Shqiptar me 24 gusht 2008

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ndėrron jetė aktorja e mirėnjohur Drita Pelingu


  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ndėrron jetė aktorja e mirėnjohur Drita Pelinku

    Festohet sot 85-vjetori i Drita Pelinkut

    Skedarėt e Bashkėngjitur 162308
    Ka thėnė aq herė se do tė heqė dorė nga skena, se tashmė ėshtė tepėr e moshuar pėr tė dalė aty, megjithatė regjisorėt vazhdojnė t’i ofrojnė role, dhe ia beh ndonjė syresh, tė cilit ajo nuk i thotė dot jo. Kėtė vit ajo do tė ngjitej nė skenėn e Teatrit Kombėtar nė rolin e Rebekės nė dramėn “Shtrigat e Salemit”, me regji tė Spiro Dunit. Nuk ishte vetėm mosha e saj, por mė sė shumti zotėsia, qė e bėnin qė tė shquhej ndėr tė tjera. Prej disa ditėsh, aktorja Drita Pelinku ka bėrė tė 85 vjetėt. Njė jetė e gjatė, kaluar mė sė shumti nė skenėn e teatrit, sė cilės i ka dhėnė pa fund role e karaktere tė papėrsėritshme. Pėr t’i kthyer qoftė edhe njė borxh tė vogėl, Teatri Kombėtar dhe ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Aldo Bumēi, organizojnė sot njė ceremoni festive me rastin e 85-vjetorit tė aktores Drita Pelinku. Nuk kanė zgjedhur ambientet e Ministrisė apo Teatrit, por njė restorant nė afėrsi tė Radio Televizionit Shqiptar, ku miq e kolegė do tė trokasin njė gotė pėr shėndetin e aktores sė madhe.


    Panorama, 8 dhjetor 2011

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ndėrron jetė aktorja e mirėnjohur Drita Pelingu

    Mesazhi: Topi dekoron shtatė artistė tė skenės dhe filmit

    Skedarėt e Bashkėngjitur 162309
    Presidenti Bamir Topi dekoroi dje paradite shtatė artistė tė skenės shqiptare. Me urdhrin “Nderi i Kombit” u dekoruan Drita Pelingu, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, ndėrsa me Urdhrin “Mjeshtėr i Madh” kreu i Shtetit dekoroi Edi Luarasin, Roza Anagnostin, Liljana Teshon (Kabo), Llukan Bushin. Duke folur nė kėtė ceremoni, kreu i shtetit tha: “Nuk nderojmė thjesht njė grup artistėsh apo karriera personale; ne sot nderojmė njė epokė kinematografie, njė brez tė jashtėzakonshėm artistėsh qė me veprat e tyre kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė traditėn dhe kujtesėn tonė kulturore dhe shoqėrore. Njė jetė nė skenė, njė jetė pėrpara publikut, njė jetė nė mendjet dhe zemrat e miliona shikuesve duke demonstruar pėrherė e mė shumė talent tė rrallė dhe mjeshtėri artistike, humanizėm dhe pėrkushtim qytetar”. Sipas tij, “mė shumė se dy breza janė lindur dhe rritur me ju, me interpretimin tuaj, ju njohin shpesh pėrmes personazheve dhe kanė bėrė tė tyret fjalėt tuaja tė interpretimit”.

    Panorama, 23 dhjetor 2011

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ndėrron jetė aktorja e mirėnjohur Drita Pelingu

    Drita Pelinku: Nuk e vuaj vetminė

    Drama “Pėrjetėsisht dashuria…”, shkruar posaēėrisht pėr aktoren Drita Pelinku nga Mihal Luarasi, ngjitet kėtė fundjavė nė Teatrin Kombėtar. Pjesa trajton problemin e mprehtė tė braktisjes sė moshės sė tretė, disa herė pasuar me njė fund tragjik

    Oliverta Lila


    Aktorja Drita Pelinku dhe regjisori Mihal Luarasi i kthehen sė bashku skenės pas 56 vjetėsh. Dikur, si aktore e re ajo luante rolin e Luiza Miller tek “Intrigė e dashuri”. Kėtė fundjavė ngjitet nė skenėn e Teatrit Kombėtar si Zarina nė dramėn “Pėrjetėsisht dashuria…”, shkruar nga Luarasi, i cili ka bėrė njėkohėsisht edhe regjinė. Teksti ėshtė shkruar enkas pėr Drita Pelinkun qė nė vitin 2003, por edhe pse ishte paraqitur nė bordet e Teatrit Kombėtar qė prej asaj kohe, nuk ishte miratuar. Pas gati 8 vitesh, vepra ngjitet nė skenė si njė dhuratė qė iu premtua aktores sė njohur nga ministri Bumēi nė festėn e 85-vjetorit tė lindjes. Si regjisori Luarasi dhe Pelinku janė nė njė mendje teksa flasin pėr aktualitetin e veprės. “Drama rrok njė nga problemet e thekshme tė shoqėrisė shqiptare, atė moshės sė tretė, qė pėr shkak tė emigracionit kanė mbetur tė vetėm. Vazhdimisht dėgjojmė raste kur njė i moshuar i vetėm ka vdekur nė shtėpinė e vet dhe e kanė gjetur tė afėrmit, disa ditė mė vonė. Ėshtė shteti qė duhet ta zgjidhė dhe tė gjejė formė. U takon atyre tė vendosin se si. Nė disa shtete tė Europės kam parė se si janė ngritur shtėpi ku tė moshuarit bashkėjetojnė, ku marrin tė gjitha shėrbimet. Do tė doja qė kjo pjesė tė ishte njė refleksion realist i jetės, sepse tė tilla janė ato drama qė kam shkruar si “Gomonia” apo “Korbi i Bardhė’. Unė nuk jam dramaturg, jam regjisor qė pėrpiqem tė trajtoj ato probleme qė shoh nė jetėn e pėrditshme. Kam pritur qė t’i shkruajnė tė tjerėt, por duke qenė se nuk e kanė bėrė, jam ulur vetė. Unė nuk shkruaj drama qė tė mbeten nė pėrjetėsi, por t’u bėjnė jehonė problemeve tė sotme”, tregon regjisori Mihal Luarasi. Ai ngutet tė sqarojė se kjo pjesė nuk ka aspak nota biografike. Pėrkrah Drita Pelinkut, nė rolin e Dionit ėshtė Vangjel Toēe. Ata janė njė ēift tė moshuarish mbi tė shtatėdhjetat, tė mbetur vetėm. Lajtmotivi i bisedave tė tyre janė fėmijėt, largėsia e tyre, fakti qė bėhen tė huaj, por ajo qė ata nuk guxojnė t’i thonė njėri-tjetrit ėshtė frika se mos tjetri vdes i pari. Ngjarja vendoset nė 24 orė, nė njė larmishmėri situatash. Edhe mė parė Luarasi ka treguar se Drita Pelinku ka punuar me orė tė gjata nė prova, ndėrsa ajo vetė ka pohuar se do tė jetė e lumtur ta mbyllė pėrfundimisht karrierėn nė teatėr me kėtė pjesė qė i kishte mbetur peng. Fakti qė edhe mė parė Pelinku kishte deklaruar se do ta mbyllte karrierėn nė teatėr, ka qenė njė ngurrim pėr ta pranuar kėtė pjesė, por Luarasi e ka bindur tė ngjitet sėrish nė skenė. Duke treguar se kur e ka marrė tekstin nė dorė, ka ndjekur me net tė tėra pa gjumė pėr tė gjetur pėrkimet mes personazhit tė dramės dhe jetės sė saj personale. “Unė kėtė rol e ndiej pranė vetes, rrethit familjar, njerėzve qė mė rrethojnė. Ndoshta unė nuk i kam pasur larg fėmijėt e mi, por nipėr e mbesa mė kanė munguar nė gėzime apo fatkeqėsi, qė janė tė natyrshme nė jetėn time tė gjatė”, ka thėnė Pelinku.

    Vetėm, vetėm plako! Tė gjithė ikėn, morėn arratinė, nipėrit, fėmijėt, mbesat, nga sytė kėmbėt, sikur tė ishte i mallkuar ky vend i bukur! Teksa kujton kėtė monolog tė veprės, Pelinku ndalon njė hop tė mendohet. A i trembet ajo vetmisė? “Nė jetėn time personale nuk e ndiej kėtė vetmi. Megjithėse im shoq nuk jeton mė, kam vajzėn, nipēe, mbesa, por kėtė e kam ndier mė shumė te njerėzit qė mė rrethojnė, ndoshta edhe tė fisit tim.

    Sa herė qė e marr tekstin nė dorė pėr ta lexuar, pa dashur mė dalin kėto tablo tė jetės njerėzore, tė kėtyre njerėzve qė kanė mbetur vetėm. Kam njė njeriun tim tė afėrt qė i kanė ikur fėmijėt nė emigracion. Ai merr letra prej tyre, ndonjėherė vijnė edhe ta shikojnė, por jeta e tij ėshtė vetėm fare. Thotė gjithmonė qė mezi pret tė tringėllijė zilja e telefonit qė ta marrė dikush e tė bėjė muhabet se nuk ka njė njeri qė e shoqėron”, tregon aktorja, teksa duket se pėrlotet paksa pas syzeve tė errėta. Edhe pse mė i ri nė moshė se personazhi qė interpreton, aktori Vangjel Toēe shpjegon se ai e njeh kėtė problem, ka takuar njerėz tė vetmuar, ka folur me ta dhe beson se ka hyrė nė lėkurėn e personazhit qė do sjellė. Skenografia e veprės ėshtė realizuar nga Genc Shkodrani, i cili shprehet se nuk ka synuar drejt njė skenografie spektakolare, por nė njė mobilim deri diku naiv, me objekte tė mbetura nga njė kohė e shkuar, pėr tė theksuar paksa edhe kėtė harresė tė personazheve. Shfaqja do tė jepet nė Teatrin Kombėtar tė premten, tė shtunėn dhe tė dielėn, ora 20:00.

    Shqip, 7 qershor 2012

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Pėr: Ndahet nga jeta "Artistja e Merituar" Drita Pelingu

    Njerezit e medhenje lene mbrapa vepra te medha dhe te pa harruara ne sherbim te Atdheut!
    Ngushllime familjes, Miqve dhe gjithe Aktorve dhe Aktoreve te Kinematografise Shqiptare!
    Falenderim, nder dhe respekt per veprat qe na i la mbrapa, Drita Pelingu !
    Dhuro shumė...e prit pak!

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: "Artistja e Merituar" Drita Pelingu

    Flasin: Reshat Arbana, Tinka Kurti, Roza Anagnosti, Yllka Mujo, Luftar Paja, Skėnder Sallaku, Zhani Ciko, Mevlan Shanaj dhe Kliti Roshi


    Lamtumirė Drita Pelingu, artiste e madhe me personalitet tepėr unikal!


    Albert Zholi

    Dje u pėrcoll pėr nė banesėn e fundit njė tjetėr ikonė e teatrit dhe filmit shqiptar “Mjeshtre e Madhe”, “Nderi i Kombit” Drita Pelingu. Nė Teatrin Kombėtar, ku ishte vendosur trupi i pajetė i aktores sė shquar, prej orės 12:00 deri nė orėn 13:00 u bėnė homazhe nga aktorė, personalitete tė artit dhe tė kulturės, nga politikanė, shkencėtarė, akademikė, miq dhe shok tė saj. Nė fund tė homazheve pjesėtarėt e familjes dhe gjithė tė pranishmit, bėnė rrethrrotullimin simbolik tė arkivolit, nė ambientet e jashtme tė Teatrit Kombėtar, ku ajo dha gjithė shpirtin e saj aktorial. Gjatė kėsaj ceremonie duartrokitjet pėr kėtė figurė tė shquara tė artit skenik shqiptar nuk kishin tė sosur. Duartrokisnin tė gjithė nė shenjė respekti, pėr punėn e saj heroike, pėr rrolet e saj, pėr mirėsinė e saj, pėr shkėlqimin qė ajo i dha artit tonė pėr mėse 6 dekada. Nė sytė e tė gjithėve shihje lot. Ishin lot mirėsie pėr njė njeri tė mirė, pėr njė artiste tė madhe. Nė tėrė ambientet e Teatrit Kombėtar, pėr ato minuta qė trupi i saj bėnte rrotullimin simbolik, vėreje lot dhe duartrokitje. Kėto janė gjestet mė kuptimplote, qė shprehin respektin e thellė qė ka njeriu ndaj veprės sė aktores. Ajo e la kėtė ambient fizikisht, por mbas la me qindra role, la shpirtin e saj aktorial, la zėrin e saj karakteristik, la miqtė dhe shoqet qė deri nė sekondėn e ndarjes, kanė lėnė pėrshtypjet mė sinjifikative. Lamtumirė Drita Pelingu, aktorja gjigande qė i dhe aq shumė artit shqiptar.


    Reshat Arbana, Nderi i Kombit

    Nuk kam fjalė tė flas sot. Nuk gjej dot ato qė mund tė shpreh respektin dhe konsideratėn qė kam pėr kėtė ikonė tė artit shqiptar. Kam aq shumė pėr tė thėnė, por qė s’mund t’i artikuloj si duhet. Fjala mė ngec nga dhimbja. Ajo pėr mua mbetet njė aktore origjinale, plot temp, serioze, kėmbėngulėse, e respektueshme. Ajo nė skenė njohu vetėm fitore, arritje. Ishte njė aktore shumė dimensionale, qė me rolet e saj tė qėndisura nuk do tė vdesė kurrė nė mendjet e spektatorit shqiptar. Kur dilte nė skenė ajo ishte njė Dritė tjetėr, larg asaj qetėsisė sė zakonshme. Ajo kthehej nė jetėn e personazhit plot pathos, duke krijuar role tė spikatur. Nė jetėn e pėrditshme ajo ishte njė nėnė e mirė, njė shoqe e gjendur, njė intelektuale surprizė. Drita do na mungojė shumė. Janė shumė tė rralla personalitete si Drita nė skenėn shqiptare.


    Mevlan Shanaj, regjisor, aktor

    Ne sot po pėrcjellim pėr nė banesėn e fundit, njė personalitet tepėr unikal pėr shoqėrinė shqiptare. Nuk po flas pėr madhėshtinė e saj si aktore, pasi ato i di gjithė publiku shqiptar, por do flas pėr dimensionet e saja si qytetare, si intelektuale. Drita ishte grua tipike, qė mund tė quhet me plot gojėn qytetare e botės. Qysh nė fillimet e jetės sė saj, qysh nė rininė e vėshtirė, ajo ka punuar pėr ta sfiduar, realitetin dhe pėr tė triumfuar. Ajo vazhdoi me kėtė mendėsi gjatė gjithė jetės, shembull jo vetėm nė teatėr (pasi njė aktore nuk i pėrket vetėm teatrit), por pėr gjithė shoqėrinė shqiptare. Ajo triumfoi nė tė gjitha nismat e jetės duke bėrė dhe rolin mė tė spikatur nė moshėn 85-vjeēe duke u ngjitur nė skenė me atė vrull, por dhe me njė kujtesė fenomenale. Nuk thonė kot njerėzit qė vera sa mė e vjetėr aq mė e mirė bėhet. Nė kėtė rast shembulli i Drita Pelingut, ėshtė mė unikali nė botė. Ajo e sfidoi kohėn, e sfidoi moshėn, e sfidoi ēdo rrethanė negative duke luajtur deri nė fund tė jetės. Pėr fat tė keq ajo iku dhe ne nuk do ta kemi mė afėr emblemėn e teatrit dhe tė filmit, por emri i saj do tė mbetet i artė.


    Skėnder Sallaku, “Artist i Popullit”

    Sot ėshtė njė ditė zie, njė ditė, ku tė gjithė artistėt ndjejnė njė peshė tė madhe rėndese nė zemėr pasi po u ikėn nė pėrjetėsi dhe njė aktore gjigande. Disa herė fjalėt nuk mund tė shprehin atė qė mund t’i takojnė njė personaliteti tė tillė. Por do flas me fjalė zemre, me fjalė tė thjeshta, pasi ajo me veprėn e saj flet shumė herė mė mirė se sa mund tė flas unė. Drita mbetet njė shėmbėlltyrė e kurajos qytetare dhe e emancipimit tė femrės shqiptare qysh nė fillimet e saj. Ajo u ngrit mbi kohėn, mbi paragjykimet dhe solli nė skenė figurėn e vėrtetė tė femrės shqiptare. Nuk ka rol qė ajo tė mos e ketė ēuar nė pikėn kulmore, nuk ka rol qė ajo nuk ėshtė veēuar. Drita s’do tė jetė nė takimet fizike me ne, por ajo ka lėnė frymėn e saj, veprėn e saj qė detyrimisht do pėrmendet ēdo ditė nė takimet e artistėve.


    Luftar Paja, “Artist i Popullit”

    Pėr njė gjė mė vjen keq qė kėta korifenj tė teatrit shqiptar po rrallohen, por megjithatė ka njė gjė qė, pasi ata ikin fizikisht, por pas kanė lėnė veprėn e tyre, njė vepėr aq e madhe sa nuk besohet. Drita Pelingu ishte njė artiste e madhe, e cila ishte jo vetėm shumė cilėsore nė rolet qė i ishin besuar, por kishte njė veti shumė tė madhe qė mbėshteste shumė talentet e reja. Kjo e veēon atė nga ēdo aktor tjetėr. I donte artistėt qė mėsonin me shpirt. Ato ēka ka lėnė ajo tek brezat e rinj jo vetėm si aktore, por edhe si pedagoge, janė tė pashlyeshme, se ajo ishte njė pedagoge e shkėlqyer, njė nėnė shembullore, njė mike e sinqertė, njė intelektuale me vizion. Kjo e bėn atė hyjnore.


    Zhani Ciko, “Mjeshtėr i Madh”

    Drita Pelingu ka njė lidhje organike dhe me muzikėn, sepse qysh nė hapat e saj tė para ajo ėshtė lidhur me bas-baritonin Hysen Pelingu. Bashkėshorti i saj ka qenė njė ndėr kėngėtarėt e parė tė operės, i cili ka qenė njė nga personazhet e operės sė parė qė ėshtė shfaqur nė TOB. Nė ambientet e kėtij teatri e kam njohur dhe unė. Drita ishte njė grua jashtėzakonisht fine. Respektonte tė madh dhe tė vogėl. E mbaj mend qė nė tavolinė me tė do tė bisedohej vetėm pėr gjėra serioze. Njė nga vajzat e saj studioi pėr violinė, dhe unė u lidha dhe mė shumė, pasi ajo ka qenė njė grua e kujdesshme dhe qė mė ka uruar e para marrjen e detyrės nė TOB. Por ajo kishte njė lidhje shumė tė mirė me nėnėn time dhe me gjithė familjen time. Nė tė gjitha njohjet kam vėrejtur se ajo pėrveē vlerave aktoriale kishte dhe vlera tė konsiderueshme humane, njerėzore, shpirtėrore.


    Kliti Rroshi, aktor

    Tė flasėsh pėr Drita Pelingun nuk ėshtė e thjeshtė. Sot ėshtė njė ditė zie, pasi humbi njė nga xhevahiret e gjerdanit tė artė, njė ndėr aktoret e spikatura tė Teatrit Kombėtar. Pėr mua nuk ka ikur Drita si Drit, por njė yll qė nuk do tė venitet. Diku ajo ishte nėna, diku aktorja, diku pedagogia, diku njeriu, diku mėsuesja, pra ka ikur njė gur i rėndė themeli i artit shqiptar. Unė pėr tė mund tė flas shumė, se kushdo qė ka ndenjur qoftė dhe 10 minuta me tė, kanė arritur tė kuptojnė dhe mėsojnė aq shumė gjėra sa mund tė flasin me orė tė tėra. Mbi tė gjitha ajo ishte shumė njerėzore. Unė e kam pas pedagoge njė semestėr nė vitin e parė tė Akademisė sė Arteve, ku ajo mė ka mėsuar A-nė, e lėndės bazė tė mjeshtėrisė sė aktorit. Pėr mua ajo do tė mbetet e pavdekshme, njė nėnė e madhe dhe njė aktore e fuqishme.


    Roza Anagnosti, aktore

    Tė thuash dy fjalė, apo 2 mijė pėr Dritėn ėshtė shumė pak. Ajo ishte njė artiste me peshė tė rėndė, qoftė nė teatėr qė ka bazėn, qoftė nė film. Ajo ishte inteligjente dhe i ka dhėnė shumė artit shqiptar shumė dhe si aktore por edhe si pedagoge, ku ka nxjerrė gjenerata tė tėra aktorėsh tė rinj. Nuk e harroj kur u festua nė Vlorė 100-vjetori i Pavarėsisė. Ajo ishte keq nga kėmba. Por ajo gjeti njė forcė tė brendshme tė jashtėzakonshme dhe erdhi nė Vlorė, nė Vlorėn e saj. U habita! Gjithmonė mė ka dhėnė kurajo sikur tė isha unė mė e vjetėr se ajo. Mos ndalo tė ecėsh para nė art mė thoshte. Madje, ajo nė Vlorė edhe interpretoj, ku mund tė them se ishte mė e mira nga ne. Interpretoi shkėlqyeshėm. Ajo ka qenė e pakursyer nė ndihmė. Nuk kishte xhelozi, thjesht kishte egon e saj profesionale, ego e ndershme qė duhet ta ketė ēdo artist. Ajo gėzohej me sukseset sidomos tė aktoreve femra. Ajo ishte peshė shumė e rėndė pasi dhe nė moshė tė thyer ka nxjerrė rrole tė shkėlqyer. E kam pasur partnere nė disa role dhe mė ka befasuar. Brezi i saj ishin njė brez brilantesh qė lanė shumė tek brezi i ri. Ishin njė brez i artė. Njė brez qė ka lėnė gjurmė. Ishte shumė korrekte. Kur e merrja nė telefon dhe mė dilte njė kujdestare, ajo mė pas mė merrte menjėherė. Korrekte deri nė detaj. Donte tė ishte rigoroze. Sot ndihem keq qė s’i kam inēizuar shumė fjalė tė saj. S’kam ku i gjej mė. Falėnderoj gjithė gazetarėt shqiptarė qė kanė nxjerrė nė pah vlerat e saj.


    Tinka Kurti, Artiste e Popullit

    Eh, ēfarė tė tė them? Njė Dritė qė sot po na lė. Edhe pse kemi disa vjet ndryshim moshe, unė e kam ndjerė miqėsinė e saj. Njė shoqe e shkėlqyer, njė njeri i bekuar. Unė jam dy herė mė e mėrzitur, pasi ajo ishte njė vajzė e shkėlqyer vlonjate qė u martua me njė djalė brilant shkodran. Pra e kam pasur nuse shkodrane. Lidhja jonė ishte dhe si nuse shkodrane, por dhe si aktore. Drita ka qenė e mirė me tė gjithė. Ishte aktore duke e nderuar vendin tonė, ishte pedagoge, ku tė gjithė studentėt e kujtojnė me respekt. Gjithmonė, tek shtėpia e saj do tė gjeje studentė pa fund. Iku me dhimbje tė mėdha nė shpirt qė vetėm ajo dinte t’i pėrballonte. Ndjej njė trishtim tė madh. Njerėz tė tillė i duhen shumė Shqipėrisė.


    Yllka Mujo, aktore

    Emri nuk vihet rastėsisht. Dhe ajo e kishte emrin dritė. Ē’ėshtė e vėrteta, ajo ka pėrhapur dritė gjatė gjithė jetės sė saj. Ka shpėrndarė dritė nė teatėr, ka pėrhapur dritė nė familje, ka shpėrndarė dritė me studentėt, me tė rinjtė, gjithė jeta e saj ka lidhje me dritėn. Pastėrtinė njerėzore. Unė kam kujtimet mė tė mira me tė. Ajo ishte njė artiste e madhe, njė mikeshė e shtrenjtė, njeri shumė dimensional me njė zemėr tė madhe, me kulturė tė padiskutueshme, me karakter tė fortė, pėr pėrkushtimin e jashtėzakonshėm nė profesion, pėr adhurimin ndaj artit. Ajo ishte tamam mjeshtre qė nga njė gjė e vogėl nxirrte njė luan tė madh. Tė jepte ēdo gjė me zemėr. Kėtė bėnte me studentėt me tė rinjtė. Kishte njė dashuri tė tejskajshme pėr ēdo gjė tė bukur dhe tė mirė. Aq sa ishte e bukur si artiste aq ishte dhe e mirė si njeri. Kėto janė vlera qė jo ēdo njeri i ka. Unė i jam shumė mirėnjohėse pėr ēdo gjė qė mė ka bėrė qoftė nė anėn shpirtėrore qoftė nė anėn profesionale, pasi ajo mė ka pasur nxėnėse dhe mikeshė mua. Kam pasur relata tė ngushta me tė. Janė ca gjėra qė nuk thuhen me zė tė lartė, por janė ca gjėra kur zemra flet vetė. Kur flet zemra, fjala e thėnė zė ulėt pėrsėri ka vlerė mė tė madhe. Sot zemra ime ėshtė e plagosur.


    Drita Pelingu njohur edhe si Drita Pelinku (3 dhjetor 1926, Vlorė - 2 tetor 2013, Tiranė) ishte njė nga aktoret mė tė shquara tė skenės shqiptare, regjisore dhe pedagoge. Kreu shkollėn e femrave “Nana Mbretneshe” nė vitin 1944 dhe mė pas vazhdoi shkollėn e artit “Jordan Misja” pėr teatėr, ku ishte e vetmja femėr. Filloi punėn si aktore profesioniste nė Teatrin Kombėtar nė vitin 1946. Nga viti 1976 ka dhėnė mėsim mbi artin skenik nė Akademinė e Arteve.[1] Nė vitin 1982 bėri debutimin nė skenėn e teatrit “Petro Marko” tė Vlorės si regjisore me dramėn “Pavdekėsia”. Disa nga komeditė dhe dramat e para, ku ajo ka interpretuar nė teatrin shqiptar. "Rrėshqitja", "Arturo Ui", "I ēuditshmi", "Zonja e Bujtinės", "Gratė gazmore tė Uindsorit", "Artani", etj.. Nė kinematografi ajo u shfaq fillimisht me njė rol tė vogėl tek "Tana" (1958), e mė pas tek "Njeriu me top", "Kur hidheshin themelet", ku interpreton rolin e Budės, "Vajzat me kordele tė kuqe", "Radiostacioni", "Pėrtej mureve tė gurta", "Fjalė pa fund", "Shpresa", etj.. Si aktore e teatrit dhe kinematografisė numėron mbi 150 role, ndėr tė cilėt mė shumė se gjysma janė kryerole femėrore tė dramaturgjisė kombėtare dhe botėrore. Si njė nga themeluesit e Teatrit Kombėtar ajo ka dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm ėshtė si autore e shumė botimeve biografike pėr artistė tė skenės shqiptare. Pėr kontributet e saj tė veēanta Drita Pelingut iu akordua nga Presidenti i Republikės urdhri “Mjeshtre e madhe”, “Ēmimi i Karrierės” dhe gjithashtu titulli “Artiste e Merituar” (1986), ēmimi “Ismail Qemali” (1996), ndėrsa Bordi Drejtues i Institutit Amerikan tė Biografive ka zgjedhur ndėr 500 udhėheqėsit mė me influencė nė botė. Sė fundmi, qyteti i lindjes e ka ēmuar si “Qytetare Nderi tė Vlorės” dhe Presidenti i Republikės i ka akorduar titullin mė tė lartė “Nder i Kombit”.








    SA BUKUR!

    (Kujtimit tė artistes sė madhe Drita Pelinku)

    Mund tė mos jesh nė moshėn e rinisė Dhe prapė tė thonė : SA BUKUR !



    Sa bukur sillet, sa bukur tė mban vesh, Sa bukur flet me zemėr tė hapur, Sa bukur hidhėrohet, sa bukur qesh…

    Kjo bukuri nuk ka tė mplakur…





    Ndoshta Ti nuk ngrite ndonjė pallat madhėshtor,

    Dhe as nuk zbulove Universin, Por… njė jetė tė tėrė zbulove shpirtin njerėzor, Lartėsove virtytin, fshikullove vesin…



    Me ndjenjat e holla dhe mendjen e mprehtė

    Sa breza artistėsh Ti nxorre… Si prindin e tyre tė donin studentėt, Sa bukur, e tillė edukatore !



    Sa bukur, shoku i jetės nuk t’u nda Nė udhėn e sukseseve tė Tua… Ecėt shtegut tė artit krah pėr krah, Sa bukur! Njė ėndėrr burrė e grua...



    Ti ikje larg vajzave nga njė skenė nė tjetrėn,

    E drithėroheshe nė telefon t’ju ndjeje zėnė...

    Njėra t’u tret nė shpirt, tjetra tė zgjati jetėn… Sa bukur, qė je e tyrja Nėnė!...



    Nė turnera s’i ndaje nipin, mbesėn, Dhe ata fluturonin si dallėndyshe… Ti pėrtėriheshe, bėheshe mė e freskėt… Sa bukur tė jesh gjyshe !



    Por qėnka mė bukur dhe ka mė vlerė, Kur Nėnė e Motėr tė quajnė dhe tė tjerė… K’tė ngrohtėsi njerėzore , o DRITE , na fale Ti… Sa bukur tė jesh NJERI!...


    BASHKIM KOZELI

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,151

    Pėr: Ndėrron jetė aktorja e mirėnjohur Drita Pelingu


  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,151

    Pėr: Ndėrron jetė aktorja e mirėnjohur Drita Pelingu



    HOMAZH! DRITA PELINKU (1926-2013) | Kinematografia Shqiptare

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,151

    Pėr: Ndėrron jetė aktorja e mirėnjohur Drita Pelingu



    Poezi per Zonjen e Madhe Drita Pelingu

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •