Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224

    Rrëmbimi i Koço Dados nuk është bërë nga një bandë kriminale. po nga shteti

    TIRANE-Rrëmbimi i Koço Dados nuk është bërë nga një bandë kriminale, por janë struktura të organizuara të shtetit”. Këtë fakt një ish-ministër Mbrojtje, ia ka pohuar Nikolla Dados, vëllait të kreut të shoqatës së biznesmenëve, Koço Dado, i cili u rrëmbye në 1998 dhe prej atëherë nuk u mësua ndonjë lajm prej tij. Gjykata e Tiranës me kërkesën e bashkëshortes së biznesmenit të rrëmbyer ka vendosur ta shpallë të vdekur Koço Dadon. Treshja gjykuese e kryesuar nga Agron Zhukri, veç të tjerash ka dëgjuar dhe dëshminë e vëllait të Koço Dados, dëshmia që pas 13 vitesh nxjerr në dritë fakte mjaft interesante rreth ngjarjes së rëndë, që mund ti shërbejnë prokurorisë për të rihapur çështjen. Nikolla Dado ka rrëfyer në gjykatë se: “Unë di që është rrëmbyer në datë 08.06.1998 nga disa persona të panjohur. Janë bërë telefonata në vende të ndryshme, me të cilët ka biseduar nipi dhe e shoqja Suzana”. Vëllai i biznesmenit rrëfen edhe për një bisedë që ka pasur më një nga ministrat e asaj kohe, i cili ka akuzuar direkt strukturat e shtetit për rrëmbimin e Koço Dados. “Kam biseduar me ish-Ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe dhe më ka thënë që ky problem nuk është bandë kriminale, por janë struktura të organizuara të shtetit”, shprehet Nikolla Dado, i cili vazhdoi më tej se ka dashur të zbulojë çështjen, por është penguar nga persona të ndryshëm, emrat e të cilëve nuk mund t’i bënte publike. Gjykata e Tiranës e ka shpallur të vdekur biznesmenin Dado pas afro një dekadë e gjysmë dhe kushdo që do të dërgohet në pranga si i dyshuar për rrëmbimin e tij do të përgjigjet dhe për vdekjen e kreut të shoqatës së biznesmenëve. Më poshtë po botojmë të plotë vendimin e Gjykatës së Tiranës....
    Kërkesa e bashkëshortes
    Kërkuesja Suzana Dado, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me një kërkese me objekt “shpallja e vdekjes e shtetasit Koço Misto Dado”. Në seancë gjyqësore, Suzana Dado bëri një kërkesë në lidhje me thirrjen e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, me cilësinë e personit të tretë, kërkese e cila me vendim të ndërmjetëm u pranua nga gjykata. Kërkuesja legjitimohet në ngritjen e këtij kërkimi duke qenë se është trashëgimtar ligjor (bashkëshortja) e të ndjerit Koço Misto Dado. Gjykata në respektim të procedurës së kërkuar nga dispozitat ligjore ku mbështetet kërkimi i kërkueses, ka realizuar publikimin e kërkesës nga Qendra e Publikimeve Zyrtare, në numrin 183 të vitit 2010 të Fletores Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, kërkesa është miratuar në dt.28.12.2010, fq.10242. Gjithashtu gjykata vendosi që shpallja e kërkesës së kërkuesit të bëhej në ambientet e Njësisë Bashkiake Nr. 2, për faktin se i ndjeri Koço Dado ka qenë banor i Njësisë Bashkiake Nr.2.
    Rrëmbimi i biznesmenit
    Nga gjykimi i çështjes dhe provat e administruara në gjykim rezultoi se shtetasi Koço Dado ka qenë banor i Njësisë Bashkiake Nr. 2 Tiranë, ai ka qenë në një gjendje familjare me bashkëshorten e tij Suzana Dado dhe fëmijët Parlind Dado dhe Rea Dado. Në datën 08.06.1998 i ndjeri Koço Dado është rrëmbyer tek Ambasada Polake, në momentin që dilte nga shoqata e biznesmenëve dhe që nga ai moment e në vazhdim ai rezulton i zhdukur. Në zyrën e gjendjes civile të Njësisë Bashkiake Nr. 2, i ndjeri Koço Dado figuron i regjistruar në regjistrat e të gjallëve dhe nuk është regjistruar vdekja e tij.
    Dëshmia e gruas
    Gruaja e Koço Dados ka pohuar para gjykatës se; në datë 08.06.1998 është rrëmbyer bashkëshorti im, ky fakt është komunikuar nga organet e policisë së shtetit. “Deri pas dy muajsh kemi pasur telefonata anonime dhe kaseta. Lajme nuk kemi pasur dhe vetëm spekulime”, shprehet e shoqja në dëshmi.
    Rrëfimi i të vëllait
    Gjykata e Tiranës mori dhe dëshminë e të vëllait të biznesmenit.
    Nikolla Dado, në lidhje me ngjarjen ka shpjeguar se: “Unë di që është rrëmbyer në dt. 08.06.1998 nga disa persona të panjohur. Janë bërë telefonata në vende të ndryshme, me të cilët ka biseduar nipi dhe e shoqja Suzana. Kam biseduar me ish-Ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe dhe më ka thënë që ky problem nuk është bandë kriminale por janë struktura të organizuara të shtetit. Kam tentuar të zbuloj çështjen, por jam penguar. Emra personash nuk mund të them”. Përfaqësuesi i prokurorisë në lidhje me këtë kërkesë u shpreh se ishte dakord.
    Vendimi i gjykatës
    Pas shqyrtimit të fakteve dhe provave, gjykata ka krijuar bindjes së ndodhet përpara rrethanave, që e bëjnë të besohet se shtetasi Koço Dado është rrëmbyer më dt. 08.06.1998, rrethana të cilat konsiderohen si të mjaftueshme për të realizuar deklarimin si të vdekur të një personi, pa qenë e nevojshme që më parë të shpallet si i zhdukur. Sipas përcaktimeve të ligjit, gjykata vendos të caktojë si datë vdekje të Koço Dados, datën 01.07.1999.
    Duke qenë se vdekja e shtetasit Koço Dado nuk është konstatuar nga ndonjë mjek dhe nuk është plotësuar skeda e vdekjes, çregjistrimi i tij nga regjistrat përkatës të gjendjes civile ka qenë i pamundur në kushtet e mungesës së procedurave të rregullta ligjore të konstatimit të faktit të vdekjes nga mjeku përkatës, në përfundim të të cilave do të lëshohej dhe skeda përkatëse e vdekjes.
    Gjykata me shpalljen e vdekjes së shtetasit Koço Dado përcakton dhe trashëgimtarët, ku në bazë të certifikatës familjare të dt.26.09.2011 trashëgimtarë të tij janë;Suzana Dado, Parlind Dado, Rea Dado. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata e gjen kërkesën e kërkueses Suzana Dado të mbështetur në prova dhe në ligj dhe si të tillë e pranon atë. Gjykata urdhëron dërgimin e një kopje të vendimit në Qendrën e Publikimeve Zyrtare, për botimin e shkurtimit të vendimit në Fletoren Zyrtare. Vendimi i gjykatës i është dërguar për regjistrim Zyrës së Gjendjes Civile, Njësia Bashkiake Nr.2 Tiranë, në të cilën shtetasi i deklaruar i vdekur është i regjistruar.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224
    Kjo qe ka ndodhur mua me bene te dyshoj qe ne shqiperi ka agjentura serbe sepse Kocon e rembyen fill pasi ky kishte organizuar gjith biznenmenet dhe kishin mbedhur nje shume te madhe parash per UÇK-ne
    edhe pse familja e tij pagoj 1 miljon dollar ata perseri nuk e liruan une vete se kame pare por si ma kane treguar ata qe kane pare ate ne video ka qene ngjarje shume e dhimshme,

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Te duket cudi ???

    Agjentura serbe eshte ulur kembekryq ne mes te Tiranes .

  4. #4
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nuk eshte cudi e madhe.Serbet sic tha edhe Kleos jane kembekryq ne Shqiperi.Shaqiri dhe Klosi duhet te pergjigjen para Shqiptareve per kete "dosje te mbyllur"
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224
    Kete si histori per here te pare ma ka treguar vellai im ne shiperi , kur bisedonim per agjenturat e brendeshme ne shqiperi, me ka bere shume pershtypje kjo ngjarje .
    ketu ne forum ka njerez qe dine me shume rreth kesej ngjarje. ose qe e kane njojtur koco lumadhin flisni

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    si thoni ju mo se jane ulur kembekryqe serbet ne shqiperi pppppppfffffffffffff,si nuk ju vjen zor
    kush e formoi partin meme PKSH ,A NUK ISHIN 7 SHQIPETARE DHE 2 SERB

    SI do ja lejojne vetes motrat PD-PS lenien jashte te kusherinjeve serb

    kush do flasi o Labi interesat individuale e kane lene kombin shqipetar ne kete gjendje ku jemi qe nga osmanizmi dhe deri tani ,ne 5 shtete te ballkanit ndodhen trojet dhe shqipetaret dhe ne asnje shtet nuk jane te bashkuar
    50.000 jane ne MAL TE ZI (ne mos gaabohem)dhe jane 7 parti qe zihen me njera-tjetren
    Ndryshuar për herë të fundit nga OPARI : 11-12-2011 më 10:15

  7. #7

  8. #8

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga Labiiiii Lexo Postimin
    Kjo qe ka ndodhur mua me bene te dyshoj qe ne shqiperi ka agjentura serbe sepse Kocon e rembyen fill pasi ky kishte organizuar gjith biznenmenet dhe kishin mbedhur nje shume te madhe parash per UÇK-ne
    edhe pse familja e tij pagoj 1 miljon dollar ata perseri nuk e liruan une vete se kame pare por si ma kane treguar ata qe kane pare ate ne video ka qene ngjarje shume e dhimshme,
    Si ti nxe goja keto fjale o LABI ? Serbi ka zene kreun e Shqiperise ? Jooooo , jo vetem kreun se eshte pak ! Sipas "Kreut" jane "gjysma" e shqiptareve qe mbeshtesin "Kreun" ! Keshtu sipas kesaj llogarie Serbi ne trojet shqiptare nuk ka vetem "Kreun" por dhe ushtrine e tij !

    Pse si po te duket qe Shqiperia nuk prodhon 1 koker molle ?

    Ajo vjersha e Cajupit , sot eshte :

    Shqiperine e morri Serbi

    I vuri zjarr

    Shqipertar mos rri po duku

    Shqipetar
    ...............

  10. #10
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Ka te ngjare qe edhe Ilir Kumbaro andej nga Beogradi ta kete mbajtur frymen..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •