Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Lutje ( Dua ) nga Kur'ani

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

    Ju lutem filimisht qė tė kemi nji mirėkuptim me tė gjithė anėtarėt pjesėmarės nė kėtė temė, qė tė qėndrojmė nė rregullat e forumit:

    - tė mos e devijojmė temėn dhe
    - tė mos bėhet debate tė panevojshme, kėshtuqė tė mos e devijojmė temėn.

    Kjo temė do tė jetė e pajisur vetėm me lutje tė pėrmbledhura nga Libri i All-llahut s.v.t., kėshtuqė tė kemi nji pasqyrė tė lutjeve qė gjinden nė Kur'an dhe lus All-llahun s.v.t., qė tė na bėjė tė mundshme pėrfitojnmė nga kjo temė dhe na e lehtėsoftė gjendjen dhe na dhashtė Bereqet, si nė kėtė botė ( dunja ), por edhe mė e rėndėsishme nė botėn tjetėr ( ahiret ).

    Al-llahu ju shpėrbleftė pėr durimin tuaj.

    Nė fillim desht tė shtoj diēka nė lidhje me lutjen ( duanė ).


    Vėllezėr dhe motra besimtare!

    Vėrtet ibadetet tek All-llahu s.w.t., dallojnė nė vlerė dhe rėndėsi. Disa ibadete All-llahu s.w.t., i bėri me me rėndėsi dhe kėrkoi nga njeriu qė patjetėr t'i kryejė ndėrsa pėr disa tė tjera ia preferoi dhe e nxiti t'i kryejė. Nga kėtu dallon farzi prej sunnetit, sunneti prej mendubit ,etj.

    Nė zingjirin e veprave mė tė ēmuara dhe mė me vlerė tek All-llahu s.w.t., gjejmė edhe duanė. Thotė Muhammedi s.a.v.s.:

    "Nuk ka gjė mė tė ndershme tek All-llahu sesa duaja".( Tirmidhiu ).

    Nė njė rast tjetėr Muhammedi s.a.v.s., patė thėnė.

    "Duaja ėshtė ibadet ( adhurim) ". ( Transmeton Ahmedi ndersa Tirmidhiu ka thene se hadithi eshte hasen sahih ).

    Problemet e jetės praktike, shpeshherė na diktojnė nevojėn qė tė kėrkojmė diē nga njerėzit, qoftė ndihmė materiale, hua apo edhe pėrkrahje shpirtėrore.Nė tė shumtėn e kėtyre rasteve gjejmė njerėzit nga tė cilėt kėrkojmė diē tė jenė tė mrrolur apo tė ankohen se " as pėr vete nuk kėne " apo t'a kushtėzojnė ndihmėn me diē qė nuk ke mundėsi t'a bėsh, p.sh.,: mbytja e dikujt, tė vjedhėsh pėr tė,….apo nėse tė ndihmon materialisht tė kėrkon kamatė, etj.

    Vėrtet kjo ėshtė njė skeē i hidhur i njė realiteti tė skenave tė pėrditshme tė jetės sonė por a thua, a ndodh kėshtu edhe me All-llahun s.w.t.?

    A hidhėrohet Allahu s.w.t., nėse njeriu kėrkon diē prej Tij?

    A ia kushtėzon ndihmėn me diē qė ia zbeh imazhin e fesė dhe karakterit tė tij njerėzor?

    Pergjegja:

    Assesi, madje All-llahu s.w.t., ka dėshirė qė njeriu tė kėrkojė prej Tij dhe ta lus Atė.

    Thotė Muhammedi s.a.v.s.:

    " Kėrkoni nga All-llahu sepse All-llahu ka dėshirė qė tė kėrkohet prej Tij dhe se ibadeti mė i ēmuar ėshtė pritja e pėrgjegjes ( ose pėrmbushjes sė duasė ) ".

    Madje All-llahu s.w.t., hidhėrohet nėse njeriu nuk kėrkon prej Tij.

    Thotė Muhammedi s.a.v.s.:

    " Vėrtet, ai qė nuk kėrkon nga All-llahu, ( All-llahu ) i hidhėrohet Atij ".( Tirmidhiu ). Ky hadith sikur argumenton edhe hadithin:

    "…dhe kur tė kėrkosh kėrko prej All-llahut, dhe kur tė kėrkosh mbrojtje kėrko prej All-llahut ( mbrohu me All-llahun )…".

    Besimtari kur t'a lutė All-llahun, ndien se Ai ėshtė afėr, dėgjon lutjet dhe rėnkimet e tij. Madje vet All-llahu s.w.t., e urdhėroi Muhammedin qė t'i nxitė besimtarėt ne dua duke iu treguar se All-llahu eshte afer,degjon dhe iu pergjigjet lutjeve te lutesve. Thotė All-llahu s.w.t.:

    "E kur robėt e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata drejt tė udhėzuar, le tė mė pėrgjigjen ata Mua dhe le tė mė besojnė Mua. ( Bekare,186 ).

    Vėlla duaja ėshtė mjet qė e bėn All-llahun tė tė dojė ty. Duaja e shpeshtė bėn qė ti nėlse i lutesh All-llahut tė pėrgjigjet,nėse kėrkon mbrojtje nga Ai tė mbron…Vėlla qė tė tė bėhet e qartė rėndesia dhe vlera e duase dėgjo kėtė hadith dhe pėrshkrimin qė All-llahu ia bėn robit, kur ai e lut All-llahun. Thotė Pejgamberi s.a.v.s.:

    " All-llahu s.v.t., ka thėnė:

    " Kush armiqėsohet me njė dost Timin do t'i shpalli luftė dhe nuk ka diē mė tė dashur me tė cilėn afrohet tek Unė robi sesa ajo qė ia kam obliguar. Njeriu vazhdon tė afrohet tek Unė ( All-llahu s.v.t. ) me nafile derisa t'a dua, e kur t'a dua, jam dėgjimi i tij me tė cilin dėgjon, shiqimi i tij me tė cilin shiqon, dora e tij me tė cilėn godet, kėmba e tij me tė cilėn ec, nėse mė kėrkon ( diē ) do t'ia jap, nėse kėrkon mbrojtje nga Unė do t'a mbroj". ( Buhariu )

    Ndonjėherė njeriu ankohet se nuk i pranohet duaja, lutet kohė tė gjatė por prapė nuk shef pėrgjigje. All-llahu na ruajt! Ka njerėz qė fillojnė tė mendojnė keq pėr All-llahun se kinse Ai nuk po i dojka kėta ose diē tjetėr. Kėto mendime dhe tė ngjashmet, janė tė pėrbuzura nė fenė tonė dhe njeriut tė tillė i mbetet qė dobėsinė e mospranimit tė duasė t'a hulumtojė nė vetveten e tij sepse All-llahut s.v.t., nuk i takon urrejtja ndaj robėrve tė Tij pėrveq ndaj atyre qė e mohojnė All-llahun s.v.t. dhe ndaj vetvetes se tyre janė tė padrejtė.

    ( Disa shkaqe tė mospranimit tė duasė )

    1) Ngrėnia, pirja dhe veshja nga harami

    Thotė Muhammedi s.a.v.s.:

    " Vėrtet All-llahu ėshtė i mirė dhe nuk pranon tjetėr pėrveq sė mirės dhe se All-llahu i ka urdhėruar besimtarėt me atė qė i ka urdhėruar Pejgamberėt, ka thėnė:
    " O ju tė Dėrguar! Hani nga tė mirat dhe bėni vepra tė mira ", ( ndėrsa pėr besimtarėt ) ka thėnė: " O ju qė keni besuar! Hani nga tė mirat qė iu kemi furnizuar ", pastaj e ceku njeriun qė ka marrė udhėtim tė gjatė, flokėt i janė shprishur dhe ėshtė pluhurosur, i ngrit duart drejt qiellit e thotė:
    " O All-llah!O All-llah!, ndėrsa ushqimi i tij ėshtė haram, uji ( pija ) e tij ėshtė haram, veshja e tij ėshtė haram, ėshtė ushqyer nga harami,andaj a t'i prahohet ketij ( duaja )?!". ( Muslimi )

    2) Lėnia e urdhėrimit pėr tė mirė dhe ndalimit nga e keqja

    Thotė Muhammedi s.a.v.s.:

    "Pasha Atė,ėe dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, ( ose ) do tė urdhėroni pėr tė mirė dhe tė ndaloni nga e keqja, ose ndodhė qė All-llahu t'ua lėshoj - dėrgoj ndonjė ndėshkim pastaj e lutni e nuk iu pergjigjeė". ( Tirmidhiu)

    3) Lėnia e duasė

    Thamė mė parė,duke u bazuar nė hadith se, ibadeti mė i ēmuar ėshtė pritja e pėrmbushjes sė duasė por megjithatė shohim disa njerėz tė cilėt lutėn njė kohė e pastaj i kap njė dėshprim, pesimizėm, se pėrse neve nuk po n'a u pranohet duaja?Ky pesimizėm bėhet shkak qė ata tė largohen nga duaja e tė humbin tė mira tė shumta. Thotė Muhammedi s.a.v.s.:

    " I pėrgjigjet ( All-llahu duasė se ) ndonjėrit prej jush derisa nuk ngutėt e tė thotė: Jam lutur ( shumė herė ), por nuk mė ėshtė pėrgjegjur ( pėrmbushur duaja ) ". ( Muttefekun Alejhi )

    4) Lutja duke bėrė njeriu mėkate

    Si shkak tjetėr i mospranimit tė duasė ėshtė lutja e njeriut duke bėrė njeriu mėkate apo duke shkėputur mardhėniet familjare.ėThotė Muhammedi s.a.v.s.:

    " Vazhdon t'i plotėsohet duaja robit derisa nuk lutet me mėkat apo shkėputje tė mardhėnieve familjare (d.t.th., duke qenė ai nė kėto dy mėkate ) dhe derisa nuk ngutet. Ėshtė pyetur: O i Dėrguar i Allahut! Cfarė ėshtė ngutja ( nė kėtė rast )? Tha: Tė thotė njeriu: Jam lutur e lutur, por s'kam parė tė mė jetė permbushur duaja. Dėshpėrohet nga kjo gjendje dhe e braktis duanė ". ( Muslimi )

    5) Lutja e njeriut duke qenė i pakujdesshėm

    Si shkak tjetėr pėr mospėrmbushje tė duasė ėshtė edhe lutja e njeriut duke qenė zemra e tij gafile ( e pakujdesshme ). Thotė Muhammedi s.a.v.s.:

    " Lutnie All-llahun duke qenė tė bindur se All-llahu iu pėrgjigjet dhe dine se All-llahu nuk i pėrgjigjet duase ( e cila rrjedh nga ) zemra e pakujdesshme ( gafile ) ".(Tirmidhiu)

    Hadithi nė fjalė pėrmban dy ēėshtje shumė me rėndėsi. Njėra prej tyre ėshtė nxitėse, ndėrsa tjetra ėshtė kėrcėnim. Sa i pėrket nxitjes, atė e vėrejmė nė pjesėn e parė tė hadithit ku Muhammedi s.a.v.s., me tėrė potencialin mundohet t'a bindė robin se, nėse ai beson se nuk ka kush qė i pranon lutjet dhe i permbush ato pėrveq Tij dhe se nuk ka kush qė drejtohen ankesat pėrveqse tek Ai, duaja e tij nė njė mėnyrė a tjetėr do tė pranohet.
    Pra, nėse njeriu ėshtė i bindur se All-llahu s.v.t. ėshtė Ai qė ua pėrmbushė njerzve nevojat atėherė nga ajo bindje dhe mendim i mire qė ka pėr Zotin xh.sh, fiton pėrshtypjen se All-llahu s.v.t., nė pėrgjegjen e menjėhershėm tė duasė sė tij apo vonimin e saj ka caktuar njė urtėsi dhe si i tillė me mendime tė tilla robi do tė shpėtojė. Pėr tė na qenė edhe mė qartė kjo teori, fjalėn ia japim njeriut mė tė madh tė botės, Muhammedit s.a.v.s., i cili thotė:

    "Nuk ka besimtar i cili lutet me ndonjė lutje, nė tė cilėn nuk ka mėkat e as shkėputje marėdhėniesh familjare e tė mos ia jap Al-llahu njėrėn prej kėtyre tre gjėrave:

    1- ( ose ) ia shpejton plotėsimin nė kėtė botė,

    2- ( ose ) ia deponon nė Ahiret, dhe

    3- ( ose ) ia largon me atė dua njė tė keqe sikurse ajo (e mirė nė peshe ).

    ( Atėbotė kur dėgjuan sahabėt pėr kėtė vlerė tė duasė ) Thane: " Pra do tė shpeshtojmė duanė! Tha: All-llahu ua shton ( tė mirat ). ( Ahmedi )

    Pra besimtari i sinqertė nė All-llahun beson se All-llahu ka caktuar ndonjė tė mirė nė duanė e tij dhe qė, edhe pse pėr momentin rezultati i saj ėshtė i fshehur megjithatė begatia dhe dhuntia e asaj duaje do tė duket mė vonė, ose nė kėtė botė ose nl tjetrėn.

    Ndėrsa sa i pėrket ēėshtjes sė dytė, pėr tė cilėn thamė se ėshtė kėrcėnim, ėshtė ajo se All-llahu s.v.t., nuk pranon duanė nga zemra qė nuk ka dro, nga gjuha qė e thotė atė dua sikur gjėrat e tjera tė pahijshme. Vėrtet kjo ėshtė kėshtu sepse All-llahu nuk shpėrblen edhe pėr ibadetet tjera nga neglizhentėt. Kemi dėgjuar hadithin se All-llahu s.v.t., pranon nga namazi i njeriut vetėm aq sa njeriu prezenton me mendje dhe shpirt ".

    6) Lutja vetėm kur njeriu gjendet nė vėshtirėsi

    Si shkak tjetėr pėr mospranimin e duasė ėshtė lutja e njeriut kur vetėm ai ėshtė nė bela a fatkeqėsi. Thotė Muhammedi s.a.v.s.:

    "Kush ka dėshirė qė All-llahu t'i pėrgjigjet nė vėshtirėsi a pikėllime, le tė lutet shumė kur ai tė jetė i lumtur ". ( Tirmidhiu )

    Kėrkimi falje - Istigfari - shansė pėr faljen e mėkateve

    All-llahu s.v.t., na ka treguar se, Ai nuk e ndėshkon njė popull pėrderisa ata kėrkojnė falje nga Ai, por ndėshkon popujt qė shfaqin mendjemadhėsi, ipen pas tė ndaluarave, harrojnė obligimin e tyre ndaj All-llahut dhe bėjnė trazira nė tokė. Thotė Muhammedi s.a.v.s.:

    "All-llahu nuk i ndėshkon ( njerėzimin ) derisa ata kėrkojnė falje ".

    Vėlla! Kėrkimi falje nga All-llahu ka vlerė tė madhe. Ėshtė mjet pėr t'a dalluar modestin nga mendjemadhi, besimtarin nga hipokriti…Kėrkimi falje ( Istigfari ) ėshtė urėkaluese mbi ēdo fatkeqėsi dhe urėlidhėse me ēdo tė mirė, ėshtė ēelės i rizkut. Thote Muhammedi s.a.v.s.:

    "Kush ipet pas kėrkimit falje -i stigfarit ( dhe e ben shprehi ), All-llahu s.v.t., nga ēdo problem i gjen rrugėdalje, nga ēdo pikėllimi, i gjen lehtėsi ( dhe largim tė tij ) dhe e furnizon prej nga nuk e kujton fare ". ( Ibni Maxhe dhe Davudi )

    E lusim All-llahun tė n'a bėjė prej atyre qė iu pranohen duatė e tyre dhe prej atyre qė kanė mendime tė mira pėr Zotin e tyre. Amin!
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  2. #2
    i nėnshtruar Maska e master2006
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,238
    Tema: Lutje (Dua) nga Kur'ani


    Pėrmbajtja:
    16 nga hadithet,
    1 nga Kurani.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga master2006 : 06-11-2011 mė 09:12

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    LUTJE NGA KUR'ANI


    "O Zot, mė fal nga ana Yte pasardhės tė mirė, vėrtet, Ti je Dėgjues i lutjes". (Ali Imran: 38)

    "O Zot, mos mė le tė vetmuar, se Ti je trashėguesi mė i miri (pas ēdokujt)". (El-Enbija: 89)

    "Nuk ka hyjni pos Teje. Ti je i pastėr, nuk ke tė meta. Unė i bėra padrejtė vetes". (El-Enbija: 87)

    "O Zot, ma zgjero gjoksin tim, ma lehtėso kėtė punė timen, mė zgjidh nyjen e gjuhės sime, qė ta kuptojnė fjalėn time". (Taha: 25-28)

    "O Zot, unė i kam bėrė padrejtėsi vetvetes, pėr kėtė mė fal mua". (El-Kasas: 16)

    "O Zot, mos na bėn sprovė pėr zullumqarėt dhe na shpėto me mėshirėn Tėnde nga jobesimtarėt". (Junus: 85-86)

    "Zoti ynė, na i fal mėkatet tona dhe lėshimet nė punėt tona, na i forco kėmbėt tona dhe ndihmona kundėr popullit jobesimtar". (Ali Imran: 147)

    "Zoti ynė, na dhuro nga ana Jote mėshirė dhe na pėrgatit udhėzim tė drejtė nė tė gjitha ēėshtjet tona". (El-kehf: 10)

    "O Zot, mė shto (edhe mė tepėr) dituri". (Taha: 114)

    "O Zot, kėrkoj strehim te Ti prej nxitjeve tė djajve dhe kėrkoj strehim te Ti qė ata tė mos mė afrohen". (El-Muminun: 97-98)

    "O Zot, mė fal dhe mė mėshiro, se Ti je Mėshiruesi mė i mirė". (El-Muminun: 118)

    Esselamun alejkum.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  4. #4
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    "Zoti ynė, na jep nė kėtė botė tė mira, e edhe nė ahiret na jep tė mira dhe na mbroj nga dėnimi i zjarrit". (El-Bekare: 201)


    "Dėgjuam dhe respektuam, dhe prej Teje kėrkojmė falje o Zoti ynė, ngase te Ti ėshtė pėrfundimi". (El-Bekare: 285)

    "Zoti ynė, mos na dėno nėse harrojmė ose gabojmė! Zoti ynė, mos na ngarko me barrė tė rėndė siē i ngarkove ata qė ishin para nesh! Zoti ynė, mos na ngarko me atė pėr tė cilėn ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mėkatet, na fal dhe na mėshiro. Ti je mbrojtėsi ynė, na ndihmo kundėr popullit jobesimtar". (El-Bekare: 286)


    "Zoti ynė, mos na i lako zemrat tona pasi na udhėzove, na dhuro nga ana Jote mėshirė, se vetėm Ti je Dhurues i madh". (Ali Imran: 8)


    "Zoti ynė, kėtė nuk e krijove kot, i Lartėsuar qofsh, ruana prej dėnimit tė zjarrit! Zoti ynė, atė qė Ti e fut nė zjarr, atė e ke poshtėėruar; pėr zullumqarėt nuk ka ndihmėtarė! Zoti ynė, ne dėgjuam njė thirrės qė ftonte pėr besim (e thoshte): Besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynė, na i fal mėkatet tona, na i shlyej gabimet tona dhe pas vdekjes na bashko me tė mirėt! Zoti ynė, jepna atė qė nėpėrmjet Tė dėrguarve T'u na e premtove dhe nė Ditėn e Kijametit mos na turpėro; vėrtet, Ti je Ai qė nuk e shkel premtimin". (Ali Imran: 191-194)


    "Zoti ynė, Ty tė besuam; na i fal mėkatet tona dhe na mėshiro, ngase Ti je Mėshirues mė i mir". (El-Mu'minun: 109)

    "Zoti ynė, largoje prej neve dėnimin e Xhehennemit, se dėnimi i tij ėshtė gjėja mė e rėndė. Ai, vėrtet, ėshtė vendqėndrim dhe vendbanim i keq". (El-Furkan: 65-66)


    "Zoti ynė, na bėjė qė tė jemi tė gėzuar me gratė dhe pasardhėsit tanė, e neve na bėn shembull pėr tė devotshmit". (El-Furkan: 74)

    "O Zot, mė mundėso qė Tė tė falėnderoj pėr tė mirėn Tėnde qė ma dhurove mua dhe prindėrve tė mi, qė tė bėj vepra tė mira qė i pėlqen Ti dhe m'i bėn tė mirė pasardhėsit e mi. Unė pendohem te Ti dhe unė jam prej muslimanėve". (El-Ahkaf: 15)



    "Zoti ynė, na fal neve dhe vėllezėrit tanė qė na kanė kaluar me besim, e mos shkakto nė zemrat tona farė urrejtjeje ndaj atyre qė kanė besuar. Zoti ynė, Ti je i Butė, Mėshirues". (El-Hashr: 10)


    Esselamun alejkum.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  5. #5
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    "Zoti ynė, na plotėso dritėn tonė dhe na fal se Ti pėr ēdo gjė je I mundshėm". (Et-Tahrim: 8)

    "Zoti ynė, ne kemi besuar pėr kėtė dhe na i fal mėkatet tona e na mbroj nga dėnimi i zjarrit". (Ali Imran: 16)


    "Zoti ynė, ne Tė kemi besuar, na regjistro me dėshmitarėt". (El-Maide: 83)

    "O Zot, bėre kėtė qytet tė sigurt dhe na largo mua e fėmijėt e mi nga adhurimi i idhujve". (Ibrahim: 35)


    "O Zot, mė bėn mua prej atyre qė falin namazin, e edhe prej pasardhėsve tė mi dhe pranoje lutjen o Zot. Zoti ynė, mė fal mua, prindėrit e mi dhe besimtarėt Ditėn kur do tė jepet llogaria". (Ibrahim: 40-41)

    "O Zot, unė jam i nevojshėm pėr ēdo tė mirė qė ma zbret". (El-Kasas: 24)

    "O Zot, mė ndihmo kundėr popullit tė prishur". (Ankebut: 30)

    "Zoti ynė, mos na bėjė me popullin zullumqar". (El-A'raf: 47)


    "Mė mjafton All-llahu [subhanehu ve teala], s'ka tė adhuruar pos Tij, vetėm Atij i jam mbėshtetur; Ai ėshtė Zoti i Arshit tė madh". (Et-Teube: 129)

    "O Zot, mė shpėto prej popullit zullumqar". (El-Kasas: 21)

    "Shpresoj qė Zoti im tė mė orientojė rrugės sė drejtė". (El-Kasas: 22)

    ''O Zot,mos na bėn sprovė pėr zullumqarėt dhe na shpėto me mėshirėn Tėnde nga jobesimtarėt''.(Muntehine: 5 )


    Esselamun alejkum.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  6. #6
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    E kur robėt e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata drejt tė udhėzuar, le tė mė pėrgjigjen ata Mua dhe le tė mė besojnė Mua. (El-Bekare: 186)

    Zoti ynė! Na dhuro durim! Na i pėrforco kėmbėt tona dhe na ndihmo kundėr jobesimtarėve. (El-Bekare: 250)

    Zoti ynė, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mėshirėn Tėnde, pse vetėm Ti je dhuruesi i madh. (Ali Imran: 8)

    Zoti ynė, na i fal mėkatet tona dhe lėshimet nė punėt tona dhe na forco nė vendet tona (nė luftė), ndihmona kundėr popullit jobesimtar.(Ali Imran: 147)

    Zoti ynė, atė qė Ti e fute nė zjarr, atė e ke poshtėruar; pėr mizorėt nuk ka ndihmėtarė (Ali Imran: 192)

    Zoti ynė, ne dėgjuam njė thirrės qė ftonte pėr besim (e qė thoshte): Tė besoni Zotin tuaj! E ne besuam!. (El-Bekare: 193)

    Zoti ynė, na i fal mėkatet tona, na i mbulo tė metat dhe pas vdekjes na bashko me tė mirėt!. (Ali Imran: 193)

    Zoti ynė, jepna atė qė nėpėrmjet tė dėrguarėve e Tu, na e premtove dhe nė ditėn e kijametit mos na turpėro; vėrtet Ti je Ai qė nuk e shkel premtimin!. (Ali Imran: 194)

    Zoti ynė, ne i bėmė tė padrejtė (i dėmtuam) vetvetes sonė, nė qoftėse nuk na falė dhe nuk na mėshiron, ne me siguri do tė jemi prej tė shkatėrruarve! (7:23)



    Esselamun alejkum.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ramazan_it : 07-11-2011 mė 18:58
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  7. #7
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Zoti ynė, vendos mes nesh dhe mes popullit tonė gjykimin tėnd tė drejtė, se Ti je mė i miri gjykatės.. (El-A'raf:89)

    Zoti ynė, na dhuro durim dhe na bėjė tė vdesim muslimanė!.(El-A'raf:126)

    Zoti ynė! S’ka dyshim se Ti e di ēka fshehim dhe ēka publikojmė, se All-llahut nuk mund t’i fshihet asnjė send nė tokė e as nė qiell.(Ibrahim:38)

    Zoti ynė, Ti me mėshirėn dhe me diturinė Tėnde ke pėrfshirė ēdo send, andaj falju atyre qė u penduan dhe ndoqėn rrugėn Tėnde, e edhe ruaji ata nga dėnimi i xhehennemit. (Gafir:7)

    Zoti ynė, futi nė xhennete tė Adnit, tė cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirė prej etėrve tė tyre, grave tė tyre dhe pasardhėsve tė tyre. Vėrtet, Ti je ngadhėnjyesi, i urti. (Gafir:8)

    (Ata thonė) Zoti ynė, largoje prej nesh dėnimin, se ne me tė vėrtetė besojmė... (Duhan:12)

    Zoti ynė, falna neve dhe vėllezėrit tanė qė para nesh u pajisėn me besim dhe mos lejo nė zemrat tona farė urrejtjeje ndaj atyre qė besuan. Zoti ynė, Ti je i butė, mėshirues (Hashr:10)

    Zoti ynė, vetėm Ty tė jemi mbėshtetur, vetėm nga Ti jemi tė kthyer dhe vetėm te Ti ėshtė e ardhmja. (Mumtehine:4)

    Esselamun alejkum.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  8. #8
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    (1) Bismilahi-rrahmani-rrahim. (2) El hamdu lilahi rabbil alemin. (3) Arrahmani-rrahim. (4) Maliki jeumid-din. (5) Ijjake neabudu ue ijjake nestain. (6) Ihdinis-siratal-mustekim. (7) Siratal-ledhine en-amte alejhim, gajril-magdubi alejhim, ue-lad-dalin.
    (1) Me emrin e Allahut1, tė Gjithėmėshirshmit2, Mėshirėplotit3! (2) I gjithė lavdėrimi i pėrket Allahut, Zotit tė tė gjitha botėve4, (3) tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit, (4) Sunduesit tė ditės sė llogarisė.5 (5) Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm Ty tė kėrkojmė ndihmė e mbėshtetje6. (6) Na udhėzo nė rrugėn e drejtė7! (7) Nė rrugėn e atyre tė cilėve u ke dhuruar mirėsi8, jo tė atyre qė kanė merituar zemėrimin (Tėnd)9 dhe as tė atyre tė cilėt kanė humbur10! [Surja El-Fatiha].
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  9. #9
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Allahu, la ilahe il-la huve el-hajjul-kajjum. La te’hudhuhu sinetun ue la neum. Lehu ma fis-semavati ue ma fil-ard. Men dhe-ledhi jeshfeu indehu il-la biidhnihi. Jealemu ma bejne ejdihim ue ma halfehum. Ue la juhijtune bishej’in min ilmihi il-la bima sha’e. Uesia kursijuhus-semavati uel-arda. Ue la jeu-duhu hifdhuhuma, ue huvel-alijjul-adhim.

    Allahu! Nuk ka tė adhuruar tjetėr (tė denjė) pėrveē Tij, tė Pėrjetshmit Mbajtėsit tė gjithēkaje! Atė nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i pėrket gjithēka qė gjendet nė qiej dhe gjithēka qė gjendet nė tokė. Kush mund tė ndėrmjetėsojė tek Ai pa lejen e Tij? Ai di gjithēka qė ka ndodhur para krijesave dhe gjithēka qė do tė ndodhė pas tyre, kurse ata nuk mund tė pėrvetėsojnė asgjė nga dija e Tij, pėrveē asaj qė do Ai. Kursiju4 i Tij pėrfshin qiejt dhe Tokėn dhe Atė nuk e lodh ruajtja e tyre (qiejve dhe Tokės). Ai ėshtė i Larti, Madhėshtori. [Ajeti El-Kursij, Ajeti nr. 255 i sures El-Bekare].
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  10. #10
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    „Zoti ynė,pranoje prej nesh,se me tė vėrtetė Ti je qė dėgjon dhe di!“ (el Bekare 127 )

    „Zoti ynė,bėna neve dyve besimtarė tė sinqert ndaj Teje dhe nga pasardhėsit tanė njerėz tė bindur ndaj Teje,na i mėso rregullat e ibadetit (adhurimit )tanė dhe falna neve,vėrtetė Ti je qė falė shumė,je mėshirues!“ ( 2:128 )



    „Tė cilėt,kur i godet ndonjė e pakėndshme thonė:“Ne jemi tė Allahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi!“ ( 2:156 )

    „Zoti ynė na jep tė mira nė kėtė jetė,tė mira edhe nė botėn tjetėr,dhe na ruaj prej dėnimit me zjarr!“

    ( 2:201 )

    „Zoti ynė!na dhuro durim!na i pėrforco kėmbėt tona dhe na ndihmo kundėr pabesimtarėve.“ (2:250)

    „Zoti ynė,mos na dėno nėse harrojmė ose gabojmė!Zoti ynė,mos na ngarko neve barrė tė rėndė siē i ngarkove ata qė ishin para nesh!Zoti ynė.mos na ngarko me atė pėr tė cilėn,ne nuk kemi fuqi!Na i shlyej mėkatet,na i mbulo tė kėqiat,na mėshiro.Ti je mbrojtėsi ynė,na ndihmo kundėr popullit pabesimtar!“ (2:286)
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •