Adem Demaçi është figura shqiptare, me tipare atdhetare, i gatëshm për t’u sakrifikuar në çdo kohë për këtë Kosovë të shenjtë e të shtrenjtë.
Periudha e pasburgut e përcolli me përpjetat e tatëpjetat e saj duke e ngritur kështu herë në piedestal e herë - herë duke u munduar për ta plandosur për toke, duke mos kuptuar vizionaritetin e tij. Mirëpo, Adem Demaçi asnjëherë nuk u mposht përballë këtyre stuhive, ai i qëndroi besnik idealit të vet për të mirën e Kosovës, prandaj ka zgjedhur rrugën që gjërat t’i thotë siç janë dhe t’i jep emërtimin meritor secilës dukuri.
Emisionin që po sjell për ju nuk do ta analizoj, sepse gjithmonë i kam pasur zët shokët që shpjegonin përmbajtjen e filmit në kinema, por po jap një skelet të bisedës që zhvillohet në këtë emision:
- rruga me përafrimin evropian,
- flet për kundërshtitë e tij me masën për idetë e veta. Flet pastaj se si masa vonë e ka kuptuar se kishte të drejtë, prandaj ndonjëri është skuqur,
- ai flet për të metat aktuale në Kosovë: ekonomia, arsimi, shëndetësia, korrupsioni...
- Flet edhe për Akademinë e Shkencave të Kosovës, ndërkaq për ato që ka thënë Rexhep Qosja thotë se nuk e kuptoj pse Rexha nuk e ka thënë këtë të vërtetë më herët....
- flet pastaj edhe për Kinën...
Ehu unë gati e shpjegova krejt.
Ndiqeni, sepse meriton të shikohet ky emision!
Është i madh baca Adem.
Krijoni Kontakt