Close

Rezultati i Sondazhit: Si e vlerësoni rikthimin e masave te reciprocitetit me Serbinë?

Votues
17. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • TE DOBISHME PER KOSOVEN!

    14 82.35%
  • TE DEMSHME PER KOSOVEN!

    3 17.65%
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Feith kundër mocionit për masa reciprociteti

    Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Faith është vënë kundër Kuvendit të Kosovës përkitazi me mocionin për reciprocitet me Serbinë. Faith ka thënë se mocionin i votuar në Kuvend nuk është obligues për qeverinë pasi politikën e jashtme e bën ekzekutivi dhe jo legjislativi.

    “Mocioni nuk ka efekt detyrues për qeverinë. Nuk është e obliguar ta zbatoj mocionin e Kuvendit. Politika e jashtme është në duart e ekzekutivit dhe jo të legjislativit. Në shumë demokraci, kuvendi bën rekomandime, sugjerime e rezoluta. Qeveria shprehet varësisht prej interesave. Qeveria ka vepruar mirë që nuk e ka zbatuar” ka thënë Faith për KTV-në.

    bota sot


    Zoteri Feith. Ju si Shef i ICO's ne Kosove keni detyre dhe obligim qe te vendosni Rend dhe Ligj ne tere teritorin e Kosoves. Dhe duke pase parasysh se ne kete aspekt, jo vetem se keni bere ndonje gje pozitive, por lirisht mund te them se kjo detyre apo obligim i Juaji ka deshtuar TOTALISHT, dhe tani kete mangesi tuajen mundoheni ta mbuloni me deklarime qe jane ne kundershtim me poziten e juaj. Zoteri Feith si mund te jet sipas jush JO DETYRUES Ky Mocion per venien e Masave te Reciprocitetit ndaj Serbise e qe Votuan Shumica e Deputeteve te Kuvendit te Kosoves. E Kur dihet se ne Vendet me Demokratike Europiane dhe Boterore nje Vendim i tille eshte vetem OBLIGATIV dhe OBLIGUES. Mos harroni Zoteri Feith, se keta Deputet qe votuan PRO ketij Mocioni perbejne shumicen e Votuese te Kosoves, dhe nese kjo na qenka JO Detyrues, ateherash na bie se Kosova nuk paska nevoje fare per Kuvend dhe Deputet.Sepse cdo gje ne Kosove na qenka Nderkombetare dhe Qeveritare. Ky Mocion i Votuar nga Deputet e Kosoves eshte ne Interes te Shtetit te Kosoves dhe Popullit Shumice te saj. Ndersa Kjo Deklarate e Juaj eshte vetem ne Interes te Kesaj Qeverie te Tanishme, ne Interes te Shtetit Serb, dhe kjo deklarate e juaja eshte TOTALISHT ne Kundershtim me Interesat e Kosoves dhe Popullit te SAJ.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Lordlover
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Münster Germany
    Postime
    168
    Sigurisht që duhet përshendetur këtë hap të opozites në Kosovë.
    Heqja e reciprocitetit ishte nje hallkë e gjatë në zingjirin e vendimeve që qeveria e Kosoves i merr në dëm të vendit dhe në dëm te interesave të qytetareve të Kosovës.
    Do të ishte veprim më i qëlluar po të ndërmerrej më heret ky hap i reciprocitetit ndaj Serbisë, vend ky i cili vazhdimisht po ngritë bariera politike, ekonomike e ligjore për
    eksportin, edhe ashtu të kufizuar të Kosoves.
    Rikthimi i masave të reciprocitetit godet interesat dhe bisneset e qeveritarëve dhe disa deputeteve të pozitës në Kosove, por duhet pajtohen sepse ishte koha e fundit që duhej ndermarrë një hap i tillë.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •