Si e vlerësoni rikthimin e masave te reciprocitetit me Serbinë?
Si e vlerësoni rikthimin e masave te reciprocitetit me Serbinë?
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Me serbin duhet te nderpresim gjithqka ,duhet te bllokojm kufirin ,duhet ti ndalojm dialoget , sduhet te kemi kurfar kontakte perderisa ajo nuk i kerkon falje Kosoves
Une quditem me lideret tan, prej paslufte e deri sot e posaqerisht me ata qe sot thirren krahu i luftes, fort mir e din se qka ka ber serbia ne Kosov dhe prap nuk ju vie turp tju zgjasin doren liderve serb dhe te ulen ne nje tavolin ,skemi qka te bisedojm me serbin
Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”
Per momentin te demshme per Kosoven ka plot arsye jan arrit marrveshje edhe pse ato ndoshta nuk zbatohen por nuk duhet qe gishti per momentin qe eshte i kthyer nga Serbia per keq te drejtohet nga ne. E rendesishme eshte qe kemi disa shtete me te forta ne perkrahje.
Kuvendi rikthen reciprocitetin ndaj Serbisë, kush si votoi
Prishtinë, 7 dhjetor - (E plotësuar) Pas një debati të gjatë me akuza të ndryshme mes pozitës dhe opozitës, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar mocionin e lëvizjes Vetëvendosje. Parashtruesi i kërkesës Visar Ymeri lexoi tri pikat e mocionit, të cilat më pas u miratuan me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm në sallë.
Tri pikët e tekstit të mocionit janë:
1. Qeveria t’i marrë masat e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë.
2. Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë ta nxisë dhe të udhëheqë bashkëpunimin me prodhuesit e vendit dhe ndërmarrjet tregtare për gjetjen zëvendësimeve për produktet e importuara nga Serbia dhe
3. Qeveria t’i forcojë të gjithë mekanizmat shtetëror për ta siguruar zbatimin e përpiktë të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.
Për këtë mocion të opozitës për votuan 42 deputetë, kundër ishin 33 dhe 2 deputetë abstenuan. ...
Tash pas kësaj pritet se si do të veprojë qeveria, pasi që vendimet e Kuvendit janë të obligueshme për qeverinë. ...
http://www.kohaditore.com/?page=1,13,79822
............
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 07-12-2011 më 21:03
Mocioni i votuar nuk eshte rekomandues por obligues.Prishtinë, 8 dhjetor -
Qeveria e Kosovës doli të enjten me një komunikatë për medie, ku thuhet se ajo mbetet e përkushtuar ndaj rekomandimeve që dalin nga organi ligjvënës i vendit.
“Në lidhje me rekomandimin e djeshëm të Kuvendit, Qeveria do të shikojë mundësitë dhe alternativat për respektimin e tij, gjithnjë duke u mbështetur në respektimin e kornizave ligjore dhe procesin integrues të Kosovës në BE”, thuhet në këtë komunikatë.
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Eshte formulim i gabuar i sondazhit se pari.
Se dyti Kosova ka reciprocitet me serbine dhe bosnen. Kjo me faktin se ne na pranohen vulat doganore nga keto dy vende, po ashtu edhe eksportet, mirepo tjeter eshte se ne nuk kemi shume eksporte per serbi dhe bosne. Ai mocion i vetevendosjes eshte duke u zbatuar qe moti.
Nese mendoni ne reciprocitet me serbine duke ndaluar mardheniet ekonomike me kete vend, une jam kunder.
“Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”
Vendosa i dobishem.
Por jo cdo gje mund te jete reciproke, sidomos shkembimet ekonomike.
Ndersa per politiken duhet te jete i ndersjellet
Revolution 1848
Feith kundër mocionit për masa reciprociteti
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Faith është vënë kundër Kuvendit të Kosovës përkitazi me mocionin për reciprocitet me Serbinë. Faith ka thënë se mocionin i votuar në Kuvend nuk është obligues për qeverinë pasi politikën e jashtme e bën ekzekutivi dhe jo legjislativi.
“Mocioni nuk ka efekt detyrues për qeverinë. Nuk është e obliguar ta zbatoj mocionin e Kuvendit. Politika e jashtme është në duart e ekzekutivit dhe jo të legjislativit. Në shumë demokraci, kuvendi bën rekomandime, sugjerime e rezoluta. Qeveria shprehet varësisht prej interesave. Qeveria ka vepruar mirë që nuk e ka zbatuar” ka thënë Faith për KTV-në.
bota sot
Krijoni Kontakt