Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Si jemi bërë religjioz

    Religjioziteti është një ndër fenomenet njerëzore më të përhapura në të gjitha civilizimet.Shkenca tenton që të përgjigjet në pyetjet kyçe,sa është religjioni i mbjellur në mendjen(trurin) njerëzorë dhe cilat janë burimet e sajë.
    Në fillim ishte blasfemike të flasim për "evulucionin e mendjes".Teoria e evulucionit ishte e pranueshme vetëm për zhvillimin e trupit.Mendja perceptohej si diç "tabula rasa".Por,në kohërat tona është e qartë që ajo është si një kuti adaptive (përshtatëse) me mjete që na mundësojnë ti tejkalojmë problemet bazë të mbijetesës.
    Teoria e tillë "evulucioni i mendjes" në hulumtimet e saja përsëri në fokus kthen temat e tilla si-të qenit prind,dhuna, delikuenca,bashkëpunimi dhe altruizmi.p.sh. "bashkëpunimi" është një ndër problemet për tu integruar në këtë teori,sepse është e vështir të spjegohet nga rrjedh altruizmi kur jemi krijesa egoiste biologjike.Hulumtimet tregojnë që njeriu nuk kujdeset vetëm për veten por kujdeset edhe për mbijetesën e gjeneve.
    Në të gjitha shoqërit njerëzore gjatë historisë egziston ideja e paranormales.
    Por,shtrohet pyetja për çka i shërben një gjë e tillë njeriut ? Një nevojë e tillë
    religjioziteti mundë ti ketë tri funksione - e para,munë të jetë ngushëllimi (ulja e stresit) ; e dyta,njohurija - kur nuk mundemi të njohim drejtë natyrën,vrimat tona të paditurisë i mbulojmë me spjegime mbinatyrore ; dhe e treta ,komuniteti-religjioni mundëson kohezion mes njerëyve


    Përveç këtyre,mundë të përmendim edhe faktorë tjerë që njeriun e kanë bërë
    religjioz gjatë historisë dhe evulucionit të tijë,si...
    Mbamendja e kundërintuitetit-baza e dytë e perceptimit të hyjnores
    është kujtesa.Është vërtetuar ,që më së miri dhe më lehtë mbajmë në mend ato gjëra,ndodhi që janë kundërintuitës.Ose ato gjëra që së paku shmangen nga rrjedhja normale e gjërave,normales.Kjo te religjionet janë me bollëk.Kjo,vërehet lehtaz te fëmijët që mbajnë mend shumë më lehtë tregime që personazhet e tyre kanë veti normale por me një evitim ,shmangje nga normalja p.sh. kafshët që flasin.Në të njëjtën mënyrë lehtë do mbajmë mend persona të cilat kanë veti të rëndomta sikur ndjenjat,mendimet por janë të padukshme.Në këtë mënyrë fitojmë shpirtërat,demonët,xhinët....
    Mekanizmi i zbulimit të qëllimit-gjatë evulucionit të njeriut ishte shumë e dobishme që të jemi pak paranoik.Kështu,para ardhësit tanë që gjindeshin të themi në savanë apo xhungëll kur do të ndëgjonin ndonjë zhurmë ,për ta do të ishte më mirë të ishin më të kujdesshëm.Për këtë,ne sot shpesh kur ndëgjojmë zëra dhe sinjale tjera në to ne njohim ndonjë qëllim edhe nëqoftëse ky qëllim nuk egzsiton.Përveç kësaj,njerëzit janë përshtatur që të kërkojnë dhe gjejnë monstër,shembull dhe të njohin karaktere...p.sh. kur të shohim një vizë horizontale dhe dy pika ,menjëherë na asocion në fëtyrën e njeriut.Ky lloj paranoideti dhe aftësija të bashkojmë të pamundërën na bënë shumë të prirur për besime bizare ( shembull eklatant është te një pjesë e besimtarëve Islam,që incizimet nga Google earth te maleve rreth Medinës i shohin si shkrim i emrit Muhamed,e pabesueshme gjer ku shkon fantazija njerëzore).Kjo veti,parë nga një këndvështrim tjetër është edhe bazë për zhvillimin e teorive të komplotit....
    Besimi në jetën mbas vdekjes-edhe një veti e njeriut është prirja që të besojmë në një jetë mbas varrit.Paramendo një tregim tragjik-personi X kthehet në shtëpi nga puna.Në rrugë e sipër humb jetën në komunikacion.Tani,përpiquni të ju përgjigjuni këtyre varijanteve-
    a) Mbasi ka vdekur a është njeriu i uritur ?
    b) Do të darkoj më ?
    c) Mundë të shoh mjekët që tentojnë ti shpëtojnë jetën ?
    D) Donë ende të jetojë ?
    e) Mendon ende në të dashurit e vet ?
    Në pyetjet e para që kanë karakter biologjik gati të gjith njerëzit do të përgjigjen negativisht,sepse neve na është e njohur si duket të jemi të uritur.Por,në pyetjet që prekin emocionet apo dëshirat tona,shumica do të përgjigjen pozitivisht sepse për ne është e pamundër të marrim përsipër si duket një personalitet njeriu pa ato dëshira dhe ndjenja.
    Është interesant , që edhe Ateistëve i duhet shumë kohë dhe mund që këtyre pyetjeve të fundit t`ju përgjigjet negativ,ti mohoj...
    Këto lloj situatash njihen si teori të simulimit të kufizuar.Ne supozojmë,që egziston jetë mbas vdekjes sepse nuk dimë si do dukej ajo që nuk egziston.
    Teoria e përshtatjes-nga kjo pikëpamje religjioni lind dhe është përshtatje biologjike mandje edhe kulturore.Në këtë kontekst religjioni shërben si sistem përshtatjeje e cila na mundëson të përballemi me vdekjen.Psiqika e njeriut është e tillë që frigohet nga e panjohura.Nga rritja e frigës nga vdekja njeriu lehtë kalon në depresion dhe është jofunksional apo i depersonalizuar.Pra,zhvillimi i intelegjencës sjell përparësi por edhe bën dëme psiqike.Ndjenjat religjioze këtu paraqiten si sistem mbindërtimi të njohurive tona me qëllim që të jemi më funksional edhe pse jemi të vetëdijshëm për vdekshmërinë tonë.
    Religjioni si sistem mbikqyerje-supozohet që njerëzit gjatë historisë dhe evulucionit kanë jetuar në grupe të vogla (150 njerëz).Por,stili i jetës me vendbanime fikse shkakton shoqëri dhe komunitet të gjërë dhe humbet interaksioni, individin më nuk mundemi të njohim,tjetërrsohemi.Në këtë mënyrë paraqitet nevoja e mekanizmit i cili do siguroj që do veprojmë si një organizëm.Sipas kësaj religjioni është një lloj kontrolli mbinatyror primitiv.Shumë testime kanë treguar që njerëzit kanë sjellje më të moralshme kur janë kërcënuar apo tërhequr vërejtja nga Zoti...
    Ritualet sikur screening- nga njerëzit kërkohet që të sakrifikohen në ritualet p.sh.bërja post (ramazan).Këto rituale i mundësojnë shoqërisë që të bindet që një person i caktuar nuk është i arrdhur rastësisht i cili do të shfrytëzoj resurset e grupit,por duhet që përmes ritualit personi të tregojë që është pjestar serioz dhe të tregojë lojalitetin.
    Në ndërtimin e shoqërisë rol luajnë edhe ndjenjat religjioze ku janë të formuara si forma doktrinare e cila kërkon fjalën e shkruar "e shpallur" dhe e konsideruar si fjalë e shenjët.Është interesant që ritualet i hasim edhe në ushtri dhe kompany e jo vetëm te religjioni....
    Ateizmi-Sipas psikologjisë evulutive Ateizmi është diç e re ,e kohrave tona.Ai paraqitet në shoqëritë mirë të organizuara dhe të arsimuara.Shoqëri ku nuk jemi të ekspozuar kushteve që kërkojnë aktivizimin e paranojës sonë.Kur nuk na kërcënojnë ,kur kemi sistem të mirë shëndetësor dhe siguri në jetë.Në një shoqëri të tillë sekulare nuk kemi nevojë të çajmë kokën për vdekjen dhe të marrim seriozisht kërcënimet e paqena të religjiozëve.Pra,të heqim të gjitha prangat religjioze me qëllim që të vetrealizohemi në tërësi si krijesa njerëzore...të jemi të denjë dhe njerëz të lirë.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga qeveriablu : 07-12-2011 më 16:58
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,084
    Postimet në Bllog
    22
    Besimi ne Zot, eshte e vetmia konstante ne historine e njerezimit ne te gjitha koherat, e ne te gjitha epokat. Kjo duhet te te ndihmoje ty te mesosh, qe arsyeja perse njeriu ka besuar gjithmone ne Zot, nuk ka lidhje thjeshte me nje besim te caktuar, apo me nje epoke te caktuar, apo u eshte diktuar me force njerezve. Kjo deshmon qe njeriu gjithmone ka ndjere etjen shpirterore per te kerkuar Krijuesin e Tij. Eshte etje shpirterore e pashueshme, dhe e perjetojne te gjithe njerezit e kesaj bote, si ata qe besojne, si ata qe nuk besojne. Pse? Njeriu e kerkon Krijuesin, pasi Vetem Krijuesi mund te zgjidhi misterin e qenies me emrin njeri.

    Ty te pelqen te flasesh per "teori" e "psikologji", por harron qe shkenca asnjehere nuk ka marre persiper qe te studioje dimensionin shpirteror te njeriut, shkenca studion vetem materien, boten metafizike dhe materiale. Dhe ne kete kontekst, shkenca nuk ka se cfare ofron per te shuar etjen e njeriut per te zbuluar misterin e qenies se tij.

    Konstantja tjeter ne historine e njerezimit eshte Prania e Perendise ne te. Ne cdo epoke, ne cdo kohe, Perendia na eshte shfaqur. Lexojme ne librat e shenjte per shfaqjen e Perendise profeteve, te cileve Perendia u rrefente per veten, ose u vinte ne ndihme. Lexojme per hyrjen ne historine e njerezimit te Birit te Vetemlindur te Perendise, Jisu Krishtit, i lindur nga nje Virgjereshe dhe Fryma e Shenjte e Perendise. Lexojme se si ky Perendi-Njeri, thirri dishepuj, predikoi ne popull, beri mrekulli, vdiq dhe u varros, per tu ringjallur te treten dite. Lexojme edhe se si u dha urdher dishepujve te Tij qe te shperndaheshin ne kater anet e botes per te ndare me popujt ato qe Ai u mesoi. Kjo eshte ajo qe ne orthodhokset quajme Tradita e Shenjte e Kishes, prej se ciles te gjitha kane dale. Tradita e Shenjte e Kishes, nuk eshte gje tjeter vecse Prania dhe Veprimi i Frymes se Shenjte ne historine e njerezimit. Mund te mos ta shohim dot me sy, por kjo Fryme eshte e pranishme dhe ne mund te shohim vetem punerat e tij transformuese: ne nje person, ne nje familje, ne nje fshat, ne nje qytet, ne nje popull te tere.

    Brezat qe kane ardhur para nesh, na kane lene trashegimi Kishen, qe ruan brenda saj te pacenuar pikerisht keto te verteta historike ne lidhje me hyrjen dhe veprimin e Perendise ne historine e njerezimit. Njerezit qe e percmojne dhe nuk e vleresojne kete Tradite te Shenjte, nuk jane duke hedhur poshte besimin e caktuar, jane duke hedhur poshte edhe thesaret shpirterore te te pareve te tyre, te trasheguara brez pas brezi deri me sot.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Forca ne besimin ne Allahun nje, buron nga zemra e njeriut me vetedeshir pa inpunim te ndonje force njerzore,ajo ka themelet neper te gjitha epokat ku ka jetua qenja njerzore,por do te ket edhe ne vazhdim ,pa mar parasysh se si do te quhet epoka e ardhshme,qenja njerzore gjdoher do te ket besim ne Zotin ,krijusi i gjdo gjeje.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •