Close
Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 138 prej 138
  1. #131
    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    kjo BE qe u mundua per vite te krijonte nje kushtetute europiane, por u dorezua, sepse nuk ia arriti dot? hahaha.
    Hė pra, pse nuk e arriti? Ēfarė ishte parashikuar edhe para Traktatit tė Lisbonės, dhe ēfarė pėrfaqėson deri mė tani T. Lisbonės ?


    te duket e pamundur qe te kete kontrast mes vendimeve te organeve te BE-se dhe ligjeve te brendshme te shteteve anetare???
    Sille njė, qė tė na bindėsh sepse kjo ishte vėrtetė gallatė. Cilat vendime dhe tė cilave organe njėherė ? Kush i nxjerr rregulloret dhe si ndahen nė bazė tė organeve qė janė kompetente pėr t'i nxjerrė ? Dhe si bien nė kundėrshtim me ligjiet e brendshme, dhe si veprohet nėse ndodh? Na e sill njė shembull konkret me vulė e me firmė e kam fjalėn, jo pėrshtypje fantazioze.

    p.s. ... dhe te drejten nderkombetare i kam studjuar para disa vitesh dhe nuk kam nevoje per sqarime nga ti...
    Si ka qenė ajo : drejtėsia ndėrkombėtare apo e drejta ndėrkombėtare ? Mirė qė u binde dhe vetė, se ē'a kemi heqė lol.

  2. #132
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Shume mire qe e ke studiuar, edhe une e kam studiuar dhe provuar ne praktike dhe prandaj e di se si funksionon BE-ja. Apo punon ne Komision a Parlament? Sepse me ato qe thua nuk dukesh se e di mire se behet politika ne ndertesat e BE-se.
    shiko. leri ato "romanticizma" qe ke ne koke, pasi ne jeten e perditshme nuk ka BASHKIM europian. europa nuk eshte aspak E BASHKUAR.

    u pa me ardhjen e emigranteve nga tunizia ne periudhen e trazirave ne afrike te veriut.
    ne itali zbarkuan me mijera. qeveria italiane nuk ishte e zonja t'i perballonte vetem dhe i kerkoi ndihme BE-se.
    kerkesa per ndihme mberriti ne vesh te shurdher. italia filloi t'i dilte perpara qe ne det te hapur dhe t'i kthente prapa.
    atehere BE-ja kritikoi (me te drejte) italine duke thene qe ishte nje veprim i paligjshem, sepse nder keto persona mund te kishte edhe persona qe mund te ishin azilante politike dhe prandaj duhen identifikuar njeri pas tjetrit.
    keto njerez u mbajten si sardele neper kushte c'njerezore.
    duke ditur qe shumica e tyre do shkonin ne france, italia vendosi t'i jepte nje leje qendrimi te perkohshme (permesso di soggiorno) me te cilen mund te leviznin lirshem neper tere zonen schengen.
    franca e kritikoj ashper kete veprim dhe vendosi kontrollet ne kufi (rrofte qarkullimi i lire i personave). madje kercenoi se do dilte nga traktati schengen.
    edhe danimarka ka tensione me gjermanine sepse ajo deshiron te vendose kontrollet ne kufi...

    ky eshte bashkimi europian qe vetem mi bashkuar nuk mund te quhet.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  3. #133
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    gallate te duket ty o yes? hahahaha
    si veprohet? nese kemi akte komunitare qe bien ne kundershtim me ligje te brendshme me te hershme, zgjidhja eshte e thjeshte pasi zbatohet lex posterior derogat priori.
    "problemi" eshte kur kemi te bejme me akte komunitare qe bien ne kundershtim me norma te brendshme me te reja, se ato komunitare.

    informohu mire pra, se ke raste sa te duash kontrastesh. dhjetra dhe ndoshta qindra.
    vendimi simmenthal eshte nje nder me ta famshmit.
    kemi norme komunitare te vjeter dhe norme te brendshme me te re te cilat bien ne kundershtim me njera tjetren.
    shkruaje kete kod ne nje motor kerkimi, gjeje ne gjuhen qe deshiron dha bindu qe ke kontraste sa te duash. 61977J0106
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #134
    Mė ngjau si gallatė mėnyra me tė cilėn u shprehe, sepse duhej ta ēoje deri nė fund duke qenė se lė vend pėr keqkuptime - boshllėku; pra meqė e more pėrsipėr kėtė pikė trajtoje si duhet, nuk ta kam me tė keq. Jo pėr gjė por tani kam frikė edhe tė citoj meshkujt nė forum, pas gjithė atij dekonspirimi qė m'u bė mbrėmė se unė kur debatoj me seksin mashkull nė fakt po i provokoj, sidomos ty lol.

    Pra, pėr kėtė pikėn tani kėtu
    "problemi" eshte kur kemi te bejme me akte komunitare qe bien ne kundershtim me norma te brendshme me te reja, se ato komunitare.
    Jo mė kot tė thashė: cilat janė organet qė nxjerrin aktet komunitare? Nė hierarki qėndrojnė rregulloret, apo jo? Kėto rregullore, nxirren nga Kėshilli me propozim tė Komisionit, ose nga vetė Komisioni.
    Aktet e miratuara nga Kėshilli quhen rregullore bazė ndėrsa ato tė miratuar nga Komisioni rregullore zbatimi. Por edhe rregulloret i nėnshtrohen kontrollit tė ligjshmėrisė, ku tė drejtėn pėr ta parashtruar kėtė nė GJED e ka si Kėshilli, Komisioni, P.E, si dhe personat fizik apo juridik qofshin ku nga kėto akte preken interesat e tyre legjitime. Pra, tė theksova mė lart GJED-nė, ku kompetencat besoj se ti i di dhe kot t'i pėrmend kėtu, dhe ndėr tė tjera ama - funksioni i saj kryesor mbetet unifikimi i legjislacionit europian nė raste kur kemi mospėrputhje tė tilla.

    Pastaj admiral, legjislacioni i BE ėshtė pothuajse i unifikuar, dhe nuk tha njeri qė ėshtė perfekt se po tė ishte ashtu, nuk do kishte as GJED

    Sa pėr sqarim, rastet qė t'i kėrkova i referohesha vetėm mėnyrės me tė clin ishe shprehur, pra vetėm nė kontekstin qė pata qė; ta zgjeroje trajtimin, sepse ishte i mangėt. Nuk besoj se ma merr me tė keq, apo jo?
    U kuptuam tani? :-)

    Qė mos tė harroj, motorėt e kėrkimit nuk i pėrdor nė raste tė tilla.
    Gėzuar Ditėlindjen, meqė ra fjala.

    P.S : Nuk ėshtė rasti i normave tė vjetra komunitare me tė reja, se ka evoluar me kohė kjo, se kot nuk ėshtė si parakusht anėtarėsimi: kriteri juridik.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 17-12-2011 mė 12:10

  5. #135
    .................... Maska e iktuus
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Problemi me njerez si puna tende eshte se nuk keni asnje fare konteksti historik, dhe detyrimisht, ktheheni ne viktima te propagandes e ideologjise se kohes qe u shitet masave. Sa per dijeni, evropianet e shkaterruan gjithe qyteterimin e tyre me dy lufterat boterore. Ishte SHBA ajo qe i ngriti nga hiri, dhe i ngriti prape ne kembe. Dhe per 70 vjetet e fundit, ka qene po SHBA qe ka paguar koston e sigurise se Evropes, duke bere te mundur qe keto vende te investojne fondet qe do ti investonin per ushtrite e tyre ne rritjen e mireqenies se tyre.

    SHBA eshte edhe nje nga partizanet kryesore te Bashkimit Evropian, qe eshte nje bashkim i ngritur mbi interesa te ngushta ekonomike. Per ju eshte me shume se kaq, ne mendjet tuaja BE eshte nje unifikim politik e kulturor, por ne vetvete as nuk ka qene e as nuk do te jete ndonjehere i tille. Gjermania, Franca, Anglia, Italia kane interesa ekonomike pa jane anetare te BE, dhe krijimi i nje tregu te perbashket evropian, me nje monedhe te perbashket si euro, eshte nje arritje e madhe edhe per SHBA: amerikanet mund te shesin mallrat e tyre ne kete treg pa u dashur qe te merren me ligjet e tarifat e cdo shteti ne Evrope.

    Kriza aktuale eshte nje krize financiare, dhe si e tille, ajo godet gurin e themelit te BE. Sic e thashe me lart, ishin interesat ekonomike te te medhenjve, dhe interesat e ngushta te te vegjelve qe duan te lepijne ndonje kocke nga pjata e te medhenjve, qe e kthyen idene e BE ne nje ide te mirepritur. Me shuarjen e kesaj shtyse, nuk ngelet me asnje motivacion per te vegjelit qe te vazhdojne te jene pjese e BE e te kalojne akoma me shume sovranitetin e vendeve te tyre ne duart e te medhenjve te BE.

    20 vjet si sot, greket do te ulen te shikojne historine e tyre ne BE, dhe do te kthjellohen qe te kuptojne se hyrja e tyre ne BE ishte gabimi me i madh i shekullit, qe u kushtoi jo vetem ne mireqenie, po u kushtoi edhe ne sovranitetin e vendit, edhe ne karakterin e kulturen greke. Qe nga koha qe Greqia ka hyre ne BE, eshte kthyer ne nje vend simbol te dembelizmit, ku njerezit i presin te gjitha te mirat nga shteti, dhe e mbarsus me plot probleme sociale sic jane rekordi i aborteve, plakja e popullsise, humbja e besimit ne Zot. Zoti per greket ne keto dy dekadat e fundit ka qene nje sinonim me shtetin.

    Sa per Shqiperine, une i lutem Zotit qe Shqiperia te mos hyje ne BE, pasi ajo qe ka per ti ndodhur eshte po fati i Greqise. Greqia eshte modeli i Shqiperise 20 vjet si sot, nese Shqiperia ben te njejtin gabim. Ekonomia shqiptare ka bere hapa gjigande perpara edhe pa qene pjese e BE, dhe hyrja ne BE vetem sa per te prere hovin e ekonomise shqiptare dhe ka per ta zhveshur ekzekutivin shqiptar nga marrja e vendimeve ne favor te biznesit. Nuk do te jete kryeministri i vendit ai qe do te diktoje klimen e biznesit ne vend, do te jene burokratet ne Bruksel qe do te na diktojne gjithcka, qe nga tarifat, qe nga taksat, e deri tek kontratat e ushtrise shqiptare.

    Fatkeqesia me e madhe e krizes dhe modelit evropian eshte se i ka kthyer gjithe shoqerite e ketyre vendeve te varur ne menyre te pandashme nga shteti. Dhe keta njerez qe i marrin pensionet nga shteti, qe i marrin rrogat nga shteti, qe i marrin te gjitha sherbimet qe ju duhen per jeten nga shteti, nuk arrijne te kuptojne qe shteti i ka vjedhur ata nga liria e pergjegjesia si njerez te lire. Ne vend qe te ndertojne jeten qe duan te ndertojne vete ne liri te plote, njerezit jane kthyer ne gurre shahu qe nuk levizin vete, por i leviz dora e shtetit.

    Ky eshte edhe dallimi i madh ne mentalitetin e njerezve mes dy aneve te Atlantikut.
    Para se te kundershtoj dua te di se cfare te kundershtoj.
    Pervec faktit qe kryeministri nuk do te jet me ai qe do te diktoj klimen e biznesit ne vend por burokratet nga brukseli (qe sipas meje kryeministri eshte kupola e burakracis ne vend) cfare tjeter e keqe do pesonte shqiperia ne hyrjen e BE.
    Ti po shkruan me ngjyra politike sepse je ekstremist i djatht dhe i shikon gjerat nga larg dhe nga vetit estetike te situates.
    Sipas meje nje favorizim kryesor i pjesmarrjes ne komunitetin e BE eshte dora puntore, shtresa ne nevoj qe kur ngrihet ne mengjes nuk di cfare te haj. Jeton ne amerik ti dhe prandaj me flet me kaq tendenca supremacie dhe favorizimi per alabaket qe jane ne krye.
    Greqin nuk e demtoi politika europiane por vet sistemi i tyre i gabuar. Eshte ceshtje e brendeshme kjo. Shtoj qe Greqia gjithmon ka gabuar ne politiken e saj sepse arritjet e saj pa ndihmen e dikujt ka qen shume te fikura. Pa planin marshall greqia do ishte si shqiperia, kjo me tregon se greqia asnjeher ska qen e afte te ndertoj te ardhmen e saj.
    Kjo qe shohim sot eshte rremuja e gabimeve qe kan kryer keto shtete.
    Nese cdo shtet ka interes te hyj ne BE kjo tregon sa ka dicka qe mund te perfitoj dhe jo brockulla te thena nga cdokush qe mendon se mund te jete nje dipllomat qe merr vesh.
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  6. #136
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    Mė ngjau si gallatė mėnyra me tė cilėn u shprehe, sepse duhej ta ēoje deri nė fund duke qenė se lė vend pėr keqkuptime - boshllėku; pra meqė e more pėrsipėr kėtė pikė trajtoje si duhet, nuk ta kam me tė keq. Jo pėr gjė por tani kam frikė edhe tė citoj meshkujt nė forum, pas gjithė atij dekonspirimi qė m'u bė mbrėmė se unė kur debatoj me seksin mashkull nė fakt po i provokoj, sidomos ty lol.
    nuk me pelqen te diskutoj per ceshtje juridike ne forum, prandaj jam ndoshta me siperfaqesor se duhet.
    dikur kisha nje pikpamje tjeter mbi BE-ne e cila sot ka ndryshuar teresisht. tani kam zbritur me kembe ne toke.
    permenda rastin e emigranteve afrikane, per te treguar se nuk mund te flasim per "bashkim" europian. ka akoma ndasi brenda nje shteti (shikoje italine e veriut me te jugut. nja 10% e italianeve duan te ndajne italine), imagjino me gjere.

    BE-ja eshte nje ide qe me ka terhequr dhe me terheq.
    e pranoj qe me duket dicka e mrekullueshme te kaloj nga nje shtet ne nje shtet tjeter dhe te mos kaloj ne asnje dogane, ne asnje kontroll pasaportash, asgje. vetem te shoh nje tabele blu me yje te verdhe ku shkruhet brenda emri i shtetit.
    ne fund te fundit ai mesazhi im "vasudhaiva kutumbakam" kete do te thote, madje ne nje shkalle boterore.

    thjeshte une them qe europa nuk eshte e bashkuar. jo se nuk me pelqen mua qe te bashkohet, perkundrazi.

    p.s. faleminderit per urimin.
    p.p.s. nuk e di per cfare dekonspirimi e ke fjalen. lol. nuk kam qene shume aktiv ne forum.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  7. #137
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Borxhin e jashtem te Greqise dhe Italise, e ka krijuar Gjermania apo Franca? Dhe mos shkruaj budalleqe si "mosbalance ekonomike", pasi ta pret mendje qe keto vende do te kene mosbalance ekonomike, pasi edhe pse vende anetareve, konkurrojne me njera-tjetren ne te njejtin treg te perbashket. Sigurisht qe do te kete mosbalance, ato vende qe kane nje kulture pune te mire, nje klime te mire per biznesin, dhe eksportojne mallra superiore se kompanite e vendeve te tjera, do te perfitojne me shume se te tjeret. Ajo qe ti nenkupton me ate qe shkruan me lart eshte se duke qene anetare te BE, keto vende pushojne se konkuruari ekonomikisht me njera-tjetrin, gje qe nuk eshte aspak e vertete.

    E shpjegova ne fund te asaj qe shkruajta me lart: sido qe te veje puna, Gjermania eshte ne gjendjen me te shendetshme ekonomike ne Evrope dhe nuk ka per te humbur gje nga kriza, perkundrazi ka per te fituar ne te gjitha skenaret. Por nuk eshte me Gjermania e Franca qe e menaxhojne krizen, kriza ka arritur ate pike, ku vende si Greqia e Italia e gjejne veten me shpatullat pas murit dhe kane ne krye jo qeveri te zgjedhura nga populli me vote, por qeveri teknike. Keto qeveri kane nje mandat te thjeshte: prodhoni nje plan, per ta nxjerre vendin nga kriza. Dhe dy jane rruget, ose do te marrin nje pakete ndihme financiare nga evropa e partneret per te dale nga kriza, ku evropa merr persiper ne menyre indirekte borxhin e ketyre vendeve, ose keto vende do te deklarojne falimentim, do te dalin nga BE, do te heqin dore nga EURO e do te printojne perseri monedhen e tyre.

    Greqia e Italia nuk kane asnje arme ne dore kur vjen puna tek politika monetare, pasi kjo politike nuk behet ne Rome e Athine, behet ne Bruksel. Ky ishte parakushti per pranimin e ketyre vendeve ne BE, dhe sot italianet e greket po e kuptojne se sa po i kushton ky vendim.

    Investitoret kane humbur besimin ne tregjet financiare, pikerisht sepse e ndjejne qe kriza evropiane deri me sot nuk ka marre asnje zgjidhje te besueshme. Jane ofruar 3-4 formula, dhe te gjitha keto kane deshtuar per ta zgjidhur krizen, vetem sa kane vonuar te paevitueshmen.

    Albo
    Plotesisht JAM Dakord me kete vlersim do thoja shume te drejte te Albos. Sepse pikerisht jane Gjermania dhe Franca ato qe mbajne nen ndkikim te tyre kete organizate te quajtur BE. Personalisht mendoj, qe vet fakti qe Britania e Madhe edhe pse eshte ne BE, ajo nuk perdor monedhen e BE-se Euron, por ka mbajte monedhen e saj Funten, eshte per tu analizuar dhe per tu diskutuar.

    Krijimi i Bashkimit Europian eshte bere pikerisht qe keto superfuqi Europiane sic jane Gjermania, Franca dhe Britania e madhe te kene ndikim ne Shtetet e tjera, e sidomos te kene ndikim ne ato shtete te cilat jane me pak te zhvilluara ekonomikisht. E natyrisht ketu jemi edhe ne si KOMB.

    Greqia para 15 n- 20 vite do thoja, ishte shume me para ne cdo aspekt kunderjt Turqise. Mirepo ja tani mnedoj qe sdo shum koment ne kete se kush tani eshte para!!!

    Personalisht, pikerisht e shoh nje pozitivitet per Shqiptaret qe tani per tani nuk jane ne kete Organizate te BE-se. Mendoj qe elita politike, natyrisht elitat e ndershme politike, qe mendojne per vendin dhe popullin, duhet njeherash te punojne e veprojne per Bashkim te Kombit Shqiptar, si ne apketin Politik ashtu edhe ne ate Ekonomik. Sepse pa u zgjedhur aspekti Politik tek Shqiptare, e qe eshte Bashkimi Kombetar, asnjeherash nuk do kete as zhvillim Ekonomik.

    Ne si Komb duhet pyetur Vetveten tone, se si ne duam qe te hyjme ne kete BE- keshtu te ndare sic jemi, e kur dihet se Kosova e tanishme me kete Pako te Ahtisarit e me kete kushtetute aspak fare nuk eshte Kosove Shqiptare. E ku ndikim kane Shteti Serb me ane te strukturave Ilegale e Okupuese ne Veri si dhe ne enklavat tjera ku jane serbet. Dhe pjesa tjeter e Kosoves ku ndikim kane Nderkombetaret me ane kukulalve te tyre Qeveriatert - Pushtetaret Servil-Lojal te ketyre Nderkombetareve. Edhe Shqiperia, ndonese mund te thuhet qe eshte paksa Shtet Shqiptar, por ne realitet eshte e kunderta ku per kufijte e saj ajeror e detar kujdesen Greket dhe Italianet.

    Apo Ne si KOMB duam qe ne menyre graduale e te natyrshme te kemi Bashkim Kombetar para se ty hyjme ne kete krijese te quajtur BE.

    Ja Greket 10 Milion, e mos te flasim per Italianet qe jane mbi 60 milin apo sa jane, kane probleme me kete krijese - BE-ne. E Ndersa Shqiptaret ende Shofin enderra me sy hapur se vetem ne BE ne do Bashkohemi !!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #138
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    19 December 2011 Last updated at 17:14 GMT
    BBC News
    ECB chief Mario Draghi plays down eurozone warning
    Mario Draghi, the head of the ECB, says "I have no doubts whatsoever" about the strength of the euroContinue reading the main story
    Speaking to the European Parliament's Committee on Economic and Monetary Affairs, he was asked about a Financial Times interview in which he warned of the costs of a eurozone break-up.
    But he said he believed in the currency's "permanence".
    He also said that trust needed to return to the eurozone.
    Mr Draghi had told the FT that countries that left the eurozone would create "a big inflation" and would find themselves in "a much weaker position".
    The newspaper compared his comments with the rhetoric of his predecessor, Jean-Claude Trichet, who had dismissed a break-up of the eurozone as "absurd".
    Mr Draghi told the committee: "I have no doubts whatsoever about the strength of the euro, about its permanence, about its irreversibility.
    "But you have a lot of people, especially outside the euro area, who spend a lot of time in what I call morbid speculation, asking 'what if, what if'."
    Mr Draghi replaced Jean-Claude Trichet at the ECB on 1 November 2011.
    http://www.bbc.co.uk/news/business-16253026

    Ja dhe nje artikull qe shpjegon shume mire ate qe po ndodh ne mediat e mendjet e shqiptareve:

    Mario Draghi, shefi i Bankes Qendrore Evropiane, tha para Komisionit te Ceshtjeve Ekonomike dhe Monetare te Parlamentit Evropian se vendet qe mund te lene eurozonen do te perfundojne ne nje inflacion teper te madh dhe ne nje pozicion te dobet. Ai nuk ka dyshime mbi fuqine e Euros, mbi qenien e perhershme dhe e pakthyeshme.

    Draghi thote se ka shume njerez, sidomos ata jashte eurozones qe shpenzojne shume kohe ne ate qe do ta quante nje spekullim te semure, duke pyetur vazhdimisht "po sikur, po sikur"...

Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •