S' e kuptoj dot pse duan ta shpetojne me cdo kusht euron kur e ka sjelle me shume varferi se sa mirqenie, per vendet e pasura.
Per te kontrastuar USD ? Se di ! Por ne e pame qe nje nafte irakene e vleresuar ne euro do te ishte shume here me e rrezikshme per amerikanet se sa "armet berthamore" te Saddamit.
Pastaj ka dhe nje fakt tjeter. shume vende me ekonomi te dobet ne zonen euro importojne me shume se sa eksportojne . Ne te shkuaren per te favorizuar eksportin , nje nga sitemet e praktikuara nga qeverite ishte zhvleresimi i valutes nacionale , dhe kjo i bente me kompetitiv produktet ne merkatot internacionale. Kompanite ishin me te favorizuara ; eksportonin me shume dhe gironte sistemi produktiv.
Me euron kjo nuk eshte me e mundur ( dhe jo vetem ,por nuk eshte me e mundur qe qeverite te financojne kompanite ne veshtiresi , pasi do te shkonte kuder rregullave te konkurreces se BE).
Sa per vantazhet gjer tani s kemi pare kushedi se cfare vesce privime , ulje te fuqise blerese,humbje e te drejtave te fitura ne kohe,pasiguri ne pune, " lacrime e sangue " i thone ketej .
Pamundesine per te menazhuar vete monedhen nacionale dhe te besh si do Frau Merkel .
Krijoni Kontakt