Close
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 138
  1. #11
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    eh si ishte marka more shoke.

    ps.sa per temen nuk kam nigju nai gjo knej.

  2. #12
    Citim Postuar mė parė nga loni-loni Lexo Postimin
    Perse Anglia nuk ka dashur, nuk don dhe nuk do te doje te futet ne "parajsen" ekonomike Europiane!?
    Fakti qė nuk ka pranuar si monedhė Euron, nuk do thotė se nuk ėshtė pjesa integrale e parajsės ekonomike tė BE.
    Pastaj ku i dihet ndonjė ditė tė bukur, edhe mund tė 'pėrqafojnė' Euron, jo pėr gjė por ajo plaka me sklerozė Margaret Thatcher thoshte dikur e njė kohė : "Sa tė jem gjallė unė, Britania nuk do fusė euron" - dhe mbase po presin sa tė vdesė Thatcher

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anėtarėsuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    As une jo.As q e e ben Gjermania ate pune............
    Da steh' ich nun, ich armer Tor,
    Und bin so klug als wie zuvor!

  4. #14
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Vete shkrimi me te cilin hapet tema eshte plot me gabime si ne shkrim te fjaleve, ashtu dhe ne gramatike. Si mund te merret seriozisht nje shkrim i tille, qe na zbuloka komplotin me te madh te kohes ne BE, dhe mezi arrin te shkruaje shqip? Shqiptaret jane te famshem per shpikje komplotesh dhe kritika ndaj cdokujt. Une mendoj se keto shkrime jane pune e kembyesve ne Shqiperi te cilet perhapin panik ne menyre qe te perfitojne shuma te majme nga idiotet qe vrapojne te kembejne eurot.

  5. #15
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Stabiliteti politik i BE-sė ėshtė aq i brishtė, sa kur Donald Rumsfeld, Sekretar i Mbrojtjes asokohe, u shpreh me kuotėn e famshme ''Europė e re dhe Europė e vjetėr'', pėr tė pėrshkruar mbėshtetjen e politikave amerikane nė Irak nga fuqitė europiane, pati njė bum nė filozofinė e Europės sė bashkuar. Janė raste tė tilla qė reflektojnė bashkimin e vėshtirė pėrballė superfuqive si amerikanėt, apo Rusisė, Kinės dhe ndonjė superfuqie tjetėr qė mund tė lindė sė shpejti nė horizont. Unifikimi stabil politik ka pėr tė qėnė pėrherė njė tabu pėr Europėn, sepse e tillė ėshtė historia europiane, e pėrbėrė nga diversitete tė ndryshme kulturore. Ndėrsa pėr eurozonėn, ishte fati i mirė i europianėve, qė kriza nuk tėrhoqi sėbashku me Greqinė dhe Italinė, pasi nuk do mjaftonin tre fuqi ekonomike si Gjermania pėr tė shpėtuar kėsaj rradhe kolapsin total. Mund tė thuhet qė kriza europiane, u mėshua mė shumė nga shakatė e holla franceze me bankat greke, dhe Gjermaninė qė qėndron pėrherė nė pozicionimin historik kontrovers pėrkundrejt Francės. Ironikisht, Ballkani shquhet pėr pėrplasje tė tilla, por dhe ai nė Europė shtrihet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 08-12-2011 mė 13:38
    relata refero

  6. #16
    Uriel, kur filluan hapat e parė pėr bashkimin e shteteve europiane, si njė superfuqi e ardhshme ?!
    Nėse do mė pėrgjigjesh se filluan me traktatet e para tė Parisit (KECQ) dhe ai i Romės (euroatom) mė duhet tė tė them se je gabim.

    Thjesht pėr kuriozitet, sa pėr larmitet diskutimi; e ke lexu librin E. Ludvigu nė lidhje me Bonapartin dhe idetė e tij tė mėdha qė kishte ai pėr Europėn ? Lexoje se ėshtė shumė i bukur, kam shije me librat unė...

    Sa pėr politikat e BE nė fakt janė shpesh herė nė dukje kontradiktore, jo mė kot si studentave po ashtu edhe studiuesve specialista tė sė drejtės europiane, iu duket shumė abstrakte, por kur vie puna pėr tė qenė njė superfuqi dhe me kontroll quasi - absolut : gjindet gjithmonė gjuha e pėrbashkėt.

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Merkel nėnvizoi edhe se nuk mund tė ketė pėrgjegjėsi tė pėrbashkėt pėr mėkatarėt e borxheve.
    Ceshtja eshte shume e thjeshte:

    Nga te gjitha vendet e Bashkimit Evropian, Gjermania ka ekonomine me te madhe dhe ekonomine me te suksesshme. Kurse te gjitha vendet e tjera, France, Itali, Spanje, Greqi, etj kane probleme te medha me borxhin e jashtem qe e ka kthyer gjendjen ne nje situate te pazakonte dhe te paprecedent: ne buzen e falimentimit nuk eshte nje korporate, eshte nje shtet i tere, qe nuk eshte ne gjendje te paguaje kestet e interesit kreditoreve!

    Te gjithe keto vende i kane kthyer syte nga Gjermania per ndihme, me shpresen se Gjermania do t'i nxjerre nga situata duke marre persiper borxhin e tyre. Me fjale te tjera, Gjermania duhet te marri mbi kurrizin e saj, borxhin e Greqise, Italise, Spanjes, Portugalise, Frances, duke e kthyer nga nje borxh sovran, ne nje borxh evropian. Dhe qe ta kuptoni akoma me mire: qytetaret gjermane, kthehen ne borxhllinj te pjeses se Evropes, duke marre persiper borxhin e tyre.

    Merkel ne situaten e krijuar, e gjen vetes mes dy zjarresh. Zjarri i pare i madh eshte ne mes te Evropes, ne vende si Greqi e Itali qe po mbyten ne borxhe me interesa qe po shkojne gjithmone e me lart. Nese Merkel nuk ndihmon, keto kriza kane per te shkaterruar euron dhe mbare tregun evropian. Vende si Italia e Greqia, si parakush per tu bere pjese e BE hoqen dore nga printimi i monedhes se tyre kombetare dhe perqafuan EURO qe nuk printohet ne Rome apo ne Athine, por printohet ne Bruksel, ne Banken Evropiane. Keto dy vende, kane humbur keshtu armen e vetme qe kishin ne dore, per te menaxhuar disi krizen, manipulimin e monedhes se tyre. Dhe e gjejne sot veten, duke bere ate pyetjen: Perse duhet te vazhdoj te jem pjese e BE kur nuk marr asnje lloj ndihme nga kjo organizate? A nuk do te ishte me mire te dilja nga BE dhe te printoja perseri monedhen time kombetare? Frika e Gjermanise e Frances eshte se nese nje prej ketyre vendeve anetare ndermerr nje hap te tille, shembullin e tyre do ta ndjekin gjithe te tjeret, e rezultati do te jete shperberja e BE.

    Zjarri tjeter qe po percellon Merkel eshte zjarri politik ne Gjermani. Taksapaguesi dhe qytetari gjerman, ne situaten e krijuar, po i ben nje pyetje vetes: Perse duhet te paguajme ne borxhin e Greqise, Italise apo Spanjes? Kjo nuk eshte aspak e ndershme, dhe nese ti Merkel guxon qe te besh nje gje te tille, ne do te ndeshkojme me vote duke te rrezuar nga pushteti. Por jo vetem kaq, problemi eshte i permasave te tilla, sa edhe sikur Gjermania te ishte e gatshme te ndihmonte keto vende anetare, kosotoja e paketes se ndihmes eshte astronomike edhe per ekonomine Gjermane. Prandaj Merkel e Sarkozy i kane kthyer syte nga Kina dhe SHBA per ndihme.

    Ajo qe e ben kete krize te frikshme eshte se te gjitha hapat e ndermarra deri ne kete pike ne keto 18 muajt e fundit nuk kane qene hapa per te zgjidhur problemin, por per te fituar kohe. Kriza eshte e frikshme, pasi cdo dite qe kalon Gjermania mund te marri nje vendim perfundimtar, ose nje nga vendet ne krize mund te marrin nje vendim te njeanshem per te dale nga BE.

    Albo

  8. #18
    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    ...sepse e tillė ėshtė historia europiane, e pėrbėrė nga diversitete tė ndryshme kulturore
    Kjo qė ke cekur, ėshtė shfrytėzuar mjeshtėrisht vetėm sa pėr tė justifkuar dėshtimet nė lidhje me peripecitė qė hasi fillimisht, miratimi i Traktatit tė Lisbonės; dmth thuhej se ngėrēi mė shumė ishte tek heterogjeniteti i shteteve anėtare. Por ne po flasim pėr krizė ekonomike, dhe interesa tė pėrbashkėta nė lidhje me pėrfitime pėr tė gjitha shtetet anėtare qė tė forcohen edhe mė shumė si superfuqi. Bashkimi bėn fuqinė - thoshte edhe Gjergj Kastrioti.

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ceshtja eshte shume e thjeshte:

    Nga te gjitha vendet e Bashkimit Evropian, Gjermania ka ekonomine me te madhe dhe ekonomine me te suksesshme. Kurse te gjitha vendet e tjera, France, Itali, Spanje, Greqi, etj kane probleme te medha me borxhin e jashtem qe e ka kthyer gjendjen ne nje situate te pazakonte dhe te paprecedent: ne buzen e falimentimit nuk eshte nje korporate, eshte nje shtet i tere, qe nuk eshte ne gjendje te paguaje kestet e interesit kreditoreve!

    Te gjithe keto vende i kane kthyer syte nga Gjermania per ndihme, me shpresen se Gjermania do t'i nxjerre nga situata duke marre persiper borxhin e tyre. Me fjale te tjera, Gjermania duhet te marri mbi kurrizin e saj, borxhin e Greqise, Italise, Spanjes, Portugalise, Frances, duke e kthyer nga nje borxh sovran, ne nje borxh evropian. Dhe qe ta kuptoni akoma me mire: qytetaret gjermane, kthehen ne borxhllinj te pjeses se Evropes, duke marre persiper borxhin e tyre.

    Merkel ne situaten e krijuar, e gjen vetes mes dy zjarresh. Zjarri i pare i madh eshte ne mes te Evropes, ne vende si Greqi e Itali qe po mbyten ne borxhe me interesa qe po shkojne gjithmone e me lart. Nese Merkel nuk ndihmon, keto kriza kane per te shkaterruar euron dhe mbare tregun evropian. Vende si Italia e Greqia, si parakush per tu bere pjese e BE hoqen dore nga printimi i monedhes se tyre kombetare dhe perqafuan EURO qe nuk printohet ne Rome apo ne Athine, por printohet ne Bruksel, ne Banken Evropiane. Keto dy vende, kane humbur keshtu armen e vetme qe kishin ne dore, per te menaxhuar disi krizen, manipulimin e monedhes se tyre. Dhe e gjejne sot veten, duke bere ate pyetjen: Perse duhet te vazhdoj te jem pjese e BE kur nuk marr asnje lloj ndihme nga kjo organizate? A nuk do te ishte me mire te dilja nga BE dhe te printoja perseri monedhen time kombetare? Frika e Gjermanise e Frances eshte se nese nje prej ketyre vendeve anetare ndermerr nje hap te tille, shembullin e tyre do ta ndjekin gjithe te tjeret, e rezultati do te jete shperberja e BE.

    Zjarri tjeter qe po percellon Merkel eshte zjarri politik ne Gjermani. Taksapaguesi dhe qytetari gjerman, ne situaten e krijuar, po i ben nje pyetje vetes: Perse duhet te paguajme ne borxhin e Greqise, Italise apo Spanjes? Kjo nuk eshte aspak e ndershme, dhe nese ti Merkel guxon qe te besh nje gje te tille, ne do te ndeshkojme me vote duke te rrezuar nga pushteti. Por jo vetem kaq, problemi eshte i permasave te tilla, sa edhe sikur Gjermania te ishte e gatshme te ndihmonte keto vende anetare, kosotoja e paketes se ndihmes eshte astronomike edhe per ekonomine Gjermane. Prandaj Merkel e Sarkozy i kane kthyer syte nga Kina dhe SHBA per ndihme.

    Ajo qe e ben kete krize te frikshme eshte se te gjitha hapat e ndermarra deri ne kete pike ne keto 18 muajt e fundit nuk kane qene hapa per te zgjidhur problemin, por per te fituar kohe. Kriza eshte e frikshme, pasi cdo dite qe kalon Gjermania mund te marri nje vendim perfundimtar, ose nje nga vendet ne krize mund te marrin nje vendim te njeanshem per te dale nga BE.

    Albo
    Gjysėm e analizės e ke gabim. Ishte vetė Gjermania nė fakt qė i bėri tė tjerėt tė hidhnin sytė ndaj saj. "Krizat" ekonomike qė i krijojnė vetė me qėllime tė caktuara, gjejnė terren pėr t'u justifkuar nė sytė e qytetarėve europianė, tek fakti i thjeshtė qė konfliktet brenda BE kanė lindur si pasojė e mosbalancės ekonomike mes shteteve tė pasura dhe tė varfėra tė BE, pra mes superfuqive ekonomike si Franca dhe Gjermania, pėrballė vendeve me strukturė mė tė dobėt si Spanja, Portugalia dhe Greqia etj tė cilat perfitonin fonde rregullisht nga nga superfuqitė e BE pėr tė arritur balancėn ekonomike. Pra e ke gabim nė lidhje me atė se mund tė thonė : "ec dalim sepse BE nuk na ndihmon"; kur kanė pėrfituar shumė nga BE, dhe nuk iu leverdis ekonomikisht. Po ashtu, ndėr kriteret bazė pėr anėtarėsim nė BE, ėshtė kriteri ekonomik qė pėrfshin njė ekonomi funksionale tė tregut si dhe aftėsinė pėr tė pėrballuar presionin e konkurencės brenda tregut tė pėrbashkėt. Me t'u vėnė nė dukje ky fakt i qartė qytetarėve europian, sigurisht do dali tani njė shpėtimtar qė do jetė njė nga superfuqitė e BE, dhe qė pritet tė jetė Gjermania. Gjermania nuk ndodhet fare pėrballė njė zjarri, por i ka tashmė tė gjitha kushtet pėr tė marrė kryesimin.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    Fakti qė nuk ka pranuar si monedhė Euron, nuk do thotė se nuk ėshtė pjesa integrale e parajsės ekonomike tė BE.
    Pastaj ku i dihet ndonjė ditė tė bukur, edhe mund tė 'pėrqafojnė' Euron, jo pėr gjė por ajo plaka me sklerozė Margaret Thatcher thoshte dikur e njė kohė : "Sa tė jem gjallė unė, Britania nuk do fusė euron" - dhe mbase po presin sa tė vdesė Thatcher

    Trustet ma te medha bankare jon pasuruar pikerisht nga kredite qe japin shteteve ne nevoje dhe jane perseri keta qe i fusin shtetet ne borxhe te reja porsa vilen llogarite e vjetra

    Te tana forcat deskruktive si partite socialiste, sindikatat, media,etj, punojne ne kohen e duhur per te futur ne boxhe shtetin perkates duke i sherby padroneve te tyre te padukshem financiar

  10. #20
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ja dhe nje lajm nga Shqiperia qe konfirmon se ky panik eshte i planifikuar dhe dashakeq.

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=224550&ref=fp

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •