Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Nuk ėshtė veē palca e administratės sonė, por rrafshi i gjithanshėm ku korrupsioni shtrihet nė tė gjithė shoqėrinė shqiptare. Ėshtė e vėrtetė qė korrupsioni ekziston ngado, por jo duke filluar nga sferat mė tė rėndomta tė jetės. Tė paktėn nė botėn perėndimore, nuk ėshtė i shikueshėm me sy tė lirė, pasi nė nivele tė larta qeveritare, ėshtė e thėnė qė tė formėsohet pėrjetėsisht. Nė mos mjaftonin veē kėto, edhe mentaliteti i shoqėrisė sonė ėshtė korruptiv, qė do tė thotė: e kėrkon me qiri fenomenin e korrupsionit, pėr ta vėnė nė zbatim dhe pėr tė korruptuar kėdo, ku e shikon si mjet efikas zgjidhjeje. Rastet janė tė shumta, kur korrupsioni kthehet nė traditė dhe zakon, si dhe ku ndėrgjegjja qytetare i afrohet zeros, sigurisht e ndikuar dhe nga rrethanat ekonomike dhe sociale.
    relata refero

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    iliria, i lexon artikujt qe sjell, apo vetem i kopjon? Shqiperia nuk eshte vendi me i korruptuar i Ballkanit pasi ka vende si Bosnja e FYROM qe kane korrupsionin ne nivele akoma me te larte se Shqiperia. Pavaresisht nga kjo, menyra se si keto raporte perpilohen, nuk duhen besuar verberisht, pasi nuk eshte se ndertohen duke bere nje sondazh apo duke trajtuar te dhena, behen ne baze te vendimeve te marra nga qeveria apo nga perceptimi i jashtem.

    Korrupsioni ne Shqiperi eshte e keqja me e madhe e shoqerise shqiptare, e keqja qe jeton me cdo shqiptar. Me ka ngelur ne mendje reagimi i nje anetari te forumit ne nje teme, ku nje minister akuzohej per korrupsion e po hetohej nga prokuroria: "Perse duhet te hetohet ministri, edhe une po te isha si ai te njejten gje do te beja!" Pra korrupsioni nuk eshte nje fenomen i izoluar ne administraten publike, eshte nje fenomen qe shfaqet ne formen e nje epidemie shoqerore qe ka prekur vete vetedijen e njerezve.

    Shqiperia ka bere hapa te medhenj perpara ne luften kunder korrupsionit kur vjen fjala tek korrupsioni ne administraten publike. Tre sipermarrjet e qeverise Berisha qe duhen pershendetur, dhe qe kane sjelle rezultate pozitive jane:

    1. Shkurtimi i numrit te administrates publike me 20%. (sa me pak burokrate, aq me pak vjedhje dhe shpenzime te kota te buxhetit te shtetit)

    2. Dixhitalizimi i proceseve te administrates. (futja e te dhenave ne kompjutera dhe mbushja e formulareve ne kompjuter/internet, rrit transparencen dhe u heq mundesine burokrateve qe te gjjobisin qytetaret. Arritja me e madhe ne kete fushe ishte nxjerrja e te gjitha tenderave publike ne Internet ne nje faqe interneti ku te gjithe qytetaret e kompanite e vendit e te huaja mund ti lexojne.

    3. Privatizimi ne mase i te gjitha ndermarrjeve publike. Ketu qeveria ka marre disa nisma, ka arritur te realizoje disa privatizime, por nuk ka ecur me shpejtesine e duhur. Menyra e me e mire per te pastruar mushkonjat e korrupsionit nga administrata publike, eshte duke u hequr nga duar ndermarrjet publike te cilat i vjedhin perdite. Privatizimi i ketyre ndermarrjeve publike do te uli jashtemase shume nivelin e korrupsionit ne administraten publike: burokratet nuk kane me se cfare te vjedhin se ndermarrjet jane ne duart e privatit!

    Segmentet me te korruptuara te shtetit ngelen gjykatat, shendetesia dhe arsimi. Qeveria eshte perpjekur ne kete fushe qe te beje reforma, por deri me sot ka deshtuar qe te beje hapa konkrete. Zgjidhja me e mire eshte qe shteti te privatesoje gjithe sistemin shendetesor dhe ti lere spitalet e doktoret qe te konkurrojne me njeri-tjetrin per leket e qytetareve. Konkurrenca do te rrisi cilesine e sherbimit dhe do te uli cmimet. Arsimi eshte nje tjeter sektor problematik kur vjen fjala tek korrupsioni. Qeveria ka bere nje reforme te gjere ne arsim, por reforma nuk ka dhene frutet qe priteshin, jo per faj te qeverise apo objektivave te saj, por per faj te shoqerise shqiptare qe e ruan krimbin e korrupsionit brenda. Shqiperia sot ka me dhjetra shkolla te larta private, qe duhet te kishin sjelle nje rritje standardi ne mesimdhenie duke konkurruar keshtu me sistemin publik te arsimit. Por keto universitete private, jo vetem qe nuk kane rritur standardet por jane kthyer ne universitetet e korrupsionit: universitetet publike kane sot ne Shqiperi nje kerkese dhe standard me te larte se universitett private, dhe keto te fundit jane vendet ku shqiptaret diplomohen duke paguar!

    Kupen e korrupsionit e marrin gjykatat shqiptare, dhe sistemi i drejtesise ne pergjithesi. Kjo eshte nje kompetence direkte e presidentit te vendit, i cili jo vetem qe nuk ka marre ndonje nisme per te pastruar gjykatat nga gjykatesit e korruptuar, por ne shume raste ai i ka emeruar keta njerez ne keto vende.

    Persa i perket krimbit te korrupsionit tek shqiptaret e thjeshte qe e shohin korrupsionin si nje "mjet perfitimi", shpresa e vetme per ta eshte se me kalimin e kohes, kur te gjitha sherbimet te kene kaluar ne duart e privatit dhe gjykatat te jene pastruar nga njerezit e korruptuar, e ligji te filloje te kafshoje perseri te korruptuarit, keta do te mesojne me friken e ligjit se korrupsioni nuk eshte i pranueshem ne shoqerine shqiptare.

    Albo

  3. #13
    Do kene bere ndonej gabim atehere keta te Transparency International se duhej te ishte ulur korrupsioni. Te presim se mbase botojne ndonje korigjim.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Nuk iu ndane vendit tone keta imperialistet amerikane dhe socialimperialistet sovjetike ......

    ALBO : -Na marrshin te keqen , shoku Enver ...
    ENVERI : -Ashtu te lumte ....

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    ALBO artikullin se paske lexu ti se shqipnia vetem kosoven paska lan mrapa bosnja e ka 3.2 maqedonia e ka 3.9
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  6. #16
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Pak ka rendesi se a eshte korrupcioni me nje promile me i madh ose me i vogel se ne Bosnje ose edhe ne Maqedoni. E rendesishme dhe tragjike per kombin eshte ajo qe korrupcioni eshte aq i madh sa paralizon shoqerine. Nga dogana kur hyn ne Shqiperi dhe ne cdo zyre ky hyn ne vendin e quajtur Shqiperi ( Kosovė) has ne korrupcion.
    Shoh qe disa bejne shaka me kete fenomen, por kjo eshte tragjike.

    Fajin e ka populli, por edhe qeveria(si kjo e PD si ajo e PS qe ishte me pare) e korruptuar dhe korruptuese qe lundron ne eren e korrupcionit. Sa te kemi njerez nga nga koha e diktaures qe mbajne pushtetin, Shqiperia do te ngel ne balte.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #17
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Po afrojne zgjedhjet, duhen mbledhur leke per te fituar kandidaturen dhe per fushaten elektorale!
    Perchč er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •