Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Tė jesh mysliman evropian

    Botime tė reja: Tarik Ramadan

    Tė jesh mysliman evropian
    Autor: Tariq Ramadan



    Titulli i origjinalit:
    TO BE A EUROPEAN MUSLIM

    Boton: Logos-A
    Bibilioteka: Lexo

    Pėrkthyen nga anglishtja:
    Rejhan Neziri
    Ali Pajaziti

    Pėr botuesin: Adnan Ismaili
    Kryeredaktor: Husamedin Abazi
    Redaktor biblioteke: Ali Pajaziti
    Redaktor gjuhėsor: Arlind Novi
    Redaktor artistik: Edi Agagjyshi
    Redaktor teknik: Afrim Gashi
    Faqosės: Sedat Halimi
    Pėrgatitja kompjuterike:
    Fokus Pro – Shkup
    Shtypi: Focus – Shkup, 2011
    Libri me titull ”Tė jesh mysliman evropian”, i cili ka 375, ėshtė njė stutim i burimeve islame nė kontekstin evropian, shkruar nga Dr. Tarik Ramadan.
    Nga ky libėr lexuesi mėson se tashmė ka kaluar njė gjeneratė qėkur evropianėt perėndimorė kanė filluar tė vėrejnė se komunitetet myslimane janė duke u ngulitur nėpėr qytetet tona. Ditėt e punėtorėve tė pėrkohshėm emigrantė janė zėvendėsuar me vendosjet e familjeve nė njė proces i cili ishte e qartė se do tė ishte i vazhdueshėm. Filluan tė shfaqen xhamitė e para, dhe ne nisėm t’u kushtojmė vėmendje. Kur shikuam pas zhvillimeve tė sipėrfaqshme, zbuluam se myslimanėt nė Evropėn Perėndimore kishin qenė shumė mė herėt, nė disa raste edhe me shekuj tė tėrė, edhe pse nė numėr tė vogėl. Prania e sotme e tyre nė Evropėn Perėndimore shėrben gjithashtu edhe pėr tė na kujtuar tashmė se ka pasur komunitete myslimane tė ngulitura mirė nė disa pjesė tė Evropės Lindore – edhe pse ne kemi menduar se i kemi injoruar nė mėnyrė tė plotė ngase ishin tė fshehur pas Perdes sė Hekurt.
    Prania e re na ka rikujtuar praninė tonė nė botėn myslimane, nė formėn e perandorisė. Mirėpo, natyrisht, ndėrsa ne u kushtonim kujdes ndryshimeve me tė cilat duhej tė merreshim – si dhe ngurrimit pėr tė bėrė njė gjė tė tillė nga ana e disa qarqeve – u bėnė edhe disa supozime rreth ndikimit tė kėsaj situate tė re mbi vetė myslimanėt. Konkluzionet e para tė thjeshta, ishin se me kalimin e kohės, ndofta brenda njė gjenerate, komunitetet e reja tė imigrantėve do tė ishin asimiluar, mė sė paku nė kuptimin se qėndrimi i tyre ndaj fesė dhe kėrkesave tė saj do tė ishte “evropianizuar”. Disa vėzhgues sugjeronin se nė veēanti martesat e pėrziera do tė ishin njė faktor i madh nė kėtė proces tė pritur tė asimilimit. Tani, njė gjeneratė mė pas, pamja duket krejtėsisht tjetėr nga ajo qė kanė menduar vėzhguesit e mėparshėm, tė cilėt tani mund t’i quajmė naivė.
    Pra, ēfarė ndodhi? Fakti se ne evropianėt ngurronim t’i pranonim njerėzit e ndryshėm, pėrveē sipas kushteve tona, natyrisht qė ka kontribuar nė krijimin e njė kundėrpėrgjigjeje tė myslimanėve pėr tė theksuar tiparet e tyre dalluese. Mirėpo, ashtu siē e kam shprehur nė shumė raste, ėshtė vetė lidhja e myslimanėve pas traditave tė tyre, ajo e cila i ka shtyrė komunitet lokale, politikanėt dhe akademikėt t’i marrin seriozisht ata dhe t’i harrojnė skenarėt e hershėm naivė e asimilues. Nė tė njėjtėn kohė, nuk mund tė mohohet fakti, se vetė myslimanėt e kanė ndier veten tė obliguar tė mendojnė gjithnjė e mė thellė rreth ndikimeve tė situatės sė tyre mbi besimin dhe praktikėn e tij, si dhe mbi mėnyrėn se si ky besim mund tė vazhdojė tė formojė njė bazė tė pėrshtatshme dhe funksionale pėr jetėn e tyre tė pėrditshme. Nisi tė bėhej e qartė se duke vepruar kėshtu, ata duhej tė rihapnin shumė pyetje me tė cilat ishin ndeshur dijetarėt dhe mendimtarėt myslimanė nė kulmin e qytetėrimit islam para njė mijė viteve.
    Autori, dr. Tarik Ramadan shkruan se ironia e situatės sė krijuar ishte se jeta nė margjinat e botės islame, i ktheu myslimanėt evropianė nė qendėr teologjike. Duke vepruar kėshtu ata shikoheshin gjithashtu edhe nga qendra gjeografike e botės islame. Nė verėn e vitit 1995 nė njė seminar tė islamistėve tė rinj nė Jordani dr. Tarik Ramadan ka folur rreth situatės sė myslimanėve nė Evropėn Perėndimore. Njė djalosh mendjehollė i
    parashtroi kėtė pyetje: “A ėshtė e mundur qė pėrvoja e myslimanėve tė Evropės Perėndimore, pasi ata merren me kėto ēėshtje, tė jetė e dobishme edhe pėr ne myslimanėt e botės arabe? Nė fund tė fundit ata ballafaqohen shumė mė drejtpėrdrejtė e mė intensivisht sesa ne, nė takimin e Islamit me shoqėrinė moderne teknologjike e shekullare”.
    Ajo ēka po ndodh kėtu ėshtė se gjenerata e parė e myslimanėve evropianė, ata qė janė rritur nė Evropėn Perėndimore, parashtrojnė pyetje themeltare rreth Islamit. Ata kanė zbuluar se traditat kulturore tė prindėrve tė tyre, sė pari, kanė vėshtirėsi tė funksionojnė nė njė shoqėri moderne urbane e burokratike dhe, sė dyti, shumėēka nga ajo traditė kulturore nuk ėshtė nė thelb islame. Nė disa raste, disa aspekte tė kėsaj tradite do tė mund tė konsideroheshin edhe si tė papranueshme nė Islam.
    Pėr njė kohė tė gjatė njė pjesė e madhe e kėtij debati ėshtė zhvilluar nė gjuhėn e traditės juridike, tė fikhut, kurse nė disa qarqe tė vogla kjo ėshtė konceptuar nė forma tė ngurta konservatore dhe debati ėshtė zhvilluar thuajse i izoluar nga shoqėria e gjerė. Pėr kėtė arsye disa vėzhgues tė kėtij procesi kanė sugjeruar qė, nėse myslimanėt kanė ndėrmend tė jenė tė aftė qė “tė pėrballen” me sukses me modernitetin, ata duhet ta braktisin diskursin e fikhut dhe tė zotohen pėr njė reformė fund e krye tė teologjisė.
    Kjo reformė do tė duhej tė niste me rikonceptimin e natyrės sė shpalljes dhe qė andej me tė kuptuarit e tekstit tė shpallur. Ne e dimė se ka mendimtarė myslimanė qė e ndjekin kėtė rrugė. Vėzhgues tė tjerė kanė sugjeruar qė pėrgjigjja e myslimanėve duhet tė jetė braktisja e fikut, si diēka qė nuk mund tė na hyjė mė nė punė dhe nė vend tė tij tė theksohen ēėshtjet e besimit dhe teologjisė. Sėrish gjenden nė mesin e myslimanėve njerėz qė e mbajnė kėtė vijė tė menduari.
    Ajo ēka nuk ėshtė bėrė nė mėnyrė sistematike mė parė nė kontekstin bashkėkohor evropian, ka qenė shqyrtimi i burimeve tė traditės kryesore dhe dobia e tyre nė kėtė mjedis tė ri. Kjo ėshtė diēka qė ėshtė bėrė nė mėnyrė tė gjerė nė botėn myslimane, veēanėrisht nė botėn arabe myslimane.
    Nė kėtė libėr, dr. Tarik Ramadani na ofron pėrpjekjen e parė madhore pėr ta zbatuar kėtė proces nė situatėn e myslimanėve nė Evropė. Metoda e tij ėshtė ajo qė e kanė pėrdorur dijetarėt tė rėndėsishėm bashkėkohorė myslimanė, borxhin ndaj tė cilėve ai e shpreh qartė me mirėnjohje. Kėshtu ai e vė veten sinqerisht brenda njė tradite kryesore moderne (jo moderniste) islame. Duke filluar nga njė ritheksim sistematik i bazave teologjike, Dr. Ramadani mė pas diskuton nė detaje teknikat e zhvilluara tradicionalisht pėr pėrkthimin e parimeve nė praktikė, nė kohė e vende tė ndryshme: shprehur me fjalėt kyēe mesalih dhe mekasid. Kjo ėshtė fusha e cila i ka shkaktuar vuajtje popullarizimit tė mendimit islam, njė dukuri aq e fuqishme nė shekullin e kaluar, e cila vjen si njė pasojė e pėrhapjes sė strukturave perėndimore tė edukimit e tė arsyetimit intelektual. Ėshtė njė fushė e cila ka resurse tė mėdha pėr tė lidhur parimet universale dhe tė pėrhershme tė Islamit me kontingjentet e kohės dhe hapėsirės njerėzore, e cila nė tė vėrtetė ėshtė detyrė me tė cilėn ndeshen myslimanėt e Evropės.
    Kurse nė pjesėn e dytė tė kėtij studimi autori paraqet njė analizė tė ēėshtjeve dhe sugjerimeve tė veēanta praktike se si tė arrihen zgjidhjet. Kjo ėshtė pjesa ku shumė lexues – myslimanė e tė tjerė – do tė gjejnė interesin mė tė madh. Gjithashtu, lexuesit mund tė gjejnė pėrgjigje tė ndryshme nga ato qė nė mėnyrė tė posaēme janė sugjeruar nga ana e Dr. Ramadanit, ata do tė kenė arritur tek ato pėrgjigje…
    Kush ėshtė Tarik Ramadan!
    Tarik Ramadan lindi mė 26 gusht 1962 nė Gjenevė, Zvicėrr. Ėshtė djali i Said Ramadan dhe Vefa El-Bena, vajza e madhe e dijetarit Hasan El_Bena, i cili themeloi ”Vėllezėritė Muslimanė” mė 1928, nė Egjipt.
    Nė Kajro, Egjipt, ka ndjekur njė trajnim intensiv nė dijet klasike islame te dijetarėt e Universitetit tė “Al-Azhar”. Aktualisht ėshtė profesor i Studimeve Bashkėkohore Islame nė Universitetin e Oksfordit.
    Ai gjithashtu ligjėron edhe nė Fakultetin e Teologjisė nė Oksoford dhe nė tė njėjtėn kohė si profesor vizitor ka mbajtur mėsime nė Katar, Maroko dhe Japoni.
    Tarik Ramadani ėshtė akademik, poet shkrimtar. Ka shkruar mbi 20 libra, ka kontribuar shumė nė debate pėr ēėshtje bashkohore islame, nė ringjalljen e studimeve tė thelluara islame nė botė dhe nė ēėshtje tė myslimanėve nė Perendim. Tarik Ramadani ėshtė kryetar i Organizatės Europian Muslim Network me seli nė Bruksel...

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2010
    Postime
    365
    Vetem deshta meja ba qefin Mexhidit, se ka mbet pa komente te kurrkuje ne asnje forum e thom po i shkon mundi bosh. GJYKA.

  3. #3
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Qellojani kush e ka gdhend portretin e Skenderbeut tek shkembinjte e Ures se Shejte te Drini i Bardhe ne Kosove?




    Ura e Fshajtė

    Ura e Fshajtė ėshtė zonė e mbrojtur natyrore nė kanionin e Drinit tė Bardhė dhe ėshtė monument natyre me karakter hidro-gjeomorfologjik me sipėrfaqe prej 199 ha dhe shtrihet nė territorin e komunės sė Gjakovės (73.86 ha) dhe Rahovecit (124.96 ha). Ėshtė vėnė nėn mbrojtje nė vitin 1986. Lumi Drini i Bardhė gjatė njė procesi tė gjatė gjeomorfologjik hapė njė grykė nė mes dy shkėmbinjve gėlqeror dhe formon njė kanion shumė tėrheqės dhe interesant pėr studiues dhe pėr vizitorė.


    Ura e Fshenjtė ėshtė ndėrtuar mbi kanjonin dhe ėshtė e gjatė 70 m. Thellsia prej harkut deri te shtrati i ujit ėshtė 30 m. Ndėr tė tjera ura, apo mė saktėsisht rrethina e saj shėrben edhe si pushimore verore ku ngrihen ēadrat e qytetarve nga anė tė ndryshme tė Kosovės. Po ashtu rreth saj ka shtėpiaz qė shėrbej pėr kalimin e ditėve tė verės.

    Nė grykėn e lumin para se tė kalon urėn gjenden dy shkėmbinjė tė njohur nėn emrin "Shkėmbi i Skenderbeut" dhe "Shkėmbi i Shqiponjės". Ky emėrtim vije nga figurat e vizatuara nė shkėmbit pėrkatės. Figura e Skenderbeut ėshtė vizatuar nė shkėmbė nė vitin 1968 nga Mexhid Yvejsi me rastin e 500 vjetorit tė vdekjes sė Gjergjit. Ndėsa shkėmbi mė i lartė i rrethinės, i cili e kalon edhe lartėsin e urės thirret "Shkėmbi i Talionit" i pagėzuar sipas nofkės sė kėrcyesit tė parė nga kjo maje nė lum, Ali Talioni
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 11-12-2011 mė 12:08

  4. #4
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anėtarėsuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    e allahu e meshiroft ket qafir qe ben portrete kaurresh
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  5. #5
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    E Martė 18 Tetor 2011 09:37

    Portreti i Skėnderbeut nė shkėmb, nė Kanionin e Drinit tė Bardhė


    Pasi kishte siguruar pak bojė, me tė gdhirė mėngjesi i 8 qershorit tė vitit 1968 me biēikletė Mexhid Yvejsi kishte marrė udhė pėr nė lumin Drini i Bardhė. Portretin e Skėnderbeut ai e kishte nė mendje nga librat qė kishte lexuar. Nė fillim nuk i kishte treguar askujt. Mirėpo puna nuk i kishte shkuar ashtu siē e kishte menduar nė ditėt e para.

    GJAKOVĖ – E kanė vizatuar nė letėr e pėlhurė, e kanė gdhendur nė gurė, por askush nuk kishte pasur njė ide sikur Mexhid Yvejsi, nė portretizimin e heroit kombėtar, Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu.

    Nė vitin e largėt 1968, pasi kishte ushtruar mirė dorėn pėr vizatim nė dyert e oborrit, atij i kishtė lindur njė ide – ta gdhendte portretin e Skėnderbeut nė shkėmbin e kanionit tė lumit Drini i Bardhė. Ai vit po shėnonte 500 vjetorin e vdekjes sė Gjergj Kastriotit, po afrohej dita e 90-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit, por po ashtu viti i pėrkonte me pėrvjetorin e 60-tė tė Kongresit tė Manastirit. Yvejsi i dinte kėto data.

    “Qėllimi i kėtij pikturimi ishte pėr tė ngritur vetėdijen kombėtare te rinia shqiptare”, kujton me krenari Yvejsi idenė e tij tė para 41 viteve. Nė atė kohė 18-vjeēari Yvejsi, nuk kishte menduar se ky portret do tė qėndronte kaq gjatė, ndėrsa shkėmbi i lartė qė nga ajo kohė do tė merrte emrin e heroit kombėtar. Askush nuk e dinte emrin e autorit deri vonė.


    Mėngjesi i 8 qershorit tė vitit 1968

    Pasi kishte siguruar pak bojė, me tė gdhirė mėngjesi i 8 qershorit me biēikletė ai kishte marrė udhė pėr nė lumin Drini.

    Portretin e Skėnderbeut ai e kishte nė mendje nga librat qė kishte lexuar. Nė fillim nuk i kishte treguar askujt. Mirėpo puna nuk i kishte shkuar aq mirė qė nė ditėn e parė siē kishte menduar. Terreni tek shkėmbi ishte i papėrshtatshėm... Atij i duhej ndihmė.

    “Pas dy ore pune e pash se nuk mund tė punoj vetėm, pėr shkak tė terrenit tė ngushtė”, tregon Yvejsi. Kishte vėnė vijat e para nė dy orėt e punės. Nė mbrėmje u kishte treguar miqve tė tij pėr idenė.

    “E pranuan me kėnaqėsi pėr t’u bashkuar. Bile u gėzuan shumė”, thotė Yvejsi.
    Muslim Dobruna, Fatmir Rudi dhe Halit Kumnova, tė gjithė nga mėhalla e “Haxhi Ymerit”, iu bashkuan Yvejsit, pėr tė bėrė tė pavdekshėm heroin kombėtar. Nė kanionin e lumit Drini ka shumė shkėmbinj, shumica e tė cilėve kanė edhe emra.
    “Maja e Talianit”, ėshtė njėra prej kėtyre emrave me tė cilin ishtė pagėzuar shkėmbi. Taliani ėshtė nofka me tė cilėn ishtė i njohur poeti Ali Podrimja. Qyteti njihte Podrimen me nofkėn Ali Taljani. Ishte i pari qė kishte pasur guximin tė kėrcente nga ky shkėmb qė ishte mė i lartė se vetė Ura e Shėnjtė. Por “Skėnderbeu” ishte bėrė shkėmbi mė i njohur nė lumin Drini falė portretit tė Yvejsit.


    “Skėnderbeu” mistik

    Bedri Cahani njė ish-sportist dhe udhėheqės sporti nė nivel vendi, kujton ndjenjat qė kishte pėrjetuar sa herė qė ka kaluar pranė portretit tė Skėnderbeut. Ai as qė ka pasur idenė se kush ka mundur ta portretizonte atė nė kėtė vend shkėmbor. Thotė se nga aty ishte frymėzuar dhe kishte fituar guxim.

    “Portreti i Skėnderbeut ishte inspirim pėr mua. Ky portret pėr mua karakterizonte forcėn, guximin, trimėrinė, por edhe menēurinė”, thotė Cahani.

    Bashkėkohaniku i tij, Faton Haxhiavdyli, ende ruan kujtimin pėr ato vite.

    “Notova deri te Skėnderbeu, shkova deri te Skėnderbeu’ ishte kjo njė thirrje, apo njė test i aftėsisė sonė pėr t’u dėshmuar si notar”, thotė Haxhiavdyli, qytetar i Gjakovės.

    “Skėnderbeu” i gurit, kishte diēka mistike prapa.

    “Portreti mbijetoi edhe pėrballė serbėve tė cilėt tentuan ta shlyejnė dhe si ndonje ikonė ēudibėrėse ajo pėrtėrihej duke u treguar pushtuesve se ishte nė vendin e vet” , thotė ai.


    Pakti i heshtjes

    Tė katėr burrat protagonistė tė njė nate qershori tė vitit 1968, sot janė gjallė ashtu sikur kujtimi pėr atė natė. Mirėpo, ata asnjėherė nuk ishin bėrė tė gjallė pėr njerėzit qė kanė qenė kurreshtar tė dinė se kush mund tė ketė berė kėtė portret.

    “Ne vetėm i kemi ndihmuar Mexhidit, ndėrsa ai e ka pikturuar. Ai ka pasur prirje pėr pikturim”, thotė Muslim Dobruna, njė nga protagonistėt e ngjarjes.” Ne, kėtė nuk e bėmė pėr t’u lavdėruar, apo krenuar.

    Njė ngjarje qė nuk shėnohet, jo vetėm qė tjetėrsohet, por ka mundėsi edhe tė harrohet”, shton ai.

    Mirėpo, puna e katėr shokėve nuk ėshtė kuptuar nga askush atė kohė. Pėr kėtė kishin vendosur tė gjithė.

    “Jo pse kishim frikė nga dikush, por vetėm pėr kurreshtje. Donin tė dinim se si do tė reagonin njerėzit”, thotė Yvejsi. Mirėpo, lajmi pėr portretin e Gjergj Kastriotit kishte marrė dhenė. Ai ishte pėrhapur shpejt nė komunat si Gjakovė, Rahovec e Prizren.

    “Tė gjithė kanė qenė kurreshtar tė dinė se kush e ka pikturuar i pari kėtė portret.
    “Kanė folur pėr shumė emra”, thotė Yvejsi.

    Asokohe ai nuk kishte qenė piktor. As sot nuk i ėshtė pėrkushtuar kėtij profesioni. “Skėnderbeu” mbetet kryevepra e tij. Yvejsi ėshtė njė shkrimtar dhe njė studiues i religjioneve, ndėrsa ka tė botuara disa vepra.

    Nė portretin e Skėnderbeut gjatė viteve kanė ndėrhyrė artistė tė tjerė. “Por ne jemi tė parėt qė e kemi pikturuar dhe kemi dhėnė idenė”, thotė Yvejsi. “Ne jemi duke u plakur pėrditė, por e shikoni se veprat mbesin. Lum ata qė bėjnė vepra tė mira nė dobi tė atdheut, kombit, njerėzimit”, pėrfundon Yvejsi me krenari.



    Nga GAZMEND DOLI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 11-12-2011 mė 15:23

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Te lumte Rina,deri tani nuk kame pasur njohuri per kete qe ke sjellur,shume e bukur eshte ajo pamja me portretin e Skenderbeut

  7. #7
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Me te thene te drejten edhe une tani vone e kam lexuar ne internet se nuk e kam ditur. Madje u befasova se e kam pare kete personazhin e forumit.

    Paramendoje se cfare ka nenkuptuar viti 1968 ne Kosove, kur dhuna serbe ka qene ne kulm. Dhe sic po shkruan kane punuar naten dhe me siguri nuk i kane treguar askujt per shkak te regjimit serbe te dhunshem, qe ka qene ne ate kohe.

    Ne ato vite shqiptaret nuk kane pasur asnje te drejte per perdorim te simboleve kombetare.


    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 11-12-2011 mė 16:45

  8. #8
    Shume histori e bukur...!
    Ka te drejte Yvejzi kur thote;"Lum ata qė bėjnė vepra tė mira nė dobi tė atdheut, kombit, njerėzimit”...
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  9. #9
    Mexhid YVEJSI, Gjakovė


    Respekt
    Paqe!
    Paqe!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •