Yes*, si te pata thene per sulmin e spanjes? Shife icik temen andej matane, te Doichat prej TurqiePata shkrujt qe nese Spanja loz me sulmues te mirfillte eshte e paperballueshme per çdo kundershtar. Po un prap s'jam i knaq, du ti shof duke loz me 2 sulmusa, ashtu si ne Euro 2008 ku shpartalluan dhe degjeneruan çdo kundershtar qe u doli perpara.
Ai Torres eshte njeriu i ndeshjeve dhe kompeticioneve te medha. Mbaj mend shperfytyrimin qe i beri Philip Lam ne finalen e Europianit 2008, degjenerim total per nje mbrojtes. Torres duhet te jete patjeter ne majen e sulmut te Spanjes ne çdo ndeshje dhe pse jo te shoqerohet edhe nga Llorente. Futboll total, sulm 90 minuta, shtypje kundershtareve si morra. Ky eshte lloji i futbollit qe kenaq te gjithe njerezit.
Sa per Mendieten, me kujtove nje nga mesfushoret me te mire ne kohen kur luante. Ishte thjesht fantastik e magjik deri sa luajti me Valencian. Po kur gjuante ato penalltite, gjithmone ne mes te portes dhe asnjehere s'gabonte. Madje ka patur e nje studim shkencor per te, qe gjuante penalltine gjithmone 1-2 sekonda pasi hidhej portieri.
Italia prap ka nje ekip te mire vetem se i mungon nje Inzaghi qe te shtyje topin e fundit ne rrjete. Atij Marchisio nuk i falej ai gabim qe beri dje, 2 here madje. Mos permendim rastet e tjera. Italia zhvilloi loje te mire dje per rreth 70 -75 minuta. Kroacia me te vertet ka nje ekip simpatik, por une nuk besoj ne ndonje rezultat surprize me Spanjen. Plus qe mendoj se Italia do te fitoje me më shume se 2 gola diference me Irlanden. Edhe nese Spanje - Kroaci del barazim, Italia fiton 2-0 ose me teper me Irlanden.
Shpresoj qe Italia te kaloje me tej pasi Europiani do te ishte me i bukur me Italine ne çerek finale. Me vjen inat me ate Ballotelin perse nuk shtrohet iher si rob dhe perse nuk i le porvet menjane. Ai mund te beje çudira po te bjere ne ujdi me karakterin e tij. Fotokopja e Cassano-s se dikurshem.
Krijoni Kontakt