Close
Faqja 27 prej 50 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 499
  1. #261
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Une nuk kuptoj sa kalama duhet te jete nje adult i pjekur qe te besoje se:

    - Me nje jetegjatesi mesatare prej 70-80 vitesh, u beka bilanci per ta shperblyer nje shpirt, apo per ta denuar nje shpirt, per perjetesi. Ne ameshim.

    Jeta e nje qenieje njerezore nuk eshte as nje ngjarje milisekondeshe ne univers. Eshte e paperfillshme fare. Nderkohe ky Zoti (ose arabisht allahu) si per te mira ashtu edhe per gabime te bera brenda nje segmenti te fundem e tejet te shkurter kohor, e denoka njeriun ne PERJETESI!!!
    Ik mbushuni me gjithe keto dengla. Thelle thelle as vete nuk i besoni po he, po thjesht keshtu ju pelqen. Fshiheni pas ca perseritjesh papagalleske te te vetmit liber qe keqinterpretoni. LoL

    Njerezit denohen ne perjetesi, sepse sikur te jetonin perjetesisht, perseri ai qe brenda kesaj periudhe kohore ka qene i mire ose i keq, do te vazhdonte te ishte perjetesisht i tille.

    Pastaj, kjo kundershtohet edhe me logjike.

    Vrasja behet per 5 sekonda, mirepo denimi i vrasjes mund te jete edhe i perjetshem.

    Ku e ke logjiken???

  2. #262
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    _________________ lmao
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  3. #263
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar mė parė nga IslamInfo Lexo Postimin

    Vrasja behet per 5 sekonda, mirepo denimi i vrasjes mund te jete edhe i perjetshem.

    Ku e ke logjiken???

    Shembull i gabuar. Sipas fese tende ai qe po vret po i ben nder viktimes se po e con te allahu. Amerikanet psh qe vrasin xhihadistet po i cojne fishek ne xhenet apo jo?
    Te virgjereshat. Po i benje nder me demek. Po e shpetojne nga bota e rreme edhe po i cojne te bota e vertete.
    Pra ky denimi me burgim te perjetshem ne toke eshte thjesht nje denim tokesor. nga qenie mekatare si ne, edhe nuk sillet dot si argument.

    Une po pyes per ate... hyjnorin...meshirplotin. Qe ta formuloj edhe nje here qarte qe mos keqkuptoheni :


    SI KA MUNDESI QE ZOTI MESHIREPLOTE, DENON NE PERJETESI PER MEKATE FUNDORE? PRA TE FUNDME.

    Mos beni sikur nuk e kuptoni kete. Cdo mekat qe ben njeriu ne toke eshte i fundem. I kufizuar. Nuk ka vlere ne perjetesi. E nuk ka vlere aq me teper kur thuhet qe kjo bote eshte iluzion. Vrasja pra na qenka thjeshte nje proces dergimi te zoti me ashensor. Kur te arrish te zoti e te plas me qe te kane vrare? Hic fare. e me rradhe.

    Ja keto gjera nje mendje e shendoshe nuk duhet ti pranoje si cilimi. Por duhet ti mendoje gjere e gjate. Si ka mundesi qe meshireploti denon ne perjetesi per mekate te kufizuara... elementare.


    P.S. - O islam se ti je edhe tip gangsterri edhe nxefesh shpejt... sikur me the njehere qe nuk do me drejtoheshe e nuk do te drejtohesha me. Vazhdo ne fuqi ai rregulli apo e ndryshove

  4. #264
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    "Po ata qė nuk e besojnė botėn tjetėr, i shmangen rrugės sė drejtė. Edhe sikur t'i mėshironim ata (idhujtarėt) dhe t'ua kishim larguar fatkeqėsitė, ata do tė vazhdonin tė zhyteshin nė zhgėnjimin e tyre. Ne i sprovuam ata me dėnim, po ata nuk iu pėrulėn Zotit tė tyre e as nuk iu drejtuan me lutje. Derisa t'ua hapim njė derė dėnimin e ashpėr, atėherė ata do tė mbesin aty me shpresa tė humbura." [Mu'minun: 74-77].

    Njeriu eshte qenje qe ka liri te zgjedhjes dhe eshte krijuar per perjetesi.

    Kjo tregon se ai ka pergjegjesi per veprat e veta dhe se do te jetoj perjetesisht.

    Jeta e kesaj bote eshte pasqyrim i perjetesise. Ai qe ne te nuk ka besuar dhe ka qene kriminel, sikur te jetonte perjetesisht do te ishte i tille, andaj nuk e meriton perjetesine ne Parajs, po e meriton perjetesine ne Ferr.

    Kurse ai qe ne te ka besuar dhe ka qene vepermire, sikur te jetonte perjetesisht, do te ishte i tille, andaj e meriton perjetesine ne Parajs.

    E kuptoi kush e kuptoi dhe nuk e kuptoi kush nuk e kuptoi.

    Besoi kush besoi dhe mohoi kush mohoi.

    Nje gje eshte e sigurte: Do t'iu kujtohet kjo qe po ua them. Mirepo ateher ndoshta do te jete vone.

  5. #265
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Kurse une te dashur anetare, nuk ju sugjeroj qe te besoni qe ajo qe them une eshte e drejta!
    Une ju kerkoj te perdorni trurin qe ju ka dhene Zoti e te pyesni veten :

    PERSE ZOTI DO ME DENONTE APO EDHE SHPERBLENTE, PER DISA MEKATE APO TE MIRA NE NJE BOTE TE RREME, BRENDA NJE KOHE TE FUNDME? PERSE DO TA BENTE KETE PER PERJETESINE?
    CFAREDO MEKATI QOFTE MBI KETE TOKE, NESE DO TE KALONIM NE ANEN TJETER DO TE ISHTE I PAPERFILLSHEM E QESHARAK. ATEHERE PERSE? PERSE? PERSE?

    Mos rreshtni kurre se pyeturi e se veni ne dyshim gjithcka. Ne fund te fundit rruga drejt cfaredo bindje kalon permes sproves. Votoni per partine time.

  6. #266
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    FI: Dyshimi dhe pyetjet e pakuptimta nuk dergojn askund.

    Jeta eshte relative dhe shume e gjate per ta ngarkuar vetveten me mekate apo vepra te mira.

    A thua do te beje pyetje te tille si: Perse Zoti ta denoj Hitlerin kurse ai shume pak jetoi.

    Per aq pak kohe qe jetoi ai, beri krime shume te medha.


    Na paske hapur edhe parti politike apo? Tipike: Dyshimi, skepticizmi, tallja dhe josiguria shpirterore, cilesi te pandara per ateistet.

  7. #267
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Une nuk jam ateist. Perkundrazi! Besoj radikalisht ne Zot.

    Une nuk besoj tek, dhe perbuz : Njerezit qe pretendojne se dijne ate cka kerkon Zoti!

    Zoti nuk ka nevoje per ndermjetes per te ardhur te une e as une per te shkuar tek ai. Une nuk kam nevoje per prifterinj e hoxhallare, e as per kisha e xhami. Zoti eshte pjese e imja ashtu sic jam edhe une pjese e tij qe nga casti i krijimit.

    Dhe nese nuk e ke ditur mesoje : NUK KA PYETJE TE PAKUPTIMTA APO TE KOTA. KA PAAFTESI PER TU PERGJIGJUR OSE INJORANCE.

    Njeriu eshte i lire te pyese cdo gje e ta vere ne dyshim e ne sprove cdo ide derisa te vertetoje ate cka deshiron. Kam qendruar shpesh me hierarke te larte myslimane e kam debatuar gjate dhe nga goja e tyre kurre nuk kam degjuar te thone qe ka pyetje te kota.

    Une nuk ushqej dyshim. Une ato qe i them i them me bindje te celikta. Eshte efekti i tyre mbi ty qe ngjall dyshim, pasiguri e te duket venie ne loje. Je ti qe duhet te pyesesh veten pse ndihesh ashtu perpara nje pyetje te drejtperdrejte e te thjeshte.

  8. #268
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Une ndjehem shume i sigurte dhe i bindur.

    Une jam i bindur ne drejtesine e Zotit. Jam i bindur ne miresine e Zotit.

    Poashtu jam i bindur se ju e akuzoni Zotin se ju ka krijuar dhe ju ka lene pa udhezim dhe pa iu treguar se cka kerkon prej jush dhe per cfar qellimi ju ka krijuar.

    Nese dikush dyshon, ateher eshte ai i cili nuk i din keto gjera.

    Une shume mire e di cdogje qe me intereson mua dhe cdo pyetje esenciale per njerezimin.

    Poashtu e di se nuk mund t'i perzihem Zotit se cka ben me krijesat e veta. Andaj nuk i jap te drejten vetvetes qe te tallem me Zotin apo te bej pyetje qe kane per qellim sfidimin e mesimeve te Zotit.

  9. #269
    Iliro-Thrakas Maska e Sturmgewehr
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Postime
    315
    Force-Intruder, shum e sakt.

    Denimi i perhershem lene qe nuk ka sens logjik edhe asnje kuptim edhe nuk sherben asnje qellim.

    Denimi i perhershem jo vetem qe esht i pa logjikshem po eshte fundamentalisht i keq dhe jo i drejt.

    Dikush me par ne ket tem tha se Krishteret nuk benin sens perhskak se per ato 3=1 dhe 1 = 3 heheheh.

    3 = 1 eshte nje gabim me 2 shifra kurse ta zeme vrasesat me te medhenj ne bot Hitleri, Stalini, Richard Kuklinski, ANdrei Chikatillo etj....

    ta zem Hitleri ka ber 6 Miljon vrasje ka vra njerez te pa fajshem.

    6 000 000 Vrasje =/= ∞ Tortur.

    Kushedi sa i madh krimi ne kete bot te ket qen prap nuk i permbush kushtet per denim te pa fund.

    6 000 000 nese e krahason me Pafundesin eshte me pafundsisht her me e vogel se Pafundsia.

    vetem nje krahasim shum te gabuar un qe dua ta bej, 6 000 000 krahasuar me pafundsin mund te krahasohet si te shkosh ne shklretiren e Sahares te gjesh nje grimc zalli te vogel edhe ta marish ne shpi edhe pastaj te kthehesh mbas 6 000 000 viteve edhe te marish nje grimc tjeter te vogel ne shpi edhe keshtu me radh derisa ta zbrazish shkretiren e Sahares qe mos ket me zall ose rer sic i thuani ju bile edhe kjo ne krahasim me pafundesin eshte azgje.

    Denimi i pa fund nuk sherben asnje qellim si e para qellimi i nje denimi eshte:

    1. Incapacitation: A felon in prison cannot commit crimes while imprisoned. An executed felon cannot commit a crime ever again.
    2. Deterrence: The threat of punishment deters people from engaging in illegal acts.

    3. Restitution: The felon is required to take some action to at least partially return the victim to the status quo ante.

    4. Retribution: The felon harmed society; therefore society (or the direct victims) is entitled to inflict harm in return.

    5. Rehabilitation: The punishment changes the felon in order to make him a better citizen afterwards. (The punishment can include mandatory vocational training, counseling, drug treatment, etc.)
    Nese dikush ne ate jet denohet me zjar te perhershem ose denim te perhershem ateren ky nuk eshte denim edhe nuk sherben per azgje eshte thjesht Sadizem edhe zemerligesi e madhe pershkak se nuk ben sens edhe ska kuptim.

    Problemi tjeter eshte:

    Si mund nje qenje e GJITHMESHIRSHME = OMNIVOLENT = ER RAHMAN te denoje dikend me zjar te perhershem per nje akt ose veper te fundshme.

    Si mund meshira e tij e PA FUND te te hedhe ty ne zjar per nje krim kur krahasohet me meshiren e tij i bie te jet i pa vlefshem ose azgje me i vogel se nje koker pluri ne univers.

    Esht e njejta si ti te denosh djalin tend tra torturosh gjith jeten pershkak se te tha NUK TE DUA bile edhe kjo eshte shum her me e meshirshme se deinimi i perhershem.



    Nese Zoti e ka ber Xhehenemin edhe te denon ne zjar te perhershem ateren ai nuk eshte i gjith meshirshem.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sturmgewehr : 16-12-2011 mė 14:25
    Mia San Mia

  10. #270
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Bindja e verber, pa kaluar neper labirintin e arsyetimit dhe siten e dyshimit, eshte injorance.
    Shume nga ju e perdorin Zotin, ashtu si nje i dehur perdor shtyllen e dritave: jo per te ndricuar udhen, por per tu mbajtur.

    Jo me kot i ushqeni njerezve idene se duhet te kene frike nga Zoti i tyre. Se duhet ti tremben ndeshkimit te tij.
    Nje femije duhet ta doje prindin per dashurine qe i fal dhe per arsye se e solli ne jete. Jo ta doje sepse do ta ndeshkoje nese ben gabim.


    Sot qenkam ne forme te jashtezakonshme... mos u merzit se nuk je i pari qe humb debat me mua.

Faqja 27 prej 50 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •