Ja nje jofetar, i cili i ka lexuar dy-tre dyshime ateiste qe s'ka ditur se si te pergjigjet, eshte bindur, tash mendon se din shume gjera dhe se Islamiket s'kane logjike. He more i shkret, islamiket kane shkruar per logjiken ne kohen kur Europianet se kane ditur se cka eshte logjika.
Po si nuk mundet cuni, si jo, vetem trego ti se cka te mundon!
Kjo pyetje eshte kunderthenese. Sikur te thuash: A mundet te jete edhe dite edhe nate ne te njejten kohe ne te njejtin vend.
Njeriu me dy fije mend nuk e ben kete pyetje.
Sepse sikur dikush ta krijonte Zotin, ai nuk do te ishte Zot, po do te ishte krijes e atij tjeterit qe e krijoi, dhe vazhdojm keshtu derisa te arrijme tek Ai i cili krijoi dhe nuk eshte krijuar, ose perndryshe ska KRIJIM.
Ai eshte Zoti i vertete. Zoti nuk krijohet, krijon, mirepo nuk e ka krijuar askush, sepse ateher sdo te ishte Zot, po krijes e atij qe e ka krijuar, dhe kthehemi perseri ne fillim derisa te arrijme tek Krijuesi, i cili nuk eshte krijuar nga askush!
Zoti ka krijuar krijesa qe kane liri te zgjedhjes ne mes te mires dhe te keqes, e keqja nuk eshte krijuar si dicka e vecante, po si zgjedhje per krijesat qe kane liri te zgjedhjes, andaj ato krijesa qe e kane zgjedh ate jane pergjegjese per kete te keqe qe e veprojne.
Pra, ne kendveshtrimin e Zotit, nuk eshte dicka e keqe sepse krijimi i krijesave me liri te zgjedhjes eshte synim madheshtore, kurse ne kendveshtrimin e krijesave ato e kane zgjedhur te keqen, andaj ato jane pergjegjese, sepse kane liri te zgjedhjes.
Sikur mos te ishte kjo, nuk do te kishte LIRI TE ZGJEDHJES!!!
A e kuptove???

Krijoni Kontakt