Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682

    Ekzekutim në Fier, 10 plumba biznesmenit, plagosen 2 kalimtarë

    Ekzekutim në Fier, 10 plumba biznesmenit, plagosen 2 kalimtarë




    FIER-Një biznesmen është ekzekutuar me breshëri automatiku sot pasdite në qendër të qytetit të Fierit ndërsa 2 persona u plagosën nga vala e plumbave qe dilnin nga një makinë që ishte në ecje e sipër. Lajmi u bë i ditur nga policia e këtij qyteti për TVNews24. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive pronësie.

    Ngjarja u shenua rreth ores 17:40 minuta. Mësohet se shtetasi Spartak Spaho, 40 vjec është qëlluar për vdekje me plumba automatiku teksa ishte duke ecur në bulevardin kryesor të qytetit pranë lagjes “11 Janari”, tek ish-hotel ‘Vjosa’. Mbi 40-vjecarin u zbrazën 14 plumba automatiku, ku 2 prej plumbave kapen 2 kalimtarë të rastit, kurse 10 te tjere perfunduan ne trupin e Spahos. Policia njoftoi se te plagosurit jane shtetasit Leonard Tole 26 vjecdhe Dritan Yzeiri 41 vjec. Policia njoftoi se Yzeiri ndodhet ne spital ne gjendje te rende per jeten, kurse Tole ka marre plage te lehte dhe eshte jashte rrezikut per jeten.

    Ngjarja ndodhi në një zonë tepër të populluar që njihet dhe si shëtitore. Paniku u shtua kur pas ekzekutimit të 40-vjecarit, u njoftua dhe plagosja e 2 kalimtarëve që ishin pranë tij.
    Nga hetimet e para mesohet se Spaho ishte pronar i një lokali në Fier dhe kohët e fundit kishte nisur dhe si sipërmarres ndërtimesh. 40-vjecari po ndërtonte një pallat shumë pranë zonës ku u vra nga bresheria e plumbave.

    Policia e Fierit ndodhet në vendgjarje dhe po merr dëshmitë e para për të mësuar më shumë rreth automjetit nga ku persona ende të panjohur qëlluan me breshëri automatiku. Kanë nisur hetimet dhe mbi aktivitetet e viktimës për të zbuluar fakte qe mund të cojne drejt gjetjes së autorëve së ngjarjes së rëndë.
    Mesohet se viktima kishte konflikte për truallin ku po ndërtonte pallatin. Policia është fokusuar aktualisht mbi këtë pistë hetimi.

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ca bahet keshtu aman
    si po eleminohen keshtu si pa te keq keto biznesmenet
    ngushellime familjareve

    sa gjynah dhe dy kalimtaret e shkrete.ishalla jane me mire
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Ja dhe nje lajm tjeter nga xhungla.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po ky biznesmeni,,,,

    biznesmen shqipetare,,,,me karriere ne droge prostitucion dhe i arrestuar disa here,,,

    ma ha mendja do e kete vra gjygjetari qe e ka liruar,,,,

    se do jete bere pishman qe e ka liru me cmim te lire,,,,

    ste fale drejtesia shqipetare,,,,

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lejet per pallate ne fier i jep bafto i edvin rucit..

    u kapen vrasesit mo?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po ai muti jot o braro per ca osht qe cdo gje paska faj edvin muti
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Ne xhungell c'do gje eshte e zakonshme .C'eshte ky shtete i xhungllave ?? S'i munde te gjuhet me pushke automatike, bresheri plumbash ne kalimtaret e rastit te pa fajshem ??? Jane plagosur dy kalitare te rastit !!!

    C'faje kane popullata e thjeshte per krimet dhe bisneset e korruptuara deri ne fyte te matrapazeve qe kerkojne pasuri pa djerse ??
    Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 02-12-2011 më 20:32

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224
    Nuk te vret njeri kot me kot. Biles dhe plot kur te vret mendohet 400 here tjetri. Biznesmeni laluc dikujt me lesh ne hunde i ka cikur kallon e prones dhe ai e leminoj ne vend.
    Me shendet pallatet o cubi i fierit.

    Sherim sa me te shpejt klimtarve

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    lejet per pallate ne fier i jep bafto i edvin rucit..

    u kapen vrasesit mo?

    ha si edi jot braro si saliu jot,,,

    te dy rob te lidh me vrasje e me korrupsion deri ne fyt jane,,,

    u pifsh lengun se dhe ne enderr i sheh,,,


    per mendimin tim ky i vrari duhet te ishte ne burg per krimet qe ka bere,,,

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Opake Opinga
    Anëtarësuar
    11-02-2011
    Postime
    245
    Vec ne Shqiperi drogaxhite quhen "biznismene"
    Talaq, Talaq, Talaq.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •