-
i/e regjistruar
Mjedisi i brendshėm i biznesit
Mjedisi i brendshėm pėrfshinė faktorėt e brendshėm tė biznesit tė cilėt mund tė kontrollohen nga ta dhe i referohet mjedisit brenda organizatės.
Ky mjedis pėrfshinė: objektivat e biznesit, politikat menaxheriale, departamentet e ndryshme tė organizatave, menaxhmentin dhe tė punėsuarit nė organizatė, marrėdhėniet e menaxherit tė punės, imazhet e korporatave, resurset fizike duke perfshirė infrastrukturen qė kanė nė dispozicion bizneset, vizionet dhe mendimet e top menaxhmentit, hulumtimin dhe zhvillimin e aktiviteteve tė organizatės, kushtet e punės nė organizatė, moralin dhe angazhimin e resurseve humane etj.
Komponentėt e mjedisit tė brendshėm zakonisht janė nėn kontrollin e bizneseve. Cilėsia e resurseve humane e cila ėshtė komponente e kėtij mjedisi ėshtė kryesisht pėrgjegjėse pėr suksesin ose dėshtimin e biznesit.
Nėse punėtorėt nė njė organizatė janė tė aftė dhe tė pėrkushtuar, atėherė kjo mund tė ngritė biznesin nė shkallėn mė tė lartė tė mundshme, si dhe nė qoftė se drejtorėt e ndonjė biznesi kanė vizion tė gjerė dhe tė menduarit krijues, atėherė ata mund tė parashikojnė ndryshimin i cili do tė ndodhė nė mjedis dhe mund tė hartojnė politika tė pėrshtatshme me kohė.
Nėse kompania ėshtė e mirė nė hulumtim dhe nė aktivitete e marketingut, atėherė ajo mund tė ketė njė avantazh ndaj konkurentėve dhe tė ketė pjesėmarrje mė tė madhe nė treg e poashtu nėse biznesi ka burime tė mjaftushme financiare, ai do tė ketė mundėsi tė shpenzojė mė shumė nė kėrkimet ( hulumtimet) e aktiviteteve promovuese.
Poashtu, pėr mjedisin e brendshėm tė firmės, njė element tjetėr me rėndėsi edhe Swot Analiza, e cila pėrfshinė: Forcat apo pėrparėsitė ( Strength), Dobėsitė(Weaknesses) Mundėsitė ( Opportunities ) dhe Kėrcėnimet ( Threats) .
Njė studim i mirė i kėsaj analize nga ana e bizneseve do tė jetė njė pėrparėsi krahas atyre kompanive tė cilat nuk u kushtojn aq rėndėsi apo e neglizhojnė hartimin e njė strategjie tė tillė, gjė qė mund tė jetė njė bumerang pėr to.
Pėrktheu dhe pėrshtati: Liridon Alidemaj
Burimi: http://menaxherat.com/biznes-2/zhvil...shem-biznesit/
-
-
Ca eshte kjo mo plako, leksion strategjie?
-
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt