Njeriu u krijua prej Hyjit!
Njeriu jeton ne ketė botė, secili e din se njė ditė, siē ėshtė ardhur edhe do tė shkoj dhe pa e pyetur askush. Bibla na flet se njeriun e krijoj Zoti. Po ashtu, Bibla na flet se pasi njeriu u krijua, ne tė, si pasojė e mos bindjes ndaj fjalės sė Zotit, ndodhi mėkati – ndarja, ndarja nga Zoti. Po ashtu Bibla na fton nė besim, qe tė besojmė Zotit. Ėshtė mesė e vėrtetė se ēėshtjet e besimit (fesė) ndėrlidhen me pyetjet ekzistenciale: pėrse jetojmė, kah shkojmė, a ka kuptim jeta, ēka ėshtė vetė jeta, vdekja, lumturia ... Kėto janė "kompetencat" e besimit.
Bibla dhe krijimi?
Nė Bibėl, respektivisht te zanafilla, shkruan se Hyji krijoj njeriun. Mirėpo, kur flitet nė Bibėl pėr krijimin e njeriut thuhet se njeriu u krijua prej Hyjit me njė veprim; kjo e folur bėn pjesė nė pėrfytyrimin e botės tė kulturės dhe mentalitetit tė Lindjes sė lashtė. Prandaj sot kėsi shprehje tė Biblės tentohen tė shikohen dhe tė krahasohen me njohuritė e sotshme tė shkencave natyrore. Ekzistojnė dy pyetje-probleme qendrore qė ndėrlidhen me zanafillėn e jetės njerėzore dhe nė zanafillėn e njerėzimit nė pėrgjithėsi, pėr tė cilat flet Shkrimi Shenjt, ato janė: evolucionizmi dhe poligjenizmi-monogjenizmi.
Monogjenizmi ėshtė kuptim teologjik pėr zanafillėn e njerėzimit, sipas tė cilit tė gjithė njerėzit (d.m.th. njerėzimi) biologjikisht rrjedhin prej njė ēifti (njerėzor). Shkencat eksperimentale, tė bazuara nė vėrtetimin e fenomeneve nė pėrshkrimet e shkaqeve, nuk flasin pėr monogjenizmin, sepse nuk mund tė vėrtetojnė apo dokumentojnė ekzistencėn historike tė ēiftit tė parė njerėzor Adamit-Evės. Ato flasin pėr polifiletizmin, d.m.th. qė njerėzimi rrjedh prej llojeve tė ndryshme tė kafshėve, qė u kanė dhėnė fillim racave tė ndryshme njerėzore nė tokė. Teoria e evolucionit ndėrkaq konsideron se njerėzimi sipas tė gjitha gjasave rrjedh prej mė shumė ēifteve hominide (poligjenizėm) apo mė shumė fisesh. Ėshtė evidente, mendime tė tilla dallojnė thellė prej mėnyrės sė tė folurit teologjik mbi antropogjenezėn (prejardhjen e njeriut).
Nė teologjinė katolike gjatė ėshtė konsideruar si e palėkundshme se me emrin Adam nėnkuptohet njė person historik, respektivisht babai i parė i njerėzimit, i cili, bashkė me pasardhėsit e tij, ka nevojė pėr shpėtim. Ky pohim ėshtė bėrė objekt diskutimi me ardhjen e evolucionizmit, kur ėshtė problematizuar prejardhja biologjike dhe uniciteti i njerėzimit, d.m.th. monogjenizmit.
Sipas ekzegjezės bashkėkohore (shkencės mbi ekspozimin/interpretimin e shkrimeve biblike), Adam (ha-adam) nė tri kapitujt e parė tė Librit tė Zanafillės domethėnė njeri, njerėzim, d.m.th. kemi tė bėjmė me njė emėrim tė pėrbashkėt (njėsi kolektive), dhe jo pėr njė emėr personal tė njeriut tė parė [pėrshkruhet raporti nė mes njeriut (adam) dhe tokės/dheut (adamah: tokė; botė)]. Nga Shkrimi Shenjt nuk do tė mund tė nxirrnim konkludimin se kemi tė bėjmė me njė njeri nė fillim, pėrkatėsisht me njė ēift prej tė cilit biologjikisht rrjedhin tė gjithė njerėzit; mė shumė se nė monogjenizėm, ai pėrqendrohet nė krijimin e njeriut nga ana e Hyjit, nė mėkatin e njeriut, si dhe nė mėshirėn e Zotit.
Katekizmi i Kishės Katolike nuk flet ekskluzivisht pėr monogjenizmin. E pėrforcon unicitetin e gjinisė njerėzore, duke folur pėr “fillimin e pėrbashkėt” tė njerėzimit dhe duke cituar Vap 17,26. Ky “fillim i pėrbashkėt” nuk ndėrlidhet me njė ēift tė vetėm njerėzor nė fillimin e historisė, por ndėrlidhet me fjalėt e Piut XII nė enciklikėn Summi pontificatus, e cila flet pėr njė natyrė tė veēantė “tė pėrbėrė nga trupi material dhe fryma jetėsore spirituale” (KKK, nr. 360).
Sidoqoftė fjala hebraike adam, meqenė se ėshtė njėjėsi kolektiv dhe nuk ka shumės, mund tė pėrkthehet edhe me njeri, mirėpo edhe me njerėz, njerėzim. Shkrimtari biblik nuk e ka pasur qėllimin tė hyjė nė problematikėn e monogjenizmit apo poligjenizmit, e cila nė atė kohė as qė ka ekzistuar, dhe nuk ka pasur kurrfarė pretendimesh shkencore. Interesimi i tij i vetėm ka qenė t`ua mbartė bashkėkohėsve tė tij porosinė e zbulimit tė Hyjit, sipas tė cilit Hyji ėshtė krijuesi i tė gjithė njerėzve dhe mbarė njerėzimit.
Pra, qėllimi i shkrimeve tė shenjta nuk ka qenė shkencor nė kuptimin e sotshėm tė fjalės pėr tė treguar se “si” diēka ka ndodhur (me kėtė pyetje merret shkenca), por “pėrse” apo prej nga vijmė dhe kah shkojmė (pyetje ekzistenciale). Shkencat biologjike dhe medicina na pėrgjigjen nė pyetjen si (nė ē`mėnyrė) ndodh qė dikush tė lindė dhe si vdes dikush, mirėpo nuk na japin kurrfarė pėrgjigje pėrse ka lindur dikush dhe pėrse vdiset.
Nė kėtė kuptim njė besimtar kur e lexon Librin e Zanafillės ai beson se Hyji krijoi gjithēka, dhe se feja nuk e mėson se a e ka bėrė Zoti kėtė gjė me krijimin direkt tė ēdo lloji veē e veē apo me evolucion; se a ėshtė lajmėruar ēdo lloj i krijesave veē e veē apo janė zhvilluar njėra pas tjetrės.
Kėshtu sot shumė pyesin se a janė bėrė qenien njerėzore me evolucion apo i ka krijuar Zoti? Kjo pyetje sa vjen e shtrohet nėpėr anketa tė ndryshme qė mundohen tė paraqiten si shkencore, por vėrtet nuk ka kuptim. Sepse Hyji ka mundur ta krijojė ēdo lloj tė gjallė nė mėnyrė tė veēantė, direkt, ose ka mundur tė bėjė qė llojet e gjalla tė zhvillohen njėra prej tjetrės. Nė rastin e parė njė mendim i tillė mund tė quhet kreacionizėm, nė rastin e dytė evolucionizėm. Katolikėt, kuptohet, besojnė se Hyji i ka krijuar tė gjitha, mirėpo feja nuk na detyron tė mendojmė se a e ka bėrė kėtė pėr ēdo lloj drejtpėrdrejt apo e ka pėrdorur evolucionin.
Krijoni Kontakt