Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32

Tema: Teuhidi

  1. #21
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    TĖ AFRUARIT E NDALUAR ME SHERIAT


    Tė afruarit e ndaluar me sheriat ėshtė ai, i cili nuk ka bazė nė fe, e ekzistojnė disa lloje, prej tė cilave janė:

    1. Tė afruarit All-llahut me anė tė tė vdekurve dhe kėrkimi i nevojės dhe ndihmės prej tyre

    Siē ndodh sot, e kėtė e quajnė tevessul (tė afru arit e drejtė), qė nuk ėshtė e vėrtetė, ngase tevessuli kėrkon qė t’i drejtohemi All-llahut xh.sh. me anė tė mjeteve tė lejuara, siē janė veprat e mira, imani, pėrmendja e emrave tė bukur tė All-llahut... Ndėrsa tė drejtuarit e duave njerėzve tė vdekur paraqet largim nga All-llahu, e qė ėshtė shirk i madh, ngase All-llahu xh.sh. thotė:

    “Dhe, pėrveē All-llahut mos iu lut tjetėrkujt, tė cilėt nuk tė sjellin as dobi as dėm, e nėse e bėn kėtė, ti atėherė, me tė vėrtetė, je nga pabesimtarėt.” (Junus: 106)

    2. Pėr sa i pėrket tė afruarit All-llahu me anė tė personalitetit tė Pejgamberit a.s., kjo bėn pjesė nė bid’ate (risi), sepse as’habėt nuk kanė vepruar kėshtu. Umeri r.a. iu ka afruar All-llahut xh.sh. me anė tė duasė tė Abbasit r.a. derisa ky ishte gjallė, e nuk e luste All-llahu pėrmes Pejgamberit a.s. pas vdekjes sė tij.

    Hadithi:

    “Afrojuni All-llahut me anė tė personalitetit tim”, nuk ka kurrfarė bazash, siē thotė Ibni Tejmiu.

    Kjo mėnyrė e re e tė afruarit All-llahut shpie nė shirk dhe atė nėse njeriu konsideron se duhet tė ketė ndonjė ndėrmjetėsues nė mes tij dhe All-llahut xh.sh., si p.sh. udhėheqėsi, sundimtari, ngase kjo paraqet tė barazuarit e krijesave me Krijuesin.

    Ebu Hanifja ka thėnė: “E urrej qė t’i drejtohem All-llahut me anė tė ndėrmjetėsve!”

    3. Pėr sa i pėrket kėrkimit nga Pejgamberi a.s. qė tė bėjė dua pas vdekjes sė tij sikur dikush tė thotė:

    “O i Dėrguar, lute All-llahun pėr mua!” - kjo nuk ėshtė e lejuar, ngase as’habėt nuk kanė vepruar kėshtu dhe se Pejgamberi a.s. ka thėnė:

    “Kur vdes njeriu, sevabet i pushojnė t’i arri jnė, pėrveē nė tri raste: sadakasė sė pėrhershme, shkencės prej tė cilės ka dobi njerėzia dhe fėmijės sė mirė i cili lutet pėr tė”.

    E lusim All-llahun xh.sh. qė fjalėt e teuhidit tė jenė tė fundit tė cilat do t’i shqiptojmė nė dynjallėk dhe qė tė gjithė myslimanėt t’i tubojė rreth kėtyre fjalėve!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ramazan_it : 04-12-2011 mė 15:35
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  2. #22
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    orturat qė duruan Sahabėt pėr shkak se ishin tė kapur pas Teuhidit

    Torturat qė duruan Sahabėt pėr shkak se ishin tė kapur pas Teuhidit



    Sahabėt e tė Dėrguarit tė Allahut vuajtėn format mė tė kėqia tė torturės pėr shkak se ishin tė kapur pas akides sė saktė dhe ngaqė e bėnin adhurimin tė pastėr dhe me sinqeritet vetėm pėr Allahun, si dhe e refuzonin shirkun dhe kufrin.

    Nga Abdullah Ibn Mes’udi i cili ka thėnė:

    “Njerėzit e parė qė e deklaruan hapur Islamin e tyre ishin shtatė: I Dėrguari i Allahut, Ebu Bekri, ‘Ammari dhe mamaja e tij Sumeja, Suhejbi, Bilali dhe Mikdadi.

    Tė Dėrguarit tė Allahut i dha mbrojtje Allahu nėpėrmjet xhaxhait tė tij, Ebu Talibi.

    Ebu Bekrit i dha mbrojtje Allahu nėpėrmjet njerėzve tė tij.

    Kurse sa i pėrket pjesės tjetėr, ata i merrnin mushrikėt dhe i veshnin me njė parzmore hekuri dhe i vendosnin nė diell pėr t’i pėrcėlluar e pėr t’i djegur.

    Nuk pati njėri prej tyre qė tė mos u pėrgjigjej pėrveē Bilalit ngaqė atij iu bė vetja sikur tė mos ishte gjė fare pėr hir tė Allahut dhe njerėzit e tij nuk patėn fare respekt pėr tė. Pastaj, ata ua dhanė fėmijėve tė cilėt e tėrhiqnin zvarrė nėpėr rrugėt e Mekės ndėrsa ai thoshte vazhdimisht:

    “(Ai qė ka tė drejtė tė adhurohet ėshtė) Njė, Njė.”[1]

    Nė Historinė e Ibn Hishamit [2] thuhet:

    “Umejje Ibn Khalf e nxirrte atė (Bilalin) nė nxehtėsinė diellit mu nė mes tė ditės dhe e hidhte me shpinė nė dheun e luginės sė Mekkes. Pastaj jepte urdhėr qė t’i vendosnin mbi kraharor njė shkėmb tė madh. Atėherė, ai i thoshte:

    “Pasha Allahun, do tė mbetesh kėshtu derisa tė vdesėsh, pėrveē nėse e mohon Muhamedin dhe adhuron Latin e Uzan.” Kurse ai thoshte, ndėrsa ishte nė atė gjendje:

    “(Ai qė ka tė drejtė tė adhurohet ėshtė) Njė, Njė.”


    Sumejje u torturua derisa vdiq pėr shkak tė akides sė teuhidit e jo se ajo ishte njė udhėheqėse politikane. Nga Muxhahid, i cili ka thėnė:

    “Dėshmori (shehidi) i parė nė Islam ishte Sumejja, mamaja e ‘Ammarit. Ebu Xhehli i nguli asaj njė heshtė nė bark.”[3]

    Ibn Sa’d ka thėnė: “Ajo e pranoi Islamin herėt nė Mekė dhe ishte njė prej atyre qė u torturuan pėr t’i detyruar qė ta lėshonin Fenė e tyre. Por ajo duroi dhe nuk u dorėzua derisa erdhi Ebu Xhehli dhe i nguli heshtėn nė bark dhe ajo vdiq.”[4]

    Fundnota:

    [1] Transmetuar nga Hakimi nė el-Mustedrak (3/284) dhe e ka deklaruar sahih. Dhehebiu e ka pėrmendur atė nė Sijer A’lamun-Nubela (1/348) dhe ka thėnė: “Ai ka njė zinxhir tė saktė transmetimi...”
    [2] Sirah Ibn Hisham (1/318).
    [3] Tabakat Ibn Sa’d (8/264/265). Ai ka thėnė: “Isma’il Ibn ‘Umer, Ebul-Mundhir na ka trguar se Sufjan eth-Theuri na ka transmetuar nga Mensuri, nga Muxhahid, i cili ka thėnė...” Ky ėshtė njė zinxhir transmetimi i saktė tek Muxhahidi.
    [4] Tabakat Ibn Sa’d (8/264).
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-05-2005
    Postime
    7
    aa
    paske kalue ne anen e dervishve a?
    se ata bajne panderpre teuhid
    edhe veq e veq por edhe se bashku
    bravo

  4. #24
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    bacimil: pse ja fut kot o injorant. Kjo teme eshte therre ne syt e dervisheve, ska te beje me dervishet asgje.

  5. #25
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar mė parė nga bacimil Lexo Postimin
    aa
    paske kalue ne anen e dervishve a?
    se ata bajne panderpre teuhid
    edhe veq e veq por edhe se bashku
    bravo
    Bravo i thuajnė gomarit, kur del prej balte, o bacimil!

    " Po fol diēka tė hajrit nė rastėse ke pėr tė thėnė, ose hesht. "( hadith )


    Ti me ato postimet e tua tė pakta qė i kishe, u tregove se qenke shum i vobegėt nga diturija Islame edhe pse ndoshta e quan veten musliman.

    Po tregona nji ēik se, ku e kuptove ti se kjo qė kam sjellur, unė ėshtė e barabartė me atė qė bėjnė tė devijuarit " dervishėt ", apo ja fute ashtu si tė erdhi?

    Por ti se paske kuptuar farė atė qė ėshtė folur pėr Teuhidin, dhe shihet qartė se ti tė mungon ai.

    Po pse o bacimil, nuk e mer njiherė me rend me e lexue me vėmendje temėn dhe pastaj eja dhe thuaj atė qė ke pėr tė thanė?

    Apo ju duket mė e lehtė me fol ashtu kot?

    Ti bacimil, kur ta kupton se pa teuhid nuk ka xhennet, atėherė do tė ndrosh mendimin dhe nuk do shkruash mė sikurse ke shkruar mė sipėr.

    Tė kėshiloj: Mos e mer me tė tallme ēėshtjen e teuhidit dhe nė rastėse don me qenė prej tė shpėtuarve: kape atė " Teuhidni " dhe studjoje natė e ditė dhe mos tė jetė asnjėherė pėr ty e mjaftueshme. Se njeriun qė e shpėton nė Ditėn e Gjykimit, do tė jetė " Teuhidi ".

    Leri menjanė bektashitė dhe mos na i pėrzij kėtu tek ky nėnforum, sepse ata janė shumė larg teuhidit.

    Me respekt.

    Ramazani.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  6. #26
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Tė kuptuarit e Teuhidit


    Marrė nga shpjegimi i shejh Salih Ali-Shejh rreth "Keshf esh-Shubuhat"

    Shejh Muhamed ibn Abdul-Uehab ishte me studentėt e vet, pasi kish pėrfunduar studimin e librit tė vet "Kitab et-Teuhid" [Libri mbi Njėsinė e Allahut], dhe dėshiroi ta pėrsėriste prapė studimin, pėr tė tretėn apo tė katėrtėn herė.

    Studentėt reaguan:"O shejh, duam ta studiojmė njė libėr tjetėr, njė libėr fiku apo hadithi".

    "Pėrse [doni tė studioni libėr tjetėr]?" – pyeti shejhu.

    Ne, nė fakt, e kemi kuptuar Teuhidin. Duam ta studiojmė njė shkencė tjetėr" – u pėrgjigjen ata.

    "Pritni. Do tė shohim mė vonė se si qėndron puna" – tha shejhu.
    Disa ditė mė vonė, shejhu erdhi nė orėn e mėsimit, dukshėm i shqetėsuar. Studentėt pyetėn pėr arsyen e gjendjes sė tij. Shejhu shpjegoi qė kishte hasur nė diēka qė e kishte vrerosur. Studentėt u interesuan rreth kėsaj.

    "Mė qe thėnė qė banorėt e njė shtėpie kanė bėrė kurban njė gjel [pėr njė xhin], nė prag tė shtėpisė sė tyre dhe dėrgova dikė pėr ta vėrtetuar kėtė" - shpjegoi shejhu.

    Pas njė kohe, studentėt e pyetėn lidhur me rastin qė ua kishte pėrmendur.
    Shejhu u pėrgjigj:"Nė fakt, banorėt e kėsaj shtėpie nuk kishin bėrė kurban pėr dikė tjetėr pėrveē Allahut, por ishte dikush qė bėri kurvėri me tė ėmėn".
    "Kėrkojmė shpėtim tek Allahu! Ka bėrė kurvėri me tė ėmėn?! Kėrkojmė shpėtim tek Allahu! Ka bėrė kurvėri me tė ėmėn?!..." - bėrtitėn studentėt e tij, tė tronditur.

    Pasi pėrmendi kėtė rrėfenjė, shejh Salih shpjegoi qė shejh Muhamed ibn Abdul-Uehab e ka thėnė kėtė pėr t'ua bėrė me dije qė thėnia e tyre "Ne e kemi kuptuar Teuhidin" ėshtė injorancė dhe ėshtė njė nga dredhitė mė tė mėdha tė shejtanit.

    Ata, nė tė vėrtetė, e bėnė njė mėkat tė madh [kurvėria me tė ėmėn] mė tė madh sesa shirku qė pėrjashton nga Islami. Vėrtet, zemrat e tyre nuk u vrerosėn, kur u pėrmend shirku qė pėrjashton nga Islami. Kjo, po ashtu, ndodh edhe sot, kur disa injorantė vėrejnė mėkate tė mėdha dhe zemėrohen, por kur dėgjojnė pėr shirk tė madh, apo i shohin njerėzit tė bėjnė shirk, si tė bėrit kurban pėr dikė tjetėr, pėrveē Allahut, etj., kjo nuk i lėviz zemrat e tyre. Kjo dėshmon pėr injorancėn e tyre dhe pėr atė se ata nuk e kanė kuptuar Teuhidin.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  7. #27
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Kuptimi i dėshmisė “La ilahe il-lAllah” dhe kushtet e saj.


    Me emrin e Allahut, tė Gjithmėshirshmit Mėshirėplotit.

    Me tė vėrtetė falėnderimet i takojnė Allahut, vetėm Atė e falėnderojmė dhe vetėm prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. I lutemi Allahut tė na ruajė prej tė keqes sė punėve dhe vetveteve tona. Atė qė e udhėzon Allahu nuk ka kush ta humbasė dhe atė qė e humbet nuk ka kush ta udhėzojė pėrveē Tij. Dėshmoj e deklaroj se nuk meriton tė adhurohet veēse Allahu dhe dėshmoj e deklaroj se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij.

    O vėllezėr : Robėr tė Allahut!

    Akidja sė pari nėse doni ta dini.

    Tė xhumanė e kaluar folėm pėr teuhidin Uluhije dhe thamė se kuptimi i tij ėshtė se muslimani e ka detyrė tė besojė me zemrėn e tij se vetėm Allahu meriton tė adhurohet; pra : S’ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Allahut, dhe ky ėshtė edhe kuptimi i shehadetit.

    Ndėrsa sot do tė flasim pėr dėshminė “La ilahe il-lAllah”

    Vėllezėr muslimanė!

    Kjo frazė “La ilahe il-lAllah” ėshtė dėshmia e njėsimit, pėr shkak tė sė cilės Allahu krijoi krijesat. Allahu i Madhėruar thotė :

    “Dhe nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit veēse pėr tė mė adhuruar” [Dharijatė : 56]

    Kjo frazė “La ilahe il-lAllah” ėshtė dėshmia e njėsimit, pėr shkak tė sė cilės luftoi i Dėrguari i Allahut {Paqja dhe lavdėrimet e Allahut qofshin mbi tė}dhe pėr tė ranė dėshmorė Sahabėt (Allahu qoftė i kėnaqur prej tyre).

    Ka thėnė Profeti {Paqja dhe lavdėrimet e Allahut qofshin mbi tė} :

    “Jam urdhėruar ti luftoj njerėzit derisa tė dėshmojnė “La ilahe il-lAllah” se “Nuk meriton tė adhurohet veēse Allahu” dhe se unė jam i Dėrguari i Allahut, e nėse ata e bėjnė kėtė, atėherė i kanė tė shenjta gjakrat dhe pasuritė e tyre, veēse pėr tė drejtat e saj, dhe llogaria e tyre i takon Allahut” [Sahihul Xhami' : 1370]

    “La ilahe il-lAllah” ėshtė dėshmia e njėsimit, qė nėse dikush e thotė atė duke dėshmuar gjithashtu se Muhamedi ėshtė i dėrguari i Allahut atėherė, ai hyn nė Islam dhe konsiderohet prej muslimanėve. Pas kėsaj ai i ka tė shenjta (tė paprekshme) gjakun dhe pasurinė.

    Profeti {Paqja dhe lavdėrimet e Allahut qofshin mbi tė} ka thėnė :

    “Kush thotė “La ilahe il-lAllah” dhe mohon ēka adhurohet veē Tij, ai i ka tė shenjta gjakun dhe pasurinė, ndėrsa llogaria e tij i takon Allahut” [Sahihul Xhami' : 6314]

    “La ilahe il-lAllah” ėshtė grada mė e lartė e besimit.

    Profeti {Paqja dhe lavdėrimet e Allahut qofshin mbi tė} ka thėnė :

    “Besimi ėshtė gjashtėdhjetė e disa grada (shkallė), mė e larta e tyre ėshtė “La ilahe il-lAllah” ndėrsa mė e ulėta ėshtė “heqja e njė papastėrtie nga rruga”, edhe turpi ėshtė nj gradė prej besimit” [ Buhari ]

    “La ilahe il-lAllah” ėshtė dėshmia e njėsimit, qė nėse dikush e thotė atė kur gjendet nė shtratin e vdekjes, e pastaj i del shpirti, atėherė, ai hyn nė Xhenet.

    Profeti {Paqja dhe lavdėrimet e Allahut qofshin mbi tė} ka thėnė :

    “Ai njeri qė fjalėt e fundit tė tij janė “La ilahe il-lAllah” do tė hyjė nė Xhenet ” [Sahihul Xhami' : 6355]

    “La ilahe il-lAllah” ėshtė dėshmia e njėsimit, e cila bėhet shkak qė thėnėsi i saj tė mos jetė pėrjetėsisht nė zjarr.

    Profeti {Paqja dhe lavdėrimet e Allahut qofshin mbi tė} ka thėnė :

    “Allahu ia ka bėrė haram zjarrit (ia ka ndaluar) atė qė ka thėnė “La ilahe il-lAllah” duke shpresuar me tė shpėrblimin e Allahut” [Muslimi]

    Ndėrsa nė hadithin e ndėrmjetėsimit, Allahu i Madhėruar u thotė engjėjve :

    “Nxirrni nga zjarri kėdo qė ka pasur nė zemrėn e tij qoftė edhe njė thėrrmijė besim” [Mutefekun alejhi]

    Vėllezėr muslimanė!

    Dijeni se dėshmia “La ilahe il-lAllah”, dėshmia e njėsimit, ėshtė ajo me tė cilėn ka dėshmuar Allahu pėr Veten e Tij, dhe me tė dėshmuan pėr Allahun edhe engjėjt e dijetarėt.

    Allahu i Madhėruar thotė :

    “Ka dėshmuar Allahu se nuk meriton tė adhurohet askush pėrveē Tij, dėshmuan pėr kėtė edhe engjėjt e dijetarėt … Nuk meriton tė adhurohet askush pėrveē Tij, e Ai ėshtė Krenari, i Urti” [Ali Imranė : 18]

    Vėllezėr besimtarė!

    Njė pyetje mund te brejė vetvetet tona kur flasim pėr kėtė temė ; Vallė, kushdo qė thotė “La ilahe il-lAllah” do tė pėrfitojė prej saj nė dynja dhe nė ahiret dhe konsiderohet prej ithtarėve tė saj? Pėrgjigja ėshtė jo! Pse? Sepse munafikėt, nė ēdo vend dhe kohė thonė “La ilahe il-lAllah” dhe dėshmojnė se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Allahut, por edhe pse veprojnė kėshtu ata do tė jenė nė shtresėn e fundit tė zjarrit.

    Allahu i Madhėruar thotė :

    “Munafikėt do tė jenė nė shtresėn e fundit tė zjarrit, e nuk mund tė gjesh pėr ta ndihmues” [Nisa : 145]

    Dhe nė kėto kohėra tė habitshme, shumė prej njerėzve thonė “La ilahe il-lAllah” dhe dėshmojnė se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Allahut por, kjo dėshmi ėshtė e pastėr prej tyre dhe larg nga ata, madje ata do tė jenė nė shtresat e fundit tė zjarrit, pėr shkak se ata e thonė me gjuhėt e tyre por e mohojnė me zemra; thotė i Madhėruari :

    “Thonė me gjuhėt e tyre atė qe nuk e kanė nė zemra” thonė “Besuam nė Allahun dhe nė Ditėn e fundit por ata nuk janė besimtarė. Ata mundohen tė mashtrojnė Allahun dhe ata qė besuan por nuk mashtrojnė veēse vetvetet e kėtė nuk e ndiejnė” [Bekare : 8-9]

    Ata thanė “La ilahe il-lAllah” me gjuhė, por e pėrgėnjeshtrojnė me zemra, madje edhe urrejnė dėshmuesit e saj.

    Ndėrsa ai qė thotė “La ilahe il-lAllah”, pėrmbush kushtet e saj dhe punon me domethėnien e saj, do tė pėrfitojė prej saj nė dynja dhe nė ahiret, e do tė konsiderohet nga ithtarėt e kėsaj dėshmie.

    Vėllezėr muslimanė!

    Dėshmia islame “La ilahe il-lAllah” pėrmban tetė kushte, qė nėse dikush i pėrmbush ato dhe punon me domethėnien e tyre, do tė ketė dobi nga kjo dėshmi nė dynja dhe nė ahiret dhe do tė hyjė nė rrethin e muslimanėve. Kėto kushte do ti pėrmend para jush dhe do tu pyes pėr to pėrpara Allahut Ditėn e Gjykimit, prandaj kush dėshiron tė shpėtojė nga dėnimi i Allahut le ti mėsojė kėto kushte dhe ti zbatojė ato nė mėnyrė qė tė konsiderohet nga ata qė e pėrmbushin domethėnien e kėsaj dėshmie.

    Kushti i parė : Tė dish kuptimin e saj :

    Ėshtė detyrė pėr kėdo qė thotė “La ilahe il-lAllah” qė tė dijė kuptimin e saj. Shumė njerėz e thonė kėtė dėshmi por pak janė ata qė e kuptojnė.

    Allahu i Madhėruar thotė :

    “Dije se nuk meriton tė adhurohet me tė drejtė veēse Allahu, dhe kėrko falje pėr gabimet e tua, tė besimtarėve dhe tė besimtareve. Allahu i di mirė veprat dhe vendqėndrimet tuaja” [Muhamed : 19]

    Dhe ka thėnė Profeti {Paqja dhe lavdėrimet e Allahut qofshin mbi tė}:

    “Kush vdes duke e ditur se “Nuk meriton tė adhurohet veēse Allahu” do tė hyjė nė Xhenet” [Muslimi]

    Dije o rob i Allahut se dėshmia “La ilahe il-lAllah” pėrmban mohim e pastaj pohim ; “La ilahe” (nuk ka tė adhuruar) ėshtė mohim, ndėrsa “il-lAllah” (pėrveē Allahut) ėshtė pohim. Prandaj e ke detyrė qė tė mohosh tė drejtėn e adhurimit nga kushdo qė adhurohet, pastaj ta pohosh atė vetėm pėr Allahun e Vetėm e tė pa shok, sepse Allahu ėshtė i Vėrteti, ndėrsa ata qė adhurohen pėrveē Tij janė tė kotė.

    Vėllezėr muslimanė!

    Injoranca ndaj kėsaj fjale i ka bėrė shumė prej njerėzve qė tė bien nė shirk, duke menduar se i pėrsosin veprat qė bėjnė. Ja populli i Musės {Paqja dhe lavdėrimet e Allahut qofshin mbi tė} pasi Allahu i shpėtoi prej armikut tė tyre, dhe pasi kaluan detin dhe dolėn nė bregun tjetėr, kaluan pranė njė populli qė pėruleshin para idhujve tė tyre duke bėrė kėshtu shirk ndaj Allahut tė Madhėruar. Atėherė populli i Musės thanė :

    “O Musa, na bėj edhe ne njė idhull ta adhurojmė ashtu siē kanė ata idhuj qė i adhurojnė! Tha : – Ju jeni popull injorant! Vėrtet, ai popull (qė po adhuron idhuj) ėshtė i shkatėrruar nė atė (adhurim) dhe ajo qė vepruan ėshtė e asgjėsuar (s’ka dobi). Musa tha : – A tė kėrkoj pėr ju njė zot tjetėr veē Allahut, duke e ditur se Ai ju vlerėsoi mbi njerėzit e tjerė?!” [A'rafė : 138-140]

    Pra ai qė thotė “La ilahe il-lAllah” por u lutet tė tjerėve pėrveē Allahut, ai ėshtė injorant ndaj kėsaj dėshmie. Ai qė thotė “La ilahe il-lAllah” por bėn tauaf rreth varreve tė Sahabėve e Tabiinėve, ėshtė injorant ndaj kėsaj Fjale. Prandaj ėshtė detyrė pėr dėshmuesin e saj qė ti dijė kuptimin.

    Kushti i dytė : Siguria nė tė, qė nuk pėrmban dyshim :

    Duhet qė dėshmuesi i kėsaj Fjale ta thotė atė, duke qenė i sigurt nė zemrėn e tij. Allahu i Madhėruar i ka cilėsuar robėrit e Tij besimtarė nė Kuran si njerėz tė pa lėkundur, pra qė nuk dyshojnė.

    Ai thotė :

    “S’ka dyshim, se besimtarėt janė ata tė cilėt kanė besuar Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, e nuk janė lėkundur. Madje ata luftojnė nė rrugėn e Allahut me pasuritė dhe vetėt e tyre. Tė tillėt janė besnikė” [Huxhuratė : 15]

    Dhe ka thėnė Profeti {Paqja dhe lavdėrimet e Allahut qofshin mbi tė} :

    “Dėshmoj se nuk meriton tė adhurohet me tė drejtė veēse Allahu dhe se unė jam i Dėrguari i Allahut ; nuk ka rob qė e takon Allahun me kėtė dėshmi pa dyshuar nė tė, veēse do tė hyjė nė Xhenet” [ Sahihul Xhami' : 1009]

    Dhe ka thėnė Ebu Hurejres :

    “Kėdo qė tė takosh pas kėtij muri qė dėshmon “La ilahe il-lAllah” duke qenė i sigurt pėr tė nė zemrėn e tij, pėrgėzoje atė me Xhenet”

    Allahu i ka cilėsuar munafikėt si njerėz qė dyshojnė nė kėtė Fjalė, prandaj ka thėnė Allahu i Madhėruar :

    “..e u lėkundėn zemrat e tyre, prandaj ata pėrpėliten nė dyshimet qė kanė ” [Teube : 45]

    Prandaj munafikėt janė tė lėkundur, as me njėrėn palė e as me tjetrėn.

    Allahu i Madhėruar thotė :

    “Ata janė tė lėkundur mes tyre (besimit dhe mosbesimit) e nuk janė as me ata (me besimtarėt) as me ata (me jobesimtarėt). E atė qė e humb Allahu ti kurrsesi nuk mund ti gjesh atij rrugė shpėtimi” [Nisa : 143]

    Kushti i tretė : Pranimi i kėsaj Dėshmie :

    Dhe i gjithēkaje qė pėrfshin ajo, duke i pranuar ato me zemrėn, gjuhėn dhe gjymtyrėt e tua. Allahu i Madhėruar i ka cilėsuar robėrit e Tij besimtarė se ata para kėsaj Dėshmie thonė : – Dėgjuam dhe u bindėm.

    Thotė i Madhėruari :

    “Fjala e besimtarėve tė vėrtetė kur ata thėrriten pėr tek Allahu dhe i Dėrguari i Tij nė mėnyrė qė tė gjykojė (i Dėrguari) mes tyre, ėshtė qė tė thonė “dėgjuam dhe u bindėm”. Tė tillėt janė tė shpėtuarit” [Nur : 51]

    Dhe i ka cilėsuar ata qė pėrgėnjeshtrojnė se kur u thuhet atyre : – Thoni “La ilahe il-lAllah” , ata tregohen mendjemėdhenj.

    Allahu i Madhėruar thotė :

    “Ata ishin qė kur u thuhej “La ilahe il-lAllah” tregoheshin mendjemėdhenj” [Safat : 35]

    Sa ka prej njerėzve nė kėtė kohė qė kur u thuhet atyre : – Thoni “La ilahe il-lAllah”, gjykohuni tek ajo, jetoni nėn hijen e saj, luftoni pėr hir tė saj, ata tregohen kryelartė dhe mendjemėdhenj?! Thonė : – A ti lemė tė adhuruarit tanė pėr shkak tė disa ekstremistėve mendjelehtė qė e shtrėngojnė dhe vėshtirėsojnė fenė?! Nuk ka as ndryshim e as fuqi veēse me ndihmėn e Allahut, Zotit tė botėve.

    Kushti i katėrt : Dorėzimi dhe bindja ndaj kėsaj dėshmie :

    Pra; ėshtė detyrė pėr dėshmuesin e kėsaj Fjale qė ti dorėzohet asaj dhe gjithēkaje qė ajo pėrfshin.

    Thotė Allahu i Madhėruar :

    “E kthehuni tek Zoti juaj dhe dorėzojuni Atij, para se t’ju vijė juve dėnimi e pastaj tė mos ndihmoheni” [Zumer : 54]

    Dhe thotė :

    “Dhe kush e dorėzon veten e tij tek Allahu, duke qenė i devotshėm, i tilli ėshtė kapur pėr lidhjen mė tė fortė, e tek Allahu do tė jetė pėrfundimi i ēėshtjeve ” [Lukman : 22]

    Pra, i bindet Allahut duke qenė njėsues, e nėse vepron kėshtu, atėherė ai ėshtė kapur pėr lidhjen mė tė fortė, e cila ėshtė Fjala “La ilahe il-lAllah”.

    Kushti i pestė : Besnikėria, e kundėrta e pėrgėnjeshtrimit :

    Thėnėsi i kėsaj dėshmie duhet ta thotė atė me besnikėri nga zemra e vet, sepse shumė prej njerėzve thonė “La ilahe il-lAllah” por ata janė prej mashtruesve mė tė mėdhenj.

    Allahu i Madhėruar thotė :

    “Elif, lam, mim. A menduan njerėzit se do tė lejoheshin tė thoshin besuam dhe se nuk do tė sprovoheshin? Ne kemi sprovuar ata qė ishin para tyre, e kjo, nė mėnyrė qė tė shfaqen ata qė qenė besnik (nė thėnien e tyre) dhe tė shfaqen mashtruesit” [Ankebutė : 1-3]

    Dhe ka thėnė :

    “E ka prej njerėzve qė thonė – Besuam nė Allahun dhe nė Ditėn e Fundit, por ata nuk janė besimtarė” [Bekare : 8]

    Dhe ka thėnė Profeti {Paqja dhe lavdėrimet e Allahut qofshin mbi tė}:

    “Nuk ka njeri qė dėshmon se nuk meriton tė Adhurohet veēse Allahu dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguari i Tij me besnikėri nga zemra, veēse Allahu e bėn atė haram pėr zjarrin” [Mutefekun alejhi]

    Kushti i gjashtė : Sinqeriteti :

    Dėshmuesi i kėsaj Fjale duhet qė adhurimin e tij t’ia dedikojė vetėm Allahut, e jo tė tjerėve pėrveē Tij, sepse nėse adhurimi u dedikohet tė tjerėve pėrveē Tij atėherė, konsiderohet shirk.

    Ka thėnė Allahu i Madhėruar :

    “Allahut i takon feja e pastėr” [Zumer : 3]

    Dhe ka thėnė :

    “Dhe nuk u urdhėruan pėr tjetėr, veē qė ta adhurojnė Allahun me sinqeritet dhe pastėrti, tė falin namazin, tė japin zekatin, e kjo ėshtė feja e drejtė” [Bejine : 5]

    Dhe ka thėnė Profeti {Paqja dhe lavdėrimet e Allahut qofshin mbi tė} :

    “Njeriu mė i lumtur nga ndėrmjetėsimi im Ditėn e Gjykimit do tė jetė ai qė ka thėnė “La ilahe il-lAllah” me sinqeritet nga zemra e tij”
    [Buhari]

    Dhe ka thėnė :

    “Allahu ia ka bėrė haram zjarrit atė njeri qė ka thėnė “La ilahe il-lAllah” duke e bėrė kėtė pėr hir tė Allahut” [Muslimi]

    Kushti i shtatė : Dashuria pėr ithtarėt e saj :

    Allahu i Madhėruar thotė :

    “Ka prej njerėzve qė zgjedhin nė vend tė Allahut idhuj, qė i duan (i madhėrojnė) ata ashtu siē (besimtarėt e vėrtetė) duan Allahun, por ata qė besuan kanė mė shumė dashuri pėr Allahun. E sikur ta dinin ata qė bėnė mizori se kur ta shohin dėnimin (nė botėn tjetėr) do tė binden se e tėrė fuqia i takon vetėm Allahut (e jo idhujve) dhe se Allahu ėshtė ndėshkues i rreptė”
    [Bekare : 165]

    Dhe ka thėnė i Madhėruari :

    “Thuaj : -Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė vetėm pėr Allahun, Zotin e botėve. Ai nuk ka shok, prandaj unė pėr kėtė jam urdhėruar dhe jam i pari i muslimanėve (tė dorėzuarve)” [EnAmė : 162]

    Profeti {Paqja dhe lavdėrimet e Allahut qofshin mbi tė} ka thėnė :

    “Nėse tre gjėra gjenden tek dikush atėherė ai ka gjetur me to ėmbėlsinė e besimit ; Tė jenė Allahu dhe i Dėrguari i Tij mė tė dashurit pėr tė nga ēdokush tjetėr; Tė dojė dikė vetėm pėr hir tė Allahut; Dhe tė urrejė kthimin nė kufėr (mohim) pasi Allahu e shpėtoi prej tij ashtu siē urren tė hidhet nė zjarr” [Sahihul xhami' : 3040]

    Kushti i tetė : Mohimi i tagutit :

    Tagut quhet ēdokush qė adhurohet veē Allahut, me dėshirėn e tij. Prandaj nėse dikush adhurohet nga njerėzit me dėshirėn e tij, atėherė ai quhet tagut.

    Allahu i Madhėruar thotė :

    “Nuk ka imponim nė fe, ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota, prandaj kush mohon tagutin dhe beson Allahun, ai ėshtė kapur pėr lidhjen mė tė fortė e cila nuk ka kėputje. Allahu ėshtė Dėgjues dhe i Gjithėdijshėm” [Bekare : 256]

    Profeti {Paqja dhe lavdėrimet e Allahut qofshin mbi tė} ka thėnė :

    “Ai qė dėshmon “La ilahe il-lAllah” dhe mohon ēdo gjė qė adhurohet veē Allahut, i ka tė shenjta gjakun dhe pasurinė e tij, e llogaria e tij i pėrket Allahut” [Muslimi]

    I lutem Allahut tė na bėjė tė gjithėve tė kuptojmė mė sė miri dėshminė “La ilahe il-lAllah” dhe tė na bėjė prej ithtarėve tė saj.

    Marrė nga libri me hutbe i shejhut tė nderuar

    Salih bin Taha Abdul Uahid ( Ebu Islam)
    Nxėnės i shejh Albanit Allahu e mėshiroftė.

    “El Akidetu Euelen” 1/97-102

    Pėrktheu :
    Mirandi Shehaj



    Marrur nga:
    www.Udha e Besimtareve.com
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  8. #28
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Realizimi i Teuhidit

    TEUHIDI DHE PASTRIMI I TIJ NGA SHIRKU


    Realizimi i Teuhidit ėshtė pastrimi i tij nga shirku, dhe kjo nuk mund tė realizohet vetėm se me tri gjėra:

    E para:

    Dija. Nuk mund tė realizosh diēka para se ta dish atė. Patjetėr duhet tė kesh njė pėrfytyrim nė dijen tėnde pėr atė ēėshtje.

    Allahu i Madhėruar thotė:

    “Dhe dije se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė pėrveē Allahut.” [Muhammed: 19]

    E dyta:

    Besimi. Nėse ti e di, porse nuk beson dhe bėhesh mendjemadh, nuk e ke realizuar Teuhidin.

    Allahu i Madhėruar thotė pėr kafirat:

    “A i bėri tė adhuruarit njė tė adhuruar (tė vetėm)?! Me tė vėrtet kjo ėshtė gjė e ēuditshme.” [Sad: 5]

    Kėta nuk e besuan veēimin e Allahut me adhurim (ibadet).

    Nėnshtrimi. Nėse ti e mėsove dhe e besove, porse nuk u nėnshtrove, nuk e ke realizuar Teuhudin.

    I Lartėsuari thotė:

    “Ata ishin qė, kur u thuhej: “Nuk ka tė adhuruar me tė drejtė pėrveē Allahut”, bėheshin kryelartė dhe thoshin: “A t’i braktisim tė adhuruarit tanė pėr shkak tė njė poeti tė ēmendur?!” [esSafat: 35-36]

    Nėse e arrin kėtė dhe e realizon Teuhidin, me tė vėrtet Xheneti ėshtė i garantuar pėr tė pa dhėnė llogari, dhe nuk themi inshaAllah, sepse ky ėshtė njė gjykim i cili qėndron padiskutueshėm nė Sheriat. Prandaj autori - Allahu e mėshiroftė - ka pohuar nė mėnyrė te prerė nė kėtė ēėshtje pa thėnė inshaAllah. Ndėrsa nė lidhje me ndonjė person tė caktuar ne themi inshaAllah.


    Burimi: El-Kaul el-Mufid ‘ala Kitabit-Teuhid, vėllimi 1, faqe 91.
    Nga Shejhu i nderuar: Muhamed ibn Salih el-‘Uthejmin (RahimehUllah)
    Pėrkheu: Muhamed Kallashi, Medine.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  9. #29
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  10. #30
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •