Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32

Tema: Teuhidi

  1. #11
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    SHEMBULLI I ATIJ QĖ I DREJTOHET ME LUTJE DIKUJT TJETĖR POS ALL-LLAHUT



    All-llahu i Lartmadhėrishėm thotė:

    “O njerėz, ja njė shembull, e dėgjojeni atė: “Ata tė cilėt, pėrpos All-llahut i adhuroni ju, nuk mund tė krijojnė - kurrsesi as njė mizė, madje - edhe nėse tubohen pėr kėtė (krijimin e mizės). E, nėse miza u merr atyre diēka, nuk do tė
    mund ta marrin (ata) nga ajo. I dobėt ėshtė adhuruesi (i tjetėrkujt, pos All-llahut), por edhe i adhuruari - (pos All-llahut).”
    (El-Haxhxh: 73).

    All-llahu xh.sh. me kėtė ajet u drejtohet tė gjithė njerėzve, qė ta dėgjojnė kėtė shembull, duke u thėnė:

    “Kėta evlia, njerėz tė mirė dhe tė tjerėt, tė cilėve ju u drejtoheni me dua kur gjendeni nė ndonjė vėshtirėsi, duke kėrkuar ndihmė prej tyre, kėta as qė janė nė gjendje tė krijojnė diē, madje as njė mushkonjė. E, nėse mushkonja ua rėmben diē nga ushqimi dhe pija, ata nuk janė nė gjendje ta shpėtojnė atė prej saj, qė ėshtė argument i pafuqisė sė tyre dhe dobėsisė sė mushkonjės. E si mundeni atėherė tua drejtoni atyre lutjet tuaja pėrpos All-llahut xh.sh?”

    Ky shembull pėrmbanė qortim tė ashpėr atyre qė u drejtohen me dua tjetėrkujt pos All-llahut xh. sh., qofshtė Pejgamberėve apo evliave.

    All-llahu i Lartmadhėrishėm thotė:

    “Vetėm pėr Tė ėshtė lutja e vėrtetė! E, ata (mohuesit) qė i luten tjetėrkujt - pėrpos All-llahut, nuk u pėrgjigjet atyre me kurrgjė, ashtu sikundėr ai qė i zgjatė dy duart tek uji (pranė pusit), pėr t’i ardhur te goja; por, ai, kurrsesi nuk i vjen. Lutja e mohuesve ėshtė e kotė.” (Er-Ra’d: 14)

    Ky ajet aludon nė atė se duaja, e cila bėn pjesė nė ibadet, duhet t’i drejtohet vetėm All-llahut xh.sh., dhe ata qė i luten dikujt tjetėr - pėrpos All-llahut, nuk kanė kurrfarė dobie prej atyre tė cilėve u luten ngase ata nuk mund t’ua plotėsojnė lutjen.

    Shembulli i tyre ėshtė si shembulli i atij
    qė rri tek pusi dhe pėrpiqet tė merr ujė me duar, porse nuk ėshtė nė gjendje
    ta bėjė kėtė. Njeriun e tillė Muxhahidi (njėri nga komentuesit e Kur’anit) e
    pėrshkruan kėshtu: “E thėrret ujin me gjuhė dhe i zgjatė duart kah ai, porse
    nuk mund ta arrijė.”

    Pastaj All-llahu xh.sh. i shpallė si kafir ata tė cilėt ua drejtojnė duanė dikujt tjetėr pėrpos All-llahut dhe na bėn me dije se lutjet e tyre kanė dėshtuar, me kėto fjalė:

    “Lutja e mohuesve ėshtė e kotė.”

    Andaj, vėlla i dashur, ke kujdes e mos ia drejto lutjen tėnde dikujt tjetėr pėrveē All-llahut xh.sh., e nė kėtė mėnyrė tė bėsh kufėr e tė biesh nė lajthitje dhe lutju vetėm All-llahut tė Gjithėfuqishėm, nė mėnyrė qė tė jesh mu’min dhe ai qė shpreh Njėshmėrinė e All-llahut xh.sh..


    E lusim All-llahun xh.sh. qė fjalėt e teuhidit tė jenė tė fundit tė cilat do t’i shqiptojmė nė dynjallėk dhe qė tė gjithė myslimanėt t’i tubojė rreth kėtyre fjalėve!
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  2. #12
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    SI TA MUJOJMĖ SHIRKUN?


    Shirku nuk mund tė mujohet, pos nėse i mujojmė tri llojet e tij dhe
    atė:

    1. Shirkun - tė pėrshkruarit All-llahut shok - nė veprat e Tij

    Sikurse dikush tė konsiderojė qė, pėrveē All-llahut, ekziston krijues tjetėr dhe drejtues i Gjithėsisė. Kėshtu, disa sufinj konsiderojnė se All-llahu xh.sh. ua ka dorėzuar disa gjėra disa evliave (aktabėve) qė tė qeverisin me to. Kėsi bindje nuk kanė pasur as mush rikėt para Islamit, gjė qė e ka shėnuar edhe Kur’ani:


    “Dhe kush i drejton gjėrat? Ata do tė thonė: ”All-llahu!” (Junus: 31).

    Nė librin “El-kafi fir-reddi alel-vehabi”, shkrimtar i tė cilit ėshtė njė sufij, i kam lexuar kėtė fjali: “Ekzistojnė robėr tė All-llahut tė cilėt thonė pėr ndonjė gjė: “Bėhu” dhe ajo bėhet!” Kur’ani i pėrgėnjeshtron fjalėt e kėtij sufiji duke thėnė:

    “Dispozita e Tij (e All-llahut), kur dėshiron tė bėjė diēka, ėshtė vetėm tė thotė: “Bėhu!” - dhe ajo bėhet.” (Ja-Sin: 82).

    Dhe thotė:

    “Vetėm Ai krijon dhe sundon! (El-A’raf: 54).

    2. Shirkun - tė pėrshkruarit All-llahut shok - nė ibadet dhe nė dua Sikurse dikush tė adhurojė dhe t’ia drejtojė duatė (lutjet) e veta dikujt tjetėr - pos All-llahut.

    P.sh. Pej gamberėve dhe njerėzve tė mirė, e tė kėrkojė prej tyre t’i ndihmojnė dhe i thėrret ata me dua, kur ėshtė nė vėshtirėsi apo nė gjendje tė begatė (mirėqenie). Mjerrisht, kjo dukuri ėshtė tejet e zgjeruar nė ummetin islam, kurse mėkatin mė tė madh e bartin disa sheh lerė, tė cilėt e pėrkrahin kėtė lloj tė shirkut, duke e quajtur kėtė tė afruarit All-llahut (tevessul), e, qė kjo, nė realitet, nuk ėshtė, ngase tevessul (lidhje) do tė thotė: tė drejtuarit All-llahut xh.sh. me anė tė lidhjes tė lejuar me Sheriat. Mirėpo, atė qė bėjnė ata ėshtė tė drejtuarit e duasė dikujt tjetėr pos All-llahut, si p.sh. kur thonė: “Shpėtim, o i Dėrguari i
    All-llahut, o Xhejlani, o Bedevi...” etj. Kjo lutje don tė thotė t’i bėsh ibadet dikujt tjetėr pos All-llahut xh.sh., ngase kjo nė realitet ėshtė dua, e Resulull-llahu a.s. ka thėnė:

    “Duaja ėshtė ibadet!”

    Ndėrsa shpėtim, ndihmė e tė ngjashme, kėrkohet vetėm nga All-llahu xh.sh., ngase Ai thotė:

    “Dhe (All-llahu) do t’ju ndihmojė me pasuri dhe me fėmijė...” (Nuh: 12).

    Nė kėtė lloj tė shirkut bėnė pjesė edhe tė pėrshkruarit All-llahut shok nė sundim, e kjo ndodh atėherė kur ndonjė sundimtar apo nėnshtetas konsi deron se Ligji i All-llahut xh.sh. nuk i pėrshtatet kohės, apo konsideron se ėshtė e lejuar tė gjykohet sipas ligjeve tė tjera.

    3. Shirkun - tė pėrshkruarit All-llahut shok - nė cilėsitė e Tij

    Sikurse dikush t’i pėrshkruajė disa nga krijesat (Pejgamberėt, evliatė etj.) me cilėsi tė cilat janė veēori vetėm tė All-llahut xh.sh., siē ėshtė tė njohurit e gajbit e tė ngjashme. Ky ėshtė element mjaft i zgjeruar te sufinjtė dhe tek ata tė cilėt kanė rėnė nėn ndikimin e tyre. Kėshtu Busajriu, duke lavdėruar Pejgamberin a.s., ka thėnė:

    “E nga mirėsia yte ėshtė kjo botė dhe kursimi i saj, ndėrsa nga dituria yte ėshtė dituria mbi Levhi Mahvudhin dhe pendėn.”

    Nga kjo pikėpamja janė nė lajthitje edhe “dexh xhallėt” (ata qė i largojnė njerėzit nga rruga e drejtė), tė cilėt konsiderojnė se mund ta shohin Pejgamberin a.s. nė gjendje tė zgjuar (zgjėndėrr) dhe tė kėrkojnė prej tij qė t’i njoftojė se ēka fshihet nė zemrat e atyre qė takohen me ta e tė cilėt dėshirojnė t’i bėjnė ithtarė tė vet. E, dihet se Pejgamberi a.s. nuk ka ditur fshehtė sinė e zemrave njerėzore, derisa ka qenė gjallė.

    Pėrkitazi me kėtė All-llahu xh.sh. thotė:

    “Thuaj: ”Unė nuk mund t’i sjellė vetes as dobi as dėm, pėrveē atė qė don All-llahu. E sikur t’i dija fshehtėsitė, do t’i shumėzoja tė mirat dhe nuk do tė mė prekte asnjė e keqe. Unė jam vetėm paralajmėrues dhe sihariques pėr njerėzit qė besojnė.” (El-A’raf: 188).

    E si do tė mund t’i dnte kėto fshehtėsi pas vdekjes dhe pas transferimit te Zoti i vet? E, kur Pejgamberi a.s. me njė rast ka dėgjuar njė robėreshė duke thėnė:

    “Nė mes nesh ėshtė Pejgamberi, i cili di se ēka do tė ndodhė nesėr!”, ka thėnė: “Mos fol ashtu, por fol siē ke folur edhe mė parė!

    Ndėrkaq, ngandonjėherė All-llahu xh.sh. i ka informuar Pejgamberėt pėr disa gjėra tė gajbit. Pėrki tazi me kėtė thotė:

    “Vetėm Ai i di fshehtėsitė dhe Ai nuk ia zbulon fshehtėsitė e Veta askujt; pėrveē atij tė cilin Ai e ka zgjedhur pėr ta dėrguar (Pejgamber).” (El-Xhinn: 26-27).


    E lusim All-llahun xh.sh. qė fjalėt e teuhidit tė jenė tė fundit tė cilat do t’i shqiptojmė nė dynjallėk dhe qė tė gjithė myslimanėt t’i tubojė rreth kėtyre fjalėve!
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  3. #13
    Rob~i~Allahut . Maska e Al-Mustafa
    Anėtarėsuar
    26-11-2011
    Postime
    88
    Perse i ka derguar Allahu te Derguarit ?

    Allahu i ata i ka derguar qe ta ftojne njerezimin per ta adhuruar Ate dhe ta mohojne shirkun. Allahu thote :
    "Ne derguam ne cdo popull te Derguar me qellim qe t'u thone : 'Adhuroni vetem Allahun ,e largohuni nga djajte' ".
    Muhammedi alejhi selam thote : " Tee Derguarit jane vellezer ......feja e tyre eshte nje ."
    Rob~i~Allahut !

  4. #14
    Rob~i~Allahut . Maska e Al-Mustafa
    Anėtarėsuar
    26-11-2011
    Postime
    88
    Ceshte njesimi i Zotit ?

    Njesimi i Zotit eshte te vecuarit e Tij me veprat e Tij sic eshte krijimi , rregullimi etj. Allahu thote :
    "Vetem Allahu , Zoti i boteve , meriton qe te falenderohet ."
    Muhammedi alejhi selam ka thene : " Ti je Zot i qiejve dhe i tokes.... "
    Rob~i~Allahut !

  5. #15
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    KUSH ĖSHTĖ MUVEHHID - MONOTEIST?


    Kush i mujon kėto tri lloje tė shirkut, nuk i pėrshkruan All-llahut shok dhe All-llahun xh.sh. e konsideron tė Vetmin nė qenien e Tij (dhat), nė cilėsitė e Tij, dhe vetėm Atij i drejtohet me dua dhe me ibadet, ai quhet muvehhid - monoteist, dhe ai do t’i gėzojė tė gjitha nderimet qė janė paraparė pėr muvehhidėt. Ndėrsa, ai i cili shpreh Njėshmėrinė e All-llahu vetėm nė disa aspekte, e jo nė tė gjitha, nuk konsiderohet si muvehhid dhe tė tillit i pėrkasin kėto fjalė tė All-llahut xh.sh.:

    “...E, sikur t’i bėnin shok Atij, do t’ju humb ēdo gjė nga ajo qė kanė punuar.” (El-En’am: 88).

    “...Nėse i pėrshkruan All-llahut shok, me siguri do tė humbin punėt tuaja dhe do tė jesh ndėr ata qė janė shkatėrruar.” (Ez-Zumer: 65).

    Ai i cili pendohet dhe e mujon shirkun, ai konsiderohet si monoteist - muvehhid. O All-llahu ynė! Na bėn prej atyre qė nė ēdo gjė Tė konsiderojmė tė Vetmin, e mos na bėn mushrikė!



    E lusim All-llahun xh.sh. qė fjalėt e teuhidit tė jenė tė fundit tė cilat do t’i shqiptojmė nė dynjallėk dhe qė tė gjithė myslimanėt t’i tubojė rreth kėtyre fjalėve!
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  6. #16
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    SHIRKU I VOGĖL DHE LLOJET E TIJ



    Nė kėtė shirk bėn pjesė ēdo mjet (rrugė) qė shpie nė shirk tė madh, porse nuk ėshtė nė rangun e ibadetit dhe nuk nxjerrė nga imani (Islami). Mirėpo ky bėnė pjesė nė mėkate tė mėdha.

    Nė shirkun e vogėl bėnė pjesė:

    1. Hipokrizia e vogėl dhe tė shtirėt para njerėzve siē ėshtė, ai i cili punon nė emėr tė All-llahut dhe falet nė emėr tė All-llahut, mirėpo, kėto vepra dhe namaze i bėnė nė mėnyrėn mė tė mirė vetėm pėr t’i lavdėruar njerėzit. All-llahu xh.sh. thotė:

    “...Kush shpreson takimin me Zotin e vet, le tė punojė vepra tė mira, dhe, le tė mos i bėjė shok askė nė tė adhuruarit e Zotit tė vet!” (El-Kehf: 110).

    Kurse Muhammedi a.s. ka thėnė:

    “Gjėja prej sė cilės mė sė shumti kam frikė pėr ju ėshtė shirku i vogėl - ‘rija (tė shtirurit). Nė Ditėn e gjykimit, kur do t’i shpėrblejė njerėzit pėr veprat e tyre, All-llahu do tė thotė:

    “Shkoni tek ata para tė cilėve jeni treguar dhe shikoni se a do tė keni shpėrblim prej tyre!”


    2. Pėrbetimi me diē tjetėr, pėrveē All-llahut xh.sh.

    Ibni Abbasi kėtė lloj tė shirkut e ka shpjeguar me shembullin kur njėri i thotė mikut tė vet:

    “Atė qė ka dashur All-llahu dhe qė ke dashur ti!”

    Nė kėtė shirk bėjnė pjesė edhe fjalėt:

    “Sikur tė mos ishte All-llahu dhe filan njeriu!”

    Ndėrsa ėshtė e lejuar tė thuhet:

    “Sikur tė mos ishte All-llahu , e pastaj filan njeriu!”

    Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

    “Mos thuani: ‘Si ka dashur All-llahu dhe si ka dashur filani’, por thuani: ‘Si dėshiron All-llahu e pastaj filani’.”



    E lusim All-llahun xh.sh. qė fjalėt e teuhidit tė jenė tė fundit tė cilat do t’i shqiptojmė nė dynjallėk dhe qė tė gjithė myslimanėt t’i tubojė rreth kėtyre fjalėve!
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  7. #17
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    DISA TRAJTA TĖ MANIFESTIMIT TĖ SHIRKUT


    Trajtat e shirkut, sot tė pėrhapura nė botėn isla me, janė shkaktarė kryesorė pėr fatkeqėsinė e mysli manėve dhe asaj qė ėshtė duke u ndodhur atyre, siē janė tėrmetet, luftėrat, ērregullimet dhe tė gjitha llojet e vuajtjeve tė cilat All-llahu xh.sh. i ka lėshuar mbi myslimanėt pėr shkak tė largimit nga teuhidi dhe tė paraqitjes sė shirkut nė besimin dhe sjelljen e tyre.

    Argument pėr kėtė, janė trajtat e ndryshme tė manifestimit tė shirkut, nė shumicėn e vendeve myslimane, tė cilat shumė myslimanė i numėrojnė ndėr vendet islame. Ėshtė e njohur se Islami ka ardhur pėr t’i shkatėrruar tė gjitha aspektet e shirkut apo dukuritė tė cilat shpiejnė nė shirk.

    Aspektet kryesore tė manifestimit tė shirkut janė kėto:

    1. Tė drejtuarit e duasė dikujt tjetėr pėrpos All-llahut xh.sh..

    Veēanėrisht, kjo ėshtė e dukshme nė kaside dhe nė ilahi, tė cilat kėndohen gjatė mevlydit ose festave tė tjera tė rastit. Me njė rast pata dėgjuar kėtė ilahi:

    “O i pari i Pejgamberėve, o mbėshtetje ime, ti je portė e All-llahut dhe shpresa ime. Edhe nė dynjallėk edhe nė Ahiret, o Pejgamber i All-llahut, mė merr mua pėr dore. Askush vėshtirėsitė nuk do t’mi largojė me lehtėsi, pėrveē teje, o kurorė respekti!” (taxhul-hedreti).

    Sikur tė kishte dėgjuar kėtė Resulull-llahu a.s., nuk do tė kishte asgjė me kėtė, sepse askush nuk mund t’i lehtėsojė vėshtirėsitė pėrveē All-llahut xh.sh. Tė ngjashme janė edhe vjershat qė shkruhen nėpėr gazeta, revista dhe libra tė ndryshme, nė tė cilat kėrkohet ndihmė, mbėshtetje dhe fitore nga Pejgamberi a.s., nga evliatė dhe njerėzit e mirė, tė cilėt janė tė pafuqishėm tė ofrojnė ndonjė ndihmė.

    2. Varrimi i evliave dhe njerėzve tė mirė nė xhamia

    Nė shumė vende islame mund tė shihen nė disa xhami varre tė mbuluara me qemerė, e disa njerėz luten dhe kėrkojnė pėrmbushjen e lutjeve nga ata qė janė varrosur nė to.

    Resulull-llahu a.s. kėtė e ka ndaluar me fjalėt:

    “All-llahu i ka mallkuar ēifutėt dhe tė krishterėt, qė varret e Pejgamberėve tė tyre i kanė shndėrruar nė mesxhide!”

    Nėse nuk ėshtė e lejuar qė Pejgamberėt tė varro sen nėpėr xhamia, atėherė si ėshtė e mundur tė jetė e lejuar qė nė to tė varrosen shehlerėt dhe ulemaja?

    Duhet tė kihet parasysh se kėtij tė vdekuri ngando njėherė i drejtohet duaja, pos All-llahu xh.sh., qė shkakton shirkun, ndėrsa Islami ndalon shirkun dhe rrugėt qė shpiejnė nė tė.

    3. Zotimi evliave

    Disa njerėz zotohen se do tė flijojnė (bėjnė kur ban) apo do tė dhurojnė tė holla pėr ndonjė evlia, qė bėn pjesė nė shirk, dhe nuk ėshtė e lejuar pėrmbushja e kėtij zotimi, ngase zotimi bėn pjesė nė ibadet, ndėrsa ibadetin e meriton vetėm All-llahu xh.sh.

    All-llahu xh. sh. thotė :

    “Zoti im, unė Ty tė kam pėrgjėruar (qėlli muar) atė qė ėshtė nė barkun tim, qė tė shėrbejė vetėm Ty; andaj, pranoje prej meje! Se Ti, me tė vertetė, dėgjon dhe
    di ēdo gjė.”
    (Ali Imran: 35).

    4. Flijimi (bėrja kurban) tek varret e Pejgamberėve dhe evliave Edhe sikur nijeti (qėllimi) gjatė flijimit tė kėtillė tė bėhej nė emėr tė All-llahut xh.sh., edhe atėherė kjo ve pėr do tė bėnte pjesė nė veprat e mushrikėve (polite istėve), tė cilėt kanė bėrė flijime para figurave tė idhujve tė tyre, tė cilėt paraqesin evliatė (mbrojtėsit) e tyre. Argument pėr kėtė, janė fjalėt e Resulull-llahut a.s.:

    “All-llahu e ka mallkuar atė, i cili therė kurban nė emėr tė dikujt
    tjetėr, pėrveē All-llahut!”

    5. Tavafi - tė sjellurit rreth varreve tė Pejgamberėve dhe evliave

    Siē ėshtė tė sjellurit rreth varreve tė Xhejlaniut, Rifaiut, Bedeviut, Huseinit etj., ndėrsa tavafi bėn pjesė nė ibadet andaj ėshtė i lejuar tė bėhet vetėm rreth Ka’bes, gjė qė e argumentojnė fjalėt e All-llahut xh.sh.:

    “Pastaj le t’i heqin ndotėsirat nga trupi i tyre, le t’i kryejnė zotimet e tyre dhe le tė sillen (bėjnė tavaf) rreth faltores se lashtė.” (El-Haxhxh: 29)

    6. Kryerja e namazit kthyer kah varri nuk ėshtė i lejuar, ngase

    Muhammedi a.s. ka thėnė:

    “Mos u ulni nė varreza dhe mos u falni kah ato!”

    7. Udhėtimi me qėllim qė tė vizitohen varrezat

    Udhėtimi me qėllim qė tė vizitohen varrezat pėr shkak tė bereqetit dhe kryerjes sė namazit nė to, nuk ėshtė i lejuar, ngase Resulull-llahu a.s. ka thėnė:

    “Nuk ndėrmirren udhėtimet pėt t’u vizituar xhamitė, pėr veē tri xhamive: Mesxhidul-Haram (Ka’bja), xha mia ime (nė Medinė) dhe Mesxhidul-Aksa.”

    Nėse do tė dėshironim tė udhėtonim pėr nė Medinė, do tė themi:

    “Po shkoj tė vizitojė xhaminė e Pejgamberit a.s., e pastaj ta pėrshėndes atė.”

    8. Sjellja sipas ligjeve qė nuk janė nga All-llahu xh.sh.

    Sjellja sipas ligjeve qė nuk janė nga All-llahu xh. sh., siē janė ligjet e njerėzve, tė cilat janė nė kundėrshti me Kur’anin dhe Sunnetin autentik, duke konsideruar se ėshtė e lejuar sjellja sipas tyre. Kėsaj i ngjajnė edhe fetvatė qė i japin disa shehlerė, qė janė nė kundėrshtim me Islamin, si p.sh. qėllimisht tė proklamohet se kamata ėshtė e lejuar, pėr tė cilėn All-llahu xh.sh. u ka paralajmėruar luftė atyre qė e marrin atė.

    9. Tė bindurit sundimtarėve, alimėve dhe shehlerėve nė gjėrat qė janė nė kundėrshtim me Kur’a nin dhe me Sunnetin autentik.

    Kjo quhet shirk nė bindshmėri (pėrulje), por nėse ai qė i bindet cilit do prej kėtyre konsideron se tė bindurit (pėrulja) e tillė ėshtė e lejuar.

    Muhammedi a.s. ka thėnė:

    “Nuk ka bindshmėri (pėrulje) ndaj krijesės qė mėkaton ndaj Sunduesit.”

    All-llahu xh.sh, thotė:

    “Ata, pėrpos All-llahut kanė konsideruar pėr zot dijetarėt e tyre dhe murgjit e tyre dhe Isain - tė birin e Merjemės, kurse u ėshtė urdhėruar qė tė adhurojnė vetėm njė Zot, - s’ka zot tjetėr pėrveē Tij. Ai ėshtė shumė lartė nga ata tė cilėt i barazojnė me Tė.” (Et-Tevbe: 31).

    Tė adhuruarit e priftėrinjve dhe murgjve nga ana e ēifutėve Hudhejfe e ka komentuar si bindje (pėrulje) ndaj tyre nė atė qė kanė ndaluar dhe qė kanė lejuar ata (d.m.th. diē e kanė bėrė haram e diē hallall).



    E lusim All-llahun xh.sh. qė fjalėt e teuhidit tė jenė tė fundit tė cilat do t’i shqiptojmė nė dynjallėk dhe qė tė gjithė myslimanėt t’i tubojė rreth kėtyre fjalėve!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ramazan_it : 04-12-2011 mė 09:14
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  8. #18
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    TYRBET DHE VARREZAT (QĖ VIZITOHEN)



    Tyrbet, tė cilat gjenden nė vendet islame, nė Sham, Irak, Egjipt etj., nuk janė nė ujdi me mėsimet islame, ngase Muhammedi a.s. ka ndaluar tė ndėr tohen objekte pėrmbi varre.

    Nė njė hadith autentik qėndron:

    “I Dėrguari i All-llahut ka ndaluar stolisjen e varreve, tė ulurit nė varre dhe muratimin mbi varre.”

    Nė njė hadith tjetėr autentik, tė cilin e shėnon Tirmidhiu, qėndron:

    “Dhe tė shkruhen mbishkrime nė varre...” (fjalė nga Kur’ani, poezi e tė ngjashme).

    1. Vendet ku gjenden kėto varre, tyrbe dhe shenja tė tjera, nė raste tė shumta janė tė rrejshme. Kėshtu Huseini, i biri i Aliut r.a., ka rėnė shehid nė Irak dhe trupi i tij nuk ėshtė bartė nė Egjipt. Prandaj varri nė Egjipt, i cili konsiderohet si varri i tij, nė realitet - nuk ėshtė. E argumenti mė i fuqishėm pėr kėtė ėshtė ekzistimi i “varrit tė tij” nė Irak, Egjipt dhe Sham. Argumenti i dytė ėshtė se as’habėt kurrėnjėherė nuk i kanė varrosur tė vdekurit nė xhamia, ngase Resulull-llahu a.s. ka thėnė:

    “All-llahu i ka mallkuar ēifutėt dhe tė krishterėt, qė varret e Pejgamberėve tė tyre i kanė shndėrruar nė mesxhide!”

    Urtėsia (hikmeti) i kėsaj ėshtė qė xhamitė tė mbeten tėrėsisht tė pastra nga politeizmi.

    All-llahu xh.sh. thotė:

    “Xhamitė i janė kushtuar All-llahut, dhe mos iu lutni askujt, pėrveē All-llahut!” (El-Xhinn: 18).

    Dihet pa dyshim se Resulull-llahu a.s. ėshtė varrosur nė shtėpinė e vet e jo nė xhami, kurse emevitė e kanė zgjeruar xhaminė, nė strukturė tė cilės ka hyrė edhe varri i tij, e shumė mė mirė do tė ishte sikur tė mos e kishin bėrė kėtė!

    Varri i Huseinit tani gjendet nė njė xhami dhe njerėzit sillen rreth e rrotull tij duke kėrkuar plotėsimin e lutjeve tė tyre, tė cilat do tė duhej t’i drejtohen vetėm All-llahut xh.sh. dhe askujt tjetėr. Kėshtu disa kėrkojnė shėrim, largimin e mynxyrave etj., kurse feja jonė kėrkon prej nesh qė vetėm All-llahut t’ia drejtojmė lutjet dhe qė tė bėjmė tavaf vetėm rreth Ka’bes.

    All-llahu xh.sh. thotė:

    “...dhe le tė sillen (bėjnė tavaf) rreth Faltores sė lashtė (tė nderuar).” (El-Haxhxh: 29)

    . Varret e Zejnebes, vajzės sė Aliut r.a. nė Egjipt dhe nė Damask janė tė rrejshėm, e argument pėr kėtė ėshtė se ajo nuk ka vdekur as nė Egjipt as nė Sham.

    3. Islami ndalon ndėrtimin e kubesė mbi varre, madje edhe nėse ėshtė fjala pėr varre tė vėrteta, siē ėshtė varri i Huseinit nė Irak, i Xhejlaniut nė Bagdad, i Shafiut nė Egjipt, pėr shkak tė hadithit tė pėrmendur, ndėrsa lejon ndėrtimin e kubesė mbi xhamia.

    Mė ka rrėfyer njė plak (sheh) i sinqertė se e ka parė njė njeri tė kthyer kah varri i Xhejlaniut (Abdul Kadrit), e jo kah Ka’bja. Plaku e ka kėshilluar njeriun qė tė mos veprojė kėshtu, kurse ai i ėshtė pėrgjigjur: “Ti je vehabist!” Sikur tė mos kishte dėgjuar pėr hadithin e Pejgamberit a.s.

    “Mos u ulni nė varreza dhe mos u falni kah ato!”

    4. Shumicėn e tyrbeve nė Egjipt i ka ndėrtuar dinastia fatimijė. Ibni Kethiri, nė librin “El-bidaje ven-nihaje”, nė vėllimin e 11, faqe 346, thotė pėr ata: “Kafirėt, fasikėt, mėkatarėt, ateistėt dhe paganėt mohojnė Islamin ndėrsa drejtimin e adhuruesve tė zjarrit e konsiderojnė si korrekt.”

    Kėta jobesimtarė janė pikėlluar kur i kanė parė xhamitė pėrplotė falės, ngase i urrejnė myslimanėt, andaj kanė menduar se si t’i largojnė ata nga xhamitė dhe kanė ndėrtuar varre, kube dhe tyrbe tė rrejshme duke gėnjyer se aty janė tė varrosur Huseini dhe Zejnebja. Pastaj kanė organizuar ceremoni madhė shtore tė rastit nė mėnyrė qė t’i joshin njerėzit, ndėrsa veten e kanė quajtur fatimijė, duke u fshehur pas emrit tė Fatimes. Pastaj myslimanėt kanė pranuar prej tyre kėtė bid’at (risi nė fe), i cili i ka shpjer nė shirk dhe pėr kėtė kanė shpenzuar para tė mėdha, tė cilat iu kanė nevojitur pėr blerjen e armėve nė mėnyrė qė ta mbrojnė fenė dhe nderin e vet nga armiqtė.

    5. Nga pasuria, qė e kanė dhėnė myslimanėt pėr ndėrtimin e kubeve, varrezave, pėrmendoreve tė pėrmor tshme etj, tė vdekurit nuk kanė kurrfarė dobie. E, sikur kėtė pasuri t’ua kishin ndarė tė varfėrve, prej kėsaj do tė kishin pasur dobi edhe tė gjallėt edhe tė vdekurit, e tė mos flasim se ēdo ndėrtim pėrmbi varre ėshtė rreptėsisht i ndaluar, pėr ēka kemi bėrė fjalė.

    Muhammedi a.s. i ka thėnė Aliut r.a.:

    “Mos e le ndonjė idhull e tė mos e rrėnosh dhe mos kalo pranė ndonjė varri tė ngritur e tė mos e rrafshosh me tokė!”

    Islami lejon qė varri tė jetė pakė i ngritur nė mėnyrė qė tė dihet pėr tė.

    6. Amanetet (tė hollat etj.), tė cilat pėrmbushen ndaj tė vdekurve dhe lihen nėpėr varre ose tyrbe, bėjnė pjesė nė shirk tė madh. Kėto tė holla me haram i marrin ata tė cilėt kujdesen pėr pastėrtinė dhe mirė mbajtjen e kėtyre vendeve, e tė cilėt ngandonjėherė kėto tė holla i shpenzojnė duke bėrė mėkate dhe duke i kėnaqur epshet e veta, e nė kėtė mėnyrė, edhe ai qė i jep kėto tė holla, ngase ėshtė zotuar, edhe ai qė i merr kėto marrin pjesė nė mėkat. E, sikur kėto tė holla t’ishin dhėnė si sadaka tė varfėrve, nga kjo do tė kishin pasur dobi edhe tė gjallėt edhe tė vdekurit, ndėrsa atij qė jap sadaka, dhashtė Zoti, do t’i plotėsohen duatė e bėra!

    O All-llahu ynė! Na bėn tė shohim tė vėrtetėn tė vėrtetė dhe na udhėzo qė ta pasojmė atė dhe ta duam atė, dhe na bėn tė shohim lajthitjen lajthitje dhe na udhėzo qė t’i largohemi asaj dhe ta urrejmė atė!


    E lusim All-llahun xh.sh. qė fjalėt e teuhidit tė jenė tė fundit tė cilat do t’i shqiptojmė nė dynjallėk dhe qė tė gjithė myslimanėt t’i tubojė rreth kėtyre fjalėve!
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  9. #19
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    DĖMI NGA SHIRKUT DHE TURBULLIRAT QĖ SHKAKTON AI



    Shirku ėshtė i dėmshėm pėr jetėn e individit dhe shoqėrisė nė tėrėsi, ngase shkakton ērregullime dhe turbullira nė tokė.

    Dėmi i shirkut pasqyrohet mė sa vijon:


    1. Shirku ėshtė poshtėrim pėr njerėzimin

    Shirku paraqet poshtėrim e nėnēmim pėr dinjitetin njerėzor dhe zvogėlimin e vlerės dhe rolit tė njeriut. All-llahu xh. sh. e ka bėrė njeriun mėkėmbės nė Tokė, e ka nderuar atė dhe ia ka mėsuar emėrtimet e tė gjitha sendeve, ia ka nėnshtruar atij ēdo gjė qė ekziston nė qiell dhe nė Tokė dhe ia ka mundėsuar tė disponon me ēdo gjė qė ekziston rreth tij.

    Mirėpo, njeriu shpeshherė nuk e njeh vlerėn e vet, dhe disa pjesė tė Gjithėsisė i ka marrė pėr hyjni tė vet duke iu nėnshtruar dhe pėrulur atyre.

    A ekziston poshtėrsi mė e madhe pėr njeriun se sa ajo qė sheh se me miliona njerėz nė Indi edhe sot e kėsaj dite adhurojnė lopėn, tė cilėn All-llahu xh.sh. e ka krijuar pėr t’i shėrbyer njeriut, gjersa ėshtė gjallė, dhe ta hajė mishin e saj, pasi qė tė prehet.

    Nga ana tjetėr, disa myslimanė qėndrojnė tek va rret dhe duatė e tyre ua drejtojnė tė vdekurve, tė cilėt janė vetėm robėr tė All-llahu xh.sh. dhe nuk mund tė sjellin as dėm as dobi. Huseini r.a. nuk ka mundur ta pengojė vrasjen e vet, e si atėherė tė ketė mundėsi t’ua largojė tė tjerėve mynxyrat apo t’u sjellė ndonjė
    dobi?

    Tė vdekurit kanė nevojė pėr duatė tona, tė cilat pėr ta do t’ia drejtojmė All-llahu xh.sh., e nuk do t’ia drejtojmė atyre, pos All-llahut xh.sh. All-llahu i Lart madhėrishėm thotė:

    “E, ata (idhujt) qė adhurojnė (idhujtarėt), pos All-llahut - nuk krijojnė asgjė; ata vetė janė tė krijuar; janė tė vdekur e jo tė gjallė, dhe ata nuk e dinė se kur do tė ringjallen (adhuruesit e tyre). ” (En-Nahėl: 20-21).

    Dhe thotė All-llahu i Lartmadhėrishėm:

    “...Kush i bėnė shok All-llahut, ai i ngjanė atij qė bie nga qielli e qė e rrėmben zogu ose qė stuhia e erės e ka hedhur nė vende tė largėta.” (El-Haxhxh: 31).

    2. Shirku ėshtė tokė pjellore pėr legjenda, dokrra e bestytni

    Ngase arsyeja e atij qė beson se ekzistojnė fuqi tjera tė cilat veprojnė (ndikojnė) nė Gjithėsi, pos All-llahut xh.sh., siē janė yjet, xhinnėt, demonėt dhe lugatėt, bėhet tėrėsisht e gatshme t’i pranojė tė gjitha trillimet dhe t’i besojė ēdo gėnjeshtari. Nė kėtė mėnyrė, malli i shortarit, magjistarit, fallxhiut, sehirxhiut e tė tjerėve, tė cilėt pohojnė se kanė njohuri pėr gajbin, qė e di vetėm All-llahu xh.sh., ka shitje tejet tė mirė nė shoqėri. Nė shoqėri tė tillė ėshtė shumė e pėrhapur trashėgimia e ligjeve tė kauzalitetit (shkaktueshmėrisė) dhe pasojave.

    3. Shirku ėshtė zullum i madh

    Zullum ndaj tė vėrtetės, ngase e vėrteta mė e madhe ėshtė se nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut, dhe nuk ekziston Pronar dhe Sundues pėrveē Tij. Mirėpo, politeisti (mushriku) konsideron se ekziston hyjni tje tėr, pos All-llahut xh.sh. dhe pėr sundues e konsi deron dikė tjetėr, pos Tij.

    Zullum ndaj vetvetes, ngase politeisti e ka bėrė veten skllav ndaj krijesės siē ėshtė edhe vetė, ose madje edhe mė pak tė vlefshėm se ai, ndėrsa All-llahu xh.sh. e ka bėrė tėrėsisht tė pavarur.

    Zullum ndaj njerėzve tė tjerė, ngase ai i cili dikė tjetėr e konsideron pėr zot, pos All-llahut xh.sh., i bėnė zullum edhe atij, sepse i ka dhėnė mė shumė tė drejta sesa i posedon nė realitet.

    4. Shirku ėshtė burim i frikės dhe i lajthitjeve

    Ai i cili arsyeja e tij i pranon trillimet dhe u beson lajthitjeve - ndien frikė nga tė gjitha anėt, meqė i mbėshtetet hyjnive tė shumė, tė cilėt nuk janė nė gjendje t’i prokurojnė vetes ndonjė dobi, apo tė largojnė nga vetja ndonjė dėm. Prandaj, nė atmosferėn ku mbretė ron shirku, pėrhapet bestytnia dhe frika, pa kurrfarė shkaku tė dukshėm.

    All-llahu xh.sh. thotė:

    “Ne do tė mbjellim frikė nė zemrat e mohues ve, sepse ata i bėjnė shok All-llahut, pėr ēka Zoti nuk ka dhėnė kurrfarė argumenti. Vendbanimi i tyre do tė jetė zjarri, e sa vendbanim i shėmtuar ėshtė ky pėr mohuesit!” (Ali Imran: 151).

    5. Shirku pengon pėrparimin e veprave tė dobishme

    Ngase ai i mėson njerėzit t’u mbėshteten ndėr mjetėsve dhe ndėrhyrėsve, dhe kėshtu i braktisin vep rat e mira e bėjnė mėkate, duke
    konsideruar se kėta do tė angazhohen pėr ta tek All-llahu xh.sh. Kjo bindje ka qenė e pranishme edhe tek arabėt paraislamik, pėr tė cilin All-llahuxh.sh. thotė:

    “Ata adhurojnė - pėrveē All-llahut - atė qė as nuk u bėnė dėm, as nuk u sjell dobi dhe thonė: “Kėta janė ndėrmjetėsit tanė tek All-llahu!” Thuaj: “A mundeni ju t’i tregoni All-llahut se nė qiej dhe nė Tokė ekziston diēka qė nuk e di Ai?” Qoftė lavdėruar Ai dhe lartė qoftė nga ajo qė i bėjnė shok Atij!” (Junus: 18).

    Tė krishterėt i bėjnė disa vepra tė palejuara, duke konsideruar se Mesihu (Jezu Krishti) i ka shpenguar mėkatet me rast tė kryqėzimit me gozhda, disa myslimanė i braktisin vaxhibet - obligimet - dhe bėjnė vepra tė ndaluara, duke u mbėshtetur nė shefa’atin (ndėr mjetėsimin) e Muhammedit a.s., pėrkundėr faktit se Pejgamberi fisnik i ka thėnė madje edhe vajzės sė vet, Fatimes r.a.:

    “Oj Fatime, e bija e Muhammedit, kėrko nga pasuria ime sa tė duash, e tek All-llahu asgjė nuk mund tė tė ndihmoj!”

    6. Shirku shkakton qėndrim tė pėrhershėm nė Xhehennem

    Shirku ėshtė shkaktar i shkatėrrimit njerėzor nė dynjallėk dhe i vuajtjes sė pėrhershme nė Xhehennem.

    All-llahu xh.sh. thotė:

    “...Se, me tė vėrtetė, kush i bėnė shok All-llahut, All-llahu ia ndalon atij Xhennetin dhe strehim i tij ėshtė Zjarri. Dhe pėr zullumqarėt nuk ka ndihmėtarė.” (Maide: 72).

    Ndėrsa Muhammedi a.s. ka thėnė:

    “Kush vdes duke i pėrshkruar All-llahut shok, do tė hyjė nė zjarr (nė Xhehennem).”

    7. Shirku shkakton pėrēarjen e ummetit islam

    All-llahu xh.sh. thotė:

    “...Druajuni Atij dhe falni namazin e mos u bėni si ata qė i bėjnė shok Atij, si ata, qė fenė e vet e kanė pėrēarė dhe janė ndarė nė grupe, e ēdo grup ėshtė i kėnaqur me atė qė ka para veti.” (Er-Rum: 31-32).


    E lusim All-llahun xh.sh. qė fjalėt e teuhidit tė jenė tė fundit tė cilat do t’i shqiptojmė nė dynjallėk dhe qė tė gjithė myslimanėt t’i tubojė rreth kėtyre fjalėve!
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  10. #20
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    REZYME



    Nga kjo qė pėrmendėm shihet qartė se shirku ėshtė dukuri tejet e rrezikshme, nga e cila duhet ruajtur dhe shmangur, dhe duhet frikėsuar qė tė mos bihet nė tė, sepse ai ėshtė mėkati mė i madh dhe se i shkatėrron tė gjitha veprat tė cilat i bėn njeriu, pėr ummetin dhe pėr tėrė njerėzimin.

    All-llahu xh.sh. thotė:

    “Dhe, Ne - do t’i qasemi veprės qė kanė punu ar ata dhe do ta shndėrrojmė atė nė pluhur tė shpėrndarė.” (El-Furkan: 23).

    Pastaj thotė:

    “O besimtarė! Kini frikė All-llahun dhe pėrpiquni qė t’i afroheni Atij me vepra tė mira, dhe luftoni nė rrugėn e Tij pėr tė shpėtuar!” (El-Maide: 35).

    Nganjėherė thotė:

    “Afrojuni All-llahut me bindje dhe me vepra me tė cilat
    ėshtė i kėnaqur Ai!”


    Mėnyra e tė afruarit All-llahut e lejuar me sheriat, ėshtė ajo qė e urdhėron Kur’ani dhe Pejgamberi a.s. dhe ashtu siē kanė vepruar as’habėt.

    Ekzistojnė shumė lloj afrimesh All-llahut xh.sh. e mė kryesoret janė:

    1. Tė afruarit All-llahut me anė tė imanit

    All-llahu xh.sh., duke pėrmendur tė afruarit e robėrve tė Vet me anė tė imanit, thotė:

    “O Zoti ynė! Na dėgjuam grishtarin qė na thėrriste nė besim: “Besoni Zotin tuaj!” E, besu am. O Zoti ynė! Falna mėkatet tona dhe shkar kona nga gabimet, e pas vdekjes na radhit me tė mirėt.” (Ali Imran: 193).

    2. Tė afruarit All-llahut me anė tė shprehjes (shfaqjes) sė Njėshmėrisė sė Tij - Teuhidi

    Siē e ka lutur Junusi a.s. All-llahun xh.sh., atėherė kur ėshtė gjendur nė barkun e balenės:

    “...andaj thirri nga errėsira: “S’ka zot tjetėr pėrveē Teje! Ti je i lavdėruar! Me tė vėrtetė, unė kam gabuar (ndaj vetes)!” Ne iu gjegjėm atij dhe e shpėtuam nga brengosja. Kėshtu, Ne i shpėtojmė besimtarėt.” (El-Enbija’: 87-88).

    3. Tė afruarit All-llahut me anė tė emrave tė Tij tė bukur

    All-llahu xh.sh. thotė:

    “All-llahut i pėrkasin emrat mė tė bukur, andaj thirreni Atė me ta (dhe lutjuni), e shmanguni atyre qė i shtrembėrojnė emrat e Tij. Ata do tė ndė shkohen ashtu si kanė vepruar.” (El-A’raf: 180).

    4. Tė afruarit All-llahut me anė tė atributeve tė Tij

    Siē janė fjalėt e Muhammedit a.s.:

    “O i Gjallė dhe Furnizues i ēdo gjėje! Me mė shirėn Tėnde prej Teje kėrkoj ndihmė!”

    5. Tė afruarit All-llahut me anė tė veprave tė mira

    Siē janė: namazi, dėgjesa ndaj prindėrve, res pektimi i tė drejtave tė tjerėve, amaneti, sinqeriteti, pėrmendja e All-llahut, leximi (kėndimi) i Kur’anit, tė dėrguarit salavat Pejgamberėit a.s., dhe dashuria ndaj tij dhe as’habėve tė tij, etj.

    Muslimi nė Sahihun e vet shėnon rrėfimin autentik mbi tre shokė tė cilėt kanė mbetur tė mbyllur nė njė shpellė e ēdonjėri prej tyre i ėshtė mikluar All-llahut xh.sh. me veprat e mira qė i kanė bėrė. Njėri i ka respektuar tė drejtat e rrogėtarėve tė vet, i dyti ėshtė kujdesur pėr prindėrit e vet ndėrsa i treti i ėshtė frikėsuar All-llahut e ėshtė ruajtur nga zinaja. Pėr shkak tė veprave tė tyre tė mira All-llahu xh.sh. ua ka hapur daljen nga shpella.

    6. Tė afruarit All-llahut duke i ikur mėkateve

    Siē janė: alkooli, zinaja dhe vepra tė tjera tė nda luara, ndėrsa nė shembullin paraprak pėrmendėm se si njėri prej tre shokėve tė mbyllur nė shpellė i ėshtė afruar All-llahut xh.sh. duke braktisur zinanė.

    7. Myslimanėt e sotėm

    Myslimanėt e sotėm i kanė braktisur veprat e mira dhe tė afruarit All-llahut me anė tė tyre, ndėrsa All-llahut i afrohen me veprat e njerėzve tė tjerė, tė cilėt tanimė gjenden nė mesin e tė vdekurve, duke vepruar kėshtu ndryshe nga porosia e Pejgamberi a.s. dhe procedimet e as’habėve tė tij.

    8. Tė afruarit All-llahut duke kėrkuar nga Pejgamberi dhe njerėzit e tjerė, me kusht qė ata tė jenė tė gjallė, t’i luten All-llahut pėr ty.

    Transmetohet se njė njeri i verbėr ka vajtur tek Pejgamberi a.s. e i ka thėnė:

    “Lute All-llahun qė tė mė shėrojė!”

    Pejgamberi a.s. i ka thėnė:

    “Nėse don, unė do ta lus All-llahu, e nėse don tė durosh, kjo ėshtė mė mirė pėr ty!” Njeriu i tha: “Lute!” Pastaj Pejgam beri a.s. i urdhėrojė qė tė merr abdest, t’i falė dy rekate namaz, e pastaj tė shqiptojė kėtė lutje: “ O All-llahu im! Tė lutem dhe tė drejtohem Ty me anė Pej gamberit Tėnd, Pejgamberit tė mėshirės!” “O, Muhammed, unė me ndihmėn tėnde i drejtohem Zotit tim pėr shkak tė nevojės sime. O All-llahu im! Pranoje ndėrmjetėsimin e tij pėr mua dhe ndėr mjetėsimin tim pėr tė!” Njeriu ka vepruar kėshtu dhe ėshtė shėruar.


    Nė kėtė hadith flitet se Pejgamberi a.s. i ėshtė lutur All-llahut xh.sh. pėr njė njeri tė verbėr, por edhe e ka urdhėruar tė verbėtin qė ta lusė All-llahun pėr vetvete dhe pėr pranimin e shefa’atit tė Pejgamberit a.s., e All-llahu xh.sh. ia ka pranuar lutjen. Kjo dua pėrmes Pejgamberit a.s. ka pasur vlerė vetėm derisa ka qenė gjallė Pejgamberi a.s., por pas vdekjes sė tij mė nuk mund tė bėhet duaja pėrmes tij, ngase as as’habėt nuk e kanė bėrė kėtė.


    E lusim All-llahun xh.sh. qė fjalėt e teuhidit tė jenė tė fundit tė cilat do t’i shqiptojmė nė dynjallėk dhe qė tė gjithė myslimanėt t’i tubojė rreth kėtyre fjalėve!
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •