Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 75 prej 75
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin


    Dialogu për vizat, nuk do fillojë këtë vit

    Komesarja e ka bërë të qartë se në këtë fazë nuk është në gjendje të jep datë apo afat preciz. Ajo gjithashtu i referohet faktit se mundësisht, fillimi i vitit të ardhshëm mund të jetë rast kur mund të përparohet apo mund të ndërmerren hapat që mund të çojnë drejt hapjes së dialogut të vizave”, ka thënë Cherkone.
    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...loje-kete-vit/
    as qe pritej te filloi kete vit,per dialogun per vizat se pari merret vendimi politik,pastai dorezohet udherrefyesi(detyrat e shtepise) ne rastin e kosoves eshte problematike per shkak te mosnjohjes nga 5 e BE.
    Edhe kur te plotesohen te gjitha kushtet vendimi per heqjen e rexhimit te vizave eshte politike.

    gazetat zeri dhe koha ditore i kan tituje e cuditeshem ,BOMBASTIK ,bulevardesk me e drejt eshte te thuhet dialogu per vizat fillon ne fillim te vitit te ardheshem..e kur perfundon nuk dihet.

  2. #72
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ka edhe me shume se 1,5 milion votues, nese i llogarisim te gjithe ata ne diaspore qe faktikisht kane te drejte vote, por nuk jane te regjistruar. Lista me siguri nuk eshte absolutisht e sakte, por duhet pasur parasyesh se ne ato lista ka edhe qytetare te diaspores, serbe dhe pjesetare te pakicave tjera, te cilet per shkaqe dhe arsye te ndryshme ndodhen jashte Kosoves apo nuk jane ne lista etj...


    Ne baze te ciles statistike jane 300.000?
    Nje pjese e tyre jane te perfishire ne listat e votuesve, prandaj numri aktual i popullsise rezidente ne Kosove nuk eshte e vetmja njesi matese (per vende si Kosova). Duhet llogaritur edhe 500.000-600.000 qe jetojne ne diaspore. D.m.th. numri i i qytetareve te Kosoves, pavaresisht faktit se disa tanime kane nenshtetesi te huaja, eshte diku 2,2-2,4 mio. Se sa pre tyre kane apo do te kishin drejte vote, varet prej ligjit te zgjedhjeve dhe procedurave perkatese administrative.


    Une jam nje person dhe nuk quhem VV.


    Jo.
    Nje numer i madh i atyre qe votojne per LDK jane armiq apo e urrejne PDK-ne, e sidomos Thacin. Te tille ka mjaft edhe ne AAK dhe parti tjera. Pra, cfardo statistike ta preferosh, ka nje numer te konsiderueshem te armiqve te Thacit ne Kosove. Mund te thuhet se shumica e qytetareve te Kosoves se paku nuk e adhurojne Thacin ashtu sic pretendojne militantet e PDK-se. Sepse 160.000 vota, pavaresisht a ka 1,2 apo 1,5 milion votues, jane vetem 11-15% te votuesve dhe 7% e popullsise se pergjithshme.


    Une nuk e thash se ka fituar vetem vota te Drenices.
    Por, nese pjesa dermuese e Drenices dhe e rajoneve, ku PDK "tradicionalisht" fiton me se shumti vota dhe ku "rastesisht" pjesemarrja ne votime ne shume raste eshte dukshem me e larte sesa ne rajonet, ku PDK eshte me e dobet, votojne per Thacin, atehere mund te thuhet, se ai eshte zgjedhur "kryesisht" nga drenicaket. Sepse kemi te bejme me perqindje absolutisht te larte per PDK-ne dhe nje pjesemarrje pjeserisht shume me te larte sesa ne rajone tjera te krahasueshme.







    Prizreni eshte Dukagjin.
    AAK megjithate i ka 2 komuna te medha, Pejen dhe Gjakoven.

    Po de pse qka kujtojn keta te tjeret.

    A mendoni ju se po te ishte kanditat vet hasha do e fitonte Gjilanin a ? Kurr jo po e ka qit njeriun me autoritet aty qe e dojn gjillangjit dhe e fitoj gjilanin.

    PDK ma shume anetar ka te viseve tjera se sa edhe te Drenices vetem qe kryetari i saj eshte nga Drenica nuk do te thot qe eshte parti e Drenices. Mendoj qe eshte si parti eshte e shtrir ne gjithe territorin e Kosoves se sa per vota te drenices as pragun prej 5% skish mund me kalu.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    as qe pritej te filloi kete vit,per dialogun per vizat se pari merret vendimi politik,pastai dorezohet udherrefyesi(detyrat e shtepise) ne rastin e kosoves eshte problematike per shkak te mosnjohjes nga 5 e BE.
    Edhe kur te plotesohen te gjitha kushtet vendimi per heqjen e rexhimit te vizave eshte politike.

    gazetat zeri dhe koha ditore i kan tituje e cuditeshem ,BOMBASTIK ,bulevardesk me e drejt eshte te thuhet dialogu per vizat fillon ne fillim te vitit te ardheshem..e kur perfundon nuk dihet.
    Nuk eshte krejt e sakte.
    Sepse ne rekomadnimet dhe vendimet e Keshillit te Ministrave, me 5.12.2011, thuhet qarte se dialogu per viza duhej te fillonte deri ne fund te vitit 2011.

    Megjithate, une personalisht nuk kam qene i bindur nga ato "fjale" te BE-se, sepse perparimi i Kosoves drejt integrimit ne Evrope (BE) do te varet plotesisht nga perparimi i Serbise. Do te jete nje proces paralel, ne te cilin Serbia do te anetaresohet si shtet, ndersa Kosova vetem do te integrohet si entitet pa status politik te percaktuar resp. ne baze te Res. 1244 te OKB-se...

    Konkretisht: Kur Serbia ta fitoje statusin e Kandidatit, BE ndoshta do ta fillonte dialogun per liberalizimine vizave me Institucionet e Perkoheshme Vetqeverisese te Kosoves sipas Res. 1244 te OKB-se. Dhe ne asnje forme me shtetin, Republiken e Kosoves apo Kryeministrin apo Ministrat tjere te Kosoves ne cilesine e tyre si udheheqes te Republikes se Kosoves, sic pretendojne dhe mashtrojne politikanet e Kosoves qytetaret e tyre ne keso rastesh.

    E njejta gje do te ndodhe ne nje te ardhme te afert edhe ne "marreveshjen" e pritur ne dialogun me Serbine per pjesemarrjen dhe perfaqesimin e Kosoves ne organizimet rajonale dhe internacionale. Kosova (ose Qeveria e Thacit dhe Thaci) me gjase te madhe edhe ne kete rast do ta shkelin Kushtetuten aktuale te Kosoves, duke pranuar qe te perfaqesohen (ne rastin me te mire) si Kosove (pa Republika e Kosoves etj.) dhe ne baze te Res. 1244 te OKB-se....

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Antiporanti
    ata qe nuk jan te regjistruar nuk kan te drejt vote,lista e votuesve eshte e fryer me megimtaret,serbet dhe te vdekurit.
    Mergimtaret dhe serbet parimisht kane te drejte vote.
    Eshte dicka tjeter, nese disa nga keto kategori, per arsye te statusit te tyre aktual et., e kane humbur kete te drejte. Prandaj, nuk ka asgje ilegale, nese ne lista figurojne qytetare, te cilet momentalisht nuk jetojne dhe punojne ne Kosove. Edhe ata, pjesa me e madhe e tyre jane dhe ndihen si qytetare te Kosoves dhe ne shume raste kontribojne me shume se ata qe ndodhen me pune dhe banim te perhershem ne Kosove. Ne problematikat formale-juridike, procedurale, administrative etj. nuk kemi nevoje te futemi, sepse as ne vendet me demokratike dhe te zhvilluara te botes (ndoshta me perjashtime te vogla) nuk ka lista absolutisht te "pastra" dhe qe nuk bien ne kundershtim me ndonje formalitet apo procedure.

    ne mergim jan mbi 500.000 qytetar te kosoves prej te cileve rreth 300.000 me te drejt vote,po qe nuk votoin,nuk munden apo nuk duan eshte tem tjeter.
    Me gjase jane mbi 600.000.
    Por kjo nuk eshte e verifikueshme, sepse nje pjese e tyre, sidomos gjeneratat e reja kane ndryshuar automatikisht apo me vetdeshire nenshtetsine etj...

    ata qe kan urrejtje per thacin dhe pdk jan te pakt,
    Eshte pohim ose besim yti.
    Nga pervoja ime, mund te them se shumica absolute e perkrahesve dhe adhuruesve te LDK-se dhe LDD-se Thacin e trajtojne si armik. Te tille ka edhe ne AAK, VV etj.

    votimi te ne eshte lokalist,pa program e ideologji shumica e votoin ate parti qe dominohet nga kuadro te rajonit te tyre,drenica pdk,llapi ldk,dukagjini aak.
    Prandaj edhe ka rendesi vendimtare pjesemarrja ne zgjedhje dhe perqindja e votave per secilen parti.
    Nese p.sh. ne Decan votojne 39% dhe ne Skenderaj 62%, atehere kjo ne raste te caktuara eshte percaktuese per marrjen e pushtetit. Sidomos kur kemi parasyesh edhe faktin qe nga ata 62% te Skenderaj mbi 80% e zgjedhin nje parti resp. PDK.
    Nuk dua ta fajsoj askend per pjesmarrje ne vota, por edhe per Kosoven rrethanat zgjedhore te Gllogovcit, Skenderajt dhe pjeserisht edhe Malisheves jane te jashtzakonshme. Aty qytetaret nuk veprojne si mesatarja e Kosoves, keshtu qe njeriu mund edhe te dyshoj ne manipulime te ndryshme...

    e di qe prizreni eshte dukagjini,por pdk e ka pothuajse te njejtin elektorat ne pz,rritje te leht ka pase ne anamorave.
    Prizreni nuk ka qene dhe nuk eshte i sigurte per PDK-ne.

    zgjedhjet lokale nuk jan pasqyrim real per zgjedhjet nacionale,
    Gjithsesi.
    Ti edhe vete e the se "votimi te ne eshte lokalist".
    Dallimet jane relativisht te vogla. Ndoshta me shume ne rastin e zgjedhjes se kryetareve te komunave.

    decani ka 38.984 banore si mund ti kete 35.727 votues

    drenasi 58.579 si mund ti kete 44.713 votues
    skenderai 51.317 banore
    prishtina 198.214 banore ..............
    Ne lista nuk jane vetem votuesit rezident te verifikuar nga llogaritja e fundit e popullsise, por edhe njerez te cilet jetojne apo nderkohe kane shkuar jashte vendit. Ne ato lista ka sigurisht edhe njerez te vdekur, te cilet nuk janeshenuar si te tille etj. Megjithate, sipas mendimt tim, ka edhe me shume votues sesa ne listat perkatese, nese nuk i perjashtojme njerit tane qe jetojne dhe punojne ne perendim. Une nuk do ti perjashtoja.

    kosova nuk mund ti kete mbi 2 milion banore rezident qe han buk e pijn uje ne kosove
    E sakte.
    Varesisht nga sezoni, Kosova mund ti kete ndoshta vetm pak me shume se 1 mio. Por, nese i llogaritim edhe pjesen dermuese te diaspores, atehere Kosova ka dukshem me shume se 2 mio. qytetare.

    ...
    nese pdk ka perkrahjen e 15% te votuesve dhe 7% te popullit,sa eshte perkrahja e ldk?....aak?...vv?=4% e votuesve 1% e popullit.
    Perkrahja e partive tjera eshte proporcional me perqindjen e votave te tyre.
    Nese nuk i marrim parasyesh partite e pakicave dhe vendet e rezervuara te serbeve, PDK nuk do te mund te formonte qeveri pa AAK apo LDK etj. Ndryshe: Opozita aktuale shqiptare eshte me e forte dhe me e madhe se pozita aktuale shqiptare.

    ju po matni me kute te ndryshme,qeveria formohet me 51% te votave te deputetve te kuvendit e jo me vot popullore.
    Sigurisht.
    Megjithate, se paku shumica e shqiptareve te Kosoves ne fakt nuk jane te pajtuar me ndikimin shumfish me te madh te pakicave ne krahasim me numrin e votuesve te tyre. Por, ai i cili ka mundesi dhe vullnet ti shfrytezoj rrethanat politike dhe institucionale te Kosoves mund ta formoj edhe qeverine, pa shkelur ndonje rregull formal...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 13-12-2011 më 13:14

  5. #75
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •