MIRDITE-Katër anëtarë të një familje nga Mirdita kërkojnë te futen në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Familjarë të familjes Kola tentuan të hyjnë në ambientet e ambasadës në orën 03:00 te mengjesit te sotem, por u ndaluan nga rojet e sigurisë së ambasadës. Pas tentativës për të hyrë në ambasadë, familjarët u dërguan në komisariatin nr 1 të kryeqytetit.
Kryefamiljari Zef Kola pohon se familja ka probleme në qytetin e tyre. Burimet nga komisariati thonë se familja e Zef Kolës ka patur konflikt me një tjetër familje në fshatin Konj të komunës Fan të Mirditës ku dhe banon.
Rrefimi i kryefamiljarit
Flet Zef Kola, kryefamiljari qe tentoi te hyje ne amb.SHBA: Kemi konflikt me familjen mirditore Tuci. S’dua azil, do i kerkoja ndihme Arvizu qe te takoja Berishen
Disa orë pas ngjarjes Kryefamiljari Zef Kola sqaroi për TvNeës24 arsyet që e cuan drejt ambasadës amerikane së bashku me familjen. Kola thekson se shkak është bërë një kofnlikt me një familje tjetër mirditore, ndërsa tentativa për të hyrë në ambasadë nuk ishte për azil politik.
“Kam konflikt të madh me familjen e ded Tucit, në Mirditë. Familja e tij më ka dhunuar gruan dhe 2 vajzat. Në ambasadë shkova jo për azil politik, por për të kërkuar ndihmë. Do ti kërkoja ndohmë ambasadorit Arvizu që të më ndihmonte të takoja kryeministrin Sali Berisha që të vendosë drejtësi”.
Kryefamiljari thekson se tentativa për të hyrë në ambasadë nuk ishte me forcë.
Kola shton se tashmë i është premtuar një vizitë me këshilltarin e kryeministrit.
(d.b/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt