http://youtu.be/5Gt2tzidARw
Vandalizohen varrezat hebraike nė lagjen Velania tė kryeqytetit kosovar. Ky akt dyshohet tė ketė ndodhur nė natėn e 29 nėntorit.
Ndėrkohė, teksa policia ende, nuk ka asnjė tė dyshuar lidhur me ngjarjen, reagime pėr kėtė ngjarje kanė arritur nga SHBA-tė, kongresmeni amerikan Eliot Engel dhe qeveria e Kosovės.
Por, teksa policia ende nuk ka zbardhur ndonjė detaj rreth kėsaj ngjarje banorėt e lagjes nė kushte anonimati deklaruan pėr TCH, se pėrdhosja e mbi 90 varrezave ėshtė bėrė nga disa persona te huaj.
Sipas banorėve tė cilėt nuk dėshiruan tė flasin para kamerave nė afėrsi tė kėsaj lagjeje gjendet njė lokal ku njė grup ndėrkombėtarėsh vazhdimisht luajnė poker dhe kalojnė natėn.
Ndėrkaq, nė natėn e29-tė nėntorit, pasi ky grup kishte kryer lojėn dhe pasi ishin nisur duke shkuar nga lokali, po tė njėjtit banorėt i kanė parė duke hyrė nė varreza dhe duke i vizatuar me mbishkrime naziste.
Megjithatė, policia nuk mund tė pohojė njė gjė tė tillė.
Lidhur me ēėshtjen organet pėrkatėse policore kanė dalė nė vendngjarje. Ata janė duke hetua por nuk mund tė bėjmė publike ecurinė e hetimeve tė mėtejshme, tha Brahim Sadriu, zėdhėns nė Policinė e Kosovės.
Ambasada e SHBA-ve nė Prishtinė ka dėnuar fuqimisht kėtė akt.
Kjo vepėr e urrejtjes pėrbėn fyerje jo vetėm ndaj familjeve tė tė varrosurve dhe ndaj komunitetit hebraik nė Kosovė por, po ashtu ėshtė fyerje ndaj shtetit dhe shoqėrisė shumė etnike kosovare. Kjo ėshtė njė vepėr e pėrbuzjes sė normave mė themelore tė tolerancės, bashkėjetesės dhe respektit dhe nuk mund tė tolerohet, thuhet nė komunikatė.
Ambasada Amerikane iu ka bėrė thirrje autoriteteve tė Kosovės qė tė kryejnė hetime tė hollėsishme lidhur me kėtė incident dhe sjelljen e pėrgjegjėsve para drejtėsisė.
Por, me tone mė tė ashpra ka reaguar kongresmeni amerikan Eliot Engel.
Z. Engel nėpėrmjet njė deklarate i bėri thirrje qeverisė tė ndėshkojė autorėt e aktit nė formėn mė tė rėndė qė parashikon ligji.
Jam i indinjuar nga ky akt i urryer i pėrdhosjes sė varrezės sė hebrenjve nė Prishtinė. Prekja e vendit tė prehjes sė anėtarėve tė komunitetit tė vogėl hebraik nė Kosovė ėshtė njė akt urrejtjeje qė nuk duhet tė lejohet tė hedhė rrėnjė. I bėj thirrje qeverisė tė hetojė imtėsisht vandalizmin dhe tė ndėshkojė autorėt siē parashikohet me ligj, ka thėnė kongresmeni Engel nė deklaratėn e tij, i cili ka rikujtuar se kėto varreza i kishte vizituar nė vitin 2005 bashkė me ish-presidentin e ndjerė Ibrahim Rrugova.
Ndaj kėtij akti ka reaguar edhe zėvendėskryeministri, Behgjet Pacolli.
Sipas zv/kryeministrit, veprime te tilla tė papėrgjegjshme janė tė dėnueshme dhe tė papranueshme pėr institucionet dhe popullin e Kosovės.
Krijoni Kontakt