KATĖR UNGJIJTĖ - BURIMET E TYRE - HISTORIA E TYRE
Dr. Maurice Bucaille


Nė shkrimet e kohės sė fillimit tė krishtėrimit Ungjijtė pėrmenden shumė mė vonė se veprat e Palit. Vetėm nė gjysmėn e shekullit II, mė saktė pas 140 vjetėsh, paraqiten dėshmi lidhur me pėrmbledhjen e shkrimeve tė ungjilltarėve, kurse "nga fillimi i shekullit tė dytė shumė autorė tė krishterė na tregojnė se e njohin numrin mė tė madh tė letrave tė Palit". Kėto konstatime, tė paraqitura nė Hyrjen nė pėrkthimin ekumenik tė Biblės, Besėlidhja e Re (l'Introduction a la Traduction oecumenique de la Bible, Nouveau Testament), botuar mė 1972, meritojnė tė pėrmenden menjėherė, siē ėshtė e dobishme tė nėnvizohet se vepra nė tė cilėn bazohemi ėshtė rezultat i punės kolektive, qė ka mbledhur mė shumė se njėqind specialist katolikė dhe protestantė.
Ungjijtė, tė cilėt mė vonė do tė bėhen zyrtarė, d.m.th.kanonikė, u bėn tė njohur shumė vonė, edhe pse redaktimi i tyre ka qenė bėrė qė nė fillim tė shekullit II. Sipas pėrkthimit ekumenik, nga mesi i shekullit II fillojnė tė citohen pėrmbajtjet qė u takojnė, por "gati gjithnjė ėshtė vėshtirė tė konkludohet nėse citatet janė marrė nga tekstet e shkruara, qė autorėt i kanė pasur pranė vetes, apo janė kėnaqur qė me tė kujtuar tė evokojnė fragmente nga tradita popullore".

"Para 140 vjetėsh, lexojmė nė komentimet e kėtij pėrkthimi tė Biblės, gjithsesi nuk ka egzistuar asnjė dėshmi sipas tė cilės do tė ishte njohur pėrmbledhja e shkrimeve tė ungjilltarėve". Ky pohim ėshtė krejtėsisht i kundėrt me atė qė shkruan A.Tricoti (1960) nė komentimet e pėrkthimit tė tij tė Besėlidhjes sė Re: "Shumė herėt, nė fillim tė shekullit II, shkruan ai, iu bė e zakonshme qė tė thuhet Ungjijtė nė mėnyrė qė tė tregohen librat tė cilėt, rreth vitit 150, edhe shėn Justini i quajti "Memoaret e apostujve". Pėr fat tė keq konstatime tė kėtilla janė mjaft tė shpeshta saqė publiku i gjerė tė krijojė njė pikpamje tė shtrembėr lidhur me datėn e pėrmbledhjes sė Ungjijve.
Ungjijtė e pėrbėjnė njė tėrėsi mė shumė se njė shekull pas misionit tė Jezusit, por jo mė herėt. Pėrkthimi ekumenik i Biblės vlerėson se tė katėr Ungjijtė e kanė fituar statutin e literaturės kanonike rreth vitit 170.

Siē do tė shihet, pohimi i Justinit, me tė cilin autorėt e tyre kalifikohen si apostuj, gjithashtu nuk ėshtė mė i lejueshėm nė kohėn tonė.
Sa i pėrket datės sė redaktimit tė Ungjijve, A. Tricoti deklaron se Ungjilli i Mateut, i Markut dhe i Lukės kanė qenė tė redigjuar para vitit 70: kjo nuk mund tė pranohet, pėveē, ndoshta, pėr Ungjillin e Markut. Pas aq vitesh ky komentues pėrpiqet t'i paraqesė autorėt e Ungjijve si apostuj ose shoqėrues tė Jezusit dhe pėr kėtė arsye i lėviz datat e redaktimit, duke i vėnė shumė afėr epokės nė tė cilėn ka jetuar Jezusi. Sa i pėrket Gjonit, tė cilin A. Tricoti e bėn tė jetojė edhe 100 vjet, tė krishterėt gjithnjė kanė qenė tė mėsuar qė ta shohin se si nė rastet festive ėshtė paraqitur shumė afėr Jezusit, por ėshtė vėshtirė tė thuhet se ai ėshtė autor i Ungjillit qė mban emrin e tij. Apostulli Gjon (si edhe Mateu), pėr A. Trikotin dhe komentuesit e tjerė ėshtė dėshmitari i autorizuar dhe i kualifikuar i ngjarjeve pėr tė cilat predikon, edhe pse shumica e kritikėve nuk e mbėshtesin hipotezėn sipas tė cilės ai do tė bėnte redigjimin e Ungjillit tė katėrt.

Por nėse katėr Ungjijtė pėr tė cilėt ėshtė fjala nuk mund tė konsiderohen "memoare" tė apostujve ose tė shoqėruesve tė Jezusit, atėherė, cila ėshtė prejardhja e tyre?
O. Culman, nė librin e tij "Le Nouveau Testament" (Besėlidhja e Re)27, pėr kėtė temė shkruan se ungjilltarėt kanė qenė vetėm "zėdhėnės tė bashkėsisė primitive tė krishterė, e cila i ka shkruar gojėdhėnat popullore. Gjatė tridhjet apo dyzet vjetėsh, Ungjijtė ekzistonin vetėm nė formėn gojore; tradita popullore pėrēonte sidomos fjalė dhe tradita tė shkėputura. Ungjilltarėt, secili nė mėnyrėn e vet, secili sipas personalitetit tė vet dhe preokupimeve tė veta tė veēanta teologjike, theksuan lidhjet ndėrmjet tregimeve dhe fjalėve qė i morėn nga gojėdhėnat pėrreth. Grupimi i fjalėve tė Jezusit, si dhe lidhja e tregimeve me formula lidhėse mjaft tė papėrcakturara, siē janė "pas saj", "menjėherė" etj., shkurt "suaza" e Ungjijve sinoptikė ėshtė lloji i pastėr letrar dhe nuk ka themel historik"28.
Po ky autor vijon: "Duhet tė mbahet mend se nevojat e predikimit, tė stėrvitjes dhe tė kultit, mė shumė se interesi biografik, e ēuan bashkėsinė primitive nė shėnimin e kėsaj gojėdhėne mbi jetėn e Jezusit. Apostujt i ilustruan tė vėrtetat e fesė qė predikonin duke i shjeguar ngjarjet nga jeta e Jezusit dhe mu kėto predikime tė tyre u bėnė shkas pėr shėnimin e tregimeve. Vetė fjalėt e Jezusit janė transmetuar sidomos nė mėsimin katekizmit29 tė Kishės primitive".

Komentuesit e pėrkthimit ekumenik tė Biblės nuk e evokojnė ndryshe kompozimin e Ungjijve: formimi i njė tradite gojore nėn ndikimin e predikimit tė nxėnėsve tė Jezusit dhe tė predikuesve tė tjerė, ruajtja e materialit, i cili, pėrfundimisht, do tė gjendet nė Ungjijtė pėrmes predikimit, liturgjisė, stėrvitjes sė besimtarėve, mundėsisė pėr materializmin e hershėm nė formė tė shkruar tė disa predikimeve fetare, tė disa fjalėve tė Jezusit, pėr shembull, tregimi mbi mundimin, dhėnia e ungjilltarėve pas kėtyre formave tė ndryshme tė shkrimeve aq sa edhe pas tė dhėnave tė traditės gojore, pėr tė krijuar tekste "tė pėrshtatshėm pėr mjedise tė ndryshme, nė pėrputhje me nevojat e Kishave, qė shprehin mendime mbi Shkrimin (e Shenjtė), i pėrmirėsojnė gabimet dhe japin pėrgjigjet e rastit nė argumentet e kundėrshtarit. Kėshtu ungjilltarėt mblodhėn dhe shkruan, sipas prespektivės personle, atė qė u ishte dhėnė nė traditėn gojore".

Njė pikėpamje e tillė kolektive, qė rrjedh nga mbi njėqind shpjegues tė Besėlidhjes sė Re, katolikė dhe protestantė, dallohet shumė nga linja qė e ka pėrcaktuar Koncili i Dytė i Vatikanit nė konstituimin e tij dogmatik mbi Shpalljen, i cili ėshtė elaboruar ndėrmjet viteve 1962 dhe 1965. Mė sipėr kemi hasur nė kėtė dokument koncilor qė ka tė bėjė me Besėlidhjen e Vjetėr. Koncili pėr tė ka mundur tė deklarojė qė librat tė cilat e pėrbėjnė "pėrmbajnė mospėrsosje dhe vjetėrsim", por ai nuk ka shprehur dyshime tė tilla kur ėshtė fjala pėr Ungjijtė. Por, pėrkundrazi, mund tė lexohet kjo qė vijon:
"Askujt nuk i ka shpėtuar pa e vėrejtur se ndėr tė gjitha Shkrimet (e Shenjta), edhe ato tė Besėlidhjes sė Re, Ungjijtė kanė superioritet tė merituar, sepse paraqesin dėshminė par excellence mbi jetesėn dhe mėsimet e personifikimit tė Fjalės sė Shpėtimtarit tonė. Kisha e ka mbėshtetur dhe e mbėshtet gjithmonė dhe gjithkund prejardhjen apostolike tė katėr Ungjijve. Atė qė apostujt vėrtet e predikuan sipas urdhrit tė Krishtit, mė vonė ata dhe njerėz tė tjerė nga mesi i tyre, nėn frymėzimin hyjnor tė Shpirtit, e shndėruan nė tregime qė janė baza e fesė, dmth Ungjijtė katėrformėsh, sipas Mateut, Markut, Lukės dhe Gjonit".

"Nėna jonė e Shenjtė Kisha ka mbėshtetur fort dhe mbėshtet akoma me kėmbėngulje mė tė madhe se kėta katėr Ungjij, historinė e tė cilėve e vėrteton pa mėdyshje, e transmetojnė besnikėrisht atė qė Jezusi, biri i Zotit, nė gjallje tė tij ka bėrė vėrtet mes njerėzve dhe ka mėsur pėr shpėtimin e tyre tė amshueshėm, deri nė ditėn kur ėshtė ngritur nė qiell... Domethėnė, autorėt e shenjtė i komponojnė katėr Ungjijtė ashtu qė pėr Jezusin gjithmonė na japin gjėra tė vėrteta dhe tė sinqerta".

Ky ėshtė pahim pa kurrėfarė dykuptimėsie se Ungjijtė i transmetojėn besnikėrisht veprat dhe fjalėt e Jezusit.
Nuk shohim kurrėfarė pajtimi ndėrmjet kėtij pohimi tė Koncilit dhe tė atyre autorėve tė cituar mė sipėr, sidomos:
"nuk duhet mė tė kuptohen shprehimisht" Ungjijtė, "qė janė ruajtur me shkrim traditat e bashkėsive tė veta mbi Jezusin". (R.P. Kannengiesser).
Ungjijtė janė tekste "qė u janė pėrshtatur mjedisve tė ndryshme, nė pėrputhje me nevojat e Kishės, tė cilėt shprehin meditimin mbi Shkrimin (e Shenjtė), i pėrmirėsojnė gabimet, si dhe gabimet e rastėsishme, pėrgjigjen nė argumente tė kundėrshtarėve". Kėshtu ungjillatėrt i mblodhėn dhe i shkruan sipas prespektivės personale, atė qė u dhėnė me traditat gojore. (Pėrkthimi ekumenik i Biblės).
Ėshtė e qartė se me kėtė deklaratė tė Koncilit dhe me pikėpamjet e reja ndodhemi nė mesin e dy pohimeve qė kundėrshtojnė njėra-tjetrėn. Nuk ėshtė e mundur tė pajtohet deklarata e Koncilit tė Dytė tė Vatikanit, sipas sė cilės nė Ungjijtė do tė gjendej transmisioni besnik i veprave dhe fjalėve tė Jezusit me ekzistimin e kundėrthėnieve, tė gjėrave tė pabesueshme, tė pamundėsive materiale dhe tė pohimeve tė kundėrta nė kėto tekste me realitetin tė pėrcaktuara drejt.

Pėrkundrazi, nėse Ungjijtė shikohen si shprehje tė prespektivave karakteristike pėr mbledhėsit e traditave gojore, qė u kanė takuar bashkėsive tė ndryshme, si tė shkruar sipas rasteve ose luftarakisht, atėherė nuk mund tė na habit fakti qė nė Ungjijtė i gjejmė tėrė kėto mangėsi qė janė shenjė se i kanė bėrė njerėzit nė kushte tė atilla. Kėta mund tė jenė krejtėsisht tė sinqertė edhe pse transmetojnė ngjarje, pasaktėsinė e tė cilave as nuk e parashikojnė, duke na dhėnė tregime mospajtuse me ato tė autorėve tė tjerė ose, pėr shkaqe tė rivalitetit fetar ndėrmjet bashkėsive, paraqesin tregime nga jeta e Jezusit nė njė optikė krejtėsisht tė ndryshme nga ajo e kundėrshtarit.
Qė mė parė kemi vėretjur se konteksti historik ėshtė nė pėrputhje me mėnyrėn e fundit tė tė kuptuarit tė Ungjijve. Tė dhėnat me tė cilat disponojmė lidhur me tekstet e vėrtetojnė krejtėsisht.

UNGJILLI SIPAS MATEUT
Nga tė katėr Ungjijtė, i Mateut zė vendin e parė nė rendin e prezantimit tė librit tė Besėlidhjes sė Re. Kjo ėshtė plotėsisht e arsyeshme, sepse ky Ungjill, nė njė farė mėnyre, ėshtė vetėm vazhdim i Besėlidhjes sė Vjetėr: ėshtė shkruar qė tė tregohet se "Jezusi e realizon historinė e Izraelit", siē shkruajnė komentuesit e Pėrkthimit ekumenik tė Biblės, pėrkthim nga i cili do tė huazojmė shumė. Pėr kėtė Mateu merr shpesh citate nga Besėlidhja e Vjetėr, duke treguar se Jezusi sillet si Mesia, tė cilin e kanė pritur hebrenjtė.
Ky Ungjill fillon me gjenealogjinė e Jezusit. Mateu e shpie deri tek Abrahami, ndėrmjet Davidit. Mė vonė do tė shohim gabimin nė tekst, gabim pėr tė cilin komentuesit heshtin. Sido qė tė jetė, shihet qartė qėllimi i Mateut qė nėpėrmjet kėsaj lidhjeje menjėherė t'ia caktojė orientimin librit tė vet. Autori e vazhdon po atė ide duke theksuar vazhdimisht qėndrimin e Jezusit ndaj ligjit hebraik, parimet e mėdha tė tė cilit, siē janė: lutja, agjėrimi dhe mėshira, janė marrė nga ky ligj.
Jezusi dėshiron t'ia japė mėsimin e vet popullit tė vet dhe kėtė e ka si detyrė tė parė. Ai kėshtu iu thotė tė dymbėdhjetė apostujve: "Mos shkoni ndėr paganė, as mos hyni nė ndonjė qytet tė samaritanėve30! Por shkoni mė mirė te delet e humbura tė shtėpisė sė Izraelit" (Mateu 10, 5-6). "Unė jam i dėrguar vetėm te delet e humbura tė shtėpisė sė Izraelit" (Mateu 15, 24). Nė fund tė Ungjillit tė vet, Mateu mė vonė e zgjeron nė tė gjithė popujt apostolatin e nxėnėsve tė parė tė Jezusit dhe ia pėrshkruan kėtė urdhėr : "Prandaj, shkoni t'i bėni nxėnėsit e mij tė gjithė popujt" (Mateu 28, 19), por shkuarja, para sė gjithash, duhet tė bėhet nga "shtėpia e Izraelit". A. Tricoti pėr kėtė Ungjill thotė: "Nėn petkun grek, libri me kokė e me shpirt ėshtė hebraik; ai ka atė shije dhe mbart ato shenja tė qarta".
Ky shqyrtim, vetvetiu e vendos prejardhjen e Ungjillit sipas Mateut nė traditėn judeo-krishtere, e cila, siē shkruan O. Culmann, "pėrpiqet t'i ndėrpresė lidhjet qė e lidhin me pėr judaizmin, duke e ruajtur sadopak vazhdimėsinė me Besėlidhjen e Vjetėr. Qendra e interesimit dhe zėri i pėrgjithshėm i kėtij Ungjilli sugjerojnė ekzistimin e njė situate tė nderė".

Faktorėt e llojit politik ndoshta nuk janė tė huaj pėr tekstin. Pushtimi romak i Palelstinės e bėn jetėsisht tė natyrshme dėshirėn e vendit tė robėruar pėr ta parė ardhjen e lirisė dhe lut Zotin qė tė ndėrmjetėsojė nė dobi tė popullit, tė cilin e ka zgjedhur midis popujve tė tjerė, dhe qė ėshtė Zoti i gjithfuqishėm i tyre, i cili mund tė japė ndihmėn e tij tė drejtpėrdrejtė nė punėn e njerėzve, siē ka bėrė shumė herė deri mė tani gjatė historisė.
Ēfarė ėshtė personaliteti i Mateut? Ta themi menjėherė se sot nuk pranohet se ėshtė fjala pėr shoqėruesin e Jezusit. A. Tricoti e paraqet si tė tillė nė komentimin e vet tė pėrkthimit tė Besėlidhjes sė Re tė vitit 1960: "Mateu , ose Levi, me profesion tagrambledhės ose financier, ka qenė nėpunės nė doganėn e Kafarnaumit kur Jezusi e thirri pėr ta bėrė nxėnės tė vet". Kjo ėshtė ashtu siē kanė menduar etėrit kishtarė, si Origeni, Jeronimi, Epifani. Nė kėtė nuk besohet mė. E vetmja pikė e pakontestueshme ėshtė se autori ėshtė hebre: fjalori ėshtė palestinez, redaktimi ėshtė grek. Autori iu drejtohet, shkruan O. Culmann, "njerėzve tė cilėt edhe pse flasin greqisht, i njohin zakonet hebraike dhe gjuhėn arameje".

Pėr komentuesit e Pėrkthimit ekumenik, prejardhja e kėtij Ungjilli duket si mė poshtė:
"zakonisht merret se ėshtė shkruar nė Siri, ndoshta nė Antioki (...) ose nė Fenici, sepse nė kėto ka jetuar njė numėr i madh ēifutėsh (...). mund tė hetohet polemika kundėr judaizmit ortodoks sinagoianė nė Jaminė, rreth vitit 80. Nė kėto kushte, janė tė shumtė autorėt qė e datojnė Ungjillin e parė nė vitet 80-90, ndoshta pak mė pėrpara; nuk mund tė arrihet deri te njė siguri e plotė nė kėtė lėndė... nė mungesė tė njohjes sė saktė tė emrit tė autorit, ėshtė e udhės tė kėnaqemi me disa elemente tė nėnvizuara nė vetė Ungjillin: autori njihet sipas profesionit tė tij. I udhėzuar nė Shkrimet (e Shenjta) dhe nė traditat hebraike, duke i njohur, duke i respektuar, por duke i qortuar ashpėr udhėheqėsit fetarė tė popullit tė vet, mjeshtėr i shkathėt nė mėsimin mbi Jezusin, pėr ta mė tė kuptueshėm pėr dėgjuesit e vet, atij t'i shkonte mirė pėrshkrimi i njė letrari hebraik, i cili ėshtė bėrė i krishterė, zot shtėpie "qė nxjerr nga visari i vet gjėra tė reja dhe tė vjėtra", siē e evokon Mateu nė 13, 52. Jemi shumė larg nga nėnpunėsi i doganės nė Kafarnaum , tė quajtur Levi, sipas Markut dhe Lukės, i cili ėshtė bėrė njėri nga tė dymbėdhjetė apostujt".

Tė gjithė pajtohen me mendimin se Mateu e ka shkruar Ungjillin e vet mbi bazė tė burimeve tė pėrbashkėta me Markun dhe Lukėn. Por tregimi i tyre do tė ndryshojė, dhe ky ndryshim konsiston nė pika qenėsore, siē do ta shohim mė poshtė. Por, pėrsėri, Mateu e ka shfrytėzuar shumė Ungjillin sipas Markut, i cili nuk ka qenė nxėnės i Jezusit (O. Culmann).
Marku i lejon vetes liri serioze me tekstet. Do ta vėrtetojmė kėtė lidhur me Besėlidhjen e Vjetėr, lidhur me gjenealogjinė e Jezusit, qė ėshtė vendosur nė fillim tė Ungjillit. Ai nė librin e tij rendit tregime tė pabesueshme. Ky ėshtė cilėsori tė cilin e pėrdor nė veprėn e cituar mė sipėr tė R.P. Kannengiesser lidhur me njė episod mbi ringjalljen e Krishtit; episodi i rojes. Ai zbulon se ky tregim ėshtė i pabesueshėm kur ėshtė fjala pėr rojėn ushtarake afėr varrit, "tė kėtyre ushtarėve paganė", tė cilėt "u raportojnė meshtarėve tė mėdhenj qė i paguajnė pėr tė gėnjyer, e jo eprorėve tė tyre". Ai prap shton: "Dhe duhet tė ruhemi nga tallja, sepse qėllimi i Mateut ėshtė jashtėzakonisht i pastėr, meqė ai, sipas mėnyrės sė vet, e integron njė tė dhėnė tė vjetėr nga tradita gojore nė veprėn e tij tė shkruar. Po rinskenimi i tij ėshtė i denjė pėr Jezu Krishtin Superstar31".
Ta rikujtojmė se ky gjykim mbi Mateun rrjedh nga njė teolog eminent, profesor nė Institutin Katolik tė Parisit.

Nė predikimet e tij mbi ngjarjet qė e kanė ndjekur vdekjen e Jezusit, Mateu, jep njė shembull tjetėr tė fantazisė sė vet.
"Ja! Perdja e tempullit shqyhet mė dysh, nga maja gjer nė fund; toka dridhet, shpellat shkatėrrohen, kurse varret hapen, dhe kėshtu u ringjallėn shumė trupa tė tė drejtėve qė kishin pasė vdekur. Dolėn nga varri pas ringjalljes sė Jezusit, erdhėn nė Qytetin e Shenjtė dhe iu dėftuan shumė njerėzve".
Ky fragment nga Mateu ( 27, 51-53) nuk ka paralele nė Ungjijtė e tjerė. Ėshtė pak e kuptueshme se si kanė mundur trupat e tė shenjtėve, pėr tė cilėt ėshtė fjala, tė ringjallen gjatė kohės sė vdekjes sė Jezusit (nė prag tė sabati, thonė Ungjijtė) dhe tė dalin nga varret e veta pas ringjalljes sė tij ( njė ditė pas sabatit, sipas po atyre burimeve).
Mund tė bėhet qė mu te Mateu ndeshet gjėja e pabesueshme mė karakteristike dhe mė pak kontestuese se nė tėrė Ungjijtė; atė njėri prej autorėve ja ka vėnė nė gojė vetė Jezusit. Ai, nė episodin mbi shenjėn e Jonės, 12, 38-40, flet kėshtu;
Jezusi ndodhet nė mesin e letrarėve dhe tė farisejve, tė cilėt i drejtohen me kėto fjalė: "Mėsues, do tė dėshironim prej teje tė shohim shenjėn!" Jezusi pėrgjigjet: "Shenjėn kėrkon breznia e prapėt dhe lavire, por nuk do t'i jepet shenjė tjetėr pėrveē shenjės sė Jonės profet. Pasi Jona ka qenė nė barkun e pėrbindėshit tė detit tri ditė dhe tri netė, ashtu edhe Biri i Njeriut do tė jetė nė zemėn e tokės tri ditė e tri netė" (teksti i Pėrkthimit ekumenik).

Jezusi, domethėnė, paralajmėron se do tė qėndrojė nė tokė tri ditė dhe tri net. Por, Mateu, e bashkė me tė edhe Luka dhe Marku, e vendosin vdekjen dhe varrosjen e Jezusit nė prag tė sabatit, gjė qė vėrtet bėn qė qėndrimi nė tokė tė zgjatė tri ditė ( teis emersas, nė tekstin grek). Por kjo shkėputje nė kohė mund tė zgjasė vetėm dy e jo tri net ( treis nuktas, nė tekstin grek).
Komentuesit e Ungjillit e heshtin shpesh kėtė episod. Por, R.P. Roge zbulon tė pabesueshmen, sepse heton se Jezusi "ka qenė nė varr" vetėm tri ditė ( prej tė cilave vetėm njėra ėshtė e plotė ) dhe dy net. Por, shton ai, "shprehja ėshtė e ngurtė dhe nuk do tė thotė asgjė tjetėr pėveē tri ditė". Ėshtė e habitshme tė vėrtetohet se komentimet kanė bėrė qė tė pėrdoren argumente tė tilla qė nuk flasin asgjė pozitive, sikur shpirti tė kėnaqej me sugjestionin se njė budallallėk i tillė ka mundur tė rrjedhė nga trillimi i njė letrari!

Pėveē kėtyre gjėrave tė pabesueshme, Ungjillin sipas Mateut pikė sė pari e karakterizon ajo se ky Ungjill i bashkėsisė judeo-krishtere, e cila e shkėput lidhjen me judaizmin duke qėndruar megjithatė nė linjėn e Besėlidhjes sė Vjetėr. Nga pikėpamja e historisė judeo-kridhtere ajo ka rėndėsi tė madhe.


UNGJILLI SIPAS MARKUT
Ky Ungjill ėshtė mė i shkurtėr se tre tė tjerėt. Njėkohėsisht ėshtė mė i vjetri, por nuk ėshtė pėr kėtė arsye libėr i njė apostulli: ky ėshtė mė sė paku njė libėr i reduktuar nga nxėnėsi i njė apostulli.
O. Culmann ka shkruar se Markun nuk e konsideron nxėnės tė Jezusit. Por, kujt i duket i dyshimtė autorėsia e kėtij Ungjilli, e njė apostulli, Markut, ai tėrheq vėrejtjen; "Mateu dhe Luka nuk do ta shfrytėzonin kėtė Ungjill, si kanė vepruar, sikur ai mos tė ishte mbėshtetur vėrtet nė mėsimet e njė apostulli".
Por, ky nuk ėshtė argument vendimtarė. O. Culmann, si vėrtetim tė dyshimtė tė tij, njėsoj thotė se nė Besėlidhjen e Re shpesh pėrmendet njėfarė "Gjoni, i quajtur Mark", por kėta shembuj nuk pėrmbajnė kujtime pėr autorin e Ungjillit, kurse vetė teksti i Markut nuk e pėrmend autorin.
Njohuritė e pakta tė informacioneve lidhur me kėtė ēėshtje i ka detyruar komentuesit qė si element me rėndėsi tė marrin hollėsirat tė cilat duken tė pabesueshme, si ėshtė kjo: nėn preteksin se Marku ėshtė i vetmi ungjilltar i cili nė tregimin e vet mbi Mundimin e tregon episodin pėr njė djalosh, qė pėr rrobė ka pasur vetėm ēarēaf dhe i cili, kur provuan ta kapnin, e lė ēarēfin dhe ikėn (Marku 14, 51-52), disa kanė nxjerrė pėrfundime se ky djalosh ka mundur tė jetė Marku, “nxėnėsi besnik qė pėrpiqej t'i shkonte pas mėsuesit" (Pėrkthimi ekumenik); sipas tė tjerėve, "nė kėtė kujtim personal mund tė shihen shenja tė origjinalitetit, njė nėnshkrim anonim", "i cili vėrteton se ai ka qenė dėshmitarė" (O. Culmann ).

Sipas kėtij autori, "ndryshimet e shumta tė fjalive e vėrtetojne hipotezėn sipas sė cilės autori do tė ishte me preardhje hebraike", po prania e latinizmave mund tė sugjerojė se ai e ka shkruar Ungjillin e vet nė Romė. "ai, nė fund tė fundit, ju drejtohet tė krishterėve qė nuk jetojnė nė Palestinė dhe kujdeset qė t'ju shpjegojė shprehjet arameike qė i pėrdor".
Me tė vėrtetė, tradita dėshironte ta nxirrte Markun si shoqėrues tė Pjetrit nė Romė, duke e mbėshtetur kėtė nė letrėn e parė tė Pjetrit (nėse ai ėshtė vėrtetė autori i saj). Pjetri u ka shkruar atyre qė u dedikohet letra: "Bashkėsia e tė zgjedhurve nė Babiloni ju pėrshėndet si dhe djali im, Marku". Pėrkthimit ekumenik, prej nga konsiderohet se lejohet tė nxirret pėrfundimi se Marku, i cili ka qenė me Pjetrin nė Romė, ėshtė ungjilltarė... a thua njė rezonim i kėtillė e ka shtyrė Papinė, ipeshkvin e Hieropolisit, qė rreth vitit 150 t'ia pėrshkruajė ungjillit, pėr tė cilin ėshtė fjala, njė Marku pėr tė cilin thonė se ka qenė jo vetėm "pėrkthyes i Pjetrit" , por edhe bashkėpunėtor i Palit?

Nga kjo perspektiv, ungjilli sipas Markut datohet pas vdekjes sė Pjetrit, domethėnė ndėrmjet viteve 65dhe 70, sipas Pėrkthimit ekumenik, kurse rreth vitit 70, sipas O. Culmannit.
Vetė teksti shpreh mangėsinė e parė tė madhe: ai ėshtė redaktuar pa kurrfarė kujdesi pėr kronologjinė. Kėshtu Marku nė fillim tė tregimit tė vet ( 1, 16-20) vendos episodin mbi katėr peshkatarėt, tė cilėt Jezusi i bėn pasues duke thėnė thjesht: "Do t'ju bėj peshkatarė njerėzish", edhe pse nuk i ka njohur fare. Ungjilltari, pėveē kėsaj, tregon se i mungon tėrėsisht fuqia bindėse.
Siē e ka thėnė R.P. Roge Marku ėshtė "shkrimtar i ngathėt", "ungjillari mė i mjerė" , ai nuk di fare ta komponojė rrėfimin; kometuesi e ilustron vėrejtjen e tij duke e cituar njė fragment qė shpjegon pėr institucioni e dymbėdhjetė apostujve, pėrkthimi i tė cilit shprehimisht ėshtė si mė poshtė: "Pastaj u ngjit nė njė mal dhe thirri ata qė deshi vetė. Ata shkuan tek ai. Dhe i emėroi tė dymbėdhjetė qė ta shoqėrojnė, qė t'i dėrgoi tė predikojnė dhe tė kenė pushtet t'i dėbojnė djajtė. I emėroi kėta tė Dymbėdhjetėt: Simonin, tė cilit ia dha emrin Pjetėr" ( Marku 3, 13-16).

Nė disa episode ai ėshtė nė kundėrshtim me Mateun dhe Lukėn, siē e kemi thėnė mė sipėr me rastin e shenjės sė profetit Jon. Aq mė tepėr, lidhur me shenjat qė Jezusi ju jep njerėzve gjatė misionit tė tij, Marku predikon (8, 11-12) njė episod tė cilit nuk mund t'i besohet :
"Atėherė erdhėn farisenjtė dhe filluan tė diskutojnė me tė, duke kėrkuar nga ai ndonjė shenjė prej qellit, me qėllim qė ta sprovojnė32. Ai duke fsharė prej fundit tė shpirtit, tha: "pėrse ky brez kėrkon shenjė? Me tė vėrtetė, po ju them, kėtij brezi asesi nuk do t'i jepet shenjė". Atėherė i la, pėrsėri hyri nė Anije dhe kaloi nė bregun tjetėr".

Ky ėshtė pa dyshim pohimi qė vjen nga Jezusi lidhur me qėllimin e tij qė tė mos bėjė kurrėfarė vepre e cila do tė mund tė dukej e mbinatyshme. Kėshtu komentuesit e Pėrkthimit Ekumenik tė Biblės, duke u ēuditur qė Luka deklaron se do tė japė vetėm njė shenjė - tė Jonės profet (shih Ungjillin sipas Mateut), konsiderojnė se ėshtė "paradoksale" ajo qė Marku u thotė : "asesi nuk do t'i jepet shenjė kėtij brezi", pas "ēudirave qė i paraqitet si shenjė vetė Jezusi", vėrejnė ata. (Luka, 7, 22 dhe 11, 20).
I tėrė Ungjilli sipas Markut ėshtė pranuar zyrtarisht si kanonik, por autorėt modernė thonė se fundi i Ungjillit tė tij (16, 9-20) ėshtė shtuar mė vonė. Pėrkthimi Ekumenik e sinjalizon kėtė nė mėnyrėn mjaft eksplicite.

Ky fund nuk ėshtė pėrfshirė nė dy dorėshkrimet komplete mė tė vjetra tė Ungjijve, Codexu Vaticanusu dhe Codexu Sinaiticusu, qė datojnė nga shekulli IV. O. Culmann me kėtė rast shkruan:
"Dorėshkrimet e reja greke dhe disa versione e kanė shtuar nė kėtė vend njė pėrfundim mbi tregimet qė nuk janė tė Markut, por qė janė nxjerrė nga Ungjijtė e tjerė". Me tė vėrtetė, versionet e kėtij tė fundit tė shtuar janė tė shumta. Nė tekste ekziston herė njė version i gjatė, herė njė i shkurtėr (qė tė dy versionet janė tė reproduktuar nė Pėrkthimin Ekumenik), herė versioni i gjatė me njė shtesė, herė tė dy versionet.

R.P. Kannengiesser e komenton kėshtu kėtė tė fundit: "Duhet patjetėr qė tė jenė nxjerrė jashtė vargjet e fundit gjatė kohės sė pritjes zyrtare (ose botimet e dedikuara pėr publikun e gjerė) tė veprės sė tij nė bashkėsinė qė ka garantuar pėr tė. As Mateu, as Luka, as a fortiori Gjoni nuk e kanė njohur pjesėn qė ka munguar. Por, pėrsėri, zbrazėtia ka qenė e palejueshme. Shumė mė vonė, kur shkrimet e ngjashme sipas Mateut, Lukės dhe Gjonit u bėnė tė mundshme tė lexohen nga tė gjithė, ėshtė hartuar njė pėrfundim i denjė i Ungjillit tė Markut, duke marrė elemente majtas e djathtas prej ungjilltarėve tė tjerė. Do tė mund t'i gjenim lehtė pjesėt e kėsaj pėrmbledhjeje duke e ndarė pjesė pjesė Ungjillin e Markut (16, 9-20). Do tė kishim njė pasqyrė me konkrete tė lirisė me tė cilėn ėshtė trajtuar lloji letrar i tė rėfyerit ungjilltar deri nė prag tė shekullit II".
Ēfarė pranimi tė hapėt tė ekzistimit tė shpėrdorimeve tė njeriut nė tekstet e Shkrimeve (tė Shenjta) na ofrojnė kėto pasqyrime tė njė teologu tė madh!

UNGJILLI SIPAS LUKĖS
"Kronisti", sipas O. Culmann, "romancieri i vėrtetė", sipas R.P. Kannengiesseri, Luka nė prologun e tij drejtuar Theofilit na njofton se ai pas shumė tė tjerėve qė kanė hartuar tregime mbi Jezusin, do tė shkruajė njė tregim mbi tė njėjtat ngjarje duke i shfrytėzuar tregimet dhe informacionet e dėshmitarėve tė ngjarjes - gjė qė tregon se ai nuk ėshtė njėri ndėr ta - si dhe ato qė rrjedhin nga predikimet e apostujve. Kjo, domethėnė, ėshtė punė metodike e tij qė e tregon me kėto shprehje:
"Meqė shumė janė pėrpjekur t'i sistemojnė rrėfimet mbi ngjarjet qė kanė ndodhur ndėr ne, ashtu siē na kanė treguar ata qė ishin dėshmitarė tė ngjarjeve qė nga fillimi dhe shėrbėtorė tė Fjalės, edhe mua mė bėri mirė, dhe, pasi i shqyrtova mė vėmendje qė nga fillimi, t'i shkrova ty me rradhė, shkėlqesi Theofil, qė tė bindesh plotėsisht mbi sigurinė e mėsimit qė e ke marrė".

Qė nga rreshtat e parė kuptohet e tėrė ajo qė e ndan Lukėn nga "shkrimtari shumė i vogėl", siē ėshtė Marku, veprėn e tė cilit sapo e pėrmendėm. Ungjilli i tij ėshtė vepėr letrare e pakontestueshme, e shkuar me njė greqishte klasike pa barbarizma.
Luka ėshtė shkrimtari pagan i kthyer nė krishtėrim. Qėndrimi i tij ndaj hebrejve bie nė sy menjėherė. Siē e thekson kėtė O. Culmanni, Luka nuk i merr nga Marku vargjet nė tė cilat ka mė shumė judaizėm dhe thekson fjalėt e Jezusit kundėr mosbesimit tė hebrejve dhe marrėdhėniet e tij tė mira me samaritanėt, qė janė urrejtur nga hebrejtė, kurse sipas Mateut, e pamė mė sipėr, Jezusi ka kėrkuar nga apostujt qė tė ikin prej tyre. Njė shembull tronditės, ndėr shumė shembuj tė tjerė, pėr faktin se ungjilltarėt duke vėnė nė gojėn e Jezusin atė qė u ėshtė pėrgjigjur prespektivave tė tyre, me bindje thellėsisht tė padyshimta, japin versionin e fjalėve tė Jezusit nė pėrshtatje me pikėpamjet e bashkėsive tė cilave u kanė takuar. Si tė mohohet qė Ungjijtė janė "shkruar luftarakisht" ose "sipas rasteve" tė pėrmendura mė sipėr, kur ekzistojnė kaq shumė fakte tė qarta? Krahasimi ndėrmjet mėnyrės sė pėrgjithshme tė shprehjes sė Ungjijve sipas Lukės dhe tė atij sipas Markut ėshtė njė dėshmi pėr kėtė.

Kush ėshtė Luka? Kanė dashur ta identifikojnė mė mjekun qė mban kėtė emėr, tė cilin e citon Pali nė disa letra tė veta. Pėrkthimi Ekumenik thekson "shumė veta nga pėrshkrimi i saktė i tė sėmurit vėrtetuan se autori i Ungjillit ėshtė me profesion mjek". Ky mendim ėshtė krejtėsisht i tepruar. Luka nuk bėn "pėrshkrime" tė kėtij lloji nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės; "fjalori qė e pėrdor ai ėshtė i njė njeriu tė ngritur tė kohės sė tij". Njė farė Luka ka qenė udhėtar shoqėrues i Palit. A thua mos ėshtė ky po ai person? O. Culmanni mendon se po.
Data e Ungjillit sipas Lukės mund tė vlerėsohet sipas faktorėve tė ndryshėm: Luka ėshtė shėrbyer me Ungjillin sipas Markut dhe me atė sipas Mateut. Duket, lexojmė nė Pėrkthimin Ekumenik, se ka pėrjetuar rrethimin dhe shkatėrrimin e Jeruzalemit nga armata e Titusit, nė vitin70. Domethėnė, Ungjilli ėshtė mė i vonshėm se kjo datė. Kritikat e sotme e vendosin redaktimn e tij nė vitet 80-90, por shumė tė tjerė pėrmendin dhe data mė tė hershme.

Mėnyrat e ndryshme tė tė rrėfyerit tė Lukės tregojnė dallime tė theksuara nė krahasim me ato tė paraardhėsve tė tij. Mė sipėr e kemi dhėnė pasqyrėn e tyre tė shkurtėr. Pėrkthimi Ekumenik nė faqen 181 e nė faqen pasuese i sinjalizon kėto. O. Culmanni nė faqen 18 tė librit tė tij "Nouveau Testament" (Besėlidhja e Re) citon tregimin nga Ungjilli sipas Lukės, qė nuk janė gjetur tek tė tjerėt. Kėtu nuk ėshtė fjala aspak pėr ēėshtje tė dorės sė dytė.
Tregimet mbi fėmijėrinė e Jezusit nga Ungjilli sipas Lukės janė tė tijat. Mateu e predikon ndryshe nga Luka fėmijėrinė e Jezusit. Marku pėr kėtė nuk thotė asnjė fjalė.

Mateu dhe Luka japin gjenealogji tė ndryshme tė Jezusit: kundėrthėnia ėshtė aq shumė me rėndėsi, gjėra tė pabesueshme aq tė mėdha nga pikėpamja shkencore, saqė, nė kėtė libėr, kėsaj do t'i kushtohet njė kapitull tė veēantė. Ėshtė e kuptueshme qė Mateu, duke ju drejtuar hebrejve, e fillon gjenealogjinė prej Abrahamit dhe e vazhdon ndėrmjet Davidit, kurse Luka, pagan i konvertuar, kujdeset qė ta ēojė edhe mė lart. Por, do tė shihet se duke filluar nga Davidi, dy gjenealogjitė e kundėrshtojnė njėra-tjetrėn.
Nė shumė ēėshtje, Luka, Mateu dhe Marku e tregojnė ndryshe profetėsinė e Jezusit.
Njė ngjarje me rėndėsi kapitale pėr tė krishterėt, siē ėshtė themelimi i Eukaristisė, ėshtė temė me variantet e Lukės dhe tė dy ungjillltarėve tė tjerė. R.P.Roge nė librin e tij "Initation a l'Evanglie" (Hyrje nė Ungjijtė fq. 75) vėren se fjalėt me tė cilėn ėshtė themeluar Eukaristia Luka (22, 19-24) i ka transmetuar krejtėsisht ndryshe nga fjalėt qė i gjejmė tek Mateu (26, 26-29) dhe te Marku (14, 22-24), te tė cilėt janė gati tė njėjta. "Pėrkundrazi, formula tė cilėn e transmeton Luka ėshtė shumė e afėrt me atė qė e pėrmend shėn Pali" (letra e parė Koritianėve, 11, 23-25).

Siē e pamė, Luka i vė nė qarkullim fjalėt mbi shėlbimin e Jezusit, qė janė nė kundėrshtim me atė qė ėshtė thėnė nė Veprat e Apostujve, autori i tė cilave ėshtė pranuar, dhe qė janė pjesė pėrbėrėse tė Besėlidhjes sė Re. Nė Ungjillin e vet, ai e vendos shėlbimin nė Ditėn e Ringjalljes, kurse nė Veprat, dyzet ditė mė vonė. E dimė se ēfarė komentime tė ēuditshme kanė bėrė ekzegetėt e krishterė lidhur me kundėrthėniet.
Por komentuesit qė kujdesen tė jenė objektivė janė tė detyruar tė pranojnė, ashtu siē e bėjnė ata tė Pėrkthimit Ekumenik se nė planin e pėrgjithshėm pėr Lukėn "nuk ėshtė brenga e parė pėrshkrimi i ngjarjeve nė vėrtetėsinė e tyre materiale...".
Duke i krahasuar tregimet mbi Jezusin e ringjallur nga Veprat e Apostujve, nga po ky Lukė, me tregimet analoge tė ngjarjeve sipas Palit, R.P. Kannengiesseri jep pėr Lukėn jK}ė mendim; "Nga tė katėr ungjilltarėt Luka ėshtė mė i ndjeshmi dhe mė letrari, ai i ka tė gjitha cilėsitė e njė romancieri tė vėrtetė".

UNGJILLI SIPAS GJONIT
Ungjilli sipas Gjonit ndryshon nė mėnyrė radikale nga tre tė tjerėt aq sa R.P. Roge, nė librin e tij "Intitation a L'Evangile", pas komentimit tė tre tė tjerėve, jep menjėherė njė figurė ekspresive tė Ungjillit tė katėrt: "njė botė tjetėr". Ky ėshtė me tė vėrtetė njė libėr i veēantė: ėshtė i ndryshėm nė renditjen dhe zgjedhjen e temave, tė tregimeve, nė stil, nė tė dhėnat gjeografike dhe kronologjike, por edhe nė prespektivat teologjike (O.Culmann). Gjoni dhe ungjilltarėt e tjerė i transmetojnė fjalėt e Jezusit nė mėnyrė shumė tė ndryshme; R.P.Roge lidhur me kėtė tėrheq vėrejtjen se derisa ungjijtė sinoptikė i transmetojnė fjalėt e Jezusit nė stil "goditės, shumė mė tė afėrt me stilin gojor", te Gjoni stili ėshtė meditues deri nė atė masė sa qė "ndonjėherė mund tė pyesim a thua akoma po flet Jezusi apo fjalėt e tij pahetueshėm janė zgjatur nga meditimet e ungjilltarit".
Kush ėshtė autori? Ēėshtja ėshtė diskutuar shumė dhe lidhur me kėtė janė vėnė nė qarkullim mendime nga mė tė ndryshmet.
A.Tricoti dhe R.P.Roge janė ndėr ata qė nuk i prek as dyshimi mė i vogėl: Ungjilli sipas Gjonit ėshtė vepėr e dėshmitarit tė ngjarjes; autori ėshtė Goni, biri i Zebetit dhe vėlla i Jakovit, apostull, pėr tė cilin dimė hollėsira qė janė dhėnė nė doracakėt, tė cilėt i janė kushtuar publikut tė gjerė. Ikonografia popullarizuese e vendos afėr Jezusit, si nė kohėn e darkės sė fundit, qė i ka paraprirė Mundimit. Kush do tė mund tė mendonte se Ungjilli sipas Gjonit nuk ėshtė vepėr e kėtij Gjoni, apostull, figura e tė cilit ėshtė aq shumė e pėrhapur?

Redaktimi shumė i vonshėm i kėtij Ungjilli tė katėrt nuk ėshtė argument formal kundėr njė pikėpamje tė tillė. Versioni definitiv duhet tė jetė i redaktuar patjetėr nga fundi i shekullit I. Vendosja e redaktimit gjashtėdhjet vjet pas Jezusit do tė ishte nė pėrputhje me ekzistimin e njė apostulli shumė tė ri nė kohėn e Jezusit, i cili do tė jetonte afėr njė shekull. Nė studimin e vet mbi Ringjalljen, R.P. Kannengiesseri arrin nė pėrfundimin se asnjė autor i Besėlidhjes sė Re, pėrveē Palit, nuk mund tė thotė pėr vete se ėshtė dėshmitar i ringjalljes sė Jezusit. Por, pėrsėri, Gjoni e pėrshkruan dėftimin e Jezusit para apostujve, ndėr tė cilėt do tė ketė qenė edhe ai, kur ishin tė gjithė sė bashku, pėrveē Tomės (20, 19-24), pastaj tetė ditė mė vonė tė gjithėve sė bashku (20, 25-29).

O.Culmann nė librin e tij "Le Nouveau Testament" nuk pėrcaktohet.
Pėrkthimi Ekumenik i Biblės i saktėson se pjesė mė e madhe e kritikėve nuk e mbėshtet hipotezėn mbi redaktimin e apostullit Gjon, edhe pse kjo mundėsi, pėrkundėr tė gjithave, nuk mund tė jetė krejt e pėrjashtuar. Por ēdo gjė tregon se ka pasur ndėrhyrje, sepse teksti qė sot ėshtė nė lexim ka shumė autorė: "Mund tė bėhet qė Ungjijtė, kėta qė i kemi tani, i kanė botuar nxėnėsit e autorėve qė ja kanė shtuar kapitullin 21, dhe, pa dyshim, disa shėnime (Kėshtu 4, 2 dhe ndoshta 4, 1; 4, 44; 7, 375; 11, 2; 19, 35). Pėrsa i pėrket tregimit mbi gruan qė shkel kurorėn (7, 53-8), tė gjithė pajtohen me atė se ėshtė fjala pėr pjesėn me prejardhje tė panjohur qė ėshtė futur mė vonė (por qė i takon Shkrimit kanonik). Paragrafi 19, 35 paraqitet si "nėnshkrim i dėshmitarit tė ngjarjes" (O. Culmann) dhe ėshtė i vetmi qė ėshtė i qartė nė tėrė Ungjillin sipas Gjonit; por komentusit mendojnė se ai me siguri ėshtė shtuar mė vonė.
O. Culmanni mendon se shtesat e mėvonshme janė tė qarta nė kėtė Ungjill; i tillė ėshtė kapitulli 21, qė ka qenė vepėr e njė "nxėnėsi", i cili, gjithashtu, "e ka retushuar pjesėn kryesore tė Ungjillit".

Pa i pėrmendur tė gjitha hipotezat e tjera tė ekzegetėve, vetėm vėrejtjet e autorėve tė krishterė mė tė njohur qė i kemi pėrmendur kėtu lidhur me ēėshtjen e autorit tė Ungjillit tė katėrt, tregojnė se nė pikėpamje tė kumbarisė kemi njė konfuzion tė plotė.
Vlera historike e tregimeve tė Gjonit ėshtė kontestuar mjaft. Mospėrputhjet me tre Ungjijtė e tjerė janė tė hapta. O.Culmanni jep shpjegime pėr to. Ai pranon se Gjoni ka prespektiva tė ndryshme teologjike nga ungjilltarėt e tjerė. Ky qėndrim "drejtohet nga zgjedhja e tregimeve tė paraqitura tė mėsimit, si dhe nga mėnyra me tė cilin janė reproduktuar... Kėshtu autori shpesh vazhdon renditjen dhe vė nė gojėn e Jezusit historik atė qė Shpirti i Shenjtė ja ka zbuluar vetė atij". Pėr kėtė ekzeget shkaku i mospėrputhjes ėshtė i tillė.
Me tė vėrtetė ėshtė e mundur tė merret me mend se Gjoni duke shkruar pas ungjilltarėve tė tjerė, i ka zgjedhur disa tregime tė vetat qė t'i ilustrojė mė mirė tezat e veta dhe nuk do tė duhet tė ēuditemi qė te Gjoni nuk e gjejmė tėrė atė qė e pėrmbajnė treėgimet e tjera. Pėrkthimi Ekumenik zbulon njė numėr tė konsiderueshėm tė rasteve tė kėtij lloji (fq. 282). Por edhe mė shumė tė habisin disa zbrazėti. Disa duken fare pak tė mundshme, siē ėshtė ajo nga tregimi i themelimit tė Eukaristisė. Siē mund tė merret me mend qė njė episod aq i rėndėsishėm pėr krishtėrimin, i cili do tė bėhet shtyllė e liturgjisė sė tij: meshėn, nuk e ka pėrmendur Gjoni, ungjilltari meditativ par excellence? Por, ai kėnaqet me atė qė nė predikimin e asaj darke qė i ka paraprirė Mundimit tė pėrshkruajė vetėm larjen e kėmbėve tė nxėnėsve, paralajmėrimin e tradhėtisė sė Judės dhe mohimin e Pjetrit.

Pėrkundrazi, ka tregime qė janė karakterisitke pėr kėtė, kurse mungojnė tek tė tre ungjilltarėt e tjerė. Pėrkthimi Ekumenik i pėrmend (fq. 283). Edhe kėtu mund tė pėrfundojmė se tė tre autorėt mund tė mos e kuptojnė rėndėsinė qė e ka zbuluar Gjoni nė kėto episode. Por, si tė mos habitemi qė tek Gjoni gjejmė tregime mbi Jezusin e ringjallur nė bregun e liqenit tė Tiberiadit (Gjoni, 21, 1-14), qė ėshtė vetėm reproduktim, me shumė hollėsira tė shtuara mė vonė, tė gjuetisė sė ēuditshme qė e ka treguar Luka (5, 11), njė episod qė ka ngjarė nė ringjallje tė Jezusit. Nė kėtė tregim Luka aludon nė praninė e apostullit Gjon, i cili, sipas traditės, ka qenė ungjilltar. Pasi ky tregim nga Ungjilli sipas Gjonit pėrbėn njė pjesė tė kreut 21, pėr tė cilin pajtohen se ėshtė shtesė e mėvonshme mund tė marrim me mend lehtė se pėrmendja e emrit tė Gjonit nė tregimin e Lukės mund tė mendohet se ndėrthuret artificialisht nė Ungjillin e katėrt: nevoja qė pėr kėtė tregim mbi ngjarjen nė ringjallje tė Jezusit tė ndėrrohet nė tregim tė mbasvdekjes nuk e ka ndaluar shpėrdoruesin e teksit tė Ungjillit.

Njė mospėrputhje tjetėr e rėndėsishme ndėrmjet Ungjillit sipas Gjonit dhe tre tė tjerėve ėshtė kohėzgjatja e misionit tė Jezusit. Marku, Mateu dhe Luka e vendosin nė njė vit kurse Gjoni e zgjatė mbi dy vjet. O.Culmanni e vėren kėtė fakt. Pėr kėtė ēėshtje ja si shprehet Pėrkthimi Ekumenik:
Derisa Ungjijtė sinoptikė zhvillojnė periudhė tė gjatė galilease, pas sė cilės vjen njė ecje pak a shumė e gjatė nė drejtim tė Judesė, dhe mė nė fund njė qėndrim i shkurtėr nė Jeruzalem. Gjoni, pėrkundrazi, flet pėr transferime tė shpeshta nga njė krahinė nė tjetrėn dhe vėren praninė e pėrzgjatur nė Jude e sidomos nė Jeruzalem (1, 19-51; 2, 13-3, 36; 5, 1-47; 14, 20-31). Ai pėrmend shumė kremtime tė Pashkėve (2, 13; 5, 1; 6, 4; 11, 55) dhe kėshtu sugjeron profeci mė tė gjatė se dy vjet.
Pra, kujt duhet t'i besojmė: Markut, Mateut, Lukės apo Gjonit?

BURIMET E UNGJIJVE

Kjo pasqyrė e pėrgjithshme e shkurtėr qė del nga shqyrtimi kritik i teksteve tė Ungjijve na shpie drejt konceptimit tė njė literature "tė palidhshme", "plani i tė cilės nuk ka vazhdimėsi" dhe "kundėrthėniet e tė cilave duken tė pakalueshme", t'i huazojmė shprehjet nga gjykimi i komentuesit tė Pėrkthimit Ekumenik tė Biblės, nė autoritetin e tė cilit mund tė mbėshtetemi, sepse mendimet pėr kėtė lėndė janė shumė tė rėnduara nga pasojat. E pamė se njohja e historisė sė fesė nga koha e lindjes sė Ungjijve mund tė na shpjegojė disa karakteristika tė kėsaj literature, e cila i habit lexuesit qė janė tė prirur tė mendojnė. Por, vlen tė shkojmė mė tej dhe tė kėrkojmė atė qė mund tė mėsojmė nga punimet e publikuara nė kohėn bashkėkohore lidhur me punimet nga tė cilėt ungjilltarėt kanė marrė lėndėn pėr t'i redaktuar tekstet e veta: njėsoj ėshtė interesant tė shihet nėse historia e teksteve pas zyrtarizimit tė tyre mund tė shpjegojė disa aspekte qė i ofrojnė sot.
Nė kohėn e Etėrve Kishtarė ēėshtjes sė burimit i ėshtė afruar nė mėnyrė shumė tė thjeshtė. Nė shekujt e parė tė erės sė krishterė burim ka mundur tė jetė vetėm Ungjilli, i cili nė dorėshkrimet komplete ka qenė vendosur nė vendin e parė, dmth Ungjilli sipas Markut. Ēėshtja e burimit ėshtė shtruar vetėm pėr Markun dhe Lukėn, pasi Gjoni ka qenė problem i veēantė. Shėn Agustini ka konsideruar se Marku, i dyti sipas rendit tradicional tė paraqitjes, ėshtė frymėzuar nga Mateu, tė cilin e ka remizuar, kurse Luka, i cili nė dorshkrimet (manuskripte) ėshtė nė vendin e tretė, ėshtė shėrbyer me tė dhėna tė njėrit dhe tė tjetrit: kėtė e sugjeron prologu i tij, pėr tė cilin kemi folur mė sipėr.
Ekzegetėt e kėsaj kohe kanė mundur njėsoj si edhe ne sot tė vlerėsojnė shkallėn e pėrputhshmėrisė sė teksteve dhe tė gjejnė njė numėr tė madh vargjesh qė janė tė pėrbashkėt nė dy ose tre Ungjij sinoptikė. Komenutesit e Pėrkthimit Ekumenik tė Biblės pėrafėrsisht kėshtu i vlerėsojnė me numra:
- 330 vargje tė pėrbashkėta nė tė tre Ungjijtė sinoptikė.
- 178 vargje tė pėrbashkėta tė Markut dhe Mateut;
- 100 vargje tė pėrbashkėta tė Markut dhe Lukės;
- 230 vargje tė pėrbashkėta tė Mateut dhe Lukės;
kurse prej tė gjitha vargjeve tė tre ungjilltarėve tė parė 330 vargje i takojnė Mateut, 53 Markut dhe 50 Lukės.

Nga Etėrit Kishtarė e deri nė fund tė shekullit XVIII ka kaluar njė mijėvjeēar e gjysėm dhe nuk ka lindur ndonjė problem i ri lidhur me burimet e ungjilltarėve; ėshtė pranuar tradita. Por, nė kohėn bashkėkohore, duke i ditur kėto tė dhėna, u kuptua se secili ungjilltar, duke marrė informacionet qė i gjente tek tė tjerėt, nė tė vėrtetė e ndėrtoi tregimin nė mėnyrėn e vet, sipas pikėpamjeve tė veta. Atėherė i ėshtė kushtuar njė kujdes i rėndėsishėm grumbullimit tė materialeve tė tregimit nė traditėn gojore tė bashkėsisė primitive, nga njė anė dhe nė njė burim tė shkruar tė pėrbashkėt arameik, i cili nuk ėshtė gjetur, nė anėn tjetėr. Ky burim i shkruar ka mundur tė pėrbėjė njė bllok kompakt ose tė jetė i pėrbėrė nga fragmente tė komplikuara tė tregimeve tė ndryshme qė kanė mundur t'i shėrbejnė secilit ungjilltar pėr ta ndėrtuar veprėn e vet origjinale.
Kėrkimet mė tė thelluara qė kanė filluar afėrsisht para njė shekulli sollėn teori mė tė sakta, tė cilat do tė komplikohen me kalimin e kohės. Teoria e parė bashkėkohore ėshtė teoria e quajtur "dy burimet e Holtzmanit" (1863). Sipas saj, siē e saktėsojnė O.Culmanni dhe Pėrkthimi Ekumenik, Mateu dhe Luka janė frymėzuar prej Markut, nė njė anė, dhe prej njė dokumenti tė pėrbashkėt qė sot ka humbur, nė anėn tjetėr. Pėr mė tepėr, dy ungjilltarėt e parė do tė kishin nė dispozicion nga njė burim personalisht tė vetin. Kėshtu vijmė deri te skema e mėposhtme.

Skema
Culmanni e kritikon skemėn nė kėto pika:
1. Vepra e Markut, tė cilėn e kanė pėrdorur Luka dhe Mateu, nuk do tė ishte Ungjilli i kėtij autori, por ndonjė redaktim mė i hershėm;
2. Kjo skemė nuk i kushton kujdes tė duhur traditės gojore, e cila paraqitet si kryesore, pasi vetė, me kalimin e kohės prej tridhjetė apo dyzet vjetėsh, i ka ruajtur fjalėt e Jezusit dhe tregimet mbi misionin e tij, kurse ungjilltarėt kanė qenė vetėm raportues tė bashkėsisė sė krishterė, e cila e ka fiksuar traditėn gojore.
Kėshtu arrijmė tė kuptojmė se Ungjijtė qė i kemi sot kanė sjellė pasqyrėn e asaj qė bashkėsitė e krishtera primitive kanė ditur pėr profertėsinė e Jezusit, si dhe besimin dhe koncepcionet e tyre teologjike, raportues tė tė cilave kanė qenė ungjilltarėt.
Kėrkimet mė bashkėkohore tė kritikės lidhur me burimet e Ungjijve kanė zbuluar njė proēes akoma mė kompleks tė formimit tė teksteve. "Krahasimi i katėr Ungjijve", vepėr e R.P. Benotit dhe R.P. Boismardit, profesorė sė Shkollės Biblike tė Jeruzalemit (1972 deri 1973), e vė theksin nė zhvillimin e teksteve nėpėr shumė etapa, paralelisht me zhvillimin e traditės, gjė qė ka sjellė deri nė pasojat qė R.P.Benoiti, duke paraqitur njė pjesė tė librit qė ėshtė vepėr e R.P. Boismardit, e shpreh me kėto fjalė: "(...) format e fjalėve ose tė tregimeve qė rrejdhin nga evolimi i gjatė i traditės nuk e kanė origjinalitetin e njėjtė si ato qė kanė qenė nė fillim disa lexues tė kėsaj vepre ndoshta do tė befasohen ose do tė habiten kur tė kuptojnė se kjo ose ajo fjalė e Jezusit, kjo ose ajo parabolė, ky ose ai paralajmėrim i fatit tė tij, nuk janė thėnė ashtu siē i lexojmė ne, por ato janė pėrmirėsuar dhe pėrshtatur nga ata qė na i kanė transmetuar. Pėr ata qė nuk janė tė mėsuar me kėtė lloj tė kėrkimit historik ka njė burim tė mundshėm pėr tu ēuditur, ndoshta edhe skandal".

Kėto pėrmirėsime tė teksteve dhe pėrshtatja e tyre qė ėshtė bėrė nga ata qė na i kanė transmetuar, janė bėrė nė mėnyrė tepėr komplekse dhe kėtė e tregon skema tė cilėn nė e jep R.P. Boismardi. Ajo ėshtė zhvillim i teorisė sė tė ashtuquajturės tė dy burimeve. Skema ėshtė ndėrtuar pas punės nė hulumtimin dhe komparacionin e teksteve, tė cilėn kėtu do tė ishte e pamundur ta rezimojmė. Lexusi i interesuar do tė duhej qė pėr mė shumė hollėsira t'i referohej veprės origjinale qė ėshtė botuar nė Paris, nė botimin Cerf.

Katėr dokumentet bazė tė quajtura A, B, C, dhe Q, paraqesin burimet origjinale tė Ungjijve (shih skemėn e pėrgjithshme).
Dokumenti A ėshtė dokument i cili rrjedh nga mjedisi judeo-krishterė dhe e ka frymėzuar Mateun dhe Markun.
Dokumenti B ėshtė riinterpretim tė dokumentit A pėr nevojat tė kishave pagane-krishtere: ai ka frymėzuar tė gjthė ungjilltarėt, pėrveē Mateut.
Dokumenti C e ka frymėzuar Markun, Lukėn dhe Gjonin.
Dokumenti Q pėrmban shumicėn e burimeve tė pėrbashkėta pėr Mateun dhe Lukėn; ky ėshtė "dokument i pėrbashkėt" nga teoria e sipėrpėrmendur e dy burimeve.
Asnjėri nga kėto dokumente bazė nuk qe shkaktar pėr redaktimin e teksteve pėrfundimtare qė i kemi sot. Ndėrmjet tyre dhe versionit pėrfundimtar vendosen redaktimet e ndėrmjetme qė autori i quan: Mateu intermedist, Marku intermedist, Luka i hershėm dhe Gjoni. Kėto katėr dokumente ndėrmjetse do tė sjellin gjer te redaktimet e fundit tė katėr Ungjijve, duke i inspiruar si redaksi pėrkatėse tė fundit, ashtu dhe ato tė Ungjijve tė tjerė. Duhet parė skema kryesore nė mėnyrė qė tė kuptohen tė gjitha veprimet komlekse tė cilat autori i nxjerr nė dritė.
Rezultatet e kėtyre hulumtimeve biblike janė me rėndėsi tė madhe. Ato tregojnė se tekstet e Ungjijve jo vetėm qė kanė "historinė" e tyre (pėr kėtė do tė flasim mė poshtė), por edhe "parahistorinė" e tyre, sipas shprehjes sė R.P.Boismardit, kjo do tė thotė se para redaktimeve tė fundit ata kanė pėsuar ndryshime gjatė etapės sė dokumenteve ndėrmjetėse (intermediste). Kėshtu, pėr shembull, shpjegohet se si ėshtė e mundur qė njė tregim i njohur mirė nga jeta e Jezusit, siē ėshtė peshkimi i ēuditshėm, tė paraqitet nga Luka si ngjarje qė ka ndodhur nė gjallje tė tij, kurse sipas Gjonit, si njė episod i dėftimit tė tij pas ringjalljes.


M.E. BOISMARD
KRAHASIMI I KATĖR UNGJIJVE
SKEMA E PĖRGJITHSHME

Dokumenti A,B,C,Q = dok.bazė qė i kanė shėrbyer redaktimit
Mt.interm. = Redaktimi i ndėrmjetėm i Mateut
Mk.interm. = Redaktimi i ndėrmjetėm i Markut
Proto-Lk = Redaktimi i ndėrmjetėm i Lukės
In = Redaktimi i ndėrmjetėm i Gjonit
Red.fund.Mt = Redaktimi i fundit i Mateut
Red.fund.Mk = Redaktimi i fundit i Markut
Red.fund.Lk = Redaktimi i fundit i Lukės
Red.fund.Gjn = Redaktimi i fundit i Gjonit

Si pėrfundim i tėrė kėsaj del se duke lexuar Ungjijtė nuk jemi mė tė sigurt se dėgjojmė fjalėn
e Jezusit. R.P. Benoit, duke iu drejtuar lexuesit tė Ungjijve, ia tėrheq vėrejtjen nė kėtė, por i ofron njė kompensim:
"Nėse nė shumė raste duhet tė heqė dorė nga ajo qė tė dėgjojė zėrin e Jezusit, ai dėgjon zėrin e Kishės dhe shpreson nė tė si nė shpjeguesin, tė cilin hynisht e ka autorizuar Zotriu i cili, pasi dikur fliste nė vendin tonė, tani flet pėr lavdinė e vet".
Si tė lidhet ky konstatim formal mbi mungesėn e origjinalitetit tė disa teksteve me fazėn e konstatimit dogmatik mbi Shpalljen Hyjnore tė Koncilit tė Dytė tė Vatikanit, i cili, pėrkundrazi, na bind pėr transmetimin e fjalėve tė Jezusit: "Kėta katėr Ungjij, historikun e tė cilėve ajo (Kisha) e vėrteton pa mėdyshje, e trasmetojnė besnikėrisht atė qė Jezusi,Bir i Zotit, nė gjallje tė tij, duke qenė mes njerėzve, vėrtet ka bėrė dhe i ka mėsuar pėr shpėtimin e tyre tė amshueshėm, deri nė ditėn kur u ngrit nė qiell".
Shihet krejt qartė se puna e Shkollės Biblike tė Jeruzalemit i ka bėrė njė demant tė rreptė deklaratės sė Koncilit33.


HISTORIA E TEKSTEVE

Do tė ishte gabim tė besohet se menjėherė pas redaktimit Ungjijtė kanė krijuar Shkrimin e (Shenjtė) themelorė tė krishterimit qė po vinte, dhe se nė ta janė mbėshtetur si nė Besėlidhjen e Vjetėr. Autoriteti kryesor atėherė ka qenė tradita gojore e cila transmetonte fjalėn e Jezusit dhe mėsimet e apostujve. Shkrimet e para qė lexoheshin dhe qė fituan shumė mė pėrpara Ungjijve kanė qenė letrat e Palit: a nuk ishin redaktuar ato shumė dhjetėvjeēarė mė parė?
Pamė se para vitit 140 nuk ekzistonte asnjė dėshmi e cila do tė vėrtetonte se ka qenė i njohur njė pėrmbledhje i shkrimeve ungjillore, pėrkundėr asaj ēfarė shkruajnė akoma nė kohėn tonė disa komentues. Duhet pritur pėrafėrsisht vitin 170, qė tė katėr Ungjijtė tė fitojnė statutin e literaturės kanonike.

Nė kėtė kohė fillestare tė krishterimit kanė qarkulluar, gjithashtu, shkrime tė shumta mbi Jezusin, tė cilat mė vonė nuk janė konsideruar si tė denja pėr origjinalitetin dhe pėr tė cilat Kisha ka dhėnė urdhėr qė tė fshihen, prej nga edhe janė quajtur apokrife. Prej kėtyre teksteve ka vepra qė janė ruajtur mirė, meqė kanė "gėzuar pėrkrahje e plotė", na thotė Pėrkthimi Ekumenik ; si didake (mėsimi i tė dymbėdhjetė apostujve) ose letra e Barnabės, por tė tjerat, pėr fat tė keq, "janė hequr nė mėnyrė brutale" dhe prej tyre kanė ngelur vetėm fragmente. Duke u konsideruar si transmetuese tė trillimeve, ato u hoqėn para syve tė besimtarėve. Por, pėrsėri, veprat siē janė Ungjilli i Nazaretasve, Ungjilli i Hebrejve, Ungjilli i Egjiptjanėve, tė njohur pėr lidhjet me Etėrit Kishtar, u lidhėn mjaft ngushtė me Ungjijtė me Ungjijtė kanonikė. Po kjo vlen edhe pėr Ungjillin e Tomės dhe Ungjillin e Barnabės.

Disa nga kėto shkrime apokrife pėrmbajnė pjesė fantazmogorike, tė cilat janė produkt i imagjinatės popullore. Autorėt e veprave mbi Apokrifėt, me njė kėnaqėsi tė qartė, i citojnė fragmentet tė cilat, thėnė shkurt, janė qesharake. Por, fragmente tė tilla mund tė hasen nė tė gjitha Ungjijtė. Tė pėrkujtojmė vetėm pėrshkrimin fantastik tė ngjarjeve tė cilat, sipas Mateut, kanė ndodhur nė kohėn e vdekjes sė Jezusit. Nė tė gjitha shkrimet e kohės sė fillimit tė krishterimit mund tė hasen fragmente tė cilave ju mungon serioziteti: duhet tė jesh i ndershėm pėr ta pranuar kėtė.
Shumėsia e literaturės mbi Jezusin e ka shtyrė Kishėn qė t'i eleminojė qė nė fazėn e organizimit. A mos janė fshehur ndoshta me qindra ungjij? Vetėm katėr janė ruajtur pėr tė hyrė nė listėn zyrtare tė shkrimeve tė Besėlidhjes sė Re, qė pėrbėjnė atė qė quhet "Kanon".
Nga mesi i shekullit II, Markioni i detyroi fuqimisht autoritetet kishtare qė tė mbajnė qėndrim. Ky ishte armiku i egėr i hebrenjve, i cili atėhere kishte hedhur poshtė tėrė Besėlidhjen e Vjetėr dhe atė qė i dukej e tepėrt nė shkrimet pas Jezusit, lidhur me tė ose qė rridhnin nga tradita judeo-krishtere. Markioni e pranonte vetėm vlerėn e shkrimeve tė Palit dhe tė Ungjillit sipas Lukės, pasi mendonte se ky flet nė emėr tė Palit.

Kisha e shpalli Markionin heretik, kurse nė kanonin e saj futi tė gjitha letrat e Palit, por krahas katėr Ungjijve, sipas Mateut, Markut, Lukės dhe Gjonit, dhe gjithashtu i shtoi disa vepra, siē janė Veprat e Apostujve. Por, nė kėta shekuj tė parė tė erės sė krishterė lista zyrtare ndryshon. Veprat qė mė vonė do tė konsiderohen tė pavlera (apokrife) momentalisht qėndrojnė nė listė, kurse vepra tė tjera, tė cilat i pėrmban ligji i tanishėm i Besėlidhjes sė Re, kanė qenė fshirė nė atė epokė. Lėkundjet kanė zgjatur deri nė Koncilin e Hiponit, nė vitin 393, dhe nė Kartagjenė, nė vitin 397. Por tė katėr Ungjijtė janė vazhdimisht tė pranishėm.
Bashkė me R.P.Boismardin duhet tė na vijė keq pėr zhdukjen e njė sasie tė literaturės sė ēuditshme qė Kisha e shpalli apokrife, sepse ka qenė me interes historik. Nė tė vėrtetė ky autor i bėn vend kėsaj literature nė krahasimin e vet tė katėr Ungjijve, pėrveē Ungjijve zyrtarė. Ai vėren se kėta libra kanė qenė nėpėr biblioteka deri nė fundin e shekullit IV.
Ky shekull ėshtė epokė e vendosjes sė njė rendi serioz. Tė kėsaj kohė janė dorėshkrimet komplete tė Ungjijve mė tė vjetėr. Dokumentet mė tė reja, papirusėt e shekullit III dhe njė qė mund tė datohet si i shekullit II, na transmetojnė vetėm fragmente. Dy dorėshkrimet mė tė vjetra nė pergament janė dorėshkrimet greke tė shekullit IV. Kėto janė "Codex Vaticanus", vend zbulimi i tė cilit nuk dihet, dhe "Codex Sinaiticus", i zbuluar nė kodrėn e Sinait. I pari ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit, kurse i dyti nė Muzeumin Britanik tė Londrės dhe pėrmban dy vepra apokrife.

Sipas Pėrkthimit Ekumenik nė botė ekzistojnė 150 pergamena tė njohura; tė fundit janė tė shekullit IX. Por "tė gjitha kopjet e Besėlidhjes sė Re qė kanė arritur te ne nuk janė identike. Por, pėrkundrazi ndėr to mund tė hetohen dallime me rėndėsi variable, numri i tė cilave ėshtė tepėr i madh. Disa nga kėto dallime janė me karakteer gramatikor, leksikor ose nė renditjen e fjalėve, por ndonjėherė ndėrmjet dorėshkrimve mund tė hetohen mospajtime tė cilat prekin kuptimin e fragmenteve tė tėra". Nėse duam t'i kujtojmė mospajtimet e tekstit, mjafton tė shėtisim nėpėr "Novum Testamentum graece".
Kjo vepėr pėrmban njė tekst grek tė quajtur "mesatar", i cili ėshtė sintetik, me shėnimin e tė gjitha varianteve qė hasen nė versione tė ndryshme.
Autenticiteti i njė teksti, edhe i atij nga dorėshkrimet mė tė vlefshme, ėshtė gjithnjė i diskutueshėm. "Codex Vaticanus" na jep njė shembull pėr kėtė. Reproduktimi i tij nė faksimil, botim i Vatikanit i vitit 1965, ėshtė shoqėruar nga njė shėnim i tė njėjtės prejardhje, nga i cili kuptojmė se "shumė shekuj pas kopjimit (besohet rreth shekullit X ose XI) njė shkrues i ka rishkruar me bojė shkrimi tė gjitha fjalėt pėrveē atyre qė i ka konsideruar tė gabuara". Ka fragmente tė tėra tė tekstit, nė tė cilėn shumė qartė duken shkronjat e dikurshme ngjyrė gėshtenjė qė janė nė kontrast me tekstin tjetėr, ngjyra e tė cilit ėshtė gėshtenjė e errėt. Asgjė nuk na lejon tė pohojmė se ka qenė restaurim besnik. Tek e fundit, shėnimi e saktėsom kėtė gjė: "Ende nuk kemi patur sukses qė pėrfundimisht tė dallojmė duart e ndryshme qė kanė korrigjuardhe shpjeguar dorėshkrimet gjatė shekujve; njė numėr i dukshėm korrekturash ėshtė bėrė tėrėsisht nė momentin e pėrmirėsimit tė tekstit". Por nė tė gjithė doracakėt dorėshkrimi ėshtė paraqitur si kopje nga shekulli IV. Duhet t'u drejtohemi burimeve tė Vatikanit pėr tė parė se, shekuj mė vonė, duart kanė mundur ta ndryshojnė tekstin.

Do tė marrim pėrgjigje se tekstet e tjera mund tė shėrbejnė pėr krahasime, por si tė zgjedhim variantet tė cilat e ndryshojnė kuptimin? Dihet mirė se korrektura shumė e lashtė e ndonjė shkruesi mund tė bėnte qė tė vulosej versioni definitiv i njė teksti tė korrigjuar. Pak mė poshtė do tė shohim se si njė fjalė e vetme nga teksti sipas Gjonit e cila ka tė bėjė me Parakletin, e ndryshon rrėnjėsisht kuptimin e fragmentit dhe e modifikon tėrėsisht kuptimin e tij nga pikpamja teologjike.
Ja se ēfarė shkruan O. Culmanni lidhur me variantet nė librin e tij "Besėlidhja e Re":
"Ato ndonjėherė janė rezultat i gabimeve pa dashje; kopjuesi e ka harruar njė fjalė, ose, pėr shembull, e ka shkruar dy herė radhazi, ose nga pakujdesia e ka harruar njė pjesė tė fjalisė, sepse ky nė dorėshkrimin qė ėshtė pėrshkruar ka qenė i vendosur ndėrmjet dy fjalėve tė njėjta. Ndonjėherė kemi tė bėjmė me korrigjime tė qėllimshme: ose pėrshkruesi i ka lejuar vetes tė bėjė korrigjime tė tekstit sipas ideve personale ose ėshtė pėrpjekur ta harmonizojė tekstin me ndonjė tekst tjetėr paralel nė mėnyrė qė pak a shumė t'i reduktojė mospajtimet. Pasi shkrimet e Besėlidhjes sė Re u ndan nga literatura e krishterė fillestare dhe u konsideruan Shkrime tė Shenjta, pėrshkruesit kanė hezituar mė shumė qė t'i lejojnė vetes korrigjime tė tilla tė paraardhėsve tė vet: ata besojnė se pėrsėri e kopjojnė tekstin autentik dhe kėshtu i fiksojnė variantet.Mė nė fund, ndonjėherė pėrshkruesi e ka shpjeguar tekstin nė margjinė (fusnotė) pėr ta shpjeguar vendin jo tė qartė. Pėrshkruesi i ardhshėm, duke menduar se fjalinė e ka shkruar nė margjinė paraardhėsi ka harruar ta fusė nė tekst, ka besuar se ėshtė e nevojshme tė futet nė tekst ai shpjegim margjinal.Kėshtu teksti i ri ndonjėherė bėhet edhe mė i pakuptueshėm".

Shkruesit e disa dorėshrimeve ndonjėherė i japin liri tė tepruar vetes nė punėn me tekst. I tillė ėshtė rasti me pėrshkruesin e njėrit nga dorėshkrimet mė tė vlefshme "Codexom Bezae Contabrigiensis" nga shekulli VI, pas atyre tė dyve qė i cituam mė sipėr. Duke parė pa dyshim ndryshimin nė gjenealogjitė e Jezusit sipas Lukės dhe Mateut, shkruesi, nė kopjen e tij tė Ungjillit sipas Lukės, fut gjenealogjinė sipas Mateut, por pasi ky pėrmban mė pak emra se i Lukės, ai e plotėson me emra tė tjerė (edhe pse nuk e vendos barazpeshėn).
A thua pėrkthimet latinisht, siē ėshtė Vulgata e shėn Jeronimit ( shekulli IV) ose pėrkthimi edhe mė i vjetėr (vetus itala), pėrkthimet e sirianishtes sė vjetėr dhe tė koptishtes, janė mė tė besueshme se dorėshkrimet bazė tė greqishtes? Ato kanė mundur tė bėhen edhe sipas dorėshkrimeve edhe mė tė vjetra, prej atyre qė i kemi cekur mė sipėr dhe tė cilat do tė ishin tė humbura nė kohėn tonė. Pėr kėtė nuk dimė asgjė.

Ka pasur sukses qė tė gjitha kėto versione tė futen nė familje tė cilat nė vete bashkojnė njė numėr tė konsiderushėm tė karakteristikave tė pėrbashkėta. Kėshtu, sipas O. Culmannit, mund tė caktohen:
- njė tekst i quajtur lashtosirian, formimin e tė cilit kanė mundur ta bėjnė dorėshkrimet mė tė vjetra greke, nė pjesėn mė tė madhe; nė sajė tė shtypshkronjės ky tekst ėshtė shumė i pėrhapur nė Europė qė nga shekulli XVI; ai ėshtė njėri ndėr mė tė dobėtit thonė specialistėt.
- njė teks i quajtur Perėndimor me versionet e tij tė vjetra latine dhe "Codexin Bezae Cantabrigiensis", njėkohėsisht nė greqisht dhe latinisht (sipas Pėrkthimit Ekumenik, njėra nga karakteristikat e tij ėshtė tendenca shumė e shprehur ndaj shpjegimeve, pasaktėsive, parafrazave, harmonizimeve).
- teksti i quajtur neutral, tė cilit i takon Codex Vatikanus dhe Codex Sinaiticus, do tė kishte njė pastėrti mjaft tė madhe; botimet bashkėkohore tė Besėlidhjes sė Re e ndjekin pas me dėshirė, edhe pse edhe ky ka tė meta (Pėrkthimi Ekumenik).
Krejt ajo qė kritika bashkėkohore e teksteve mund tė na japė nga ky pikėvėshtrim ėshtė tė provojė tė bėjė rindėrtimin e "njė teksti i cili do tė kishte shanse mė tė mėdha qė t'i afrohet origjinalit. Shpresat se nė ēfarė mėnyre do tė gjejmė vetė tekstin origjinal nuk mund tė realizohet". (Pėrkthimi Ekumenik).

Shkėputur nga libri: Bibla, Kurani dhe Shkenca – Dr. Maurice Bucaille