Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 67
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Buxheti i shtetit shqiptar: Miratohet buxheti per vitin 2012, 396 miliard lekė

    Shėndetėsia, infrastruktura, arsimi dhe mbrojtja, “pėrkėdhelen” me mė shumė fonde buxhetore nė 2004

    Buxheti 2004, parashikon 47.6 miliardė lekė shpenzime

    Investimet e huaja nė buxhetin e shtetit ulen nė 24.2 miliardė lekė, reduktohen rreth 13.4 %

    Bledjana Beqiri

    Rreth 47.6 miliardė lekė parashikohen qė tė shpenzohen nė 2004 nga buxheti i shtetit pėr investime. Sipas Projektbuxhetit 2004, gjatė vitit tė ardhshėm parashikohet qė tė investohet rreth 9.8 miliardė lekė mė shumė, ku shpenzimet kapitale pritet qė tė zėnė rreth 5.79 pėr qind tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto nga 5.1 pėr qind qė pritet tė realizohet gjatė vitit 2003. Shėndetėsia, infrastruktura, arsimi, rendi dhe mbrojtja, si dhe investimet publike parashikohen qė tė jenė sektorėt mė tė pėrkėdhelur gjatė vitit 2004. Pjesa mė e madhe e investimeve, sipas Projektbuxhetit 2004, Programit Afatmesėm Buxhetor dhe Strategjisė Kombėtare tė Zhvillimit Ekonomik dhe Social, pritet qė tė shkojė nė kėto sektorė, tė cilėt parashikohet qė tė sjellin njė rritje mė tė qėndrueshme ekonomike prej rreth 6 pėr qind pėr tre vitet e ardhshėm. Programi i investimeve tė brendshme pėr vitin 2004 parashikohet qė tė arrijė nė total nė 23.4407 miliardė lekė ose rreth 10.4 pėr qind mė i lartė se buxheti i vitit 2003, ku financimi i brendshėm pėr shpenzime kapitale ishte vetėm 21.2 miliardė lekė. Sipas Projektbuxhetit 2004, rritja e financimeve tė brendshme nėpėrmjet buxhetit tė shtetit ėshtė rritur ndjeshėm pėr shkak tė rėnies sė theksuar tė financimeve tė huaja nė shpenzime kapitale. Pėr vitin 2004 shpenzimet e huaja janė parashikuar qė tė jenė nė masėn 24.2 miliardė lekė ose mė njė rėnie prej 13.4 pėr qind nė krahasim me buxhetin 2003. Projektbuxheti i vitit 2004 merr parasysh njė shifėr prej 24.2 miliardė lekė investime tė huaja, duke parashikuar disbursimet e pritshme nga marrėveshjet qė janė bėrė efektive.

    Shėndetėsia
    Rreth 17.320 miliardė lekė ose 10 pėr qind mė shumė fonde se njė vit mė parė ka parashikuar qeveria shqiptare qė t’i akordojė sektorit tė shėndetėsisė gjatė vitit 2004. Pėrmirėsimi i shėndetit dhe cilėsisė sė shėrbimit pėr popullatėn ėshtė objektivi kryesor i qeverisė shqiptare. Kėto fonde do tė shkojnė pėr rritjen e eficensės, cilėsisė sė shėrbimeve nė spitale, garantimin e njė aksesi mė tė mirė nė shėrbime dhe barazi mė e madhe nė ofrimin e shėrbimeve tė kujdesit shėndetėsor, formimi i vazhdueshėm i stafit nė kėtė sektor, si dhe monitorimi i standardeve tė shėrbimit, janė objektivat qė synohen qė tė arrihen nėpėrmjet fondeve tė pėrcaktuara nga buxheti i shtetit. Sipas projektbuxhetit, projektet kryesore qė do tė financohen nė kėtė sektor do tė jenė tė lidhura me fuqizimin e spitaleve rajonale, pėrfundimin e investimeve nė infrastrukturėn spitalore, nė tė cilat ėshtė investuar ndjeshėm nė tė dy vitet e fundit. Ndėrkohė qė me financim tė huaj pėr vitin 2004 ėshtė parashikuar pėrfundimi i Klinikės sė Specialiteteve Kirurgjikale pranė Qendrės Spitalore Universitare (QSU), rikonstruksioni i spitalit tė Elbasanit, Gramshit dhe Librazhdit, ndėrhyrja e thellė infrastruktuorre nė QSU Tiranė, pajisjet mjekėsore pėr Maternitetin e Ri tė Tiranės dhe blerja e njė numri tė konsiderueshėm ambulancash.

    Infrastruktura
    Sektori i ujėsjellės -kanalizimeve do tė orientohet nė zbatimin e strategjisė sė furnizimit me ujė, infrastruktura urbane do tė orientohet nė sistemin-asfaltim rrugėsh nė qytet dhe pėr pėrfundimin e rrugėve nė proces, ndėrkohė qė ėshtė parashikuar ndėrtimi i banesave tė reja dhe blerje banesash pėr familjet qė kanė humbur shtėpitė nė skemat piramidale. Kurse nė fushėn e transportit rrugor dhe telekomunikacionit pėr vitin 2004 Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacioneve do tė pėrqėndrohet nė sistemin rrugor dhe atė hekurudhor. “Nė ndėrtim rrugėsh janė parashikuar objekte tė cilat kanė studime dhe projekte zbatimi tė gatshme dhe qė nė pjesėn mė tė madhe tė tyre kanė filluar punimet, si nė akset Rrogozhinė-Elbasan, Lezhė-Shkodėr, Sopot-Tropojė dhe Has-Qafė Prush, si akse qė lidhin vendin tonė me Kosovėn dhe qė punimet kanė disa vite qė vazhdojnė”, citohet nė Projektbuxhetin 2004. Ndėrkohė qė nė sektorin hekurudhor investimet do tė pėrqėndrohen nė riparime emergjente dhe plotėsime tė trasesė, nė portet detare janė bėrė parashikime pėr ndėrtim kalatash nė portet e Vlorės dhe Sarandės, nė aviacionin civil ėshtė parashikuar mbėshtetje buxhetore pėr t’iu pėrgjigjur financimit tė huaj pėr ndėrtimin e aeroportit tė Kukėsit.

    Bujqėsia dhe ushqimi
    Pėr vitin 2004 programet prioritare tė sektorin e bujqėsisė dhe ushqimit do tė jenė rritja e shėrbimit tė inspektimit bujqėsor, sigurisė ushqimore dhe mbrojtjes sė konsumatorit, rehabilitimi dhe pėrmirėsimi i sistemeve tė ujitjes dhe kullimit, garantimi i funksionimit nomal i rrjetit tė hidrovorėve, si dhe ngritja dhe fuqizimi i infrastrukturės sė marketingut, promovimi i fermerėve dhe nxitja e pjesėmarrjes nė skemat e vetėfinancimit dhe mikrokredive.

    Rendi dhe mbrojtja kombėtare
    Rritja nė shkallė mė tė lartė e luftės dhe e krimit tė organizuar dhe trafiqeve tė paligjshme, zbatimi i sistemit tė pagės pėr gradė nė Policinė e Shtetit, pėrmirėsimi i infrastrukturės nė policinė kriminale, qarkullimin rrugor dhe policinė kufitare. Projektbuxheti 2004 pėr sektorin e mbrojtjes parashikon rreth 10.230 miliardė lekė ose 800 milionė lekė mė shumė se viti 2003.

    Drejtėsia
    Pėrmirėsimi i vazhdueshėm i sistemit tė burgjeve, si dhe pėrmirėsimi i punės sė pėrmbarimit gjyqėsor me qėllim ekzekutimin e vendimeve gjyqėsore. Projektbuxheti i vitit 2004 parashikon forcimin e mėtejshėm tė pavarėsisė nė sistemin e drejtėsisė.

    Kultura
    Shpenzimet nė kulturė do tė jenė rreth 3 pėr qind mė tė larta se njė vit mė parė. Kėshtu, sipas Projektbuxhetit 2004, shpenzimet pėr paga parashikohen qė tė kapin shifrėn 415 milionė lekė, me njė rritje prej 8 pėr qind nė krahasim me 2003, shpenzimet korrente do tė jenė 580 milionė lekė dhe shpenzimet pėr investime parashikohet qė tė arrijnė nė 730 milionė, shifėr kjo qė mendohet qė do tė pėrmbushė nevojat pėr investime tė kėtij sektori.

    Arsimi
    Hartimi i njė strategjie afatmesme dhe afatgjatė pėr reformimin e sistemit arsimor dhe shkencor, ristrukturimi i sistemit arsimor nga 8 -vjeēar nė 9 -vjeēar, pėrfundimi i reformės rrėnjėsore i sistemit tė kurikulave, thellimi i reformės sė arsimit tė lartė mbi bazėn e deklaratės sė Bolonjės, si dhe vazhdimi i reformimit tė sistemit tė kėrkimit shkencor janė objektivat kryesore qė qeveria shqiptare kėrkon qė tė arrijė pėr vitin 2004.

  2. #2
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Nė 2004 deficiti buxhetor pritet qė tė arrijė nė 4.7 % tė PBB-sė. Pėrcaktohen shpenzimet prioritare

    Qeveria nė 2004 parashikon qė tė vjelė 200.8 miliardė lekė


    Bledjana Beqiri

    Thellohet deficiti buxhetor nė 2004. Ulja e financimeve tė huaja, parashikohet qė tė mbulohet me njė rritje prej 14.6 pėr qind tė tė ardhurave buxhetore, prej Tatimeve dhe Doganave. Projektbuxheti i vitit 2004 parashikon njė rritje tė ardhurash, tė cilat pritet qė tė arrijnė nė 200.8 miliardė lekė ose 24.4 pėr qind e Prodhimit tė Brendshėm Bruto, nga 23.5 pėr qind qė pritet tė jetė nė fund tė 2003. “Gjatė vitit 2004, vazhdimi i reformave nė administratėn tatimore, kombinuar me pėrpjekjet pėr reduktimin nė masė tė ekonomisė informale, do tė rrisin totalin e tė ardhurave nė pėrqindje tė PBB-sė dhe do tė lejojnė njė zgjerim tė shpenzimeve prioritare brenda kuadrit tė konsolidimit fiskal”, citohet nė Projektbuxhetin 2004. Rritja e tė ardhurave rreth 14.6 pėr qind mė shumė se viti 2003, pritet tė realizohet si pasojė e rritjes sė tė ardhurave tatimore me rreth 14 pėr qind, ku tė ardhurat nga Tatimet dhe Doganat pritet qė tė rriten me rreth 13.5 pėr qind, tė ardhurat nga pushteti vendor me rreth 32.6 pėr qind dhe ato nga kontributet shoqėrore me rreth 10.6 pėr qind, ndėrkohė qė tė ardhurat jotatimore janė programuar qė tė rriten me rreth 12.6 pėr qind.
    PAUCA SED MATURA

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Buxheti prioritete pėr rrugėt e veriut.


    Nė vitin 2004 investimet kryesore nė infrastrukturė do t'i pėrkasin ndėrtimit tė akseve rrugore tė Korridorit Veri-Jug si dhe fillimit tė ndėrtimit tė rrugės Durrės -Kukės. Ndėrkohė, nė projektbuxhetin pėr vitin e ardhshėm, tė ardhurat nga privatizimi pritet tė jenė rreth 2.8 miliardė lekė.




    Nė projektbuxhetin e vitit 2004 shpenzimet kryesore do t'i pėrkasin infrastrukturės rrugore dhe hekurudhore dhe mė pas, si ēdo vit tjetėr, prioritet do tė jenė shėndetėsia dhe arsimi. Nė ndėrtimin e rrugėve tė reja tė pėrfshirė nė kėtė projekt mund tė pėrmenden segmentet rrugore Rrogozhinė- Elbasan dhe Lezhė-Shkodėr, si pjesė e aksit Veri-Jug. Po kėshtu, pėr vitin e ardhshėm ėshtė parashikuar dhe ndėrtimi i segmentit Milot-Rrėshen si pjesė e rrugės Durrės-Kukės-Morinė. Gjithashtu janė parashikuar pėrmirėsime nė rrugėt qė pėrshkojnė zonat turistike.
    Nė sektorin hekurudhor janė parashikuar riparime emergjente, plotėsime tė traseve nė akse tė ndryshme. Nė investimet nė portet detare janė bėrė parashikime pėr ndėrtim kalatash nė portet e Vlorės e Sarandės. Nė aviacionin civil ėshtė parashikuar mbėshtetje buxhetore pėr t'iu pėrgjigjur financimit tė huaj pėr ndėrtimin e aeroportit tė Kukėsit. Pėr kėta sektorė janė parashikuar tė shpenzohen rreth 47.6 miliardė lekė. Nė raport me PBB-nė kėto shpenzime parashikohet tė zėnė 5.79 pėr qind tė tij. Sipas tė dhėnave nga Ministria e Financave, programi i investimeve tė brendshme pėr vitin e ardhshėm parashikon njė total prej 23.407 miliardė lekėsh, ose 10.4 pėr qind mė e lartė se nė buxhetin e vitit 2003. Nė kėtė mėnyrė ėshtė bėrė e mundur zėvendėsimi i uljes sė financimit tė huaj pėr vitin e ardhshėm. Shpenzimet kapitale tė financuara nga burime tė huaja janė parashikuar nė masėn 24.191 miliardė lekė, ose me njė rėnie prej 13.4 pėr qindesh.
    Pėr vitin 2004, tė ardhurat nga privatizimi janė parashikuar tė arrijnė vlerėn e 2 miliardė e 830 milionė lekėve. Nga ky total i parashikuar, 1 miliard e 400 milionė lekė i takojnė shitjes sė kompanisė sė sigurimeve INSIG. Nė procesin e privatizimit janė edhe Banka e Kursimeve dhe Albtelekom, tė ardhurat e tė cilave nuk janė parashikuar tė pėrfshihen nė kėtė projektbuxhet, pėr vetė riskun qė ato pėrmbajnė dhe afatet se kur mund tė pėrfundojė krejt procesi i shitjes se tyre. Nė projekt ėshtė parashikuar qė nė rast tė njė privatizimi tė suksesshėm tė kėtyre dy objekteve strategjike, buxheti i vitit 2004 do tė rishikohet pėr vlerėn e tė ardhurave shtesė nga privatizimi i tyre.

  4. #4
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Biznesi nė njė letėr drejtuar FMN-sė, BB-sė dhe qeverisė kėrkon rishikimin e paketės fiskale

    Paketa fiskale, biznesi i drejtohet Nanos


    Bledjana Beqiri

    Komuniteti i biznesit ka vendosur qė t’i shkojė deri nė fund kėrkesave pėr paketėn e re fiskale. Bashkimi i Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė dhe shoqatat e biznesit i kanė dėrguar njė letėr pėr rishikimin edhe njėherė tė propozimeve qė komuniteti i biznesit ka bėrė pėr paketėn e re fiskale, Kėshillit Konsultativ tė Biznesit, Ministrisė sė Ekonomisė, Ministrisė sė Financave, Bankės Botėrore (BB), Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN), si dhe kryeministrit Fatos Nano. Kėshtu, kėsaj here biznesi i ka marrė seriozisht kėrkesat, duke mos i dėrguar letėr pėr rishikimin e propozimeve vetėm Kėshillit Konsulativ, por edhe institucioneve tė tjera shtetėrore dhe institucioneve ndėrkombėtare, si dhe kryeministrit. Sotiraq Dhamo, kryetar i grupit tė punės pėr hartimin e paketės sė re pėr Bashkimin e Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė dhe shoqatave tė biznesit pohon pėr “Shekullin” se biznesit iu la shumė pak kohė nė dispozicion qė tė studiojė ndryshimet e bėra nė paketėn e re fiskale, megjithatė komuniteti i biznesit nė njė material tė pėrbashkėt kėrkonin marrjen parasysh tė disa propozimeve. “Ne kemi kėrkuar qė kėto ndryshime tė diskutohen nen pėr nen”, -pohon Dhamo. Sipas tij, shumė propozime si heqja e akcizės pėr karburantet nė bujqėsi, tė cilėn pak muaj mė parė e ka mbėshtetur edhe kryeministri Nano, heqja e akcizės pėr ujin e pijshėm, pėrshkallėzimi i Tatimit mbi Vlerės e Shtuar dhe disa propozime tė tjera, me pak dėshirė tė mirė mund tė ishin marrė parasysh. Dhamo sqaron se nėse nuk do tė dėgjohet zėri i biznesit, ai do t’i bėjė thirrje edhe Parlamentit shqiptar dhe komisioneve parlamentare pėr mosmiratimin e paketės sė re fiskale. Komuniteti i biznesit pėr herė tė parė kėtė vit ėshtė bashkuar nė njė paketė propozimesh, tė cilat janė paraqitur nė Kėshillin Konsulativ tė Biznesit. Ky i fundit qė 3 javė mė parė duhet tė argumentonte dhe tė deklaronte se cilat prej propozimeve janė marrė parasysh dhe cilat nuk janė marrė parasysh, por biznesi pėrgjigjen e mori vetėm kur nė dorė i erdhi paketa e re fiskale pėr vitin 2004. Biznesit iu la mė pak se 4 ditė kohė pėr tė shqyrtuar paketėn, gjė qė i detyroi biznesmenėt qė nė njė letėr drejtuar krerėve tė shtetit dhe institucioneve ndėrkombėtare tė kėrkojnė tė drejtėn e tyre.
    PAUCA SED MATURA

  5. #5
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Niveli i te ardhurave gjithsej per vitin 2004, eshte parashikuar te arrije ne rreth 200.8 miliarde leke, nga rreth 190 miliarde leke qe priten te realizohen kete vit. Kjo rritje, sipas Ministrise se Financave i dedikohet si rritjes se te ardhurave tatimore ne rreth 14 per qind (ku te ardhurat nga tatimet dhe doganat pritet te rriten me rreth 13.5 %, te ardhurat nga pushteti vendor me rreth 32.6 perqind dhe ato nga kontributet shoqerore 10.6%) ashtu edhe rritjes se te ardhurave jotatimore qe jane programuar te rriten me rreth 12.6 %. Te ardhurat nga tatimet dhe doganat jane programuar te rriten me rreth 14.9 miliarde leke, ose rreth 13.5 per qind kundrejt te pritshmit te vitit 2003. Ne kete rritje prodhimi i brendshem bruto ne terma nominale do te kontribuoje me rreth 10.4 perqind me shume se ne vitin 2003, nderkohe qe reforma ne administratat fiskale do te kontribuoje me rreth 4-5%, ose e thene ndryshe te ardhurat nga administratat tatimore do te rriten me rreth 0.5% e GDP-se. Ne vitin 2004, te ardhurat tatimore qe grumbullohen nga administrata tatimore parashikohet te rriten me rreth 18 perqind me shume se fakti i vitit 2003. Ne tatimet kryesore si: Tatimi mbi Vleren e Shtuar, Tatimi mbi Fitimin dhe akcizat, synohet qe te ruhet ritmi normal i rritjes vjetore ne nivelet 13-15 per qind. Ne lojrat e fatit, krahasuar me vitin 2003 eshte parashikuar rritje mbi trefish. Arritjes se ketij synimi do t'i sherbeje ndryshimi nga tatimi mbi fitimin ne perqindje ne tatim fiks mbi lojrat. Te ardhurat nga biznesi i vogel jane parashikuar te rriten 26 perqind. Planifikimi i te ardhurave doganore per vitin 2004 eshte bazuar ne nje rritje prej 13,5% e volumit te importit te taksuar krahasuar me vitin 2003, e shprehur ne vlere absolute 203,7 miliarde leke. Te ardhurat jotatimore, ky kryeisht llogaritet fitimi i bankes se Shqiperise dhe dividentet e ndermarrjeve shtetetore eshte mbajtur parasysh parashikimi i realizimit gjate vitit 2003. Ndersa te ardhurat nga privatizimi jane parashikuar duke mbajtur parasysh shkallen e privatizimit te kompanise INSIG si dhe parashikimin e Ministrise se Ekonomise mbi te ardhurat nga privatizimi i sektorit jostrategjik. Ne total parashikimi arrin ne 2.830 milione leke nga te cilat 1.400 i takojne privatizimit te INSIG.

  6. #6
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Buxheti

    Po dje, nė kuadėr tė politikave sociale tė qeverisė, ėshtė miratuar edhe njė rritje e pensioneve. Rritja ėshtė nga 200 deri nė 600 lekė nė muaj, pėr dy periudha pensionistėsh

    Kėshilli i Ministrave miraton ligjet ekonomike. Tani debati zhvendoset nė parlament

    Qeveria balancon pensionet
    Kalon buxheti i shtetit dhe paketa fiskale pėr vitin 2004



    Tiranė

    Megjithėse nė limitet ligjore, qeveria ka miratuar dje paketėn fiskale dhe projektbuxhetin pėr vitin 2004.

    Nga ana tjetėr, po dje, nė kuadėr tė politikave sociale tė qeverisė, ėshtė miratuar edhe njė rritje e pensioneve. Rritja ėshtė nga 200 deri nė 600 lekė nė muaj, pėr dy periudha pensionistėsh. Rritje totale tė pensioneve kanė pasur vetėm invalidėt. Rritja e pensioneve fillon mė datė 1 dhjetor. Qeveria ka miratuar edhe kompensimi i energjisė elektrike. Rritja e ēmimit qė fillon nė janar tė vitit tjetėr ka bėrė qė rreth 190 mijė familje tė pėrfitojnė kompensim pėr energjinė elektrike. Sasia e caktuar si e nevojshme ėshtė 220 kilovatė/orė nė ditė, nga 300 qė ėshtė aktualisht.

    Sipas ministrit tė Financave, “paketa fiskale ėshtė pjesė e pandarė e pėrgjegjėsisė nė rritje tė mazhorancės socialiste, ėshtė edhe serioziteti nė bashkėrendimin e politikės fiskale me procesin e hartimit tė projektbuxhetit tė shtetit”. Ndėrsa pėrsa i pėrket buxhetit, Islami theksoi se, “programi financiar i shtetit pėr vitin 2004, shėnon njė hap tė rėndėsishėm pėrpara nė drejtim tė ruajtjes dhe konsolidimit tė mėtejshėm tė arritjeve pozitive tė treguesve makroekonomikė dhe atyre tė buxhetit, tė cilat i kemi hasur gjatė vitit 2003”. Megjithėse buxheti ėshtė njė kopje e buxhetit tė kėtij viti, Islami theksoi se projekti nė krahasim me vitin qė po lėmė pas, shėnon njė ndryshim pozitiv, si nga pikėpamja sasiore, po ashtu edhe nga pikėpamja cilėsore. “Nga pikėpamja sasiore, bashkėsia e informacionit pėr treguesit makroekonomikė, fiskalė dhe buxhetorė ėshtė rritur duke ofruar kėshtu mė shumė inpute dhe analiza, gjė e cila rrit ndjeshėm mundėsinė pėr gjykim, e pėr pasojė pėr sugjerime, tė cilat pa dyshim do tė pėrmirėsojnė programin financiar tė vitit 2004”.



    Kompensim pėr rritjen e ēmimit tė energjisė

    Sasia e energjisė elektrike pėr tė cilėn do tė jepet kompensim do tė jetė 220 kV/h. Kjo sasi ėshtė e mjaftueshme pėr ndriēim, informim radio-televiziv dhe nevoja tė tjera, duke pėrjashtuar kėtu ngrohjen me energji elektrike. Pėr 220 kV/h e para tė muajit ēmimi do tė jetė 5.4 lekė nga 4.9 qė ėshtė aktualisht. Diferenca e ēmimit do tė pėrballohet nga buxheti i shtetit me rreth 253 milionė lekė. Sipas studimit tė bėrė janė rreth 190.000 familje qė do tė pėrfitojnė nga ky vendim.



    BUXHETI

    Totali i tė ardhurave 200 miliardė lekė
    Rritja nga 2003 22.2 miliardė lekė
    Tė ardhurat fiskale 125.6 miliardė lekė
    Rritja nga 2003 15 miliardė lekė
    Shpenzimet buxhetore 30 miliardė lekė
    Rritja nga 2003 14.4 pėr qind
    Investimet 38 miliardė lekė
    Rritja nga 2003 9.4 miliardė lekė


    Rritja e pensioneve

    Pėr personat qė kanė dalė nė pension nga 1 korrik ’91 deri nė 30 shtator ’93
    Rritja 252 lekė deri nė 685 lekė nė muaj

    Pėr personat qė kanė dalė nė pension nga 1 janari ’97 deri nė 30 qershor 2000
    Rritja 100 lekė deri nė 764 lekė nė muaj

    Rritje e pensioneve tė plota tė invaliditetit nga 100 lekė deri nė 1789 lekė nė muaj

    Efektet financiare 60 milionė lekė
    Rritja fillon nga 1 dhjetori i kėtij viti
    PAUCA SED MATURA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    NUK BESOJ SE KY BUZHET DO MIRATOET NE PARLAMENT PASI NE DERE PO TROKASIN ZGHEDHJET E PARAKOSHME SI DOMODOSHMERI PER TE SHPATUAR ATE VEND NGA KRIMI I TOS NANOS
    nuk ka rendesi

  8. #8
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Ne kete buxhet pershtypje te ben fakti qe qeveria po rrit shpenzimet. Kjo jo sepse nje gje e tille eshte negative per nje ekonomi, por sepse kjo ndodh pikerisht tani ne momentin kur ne gjirin e partise ne pushtet po kryhen zgjedhjet per kryetar partie.
    Shkurt kjo gje i sherben vetem nje njeriu F Nanos.

    Po te shikosh me kujdes shpenzimet rritura shkojne tek ajo pjese e popullsise qe i kane qendruar besnike partise se adoptuar tashme nga PK ne PS.

    Te tjera shpenzime behen per te ulur dhimbjen e rritjes se cmimit te energjise (rritja e cmimeve eshte nje domosdoshmeri per ekonomine shqiperine). Kjo gje i prek drejtperdrejt te gjithe shqiptaret dhe eshte, per mendimin tim, nje mase e padrejte e ndermarre nga qeveria. Duket qarte se z Nano kerkon te perftoje simpatine e sa me shume shqipetareve.

    Per shume individ kjo mund te jete nje gje normale pasi PS-ja eshte parti e majte dhe mbron elektoratin e saj. E kjo mua nuk duhet te me hyje shume ne pune.

    Ajo qe mua me zgjon kundershtine ndaj ketyre veprimeve eshte se:
    Te gjithe e dime qe borxhi shqipetar po rritet dita dites. Arsyeja pse rritet ky borxh eshte se qeverite per tu bere sa me te mire ne syte e popullit leshojne shpenzime te tilla si ato me siper.
    Problemi eshte se keto borxhe nje dite duhet te shlyhen.
    Me siguri jo sot por per nje kohe te gjate. E kur tju vije koha shlyerjes se ketyre borxheve qeveria duhet te ngrije taksat ndaj shtetasve te saj. Ekonomia do ndrydhet dhe do te kete pasoja.

    Thjeshte do jemi ne , rinia e sotme qe do te na duhet ti shlyejme keto borxhe . Pra keto ndryshime qe po ndodhin sot jane costoja jone. Ndaj duhet te fillojme ta shikojme me me kujdes shpenzimet qe ben qeveria sot qe neser te mos jete vone.......

    mariglennora
    PAUCA SED MATURA

  9. #9
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Sistemi Fiskal
    Biznesi: Projektbuxheti 2004, dėshtimi i radhės i qeverisė

    Pėrfaqėsuesit e organizatave tė biznesit shqiptar shprehen se nuk janė dorėzuar ende kėrkesat e tyre pėr paketėn fiskale 2004






    Data (28-11-2003)

    Orjeta Zhupa


    Projektbuxheti dhe paketa fiskale 2004 kaluan nė qeveri dhe u miratuan krejt papritur dhe nė heshtje tė plotė tė mėrkurėn nė mbrėmje. Madje, nė konferencėn pėr shtyp tė ministrit tė Financave Islami nuk u lejua tė bėhej as edhe njė pyetje nga gazetarėt e pranishėm. Tani pritet vetėm miratimi nė komisionin e ekonomisė dhe mė vonė nė Parlament, pėr t’i hapur dritėn jeshile njė projekti qė nuk mori parasysh asnjė kėrkesė thelbėsore tė komunitetit tė biznesit. “Muaji dhjetor do tė jetė muaji i betejės sė madhe, ku ne do tė kėmbėngulim tė respektohen kėrkesat e drejta tė bėra nga komuniteti i biznesit”,- tha Luan Bregasi, kryetar i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė. “Propozimet e biznesit,- vazhdon ai, -janė bėrė mbi mendime ekspertėsh dhe nuk synojnė privilegje dhe pozita jo tė barabarta pėr grupe tė ndryshme biznesesh. Ato kėrkojnė tė mbrohet prodhimi dhe biznesi vendas i cili ėshtė i pambrojtur pėr shkak tė politikave diskriminuese taksative dhe administrative tė aplikuara nga qeveria shqiptare. Sipas Bregasit, ėshtė e domosdoshme qė prodhimi vendas tė mbrohet, pasi atij pėrveē taksave tė larta i duhet tė paguajė edhe koston e mungesės sė energjisė elektrike, tė infrastrukturės sė dobėt dhe tė korrupsionit tė lartė. “Kėshtu, qeveria duhet tė bėjė tė pamundurėn tė pėrmirėsojė kushtet e biznesit pėr tė ulur kostot e tij”, -thotė Bregasi pėr “Biznesin”.
    Marrėveshjet me organizmat ndėrkombėtare
    Nga ana tjetėr, qeveria e ka justifikuar mospranimin e kėrkesave tė biznesit si tė parealizueshme dhe qė bien ndesh me marrėveshjet e nėnshkruara me organizatat ndėrkombėtare. Sotiraq Dhamo, profesor nė Fakultetin Ekonomik dhe pėrpilues i kėrkesave tė biznesit pėr paketėn fiskale, tha: “Nuk mund tė nxirren si pretekst marrėveshjet me OBT-nė dhe organizmat ndėrkombėtare pėr tė mos marrė parasysh kėrkesat e biznesit, pasi ato nuk mund ta dėnojnė zhvillimin e bizneseve vendase. Unė mendoj se nėse kėrkesat e biznesit jepen tė argumentuara, OBT-ja dhe organizmat ndėrkombėtare nuk kanė se si tė mos i pranojnė ato,” thotė Dhamo. “Pėrveē kėsaj, OBT-ja dhe biznesi janė nė tė njėjtin mendim qė tarifat doganore pėr lėndėt e para qė vijnė nė vend tė jenė 0-2% ndėrkohė qė qeveria i ka rritur kėto tarifa dhe i ka bėrė 6% vetėm pėr tė mbushur buxhetin e shtetit”.
    Ndėrsa Bregasi lidhur me kėtė ēėshtje thotė: “Marrėveshjet me OBT-nė janė pėrgjegjėsia e qeverisė dhe jo e biznesit, pasi ato marrėveshje nuk janė bėrė nė konsulencė me sipėrmarrjen private. OBT-ja ka tė drejtė tė kėrkojė plotėsimin e klauzolave tė marrėveshjeve, por kjo nuk do tė thotė se marrėveshjet nuk mund tė rishikohen pasi ato janė bėrė kėtu e disa vite mė parė”. Sipas Bregasit, biznesi shqiptar ėshtė konsoliduar nė kėto vite dhe kapitalet tregtare tė tyre janė kthyer nė kapitale prodhuese dhe nė kėto rrethana ėshtė e nevojshme tė ndryshohen edhe politikat e ndjekura pėr tė zhvilluar ekonominė vendase.

    Boks
    Roli i sektorit privat
    Biznesi privat sot tek ne dominon nė mėnyrė tė padiskutueshme gjithė jetėn ekonomike tė vendit. Sipas Institutit tė Statistikave (INSTAT), ai jep 74-81% tė prodhimit tė pėrgjithshėm bruto, realizon 82-88% tė investimeve tė ekonomisė kombėtare dhe ka tė punėsuar mbi 310 mijė njerėz.

    Kokėdhima: Projektbuxheti 2004 ėshtė njė buxhet i rrėnimit tė mėtejshėm tė vendit
    Flet Koēo Kokėdhima, president i Bashkimit tė Organizatave tė Biznesit Shqiptar (BOBSH)

    Ē’mendim keni pėr projektbuxhetin e vitit 2004?
    Sė pari, mendoj qė procesi i hartimit dhe miratimit tė projektbuxhetit pėr vitin 2004 ėshtė shumė i vonuar. Sė dyti, ky projektbuxhet ėshtė krejtėsisht i pashpresė, pasi ai nuk garanton njė zhvillim tė ekonomisė, tė arsimit, tė kulturės, tė shėndetėsisė etj. Ky ėshtė njė buxhet i rrėnimit tė mėtejshėm tė vendit. E gjithė sipėrmarrja vendase qė ėshtė ngritur e ka rezistuar kėto 10 vjet tė shkuara ėshtė nė pragun e shkatėrrimit tė plotė e falimentimit masiv. Ne jemi nė njė situatė tė rėndė krize. Por qė me siguri mund t’ia dalim me ndihmėn e ministrit tė Financave!

    Qeveria shqiptare nuk i ka pranuar kėrkesat e biznesit me pretekstin se bien ndesh me marrėveshjet e nėnshkruara me organizatat ndėrkombėtare. A ėshtė e pranueshme njė gjė e tillė?
    Diskutimet qė gjoja OBT-ja ka ngelur e pakėnaqur pėr shkak se janė shkelur klauzolat e marrėveshjeve tė nėnshkruara janė alibira dhe spekulime qė synojnė tė mashtrojė opinionin publik.
    Sa herė qeveria flet, mos mendoni se ajo ka parasysh ato qė do tė bėjė. Sa herė qė qeveria vepron, mos mendoni se ajo do tė bėjė ato qė ka thėnė. Qeveria jonė thjesht mashtron, gėnjen dhe pėrsėri gėnjen e mashtron. Ky ėshtė morali, serioziteti dhe formati i kėsaj qeverie.
    Nuk e besoj kėtė qeveri pėr asgjė. Kjo qeveri ėshtė nė armiqėsi me sipėrmarrjen vendase, ėshtė nė armiqėsi me kėrkesat tona ekonomike dhe politike. Ėshtė nė armiqėsi tė plotė me zhvillimin. Unė jam i neveritur nga kjo qeveri dhe nuk dėshiroj t’i pėrgjigjem asnjė pyetjeje qė lidhet me tė. Ėshtė qeveri e shkatėrrimit tė sipėrmarrjes vendase dhe e vendit. Prej saj nuk mund tė presim asgjė tė mirė. Ne po vuajmė arsyet e politikės sė shitjes sė interesave tė vendit ndaj interesave tė huaja, ndaj krimit dhe korrupsionit.

    Sot nisėn punimet nė segmentin e parė tė rrugės Durrės-Kukės. A mendoni se qeveria do tė krijojė mundėsi financimi edhe pėr segmentet e tjera tė kėsaj rruge?
    Pėr sa i pėrket ndėrtimit tė rrugės Durrės-Kukės, nuk jam dakord me asnjė hap qė po ndėrmerr qeveria shqiptare. Ajo pėrlau dhe zhduku 40 milionė dollarė nė dy vjet dhe tani paska vendosur tė mbledhė para pėr vitin e ardhshėm dhe ta ndėrtojė rrugėn me fadromat e xhenios. Kjo ėshtė vepėr spekulative, e cila synon tė ulė rezistencėn e lobingut parlamentar tė rrugės Durrės-Kukės me qėllim qė tė miratohet paketa fiskale dhe buxheti i shtetit 2004, ku ėshtė parashikuar heqja e taksės sė kėsaj rruge. Tė gjithė ata qė projektuan dhe realizuan heqjen e taksės janė kundėr dhe nuk dėshirojnė ta bėjnė kėtė vepėr. Ata i ēuan fadromat vetėm pėr tė bėrė tym dhe pėr mosbėrjen kurrė tė kėsaj vepre tė bashkimit ekonomik dhe kulturor tė shqiptarėve.

    Anash
    Biznesi: “Nė paketėn fiskale nuk janė pranuar kėrkesat tona qė prekin buxhetin e shtetit”

    Orieta Zhupa
    (Mestitull )Nuk janė ulur tarifat doganore qė kėrkoheshin nga biznesi
    Projektligji “Pėr sistemin e taksave” i paraqitur nga Ministria e Financės ka shumė mangėsi dhe nuk ka marrė parasysh pothuajse asnjė kėrkesė tė biznesit. Kėshtu janė shprehur pėrfaqėsuesit e biznesit nė relacionin pėrfundimtar tė paketės fiskale.
    Megjithėse nė tarifat doganore janė bėrė njė sėrė uljesh, nuk janė ulur ato kėrkesa tė biznesit qė shoqėrohen me uljen e tė ardhurave doganore. Pėr shembull, nuk ėshtė pranuar qė tė ulet tarifa e taksės doganore pėr kanaēet pėr prodhimin e pijeve joalkoolike, alkoolike etj. Biznesi ka kėrkuar gjithashtu mbrojtjen e prodhimit vendas tė birrės, vajit etj, duke mos ulur pėr njė periudhė kohe 5-vjeēare tarifat doganore tė importit tė produktit tė gatshėm tė birrės, vajit etj. Sipas OBT-sė, tarifat e kėtyre lėndėve nė vitin 2004 duhet tė bėhen zero pėr qind. Kurse nė projektin e paraqitur janė ulur nga 15 nė 10 pėr qind ose nga 10 nė 6 pėr qind, dhe kėto nuk janė rastet e vetme.

    (Mestitull )Hiqet padrejtėsisht taksa e rrugės Durrės –Morinė dhe vendoset taksė e re mbi automjetet
    Nė paketėn fiskale 2004 propozohet vendosja e njė takse tė re mbi automjetet, qė gjoja zėvendėson taksėn e rrugės Durrės-Kukės, qė nė fakt ėshtė njė dyfishim i taksės vjetore mbi tonazhin pėr aks tė automjeteve. Kėshtu qė njė veturė do tė paguajė 7000 lekė tė taksės sė re, plus 5000 lekė tė taksės sė vjetėr. Kjo taksė ndikon nė rritjen e kostos sė biznesit dhe nė rritjen e nivelit tė ēmimeve pėrfundimtare.

    Nuk hiqet akciza pėr karburantet qė pėrdoren nė bujqėsi
    Edhe kėtė vit, megjithėse u premtua, nuk u pranuan propozimet e Kėshillit tė Agrobiznesit Shqiptar (KASH) pėr heqjen e akcizės mbi karburantet qė pėrdoren nga fermerėt. Mospėrfillja e pėrmirėsimeve tė kėrkuara nga KASH ėshtė me pasoja negative pėr sektorin e bujqėsisė.

    Nuk u hoqėn akcizat pėr ujin e pijshėm tė ambalazhuar, pėr lėngjet e frutave dhe pėr pijet joalkoolike
    Nė mėnyrė absurde nė Shqipėri akoma ekziston akciza pėr kėto produkte. “Ne mendojmė se nuk ka asnjė arsye qė tė vendoset akciza pėr kėto produkte nė njė kohė kur sistemi i furnizimit me ujė nuk siguron as kushtet minimale higjienike dhe bakteriologjike”, thuhet nė relacionin pėrfundimtar tė biznesit lidhur me paketėn fiskale 2004.


    marre nga gazeta Biznesi
    PAUCA SED MATURA

  10. #10
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Gjatė kėtij viti ishte parashikuar qė tė investoheshin 49.167 miliard lekė, ndėrsa pėr vitin 2004, Ministria e Financave, ka parashikuar tė investojė 47.296 miliard lekė. Pra, rreth 2 miliard lekė mė pak se kėtė vit

    Tkurret ndihma nga jashtė. Tė huajt nuk besojnė nė realizimin planeve nga shqiptarėt

    Buxheti 2004, ulen mė tej investimet
    2 miliardė lekė mė pak shkolla, rrugė, spitale se nė 2003



    Korēė

    Mė pak, rrugė, spitale, ujė, drita, shkolla dhe objekte tė tjera nė ndihmė tė qytetarėve. Buxheti i shtetit pėr vitin 2004, parashikon mė pak investime se sa ato tė kėtij viti.

    Ndryshe nga ēfarė trumbetohet, investimet pėr zhvillimin e vendit nga buxheti janė mė tė vogla se kėtė vit.

    Kėshtu, gjatė kėtij viti ishte parashikuar qė tė investoheshin 49.167 miliard lekė, ndėrsa pėr vitin 2004, Ministria e Financave, ka parashikuar tė investojė 47.296 miliard lekė. Pra, rreth 2 miliard lekė mė pak se kėtė vit.

    Investimet
    Vlera prej 2 miliard lekėsh, ndoshta nuk ėshtė shumė e madhe. Por kjo vlerė tregon se investimet pėr vitin tjetėr do tė jenė mė tė vogla dhe kjo ka njė rėndėsi jetike pėr vendin. Nuk mund tė thuhet qė buxheti i vitit 2004 ėshtė mė i mirė se sa ai i kėtij viti, kur nė tė vėrtetė taksat e qytetarėve, nuk shkojnė pėr tė ndėrtuar vendin, por shpėrndahen nė zėra tė tjerė. Plani i investimeve pėr vitin 2004 ėshtė mė i vogėl edhe pėr njė arsye tjetėr. Gjatė kėtij viti, edhe pse buxheti parashikoi 49 miliard lekė tė reja investime, shumė pak prej tyre janė realizuar. Nė fund tė vitit, ka shumė mundėsi qė plani i investimeve tė jetė realizuar pak mė shumė se 50 pėrqind. Arsyet janė nga mė tė ndryshmet, por mė kryesorja ėshtė se administrata nuk ka qenė e aftė tė lėvizė njė sasi tė tillė parash.

    Financimi i Huaj
    Kuptohet qė tė ardhurat nė Shqipėri nuk mund tė pėrmbushin shpenzimet e buxhetit. Kjo ndodh edhe tek zėri i investimeve. Edhe kėtu shumė para vijnė nga jashtė. Kjo ėshtė mbėshtetja e vendeve tė tjera pėr ndėrtimin e Shqipėrisė. Por duket se parashikimi pėr kėtė ndihmė nė vitin 2004 ėshtė mė i vogėl. Kėshtu, pritet qė investimet e huaja tė jenė 23.5 miliardė lekė nga 27.9 qė ishte kėtė vit. Pra, realisht gjatė vitit tjetėr do tė kemi njė mbėshtetje mė tė vogėl financiare nga jashtė. Dhe kjo nuk do tė thotė zhvillim. E njėjta gjė pėrsėritet edhe nė zėrin e tė ardhurave. Kėshtu, investimet nga tė ardhurat qė krijojnė institucionet e ndryshme do tė jenė rreth 100 milionė lekė mė tė vogla se gjatė kėtij viti.

    Buxheti
    Nė kushtet kur tė huajt ulin investimet dhe donacionet, kur tė ardhurat e institucioneve nuk janė tė afta pėr tė pėrmbushur planin e investimeve, atėherė buxheti do tė japė mė shumė para pėr kėtė zė. Kjo ėshtė pikėrisht, pika ku vetėlavdėrohen drejtuesit e financave. Investimet me paratė e buxhetit pėr vitin 2004 do tė jenė rreth 3 miliardė lekė mė tė mėdha. Por kjo nuk do tė thotė se do tė bėhen mė shumė rrugė, spitale dhe investime tė tjera sociale mė shumė se nė 2003. Sepse e gjithė vlera e investimeve ėshtė mė e vogėl se ajo e kėtij viti. Ky ėshtė parashikim dhe si i tillė ka shumė mundėsi tė ndryshojė. Sepse gjatė tė gjitha viteve tė mėparshme, plani i investimeve nuk ėshtė realizuar i plotė.

    TĖ DHĖNAT E KRAHASUARA TĖ BUXHETIT
    Viti 2003 Viti 2004
    Investimet
    Nga buxheti 19.477
    Nga tė ardhurat 1.729
    Financim i huaj 27.96
    Kryeministria 392 milionė
    M.Energjitikės 680 milionė
    M.Bujqėsisė 4.7 miliardė
    M.Transportit 11.5 miliardė
    M. Arsimit 5.2 miliardė
    M. Shėndetsisė 3.5 miliardė
    M.Punės 594 milionė
    M.Rendit 512 milionė
    M. Turizmit 10.8 miliardė
    M. Financave 1.6 miliardė Investimet
    Nga buxheti 22.044
    Nga tė ardhurat 1.660
    Financim i huaj 23.591
    Kryeministria 401 milionė
    M.Energjitikės 645 milionė
    M.Bujqėsisė 4.5 miliardė
    M.Transportit 13.2 miliardė
    M. Arsimit 4.6 miliardė
    M. Shėndetsisė 3.1 miliardė
    M.Punės 699 milionė
    M.Rendit 530 milionė
    M. Turizmit 9.8 miliardė
    M. Financave 1.09 miliardė
    Investimet total 49.167 Investimet total 47.296



    Biznesi tani “probleme” me tatimet

    Duke filluar nga viti 2004 e nė vazhdim, ndryshe nga vitet e mėparshme, gradualisht do tė rritet pesha e tatimeve dhe do tė ulet ajo e doganave nė tė ardhurat, qė do tė realizohen pėr buxhetin e shtetit. Me nėnshkrimin e marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė me vendet e Rajonit dhe me marrėveshjen qė pritet tė kryhet me Bashkimin Evropian, pjesa mė e madhe e mallrave tė importit do tė futen me tarifa zero, kurse pjesa tjetėr me tarifa mė tė ulėta, gradualisht deri nė zhdukjen e tyre. Nė kėto kushte, buxheti i shtetit nuk mund tė realizojė tė ardhura doganore njėsoj si vitet e mėparshme. Pėr tė kompensuar kėtė rėnie tė tė ardhurave nga doganat, do tė forcohet administrata tatimore, nė mėnyrė qė tė ardhurat qė do tė realizohen nga tatimet, tė forcojnė buxhetin. Duke filluar nga viti 2004 do tė realizohet njė reformė organizative dhe strukturore, nė mėnyrė qė tė rritet efektiviteti i punės sė tatimorėve pėr shmangien e evazionit fiskal dhe, gjithashtu tė rritet baza e tatimpaguesve. Pėr vitin 2004 tė ardhurat nga administrata tatimore parashikohet tė rriten me rreth 18 pėr qind mė shumė se fakti i vitit 2003. Nė tatimet kryesore si: tatimi mbi vlerėn e shtuar, tatimi mbi fitimin dhe akcizat, synohet qė tė ruhet ritmi normal i rritjes vjetore nė nivelet 13-15 pėr qind. Pėr tė ardhurat nga lojėrat e fatit, ėshtė parashikuar rritje mbi trefish. Tatimi mbi tė ardhurat personale do tė rritet 23 pėr qind. Tė ardhurat nga biznesi i vogėl janė parashikuar tė rriten 26 pėr qind. Nė vitin 2004, administrata tatimore do tė pėrballojė njė volum tė madh pune pėr realizimin e objektivave nė fushėn e reformės, pėrfshirė mbledhjen e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore, zgjerimin e informatizimit tė sistemit, rishikimin tėrėsor tė legjislacionit fiskal, pėrmirėsimin e procedurave tė rekrutimit dhe shpėrblimit etj.



    Buxheti qė fle nė mes tė politikės

    Kongresi, demonstratat, akuzat dhe sharjet e politikanėve shqiptarė, e kanė zbehur totalisht buxhetin e shtetit pėr vitin 2004. Shumė pak politikanė e dinė se nė kėtė buxhet ka mė pak investime se njė vit mė parė. Shumė pak prej tyre e dinė se nė kėtė buxhet ka shumė mundėsi qė zona e tyre e l3 elektorale tė ketė mė pak ujė, njė spital mė shumė tė amortizuar, apo njė rrugė me mė shumė gropa. Opozita po kėrkon votėn e “vjedhur”, ndėrsa socialistėt po kėrkojnė “kryetarin”. Kuptohet qė tė dyja kėto probleme kanė rėndėsinė e vet. Por tė anashkalosh buxhetin e shtetit, ligjin mė tė rėndėsishėm ekonomik tė vendit, ngjan disi keq pėr atė tė papunė qė pret se mos hapet ndonjė rrugė e re, apo pėr atė pensionist qė mban sytė mbėrthyer nė gojėn e Ministrit tė Financave apo Kryeministrit, se mos ky i fundit, ka vendosur pėr njė rritje pensioni. Sidoqoftė, politika ka arritur tė mposhtė ekonominė. Kjo duket qartė nga tė gjithė debatet, akuzat, sharjet tė cilat tė gjitha mbajnė mbi vete ndonjė shifėr korrupsioni, apo rryshfeti, por asnjė nuk mban pėrsipėr njė vlerė investimi, njė vlerė spitali tė ri, apo njė kilometėr hekurudhė. Si tė tillė, kėta politikanė, ka shumė mundėsi qė kur tė shkojnė nė zonėn e tyre elktorale tė marrin njė pėrgjigje tė hidhur kur tė kėrkojnė votėn. Sepse, shqiptarėt nuk e kanė atė luks qė t’i besojnė ministrit tė financave pėr buxhetin e shtetit dhe tė shkojnė ta votojnė atė nė kuvend, sepse ky buxhet, qė duhet tė mbushte debatet politike dhe ekonomike, po na kthen disi prapa. Apo kėta politikanėt qė na pėrfaqėsojnė, e dinė shumė mirė se nė buxhet, nė qoftė se ka apo ska investime, kjo nuk ėshtė problem. Nė qoftė se ndėrtohet, apo nuk ndėrtohet njė spital i ri kjo, nuk ėshtė problem. Sepse, tė gjithė deputetėt qė duhet tė ngrejnė dorėn pėr buxhetin e dinė, se do tė kenė mė shumė dieta, paga dhe tollona benzine se sa gjatė kėtij viti. Pėr kėtė, ata e besojnė dhe nuk hedhin hije dyshimi mbi zotėsinė e ministrit tė financave.
    PAUCA SED MATURA

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kryebashkiaku fsheh 6 milion euro nga buxheti i Bashkisė pėr zgjedhjet
    Nga white-knight nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 02:51
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2008, 20:10
  3. Buxheti, vetėm 4 milionė USD pėr prodhimet bujqėsore
    Nga Humdinger nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2006, 00:48
  4. Buxheti i Shtetit
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:21
  5. Ulja e taksave dhe buxheti i shtetit
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •