
Postuar më parë nga
Dalan
Die SEPARATIO ist aller Geburt Anfang
(Ndarja është fillimi i çdo lloj lindjeje)
Në mitin judaik të krishterë, shkaku i lindjes së Botës Materiale, të kësaj
botës sonë fenomenale, të ngjizur me dukurira, gjendet në mosbindjen e Adamit
dhe Evës, Zotit, gjë që më pas përbëri edhe dogmën e të ashtëquajturit mëkat zanafillor.
Por siç kemi parë:
mëkat = (ndarë-ndyrë) = ndarje nga Zoti
[shënimi im: mëkati simbolizohet me një rreth të mbushur, dhe ndarja me një rreth të ndarë në diametër]
Simboli (i rrethit të ndarë) është, ndër të tjera, edhe ai i ndarjes ndërsa simboli (i rrethit të mbushur) mund të interpretohet edhe si materie, Botë Materiale.
...
Në kohë më të reja, ideja se Bota ka qenë krijuar nëpërmjet një ndarjeje, ndeshet tek Hegeli. Ai koncepton në fakt një Frymë Universale, Absolute, në gji të së cilës, para Krijimit të Botës, të dy Frymat, ajo Subjektive dhe ajo Objektive, ishin në unitet të plotë ( Teza, Uniteti i të kundërtave ...). Në një moment të "dytë" këto dy frymë ndahen dhe kundërvihen (Antiteza, Lufta e të Kundërtave ...). Lind kësisoj Lëvizja, Procesi (Werden), Bota Materiale (si "jetërsim" i Idesë Absolute).
Marrë nga libri "Shqipja dhe Sanskritishtja"
Krijoni Kontakt