Toni ja lexo edhe pak:
Kurani, ndryshe nga Bibla, i fajëson njësoj si Ademin ashtu edhe Havanë për gabimin që bënë.
Përsa i përket besimit dhe praktikës, mes traditës islame dhe asaj krishtero-hebreje, ka shumë gjëra të përbashkëta. Si Bibla ashtu edhe Kurani tregojnë historinë e njeriut të parë, Adamit. Kjo histori është shumë domethënëse për nga thirrja universale, pasi tregon se si njerëzimi filloi jetën e tij tokësore. Me të vertetë që e njëjta histori përsëritet në shumë sure, siç është surja al-Bekare, al-Aarafë dhe Ta-ha. Në të gjitha këto sure, theksi vihet te krijimi i Ademit, dhe ne duhet të kuptojmë se Ademi këtu përfaqëson njeriun, në sensing e përgjithshëm.
Kurani thotë: "Ne e krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe)? Al-Hixhr 26
Në Kuran gjithashtu thuhet: "Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të ridhnin prej një pike të dobët uji." Es-Sexhde 7-8
Krijimi i Evës nuk është përshkruar në Kuran ashu siç është përshkruar ai i Adamit; megjithëse është përmendur se një "palë" u krijua me Adamin, nga e njëjta natyrë dhe shpirt. Në Kuran thuhet: "Ai (Allahu) është Ai që ju krijoi prej një vetje, krijoi palën e saj për t'u qetësuar pranë saj…" Al-Arafë 189
Në fillim të kapitullit të katërt të librit të parë të Biblës, ne e gjejmë emrin e Evës si emrin e gruas së parë. Megjithëse Kurani nuk paraqet po atë emër, në traditën islame, ajo njihet me termin arab Haua.
Bibla e përshkruan krijimin e Evës si më poshtë: "Zoti tha: "Nuk është mirë që njeriu të mbetet vetëm; Unë do t'i bëj atij një ndihmës'…Zoti bëri që Adamin ta zinte një gjumë i thellë…dhe mori një nga brinjët e tij…dhe Ai formoi një grua…dhe e solli atë tek burri…dhe…Adami tha, "…Ajo do të jetë grua"
Kurani vërteton se Havaja me të vërtetë u krijua nga Ademi por nuk flet për procesin e veçantë të krijimit të saj. Ai përmend: "O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej tyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kinie frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni. Ruajeni farefisin, se Allahu është mbikqyrës mbi ju. En-Nisa 1
Si përshkrimi i Biblës ashtu edhe ai i Kuranit tregojnë qartë se krijimi i Havasë ishte i veçantë, pasi ajo ishte e vetmja grua e krijuar për një burrë. Por, ndryshe nga Bibla, Kurani nuk thotë se Havaja u krijua nga brinja e Ademit, por thotë se u krijua nga e "njëjta natyrë".
Megjithatë duhet të përmendim se Kurani nuk e kundëtshton këtë citat të Biblës, për më tepër ai mbështetet nga një hadith që e transmeton Ebu Hurejre r.a. Ai transmeton se profeti Muhamed (pqmt) ka thënë : "Silluni mirë me gratë. Gruaja është krijuar nga një brinjë pjesa më e sipërme e së cilës është e lakuara. Nëse mundoheni ta drejtoni, do ta thyeni, dhe nëse e lini ashtu, ashtu do të mbetet. Kështuqë silluni mirë me gratë." (Buhariu dhe Muslimi)
Gjithësesi, kjo nuk do të thotë se Islami e sheh gruan si një qënie biologjikisht të deformuar, por si një qenie, natyra e së cilës kërkon përkushtim dhe mirësi të një lloji të veçantë.
Brinja të lë të kuptosh se procesi i krijimit të gruas ishte i ndryshëm nga ai i Ademit dhe ishte i v eçantë. Në Bibël thuhet: "Zoti tha: 'Nuk është mirë që burri të mbetet vetëm. Unë do të krijoj një ndihmës për të,'" dhe Kurani flet për {Zëvendësin e Zotit në Tokë…(duke krijuar) nga një njeri i vetëm,…me natyrë të njëjtë, palën e tij.
Ne mund të themi se brinja është symbol që përfaqëson detyrën e burrit për t'u sjellë mirë me gruan e tij, si dhe varësinë e gruas ndaj burrit për kujdes dhe mbrojtje.
Ndryshimet e pakta biblike dhe kuranore në lidhje me historinë e krijimit mund të përmblidhen si më poshtë:
Që të tri besimet, Hebraizmi, Krishterimi dhe Islami pajtohen në një fakt të vetëm: si burri ashtu edhe gruaja janë krijuar nga Zoti. Por tradita hebreo-krishtere na mëson se Shejtani erdhi para Evës në formën e një gjarpri dhe e tundoi atë për ta ngrënë pemën e ndaluar dhe se ishte Eva ajo që e joshi Adamin të hante bashkë me të. Sipas tregimit së Zanafillës, Zoti e qortoi Adamin për atë që bërri, por më vonë ia hedh gjithë fajin Evës.
"Gruaja që më vendose pranë- ajo ma dha frutin nga pema dhe unë e hëngra.' (Zanafilla 3:12)
Si pasojë, Zoti i tha Evës: "Unë do të t'i shtoj ty dhimbjet në lindjen e fëmijës. Me dhimbje ke për të lindur fëmijë. Dëshira jote do të jetë për burrin tënd dhe ai do të të udhëheqë." (Zanafilla 3:16)
Adamit Ai i tha: "Për shkak se e dëgjove gruan dhe hëngre nga ajo pemë…toka është mallkuar për shkakun tënd. Gjatë gjithë jetës tënde, do të hash me shumë mund prej saj.
Ndërsa këndvështrimi islam në lidhje me këtë çështje bëhet shumë i qartë në ajetet e mëposhtme kuranore: "Atëherë me mashtrim e zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën, u zbulua vend turpi i tyre dhe filluan ta mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e Xhennetit. Zoti i tyre i thirri: 'A nuk ua ndalove ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se Shejtani është armik i hapët për ju?!' Ata të dy thanë: 'Zoti ynë ne i bëmë padrejtësi vetes sonë, e në qoftë se nuk na mbulon (mëkatin) dhe nuk na mëshiron, ne me siguri jemi prej të shkatërruarve!" (Al-Arafë 22-23)
Një lexim i kujdesshëm e këtyre dy varianteve, vë në dukje disa ndryshime thelbësore. Kurani, ndryshe nga Bibla, i fajëson njësoj si Ademin ashtu edhe Havanë për gabimin që bënë. Kurani nuk thotë se havaja e joshi Ademin të hante nga pema dhe as që ajo e kishte ngrënë atë përpara. Në Kuran havaja nuk është një joshëse apo mashtruese. Sipas Kuranit, Zoti nuk e dënon asnjë njeri për shkak të gabimeve të tjetrit. Si Ademi ashtu edhe Havaja ranë në mëkat dhe të dy kërkuan falje dhe Ai i fali. Kështu që në Islam nuk ka vend diskutimi për një mekat të trashëguar të quajtur Mëkati i Parë në Islam.
Me pak fjalë, e gjithë historia na flet qartë për udhëzimin hyjnor për barazi gjinore, paanësi dhe drejtësi në çështje që lidhen me burrat dhe gratë. Gjithashtu këtu dalin në dritë edhe parimet e mëposhtme islame që të gjithë njerëzit kanë lirinë e zgjedhjes, përgjegjësinë e veprave të tyre si dhe llogarinë para Zotit.
Krijoni Kontakt