Close
Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 162
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e Sovrani
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Vendndodhja
    V
    Postime
    193
    Ben Blushi deklaron si me poshte, thene qarte dhe sakte: Unė i shpreh ngushėllime familjes. Nderimet qė po i bėhen Leka Zogut janė kryesisht pėr shkaqe tė merituara, besoj, kryesisht pėr shkak tė emrit tė familjes sė tė atit, njė figurė tė cilėn ndoshta historia akoma nuk i ka dhėnė emrin qė i takon, kontroverse nė disa raste, por njė nga shtetarėt, ose ndoshta shtetari mė i mirė qė ka pasur Shqipėria qė nga viti 1912. E thashė kontroverse me shumė dritėhije, qė i ka vuajtur edhe i biri pėr sa kohė ishte gjallė kur u kthye. Nė njė kthim spektakolar nė 1997-n. Ata qė sot e nderojnė e kanė pėshtyrė nė vitin 1997, por nėse do tė hapim njė temė mė tė gjerė, qė ėshtė raporti shqiptar me monarkinė, ky ėshtė njė moment i kapėrcyer. Ėshtė tjetėr gjė tė nderosh historinė, personazhet e saj, njė familje tė madhe shqiptare, atdhetare, pa dyshim. Kėtu fillojnė pėlqimet apo mospėlqimet pėr regjimin.
    te kam dhjere, s'me kuptove asnjehere

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar mė parė nga Sovrani Lexo Postimin
    Ben Blushi deklaron si me poshte, thene qarte dhe sakte: Unė i shpreh ngushėllime familjes. Nderimet qė po i bėhen Leka Zogut janė kryesisht pėr shkaqe tė merituara, besoj, kryesisht pėr shkak tė emrit tė familjes sė tė atit, njė figurė tė cilėn ndoshta historia akoma nuk i ka dhėnė emrin qė i takon, kontroverse nė disa raste, por njė nga shtetarėt, ose ndoshta shtetari mė i mirė qė ka pasur Shqipėria qė nga viti 1912. E thashė kontroverse me shumė dritėhije, qė i ka vuajtur edhe i biri pėr sa kohė ishte gjallė kur u kthye. Nė njė kthim spektakolar nė 1997-n. Ata qė sot e nderojnė e kanė pėshtyrė nė vitin 1997, por nėse do tė hapim njė temė mė tė gjerė, qė ėshtė raporti shqiptar me monarkinė, ky ėshtė njė moment i kapėrcyer. Ėshtė tjetėr gjė tė nderosh historinė, personazhet e saj, njė familje tė madhe shqiptare, atdhetare, pa dyshim. Kėtu fillojnė pėlqimet apo mospėlqimet pėr regjimin.
    Shpresoj ti kesh kuptuar mire fjalet e nje POLITIKANI,dhe fjalet e nje Politikani te sotem,asnjeher mos i merr seriozisht(keshille).
    "MBRETI" Zogolli dhe SALA,jane si DY PIKA UJI!

  3. #133
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Si ka mundesi qe te gjithe ata qe kane SUNDUAR ne shqiperi,kane qene mbeshtetur nga dyshja Athine-Beograd,duke futur ketu dhe ZOGOLLIN?
    Qe historia ka lene gjurmet e veta se kush eshte,A ZOGOLLI,as nuk diskutohet fare,nuk diskutohet qe,Zogu eshte nip i Toptanajve,ai qe mori ca plumba nga A.Rustemi,dhe miqte e dajes u treguan shume te gatshem te ndihmojne nipin me fejesen e pare te A.Z,me te bijen e Sh.Verlacit...............pra Historia flet,po jo pordhe me RIGON,kur jemi ne 2011 dhe tregohen Barcaleta me Zogun.
    Dhe po te shikosh nga shkrimet ska te beje as me Enverin e budalleqe te tjera.

    Me shprehjen tende"Ku kane ftyre Shqiptaret te shajne A.Zogun",besoj se nuk i ke dhen ndonje cigare hashashi !??
    Personalisht nuk kam ndonje simpati,as per Zogun,Enverin,Saliun,Ramen,dhe gjithe glasen politike shqiptare,kryepleherat e historise shqiptare,jam nje "antishqiptar" i thekur,kunder ketyre qe te permenda,ose me shqip,jam dhe do te jem vetem me ata,per ata qe e ndjene qe jane 1.000 % veten shqiptar.
    Dhe nuk mund te pajtohem,as me ndonje MODERATOR,SUPERMODERATOR,ANETAR,te forumit qe tja fuse p.or.d.h.e.s kot,kur historia jone dihet aq mire,se jemi shume te vegjel,por shume te lashte.
    Elti...

    Shiko...Une personalisht, kame me teper aryse personale ndoshta me shume se pjesa dermuese e anetareve ne kete tem., Per te mos "pelqyer Zogun . Arsye te cilat jane Private, dhe qe nuk mund te diskutoje "lirishem" ne kete "ambjent"!

    Por kur flasim per nje Figure "Politikan", Burre Shteti si Zogu duhet te marrim parasysht te gjithe Veprimtarine e tije gjate gjithe Karrieres dhe Rrethanat ne te cilen Gjarjet u shpalosen. Vihen ne peshore te gjitha, ana pozitive dhe negative, dhe se fundit del vleresimi objektive perfundimtar.

    C'eshte e verteta Shumica e atyre qe shajn Zogun ne kete forum, jane "Ja fusin Por*thes kote" thenie te mirefillta. Sepse egziston vetem nje Pakice shume shume e vogel qe eshte ne Dini te Gjarjeve te
    Verteta dhe te pashtremberuara.

    P.S duhet te "keni" nje gje parasysh. Shtremberimi i Historise shqiptare si ajo e largeta po ashtu edhe modernja ka qene e Manipuluar vazhdimisht, nga elemente te ndryshme, te brendshem dhe the jashtem pothuajse ne te njejten shkalle. Eshte e manipuluar sepse ashtu iu duheshte "Fuqive" te te gjitha koherave. Nodnji Historian, apo shkrimtar qe shkruan te Vertetn, menjehere klasifikohet ose si, jo Zerioz, Sharlatan, apo i Njeanshem, "arsyet" sigursith jane te ndryshme, dhe vazhdojn te ndryshojn me kohen dhe rrethanat.

    Te shkruash se Sali Berisha dhe Ahmet Zogu jane si Dy pika uji, eshte njesoj sikur te krahasosh miun e haleve me Mbretin e Kafsheve, Luanin!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Maqellarjot : 05-12-2011 mė 16:14
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Ok Maqellariot,por...
    se cfare arsyesh ke ti per zogollin,ok mqns eshte dicka personale,nuk ka problem mos e bej publike.



    Zogolli,dhe nqs beri "dicka",nuk e beri vetem!Dhe askush nuk ja ka "ngrene merit-ckat"?
    Por jo aq sa po na e bejne,sikur zbuloi shqiperine,apo sic diskutohet rendom qe:Salush kryetradhetari,na paska sjelle Lirine shqiptareve,kur shumca e Shqiptarev kishin nga 50 vjet ne usa,salusho ishte ne Vicidol me dhente,e njetja gje vlen dhe per zogollin!
    Dhe te thuash qe u manipulua historia e zogollit,....hhmmm nuk besoj dhe aq shume kesaj teorie kur bashkekohesit e tij,kane jo me shume se 40 vjet qe kane vdekur!

    Mgjth,ne keto momente me vine ne kujtese disa fjale jo profetike por qe lidhen me Historine tone,te thena nga K.Trebeshina,"qe nga koha e Skenderbeut,ne kemi vuajtur per nje KOKE drejtuese".
    Qe Saliu dhe Zogu jane si 2 pika uji,se lun as topi,se vec nje mal i ndan.

  5. #135
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ah, sa t’u luta o ZOT!


    Nga : Murat BASHA

    Ai iku… ashtu siē erdhi, madhėshtor. Bash sikur donte tė na bindte se nė varr, nuk mund tė marrim asgjė, veē… NDERIT. Ne frymorėt tė gjithė vdesim, por jo tė gjithė jetojmė. Nė kėndvėshtrimin tim, pamundėsia e disave pėr tė “jetuar” vėrtet, kushtėzohet nga mungesa e thekshme e moralit, por ēfarė ėshtė mė e hatashme pėr ta, janė tė zhveshur nga mbrojtja e hekurt, qė garanton Nderi dhe Besa, dy shtylla tė fuqishme mbi tė cilat qėndronte morali i tij. Ai qėndroi i ndershėm, stoik deri nė fund. Racė kreshnikėsh. Ai, MBRETI im, ishte i fundit i racės sė kreshnikėve. Eh, kreshnikėt, sa kemi dėgjuar pėr ta, mė pas lexuar e mėsuar… Pėr ta kėndohen kėngė, thuren legjenda, e legjendat bėhen mite… Ai sot ka kaluar kufirin e legjendės, kurse e nesėrmja i ka rezervuar mitiken. Fat kreshnikėsh. Ai kishte njė cilėsi qė tė tjerėt nuk e kishin, MADHĖRINĖ, e cila tek Ai ishte shumėdimensionale. Eh, sa shumė “ėndėrrojnė” disa tė bėhen liderė, drejtojnė, udhėheqin, madje dhe rendin pėr tė rrokur madhėrinė, por, pėr tė mos e mbėrritur kurrė, pasi e kanė tė pamundur, sepse i pengon vetvetja… Tė drejtosh, do tė thotė tė pėrhapėsh moralin. Tė pėrpiqesh pėr njerėzit, tė sakrifikosh pėr ta, tė privosh vetveten… e pėr kėtė duhet tė jesh mėkuar me njė dashuri tė madhe pėr njerėzit, por mbi gjithēka pėr dy simbolet e mėdha, KOMBIN dhe ATDHEUN. Simbolikėn nė tė folur, heshtazi, pandashmėrisht e shoqėronte me kėto dy simbole tė mėdha, qė tek Ai, MBRETI im, kishin marrė trajtėn e shenjtėrisė. Me Madhėrinė e tij, Ai u mundua t’i mbrojė ato, i vetėdijshėm se kėto simbole janė edhe shėnjestra tė pėrhershme tė antishqiptarėve. Gjigant nga trupi, por mbi gjithēka shpirtėrisht, shpesh i heshtur, por gjithmonė i sinqertė, i vėrtetė. Dhe e vėrteta nuk ėshtė asnjėherė mė elokuente dhe mė bindėse, sesa kur flet nėpėrmjet heshtjes. Heshtja e tij kishte diēka tė veēantė, ishte heshtje e “zhurmshme”… meditonte. Ndryshe nga ne, qė merremi me vogėlsirat e pėrditshmėrisė, me vėshtrimin e ngulur tej, larg, nė njė horizont tė veēantė, ndoshta Ai projektonte ardhmėrinė. Meditimi dhe horizonti e ēonin nė kufijtė e ėndrrės. Ai krijoi shpresė nga ėndrrat. Ai rrezikoi dhe sakrifikoi gjithēka pėr ėndrrėn Shqiptare. Ai zgjodhi si gjithmonė mė tė vėshtirėn, jetoi pėr Atdheun, sepse mė vėshtirė ėshtė tė jetosh pėr Atdheun sesa tė vdesėsh pėr tė. Zakone tė MADHĖRISHMISH.

    Dinte tė donte bukur. Duhet ta duash bukur Kombin, Atdheun, nėnėn, babėn, motrėn, vėllain, gruan, mikun, na thoshte gjithmonė. Dashuronte, por edhe tek mėnyra se si ai dashuronte ishte i veēantė, dashuronte njėkohėsisht dy zonja, Shqipėrinė dhe bashkėshorten Mbretėreshė. Jam i bindur mė shumė donte tė parėn. Ky fakt, ndoshta i kushtėzuar edhe nga simboli i shqiponjės dy krenare. Ai jetoi me kėto dy dashuri. E kishte tė pamundur t’i shkulte nga shpirti i tij. Sepse gjėja mė e vėshtirė pėr t’u qeverisur ėshtė zemra (Elisabeta I). Dashuronte heshtazi, fisnikėrisht. Bėri gjithēka mundi pėr ta shpėtuar, shėruar dhe pastruar zonjėn Shqipėri nga lėngimi, vuajtja dhe shėmtia gjysmėshekullore. Detyrim kreshnikėsh, i ndihmuar nga pėrmasat trupore tentoi tė pastronte edhe retė… Por tė gjitha kėto ishin projektuar dhe paravendosur nga tė “mėdhenjtė”, ndoshta nga vetė ZOTI. Ai qėndroi stoik pėrballė tė “mėdhenjve” duke iu lutur ZOTIT… me vetėdije pranoi sakrificėn martirizuese.I ftohtė, gati indiferent, qėndroi ndaj shpifjeve, fyerjeve, gėnjeshtrave apo intrigave. Gjithė veprat e ndyra kutėrbojnė, koha i nxjerr nė shesh. Sepse besonte se nuk ka forcė nė botė qė tė mund tė ndalojė njė ide sė cilės i ka ardhur koha.Prandaj dhe unė t’u luta aq shumė o ZOT pėr MBRETIN tim. Ah, sa kemi qarė, sa lutje dhe lot tė kemi drejtuar pėr tė. Burrat qanin pėr tė, edhe unė. MADHĖRISHĖM qėndroi edhe nė ditėt e fundit… Aparaturat ia pamundėsonin tė folurėn. Mė 28 Nėntor vendosėm flamurin kombėtar tek dritarja e spitalit. Nė vigjilje tė festės kombėtare, nė orėn 24:04 minuta, princ Leka II i uroi “Gėzuar festėn e Pavarėsisė Naltmadhėni!”. Tej xhamave tė reanimacionit, vėshtrimi ynė, mbushur me ankth dhe shpresė, ishte ngulur mbi tė. Ngriti dorėn, na pėrshėndeti tė gjithėve, ktheu kokėn nga dritarja ku ishte flamuri dhe… dy pika lot rrodhėn nga sytė e tij. Ēfarė burri! Deri nė fund besnik i idealit, nderit, besės. Burra tė tillė tė bėjnė t’i adhurosh, tė hidhesh nė zjarr pėr ta. Prandaj t’u luta aq shumė o ZOT. Shumė shqiptarė e deshėn MBRETIN tim dhe dje shumica e nderuan Atė, veprėn e tij. Unė kam besuar nė ėndrrėn e Mbretit Leka I. Unė u rrita me ėndrrėn pėr tė. Mė vonė ėndrra ime e vogėl edhe pse nė distancė, natyrshėm kishte hyrė nė dimensionin gjigant tė ėndrrės sė tij. Unė kisha gjetur strehė nė ėndrrėn Mbretėrore, pėr tė shpėtuar nga ferri komunist. Ai projektonte ėndrrėn e ardhmėrisė. Ishte antikomunist, por donte shqiptarėt pa dallim, sepse dashuronte Shqipėrinė. Nuk urrente dot, sepse dashuronte shumė.

    MBRETI im nuk ėshtė mė mes nesh fizikisht, nė njė farė mėnyre Shqipėria ėshtė vejushė, sepse nuk ka mė mbi kėtė tokė tė bekuar atė qė e deshi mė shumė se gjithēka, MBRETIN tim. Por edhe atje lart nga parajsa, Ai do vazhdojė tė kryejė detyrėn, qė ia kėrkon Kodi i Nderit dhe Besa.Teksa dua tė mbyll kėta rreshta mė vijnė ndėr mend fjalėt e tij “Biri im, kėsaj zonjės sonė tė madhe Shqipėri, nuk mund t’i kėrkojmė asgjė pėrveēse tė na lejojė ta duam dhe t’i shėrbejmė. Kjo zonjė e madhe, nė ditė gėzimi dhe festash, tė na lejojė tė derdhim lot gėzimi mbi supet e saj. Tė nė falė gabimet. Po ashtu si njė nėnė e dhembshur, kur tė na kėrkojė krijuesi tė na pranojė nė dheun e saj tė bekuar”.Trupi i tij prehet nė dheun e bekuar, kurse shpirti i tij ėshtė atje lart, nė parajsė.Ngjizur nga njė baba patriot dhe inteligjent, lindur nga njė nėnė e virtytshme dhe besimtare, edukuar nė shkollat mė tė mira. Ai u shėrbeu me devotshmėri njerėzve, Atdheut, Kombit. Kėto janė shkallėt prej nga mund tė ngjitesh atje lart dhe pastaj tė vendosėsh kokėn qetėsisht nė prehrin e krijuesit. Ai la njė djalė, princin Leka II, me fjalėt e betimit na dha shpresė dhe besim, filiz dhe pasardhės kreshnikėsh…Thuhet se pėr ēdo mendim kundrejt njė personi tė veēantė lind njė yll. Jam i bindur se do lindin mijėra yje pėr tė. Kurse unė do jem ēdo natė me sytė drejt qiellit pėr tė gjetur yllin tim, me fytyrėn e MBRETIT tim. Ėndrra vazhdon…
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  6. #136
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Requiem pėr njė shqiptar tė madh

    http://www.lajmishqip.com/wp-content...05-300x180.jpg





    Nderim pėr NMT, Lekėn I

    Nga : Kostaq XOXA



    Leka I lindi nė njė ditė zie pėr popullin shqiptar dhe mori njė edukatė nga Zogu I dhe Geraldina, nė mėrgim, qė e brumosi tė ishte pėrherė i pikėlluar pėr tė gjitha prapėsitė qė e pllakosėn kombin tonė. Nuk iu ndanė fatkeqėsitė kėtij kombi, qė nga pushtimet e gjer nė dhunėn e mallkuar komuniste, pas Luftės II Botėrore.Mbreti, babai i tij, i shkurorėzuar nga njė okupator, duhej tė merrte njė vendim nė Kongresin e Pėrmetit, qė tė quhej i huaj nėse vinte kėmbėn nė atdheun e tij. Por dihej se Kongresi i Pėrmetit i mori tė gjitha rezolutat, vendimet, deklaratat, fjalimet, tė gatshme nga njė shtet i huaj. Edhe lufta kundėr okupatorit do tė duhej tė bėhej nėn diktat tė emisarėve tė Titos. Ndėrsa Konferenca e Pezės vuri hapat e parė tė njė lufte tė pėrbashkėt tė tė gjitha forcave kundėrpushtuese, nuk vonoi qė tė kuptohej hipokrizia e njėrės palė: tė asaj ane qė ishte nėn komandė tė Miladinit dhe tė Dushanit, pėr interesa tė marrjes nė dorė tė pushtetit prej atyre forcave luftuese shqiptare qė e kishin bėrė paktin e pashpallur tė regjimit monist. Aq mė e hidhur dhe dramatike qé pėrēapja e Mukjes qė u prish, sa pa u tharė boja, sepse Kosova as qė duhej pėrmendur fare pėr atė referendumin e premtuar gjatė luftės nga mareshali Tito, se kjo krahinė do tė caktohej nga vullneti i lirė i popullit(!) se me cilin shtet do tė bashkohej.Nė tė vėrtetė populli shqiptar u ndodh para njė prologu tė dhimbshėm dhe njė finaleje tragjike, po tė flasim me gjuhėn e njė opere tronditėse. Menjėherė shpėrtheu lufta civile dhe shteti diktatorial pas Luftės, sipas tė cilit jo vetėm qė dallimet e ideve do tė shpalleshin heretike, por edhe institucionet fetare do tė rrafshoheshin pėr tokė dhe klerikėt do tė pėrfundonin nė gijotinėn e shtetit totalitar. Tė atij shteti qė betohej “pa dallim feje, krahine dhe ideje!”.Leka I u rrit nė mėrgim me kėto tronditje shpirtėrore. Jashtė atdheut, pėrveē anglishtes, mėsoi shqipen. Dhe, pėrveē kėsaj, edhe Frėngjishten, italishten, spanjishten, portugalishten dhe Arabishten. Ishte, pra, njė poliglot. Ishte biri i denjė i Ahmet Zogut I,Mbreti i shqiptarėve kishte bėrė Pajtimin e vėrtetė kombėtar, jo si atė hileqarin e dėshtuar tė Rexhep Qoses, tė rėnė kokė e kėmbė nė lajkat e majtizmit tė skajshėm, brenda vendit. Edhe dy mė tė ashprit ndaj sovranit nė mėrgim, Mustafa Kruja dhe Fan Noli, u bashkuan me tė, duke kuptuar atdhedashurinė e tij. Kur vdiq, Geraldina shiti gjerdanin e kraharorit pėr t’i bėrė njė varr tė denjė pėr staturėn e tij. Ndėrsa komunistėt tanė enveristė plasėn sė shpifuri pėr grabitjet e thesarit, qė me dokumente bankare u vėrtetua se Ai kishte marrė vetėm rrogat e tij.Sipas dokumenteve tė sigurta, Zogu, nė marrėveshjet me Italinė, ėshtė quajtur nga negociatori i parė i Musolinit, si njė njeri qė mallėngjehej sa herė debati shprehej ndėrmjet palėve pėr shqiptarėt qė vuanin nė Jugosllavi dhe nė Greqi. Madje kishte vėnė nė vėshtirėsi edhe Musolinin vetė, siē dėshmon nė librin e tij ky diplomat me emrin Aleksandėr Lesona. Por ngatėrrestari nė kėtė mes ishte Galeaco Ēiano. Kėtė e pohon edhe Framēesko Jakomoni nė librin e tij “Politika e Italisė nė Shqipėri”. Megjithatė Arben Puto kėrkon argumente kundėr Zogut bash te ditarėt e Ēianos, tė cilin ia njohin antishqiptarizmin edhe vetė italianėt! Historiografėt e Enverit fėrkojnė barkun kur Konferenca e Pėrmetit nderohet me emra rrugėsh e shkollash e lagjesh nė tė gjitha anėt e vendit, ndėrsa pėr njė fragment bulevardi bėnė namin kur do t’i vihej emri Zog I! Mbase do t’ia donin tė emėrtohej Bulevardi Stalin! – si nė kohėn kur nuk guxoje tė thoshe asnjė mendim kundėr atij vrasėsi nė masė tė tė pafajshmėve… Kėta, si Enveri dikur, nuk vuanin pėr shqiptarėt e Kosovės qė nuk lejoheshin tė kishin as shkolla shqipe! Dhe e quanin normale qė Enver Hoxha t’i ofronte Titos skeptrin e Sekretarit I tė KQ tė Partisė Komuniste Shqiptare! Nexhmija e quan tė shoqin, megjithatė, patriot!
    Por tė gjitha kėto vuajtje i kishte grumbulluar nė shpirtin dhe nė zemrėn e tij, njė shqiptar me ndjenja tė thella patriotike, Leka I.
    I erdhi, mė nė fund, dita, qė tė mbyllte sytė nė Atdheun e tij, qė e donte aq shumė.Tė shtunėn do tė shihnim njerėz si Erion Braēe, me fjalėt e ulėta tė Face bosk-ut tė tij, sesi do ta pėrcjellė nė banesėn e fundit populli, kėtė bir tė shquar tė popullit shqiptar. Pėr turpin e E. Braēes, pėrcjellim fjalėt e tij: “Ē’ėshtė kjo ditė zie, mo ditėzi?”. Dhe merr nėpėr gojė edhe kryeministrin: “Pėr ē’familje mbretėrore flet kryeministri Berisha?”. Ai do tė dėshironte nderimet e pamerituara tė Ramizit, pėrgjegjėsit kryesor tė masakrės sė Tivarit”. Me Majkon nuk ia mban tė fėrkohet se e sheh veten nė dėrrasė tė kalbur. Majko ėshtė shprehur edhe ai nė Face bosk: “Pėr mua Leka I ishte njė burrė i veēantė dhe patriot”.Historia do ta thotė, mė sė fundi, fjalėn e saj tė vėrtetė.
    Ky artikull eshte postuar me Sunday, 04/12/2011 ne oren 7:52 am tek kategoria Komente
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #137
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    I nderumi Maqeralljot, njerzit nuk i shohin gjenat nellloj! e tille ashte jetea.
    Cdokujna i munegon dicka, dikush ashte i prir te urrejn tane jeten,dikush i sheh gjenat ne baze indiferente te nje aneshme. Dikush mendon se krejte cfare e ka ndegju nga njerz te taborreve ndryshme ashte e vertete! te rralletet jan ata shqyptare qe nuk lejojen te bien viketime e propogandave partiake, politike te cdo lloji ngjyre qofeshin ata. per gjyse shekulli shqyptarve u ashte shkru,diketu historia nga njerz te doketrinuem, njerz pa asnje vlere kombetare e njerezore. Per gjyse shekulli shtrembim i faketeve historike, propogande nga ma te poshterat, natyrishet ne len mbase nje taborr qe ju beson atyne marrinave te laboratorive social-komunisto-staliniste. me mire tia lem kohes cdo gje ka me dal ne shesh, duhen njerz te urt e te emsuem,atedhe dashes me ndriqu realitetn e historis tone Kombetare. Jo njerz qe nau kan imponu ne te kaluemen e deri me sot. Rrespekt per NMT, Leken l, Ishte nje nga burrat shqyptar gati nuk mund ta krahasohet me te gjithe te soteshmit dhe moshataret e ti. Dallonte per URTESI, dashuni Atedhetare ishte njeri me zemer te madhe. Sineqerishet ju pershendet Plaku dhe ju deshiroj cdo te mire.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  8. #138
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Nė historinė moderne politike tė shtetit shqiptar
    mund tė regjistrohen njė sėrė recidivash
    kėrshėrore prej modelit fashist italian, d.m.th. tė
    shtetit qė pati qenė mė pranė Shqipėrisė, mė
    shumė mendėrisht se gjeografikisht, si dhe
    njėherėsh shteti i parė fashist i Europės. Njė rast i
    tillė ėshtė i ashtuquajturi “Revolucion
    demokratiko-borgjez i qershorit 1924”.
    I studiuar
    historikisht, madje me tė tepėrt, si i lidhur mbas
    modelit bolshevik, me njė kryeministėr – Fan. S.
    Noli – tė cilėsuar prej kundėrshtarėve tė tij si
    “peshkopi i kuq”, mbas njė shqyrtimi tė
    vėmendshėm politologjik ky “revolucion
    demokratiko-borgjez i qershorit 1924” nuk do tė
    rezultonte as revolucion, as demokratik dhe as
    borgjez. Vetėm muaji i qershorit ‘24 mund tė
    quhet i saktė nė emėrtimin e tij tė stėrgjatė. Vetė
    Noli, njėri ndėr udhėheqėsit e lėvizjes sė 24-s, si
    dhe krye i qeverisė qė prej saj doli, nė njė
    intervistė dhėnė si kryeministėr gazetės greke
    Eleftheron Vima (17 tetor 1924), pyetjes se ēfarė
    ishte ajo qė sapo kishte ndodhur nė Shqipėri, i
    pėrgjigjej drejtazi: “Ishte mė shumė njė coup
    d’état [grusht shteti, A. P.] politik, bashkė me njė
    pronunciamento...”

    Tanimė, me mundėsinė e shqyrtimit tė lėvizjes sė 24-s drejtpėrsėdrejti mbi burimet dokumentare, i ashtuquajturi model bolshevik, tė cilit ia kanė brendashkruar kėtė lėvizje, vjen e skajohet, ndėrsa lidhjet e saj me modelin fashist bėhen gjithnjė mė tė lexueshme. Jo rastėsisht lėvizja formėsohej nė maj-qershor tė 24-s, d.m.th. fill mbas zgjedhjeve fashiste tė prillit 1924 nė Itali, ku kishte fituar “lista qeveritare”, i ashtuquajturi “listone”. Njė ndėrthurje e modelit bonapartist me atė origjinal mussolinian nė organizmin e grushtit tė shtetit nėpėrmjet pėrdhunimit tė parlamentit, dhe pėrkatėsisht parlamentarizmit, dhe njėherėsh rrekjeve pėr ta legalizuar atė po nėpėrmjet njė “parlamenti”, mund tė lexohet tanimė nė rragatjet nė trajtė debatesh, tė marra me stenografi prej S. Mazrrekut, tė pjesės sė anėtarėve tė parlamentit shqiptar qė patėn braktisur Tiranėn dhe qenė “strehuar” nė Vlorė. (Vetė modeli i shkartisur bonapartist-mussolinian merr aty ngjyra origjinale “kombėtare” kur njė pjesė e deputetėve tė gjysmėparlamentit tė Vlorės ngulmon ta lėnė hėpėrhė “revolucionin” dhe tė largohen pėr nė shtėpi “pėr me festue bajramin”.)
    Mes letėrkėmbimit, mbajtur deri mė sot secret, tė organizatorėve tė “revolucionit” nė Vlorė me funksionarėt e lartė tė regjimit fashist nė Itali, spikat njė nga mesazhet e qershorit nė tė cilin Noli shkruante nė italishte tė pastėr: “Non ci resta altro che pigliare le armi e marciare su Tirana, seguendo l’esempio classico del vostro illustre Duce” (“Nuk na mbetet tjetėr veēse tė rrokim armėt dhe tė marshojmė mbi Tiranė, duke ndjekur shembullin klasik tė Duce-s suaj tė pėrndritur”) (DDI, serie 1923-1935, III, nr. 222).
    T’i vėshtrosh tė ballafaquara tė dyja lėvizjet, italiane dhe shqiptare, pėrfshirja nė modelin fashist italian sė paku e njė pjese tė elementeve tė “revolucionarėve shqiptarė” tė 24-s rezulton jashtė dyshimi: komportimi i “bashkimxhinjve” (anėtarė tė organizatės “Bashkimi”), me rol dore sė parė nė lėvizjen e tė 24-s, befason me imitimin e sjelljes sė kėmishave tė zeza nė Italinė e viteve 22-24; deri edhe praktikat rrugaēėrore, si ajo e diskreditimit tė
    “armiqve” duke u dhėnė tė pinė me pėrdhunė vaj recini, nuk janė veēse majmunėri tė metodave tė
    kėmishėzinjve. Mė shumė se kaq: shndėrrimi i kėtyre forcave “tė lira” apo “vullnetare”, tanimė njerėz tė armatosur qė zinin stacionet apo kontrollonin rrugėkalimet pa qenė as karabinierė, as ushtarė, as policė, por thjesht “bashkimxhinj”, shndėrrimi i kėtyre forcave pra nė njė trupė tė posaēme pėr “ruajtjen e rendit” nga qeveria e dalė prej “Revolucionit” nuk pėrbėn veēse ndjekjen e modelit mussolinian: krijimin e “milicisė fashiste” si veshje legale pėr grupet e shthurura tė quajtura “squadre d’azione” mė 1923-shin.
    Nė praktikė regjimi i vendosur nė 24-n ta pėrkujton regjimin autoritar “transformistik-personal” me njė pjesė tė spikatur tė tipareve tė tij. Athua se i verbuar brenda njė modeli tė tillė, kreu i “qeverisė revolucionare” nuk ngurronte t’i mburrej gazetės Vreme tė Beogradit: “Tani pėr tani, ne qeverisim pa parlament, dhe mė mirė...” (13 shtator 1924).
    Duket e pabesueshme tė ketė dalė nga goja e Fan S. Nolit. Mirėpo deri edhe para Lidhjes sė Kombeve, e cila i pėrmendte kryeministrit shqiptar domosdonė e thirrjes sė njė parlamenti, Noli vijonte ta quante institucionin nė fjalė “ajo plagė, ajo fatkeqėsi e madhe, ajo bestytni e shėmtuar, qė ėshtė parlamenti...” (10 shtator).

    Figura si Noli, na kanė ofruar, ndoshta krejt padashur, dėshmi mėsimdhėnėse. Duke i hequr m’anėsh supozimet me “angjentura bolshevike” apo “konspiracione ndėrkombėtare”, na duhet tė mbajmė mend si mėsim aktual qė kur, nė 24-n, qeveria e tij e shpėrndau parlamentin, kryetari i saj i mburrej gazetės greke Skrip: “E shpėrndamė parlamentin, qė tė bėjmė disa kursime tė nevojshme...” (17tetor 1924). Madje, pa e fshehur spastrimin qė po bėnte nė administratė pėr ta mbushur atė me “bashkimxhinj” ose “antizogistė”, sqaronte: “Nga marsi do tė bėjmė zgjedhje, pasi mė parė tė pėrfundojmė punėn e spastrimit...” (po aty).
    Nga ana tjetėr, petku i agjit-propit bolshevik vetėm sa rrekej mė kot ta mbulonte “modelin e zi”, duke u treguar “masave” se qeveria e tij vetėm brenda pak muajsh “pėr tė bėrė ekonomi” kishte pakėsuar 25 % tė nėpunėsve dhe rrogat e tyre i kishte zbritur nė 40 % (Intervistė nė Nea Imera, 11 tetor 1924).



    A. Plasari, 18/12/2005, Shekulli


    Artikullin e plote e gjeni ketu
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #139
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Nuk e kuptoj pse habitet dynjolliku me dokrrat e feisbukut te Erion Braēes ?!?

    Erion Braēe si te gjithe ithtaret e Dulles dhe te klanit te tij jane mbrujtur me idene se jane pasardhes te revolucionisteve grusht-shtetas te qershorit '24. Mjedisi ku bejne pjese rekrutet e ketyre revolucioneve jane kusaria, pertacia dhe ndyresia ne kuptimin moral te saj.

    Si mund t'a pranoje Braēe dhe komplet rraca e tij e kusareve figuren komplekse te Ahmet Zogut ?!?


    Marshimi mbi Shqiperi i taborreve te PKSH, ne gjirin e te cilave benin pjese, qe fati i ketyre kusareve. Nuk bene gje tjeter veēse vodhen, plaēkiten, terrorizuan dhe masakruan nje komb nen dogmen revolucionare.


    Qelbsinlliku i kusareve Braēist nuk ka mundesi te rrije ne te njejtin mjedis me esnofllikun e njeriut puntor e dashamires. Braēja dhe gjithe vogelsia xhuxhiste qe e karakterizon eshte i lidhur infinit-ciperisht me antivleren dhe maskarallikun njerezor ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Kujtimet e Geraldinės: Largimi nga Shqipėria mėngjesin e 6 prillit ‘39


    Ju rrėfej tmerrin e udhėtimit nė Greqi, kur bashkė me Lekėn e porsalindur, bashkjetonim me vdekjen orė e ēast”.

    Nė ajrin e ftohtė tė mėngjesit thellė, njė varg prej trembėdhjetė veturash me motorė tė ndezur po pritnin. Nė veturėn Krysler qė do ishte imja ndenjėsja nė anė tė shoferit u hoq me njė anė dhe u hodh nė kopėsht. Dysheku im u shtrua pėr sė gjati dhe aty mbeta e shtrirė me kėmbėt nė pjesėn e pėrparėshme dhe kryet mbėshtetur nė kolltukun e prapsme. Njė doktor zuri vend pranė meje dhe brenda pak minutave u nismė. Nuk munda tė pėrshėndes as Mbretin. Fėmija ime ishte nė njė veturė tjetėr me njėrėn nga motrat e Mbretit, me infermieren dhe zonjėn qė qe pranė meje kur u lind princi.
    Teneqe me benzinė u ngarkuan nė veturat, sepse asnjėri nuk e dinte sa i gjatė do tė ishte udhėtimi ynė deri nė kufirin e Greqisė dhe nė se do tė mund tė gjenim benzinė nga do tė kalonim. Shėrbyeset e mia dhe zonjat pėrcjellėse kishin mbledhur bashkė atė qė mundėn tė marrėn dhe shpejt mėsuam se rrėmbimi i ikjes na kish bėrė tė harrojmė shumė gjėra tė ēmueshme. Kishim lėnė shumė thesare tė vjetra e kujtime tė dashura si dhe tėrė pjatat dhe lugėt e florinjta tė Pallatit.
    Disa kohė mė parė im shoq kishte pasė shitur lėndėn e pyllit tij privat njė shoqėrie italiane dhe kish marrė kundėr vleftėn nė napolona ari. Kėto napolona ishin mbyllur nė dy valiza tė thjeshta bojė qielli, por unė nuk dija asgjė nė kėtė kohė rreth kėtyre napolonave megjithėse kėto qenė mjeti i vetėm i jetesės sonė gjatė atyre viteve tė mėrgimit. Disa herė rruga dukesh se ndalte pėrnjėherėsh dhe kaluam nėpėr tokė tė ashpėr tė parrahur mė parė. Qe njė udhėtim i tmerrshėm dhe sot kur mė kujtohet mė zė tmerri. Lindja e fėmijės time kish qenė e ngadalshme dhe shumė e vėshtirė dhe unė jesh akoma nė njė gjendje gjysmė tė ndėrgjegjėshme dhe nėn efektin e mjekimeve. Dhe me gjithė kėtė edhe sot mė kujtohen kthesat e ngushta shumė dhe brinjėt e pjerrėta qė binin nė pėrrenjtė e zhveshur e tė thatė. Kur po largoheshim gjithnjė larg Tiranės tė mbytur me kaosin e gjendjes sė krijuar, mė goditi syrin fakti i qetėsisė qė mbretėronte nėpėr tėrė fshatrat dhe qytetet qė kaluam. Shumė nga ata nuk kishin radio dhe mjete tė tjera qė tė mėsonin se liria e tyre kish humbur. Rreth mesit tė ditės qėndruam pėr njė drekė tė vogėl nė Korēė. Njė nga oficerėt e grupit tonė mundi t’i telefonojė Mbretit nė Pallat. Tė gjithė ende shpresonim se do tė na kishte thėnė tė qėndrojmė kėtu ose ndofta tė ktheheshim prapė nė Tiranė, kurse Mbreti na porositte qė tė shkonim sa mė shpejt tė ishte e mundur nė kufirin e Greqisė. Im vėlla Gyula, katėrmbėdhjetė vjeē, ishte duke studiuar nė liceun Freng tė Korēės. Njė nga njerėzit tanė vajti ta kėrkojė ku qe, nga njė vend nė tjetrin, deri sa e gjeti nė njė klasė sė bashku me nxėnės tė tjerė nė orėn e arithmetikės. Pa i thėnė asnjė fjalė mėsuesit mori Gyuala-n pėr dore ashtu si qe me librat ndėnė sqetull dhe fluturoi tek ne.
    I mjeri Gyula im. Mė vonė shkoi nė Francė qė tė bashkohesh me mėmėn time dhe, megjithėse vuante nga diabeti, u bashkua me fuqitė e rezistencės frėnge gjatė luftės. Po pėrvojat dhe vuajtjet qė pati gjatė luftės e keqėsuan shumė shėndetin e tij deri sa disa vite mė parė nė Merano tė Italisė dha shpirt.
    Po sa tmerre dhe dėshpėrime tė tjera na prisnin mė tutje. Nė kėtė kohė kishim vetėm njė qėllim qė tė mundemi tė arrjmė kufirin Grek. Mė sė fundi, pas njė udhėtimi tė vėshtirė pėr mė shumė se katėrmbėdhjetė orėsh, mundėm tė arrijmė nė afėrsi tė kufirit Grek.
    JASHTĖ RREZIKUT PĖR PAK KOHĖ.
    Veturat tona qenė skuqur nga balta e madhe dhe fytyrat e njerėzve tanė plot pluhur dhe tė kėputura nga lodhja. Kjo pjesė e veēantė e kufirit nuk ish nė pėrdorim dhe vetėm njė ushtar grek qėndronte pėr roje. Mė kujtohet se jeshė zgjuar dhe e pashė kur mė vėshtroi me ēudi nėpėrmjet dritares sė veturės. Vargu i gjatė i makinave tė mbytura nė baltė me udhtarė dhe oficerė ngarkuar me shpata e mitraloza e trembte shumė. Leshrat e tij tė shkurtra ju ngrenė pėrpjetė, njė gjė e kam dėgjuar tė pėrshkruhet, por asnjėherė nuk e kam parė qysh ahere ose mė parė kėsaj kohe. Kapela i ra pėr tokė dhe duke u munduar ta marrė prapė, i shpėtoi dhe pushka nga dora. Pastaj nga turpi dhe nga tronditja iku e u fsheh nė pyll.
    Njė nga ushtarėt tonė ngriti trarin qė qėndronte nė hyrje tė kufirit dhe mė sė fundi u futėm nė tokėn greke. Pėrēuam pėr gati nja gjysėm ore tjetėr deri sa erdhėm nė kontakt me fuqitė Greke tė policisė tė motorizuara qė na drejtuan pėr nė Follorinė. Qyteti ishte njė qytet i varfėr pa hotele tė kėnaqshėm, por mė sė fundi jeshėm jashtė rrezikut. Njė nga shtėpitė e gurta ishte bosh, kėshtu qė vajzėt dhe zonjat qė mė shoqėronin e fshinė dhe e pastruan krejtėsisht brenda njė kohė tė shkurtėr dhe mė muarėn mua me gjithė dyshekun tim e mė shpunė brenda. Kisha vuajtur nga njė hemoragji (humbje gjaku) e keqe shumė dhe e ndjeja veten kaq tė sėmurė sa qė s’mė bėnte mė asnjė pėrshtypje nė se vdisja ose jetoja. Dikush mė luti tė vija diēka nė gojė qė tė merrja pakėz fuqi, por i vetmi ushqim qė gjetėm ishte ca djathė qė binte erė jo tė kėndėshme, bėrė nga qumėshti i dhisė dhe vezė tė ziera shumė tė ngjyera me bojra tė ndryshme pėr shkak tė Pashkės.
    Ditėn e nesėrme, Ditėn e tė Premtes sė Zezė, Mbreti Gjergj i Greqisė mori vesh pėr qėndrimin tonė kėtu dhe dėrgoi dy doktorė me njė tren tė veēantė nė Follorinė qė tė mė mjekonin dhe tė mė shpien nė Athinė.
    Ngula kėmbė tė mos shkoj. E njeja se vendi im ishte tė qėndroja sa mė afėr tim shoqi dhe se do tė ishte punė mė e urtė tė pritnim aty afėr kufirit pėr tė parė se ēdo tė ndodhte nė vendin tonė.
    Mbreti Zog mbeti nė Tiranė gjatė 6 e 7 Prillit, duke u pėrpjekur tė organizojė qėndresė kundėr pushtuesit. Dėshironte qė tė bėnte njė luftė guerriljesh kundėr sulmonjėsit, tė paktėn deri nė plasjen e luftės sė dytė e cila dukesh se do tė shpėrthente sė shpejti. Ai kish bėrė plane qė tė organizonte njė grup tė vogėl qėndrese me lėftėtarė nė Veri afėr kufirit tė Jugosllavisė. Pasonjėsit e tij tashmė ishin mė tė fortė nė kėto anė ku kish lindur Ai vetė.
    Porse qeveria Jugosllave mori vesh rreth kėtij plani dhe i dha njė notė Qeverisė Shqiptare duke e njoftuar se, nė rast se luftimet bėhen nė njė zonė jo mė larg se 15 km. nga kufiri i tyre, ata do tė marshonin mbi Shqipėrinė pėr “tė shpėtuar paqen nė Ballkan”. Pėr shumė shokė Jugosllavia kish lakmuar pjesė tė tokės shqiptare tė kufisė dhe im shoq kuptoi se kėrcėnimet Jugosllave ishin tė sakta dhe Shqipėria nuk ish nė gjėndje t’u bėjė ballė dy fuqive sulmonjėse.
    Nė 8 tė prillit Mbreti u ndal nė Pogradec afėr kufirit Grek. Ai po udhėtonte nė njė karvan automjetesh sė bashku me tėrė qeverinė shqiptare dhe shumicėn e deputetėve gati pothuaj 1 500 vetė. Kėtu pėr herė tė fundit im shoq u mundua tė organizojė njė qėndresė tė fundit. Po vetė shokėt e tij e kėshilluan qė tė largohej dhe tė vazhdojė luftėn pėr lirinė e vendit jashtė kufinjve tė Shqipėrisė. “E pranova kėtė kėshillė me zemėr tė thyer” mė tha Mbreti disa kohė mė vonė, sepse mu duk se po tė largoheshe kėshtu nuk do ta shihja mė i gjallė vendin tim pėrsėri”.
    Me gjithė kėtė qeveria e bindi. Ata e shkoqitėn qėndrimin e tyre duke thėnė se pas luftės sė ardhėshme Shqipėria do tė ishte nė rrezik pėr t’u bėrė copa-copa dhe meqėnėse Mbreti ishte kryetari i Shtetit, ai vetėm mundesh tė fliste nė emėr tė gjithė popullit.
    NĖ LARGIM PĖRSĖRI
    Me tėrė kėto arsyetime Mbreti mbeti me dy mendje dhe nuk kish vendosur se ē’vijė tė ndiqte. Nė kėtė kohė mori vesh se kufiri grek do tė mbetesh i hapur deri nė mesnatė pėr tė pritur aty dhe shokėt e Tij si refugjatė politikė. Pas kėsaj ore do tė mbyllesh pėrgjithnjė pėr cilindo. Ky urdhėr i fundit e bėri tė marrė vendimin tė lėrė vendin. Kaloi kufirin 10 minuta para mesnatės dhe mundi tė mė takojė nė orėn gjashtė tė mėngjesit tė ardhshėm.
    Nė kėtė kohė treni dėrguar nga Mbreti Gjergj gjendej ende nė Follorinė dhe kėshtu vendosėm qė tė pranojmė tė udhėtojmė me kėtė tren por jo pėr Athinė po pėr nė Selanik.
    Pak kohė pasi u nismė sė kėndejmi treni u ndalua dhe gati nja 500 ushtarė dhe oficerė grekė hypėn nė tren. Komandanti i tyre na njoftoi se kishte marrė urdhėr nga lart qė tė ēarmatoste tėrė shqiptarėt qė mbanin armė. Mbreti Zog dhe familja e Tij do tė mbylleshin nė Volos; anėtarėt e qeverisė dhe tė tjerė oficerė do tė burgoseshin nė Kozan dhe mbetja tjetėr e oficerėve dhe ushtarėve do tė mbylleshin nė njė ishull grek. Mbreti Zog e hodhi poshtė kėtė ultimatum. Ai i dėrgoi njė telegram qeverisė helenike nė tė cilin thuhesh: “Ne nuk jemi robėr lufte por miq e fqinjė qė kemi nevojė pėr mikpritjen e Greqisė. Nė se Greqia do ta dėshirojė jemi gati tė largohemi sa mė parė nga toka Greke por kurrė nuk do ta pranojmė tė ndahemi nga shoshoqi dhe asnjė nga armėt tona nuk do t’u dorėzohet”.
    Ndėrsa po pritnim pėrgjigjen e telegramit ndenjėm nė tren dhe ushtarėt grekė na kishin rrethuar nė ēdo anė. Brenda njė ore Kryeministri i Shqipėrisė u thirr nė telefon nė zyrėn kryesore telefonike mbasi vetė Mataksai, kryeministri i vendit, po nė fakt diktatori i vėrtetė i tij , dėshironte t’i flasė personalisht. “I paraqitni nderimet e mia Mbretit” tha. “Vendosėm qė tė gjithė Ju do tė qėndroni nė Larisė disa milja larg nga vendi ku gjendeni tani”. U kėnaqėm shumė kur dėgjuam kėtė lajm po vetėm shumė kohė mė vonė munda tė zbuloj se cila qe arsyeja qė e detyroi qeverinė Greke tė ndėrrojė mendimin e parė dhe kjo rrodhi jo vetėm pėr shkak tė marrdhėnieve tė mira midis tė dy vendeve, porse mė shumė pėr shkak tė kėshillave tė mjekėve Grekė qė mė vizituan. Njėri nga ata ishte mjeku personal i Mbretit Gjergj dhe ai i tha Mbretit tė tij se nė qoftė se nuk do tė mjekohesh nė qetėsi patjetėr do tė vdisja. Dhe atėherė vdekja ime do ju barrosė Grekėve dhe jo fashistėve Italianė.
    Njė hotel i ri kishte qenė ngritur nė Larisa po nuk ish hapur ende. U hap vetėm pėr tė pritur ne sė pari si myshterinjtė e parė. Qėndruam kėtu deri nė 1 tė Majit dhe paguam pėr tė gjithė hem nė kėtė hotel, hem nė hotelet e tjera mė tė vegjėl tė qytetit, sepse ishim shumė e nuk na nxinte hoteli tė gjithėve. Ne paguam faturėn nga napolonat qė kishim nė tė dy valicat bojė qielli.
    Pėrveē tė hollave tė Mbretit edhe qeveria kishte marrė tė holla floriri nga thesari i shtetit dhe kėto fonde ajo i pėrdori pėr tė paguar tėrė oficerėt dhe njerėzit e tjerė nė shėrbimin e saj deri nė kohėn kur fondet u shterėn. Nė kėtė kohė shumica e shqiptarėve qė kishin ardhur me ne kishin shkuar nė vende tė tjera dhe kishin marrė punė tė ndryshme. Gjatė qėndrimit tonė nė Larisa disa ngjarje shqetėsonjėse na bėnė tė kthjellėt se duhesh tė iknim pėr sė shpejti. Njė ngjarje e tillė ndodhi kur dy nga oficerėt tonė vajtėn nė Selanik pėr tė parė Konsullin e Shqipėrisė. Kėta oficerė u ēuditnė kur panė se flamuri i fashizmit i kish zėnė vendin flamurit kuq e zi tė Shqipėrisė dhe kur panė Konsullin nxuarėn revolet t’i bien nė kokė. Policėt grekė duke dėgjuar britmat e tij, shkuan nė ndihmė tė Konsullit po qė tė dy u vranė nga oficerėt dhe konsulli vetė u vra. Pas kėsaj ngjarjeje dhe njė tjetre tė tillė, im shoq dha urdhėr qė t’i dorėzohen atij armėt e zjarrit. Kėsisoj nderi i oficerėve nuk prekej dhe mikpritja greke nderohej.
    Nė kėtė kohė Ministri i Shqipėrisė nė Turqi z. Xhaxhuli kish marrė pėlqimin e qeverisė Turke qė na porositte tė kalonim sa mė parė nė kėtė vend dhe vendosmė qė tė vemi.
    GJITHNJĖ NĖ LARGIM
    U prekėm shumė nga kjo oferta zemėrgjerė e Turqve dhe sapo munda tė mbahem nė kėmbėt e mija dhe tė hypim vetė nė trenin qė na kish lėnė nė dispozicion qeveria Greke, vendosmė tė nisemi pėr Turqi. Tė gjithė e dinim qė nė atė vit tė 1939 sulmi i Italisė kundėr Greqisė ishte shumė i afėrt.
    Udhėtimi ynė pėr Turqi ėshtė njė udhėtim qė do ta kujtoj pėr tėrė jetėn time sa tė jem gjallė. Turma populli u derdhėn nė tėrė stacionet e vogla tė trenit ku qėndronim qė tė pėrshėndesnin Mbretin Zog duke i britur urimet dhe bekimet e tyre. Arrimė nė Stamboll nė orėn tre tė mėngjesit nė 3 Maj.
    Guvernatori i qytetit sė bashku me z. Xhaxhuli dhe zonjėn e tij na pritėn nė mėnyrėn mė tė pėrzemėrt qė mund tė bėhej. U strehuam nė hotelin Pera Palace dhe turqit u suallnė kaq mirė sa qė disa herė nuk dinim si t’i falenderonim. Ata ngulnė kėmbė dhe nuk e njohnė zyrtarisht pushtimin e Shqipėrisė dhe ndėrsa dilnim nga hoteli ishin urdhėruar tėrė shtetasit qė tė na linin rrugėn tė lirė kujtdo nga ne.
    Ditėt tona kėtu kaluan nė vizita shtetėrore, nė vizita pallatesh, xhamish dhe muzeumesh tė ndryshėm dhe ngado qė kaluam plaka dilnin prej turmės dhe i lėshoheshin Mbretit pėr t’i puthur duart dhe pėr shpėtimin dhe shėndetin tonė.
    Gjatė qėndrimit tonė u takova me Presidentin Ismet Inonu, njė burrė shumė simpatik dhe mikpritės. Patėm ēaste sė bashku nė shumė raste dhe mė vonė ndėrsa im shoq bisedonte me tė rreth tė ardhmes sė vendeve tanė, unė dhe Zonja e Presidentit merreshim me punėt tona shtėpiake.
    Mundeshim tė qėndronim pėrherė kėtu dhe nė vetvete kjo do tė kishte qenė shumė mirė nė shumė pikpamje, porse Mbreti ishte takuar me tė dėrguar tė ndryshėm nga Parisi, Londra dhe Washingtoni qė e nxitnin tė vente nė njėrėn nga kėto kryeqytete.
    Ishte e kthjellėt pėr tė gjithė ne qė jeshėm kaq afėr ngjarjeve tė Evropės se lufta do tė kėrcitte pėr sė shpejti midis fuqive tė boshtit nga njėra anė dhe Francės e Anglisė nga ana tjetėr. Ishte e kuptueshme se mund tė bėnim mė shumė punė nė Paris ose nė Londėr se sa kėtu dhe kėsisoj Mbreti vendosi tė nisemi nė 30 tė qershorit.

    Vijon


    http://www.panorama.com.al/argument/kujtimet-e-geraldines-largimi-nga-shqiperia-mengjesin-e-6-prillit-%e2%80%9839/

Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •