Close
Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 162
  1. #31
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Se pari ngushellime familjes mbreterore per humbjen e Mbretit te Shqiptareve, NMT Leka Zogu I.

    Do ju lutesha, kush nuk e ka qejf, le te beje nje sy qorr, por mos ofendoje ne kete menyre kete figure te rendesishme.

    Nqs Shqiptaret jane njohur ndonjehere ne arenen nderkombetare, e jane mare ndonjehere ne konsiderate, kjo eshte si merite e Shtetit Modern qe ngriti NMT, Mbreti Zog. Te pakten nuk i internoi e masakroi Shqiptaret ashtu siē beri pasardhesi i tij. Do thoni vrau Avni Rustemin. Dakort, por Avni Rustemi tentoi i pari ta vriste duke i bere jo nje, por dy atentate.

    E, sa per floririn, nuk e ka vjedhur familja mbreterore. Floriri u bllokua nga Anglezet pas shperthimit te anijeve Angleze ne kanalin e Korfuzit. Kete duhet ta dine shume mire komunistet pike se pari, qe pastaj filluan ti mbushin mendjen njerezve qe floririn e vodhi mbreti.

    Familja mbreterore, gjate viteve te mergimit ka shitur dhe sendet mė me vlere qe ka patur per te mbijetuar, e nje nga ato eshte edhe unaza e nenes mbretereshe. Kur e degjoja ne opinion, me rridhnin lotet se si mundej te ndodhte nje gje e tille.

    Megjithate, mu be qejfi sot, kur Sali Berisha, ne mbledhjen e qeverise e shpalli diten e Shtune dite Zie Kombetare, ngriti nje komision te veēante per homazhet qe do ti behen mbretit te Shqiptareve dhe, ē'eshte me e rendesishmja, tha se ēeshtja e referendumit popullor per formen e qeverisjes nuk mund te quhet ende e perfunduar.

    R.I.P NMT, Leka Zogu
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Ore a eshte e mundur qe ne simpatizantet e Zogut ti japim nderimet ne kete teme pa debate te kota? Nese nuk e doni hapni nje teme tjeter dhe shajeni sa t'ju doje kokrra e qefit po te pakten ne kete teme lereni robin e vdekur rehat.

    Nje cilesi karaktersitike e pergjithshme dhe dominante ne njerezit medioker dhe me intelekt te kufizuar eshte mania per te imponuar me cdo kusht bindjet e veta edhe aty ku nuk eshte as vendi as kuvendi. Dmth pse beni si fetaret dhe perpiqeni te na "shpetoni" nga perrallat me mbret, na lini te lumtur me perrallat tona.

    Psh askush ketu nuk i kerkoi askujt opinione rreth mbretit, thjesht po japim ngushellime familjes mbreterore, dhe pellisni sa te doni, haters gonna hate, por te keni nje minimum njerezilleku apo shtylle kurrizore e mbyllni gojen si burrat dhe e lini kete debat per nje moment te dyte ku mund te organizoheni ne nje teme ku ti mbani iso njeri tjetrit mbi opninonet tuaja historike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xfiles : 30-11-2011 mė 18:49

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Vidasusi
    Anėtarėsuar
    11-11-2010
    Vendndodhja
    Atje diku...
    Postime
    273
    Lavdi. I qoftė i lehėt dheu Mbretit.

    Ngushllime familjes dhe gjithė simpatizuesve tė Familjes Mbretėrore.
    Unė, padyshim, jam njėri prej tyre. Shpresoj qė Familjen Mbretėrore ta vazhdoj e zgjeroj Princi Leka II.

  4. #34
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Ngushellime familjes!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  5. #35

    Faqja zyrtare e Familjes Mbretėrore Shqiptare

    . .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 30-11-2011 mė 22:22
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  6. #36

    Njoftim i huazuar nga faqja zyrtare:

    FAQJA ZYRTARE E FAMILJES MBRTĖRORE SHQIPTARE
    http://www.albanianroyalcourt.al/pages/welcome


    30 November 2011

    DEKLARATE PER MEDIA
    Ndahet nga jeta N.M.T Leka I Zogu, Mbret i shqiptareve.


    Sot, mė datė 30 nėntor 2011 nė ora 8.45 tė mėngjesit, nė repartin e terapisė intensive tė klinikės sė neurokirurgjisė, ka pushuar zemra e Nalt Madhėrisė Tij Mbretit Leka I.

    Mbreti Leka I u shtrua nė QSUT Nėnė Tereza nė Tiranė mė dt. 15 nėntor 2011 pėr t’u mjekuar pėr vuajtje multisistemike ku mbizotėron vuajtja e zemrės dhe e mushkėrive.

    Pas njė pėrmirėsimi disaditorė, gjendja shėndetėsore e Mbretit Leka I u pėrkeqėsua ditėt e fundit. Tė premten mė 25 nėntor, Mbreti Leka I pėsoi njė arrest kardiak dhe pėr pasojė u intubua deri nė rikthimin e punės sė zemres mirėpo funksioni i mushkėrive ishte i pamjaftueshėm pėr tė mbajtur funksionet jetėsore.

    Familja Mbretėrore Shqiptare falenderon drejtorin e spitalit, Z. Saimir Ivziku, gjithė ekipin mjekėsor nėn drejtimin e Prof. Mentor Petrela dhe Dr. Kliti Pilika, Ministrin e shėndetėsisė dhe qeverinė shqiptare pėr kujdesin dhe angazhimin e plotė qė kanė treguar.

    Familja Mbretėrore Shqiptare ngushėllon popullin dhe kombin shqiptar pėr humbjen e Sovranit tonė legjitim.

    Zyra e shtypit e Oborrit Mbreteror Shqiptar
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Problemi me shqiptaret eshte se nuk njohin historine e tyre, dhe sikur te ishte vetem kaq, do te ishte gjysma e se keqes. Ajo qe e mbars injorancen historike te shqiptareve, eshte indoktrinimi psiqik i shqiptareve me versionin e historise se shpikur nga diktatori Enver Hoxha, ne veprat e tij te famshme. Ne vitet e fundit, vetem per jeten dhe epoken e Mbretit Zog, jane botuar dy libra historike nga historiane te huaj angleze. Botimet i gjeni ne anglisht, ua rekomandoj ti lexoni te gjithe ju qe njihni anglishten:

    http://www.amazon.com/King-Zog-Alban.../dp/0814782833
    http://www.amazon.com/Albania-Twenti...2707653&sr=8-9

    Para se te vdiste, Mbreti Zog jetonte me gruan dhe djalin e tij ne Paris. Ishte i semure, ne gjendje te rende dhe familja dhe ai vete e dinin se vdekja nuk ishte larg. Mbreti ishte me i deshperuar se kurre ndonjehere ne jeten e tij, pasi gjithe jeten e tij punoi per Shqiperine, si kur ishte djale 17 vjecar ne nenshkrimin e Deklarates se Pavaresise ne Vlore, si kur u be protagonisti kryesor i Kongresit te Lushnjes 3 vjet me vone, kur ishte vetem 20 vjec, edhe kur e beri fshatin Tirane kryeqytet po ate vit, duke e zhvendosur qeverine legjitime shqiptare te Kongresit te Lushnjes nga Durresi ne Tirane. Durresi dhe qeveria fantazme, ishin nen kontrollin e diktatin e Esat Pashe Toptanit. Nena e Zogut ishte nga dera e Toptaneve, por kur vinte fjala tek Shqiperia, Ahmet Zogu nuk donte t'ia dinte as per familje. Ahmet Zogu me ate qe beri, ishte arsyeja perse planet e Esat Pashe Toptanit per ta shitur Shqiperine apo per tu bere vete Sulltan i shqiptareve, nuk u realizuan. Kush tjeter do ta ndalte pervecse djaloshit Ahmet Zogu?

    Ne ate krevatin e tij te vdekjes, deshperimi i Zogut buronte nga fakti se ai ishte duke e mbyllur jeten e tij ne mergim, edhe pse ishte kreu legjitim i shtetit demokratik shqiptar. Te gjitha perpjekjet e tij per tu rikthyer ne Shqiperi kishin deshtuar. Naten para se te vdiste, Ahmet Zogu pa nje enderr qe ia ndryshoi plotesisht humorin. Ne mengjes thirri gruan e tij, dhe i la nje amanet: kete revolver te vjeter (te cilin ai e mbante gjithmone tek koka e krevatit), t'ia japesh tim biri. Pashe ne enderr qe nje dite, ti dhe im bir do te ktheheni ne Shqiperi e do te merrni nderin qe ju takon nga populli im.

    Do te kalonin plot 40 vjet qe nga dita e vdekjes se Mbretit Zog qe familja Mbreterore te rikthehej ne Shqiperi. Mbreteresha Xheraldine se bashku me familjen e te birit qe iku foshnje nga Shqiperia, dhe u kthye burre i thinjur. Enderra e mbretit Zog u be realitet dhe sot, ne ate toke prehen si Nena Mbretereshe, edhe i biri i tij Leka. Nuk do te jete e larget dita kur edhe eshtrat e Mbretit Zog do te vijne ne Shqiperi.

    Per princin Leka, te qenit i biri i Mbretit Zog, ishte nje bekim edhe nje mallkim. Ishte bekim pasi ai ishte trashegimtari i vetem i Fronit Mbreteror. Ishte nje mallkim ne dy aspekte: aspekti historik, armiqte e te atit u kthyen ne armiqte e tij. Aspekti personal, ishte e veshtire per te birin qe te ecte ne hapat e te Atit. Njerezit si Ahmet Zogu jane legjenda-njerez qe ne historine e popujve lindin rralle. I biri i Mbretit Zog, asnjehere nuk arriti te eklipsoje te atin, ai gjithmone ngeli nen hijen e te Atit. Por arritja me e madhe e te birit, Princit Leka, misioni i jetes se tij, misioni i ekzistences se tij, ishte pikerisht, venia ne vend e amanetit te te Atit. Kthimin e familjes mbreterore ne Shqiperi. Kete gje Princi Leka e realizoi, duke permbushur amanetin e Atit. Dhe te njejtin amanet Princi Leka ia ka lene te birit.

    Dikush me lart tha, "Ahmet Zogu u veteshpall mbret". Te gjithe familjet mbreterore te botes, jane veteshpallur te tilla. Por edhe ky fakt, eshte pak i rendesishem. Ahmet Zogu nuk e kerkoi kuroren Mbreterore si Ahmet Zogu, por si pasardhes gjaku i familjes se Kastrioteve. Kurora qe ai vuri mbi krye, nuk ishte kurora e tij, por Kurora e Mbretit Gjergj Kastriotit, Mbretit te Epirit dhe Maqedonise. Kurore qe ia moren italianet me 100 peripeci, si plan i tyre per te gllaberuar Shqiperine.

    Dikush me lart edhe u tall me idene e monarkise shqiptare, sikur gjoja Shqiperia nuk ka per te qene kurre monarki. Ne fakt, Shqiperia sot eshte me afer monarkise se sa ju mendoni. Shqiperia sot eshte nje republike parlamentare, me nje president kukull dhe me nje presidence qe eshte institucioni me i korruptuar ne Shqiperi qe pushtet te vetem ka emerimin e gjyqtareve. Brenda pese vjetesh, do te vdesi brezi i pare i lindur e rritur nen komunizem, dhe brezi i ri i shqiptareve te lindur ne demokraci e te pa indoktroktrinuar nga propaganga komuniste do te vije ne pushtet.

    Bejini nje nder vetes, lexoni e mesoni historine e Mbretit Zog, e familjes mbreterore. Eshte kapitulli me i lavdishem i historise shqiptare te shekullit te XX.

    Albo

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Vidasusi
    Anėtarėsuar
    11-11-2010
    Vendndodhja
    Atje diku...
    Postime
    273
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    Dikush me lart tha, "Ahmet Zogu u veteshpall mbret". Te gjithe familjet mbreterore te botes, jane veteshpallur te tilla. Por edhe ky fakt, eshte pak i rendesishem. Ahmet Zogu nuk e kerkoi kuroren Mbreterore si Ahmet Zogu, por si pasardhes gjaku i familjes se Kastrioteve. Kurora qe ai vuri mbi krye, nuk ishte kurora e tij, por Kurora e Mbretit Gjergj Kastriotit, Mbretit te Epirit dhe Maqedonise. Kurore qe ia moren italianet me 100 peripeci, si plan i tyre per te gllaberuar Shqiperine.

    Albo
    Albo,
    tė faleminderit shumė pėr informatat dhe fjalėt e mira qė solle.
    Unė e kam shumė pėr zemėr kėtė pjesė tė historisė dhe jam mjaftė i interesuar tė mėsoj sa mė shumė mbi Familjen Mbretėrore. Lexoj edhe materiale sa herė qė mundem.
    Por njė qė nuk e kam tė qartė deri tani. A ka egzistuar ndonjė kurorė e Mbretit nė atė kohė, qė ėshtė pėrdorur gjatė kororzimit apo nė ndonjė solemnitet tjetėr? A ka ndonjė foto tė Mbretit me kurorėn?
    Deri mė tani nuk kam hasur nė asnjė foto ose tė dhėnė tė tijė.
    Sa pėr kurorėn e Mbretėreshės, i kam parė fotot e njė kurore shumė tė bukur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Vidasusi : 01-12-2011 mė 00:06

  9. #39
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Leka Zogu, Braēe kundėr zisė, Majko: Ishte patriot

    TIRANE - Nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Erion Braēe ka reaguar negativisht ndaj vendimit tė marrė nga kryeministri Sali Berisha pėr tė shpallur ditė zie, ditėn e shtunė, pėr nder tė pretendentit pėr Fronin Mbretėror Leka Zogu I. "Pėr ē'familje Mbretėrore flet Kryeministri Sali Berisha i njė Republike Parlamentare?! Ē'ėshtė kjo ditė zie, mo ditėzi!?", ka shkruar nė faqen e tij, nė Facebook, deputeti socialist Erion Braēe.
    Edhe gjatė komenteve tė tjera qė ia ka bėrė me miqtė nė kėtė rrjet social, ai shprehet se Leka Zogu nuk ka ndonjė kontribut pėr vendin.

    Ndėrsa nė kundėrshtim me Braēen, deputeti tjetėr i PS-sė, Pandeli Majko shpreh ngushėllimet, po nė faqen e Facebookut. "Ndėrroi jetė Leka i Parė. Pėr mua ishte njė burrė i veēantė dhe patriot. E konsideroja mik", shprehet Majko. Ndėrkohė qė mė herėt Kryeministri Sali Berisha pėrveēse kėroi nga ministrat qė tė mbanin njė minut heshtje nė kujtim tė Leka Zogut, nė mbledhjen e qeverisė u vendos edhe pėr shpalljen ditė zie kombėtare, tė shtunėn. Po kėhstu u ngrit njė komision zyrtar shtetėror pėr ceremoninė funebre. Nė tė gjitha institucionet, shtetėrore dhe publike, tė ulet flamuri kombėtar nė gjysmė shtize dhe nė orėn 12.00 tė mbahet njė minutė heshtje. Ndėrsa RTVSH, gjatė zhvillimit tė ceremonialit, tė transmetojė muzikė funebre.

    --

    Ja dhe njė palaco tjetėr u shpreh. Hajde deputet hajde.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #40
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Ngushėllime familjes sė tė ndjerit Leka Zogu, qytetarit tė Republikės sė Shqipėrisė.
    Vdiq pretendenti i fronit mbretėror, rroftė Republika!

Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •