Close
Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 162
  1. #41
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Citim Postuar mė parė nga projekti21_dk Lexo Postimin
    FAQJA ZYRTARE E FAMILJES MBRTĖRORE SHQIPTARE
    http://www.albanianroyalcourt.al/pages/welcome


    30 November 2011

    DEKLARATE PER MEDIA
    Ndahet nga jeta N.M.T Leka I Zogu, Mbret i shqiptareve.


    Sot, mė datė 30 nėntor 2011 nė ora 8.45 tė mėngjesit, nė repartin e terapisė intensive tė klinikės sė neurokirurgjisė, ka pushuar zemra e Nalt Madhėrisė Tij Mbretit Leka I.

    Mbreti Leka I u shtrua nė QSUT Nėnė Tereza nė Tiranė mė dt. 15 nėntor 2011 pėr t’u mjekuar pėr vuajtje multisistemike ku mbizotėron vuajtja e zemrės dhe e mushkėrive.

    Pas njė pėrmirėsimi disaditorė, gjendja shėndetėsore e Mbretit Leka I u pėrkeqėsua ditėt e fundit. Tė premten mė 25 nėntor, Mbreti Leka I pėsoi njė arrest kardiak dhe pėr pasojė u intubua deri nė rikthimin e punės sė zemres mirėpo funksioni i mushkėrive ishte i pamjaftueshėm pėr tė mbajtur funksionet jetėsore.

    Familja Mbretėrore Shqiptare falenderon drejtorin e spitalit, Z. Saimir Ivziku, gjithė ekipin mjekėsor nėn drejtimin e Prof. Mentor Petrela dhe Dr. Kliti Pilika, Ministrin e shėndetėsisė dhe qeverinė shqiptare pėr kujdesin dhe angazhimin e plotė qė kanė treguar.

    Familja Mbretėrore Shqiptare ngushėllon popullin dhe kombin shqiptar pėr humbjen e Sovranit tonė legjitim.

    Zyra e shtypit e Oborrit Mbreteror Shqiptar


    I shpreh ngushėllime tė sinqerta familjes sė tė ndjerit Leka Zogu,
    por si qytetar i Republikės sė Shqipėrisė dhe zbatues e mbrojtės besnik i rendit republikan tė vulosur nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, protestoj ashpėr:
    - Kundėr deklaratės sė tė ashtuquajturės "familje mbretėrore" qė termit antikushtetues "Mbreti Leka" i shton pretendimin " Sovranit tonė legjitim".
    Nė bazė tė kushtetutės sonė Shqipėria ėshtė republikė parlamentare me drejtues tė shtetit President. Kush e mohon kėtė ligj themelor duhet tė dėnohet.
    Ndaj u bėj thirrje tė gjithė njerėzve dhe institucioneve qė respektojnė ligjin e shtetin shqiptar qė tė protestojnė ndaj kėtij akti tė turpshėm qė synon mosnjohjen e pėrmbysjen e Republikės sė Shqipėrisė

  2. #42
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Citim Postuar mė parė nga Hyllien Lexo Postimin
    Leka Zogu, Braēe kundėr zisė, Majko: Ishte patriot

    TIRANE - Nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Erion Braēe ka reaguar negativisht ndaj vendimit tė marrė nga kryeministri Sali Berisha pėr tė shpallur ditė zie, ditėn e shtunė, pėr nder tė pretendentit pėr Fronin Mbretėror Leka Zogu I. "Pėr ē'familje Mbretėrore flet Kryeministri Sali Berisha i njė Republike Parlamentare?! Ē'ėshtė kjo ditė zie, mo ditėzi!?", ka shkruar nė faqen e tij, nė Facebook, deputeti socialist Erion Braēe.
    Edhe gjatė komenteve tė tjera qė ia ka bėrė me miqtė nė kėtė rrjet social, ai shprehet se Leka Zogu nuk ka ndonjė kontribut pėr vendin.

    Ndėrsa nė kundėrshtim me Braēen, deputeti tjetėr i PS-sė, Pandeli Majko shpreh ngushėllimet, po nė faqen e Facebookut. "Ndėrroi jetė Leka i Parė. Pėr mua ishte njė burrė i veēantė dhe patriot. E konsideroja mik", shprehet Majko. Ndėrkohė qė mė herėt Kryeministri Sali Berisha pėrveēse kėroi nga ministrat qė tė mbanin njė minut heshtje nė kujtim tė Leka Zogut, nė mbledhjen e qeverisė u vendos edhe pėr shpalljen ditė zie kombėtare, tė shtunėn. Po kėhstu u ngrit njė komision zyrtar shtetėror pėr ceremoninė funebre. Nė tė gjitha institucionet, shtetėrore dhe publike, tė ulet flamuri kombėtar nė gjysmė shtize dhe nė orėn 12.00 tė mbahet njė minutė heshtje. Ndėrsa RTVSH, gjatė zhvillimit tė ceremonialit, tė transmetojė muzikė funebre.

    --

    Ja dhe njė palaco tjetėr u shpreh. Hajde deputet hajde.
    Pandeli Majko, ne kohen kur ishte kryeminister, pati nje vizite ne Burrel, ku dhe u shpall qytetar nderi i ketij qyteti. Pas vizitave te rastit atij iu be nje interviste nga gazetare te ndryshem qe e ndiqnin ne viziten e tij, e nje nder pyetjet qe iu bene kishte te bente pikerisht me mbretin Zog. Dhe ai u pergjigj: Ne biblioteken time personale, dy jane librat me te vleresuar, nje liber i nje presidenti amerikan (ja harroj emrin se cilit), dhe Historia e Mbreterise Shqiptare. Per kohen ka qene nje nder shtetet me moderne, me nje nder kushtetutat me te mira dhe me jetegjate qe mori bekimin e dhjetra konstitucionalisteve evropiane te kohes.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  3. #43
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Rrene gazetash apo e vertete?

    Zbulohet njė prej marrėveshjeve tė fshehta tė mbretit Zog?

    Shume zera kane qarkulluar ne vite, se mbreti Zog mori mbeshtetjen e pamase nga shteti serb ne ato vite per mbrojtje ushtarake, permbysje te qeverise se Fan Nolit dhe zaptimin e vendit. Per kete beri nje marreveshje te fshehte me 1924 ku jepte si shkembim Serbise shume gjera. Nje sekret i tille qe nuk duhet te publikohej pa pelqimin e paleve po qarkullon se fundmi nepublik. Me poshte agjencia AMA po i zbulon lexuesit nje marreveshje te Nikolla Pashic me Ahmet Zogun ne 16 pika. Nuk zoterojme dokumentin e vertete, por plotesisht te zbardhur si me poshte. Vertetesine e konfirmojne vetem ata qe e kane pare apo e kane kete dokument.

    MARREVESHJA NIKOLL APASHIC- AHMET ZOGU E GUSHTIT TE VITIT 1924

    1. Shqipėria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal.
    2. Kryetar i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do tė njoh dinastinė Karagjorgjeviq.
    3. Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet diplomatike dhe ushtarake, do tė njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me njė herė njė kontribut vjetor tė shtetit.
    4. Ministria e Luftės Shqiptare do tė anulohet dhe Shqipėria heq dorė qė tė ketė njė ushtri Kombėtare.
    5. Shqipėria do tė mbajė njė xhandarmėri aq tė fortė sa tė mbaj qetėsinė e brendshme tė vendit pėr tė ndaluar e shfarosur ēdo lėvizje tė ngritur kundėr Ahmet Zogut dhe kundėr regjimit tė vendosur prej tij.
    6. Nė kėtė xhandarmėri do tė bėjnė pjesė edhe oficerė rus tė ish ushtrisė tė Gjeneralit Vrangel qė tashti ndodhet nė Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do tė mbajė atė xhandarmėri me mjete financiare dhe armė.
    7. Nė xhandarmėri mund tė hyjnė pėr tė shėrbyer edhe oficerėt jugosllavė dhe tė tjerė qė qeveria Jugosllave do tė pranojė nė interes tė dy vendeve.
    8. Midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė do tė stabilizohet njė bashkim doganor nė bazė tė sė cilės akordohet liri e plotė e importimeve dhe eksportimeve tė mallrave tė dy vendeve. Edhe transiti nėpėrmes kufijve tė dy vendeve do tė jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve.
    9. Pėrfaqėsuesit e jashtėm Jugosllavė do tė ngarkohen edhe pėr interesat e Shqipėrisė, e cila heq dorė qė tė mbajė zyra diplomatike dhe konsullata tė saja jashtė shtetit.
    10. Qeveria shqiptare duhet tė deklarojė pranė Konferencės tė Ambasadorėve nė Paris qė tėrheq pretendimin e saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit qė mbeten nė zotėrimin e Jugosllavisė.
    11. Kisha Ortodokse Shqiptare do tė tėrhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe tė bashkohet Hierarkisė Ortodokse tė Beogradit, kėshtu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do tė varet nga ajo Jugosllave.
    12. Qeveria shqiptare do tė heqė dorė nga njė politikė ngushtėsisht kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė veta. Ajo impenjohet veē kėsaj qė tė mos pranojė nė tokėn e saj kosovarėt dhe elemente tė ditur dhe tė dyshimtė dhe segmentet e tyre kundėrshtare tė politikės jugosllave.
    13. Pėr ēdo koncesion qė Shqipėria do tė bėjė vendeve tė tjera, ajo ėshtė e detyruar tė marrė pėlqimin nga Jugosllavia.
    14. Nė qoftė se Jugosllavia ėshtė nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh me qėllim pėr t“i pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, ushtria, jugosllave do tė ketė tė drejtė tė okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr t’i siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
    15. Qeveria Shqiptare nuk mund t“i deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.
    16. Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e dy palėve”.
    1. Eshte e qarte qe gjate qeverisjes si Minister i Brendshem, Kryeminister, President dhe Mbret, Zogu I nuk eshte impenjuar per asnje moment te bashkangjise Shqiperine Jugosllavise.

    2. Mbreti Zog I nuk ka njohur asnje lloj dinastie Serbe, per me teper, pas rikthimit ne pushtet ai ka prishur marredheniet me Jugosllavine.

    3. Jo vetem qeveria Jugosllave, per te gjitha qeverite europiane, sidomos ato perendimore kane njohur Mbretin Zog si legjitim.

    4. Ministria e Luftes se Shqiperise nuk u anullua per asnje moment dhe nuk hoqi dore kurre nga krijimi i ushtrise kombetare.

    5. Shqiperia ka patur vertet nje xhandarmeri te forte, te reformuar, qe i permbahej nje kodi civil e penal per here te pare Shqiptar. Por ne te nuk kishte kurrfare Jugosllavi. Ka patur ndihme nga Franca dhe Italia ne perpilimin e kodeve civile e penale, si dhe ka patur ndihme po nga keto 2 vende me oficere, por jo nga Jugosllavia.

    6. Aq me pak oficere nga Rusia, nuk ka patur asnjehere ne Xhandarmerine Shqiptare, madje mund te them se pothuajse nuk ka patur marredhenie fare me Rusine si shtet.

    7. E thashe dhe me lart, serbet nuk kane patur asnje ndikim ne Xhandarmerine Shqiptare te asaj kohe.

    8. Doganat me Serbine kane ekzituar gjate gjithe qeverisjes se Mbretit Zog.

    9. Eshte e ditur boterisht qe Shqiperia ka patur zyra diplomatike e konsullata ne te gjithe boten e nuk ka hequr dore nga politika e jashtme per asnje moment te vetem. Mjafton te permendim qe Mbreti Zog, caktoi ambasdor te Mbreterise Shqiptare ne SH.B.A kundershtarin politik me te madh te tij, Faik Konicen. Edhe ne shtetet e tjera caktoi diplomate, ambasadore e konsuj figura te spikatura.

    10. Eshte mese e qarte qe Qeveria Shqiptare nuk ka deklaruar ne Konferencen e Ambasadoreve ne Paris qe heq dore nga territoret e veta. Kjo eshte nje sajese e komunizmit.

    11. Kisha Ortodokse Shqiptare nuk levizi nga pozicionet e veta asnjehere. Per kete pike mund te flase me shume Albo pasi ka dhe informacione me te gjera se une ne kete pike.

    12. Mbreteria Shqiptare nuk ka hequr dore kurre nga politika kombetare. Jo me kot mbreti Zog u quajt mbreti i Shqiptareve e jo vetem i Shqiperise. Ky eshte nje ndryshim thelbesor.

    13. Shqiperia ka dhene shume konēensione Italise dhe per kete Jugosllavia as eshte informuar, pyetur apo ku di une ēfare tjeter. Ka vendosur vete Parlamenti Shqiptar, pa patur nevoje qe te mare pelqime nga pale te tjera. Shqiperia ka qene nje shtet Sovran.

    14. Jugosllavia ka patur mjaft konflikte si brenda, edhe jashte mbreterise se saj ne ato kohe, dhe eshte e ditur qe asnje Shqiptar nuk ka shkuar ushtar ne Jugosllavi.

    15. Qe nga kohet e Ilirse, Shqiperia nuk i ka shpallur lufte asnje shteti tjeter, e kjo nuk ka ndodhur as gjate Mbreterise Shqiptare. Shqiptaret, qe ne koherat prehistorike nuk jane njohur asnjehere si popull okupator, por si popull sovran, qe pelqen marredheniet e fqinjesise se mire me fqinjet e tij.

    16. Ky traktat eshte pjelle e mendjeve djallezore, me inteligjence te kufizuar, ekstremiste qe nuk shikon dot me larg se hunda e saj.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #44
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Hasan Prishtina nuk ėshtė vetėm njė emėr dhe mbiemėr por ėshtė njė kuptim, njė pėrmbajtje, njė porosi dhe njė trashigimi e vlerave njerėzore, kombėtare, demokratike, morale dhe liridashėse! Ishte, ėshtė dhe do tė jetė themel i themelit tė lirisė sė shqiptarėve dhe pavarėsisė sė Shqipėrisė. Mbeti shembull i sakrificės, vetmohimit, moralitetit, integritetit, guximit dhe shkrirjes sė pasurisė personale pėr interese kombėtare! Nė politikė hyri si njeri i pasur ndėrkaq u vra si njeri i varfėr! Ai ishte baba i irredentizmit dhe luftėtar i palėkundur pėr bashkimin e trojeve shqiptare! Pėr kėtė arsye u vra nga vrasėsi masiv i patriotėve shqiptarė, mbreti Ahmet Zogu! Cubat e kėtij mbreti tė veshur si xhandarė dhe tė paguar nga buxheti i Serbisė pėrkatėsisht nga Nikolla Pashiq e vranė kėtė politikan tė papėrsėritshmėn siē i vranė edhe bashkėluftėtarėt dhe bashkėmendimtarėt e tij! I dėnuar 6 herė me vdekje, tri atentate kundėr tij, me burg dhe syrgjynosje nuk mund tė pėrfundonte ndryshe!
    Behxhet Sh. SHALA(Keshilli Per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut, Kosove)
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  5. #45
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Nėse Tirana nderon me njė rrugė Ahmet Zogun, ėshtė pėr t’ u tmerruar pse nuk nderohet edhe spiuni i Serbisė Ceno Kryeziu( Cėrnoglaviē) dhe Nikola Pashiēi me njė bulevard, qė na prodhoi njė mbret! Edhe Esat Pashė Toptani duhet nderuar nga familja e sė cilit vinte nėna e mbretit Zog. Edhe ai kishte ndėrmend t’ i falė Serbisė veriun, kurse jugun Greqisė. Zotimi ndaj mbretėrisė sė Karagjogjerviqėve, puē me njė bandė tradhtarėsh, vrasje e patriotėve shqiptarė, dezertimi, vjedhja e arkės sė shtetit, nuk janė ēėshtje botėkuptimi dhe pikėvėshtrimi, por fakte qė i ka prodhuar “mbreti”, qė Ju adhuroni. Veprat kriminale, nuk mund t’ i zhbėj askush, sepse ai i ka prodhuar vet. Me vetėdije dhe me pasion tė sėmurė ndaj pushtetit dhe karrierės. Pajtimi me ato vepra, ėshtė krim. Injorimi i atyre veprave kriminale, ėshtė pajtim me tradhtinė dhe ngatėrrim i normave morale.

    Nderimi i Zogut me njė rrugė, flet edhe pėr Qeverinė e sotme shqiptare. Nuk mund tė nderohet Noli, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Avni Rrustemi, Hasan Prishtina, e Ahmet Zogu, sepse kėta nuk mund tė futen nė njė kallėp. Ose tė parėt janė patriot, ose i dyti. Ose tė parėt janė tradhtarė, ose i dyti. Sė bashku nuk shkojnė. Nė asnjė shtet tė botės nuk mund tė gjenden rrugė, ku bartin emra tė tradhtarėve. Propozimi pėr kėtė emėrtim, aprovimi i tij nga administrata e qytetit, flet pėr gjendjen tonė psikike. Flet pėr ata qė sundojnė sot vendin. Pėr ata qė sundojnė, sepse kėta nuk qeverisin, por manipulojnė dhe dominojnė. Jo vetėm kjo, por dėshmon edhe pėr ata qė shėtisin nėpėr kėtė rrugė dhe lexojnė pėr ditė emrin e atij, qė kėrkoi azil politik nė Jugosllavi dhe me kunatin e vet Ceno Kryeziun, sulmoi atdheun.
    (Naser Aliu)

    p.s. dakord 1000% me Naserin.
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  6. #46
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anėtarėsuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinė, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    ngushellime familjes..por jo ngushellime shqiptareve..thjesht nderroi jete nje qytetar i republikes se shqiperise..rrespekte per ate cka beri babai i tij..por jo rrespekte per kete pse eshte djali i babait te tij..


    te vjen keq qe politika shqiptare te te gjitha kraheve sillet si langua mbas servilizmit..gjeja me e peshtire eshte servilizmi..per dy vota te qelbura qe mund ti marrin apo mund ti humbasin politikanet tane nuk e kan per gje te lepijne aty ku kan peshtyre..edhe bene referendum edhe sot bejne ham-ham..

    ishalla nuk kan me na merzite akoma me idiotizmen '' pretendenti per fronin mbreterore ''..
    plotesisht sakte.... nuk kam c'fare te them me teper.
    Gjithmonė jap atė qė mė japin tė tjerėt

  7. #47
    Nje artikull te The Economist ne 2002 rreth Mbretereshes Gerladine dhe Mbretit Zog

    http://www.economist.com/node/142925..._id=E1_TQNJNVN

  8. #48
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Citoj dhe konfirmoj,
    Po keta pallat duan politikanet tane te dashur qe po e zhytin thelle e me thelle ne mizerje shqiperine.
    Ne 97 referendumi u fitua per monarki por mafia politike nuk mund ta pranonte nje humbje te tille.
    Une se mbaj mend mire si ka qene puna ne 1997 me referendumin, po mesa po lexoj paska perfunduar afersisht me rezultat 70-30 kunder. Atehere paskan protesuar rreth 2000 vete per vjedhje votash. Kur erdhi Leka ne Shqiperi pastaj prap, eshte pritur nga 500 vete ne aeroport.

    S'me duken shifra qe tregojne se shqiptaret donin mbret.

  9. #49
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Po me vjen keq qe vdic djali Mretit.
    Ngushullimet me te sinqerta familjes mbreterore.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    disa..

    nuk i pashe qe te belbezojne apo cicerojne apo te pakten te mjaullijne kunder atyre 5 oreve te tmerrshme barbare qe ishin kulmim i 5 muajve pergatitje luftarako vampiro rucore causho qosore stalino polpotore edvino tahir m.utore kokdhimo precore tako bllokqenore kloso kanibalore.. te 5 viteve fushate rrugacerore anti kushtetutore anti ligjore e anti njerzore e anti shtet tore e anti republikanore .. me emrin tashme famkeq te 21 janarit.. e nashti po na bejne te revoltuarin.. per ca germa te nje deklarate.. qe nuk rrezikojn as njerez as atdheun as demokracine..


    keq..


    vehten tregojne..

    bravo berisha e qeveria per respektin qe ja bene princit Leka Zogu..

Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •