Close
Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 162
  1. #141
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Nga sa mė sipėr Mbretėresha Geraldinė shkruan: "Disa kohė mė parė im shoq kishte pasė shitur lėndėn e pyllit tij privat njė shoqėrie italiane dhe kish marrė kundėr vleftėn nė napolona ari. Kėto napolona ishin mbyllur nė dy valiza tė thjeshta bojė qielli, por unė nuk dija asgjė nė kėtė kohė rreth kėtyre napolonave megjithėse kėto qenė mjeti i vetėm i jetesės sonė gjatė atyre viteve tė mėrgimit."

    Dokumentat dhe opinionet e kohes, te cilave u referohet edhe historiani Marenglen Verli ne nje studim te tij, dėshmojnė dryshe. Ēfarė tė besojė populli?

    Marenglen Verli
    Thesari i Ahmet Zogut

    Ministria e Punėve tė Brendshme kishte pėrhapur fjalė se Zogu kishte ndėrmend tė vishte opingat dhe ta organizonte qėndresėn e shqiptarėve nga vendlindja e tij, Mati. Por kolonel Faik Quku shprehet: “Mbreti Zog nuk ishte ma nji djalė i ri malsor qė jetonte nė malet e Matit, me nji gjendje financiare modeste. Ai kishte zbritė nė qytet, ishte ba mbret e diktator dhe shumė i pasun, gjana qė ai nuk donte me i rrezikue. Tash ai ishte i preokupuem, kryesisht, pėr personin e tij, familjen dhe pasuninė.”(1)
    Nė tė vėrtetė, Ahmet Zogu ishte pėrgatitur me kohė pėr largimin e tij drejt Anglisė, pasi nė “Lloyds Bank” tė Londrės kishte depozituar miliona franga ari. Ish-konsulli i Barit, Vjenės e Londrės, Ēatin Saraēi, dėshmon se transportuesi kryesor i parave tė Zogut jashtė Shqipėrisė kishte qenė tutori i tij, Lalė Krosi: “I pajisur me pasaportė diplomatike, laisser-passer dhe dokumente ekstra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamionė tė ngarkuar me valutė, i ndihmuar e i shoqėruar nga roja tė armatosura pėr tė mbėrritur nė destinacion shėndosh e mirė. Kėto udhėtime kryheshin rregullisht kurdoherė qė Zogu kishte hedhur nėnshkrimin mbi ndonjė akt tė ri tradhtie. Rruga mė e rėndomtė ishte ajo nga Durrėsi nė Bari dhe prej andej drejt e nė Gjenevė, nė Zvicėr. Nė ēastin qė paratė ndodheshin tė sigurta nė njė bankė tė huaj, atėherė pėrcilleshin urdhra me shkrim pėr t’i transferuar paratė nė njė vend tjetėr edhe mė tė sigurt se i pari – pėr rrjedhojė, pjesa mė e madhe e kėtyre parave gjendet nė “Lloyds Bank” tė Londrės. Unė vetė, me dorėn time, kam shkruar njė sėrė urdhrash tė kėsaj natyre, si dhe i kam ardhur nė ndihmė tutorit tė moshuar, analfabet, pėr tė mbėrritur nė kufi me Zvicrėn. Sa herė qė kryheshin transaksionet bankare tė Zogut, ai kurrė nuk e zinte ngoje shumėn; unė isha i detyruar ta lija bosh hapėsirėn e caktuar pėr tė vendosur shumėn e parave, e cila plotėsohej prej tij, pak para se tė postohej.” (2)
    Dikur, nė njė bisedė intime qė Zogu kishte bėrė me senatorin Eqrem bej Vlora, ishte shprehur: “Ju, me siguri e dini fjalėn e urtė turke qė thotė: ‘Nė Turqi ruaj kokėn, nė Rumani gruan dhe nė Shqipėri pasurinė!’ Kėtu nuk bėhet fjalė se ēfarė duhet apo mundet tė ndryshojė nesėr; kėtu lipsen siguruar sa mė shpejt paratė qė mund t’i humbėsh shumė shpejt dhe pastaj tė presėsh se ēfarė tė sjell e ardhmja”. Dhe ai kishte plotėsisht tė drejtė me kėtė parim, tė cilin e ndoqi me kėmbėngulje gjatė tėrė kohės sė qeverisjes sė tij nė Shqipėri. Kur ai u detyrua tė ikte nga marshimi i trupave tė Mussolinit (prill 1939), ai ishte Beu i vetėm qė largohej nga vendi me bindjen disi ngushėlluese se po merrte me vete njė thesar tingėllues prej 250.000 apo 300.000 stėrlina ar dhe se armiqve u kishte lėnė vetėm keqardhjen qė nuk u kishte rėnė nė dorė as vetė, as paratė e tij.” (3)
    Pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste, sekretari i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Kardell Hall (Cordell Hull), do ta pyeste ambasadorin e Mbretėrisė Shqiptare nė Uashington, Faik Konicėn, sa ishte borxhi i Shqipėrisė ndaj Italisė fashiste. Konica do t’i pėrgjigjej se borxhi kishte kapur shifrėn e 30 milionė dollarėve amerikanė, tė harxhuar kryesisht pėr ndėrtimin e rrugėve strategjike nė drejtim tė Jugosllavisė. Pėr pyetjen e dytė tė sekretarit Hall mbi qėllimet e pushtimit fashist italian tė Shqipėrisė, Konica do tė shprehte mendimin se Italia fashiste, nė bashkėpunim me Gjermaninė naziste, do ta pėrdorte Shqipėrinė si pedanė pėr t’u hedhur nė drejtim tė Greqisė e Turqisė.(4)
    Pėr mė tej, biografi Jason Tomes shkruan: “Foreign Office zbuloi se mbreti kishte tė paktėn 50 mijė paund nė monedha ari dhe 2 milion dollarė nė Chase Manhatan Bank (SHBA), me pėrqindjet e tė cilave ai mund tė shpenzonte deri nė 12 mijė paund nė vit... Zogistėt thonin se ishin siguruar nga shitja e pyjeve nė Mat. Praktikisht tė gjithė tė tjerėt, pėrfshi kėtu edhe zyrtarėt e tjerė zogistė, dyshonin pėr kėtė, pasi dihej se ai kishte marrė ryshfete italiane, duke futur nė xhep pėrqindje tė tėra parash.... Kufijtė e vetpasurimit tė tij ndaleshin vetėm pėrpara pengesave tė rastit. Gjatė qeverisjes sė tij 14-vjeēare, tė ardhurat buxhetore llogariteshin rreth 1-2 milion paund nė vit, ndėrsa kreditė italiane nė pėrgjithėsi kishin qenė 8 milion paund.” (5)
    Mbreti Zog nuk u mjaftua me milionat e depozituar me kohė nė bankat e huaja, por mori edhe shufrat e fundit tė arit qė gjeti nė thesarin e shtetit. Sipas njė relacioni tė hartuar mė 6 qershor 1939 nga drejtori i Thesarit, Kel Naraēi, nė pasditen e datės 6 prill 1939, me linjė telefonike, ai ishte urdhėruar nga kryeministri Kostaq Kotta qė t’i jepte togerit tė gardės sė mbretit Selim Gjoēi tė gjithė sasinė e floririt qė gjendej nė kasafortėn e Thesarit. Shufrat dhe kallėpet e floririt qė togeri Selim Gjoēi, mori nė Thesarin e degės sė Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė nė Tiranė, gjendeshin nė “Llogarinė relative tė pafrytshme metal-ar nė roje”, e ēelur nė datėn 23 tetor 1937, pėr llogari tė Oborrit Mbretėror.(6)
    Deri mė datėn 6 shkurt 1939, nė kėtė llogari ishin futur herė pas here shufra floriri me vlerėn e 643 535 fr. ari, e barabartė me 209 kg. ar, tė pėrfituara nė doganat e vendit nga kursi i kėmbimit tė floririt me kartėmonedhat. Nga shuma e pėrgjithshme kishin dalė 200 mijė franga ari qė ishin shpenzuar pėr ceremoninė e martesės sė Mbretit Zog dhe kremtimet e 10-vjetorit tė Shpalljes sė Monarkisė. Kėshtu, nė kasafortėn e thesarit gjėndeshin 183 kg. flori, sasi e barabartė me 566.975 fr. ari dhe e gjithė shuma iu dorėzua pa ndonjė dokument Mbretit Zog nė shtėpinė e kryeministrit Koēo Kotta. (7)
    Nė lidhje me arkat e mbushura me florinjtė e thesarit tė Mbretėrisė sė falimentuar Shqiptare, kolonel Faik Quku rrėfen se Zogu “kishte me vedi nji kamion me 18 arka flori, ministrat dhe nji numėr tė madh oficerash. Nė kėtė udhtim shoqnohej prej gardės sė tij, deri nė Qafė Kėrrabė, kufini nė mes Tiranės dhe Elbasanit. Pėrtej Elbasanit u shoqnue vetėm prej 200 gardistėve. Gjithė kolona pėrbahej prej 45 makinave, tė udhėhequn prej disa kamionave me ushtarė tė gardės. Familjen bashkė me dy motrat, mbreti i kishte nisė nji ditė ma parė pėr nė Greqi. Mė 7 prill nė mbrėmje kishin mbėrritė nė Follorinė. Mbreti kishte mendue me kalue natėn nė Korēė, ku kishte dėrgue pėr me studiue gjendjen. Ky e lajmon se masat ishin tė eksitueme dhe, bile, ai vetė mezi kishte shpėtue. Prandaj si vend ishte i rre-zikshėm pėr banim e kalim. Pėr kėtė arsye, Mbreti e kalon natėn nė Zemblak, nji fshat afėr qytetit tė Korēės, nė shtėpi tė agallarėve.Tė nesėrmen, mė 8 prill, paradreke, tue kalue nė mes tė britmave Juha! Turp! dhe pėshtymave tė popullit tė Bilishtit, qi ishin gru-mbullue nė tė dy anėt e rrugės, kolona mbretnore mbėrrini nė Kapshticė, nė kufinin grek...” (8)
    Historiani austriak Hurbert Neuwirth shkruan: “Zogu”, mbreti Zog, i shfuqizuar, u largua nga foleja e tij shqiptare me 50 mijė dollar ar. Dy milion dollarė tė tjerė i kishte depozituar qė mė parė nė “Chase National Bank. Si pėrfundim, siē shkruan edhe biografi Jason Tomes: Ai udhėtonte gjithnjė me nėntė a dhjetė kasaforta jashtėzakonisht tė rėnda e tė mėdha, tė cilat mbaheshin nė ruajtje tė vazhdueshme. Ato pėrmbanin shufra ari tė cilat u bėnė legjendė nė shtypin e kohės, aq sa asnjėherė Zogu nuk pėrmendej, veē pėr valixhet misterioze, tė cilat thuhej se pėrmbanin thesarė tė mėdhenj, duke pėrfshirė edhe gurėt e ēmuar tė kurorės mbretėrore, qė vlenin mė tepėr se 1 milion paund. Raportet e llogarive tė bankave franceze e zvicerane pėrforcuan dyshimet e pėrhapura se ai ishte njė milioner nė stėrlina. Disa madje e llogarisnin pasurinė e tij nga 4 deri nė 6 milion paund. Komenti i tij: “Unė do tė doja tė isha aq i pasur sa kritikėt e mi thonė qė jam”. Mbreti Zog pranoi se kishte marrė 36 mijė paund nga fondi publik i thesarit shqiptar mė 1939, duke u justifikuar: “Mė mirė qė i mora unė sesa t’i lija nė dorė tė Musolinit...” (9)
    __________________
    Referencat

    (1)(F. Quku, Qėndresa shqiptare..., vėll. I, f. 90).
    (2) (Ē. Saraēi, Zogu i shqiptarėve, vep. e pėrm., f. 60–61).
    (3) (Eqrem bej Vlora, Kujtime... 1885-1925, Tiranė, Shtepia e Librit dhe komunikimit, f. 548).
    (4) (Haris Silajxhiq, Shqipėria dhe SHBA nė arkivat e Uashingtonit, Tiranė: Dituria, 1999, f. 215).
    (5) (J. Tomes, King Zog of Albania..., f. 241–242)
    (6)(AQSH. Fondi Ministria e Financave, vitit 1939, dosja 364: relacioni i K. Naraēit pėr ministrin e Financave, Fejzi Alizoti, nr. 73/1 res, 6 qershor 1939).
    (7)(Iljaz Fishta, Ndėrhyrja e kapitalit tė huaj... (1936–1939), Tiranė, 1989, f. 119; Kastriot Dervishi, Historia e shtetit shqiptar, 1912-2005, vėll. I, Tiranė, Botimet 55, f. 408–409).
    (8)( F. Quku, Qėndresa shqiptare..., vėll. I, f. 110).
    (9)(Hurbert Neuwirth, Qėndresė dhe bashkėpunim nė Shqipėri (1939–1944), pėrkthyer nga Afrim Koēi, Tiranė: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, 2006, f. 15 (A-4, 23.6.1939, Bernard Tönnes, Sonderfall Albanien, München, 1980. f. 427); J. Tomes, King Zog of Albania..., p. 241 (“News Review”, 12 mars 1942; “Daily Sketch”, 17 mars 1942; “The Times”, 28 maj 1943);

  2. #142
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    Mbreti Zog pranoi se kishte marrė 36 mijė paund nga fondi publik i thesarit shqiptar mė 1939, duke u justifikuar: “Mė mirė qė i mora unė sesa t’i lija nė dorė tė Musolinit...” (9)
    __________________
    Referencat


    (9)(Hurbert Neuwirth, Qėndresė dhe bashkėpunim nė Shqipėri (1939–1944), pėrkthyer nga Afrim Koēi, Tiranė: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, 2006, f. 15 (A-4, 23.6.1939, Bernard Tönnes, Sonderfall Albanien, München, 1980. f. 427); J. Tomes, King Zog of Albania..., p. 241 (“News Review”, 12 mars 1942; “Daily Sketch”, 17 mars 1942; “The Times”, 28 maj 1943);


    Ti petrol, ēfare do te kishe preferuar, ato para ne dore te Zogut apo ne dore te Mussolinit ????
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #143
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    O njeri lere kete fushate propagande per mbretin se je totalisht jashte kohe.
    Akoma i beson perralles qe paska luftuar Abaz Kupi ne Durres gjate pushtimit fashist?
    Ai po ka luftuar me koke te vet po sa vete kane qene qe luftuan?
    Sa ishte ushtria mbreterore dhe gjith forcat e armatosura qe ne kohe pushtimi kthehen ne ushtare?
    Me nje cete me Abaz Kup e Mujo Ulqinak u be rezistenca e shqiptarve?
    Mer mor njeri e lexo nje liber te thjeshte te ofiqareve mbreterore Ivanaj "24 oret e fundit te mbreterise" ku ta shofesh mire se sa dhjere e la Ahmet Zogu ushtrine e gjithe forcat e armatosura.
    Ik ne kufi kufi ne Tushemisht e shikoje njehere Sveti Naum ne pjesen maqedone.
    A se di qe Zogu ja fali Serbise ate territor per perkrahjen ushtarake qe i dhane ne permbysjen e revolucionit te Qershorit ?
    Po referendumin per monarkine qe beri a e di si e manipuloi e u vetshpall mbret?
    Na hengret me kete mbreterine shqiptare duke na e shitur si madhore e shtetformuese.
    Mbreteria, komunizmi, e demoleshi i sotem asnje regjim ska qene ne favor te shqiperise e shqiptareve.
    Per fatin tend te keq dhe fatin tim te mire, une nuk jam doktrinuar nga historia e Partise Komuniste. Une nuk e kam mare per baze asnjehere historine e kuqe. E po ashtu nuk kam mare per baze as Qafoket apo Qafthyerit.

    Abaz Kupi ka qene pjesmarres ne konferencen e Pezes. Eshte ai qe doli i pari te beje rezistence kundra Italianeve, nuk ka rendesi me pak apo shume njerez. Kjo tashme eshte e pranuar boterisht, e ka pranuar dhe Paskal Milo e shume historiane te tjere kete fakt historik. I pari Shqiptar qe organizoi nje qendrese ndaj pushtueisit fashist ka qene Abaz Kupi. Nese ty nuk te pelqejne faktet historike ky eshte nje problem i joti dhe i propagandisteve te tu e jo i Historise se Shqiperise.

    Eshte e ditur gjithashtu qe, Enver Hoxha, menjehere pas kapitullimit te Italise Fashiste ka eleminuar nje nga nje te gjithe kundershtaret e tij politik.

    E si perfundim, edhe nga Partia Socialiste, figura te spikatura te saj, si Pandeli Majko, apo nje figure tjeter si Ben Blushi, e kaluara familjare e tij tashme dihet, kane folur e kane vleresuar kohen e Mbreterise se Shqiperise si Historine me te ndritur te Shtetit Shqiptar.

    Ndersa ata qe jane kundra jane? Erion Brace, nje hajdut xhepash, Sajmir Tahiri, nje njeri pa personalitet. Tek keto te bazohem une? Apo te keto Quket e Krruqet qe jane prototip i Mero Bazes me shoke?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 06-12-2011 mė 08:26
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #144
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Ti petrol, ēfare do te kishe preferuar, ato para ne dore te Zogut apo ne dore te Mussolinit ????
    Zotėri i pėrgjegjshėm,
    Pėrse mė kėrkon tė zgjedh midis dy varianteve tė kėqija. Pėrse kėto para (flori) tė popullit shqiptar nuk u depozituan si te popullit shqiptar , (por si thesar personal i mbretit) ne nje vend neutral si Zvicra
    Pėr hir tė historisė pėrzgjedh tė vėrtetėn nga gėnjeshtra. E vėrteta mė ndriēon kėrkimin e drejtėsisė. Pėr hir tė sė drejtės do tė doja qė paratė qė i pėrkasin popullit shqiptar t'i kthehen atij nga ana e trashėgimtarėve tė Ahmet Zogut.

  5. #145
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    Zotėri i pėrgjegjshėm,
    Pėrse mė kėrkon tė zgjedh midis dy varianteve tė kėqija. Pėrse kėto para (flori) tė popullit shqiptar nuk u depozituan si te popullit shqiptar , (por si thesar personal i mbretit) ne nje vend neutral si Zvicra.

    Pėr hir tė historisė pėrzgjedh tė vėrtetėn nga gėnjeshtra. E vėrteta mė ndriēon kėrkimin e drejtėsisė. Pėr hir tė sė drejtės do tė doja qė paratė qė i pėrkasin popullit shqiptar t'i kthehen atij nga ana e trashėgimtarėve tė Ahmet Zogut.

    Sepse nuk kishte rruge tjeter. O ne "xhepat" e Mussolinit, o ne "valixhen" e Zogut.

    Atebote, Ahmet Zogu ishte mbreti i nje shteti sovran te agresuar. Nqs kerkojme te verteten, nuk e dime fort mire kush ishte qellimi i asaj "grabitje". Perdorimi i parave si buxhet personal apo perdorimi i parave per t'u rikthyer apo financuar nje rezistence te mundshme ???
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #146
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    Me konsideratėn qė meriton shkruesi i kėtyre rradhėve, pėrgjigjem qė diskutimit madhor mbi monarkinė shqiptare, Ahmet Zogut si personalitet dhe pasardhėsve tė tij me vlera tė padiskutueshme atdhetare, nuk iu shkon aq shumė pėr shtat sot "kostumi", mendesia dhe aktiviteti i dikurshėm i Lal Krosit, edhe si njė personazh minoren, aq mė tepėr pėr temėn e mėsipėrme. Vetėm nė rast se doni tė thoni sikurse Gjergj Fishta qė:
    "Lal Krosi, si u zu e u sos, vete shkruj e vet vulos" d.m.th thesarin e kishte "krijuar" dhe perdorur Lal Krosi duke shfrytėzuar e keqperdorur Ahmet Zogun si emer emblematik.
    Duke anashkaluar tallavate Enver, diktature e proletariatit, propagande komuniste, etj, kujtoj qe referencat i perkasin edhe burimeve te kohes se monarkise te shprehura nga shtypi e personazhe te kohes. Personalisht do te keshilloja qe te perdorim nje logjike me te kultivuar rreth fakteve dhe jo thashetheme e retorike politike.
    Do tė ishte me interes tė jepej ndonjė e dhėnė tjetėr mbi pasurine e pamohueshme te Ahmet Zogut dhe mėnyrėn se si e akumuloi.
    Une, per fatin tim te mire, me gjithe moshen teper te re, kam fatin e mire qe kam referenca direkte nga Lale Krosi e pasardhesit e tij, femijet, nipat e mbesat, sternipat e stermbesat e sot e kesaj dite. E thashe dhe ne postimin perpara ketij, nuk mund te referohem ne tipa si ai Quku apo te tjere qe pasi u largua mbreti, iu bene ure nen kembe komunizmit e shpiken ēfare u kerkoi celula e kuqe per te hedhur balte per kedo e mbi kedo qe nuk perqafoi komunizmin si ide. Per Historine e Mbreterise Shqiptare nuk mund te referohem ne asnje shkrim te shkruar nga data 1 Gusht 1943 e deri ne 1992, nga celula e kuqe. Historise se Shqiperise i eshte bere nje shtremberim i pashoq, gje qe nuk ka ndodhur me asnje histori te ndonje shteti tjeter, perjashto vendet komuniste.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  7. #147
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    Zotėri i pėrgjegjshėm,
    Pėrse mė kėrkon tė zgjedh midis dy varianteve tė kėqija. Pėrse kėto para (flori) tė popullit shqiptar nuk u depozituan si te popullit shqiptar , (por si thesar personal i mbretit) ne nje vend neutral si Zvicra
    Pėr hir tė historisė pėrzgjedh tė vėrtetėn nga gėnjeshtra. E vėrteta mė ndriēon kėrkimin e drejtėsisė. Pėr hir tė sė drejtės do tė doja qė paratė qė i pėrkasin popullit shqiptar t'i kthehen atij nga ana e trashėgimtarėve tė Ahmet Zogut.
    Floriri eshte depozituar ne Angli si Pasuri e Shtetit Shqiptar e jo si pasuri personale e familjes mbreterore. Por keshtu eshte kur mer informacione nga celuca e kuqe komuniste. Dhe ajo pasuri eshte bllokuar pas incidentit te Korfuzit. Keto tashme jane fakte te pranuara nga te gjithe historianet.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  8. #148
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Floriri eshte depozituar ne Angli si Pasuri e Shtetit Shqiptar e jo si pasuri personale e familjes mbreterore. Por keshtu eshte kur mer informacione nga celuca e kuqe komuniste. Dhe ajo pasuri eshte bllokuar pas incidentit te Korfuzit. Keto tashme jane fakte te pranuara nga te gjithe historianet.
    MaDaBeR, Mos bėj qyfyre, hej burrė, se na pėrqeshin graria e ēilimija. Lėēite mirė historinė pasi nuk kam kohe te ta tregoj!

  9. #149
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Une, per fatin tim te mire, me gjithe moshen teper te re, kam fatin e mire qe kam referenca direkte nga Lale Krosi e pasardhesit e tij, femijet, nipat e mbesat, sternipat e stermbesat e sot e kesaj dite. E thashe dhe ne postimin perpara ketij, nuk mund te referohem ne tipa si ai Quku apo te tjere qe pasi u largua mbreti, iu bene ure nen kembe komunizmit e shpiken ēfare u kerkoi celula e kuqe per te hedhur balte per kedo e mbi kedo qe nuk perqafoi komunizmin si ide. Per Historine e Mbreterise Shqiptare nuk mund te referohem ne asnje shkrim te shkruar nga data 1 Gusht 1943 e deri ne 1992, nga celula e kuqe. Historise se Shqiperise i eshte bere nje shtremberim i pashoq, gje qe nuk ka ndodhur me asnje histori te ndonje shteti tjeter, perjashto vendet komuniste.
    MaDaBeR. Historia eshte e dhimbshme. Ajo pėrjetohet tek brezat e gjalle, te cilet per mendimin tim nuk ka perse te krenohen, por me mire te heshtin, per mekatet e paraardhesve te tyre. Kur perseritet genjeshta, perseritet me fuqishem edhe e verteta. Per ndryshe nuk ka sens arsyetimi e prova shkencore. Me kriteret shkencore une nuk kam se si te bazohem ne gjykimin tim, tek opinione farefisnish e miqsh, mė duhet njėsi matėse mė e besuar. Gjithashtu nuk kam asnjė paragjykim per te cunguar te verteten. Pershendetje

  10. #150
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Vecantite e mbretit shqiptar a.zogut, ishin keto:

    • vrasjet e patrioteve shqiptare ne pabesi,
    • bashkepunimi me serbe dhe,
    • arratisja gjate kohes kur pushtohej vendi, te cilin e udhehiqte ai.


    Po tjeter cfare ka bere per atdheun ky zogu se une nuk e di?!!


    PS. Para disa ditesh, ne nje dokumentar italian te TV Klani, interesant se si pershkruhej zogu si nje njeri me mentalitet oriental, mandej edhe motra e tij kishte qene e martuar per familjen e sulltanit, se spo me kujtohet saktesisht me ke

    PPS. Nejse, per kete Leka Zogun nuk kam degjuar deri tani dhe nuk e kam pare madje as ne media dhe, si per cdo qytetar apo njeri tjeter te thjeshte, shprehi ngushellime per te!


    PPPS. NOLI4EVER!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 06-12-2011 mė 11:57

Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •