Nė historinė moderne politike tė shtetit shqiptar
mund tė regjistrohen njė sėrė recidivash
kėrshėrore prej modelit fashist italian, d.m.th. tė
shtetit qė pati qenė mė pranė Shqipėrisė, mė
shumė mendėrisht se gjeografikisht, si dhe
njėherėsh shteti i parė fashist i Europės. Njė rast i
tillė ėshtė i ashtuquajturi Revolucion
demokratiko-borgjez i qershorit 1924.
I studiuar
historikisht, madje me tė tepėrt, si i lidhur mbas
modelit bolshevik, me njė kryeministėr Fan. S.
Noli tė cilėsuar prej kundėrshtarėve tė tij si
peshkopi i kuq, mbas njė shqyrtimi tė
vėmendshėm politologjik ky revolucion
demokratiko-borgjez i qershorit 1924 nuk do tė
rezultonte as revolucion, as demokratik dhe as
borgjez. Vetėm muaji i qershorit 24 mund tė
quhet i saktė nė emėrtimin e tij tė stėrgjatė. Vetė
Noli, njėri ndėr udhėheqėsit e lėvizjes sė 24-s, si
dhe krye i qeverisė qė prej saj doli, nė njė
intervistė dhėnė si kryeministėr gazetės greke
Eleftheron Vima (17 tetor 1924), pyetjes se ēfarė
ishte ajo qė sapo kishte ndodhur nė Shqipėri, i
pėrgjigjej drejtazi: Ishte mė shumė njė coup
détat [grusht shteti, A. P.] politik, bashkė me njė
pronunciamento...
Tanimė, me mundėsinė e shqyrtimit tė lėvizjes sė 24-s drejtpėrsėdrejti mbi burimet dokumentare, i ashtuquajturi model bolshevik, tė cilit ia kanė brendashkruar kėtė lėvizje, vjen e skajohet, ndėrsa lidhjet e saj me modelin fashist bėhen gjithnjė mė tė lexueshme. Jo rastėsisht lėvizja formėsohej nė maj-qershor tė 24-s, d.m.th. fill mbas zgjedhjeve fashiste tė prillit 1924 nė Itali, ku kishte fituar lista qeveritare, i ashtuquajturi listone. Njė ndėrthurje e modelit bonapartist me atė origjinal mussolinian nė organizmin e grushtit tė shtetit nėpėrmjet pėrdhunimit tė parlamentit, dhe pėrkatėsisht parlamentarizmit, dhe njėherėsh rrekjeve pėr ta legalizuar atė po nėpėrmjet njė parlamenti, mund tė lexohet tanimė nė rragatjet nė trajtė debatesh, tė marra me stenografi prej S. Mazrrekut, tė pjesės sė anėtarėve tė parlamentit shqiptar qė patėn braktisur Tiranėn dhe qenė strehuar nė Vlorė. (Vetė modeli i shkartisur bonapartist-mussolinian merr aty ngjyra origjinale kombėtare kur njė pjesė e deputetėve tė gjysmėparlamentit tė Vlorės ngulmon ta lėnė hėpėrhė revolucionin dhe tė largohen pėr nė shtėpi pėr me festue bajramin.)
Mes letėrkėmbimit, mbajtur deri mė sot secret, tė organizatorėve tė revolucionit nė Vlorė me funksionarėt e lartė tė regjimit fashist nė Itali, spikat njė nga mesazhet e qershorit nė tė cilin Noli shkruante nė italishte tė pastėr: Non ci resta altro che pigliare le armi e marciare su Tirana, seguendo lesempio classico del vostro illustre Duce (Nuk na mbetet tjetėr veēse tė rrokim armėt dhe tė marshojmė mbi Tiranė, duke ndjekur shembullin klasik tė Duce-s suaj tė pėrndritur) (DDI, serie 1923-1935, III, nr. 222).
Ti vėshtrosh tė ballafaquara tė dyja lėvizjet, italiane dhe shqiptare, pėrfshirja nė modelin fashist italian sė paku e njė pjese tė elementeve tė revolucionarėve shqiptarė tė 24-s rezulton jashtė dyshimi: komportimi i bashkimxhinjve (anėtarė tė organizatės Bashkimi), me rol dore sė parė nė lėvizjen e tė 24-s, befason me imitimin e sjelljes sė kėmishave tė zeza nė Italinė e viteve 22-24; deri edhe praktikat rrugaēėrore, si ajo e diskreditimit tė
armiqve duke u dhėnė tė pinė me pėrdhunė vaj recini, nuk janė veēse majmunėri tė metodave tė
kėmishėzinjve. Mė shumė se kaq: shndėrrimi i kėtyre forcave tė lira apo vullnetare, tanimė njerėz tė armatosur qė zinin stacionet apo kontrollonin rrugėkalimet pa qenė as karabinierė, as ushtarė, as policė, por thjesht bashkimxhinj, shndėrrimi i kėtyre forcave pra nė njė trupė tė posaēme pėr ruajtjen e rendit nga qeveria e dalė prej Revolucionit nuk pėrbėn veēse ndjekjen e modelit mussolinian: krijimin e milicisė fashiste si veshje legale pėr grupet e shthurura tė quajtura squadre dazione mė 1923-shin.
Nė praktikė regjimi i vendosur nė 24-n ta pėrkujton regjimin autoritar transformistik-personal me njė pjesė tė spikatur tė tipareve tė tij. Athua se i verbuar brenda njė modeli tė tillė, kreu i qeverisė revolucionare nuk ngurronte ti mburrej gazetės Vreme tė Beogradit: Tani pėr tani, ne qeverisim pa parlament, dhe mė mirė... (13 shtator 1924).
Duket e pabesueshme tė ketė dalė nga goja e Fan S. Nolit. Mirėpo deri edhe para Lidhjes sė Kombeve, e cila i pėrmendte kryeministrit shqiptar domosdonė e thirrjes sė njė parlamenti, Noli vijonte ta quante institucionin nė fjalė ajo plagė, ajo fatkeqėsi e madhe, ajo bestytni e shėmtuar, qė ėshtė parlamenti... (10 shtator).
Figura si Noli, na kanė ofruar, ndoshta krejt padashur, dėshmi mėsimdhėnėse. Duke i hequr manėsh supozimet me angjentura bolshevike apo konspiracione ndėrkombėtare, na duhet tė mbajmė mend si mėsim aktual qė kur, nė 24-n, qeveria e tij e shpėrndau parlamentin, kryetari i saj i mburrej gazetės greke Skrip: E shpėrndamė parlamentin, qė tė bėjmė disa kursime tė nevojshme... (17tetor 1924). Madje, pa e fshehur spastrimin qė po bėnte nė administratė pėr ta mbushur atė me bashkimxhinj ose antizogistė, sqaronte: Nga marsi do tė bėjmė zgjedhje, pasi mė parė tė pėrfundojmė punėn e spastrimit... (po aty).
Nga ana tjetėr, petku i agjit-propit bolshevik vetėm sa rrekej mė kot ta mbulonte modelin e zi, duke u treguar masave se qeveria e tij vetėm brenda pak muajsh pėr tė bėrė ekonomi kishte pakėsuar 25 % tė nėpunėsve dhe rrogat e tyre i kishte zbritur nė 40 % (Intervistė nė Nea Imera, 11 tetor 1924).
A. Plasari, 18/12/2005, Shekulli
Krijoni Kontakt