
Postuar mė parė nga
monikal
Thesari i Ahmet Zogut
Ministria e Punėve tė Brendshme kishte pėrhapur fjalė se Zogu kishte ndėrmend tė vishte opingat dhe ta organizonte qėndresėn e shqiptarėve nga vendlindja e tij, Mati. Por kolonel Faik Quku shprehet: Mbreti Zog nuk ishte ma nji djalė i ri malsor qė jetonte nė malet e Matit, me nji gjendje financiare modeste. Ai kishte zbritė nė qytet, ishte ba mbret e diktator dhe shumė i pasun, gjana qė ai nuk donte me i rrezikue. Tash ai ishte i preokupuem, kryesisht, pėr personin e tij, familjen dhe pasuninė.(1)
Nė tė vėrtetė, Ahmet Zogu ishte pėrgatitur me kohė pėr largimin e tij drejt Anglisė, pasi nė Lloyds Bank tė Londrės kishte depozituar miliona franga ari. Ish-konsulli i Barit, Vjenės e Londrės, Ēatin Saraēi, dėshmon se transportuesi kryesor i parave tė Zogut jashtė Shqipėrisė kishte qenė tutori i tij, Lalė Krosi: I pajisur me pasaportė diplomatike, laisser-passer dhe dokumente ekstra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamionė tė ngarkuar me valutė, i ndihmuar e i shoqėruar nga roja tė armatosura pėr tė mbėrritur nė destinacion shėndosh e mirė. Kėto udhėtime kryheshin rregullisht kurdoherė qė Zogu kishte hedhur nėnshkrimin mbi ndonjė akt tė ri tradhtie. Rruga mė e rėndomtė ishte ajo nga Durrėsi nė Bari dhe prej andej drejt e nė Gjenevė, nė Zvicėr. Nė ēastin qė paratė ndodheshin tė sigurta nė njė bankė tė huaj, atėherė pėrcilleshin urdhra me shkrim pėr ti transferuar paratė nė njė vend tjetėr edhe mė tė sigurt se i pari pėr rrjedhojė, pjesa mė e madhe e kėtyre parave gjendet nė Lloyds Bank tė Londrės. Unė vetė, me dorėn time, kam shkruar njė sėrė urdhrash tė kėsaj natyre, si dhe i kam ardhur nė ndihmė tutorit tė moshuar, analfabet, pėr tė mbėrritur nė kufi me Zvicrėn. Sa herė qė kryheshin transaksionet bankare tė Zogut, ai kurrė nuk e zinte ngoje shumėn; unė isha i detyruar ta lija bosh hapėsirėn e caktuar pėr tė vendosur shumėn e parave, e cila plotėsohej prej tij, pak para se tė postohej. (2)
Dikur, nė njė bisedė intime qė Zogu kishte bėrė me senatorin Eqrem bej Vlora, ishte shprehur: Ju, me siguri e dini fjalėn e urtė turke qė thotė: Nė Turqi ruaj kokėn, nė Rumani gruan dhe nė Shqipėri pasurinė! Kėtu nuk bėhet fjalė se ēfarė duhet apo mundet tė ndryshojė nesėr; kėtu lipsen siguruar sa mė shpejt paratė qė mund ti humbėsh shumė shpejt dhe pastaj tė presėsh se ēfarė tė sjell e ardhmja. Dhe ai kishte plotėsisht tė drejtė me kėtė parim, tė cilin e ndoqi me kėmbėngulje gjatė tėrė kohės sė qeverisjes sė tij nė Shqipėri. Kur ai u detyrua tė ikte nga marshimi i trupave tė Mussolinit (prill 1939), ai ishte Beu i vetėm qė largohej nga vendi me bindjen disi ngushėlluese se po merrte me vete njė thesar tingėllues prej 250.000 apo 300.000 stėrlina ar dhe se armiqve u kishte lėnė vetėm keqardhjen qė nuk u kishte rėnė nė dorė as vetė, as paratė e tij. (3)
Pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste, sekretari i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Kardell Hall (Cordell Hull), do ta pyeste ambasadorin e Mbretėrisė Shqiptare nė Uashington, Faik Konicėn, sa ishte borxhi i Shqipėrisė ndaj Italisė fashiste. Konica do ti pėrgjigjej se borxhi kishte kapur shifrėn e 30 milionė dollarėve amerikanė, tė harxhuar kryesisht pėr ndėrtimin e rrugėve strategjike nė drejtim tė Jugosllavisė. Pėr pyetjen e dytė tė sekretarit Hall mbi qėllimet e pushtimit fashist italian tė Shqipėrisė, Konica do tė shprehte mendimin se Italia fashiste, nė bashkėpunim me Gjermaninė naziste, do ta pėrdorte Shqipėrinė si pedanė pėr tu hedhur nė drejtim tė Greqisė e Turqisė.(4)
Pėr mė tej, biografi Jason Tomes shkruan: Foreign Office zbuloi se mbreti kishte tė paktėn 50 mijė paund nė monedha ari dhe 2 milion dollarė nė Chase Manhatan Bank (SHBA), me pėrqindjet e tė cilave ai mund tė shpenzonte deri nė 12 mijė paund nė vit... Zogistėt thonin se ishin siguruar nga shitja e pyjeve nė Mat. Praktikisht tė gjithė tė tjerėt, pėrfshi kėtu edhe zyrtarėt e tjerė zogistė, dyshonin pėr kėtė, pasi dihej se ai kishte marrė ryshfete italiane, duke futur nė xhep pėrqindje tė tėra parash.... Kufijtė e vetpasurimit tė tij ndaleshin vetėm pėrpara pengesave tė rastit. Gjatė qeverisjes sė tij 14-vjeēare, tė ardhurat buxhetore llogariteshin rreth 1-2 milion paund nė vit, ndėrsa kreditė italiane nė pėrgjithėsi kishin qenė 8 milion paund. (5)
Mbreti Zog nuk u mjaftua me milionat e depozituar me kohė nė bankat e huaja, por mori edhe shufrat e fundit tė arit qė gjeti nė thesarin e shtetit. Sipas njė relacioni tė hartuar mė 6 qershor 1939 nga drejtori i Thesarit, Kel Naraēi, nė pasditen e datės 6 prill 1939, me linjė telefonike, ai ishte urdhėruar nga kryeministri Kostaq Kotta qė ti jepte togerit tė gardės sė mbretit Selim Gjoēi tė gjithė sasinė e floririt qė gjendej nė kasafortėn e Thesarit. Shufrat dhe kallėpet e floririt qė togeri Selim Gjoēi, mori nė Thesarin e degės sė Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė nė Tiranė, gjendeshin nė Llogarinė relative tė pafrytshme metal-ar nė roje, e ēelur nė datėn 23 tetor 1937, pėr llogari tė Oborrit Mbretėror.(6)
Deri mė datėn 6 shkurt 1939, nė kėtė llogari ishin futur herė pas here shufra floriri me vlerėn e 643 535 fr. ari, e barabartė me 209 kg. ar, tė pėrfituara nė doganat e vendit nga kursi i kėmbimit tė floririt me kartėmonedhat. Nga shuma e pėrgjithshme kishin dalė 200 mijė franga ari qė ishin shpenzuar pėr ceremoninė e martesės sė Mbretit Zog dhe kremtimet e 10-vjetorit tė Shpalljes sė Monarkisė. Kėshtu, nė kasafortėn e thesarit gjėndeshin 183 kg. flori, sasi e barabartė me 566.975 fr. ari dhe e gjithė shuma iu dorėzua pa ndonjė dokument Mbretit Zog nė shtėpinė e kryeministrit Koēo Kotta. (7)
Nė lidhje me arkat e mbushura me florinjtė e thesarit tė Mbretėrisė sė falimentuar Shqiptare, kolonel Faik Quku rrėfen se Zogu kishte me vedi nji kamion me 18 arka flori, ministrat dhe nji numėr tė madh oficerash. Nė kėtė udhtim shoqnohej prej gardės sė tij, deri nė Qafė Kėrrabė, kufini nė mes Tiranės dhe Elbasanit. Pėrtej Elbasanit u shoqnue vetėm prej 200 gardistėve. Gjithė kolona pėrbahej prej 45 makinave, tė udhėhequn prej disa kamionave me ushtarė tė gardės. Familjen bashkė me dy motrat, mbreti i kishte nisė nji ditė ma parė pėr nė Greqi. Mė 7 prill nė mbrėmje kishin mbėrritė nė Follorinė. Mbreti kishte mendue me kalue natėn nė Korēė, ku kishte dėrgue pėr me studiue gjendjen. Ky e lajmon se masat ishin tė eksitueme dhe, bile, ai vetė mezi kishte shpėtue. Prandaj si vend ishte i rre-zikshėm pėr banim e kalim. Pėr kėtė arsye, Mbreti e kalon natėn nė Zemblak, nji fshat afėr qytetit tė Korēės, nė shtėpi tė agallarėve.Tė nesėrmen, mė 8 prill, paradreke, tue kalue nė mes tė britmave Juha! Turp! dhe pėshtymave tė popullit tė Bilishtit, qi ishin gru-mbullue nė tė dy anėt e rrugės, kolona mbretnore mbėrrini nė Kapshticė, nė kufinin grek... (8)
Historiani austriak Hurbert Neuwirth shkruan: Zogu, mbreti Zog, i shfuqizuar, u largua nga foleja e tij shqiptare me 50 mijė dollar ar. Dy milion dollarė tė tjerė i kishte depozituar qė mė parė nė Chase National Bank. Si pėrfundim, siē shkruan edhe biografi Jason Tomes: Ai udhėtonte gjithnjė me nėntė a dhjetė kasaforta jashtėzakonisht tė rėnda e tė mėdha, tė cilat mbaheshin nė ruajtje tė vazhdueshme. Ato pėrmbanin shufra ari tė cilat u bėnė legjendė nė shtypin e kohės, aq sa asnjėherė Zogu nuk pėrmendej, veē pėr valixhet misterioze, tė cilat thuhej se pėrmbanin thesarė tė mėdhenj, duke pėrfshirė edhe gurėt e ēmuar tė kurorės mbretėrore, qė vlenin mė tepėr se 1 milion paund. Raportet e llogarive tė bankave franceze e zvicerane pėrforcuan dyshimet e pėrhapura se ai ishte njė milioner nė stėrlina. Disa madje e llogarisnin pasurinė e tij nga 4 deri nė 6 milion paund. Komenti i tij: Unė do tė doja tė isha aq i pasur sa kritikėt e mi thonė qė jam. Mbreti Zog pranoi se kishte marrė 36 mijė paund nga fondi publik i thesarit shqiptar mė 1939, duke u justifikuar: Mė mirė qė i mora unė sesa ti lija nė dorė tė Musolinit... (9)
__________________
Referencat
(1)(F. Quku, Qėndresa shqiptare..., vėll. I, f. 90).
(2) (Ē. Saraēi, Zogu i shqiptarėve, vep. e pėrm., f. 6061).
(3) (Eqrem bej Vlora, Kujtime... 1885-1925, Tiranė, Shtepia e Librit dhe komunikimit, f. 548).
(4) (Haris Silajxhiq, Shqipėria dhe SHBA nė arkivat e Uashingtonit, Tiranė: Dituria, 1999, f. 215).
(5) (J. Tomes, King Zog of Albania..., f. 241242)
(6)(AQSH. Fondi Ministria e Financave, vitit 1939, dosja 364: relacioni i K. Naraēit pėr ministrin e Financave, Fejzi Alizoti, nr. 73/1 res, 6 qershor 1939).
(7)(Iljaz Fishta, Ndėrhyrja e kapitalit tė huaj... (19361939), Tiranė, 1989, f. 119; Kastriot Dervishi, Historia e shtetit shqiptar, 1912-2005, vėll. I, Tiranė, Botimet 55, f. 408409).
(8)( F. Quku, Qėndresa shqiptare..., vėll. I, f. 110).
(9)(Hurbert Neuwirth, Qėndresė dhe bashkėpunim nė Shqipėri (19391944), pėrkthyer nga Afrim Koēi, Tiranė: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, 2006, f. 15 (A-4, 23.6.1939, Bernard Tönnes, Sonderfall Albanien, München, 1980. f. 427); J. Tomes, King Zog of Albania..., p. 241 (News Review, 12 mars 1942; Daily Sketch, 17 mars 1942; The Times, 28 maj 1943);
Krijoni Kontakt