Close
Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 162
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    nuk po e marrim vesh jemi monarki apo republik

    n q se per qeverin eshte monarki jepini kolltukun apo mbasi vdes kujtohet BERISHA se me 93 nuk e majti as 24ore

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Ja kush eshte Ahmet ZOGOLLI,
    Nga Faik Konica.......................Kapitulli" Si i erdhi Fundi Shqiperise se Zogut",
    Perfundimet nxirrini vete,pa ndonje "LIBER ne INGLLISHT" qe mund te na ofrohet...Konica, premtimi pėr Zogun nė vitin 1938
    Tė premten e zezė tė 7 prillit 1939, ndėrsa mbretėresha Geraldinė ishte e sėmurė nė shtrat, pasi dy ditė mė parė kishte lindur njė djalė, fashistėt, pa kurrfarė paralajmėrimi, pa asnjė provokim paraprak dhe pa shpallur luftė, e pushtuan Shqipėrinė, njė vend i paarmatosur dhe gati pesėdhjetė herė mė i vogėl se agresori. Kjo vepėr “e lavdishme” ndezi zilinė e mbretit Zog tė Shqipėrisė, i cili plot me dėshirė pėr tė kryer njė heroizėm tė ngjashėm, qė nė krismėn e parė, ia mbathi me tė katra, duke i lėnė shqiptarėt tė luftonin kundėr hordhive tė panumėrta. Pėrbuzja e botės sė qytetėruar pėr agresorėt qe mė e madhe se tmerri pėrpara tyre, pėrderisa ajo botė e pėrmbajti veten, dhe e shtyrė nga mėshira, nuk e shfaqi opinionin e vet pėr dezertorin shqiptar.

    Nė atė kohė unė isha pėrfaqėsuesi diplomatik i Shqipėrisė nė Uashington, ku isha emėruar qė nė vitin 1926, si i deleguari i vendit tim, pėr rilindjen e tė cilit kam punuar qė nė fėmijėri. Qeveria amerikane, qė nuk i njihte ndryshimet territoriale, tė bėra me “metoda gangsterėsh”, vazhdonte tė mė quante mua si pėrfaqėsuesin e ligjshėm tė Shqipėrisė. Pėr mė tepėr, ky qėndrim nė lidhje me pozitėn time, lehtėsohej edhe mė shumė nga fakti se fashistėt, tė cilėt nė fillim luajtėn pjesėn e “ēlirimtarėve” tė Shqipėrisė dhe jo tė shkelėsve tė lirisė sė saj, u pėrkujdesėn tė krijonin njė qeveri kukull shqiptare, me pėrfaqėsitė e saj diplomatike. Porse italianėt, tė cilėt, megjithėse kanė zėnė njė vend nderi tė shkėlqyer nė historinė e kulturės, nganjėherė tė krijojnė pėrshtypjen se janė mė tepėr tė shkathėt sesa tė zgjuar. Tė njohur siē janė pėr padurimin e tyre, nuk e duruan mė gjatė njė gjendje tė maskuar, e cila ishte nė dobi tė tyre, pasi e mbulonte me njė vello dhunėn qė i kishin bėrė Shqipėrisė, dhe kėshtu, nė mes tė qershorit, qeveria kukull e Tiranės mori urdhėr t’i mbyllte tė gjitha pėrfaqėsitė dhe konsullatat shqiptare jashtė shtetit. Nė tė njėjtėn kohė, edhe pėrfaqėsuesit e kombeve tė ndryshme, tė akredituar nė Tiranė, u njoftuan papritur se nuk u njihej mė statusi i tyre diplomatik.

    Pak mė vonė, dhe pėr tė qenė tė pėrpiktė, mė 24 qershor 1939, mė thirri nė Departamentin e Shtetit Sekretari i Shtetit dhe mė njoftoi se, nė bazė tė reciprocitetit, ishte i detyruar ta quante tė kryer misionin tim. Mister Kordell Hulli, qė po tregohej edhe mė i njerėzishėm se sa ėshtė zakonisht, u duk sikur po e lexonte nė sytė e mi ēudinė pėr diskriminimin e hapėt qė i bėhej Shqipėrisė, nė krahasim me Ēekosllovakinė, pėrfaqėsuesi i sė cilės vazhdonte tė njihej si pėrfaqėsues i ligjshėm i kombit tė vet. Mister Kordell Hulli e shpjegoi kėtė trajtim tė diferencuar, duke thėnė se “ndryshimet nė Ēekosllovaki kishin ngjarė nė mėnyrė tė papritur”, ndėrsa, nė Shqipėri, ndryshimi kishte ardhur duke u bėrė shkallė-shkallė. Nuk dyshoj qė ky shpjegim mund tė ishte i mbėshtetur, por po e rrėfej qė nuk e kuptoja dot njė gjė tė tillė. Megjithatė nuk e quajta me vend tė kėrkoja sqarime. Pasi e dėgjova nė heshtje, qė nga fillimi, e falėnderova Sekretarin e shtetit pėr tė gjitha lehtėsitė qė mė kishte bėrė gjatė shėrbimit tim dhe u largova.

    Duhet thėnė se ky epilog melankolik mė trishtoi pėr tė ardhmen e vendit tim, por duhet ta pranoj, se nė tė njėjtėn kohė, e ndjeva veten tė lehtėsuar. Pozita e njė njeriu qė njihet si pėrfaqėsuesi i ligjshėm i njė vendi, pa pėrfaqėsuar qeverinė reale tė tij, tė nxjerr shumė telashe. Mė sillte nė mend atė aktorin e Shopenhauerit, i cili vazhdonte tė luante pjesėn edhe pasi ishte mbyllur perdja. E ndjeva veten edhe mė tė lehtėsuar, pėr shkak se lidhjet e mia me Zogun ishin kėputur me kohė.




    II
    Asnjėherė Zogu nuk kishte qenė njė sundimtar i lehtė pėr t’u duruar, por nė vitet e fundit ishte bėrė i padurueshėm. I pajisur nga natyra me disa veti tė shėnuara, nė fillim pati aftėsinė t’i maskonte tė metat e veta tė shumta, derisa sukseset e njėpasnjėshme e bėnė tė humbiste vetėpėrmbajtjen dhe atėherė doli nė shesh si njė barbar endacak dhe i pabesė. Por, duam a nuk duam ne, ai mbetet njė karakter interesant dhe enigmatik, njė pėrzierje pa kriter kontradiktash tė ndryshme, gjysmė hero dhe gjysmė bufon, pėr tė cilin do tė interesohen si grumbulluesi i fakteve historike tė ēuditshme, ashtu dhe studiuesi i psikologjisė. Mė kanė nxitur vazhdimisht qė tė shkruaja njė libėr pėr kėtė personalitet interesant. Unė jam lėkundur pėr njė kohė tė gjatė, kryesisht sepse isha i zėnė, duke shkruar njė histori tė Shqipėrisė, e cila kėrkonte gjurmime tė mundimshme edhe nėpėr dorėshkrimet e pabotuara tė bibliotekave tė Evropės. Megjithatė, nė kohėn e lirė, u hidhja njė sy autorėve elizabetianė (siē e kam zakon, herė pas here, edhe tani).

    M’u duk sikur gjeta njė portret tė Zogut te Mbreti Xhon i Shekspirit ose te “Martineri i Ri” i Marlout, a te “Ēifuti i Maltės”, i po kėtij autori. Me pak fjalė, Zogu, qė nuk mė kishte tėrhequr kurrė si burrė shteti, mė nė fund ma zgjoi interesin si njė subjekt anatomie. “Zarja u hodh”. E ndiej se duhet tė shkruaj diēka pėr atė. Ndoshta lexuesit mund tė mendojnė se unė fillova ta kritikoj Zogun meqė ai ra nga fuqia. Supozimet nganjėherė dalin me vend, por nė kėtė rast, njė supozim i tillė ėshtė krejtėsisht i gabuar. Unė e kam kritikuar Zogun edhe kur ishte nė fuqi;: kėtė punė e kam bėrė pa pushim, qė nga viti 1922 deri nė vitin 1939, me biseda tė hapura dhe nė shtyp, madje edhe atėherė kur isha ministėr i tij, dhe aq shumė, saqė ēdo ditė prisja pushimin nga puna, dhe kushdo ēuditej si mė duronin. Sa pėr tė ilustruar sa thashė, po sjell kėtu disa fakte.

    Nė shkurt tė vitit 1934, Zogu, pėr fat, shpėtoi nga njė atentat nė Vienė. Kur u hap procesi, mbrojtja pėrdori citate nga shkrimet e mia, ku thuhej se Zogu nuk ishte tjetėr, veēse njė despot i vogėl injorant. Tė shkėputura nga konteksti i pėrgjithshėm, qė kishte si qėllim ta kthente mendjen dhe veprimtarinė e Zogut nė njė drejtim mė tė mirė, duke i bėrė kritika konstruktive dhe tė llogaritura mirė, thuhet, se ato citate i ndihmuan tė akuzuarit tė shpėtonin me njė dėnim tė lehtė.

    Nė vitin 1938 bėnė njė vizitė nė Shtetet e Bashkuara tri motrat e mira dhe tėrheqėse tė Zogut. Unė bėra ēmos, si shoqėrues, si filozof, dhe si mik i tyre. Pėrpara se tė ndahesha prej tyre, plaku shtatėdhjetėvjeēar Abdurrahman Salihu, njė mik i vjetėr i shtėpisė sė Zogut, qė kishte ardhur si shoqėrues i princeshave, shprehu mirėnjohjen e vet pėr kujdesin tim. As vetė mbreti, tha ai, nuk do tė mund tė bėnte mė tepėr pėr tė motrat. Pastaj plaku shpirtmirė mė tha se, po tė dėshiroja, mund t’i jepja njė mesazh me gojė pėr mbretin; “a mė premtoni se do t’ia transmetoni mesazhin tim, pa i bėrė asnjė ndryshim?”, e pyeta unė. Plaku mė dha fjalėn se ishte i gatshėm.

    “Mirė atėherė”, thashė unė, “bėji tė ditur mbretit se kritikat e mia do tė mbeten tė kufizuara brenda qarqeve shqiptare; jashtė kėtyre qarqeve unė do ta mbroj regjimin me tė gjitha fuqitė e mia. Do tė vazhdoj t’i shėrbej me besnikėri dhe me zemėr, sepse jam pėrfaqėsues i tij dhe ai ėshtė koka e shtetit shqiptar. Por personalisht, unė ndiej pėrbuzjen mė tė madhe pėr karakterin e tij”. Abdurrahman Saliu mbeti me gojė hapur. “Vėrtetė dėshironi t’ia pėrsėrit tė gjitha ato qė thatė?” -, pyeti ai. – “Mė premtuat dhe duhet ta mbani fjalėn”, qe pėrgjigja ime; “Fjalėn do ta mbaj por…” -, shtoi plaku pas njė pauze “a mund tė mė thoni pse keni njė mendim kaq tė keq pėr mbretin?” – “me gjithė qejf”, - iu pėrgjigja unė me qetėsi. “E pėrbuz mbretin pėr kėto arsye: e kam ndjekur qė kur ishte tetėmbėdhjetėvjeēar, por s’e kam dėgjuar njė herė tė thotė tė vėrtetėn. S’e ka mbajtur kurrė fjalėn e dhėnė. Nuk ka kurrfarė ndjenje pėrgjegjėsie. Ėshtė i pangopur, egoist, zemėrgur, i pandershėm. I urren tė gjithė ata qė kanė diēka, qoftė kjo kulturė, prejardhje familjare, pasuri, ndonjė aftėsi nė ēfarėdo fushe, ose vetėm e vetėm pse janė atdhetarė tė ndershėm. Ai nuk i vlerėson gjėrat kryesore, por u jep rėndėsi disa punėve boshe. Pėrpara, Shqipėria ėshtė njohur gjithmonė si njė komb me njėfarė dinjiteti tragjik; ai e ka ulur Shqipėrinė deri nė nivelin e njė farse muzikore pa vlerė”.

    Natyrisht, artikujt qė botoheshin nė shtyp me emrin tim, nuk e kishin tonin e deklaratės qė i bėra plakut tė mirė Abdurrahman. Ata dilnin herė pas here nė “Diellin”, e sapo arrinte nė Shqipėri, dhe nė atė numėr kishte ndonjė gjė tė shkruar nga unė, njerėzit shtypeshin pėr tė marrė njė kopje. Nė rast se policia kishte konfiskuar ndonjė numėr tė veēantė, siē ngjante shpeshherė, njė kopje e saj mund tė shitej deri nė njėzet franga ar (barazi me shtatė dollarė, sipas kursit tė sotėm tė kėmbimit). Nė tė vėrtetė, e gjithė mbretėria e Zogut nuk qe gjė tjetėr veēse njė festė e gjatė karnavalesh, me njė pėrfundim tragjik.




    vazhdon........

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    III
    Pėr ēudi, sapo hipi nė fuqi, ish-mbreti i Shqipėrisė e ndėrroi emrin e vet. I lindur Ahmet Zogolli, djalė i Xhemal Zogollit, bajraktar i rrethit tė Matit, ai mė vonė u bė Ahmet Zogu, dhe, nė fazėn e fundit tė karrierės sė vet tė turbullt, e mbiquajti veten “Mbreti Zog”. sido qė tė jetė puna, karriera e tij politike nė Shqipėrinė e re mund tė shikohet si njė episod historik i dorės sė dytė. Ishte lindur mė 8 tetor 1895, nė fshatin Burgajet tė krahinės sė Matit dhe rridhte nga njė familje zyrtarėsh qeveritarė brez pas brezi. Qė nė fėmijėri e dėrguan nė shkollė nė Stamboll, por arsimi i tij u ndėrpre nė vitin 1912, kur Shqipėria u ēlirua nga Turqia. Atė qė i mungonte nga arsimi e zėvendėsonte me zgjuarsi dhe mprehtėsi. Zogu nisi tė binte nė sy qė nė vitin 1914, kur Princi Vilhelm Fon Vid (Vied), mbret i Shqipėrisė pėr gjashtė muaj, gjendej nė rrethana tė vėshtira me nėnshtetasit e vet. Si udhėheqės i krahinės sė Matit, Zogu u vu nė krye tė 2000 vetave dhe u propozoi atyre t’i venin nė ndihmė Princit. Megjithėse nuk e mbajti premtimin e dhėnė, i zhvati shumė qindra napolona monarkut tė pafat. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore, kur njė pjesė e mirė e Shqipėrisė ishte pushtuar nga trupat austro-hungareze, Zogu bashkėpunoi me pushtuesit, por oficerėt austriakė filluan tė vėrejnė njė farė shqetėsimi tek udhėheqėsi i ri. Vdekja e Perandorit Franc Jozef, mė 1916, u dha rastin ta largonin nga skena dhe e dėrguan nė Vienė pėr tė qenė i pranishėm nė kurorėzimin e Perandorit Karl. Aty Zogu u mbajt deri nė fund tė Luftės. Ky qe kontakti i tij i parė me botėn perėndimore ku u bė dhe edukimi i tij i lartė, duke mėsuar gjermanishten dhe duke vėzhguar nga afėr politikanė me rėndėsi tė Perėndimit. Ėshtė interesante tė pėrfytyrohet ēfarė pėrshtypjesh do tė ketė lėnė nė imagjinatėn e malėsorit tė ri ceremonia e kurorėzimit tė Perandorit Karl; ndoshta aty i lindi, pėr herė tė parė, ideja qė edhe ai, njė ditė, tė vinte mbi kokė kurorėn e mbretit. Si pėr ēudi, sapo u kthye nė Shqipėri, pas mbarimit tė Luftės, ai ia hyri asaj rruge qė do ta bėnte mbret. E mori fuqinė me metoda vėrtetė makiavelike, megjithėqė nuk dihet nėse i ka lexuar apo jo udhėzimet e “Princit”.

    Kur u kthye nė Shqipėri, Zogu e gjeti tė shkatėrruar vendin e vogėl tė dalė nga Lufta, dhe nė njė kaos politik qė ishte afėr me anarkinė. Kjo i dha rast atij t’i pėrdorte mirė tė 2000 malėsorėt, qė ishin gati ta ndiqnin nė ēdo aventurė. Pėr mė tepėr trazirat e Shqipėrisė nuk ishin vetėm tė brendshme, pasi vendit i kėrcėnohej edhe copėtimi nga fqinjėt. Kjo krizė i detyroi shqiptarėt qė t’i shtynin pėr mė vonė mosmarrėveshjet qė kishin ndėrmjet tyre. Mė 21 janar tė vitit 1920 ata u mblodhėn nė Kongresin historik tė Lushnjės, ku u mbėshtetėn tek “vetėvendosja” e kombeve e Presidentit Wilson dhe shpallėn “besėn” e tyre, duke u betuar se ishin gati tė vdisnin pėr tė ruajtur tėrėsinė tokėsore dhe politike tė vendit. Duhet pėrmendur kėtu se zona, ku u mblodh Kongresi i Lushnjės, gjendej ende e pushtuar nga italianėt dhe tė vetmet forca pėr tė mbrojtur udhėheqėsit ishin besnikėt e Zogut.

    Me formimin e qeverisė, nė Kongres, Zogu u bė ministėr i brendshėm, pozitė kjo qė i dha kontrollin mbi xhandarmėrinė dhe policinė. Qė prej asaj kohe ai filloi tė ngjitej si njė meteor, kryeministėr mė 1923, president mė 1925 e mė nė fund mbret, mė 1928. Ėshtė me interes tė vėrtetohet se ēdo hap qė bėri, nga ministėr i brendshėm e deri te mbret, e kreu “sipas kushtetutės”. Hipjen e tij nė fuqi e kundėrshtoi vetėm njė njeri, dhe ky qe Peshkop Fan. S. Noli, i arsimuar nė Amerikė. Peshkopi u vu nė krye tė forcave liberale tė vendit, shumica e tė cilave e kishin provuar demokracinė nė Amerikė. Pėr mė tepėr ai shikohej me sy tė mirė nga fshatarėt, qė pėrbėnin 95% tė popullsisė, si i vetmi njeri i aftė pėr ta drejtuar vendin drejt reformash pėrparimtare e demokratike. Nė qershor tė vitit 1924, nė njė kryengritje spontane kundėr forcave tė errėta tė reaksionit, Fan Noli e detyroi Zogun tė braktiste vendin. Porse, gjashtė muaj mė vonė, Zogu u kthye nė Shqipėri, me ndihmėn ushtarake tė fqinjėve jugosllavė dhe me pėlqimin e Anglisė, Italisė dhe Greqisė. Kthimi i tij “triumfal” nė Tiranė shėnoi fundin, njė herė e pėrgjithmonė, tė karrierės politike tė Peshkop Nolit.

    Gjatė karrierės sė tij tė turbullt, Zogut i bėnė dy atentate. Njėrin mė 23 shkurt tė vitit 1924, kur po u ngjitej shkallėve tė parlamentit. Njė student i ri, i quajtur Beqir Valteri, shtiu dy herė dhe e plagosi nė dorė, por Zogu u fut nė sallėn e asamblesė, sikur tė mos i kishte ndodhur asgjė. Pėr herė tė dytė i bėnė atentat nė Vienė, mė 21 shkurt 1931, ku kishte vajtur pėr njė vizitė mjekėsore. Shtinė kundėr tij atėherė kur po dilte nga Teatri i Operas, ku jepej “Pagliacci”. Mbeti i vrarė njėri nga adjutantėt e Zogut, por ky vetė shpėtoi.

    Shumica e pasurisė tij, qė arrinte deri nė pesė milionė dollarė, e kishte burimin te bakshishet qė i jepte Mussolini, pėr koncesionet politike dhe ekonomike qė i kishte dhėnė Italisė. Fama e Zogut si kontraktues i zoti mund tė pėrmblidhet nė kėto fjalė tė njė ish-ministri tė Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė: “Ishte e lehtė ta blije Zogun, por ai nuk tė qėndronte i shitur”. Si anė negative ishin administrata e karakterizuar nga korrupsioni dhe paaftėsia, pėrderisa atė e rrethonin njerėz pa karakter, pa njohuri dhe pa ndershmėrinė mė tė zakonshme. Liria e fjalės dhe e shtypit ishin zhdukur fare dhe spiunėt e tij, qė gjendeshin anekėnd, e terrorizonin popullin. Megjithėse injorant nė punė tė ekonomisė, pėr punėt e veta ishte i shkathėt. Tre pėr qind tė tė ardhurave shtetėrore i merrte pėr vete, nė formė rroge dhe shpėrblimesh, por shumica e pasurisė tij, qė arrinte deri nė pesė milionė dollarė, e kishte burimin te bakshishet qė i jepte Mussolini, pėr koncesionet politike dhe ekonomike qė i kishte dhėnė Italisė. Fama e Zogut si kontraktues i zoti mund tė pėrmblidhet nė kėto fjalė tė njė ish-ministri tė Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė: “Ishte e lehtė ta blije Zogun, por ai nuk tė qėndronte i shitur”.

    Mė 7 maj tė vitit 1938 Zogu u martua me konteshėn Garaldina Aponji tė Hungarisė dhe pati si kumbarė tė madh kontin Galeaco Ēiano (Galeazzo Ciano), ministėr i punėve tė jashtme i Italisė dhe dhėndėr i tė pavajtuarit Musolini. Njė vit mė vonė, mė 5 prill 1939, i lindi njė djalė. Dy ditė mė vonė, njė tė premte tė zezė, ndėrsa krishterimi kishte rėnė nė gjunj pėrpara Princit tė paqes, legjionet e krishtera tė Musolinit kaluan Adriatikun dhe u sulėn mbi vendin e vogėl. megjithėse nuk i mungonte guximi animalesk, kur erdhi koha pėr ta ushtruar, atė tė premte tė zezė fatale, Zogut iu prishėn nervat dhe e braktisi vendin. Ėshtė kuptimplotė fakti se italianėt nuk bėnė asnjė pėrpjekje pėr ta kapur, kur ai po kalonte kufirin me Greqinė. Meqė aeroplanėt e Italisė mund ta diktonin fare lehtė karvanin e tij, mund tė mendohet se Musolini e la “tė ikte” atė qė dikur e kishte pasur nėn mbrojtjen e vet.

    Po tė kishte vendosur Zogu tė qėndronte me popullin e vet dhe ta luftonte pushtuesin nga malet, ai do ta kishte pėrsėritur epokėn e Skėnderbeut nė shekullin e njėzetė, do tė kishte fituar admirimin e mbarė botės dhe mirėnjohjen e popullit. Pėrkundrazi, ai parapėlqeu t’ua mbathte kėmbėve.

    Zogu i kaloi vitet e Luftės nė Angli, por i kishte duart krejtėsisht tė lidhura nga pikėpamja politike, meqė Anglia i kishte premtuar Greqisė Shqipėrinė e Jugut, si shpėrblim pėr qėndresėn kundėr italianėve nė vitin 1940. Aty nga fundi i luftės vajti nė Egjipt, ku u prit mirė nga ish-mbreti Faruk. Njė vit, ose pak mė vonė, kur mori fuqinė Koloneli Gamal Abdel Naser, Zogut iu hoqėn privilegjet mbretėrore. Mė nė fund, Zogut iu duk e padurueshme atmosfera e qeverisė revolucionare tė Egjiptit, prandaj e la vendin e faraonėve. Tani dergjet nė Francė, viktimė e njė sėmundjeje tė rėndė zemre, duke e parė Shqipėrinė tė sunduar nga po ata njerėz, tė cilėt ai i kishte trajtuar keq dhe i kishte terrorizuar gjatė mbretėrisė sė vet. Sic transit gloria mundi.

    Kapitulli “Si i erdhi fundi Shqipėrisė sė Zogut”

  4. #114
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga monikal Lexo Postimin
    Ndončse jam me bindje tč thella republikane dhe e dij mjafueshčm historinč e familjes Zogolli, duke u distancuar nga e kaluara monarkiste uroj njč nismč tč re unifikimi pčr kombin shqiptar. Ceremonia funerale e Leka Zogut I krijoi njč mjedis ku si rrallč herč pamč pčrfaqčsues nga tč tčra gjymtyrčt kombčtare, nga ngjyrimet politike dhe mbi tč gjitha pčr herč tč parč ortodoksčt shqiptarč nuk u pčrfaqčsuan nga uzurpatori i Kishčs Ortodokse Autoqefale Shqiptare, por nga pčrfaqčsuesi At Nikolla Markuatdhetar. Qoftč edhe vetčm pčr kčtč fakt duhet ti jemi mirčnjohčs familjes dhe trashčgimtarit tč saj Leka Zogu II. Včrtet mč ndajnč me ta bindjet republikane, por nuk mund tč mos i vlerčsoj si simbol qč ndihmon bashkimin kombčtar, gjč qč u provua sot edhe me pjesčmarrjen e Presidentes sč Kosovčs Jahjaga. Mendoj ndryshe nga shumč tč tjerč, se trashčgimtari Leka Zogut II, duhet tč "amortizohet" nga mčkatet e largčta tč gjyshit tč tij dhe tč pčrkrahet si njč faktor i rčndčsishčm mbarčshqiptar, mbasi nuk shoh asnjč tjetčr tani pčr tani qč ta kryejč kčtč funksion mč mirč se ai. Pra unč e ndaj misionin e tij atdhetar nga e shkuara, nga ambicjet dhe prapaskenat e politikčs sč verbčr klanore pčr pčrfitime tč ngushta. Nč fund tč fundit Leka Zogu II nuk ka pčrse tč jetč peng i sč shkuarčs , por engjčll i sč ardhmes. Ai mund tč bčhet njč strumbullar pčr tč gjithč pasardhčsit e familjeve atdhetare meqč čshtč edhe i hijshčm, njerčzor dhe me kulturč oksidentale. E uroj dhe bekoj kčtč djalč pčr krenarinč e včllazčrimin mbarčkombčtar qč mč dha nč ditčn e dhimbshme,
    Kapu per fije kashte.. ka me shume shprese per fitore.
    Une perveq perfaqesimit te ortodoksve nga At Nikolla nuk shoh asgje tjeter pozitive..
    "Amortizimi" nga mekatet e largeta duhet ta fitoje Leka II me pune e perkushtim ndaj vendit, nuk eshte diqka qe dhurohet.. dhe do t'ishte gabim i madh nese behet ashtu kot.. si tentativ deshperuese per unitet. Ky far mreti, a ish-mreti, a princi.. ma perkujton Behxhet Pacollin.. edhe bexheti eshte nje lloj mbreti i llojit te vet, dollar e euro plot sa te duash por as nje gur nuk e ngrit ne kembe ne atdheun e vet si shenje dashnie por vetem interes i thjeshte bisnesmeni e tregtari. Jahudi(siē thuhet nga ne per te tillet).. te keqij. Nuk i konsideroj as shqiptar fare.. edhe nje bisnismen i huaj do te investonte nese ka leverdi.
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar mė parė nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Mendoj se te gjithe jemi te influencuar nga ky apo ai element. Une jame me teper i influencuar nga Jeta qe Bera persa kohe jetova ne Shqiperi. Une mund te flas me siguri matematike vetem per kohen qe kam jetuar dhe experiencen time, te tjerat i kemi te gjithe me te degjuar.

    Jo vetem qe nuk kame share Kurre Hasan Prishtinen Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Nonin dhe Avniun, por as qe nuk me ka shkuar ne mendje te bej nje gje te tille, sepse per mua ata jane Figura kombetare. Une them se eshte pak "Blesfomi" te perdoresh Keto emra Per Propagande. Eshte propagande sepse thua qe duke mbrojtur Zogun outomatikisht shan gjithe keto figura/heronj kombetar.

    E para ajo qe i ben ata Heronj dhe Figura kombetare nuk esthe fakti qe disa u vran nga Zogu, por Aktiviteti i tyre kur ishin gjalle. Vrasje e tyre nga Zogu u perdore nga Ordineri diktator si propagand per te sajuar Djallin dhe per te paraqitur veten si shpetimtari i Shqipetareve dhe deri diku beri veten Zot. Derisa sa i mohoj te drejten e te Besuarit tek Zoti nje Kombi te tere.

    Nuk esthe e cuditshme, edhe pse eshte e padrejt, qe Kundershtaret e Zogut jane ne shumice me bindje Kuministe. Ka edhe te tjere qe jane te keqinformuar. Zogu si cdo politikan pati te mirat dhe te keqiat. Akti i vetem Negative, qe esthe perdorur dhe sterperdorur per propagand, ishte Braktisja e vendit!!!!!!!!!!!!!

    Te kishte qendruar Zogu ne shqiper, Ordineri qe pasoj qeverine do kishte vazhduar profesinin e tij te prostitutit ne rruget e Frances. Per kete e fajesoj edhe UNE, Zogun!
    Kur eshte kundershtuar ZOGOLLI,komunizmi shoku ka qene ne muajin e 6-te te barres.
    Dhe more shume gjera persiper per te mbrojtur figuren e ZOGOLLIT,mbi miqesite e tua me te afermit e tij a ku di une se cfare ..ect,sna the gje!

  6. #116
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Kur eshte kundershtuar ZOGOLLI,komunizmi shoku ka qene ne muajin e 6-te te barres.
    Dhe more shume gjera persiper per te mbrojtur figuren e ZOGOLLIT,mbi miqesite e tua me te afermit e tij a ku di une se cfare ..ect,sna the gje!
    Une mora persiper shume gjera, dhe per te mbrojtur figuren e Zogollit????
    Cna "Polli Groshi". Juve njeri Thumit e Tjetri Patkoit. Heren tjeter, lexoj shkrimet e mija pak me me shume vemendje.

    Nuk kam nevoj te mborj Zogun UNE. Historia ka lene gjurmet e Veta. Une thjesht Shkruajta ato qe Di si Fakte. Sa do qe faktori "Njeri" me gjithe Madheshtine e Tij mundohet te manipuloj Historine, Nuk mund te ndryshoj kurre rrjedhen e ngjarjeve. Mjafton pak kuriozitet, nje Fije Llogjike pak vullnet dhe gjithcka mund te vertetohet.

    Ku kane Ftyre Shqiptaret te Shajn Ahmet Zogun!!! Shqiptaret qe u roberuan u servilosen, arriten te mohojn edhe Babane e vete perkrah Ordinerit Prostitut per nje gjysem shekulli i kenduat me endje "xhaxhi enver e ke gojen me sheqer" Aman o Burr i dheut mos u futni ne keto muhabete, se beni skiifo.


    E di cfar ben me teper Skifo se cdo gje tjeter sote??? Kur shikon ne Fotografi Sali Berishen qe nderon Zogun. Ky klysh Komunizmi qe 20 vjete me pare te fuste ne Burg vetem te permendje emrin e Zogut. Te pakten Krye Halabaku Erjon
    Brace i qendron besnik Pjelles se tij kur shan Zogun dhe proteson per Diten Zi qe u mbajt per Leka Zogun!

    P.S Per mua Ahmet Zogu nuk ka qene "Mbret" i Shqipetareve, por me teper nje Figure Kontraverciale qe beri me shume te mira se te keqia!
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  7. #117
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Une them se eshte pak "Blesfomi" te perdoresh Keto emra Per Propagande!
    Per mua eshte shume me blasfemi te ngrisesh ne qiell si "nje nga figurat me te Shquara te historise Moderne Shqiptare" ne kuptim pozitiv, vrasesin e tyre.. Ahmet Zogoğlu!

    Me mire te fillojme e te debatojme kunder grekeve.. atu jemi dakord, pa diskutuar fare.

    Pershendetje!
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  8. #118
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Kur eshte kundershtuar ZOGOLLI,komunizmi shoku ka qene ne muajin e 6-te te barres.
    Dhe more shume gjera persiper per te mbrojtur figuren e ZOGOLLIT,mbi miqesite e tua me te afermit e tij a ku di une se cfare ..ect,sna the gje!
    Une mora persiper shume gjera, dhe per te mbrojtur figuren e Zogollit????
    Cna "Polli Groshi". Juve njeri Thumit e Tjetri Patkoit. Heren tjeter, lexoj shkrimet e mija pak me me shume vemendje.

    Nuk kam nevoj te mborj Zogun UNE. Historia ka lene gjurmet e Veta. Une thjesht Shkruajta ato qe Di si Fakte. Sa do qe faktori "Njeri" me gjithe Madheshtine e Tij mundohet te manipuloj Historine, Nuk mund te ndryshoj kurre rrjedhen e ngjarjeve. Mjafton pak kuriozitet, nje Fije Llogjike pak vullnet dhe gjithcka mund te vertetohet.

    Ku kane Ftyre Shqiptaret te Shajn Ahmet Zogun!!! Shqiptaret qe u roberuan u servilosen, arriten te mohojn edhe Babane e vete perkrah Ordinerit Prostitut per nje gjysem shekulli i kenduat me endje "xhaxhi enver e ke gojen me sheqer" Aman o Burr i dheut mos u futni ne keto muhabete, se beni skiifo.


    E di cfar ben me teper Skifo se cdo gje tjeter sote??? Kur shikon ne Fotografi Sali Berishen qe nderon Zogun. Ky klysh Komunizmi qe 20 vjete me pare te fuste ne Burg vetem te permendje emrin e Zogut. Te pakten Krye Halabaku Erjon
    Brace i qendron besnik Pjelles se tij kur shan Zogun dhe proteson per Diten Zi qe u mbajt per Leka Zogun!

    P.S Per mua Ahmet Zogu nuk ka qene "Mbret" i Shqipetareve, por me teper nje Figure Kontraverciale qe beri me shume te mira se te keqia!
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  9. #119
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    mos u merzitni..cudia me e madhe 3 dite do te zgjase..edhe lart-madhnija ( nuk e di cfare kuptimi ka kjo ) pas 3 ditesh do harrohet..ishte mjeshtria e sali berishes per ceremoni te tilla vetem e vetem per te siguruar votat e ata pak monarkisteve ne vitin 2013..eshte mjeshter..
    udha e mbare '' naltmadhni ''..ashtu siq erdhe shkove..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar mė parė nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Une mora persiper shume gjera, dhe per te mbrojtur figuren e Zogollit????
    Cna "Polli Groshi". Juve njeri Thumit e Tjetri Patkoit. Heren tjeter, lexoj shkrimet e mija pak me me shume vemendje.

    Nuk kam nevoj te mborj Zogun UNE. Historia ka lene gjurmet e Veta. Une thjesht Shkruajta ato qe Di si Fakte. Sa do qe faktori "Njeri" me gjithe Madheshtine e Tij mundohet te manipuloj Historine, Nuk mund te ndryshoj kurre rrjedhen e ngjarjeve. Mjafton pak kuriozitet, nje Fije Llogjike pak vullnet dhe gjithcka mund te vertetohet.

    Ku kane Ftyre Shqiptaret te Shajn Ahmet Zogun!!! Shqiptaret qe u roberuan u servilosen, arriten te mohojn edhe Babane e vete perkrah Ordinerit Prostitut per nje gjysem shekulli i kenduat me endje "xhaxhi enver e ke gojen me sheqer" Aman o Burr i dheut mos u futni ne keto muhabete, se beni skiifo.


    E di cfar ben me teper Skifo se cdo gje tjeter sote??? Kur shikon ne Fotografi Sali Berishen qe nderon Zogun. Ky klysh Komunizmi qe 20 vjete me pare te fuste ne Burg vetem te permendje emrin e Zogut. Te pakten Krye Halabaku Erjon
    Brace i qendron besnik Pjelles se tij kur shan Zogun dhe proteson per Diten Zi qe u mbajt per Leka Zogun!

    P.S Per mua Ahmet Zogu nuk ka qene "Mbret" i Shqipetareve, por me teper nje Figure Kontraverciale qe beri me shume te mira se te keqia!
    Si ka mundesi qe te gjithe ata qe kane SUNDUAR ne shqiperi,kane qene mbeshtetur nga dyshja Athine-Beograd,duke futur ketu dhe ZOGOLLIN?
    Qe historia ka lene gjurmet e veta se kush eshte,A ZOGOLLI,as nuk diskutohet fare,nuk diskutohet qe,Zogu eshte nip i Toptanajve,ai qe mori ca plumba nga A.Rustemi,dhe miqte e dajes u treguan shume te gatshem te ndihmojne nipin me fejesen e pare te A.Z,me te bijen e Sh.Verlacit...............pra Historia flet,po jo pordhe me RIGON,kur jemi ne 2011 dhe tregohen Barcaleta me Zogun.
    Dhe po te shikosh nga shkrimet ska te beje as me Enverin e budalleqe te tjera.

    Me shprehjen tende"Ku kane ftyre Shqiptaret te shajne A.Zogun",besoj se nuk i ke dhen ndonje cigare hashashi !??
    Personalisht nuk kam ndonje simpati,as per Zogun,Enverin,Saliun,Ramen,dhe gjithe glasen politike shqiptare,kryepleherat e historise shqiptare,jam nje "antishqiptar" i thekur,kunder ketyre qe te permenda,ose me shqip,jam dhe do te jem vetem me ata,per ata qe e ndjene qe jane 1.000 % veten shqiptar.
    Dhe nuk mund te pajtohem,as me ndonje MODERATOR,SUPERMODERATOR,ANETAR,te forumit qe tja fuse p.or.d.h.e.s kot,kur historia jone dihet aq mire,se jemi shume te vegjel,por shume te lashte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Alti Elezi : 03-12-2011 mė 18:59

Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •