Nga Eduard Zaloshnja

Botimi i numrit tė parė tė "Rilindjes Demokratike" (RD) shėnoi
lindjen e njė lloji tė ri gazete nė Shqipėri -- i njė gazete qė kritikon
tė metat e qeverisjes, dhe qė ofron alternativa pėr pėrmirsimin e saj. Si rezultat i kesaj risie qė solli nė tregun mediatik shqiptar, RD-ja mbeti gazeta qė e lexonte shumica e shqiptarėve deri nė mars tė vitit 1992. Me kalimin e PD-sė nė pozitė, rolin e kritikueses kryesore tė qeverisjes e luajti "Koha Jonė", e cila, nga gazeta e njė qyteti tė parėndėsishėm verior, u shndėrrua nė gazetėn mė tė lexuar tė vendit. Suksesi i atėhershėm i kėtyre gazetave, secila nė kohėn e vet, mund tė spiegohet me faktin se lexuesit shihnin qė motivi real i sulmeve tė tyre ndaj qeverisjes ishte preokupimi qytetar pėr gjendjen e Shqipėrisė. Ndėrsa sot, fatkeqsisht, tregun e medias sė shkruar e dominojnė gazeta qė e sulmojnė ashpėr qeverisjen vetėm kur u preken interesat ekonomike, ose kur ua kėrkojnė kalkulimet politike.

Shėmbujt qė ilustrojnė njė fenomen tė tillė nuk ėshtė vėshtirė tė
gjėnden. Kėshtu p.sh., pranverėn e kaluar,"Gazeta Shqiptare"
filloi njė fushatė tė ashpėr kundėr kryebashkiakut tė Tiranės pasi ai cėnoi interesat ekonomike tė gazetės. Kur shpalli hapjen e fushatės kundra kryebashkiakut, redaksia e gazetės as nuk e mori mundimin tė fshihte motivin real tė fushatės sė saj. E njėjta gjė nuk ndodhi kur fushata pushoi - redaksia i kaloi nė heshtje arsyet qė e kishin motivuar atė tė vendoste paqen me kryebashkiakun. Vjeshtėn e kaluar, nė tė njėjtėn situatė u ndodh "Koha Jonė". Pasi Fatos Nano e atakoi financiarisht pronarin e gazetės, redaksia shpalli luftė tė hapur me kryeministrin, duke iu hakėrryer se do t'ia nxirrte nė dritė tė gjithė tė palarat e qeverisjes. Ajo, madje, i parashikoi atij tė njėjtin fat qė pati Berisha nė 1997. Kohėt e fundit, nė tė njėjtėn llogore ėshtė vėnė edhe gazeta "Korrieri", redaksia e tė cilės shpalli hapur se do tė fillonte njė fushatė pėr jetė a vdekje me qeverinė e Nanos. Edhe nė kėtė rast, shkak i fushatės anti-Nano u bė presioni financiar qė i kryeministrit ndaj pronarit tė gazetės. Ngelet tė shihet nė se "Koha Jonė" dhe "Korrieri", duke ndjekur shėmbullin e "Gazetės Shqiptare", njė ditė tė bukur do ta ndalojnė sulmin, dhe do tė kthehen pėrsėri nė gjėndjen e mėparshme "tėrhiq e mos e kėput".

Incidentet e mėsipėrme kanė shqetėsuar shumė politikanė dhe opinionistė shqiptarė, sepse ato, sipas tyre, demonstrojnė qė pushtetarė tė fuqishėm bėjnė presione ekonomiko-financiare ndaj mediave. Unė bashkohem me shqetėsimin e tyre, ndėrkohė qė diēka tjetėr mė shqetėson akoma mė shumė-- kėto incidente tregojnė se motivi i sulmeve tė gazetave tėsipėrpėrmendura nuk ėshtė shqetėsimi qytetar pėr gjėndjen evendit, por inati ndaj atij qė shkel nė kallon financiare tė pronarit tėgazetės. Fakti qė kėto gazeta gėrmojnė tė vėrteta tė hidhura pėrqeverisjen vetėm kur preken interesat e pronarit, tregon se ato ose i neglizhojnė tė tilla fakte kur bosat e tyre i kanė punėt mirė meqeverinė, ose i sajojnė nga hiēi kur bosat e tyre acarohen me qeverinė.

Kam bindjen se njė analizė krahasuese e viteve tė para tė dekadės sė kaluar dhe fillimit tė kėsaj dekade do tė sugjeronte se mosbesimi qė krijojnė me kthesat 180 gradėshe ėshtė njė nga arėsyet kryesore qė gazetat e sipėrpėrmendura nuk lexohen aq sa ē'lexohej RD-ja e '90 -'91-shit ose "Koha Jonė" e '92 - '96-ės. Duke inxhinieruar kthesa tė tilla, pronarėt gazetave, si ata qė kanė nė pronėsi vetėm media, edhe ata qė zotėrojnė biznese tė tjera, demonstrojnė se kanė njė horizont tė shkurtėr nė planifikimin strategjik tė biznesit. Kėto kthesa demonstrojne se pronarėt nuk e kuptojnė qė gazetat e tyre do tė lexoheshin shumė mė tepėr dhe do tė jetonin shumė mė gjatė nė qoftė se
ato do t'i provonin publikut se janė konsekuente nė rolin kritikues ndaj qeverisjes, pavarėsisht se kujt i bie rradha t'i ketė ēelsat e
qeverisjes nė dorė, dhe pavarėsisht se si i kanė mardhėniet pronarėt e tyre me ēelsmbajtėsit. Duke ndjekur vetėm interesat e ēastit, kėta pronarė gazetash demonstrojnė se nuk e kuptojnė qė njė gazetė inatēore mund tė sjellė vetėm pėrfitime afatshkurtra, por kurrė stabilitetin financiar afatgjatė qė gazetat serioze perėndimore kanė fatin tė shijojnė.