Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1

    A do te prodhoje kriza ekonomike nje rregull te ri boteror?

    A do te prodhoje kriza ekonomike nje rregull te ri boteror?

    A do te munden SHBA dhe BE qe te luajne serish rolin drejtues te ekonomise dhe politikes boterore te shekullit te 21-te?

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pse o dydrinas kush do e luaj? Brazili me Samba? Rusia qė ėshtė shumė e lumtur nė llumin moral qė jeton, apo India? Prit dhe ca vitin tjetėr kur tė shikosh njė kolaps Kinez nė ekonomi, prandaj dhe u dėrguan Marinsat pėr "ushtrime" nė Australi, e mė tepėr do shkojnė, qė kur Kina tė kolapsoj mos e pėrdori krizėn pėr ekspansion e pėrhapje por tė implodoj brėnda territorit tė vet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Kriza ekonomike eshte per shkak te pikut te naftes. Nafta konvencionale po pakesohet cdo vit. Makinat hibride dhe biokarburanti duket se per disa dekada nuk do arrijne ta zevendesojne ne mase.

    Pa nafte me shumice nuk ka transport nderkombetar, prandaj mund te pritet rilokalizimi i gjithckaje: ekonomi, politike, kulture etj. Nuk do kete kuptim te flitet per rregull boteror atehere.

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga ritastrakosha Lexo Postimin
    Kriza ekonomike eshte per shkak te pikut te naftes. Nafta konvencionale po pakesohet cdo vit. Makinat hibride dhe biokarburanti duket se per disa dekada nuk do arrijne ta zevendesojne ne mase.

    Pa nafte me shumice nuk ka transport nderkombetar, prandaj mund te pritet rilokalizimi i gjithckaje: ekonomi, politike, kulture etj. Nuk do kete kuptim te flitet per rregull boteror atehere.
    Aspak e vėrtetė, Amerika nė Iraq i ka mbyllur puset dhe vec rri mbi to. Kjo ėshtė cėshtje shumė e komplikuar qė librat partizance apokaliptike qė kanė marė dhenė nuk mund tė japin pėrvec pėr tė pėrhapur panik. Kanadaja ėshtė gati tė ndėrtoj Transkontinentalen qė shkon deri nė Texas por administrata e Amerikės i tha jo se ka presion nga ultraambientalistėt me fonde tė palimituara pėr tė lobuar kundra, nė South Dakota sapo u gjetėn burime qė mund tė prodhojnė 1 milion fuci nė ditė, nė Amerikė vec 10-20% importohet nga shtete si Arabia e Venezuela, dhe nėse bėhet Transkontinentali dhe hapen puset nė Dakota shkon nėn 10%.

    Nafta u rrit pėr spekullim, pėr taksim, por mbi tė gjitha u rrit qė tė frenoj dhe kontrolloj zhvillimin nė botė, prandaj dalin tė gjithė e duan heqjen e Dollarit. Dollari aty do rri, le tė dėrdėllisi kush tė dojė nuk ka pėr tė lėvizur. Cmimi i naftės u rrit sepse me disa transformime nga qymyri e bėn tė leverdishme tė prodhohet me cmimin vec 60-70 USD pėr fuci e sipėr. Plus qė u bėnė dhe lekė nga ata qė e tregtuan dhe fituan nė bursė.

    E ka dhe njė mori arėsyesh tė tjera taksore, ekonomike, gjeopolitike qė nuk kam kohė tė tė jap pėrgjigje, por pikat sipėr mjaftojnė. Nė Argjentinė sa pėr dijeni sapo u gjet para 1 muaji nė shelfin kontinental naftė, jo nė ishujt Falkland, por brėnda nė kontinent, dhe mė shumė do gjehet, por cėshtja nuk ėshtė se po mbaron, por se duhet me cdo kusht qė tė kontrollohen akseset e Naftės. Pėr SHBA-nė Nafta ėshtė e barbartė me siguri kombėtare, dhe kudo ku ka naftė do futet ta kontrolloj atė, sepse po nuk u futėn kėta do futet Kinezi, dhe kjo lojė kėshtu do bėhet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga Hyllien Lexo Postimin
    ... Nafta u rrit pėr ... , por mbi tė gjitha u rrit qė tė frenoj dhe kontrolloj zhvillimin nė botė, ...
    A e ka tė nevojshme shoqėria njerėzore nė rang global frenimin e zhvillimit?
    Kujt i intereson frenimi e kujt pėrshpejtimi?

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Dalan Lexo Postimin
    A e ka tė nevojshme shoqėria njerėzore nė rang global frenimin e zhvillimit?
    Kujt i intereson frenimi e kujt pėrshpejtimi?
    Frenimi i zhvillimit i intereson njė grupi njerėzish i cili ka vizion tjetėr pėr njerėzimin se sa vizioni qė mund tė ketė marketi, ekonomia apo kapitalisti. Vizioni Gore psh, ėshtė pėr mullinj me erė, pėr taksa karboni, pėr panele djellore, pėr rritje mbi 100% tė faturave aktuale nė cdo shtet tė energjisė etj. E keqja e kėtyre njerėzve ėshtė se po krijojnė me politikat e tyre, atė qė sot quhet me terma sociologjike "Human Waste", pra plehra njerėzore qė nuk mund tė integrohen dot nė sistemin ekonomik global pasi thjeshtė bashkė me industrializimin e fuqishėm dhe kompjuterizimin, dixhitalizimin etj tė botės nuk ka vėnd pėr to, janė zombie pak a shumė. Kjo sociologjikisht po ta analizosh po vėrtetohet gjithmonė e mė tepėr me rritjen e pakėnaqėsisė nė botė, me atė qė Darius e Javan janė duke diskutuar tek tema tjetėr, me rritjen e letėrsisė apokaliptike dhe post-apokaliptike, por qė cėshtė e drejta duhet thėnė se shumė nga kėto e kanė rrėnjėn e tyre nė magnus opuset dhe analet e lavdishme tė novelave Sci-Fi tė epokės sė artė 50-70 me emra si Simak, Harrison, Anderson, O'Brien, Orwell, Huxley, Clarke etj etj dhe tė asaj tė kohės sė H.G. Wellesit prekursorit tė kėsaj literature. Cfarė shikohet sot nė argumentime nėpėr video, debate politike dhe jopolitike, apo pėrmbledhje tė ndryshme mbi vizionet e ardhshme botėrore etj nuk janė gjė tjetėr vec se njė simbiozė e fushės sė sociologjisė, dhe kjo gjithmonė ėshtė pėrdorur nga komunistėt me metoda subversive pėr tė arritur hegjemoninė globale dhe sci-fi, asgjė mė tepėr. Grupi nė fjalė ėshtė i motivuar nga interesat e veta hegjemonike, dhe nuk i rruhet aspak as pėr Afrikė e as pėr Amerikė. Nė fjalėt e Kardinalit tė madh Polak dhe Primatit tė Polonisė, At Stefan Wyszynski qė mė pas shėrbeu gjithmonė si njėriu mė i afėrt i Papės Gjon Palit II, bota ka tre forca qė bėjnė kompeticion pėr hergjemoni:

    1) Golden Internationale - Internacionalja e Arte e pėrfaqėsuar nga
    a) Internacionalistėt (kėta janė komunistėt modernė, International Relations, PR e mė the tė thashė, pra struktura globale politike dhe janė karrierista)
    b) Transnacionalistat (kėta janė kapitalistėt modernė e supermega industrive qė prodhojnė dhe herė pas herė janė dakort me Internacionalistat por shumė herė kanė tjetėr vizion ndaj tyre, por grupohen nė Internacionalen e Artė) Kėta janė kryesishtė tė pėrfaqėsuar nga njėriu Perėndimor.

    2) Red Internationale - Internacionalja e Kuqe - kėta pėrfaqėsohen nga ultraStalinistėt si Gorbacovi dhe komunistėt e tjerė tė shumtė nė botė. Ata qė kujtojnė se Rusia e humbi luftėn e ftohtė gabohen rėndė. Shkurt, Rusia i la satelitat sepse kėshtu i leverdiste nė atė moment por kjo ėshtė cėshtje e gjatė pėr tu ndalur.

    3) Black Internationale - Kisha Katolike

    Kėto tre forca janė nė kompeticion total pėr hegjemoni globale, dhe kjo sėmundje globalizimi do vazhdoj gjatė. Llogaritė ama kėto tė tre i kishin bėrė qė Kina do mbahej urt, dhe nė fakt po mbahet disi, sidomos nga 2 tė parėt, dhe elementi Islam nuk figuronte si forcė, qė mė vonė u fut dhe ai fuqishėm nė skenėn nė fjalė, pasi dhe Islami ka vizionin e vet global, por nuk ka mjete tė arrij asgjė pėrkundrejt atyre tė treve. 2 nga kėto organizma kanė strukturė gjeopolitike tė vendosur, e para ėshtė Kisha Katolike e cila ka njė strukturė 2000 vjecare gjeopolitike, dhe e dyta ėshtė Bashkimi Sovjetik qė ka ndikim tė jashtzakonshėm me Stalinizmin nė gjithė Europėn Lindore, Afrikėn, Azinė, Amerikėn Latine etj. E vetmja pa strukturė gjeopolitike ėshtė e para, e cila po punon kundra kohės me internacionalistat pėr ta vendosur atė. Kėtu besoj unė futet dhe celėsi i energjisė. Shumė vėnde nė botė, pėrfshi dhe Shqipėria nuk janė lejuar tė shfrytėzojnė burimet e tyre energjitike, pasi ėshtė kėrkuar qė tė krijohet njė sistem i ndėrvarur energjitik. Mendo me kujdes, njė shtet qė ka tė zgjidhur energjinė(Greqia psh importon 70% tė nevojės) ka hequr qafe njė pjesė shumė tė madhe tė buxhetit qė shkon jashtė dhe ka vėnde pune lokale. Njė nga arėsyet e rritjes sė cmimeve tė energjisė ėshtė tė frenohet zhvillimi i Afrikės psh nga ky grup njerėzish pa komb, pa atdhe, por qė punon si sahat me politikanė tė caktuar dhe me media pėr tė arritur qėllimet e tyre duke detyruar shtete tė kalojnė legjislacione me mijėra faqe kundra x apo y energjie dhe duke krijuar efektivisht ndėrvartėsinė qė ėshtė jetike pėr vizionin e Internacionales sė Artė. Njė nga arėsyet qė Kina do falimentoj sic kam thėnė dhe nė tema tė tjera ėshtė se po investon si e cmėndur nė projekte si diga, rrugė etj pa asnjė plan dhe duke mos pasur dot nė dorė celsat dhe akseset tek nafta qė do i duhet nė tė ardhmen. Lojėn e shahut nė Azi deri tani po e luan Rusia me Amerikėn. Strukturalisht ekonomia e Kinės ėshtė sot pėr sot nė duart e Rusisė qė mund t'ja presi kur tė dojė shiritin por po e mban urt. Arėsyeja pse po investon nė kėto projekte ėshtė pėr t'ju kundėrvėnė Kyotos dhe protokollėve tė tjerė qė po mundohen ti kushtėzojnė zhvillimin ekonomik pasi resurset i ka tjetėr kush nė dorė dhe ai po deshi dhe nuk ti jep. Pozicionimi ushtarak i Amerikės sė fundmi nė Australi konfirmon se Kina ka manipuluar numrat dhe se GDP e tyre ėshtė e fryrė nga projektet e stėrmėdha infrastrukturore qė do mbarojnė sė shpejti, dhe do shkaktojnė kolaps nė marketin e Real Estate sic u bė nė Amerikė. Kur tė vijė ai moment kėto tre forca por qė tani ėshtė efektivisht vec Internacionaja e Artė dhe ajo e Kuqe do kenė shkėmbime tė fuqishme pėr vizionin e tė ardhmes edhe njė herė tjetėr.

    Papa Gjon Pali i II, besonte se nė fund tė kėsaj periudhe ndoshta 1-2 shekullore do triumfonte Kisha Katolike, por qė aktualisht mua mė duket shumė larg, por nė njė konflikt tė fuqishėm nuk i dihet. Tani pėr tani cmimet energjitike i pėrcakton internacionalja e artė, pėr arėsyet qė atyre dhe investitorave tė tyre i leverdisin. Rezultati sic thashė ėshtė qė Afrika nuk zhvillohet dot dhe Azia do ketė probleme nė tė ardhmen. E keqja e kėsaj ėshtė se do shtohet jashtmase popullėsia, pasi ka njė relacion interesant qė sa mė e mirė ėshtė standarti i jetesės aq mė shumė ulet lindshmėria. Ndoshta ėshtė cėshtje instiktuale, tip "survival mode", por qė kjo ėshtė statistikisht e vėrtetuar nė disa studime tashmė. Futja e femrės nė punė, rritja e standartit tė jetesės etj etj janė tė pamundura pa energji, baza e revolucionit industrial. Ajo qė vėrehet sot, sidomos tek pakėnaqėsitė e masave ėshtė se ka njė sasi tė madhe njerėzish nė botė qė e kanė humbur pėrfundimisht trenin pėr tu bėrė pjesė aktive e kėsaj ekonomie, kėta janė nė terma sociologjikė "human waste", plehra njerėzore nė kuptim e plehrave qė hedhim pėrditė jo pėr tė pėrcaktuar karakterin e tyre.

    Se cfarė do ndodhi unė nuk e di, por ky ėshtė problem qė do vazhdojė mesaduket, por qė nuk ka absolutisht tė bėj asgjė me mungesėn e naftės. Sic thashė, naftė sapo u gjet nė Dakota nė Amerikė, po ju desh politikanėve jointernacionalė do ta nxjerrin, do ulin cmimin dhe do krijojnė njė bum tė ri ekonomik, nė tė kundėrt do e lejnė Amerikėn tė ndėrvarur si gjithė tė tjerėt nga burime tė tjera nga shtete tė tjera.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 19-11-2011 mė 15:34
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Hyllien, (you are talking way over our heads) flit pak me gjuhe popullorce se siduket ke studiuar per shkence politike, per ato tre internationale qe rrjeshtove si qysh kur erdhen ne fuqi? Te treja jane duke leshuar e terrhequr litarin per te mbajtur pushtetin dhe kontrolluar leket?! Kjo eshte synimi, pra nepermjet nje ideje (prsh feja) te bej levizje te njerezimit si mbas deshires. Dmth te gjithe politikanet ulen rreth e qark tryezes se rrumbullaket dhe planifikojne si te sundojne popullin e tyre me gjere e gjate, si te sundojne popujt fqinje me gjere e gjate. Pra ideja eshte fillimisht te sigurojne burime (resources) per shtetin e tyre duke i marre apo vjedhur keto burime nga shtetet fqinje. Edhe keto 3 internationale jane menyra sesi mund te sundojne mendjen e popullit te shteteve fqinje per te vjedhur burimet e tyre. Merr ke tjetri dhe rrit ekonomine e vendit tend, domosdo rrit kuleten e xhepit tend (si politikan) por mundesisht ta besh ne menyre qe populli ku ben ti keto vjedhje mos ta kuptoje prandaj duhet "ideja". Te kuptova?

    Tashi shteti Shqiptar ku gjindet tek keto 3 internationale se tek asnjera nuk futet me duket mua.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga s0ni : 19-11-2011 mė 19:19

  8. #8
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Citim Postuar mė parė nga Hyllien Lexo Postimin
    Aspak e vėrtetė, Amerika nė Iraq i ka mbyllur puset dhe vec rri mbi to. Kjo ėshtė cėshtje shumė e komplikuar qė librat partizance apokaliptike qė kanė marė dhenė nuk mund tė japin pėrvec pėr tė pėrhapur panik. Kanadaja ėshtė gati tė ndėrtoj Transkontinentalen qė shkon deri nė Texas por administrata e Amerikės i tha jo se ka presion nga ultraambientalistėt me fonde tė palimituara pėr tė lobuar kundra, nė South Dakota sapo u gjetėn burime qė mund tė prodhojnė 1 milion fuci nė ditė, nė Amerikė vec 10-20% importohet nga shtete si Arabia e Venezuela, dhe nėse bėhet Transkontinentali dhe hapen puset nė Dakota shkon nėn 10%.

    Nafta u rrit pėr spekullim, pėr taksim, por mbi tė gjitha u rrit qė tė frenoj dhe kontrolloj zhvillimin nė botė, prandaj dalin tė gjithė e duan heqjen e Dollarit. Dollari aty do rri, le tė dėrdėllisi kush tė dojė nuk ka pėr tė lėvizur. Cmimi i naftės u rrit sepse me disa transformime nga qymyri e bėn tė leverdishme tė prodhohet me cmimin vec 60-70 USD pėr fuci e sipėr. Plus qė u bėnė dhe lekė nga ata qė e tregtuan dhe fituan nė bursė.

    E ka dhe njė mori arėsyesh tė tjera taksore, ekonomike, gjeopolitike qė nuk kam kohė tė tė jap pėrgjigje, por pikat sipėr mjaftojnė. Nė Argjentinė sa pėr dijeni sapo u gjet para 1 muaji nė shelfin kontinental naftė, jo nė ishujt Falkland, por brėnda nė kontinent, dhe mė shumė do gjehet, por cėshtja nuk ėshtė se po mbaron, por se duhet me cdo kusht qė tė kontrollohen akseset e Naftės. Pėr SHBA-nė Nafta ėshtė e barbartė me siguri kombėtare, dhe kudo ku ka naftė do futet ta kontrolloj atė, sepse po nuk u futėn kėta do futet Kinezi, dhe kjo lojė kėshtu do bėhet.
    tamam e ke thene
    Partizoni

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga s0ni Lexo Postimin
    Hyllien, (you are talking way over our heads) flit pak me gjuhe popullorce se siduket ke studiuar per shkence politike, per ato tre internationale qe rrjeshtove si qysh kur erdhen ne fuqi? Te treja jane duke leshuar e terrhequr litarin per te mbajtur pushtetin dhe kontrolluar leket?! Kjo eshte synimi, pra nepermjet nje ideje (prsh feja) te bej levizje te njerezimit si mbas deshires. Dmth te gjithe politikanet ulen rreth e qark tryezes se rrumbullaket dhe planifikojne si te sundojne popullin e tyre me gjere e gjate, si te sundojne popujt fqinje me gjere e gjate. Pra ideja eshte fillimisht te sigurojne burime (resources) per shtetin e tyre duke i marre apo vjedhur keto burime nga shtetet fqinje. Edhe keto 3 internationale jane menyra sesi mund te sundojne mendjen e popullit te shteteve fqinje per te vjedhur burimet e tyre. Merr ke tjetri dhe rrit ekonomine e vendit tend, domosdo rrit kuleten e xhepit tend (si politikan) por mundesisht ta besh ne menyre qe populli ku ben ti keto vjedhje mos ta kuptoje prandaj duhet "ideja". Te kuptova?

    Tashi shteti Shqiptar ku gjindet tek keto 3 internationale se tek asnjera nuk futet me duket mua.
    Kjo sic mund ta imagjinosh ėshtė histori jashtzakonisht e gjatė dhe me shumė degė, por me aq kohė sa kam do mundohem tė jap njė pėrgjigje koherente pa u humbur nė degė tė tjera.

    Cdo gjė fillon tamam tamam, ose mė saktė lufta e kėtyre tre grupimeve del nė shesh pėr masat nė 1976, nė njė fjalim tė mbajtur nga Kardinali Karol Woytyla. Nė fjalėt e tija tė analizuar gjėrė e gjatė nė literaturėn kishtare por sidomos politike, pasi Papa i mėvonshėm Gjon Pali i II qe njė strateg dhe politicien i jashtzakonshėm i zgjedhur nga Kisha pikėrisht sepse koha e kėrkonte kėtė gjė, ai tha si Kardinal pra akoma nuk qe Papė "Ne jemi sot duke ndenjur pėrpara konfrontimit(ndeshjes) mė tė madhe qė njerėzimi ka patur ndonjėherė.". Analiza e mėpasme pėr ardhjen e anti-Krishtit, anti-Papės dhe segretit tė tretė tė jashtzakonshėm tė Fatimės tregojnė se komplotimi kundra Kishės Katolike nga 2 forcat e tjera kishin nisur. Nga pikpamja e dy forcave tė tjera, sidomos asaj tė Kuqes, pra Komunistėve, Kisha shikohet si njė institucion nė kompeticion pėr hegjemoninė globale. Vatikani kishte pėrgatitur me kohė nėn rrogoz njerėz qė do merrnin nė dorė Kishėn Ruse, dhe Papa Gjon Pali po punonte aktivisht pėr lėvizjen ekumenike, pra bashkimin e Krishterėve nė rradhė tė parė, dhe njė pajtim mė tė gjėrė me Muslimanėt nė njė fazė mė tė vonėt. Papa Gjon Pali II, mbetet i vetmi Papė qė ka puthur Kuranin psh. Nga pikpamja gjeopolitike Papa i kishte mundėsitė sic thashė me institucione kudo nė botė qė tė ndikonte dhe proselitizonte, gjithashtu Vatikani i ka dhe mundėsitė monetare pėr tė qėnė pjesė aktive e kėtij kompeticioni deri diku se po u fut ushtria iku, ku IOR-i(Instituto Opere Religiose) ėshtė njė ndėr Institucionet Financiare mė tė pasura nė planet.

    Kjo qe koha kur kjo u bė publike, por me gjasė lufta fillon mė pėrpara dhe i ka rrėnjėt e thella nė histori. Sipas historive Rabinike kjo ėshtė tė paktėn hera e 20 qė tentohet tė krijohet njė histori globale(kujto Babelin) dhe gjithmonė deri tani ka falimentuar. Tendenca pėr tė komanduar botėn ėshtė e vjetėr. Aleksandri i Madh ishte Mbret i Maqedonisė, Kryezot i Azisė, Faraon etj. Cezari po ashtu. Pra nuk ka ndonjė dicka tė re kėtu, thjeshtė na ka zėnė rrota keq fare kėsaj rradhe pasi po lėviz fuqishėm dhe shumė shpejt me hapa tė paimagjinueshme. Kisha e ka patur pėr njė kohė tė gjatė hegjemoninė nė Europė, e humbi dhe tani po mundohet ta rikrijoj duke vėnė "bast" se vakumi shpirtėror qė do krijoj lufta potenciale e dy tė parave do ta rivendosi nė pozitat e vjetra. Dy tė parat, sidomos Internacionalja e kuqe kuptohet pse nuk e do Kishėn, pasi do qė tė jetė vet Zot. Nė atė Internacionale mbizotron shkolla e Praxisit Marksist. Po kėtu sidomos Praxisi Stalinian ėshtė tejet i frikshėm pasi synon me cdo lloj metode tė konsolidoj fillimisht fuqinė e saj duke pėrdorur cdo mjet pėr tė justifikuar aksionet e saja. Dhe lufta e Stalinit nė fakt, se kjo ėshtė interesante u drejtua kundėr social-demokratėve dhe ata qė ai i quante e majta ekstreme e kėsaj lėvizje qė nė Amerikė njihen si "political left, progressists". Prandaj me Rosa Luxemburg e me Trotsky i dolėn kundėr. Kėta nė fakt, pėrfshi kėtu dhe figura politike si Tito ishin progresistė. Shqipėria ėshtė mėse e qartė qė ishte dhe ndejti deri sa ra sistemi Staliniste pra me kampin e kuq, me Internacionalen e kuqe, prandaj dhe Rusia na pa si aleate nė fillim pasi Tito ishte njėriu i Perėndimit, Anglisė kryesisht por dhe Amerikės qė nė ato kohėra e shifte zhvillmet nė Shqipėri me shqetėsim shumė tė madh(do zgjerohem mė tej pse ai cop vėndi sic e quajnė disa, Shqipėria ka aq shumė rėndėsi). Pra mund tė themi se baza e Internacionalistes sė Artė janė Progresivistat dhe idetė e tyre qė ata u munduan ti fusin dhe nė Rusi me Trotskyn psh, ku u vu nė krye tė Internacionales sė Katėrt.

    Sot Europa dhe shumica e Amerikės ėshtė tėrėsisht nė duar tė progresistėve, qė quhen dhe Komunistė por janė fraksione me vizion pak si ndryshe nga Stalinistėt dhe janė nė kompeticionin e tyre pėr hegjemoni globale, pasi pėr ta njėriu ėshtė plastelinė qė mund tė modelohet sipas vizionit tė tyre pėr tė ardhmen. Cdo industri madhore mediatike, Hollywood, shtėpi botimi, ku kryeson Knopf psh. pėr novelat, sidomos ato qė fitojnė dhe cmimin Pulitzer dhe bėhen pra bestsellera dhe "klasikė", apo shtėpia botuese e Victor Gollancz nė Angli qė sot quhet Orion(njė socialist dhe ky shumė i pasur themeluesi) pėr Sci-Fi e shumė shtėpi botimi tė tjera kanė rrėnjė tė fuqishme nė socializėm/progresizėm. Themeluesit e tyre ishin faktikisht Progresista, pra shkurt klasa e pasur borgjeze me KAPITAL(sot ky njėri emblematik quasiZot ėshtė i pėrfaqėsuar mė sė miri nga figura e George Sorosit) qė ishte ama Komuniste nė besimin e saj, qė Stalinit kjo gjė i dukesh dicka skandaloze pasi Marksizmi qe pėr klasėn proletare. Baza e internacionales sė artė, ėshtė nė fakt njė korruptim i vizionit Marksist i mpleksur me lindorizma dhe njė dozė misticizmi qė ka njė funksion praktik shumė efektiv, saqė H.G.Wellesi,njė ndėr krijuesit i genreit Sci-Fi(qė nuk ėshtė gjė tjetėr shkurtimisht do ndalem por vec se njė prezantim i realitetit qė do vijė - kujto ndėr tė tjera Minority Report, librin e gjeniut Philip Dick, dhe filmit tė mėpasėm nė Hollywood me Tom Cruise) u largua pasi u pranua nė zemrėn e shoqerisė mė tė rėndėsishme tė kėsaj baze, ajo qė njihet me emrin Fabian Society, dhe ndodhet nė Angli. Baza e progresivizmit ėshtė Anglia pėr Europėn, dhe shteti i Wisconsinit pėr Amerikėn qė janė dhe baza e Internacionales sė Artė. Shqipėria mund tė themi se sot bėn pjesė tek krahu Progresist por ėshtė thjeshtė satelit i saj asgjė mė tepėr, qė ne gabimisht e identifikojmė si kapitalist, por qė nė fakt duhet ta identifikojmė si krahu Progresist qė ka dhe kapitalin, ushtrinė, resurset etj. Mė ka bėrė pėrshtypje Edi Rama qė disa herė e ka pėrmendur nė fakt kėtė fjalėn "progresist" nė diskursin politik Shqiptar dhe tani e ka zėnė sėmundja edhe Saliun po nesje.

    Lufta pra ka mbi 150 vjet qė bėhet kryesisht deri tani me aksione subversive, Progresistėt me kapital si Rothchilda e Rockfellere me shokė financonin tė tyret qė tė merrnin nė dorė Rusinė, Rusėt financojnė tė tyrėt qė ti hypin si kukulla lart e poshtė shteteve satelite. Kisha nė kėtė mes, sidomos shekullin e kaluar ka patur njė linjė shumė pasive kryesisht vec bėnte punė pėrgatitore por nuk qe aktive. Papa Gjoni XXIII, i quajtur ndryshe dhe Papa i Mirė, ishte shumė i butė dhe skishte fare politikė tė jashtme, Pali I gjithashtu qe njėri shumė i mirė si dhe Gjon Pali I qė vdiq a u vra nuk ka rėndėsi ti futemi thellė debatit tani. Ai qė e rifuti Kishėn nė luftė pėr hegjemoni qe Gjon Pali II, mbi tė cilin forcat internacionale, dhe jo muslimanėt, edhe pse Ali Agca qe Turk, u munduan qė ta vrasin dhe nuk ja arritėn dot. Megjithatė Kisha ka rreth 100 vjet qė ėshtė nė rėnie tė dukshme. Nėse pranojmė dhe Profecitė e ndryshme si ajo e Shėn Malakit qė ėshtė kritikuar dhe si fallco, atėher ky ėshtė Papa i parafundit pėrpara shkatėrrimit tė Romės. Por sipas testamentit tė Papa Gjon Palit tė II, cdo gjė pėrsa i pėrket triumfit tė Katolicizmit nė botė ėshtė e lidhur me sekretin e tretė tė Fatimės, qė do tregohet kur ti vijė koha. Pra Katolikėt nė pėrgjithėsi kanė njė trajtim eskatologjik mesianik pėrsa i pėrket roundit tė fundit se kush do fitojė qė vėrehet dhe nė literaturėn apokaliptike qė po bėn kėrdinė sot nė fushėn e fesė, dhe madje edhe Muslimanėt nė kėtė pikė ndajnė pak a shumė tė njėjtin vizion mesianik, pasi tė dy aktualisht edhe pse me resurse Financiare nuk kanė mundėsi tė rivalizojnė dot frontalisht dy internacionalet e tjera, dhe presin me padurim njė luftė frontale tė tyren tė shkaktuar nga kriza tė paimagjinueshme klimaterike ciklike tė vetė tokės, luftra, ekonomike etj.

    Shqipėria ėshtė e rėndėsishme nė kėtė mes kryesisht pėr vizionin Katolik, por mesaduket tashmė u kopjua edhe nga Muslimanėt dhe 2 Internacionalet e tjera, pasi sipas Papės Gjon Pali II, kyci pėr dominimin e botės fillon nga Deti Adriatik dhe mbaron nė detin Baltik, pra fillon me Shqipėrinė, kalon sipėr nė Kosove, Serbi nė shtetet e ish-AustroHungarisė, Poloni e deri sipėr. Do ndalem herė tjetėr mbi kėtė pikė po pata kohė se ėshtė kapitull mė vete.

    Mendoj se kyci do jetė se kush do tegohet mė i aftė pėr tė kapitalizuar mbi krizat qė do pasojnė nė tė ardhmen qė pėrmenda sipėr, pasi tashmė, elementi i frikės dhe pasigurisė ėshtė futur efektivisht tek kushdo nga ne, tek ca mė shumė e ca mė pak. Duhet patur parasysh se krizat sot, pėrvec atyre ciklike natyrore tėrmete etj, edhe fabrikohen. Kriza energjitike ėshtė njė nga fabrikimet qė efektivisht po pėrdoret nga internacionalja e artė pėr qėllimet e veta. Nesėr nėse bie ndonjė gur nga hapsira nė kohėn e duhur, apo ndonjė megatėrmet do mundohet qė feja tė kapitalizoj mbi tė dhe tė shtrijė hegjemoninė e saj.

    Dhe sa pėr burim, e kam thėnė dhe e pėrsėris, komoditeti/commodity po e quaj kėshtu mė i mirė dhe i leverdishėm nė botė ėshtė frika. Ajo tregtohet nė Market(sic kam folur shiko atė qė quhet Volatility Index - VIX nė CBOE), pėrhapet me njė shpejtėsi marramėndėse dhe tė pėrshpejtuar. Nė fakt Marketet financiare gjithmonė bien shumė mė shpejt se sa hypin. Nė rast frike/paniku Marketi bie 50,60,70,80% edhe 95% sic ra nė Londėr pėrpara se Rothchildi tė bėhesh supermegabilioner, nė disa sekonda, por ama qė tė rindėrtoj konfidencėn dhe sigurinė do muaj, vite, e ndoshta as mund tė rindėrtohet fare. Frika gjithmonė nė fakt pėrhapet mė shpejt se optimizmi, pasi vetė historia e njerėzimit, vetė gjenetikisht ne jemi qėnie qė kemi jetuar nė shumicėn e historisė tonė me frikė, tė habitur, tė sunduar, tė pėrdhunuar e shfrytėzuar deri nė kulm. Njėriu gjithmonė ėshtė nė pozita mbrojtėse. E vetmja shpresė pėr njėriun, dhe kėtu do ndalem pėrsėri tek rėndėsia e Shqipėrisė dhe gadishullit Ilirik dhe historisė sė saj tė lavdishme jo si vend fizik gjeostrategjik por si vend shpirtėror si ideal shpirtėror ėshtė Prometheu, ėshtė pra njėriu Prometheik, njėriu qė lufton, sakrifikohet pėr njerėzimin(kjo figurė mė pas u pėrshtat deri diku, sidomos elementi i sakrifikimit nga Kristianėt si Jezu Krishti) simbol mbi cdo simbol tė imagjinueshėm kundra Elitės, Zotėrat e Botės dhe kėdo pėr ti dhėnė njėriut, fundia fundit, burimin e energjisė(se jemi dhe nė temė disi), Zjarrin, dhe me tė themelin e civilizimit dhe shpresės pėr tė ardhmen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 19-11-2011 mė 22:35
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Me beri pershtypje qe fillove me vitin 1976, nuk e di pse prisja te lexoja dicka shume me heret mbas L2B kur ishte nje kaos i teri. Nejse pak renesi ka.

    Baza e arte dhe baza progresive, me humbe. Ndonjehere me duket sikur flet per te njejten gje ndonjehere ben divijime, meqe edhe per te arten dhe per progresiven flet sikur ndodhen ne US dhe Angli...por dhe progresiva ndodhet ne keto dy shtete. Jane e njejta gje apo divijime te ndryshme?

    Cilat forca internacionale munduan te vrasin Papa Gjon Palin II, e arta apo e kuqa, apo te dyja bashke.

    Pra Katolikėt nė pėrgjithėsi kanė njė trajtim eskatologjik mesianik pėrsa i pėrket roundit tė fundit se kush do fitojė qė vėrehet dhe nė literaturėn apokaliptike qė po bėn kėrdinė sot nė fushėn e fesė, dhe madje edhe Muslimanėt nė kėtė pikė ndajnė pak a shumė tė njėjtin vizion mesianik, pasi tė dy aktualisht edhe pse me resurse Financiare nuk kanė mundėsi tė rivalizojnė dot frontalisht dy internacionalet e tjera, dhe presin me padurim njė luftė frontale tė tyren tė shkaktuar nga kriza tė paimagjinueshme klimaterike ciklike tė vetė tokės, luftra, ekonomike etj.
    Ohh wow, interesante.

    Shqipėria ėshtė e rėndėsishme nė kėtė mes kryesisht pėr vizionin Katolik, por mesaduket tashmė u kopjua edhe nga Muslimanėt dhe 2 Internacionalet e tjera, pasi sipas Papės Gjon Pali II, kyci pėr dominimin e botės fillon nga Deti Adriatik dhe mbaron nė detin Baltik, pra fillon me Shqipėrinė, kalon sipėr nė Kosove, Serbi nė shtetet e ish-AustroHungarisė, Poloni e deri sipėr. Do ndalem herė tjetėr mbi kėtė pikė po pata kohė se ėshtė kapitull mė vete.
    Per arsye gjeografike besoj?! Atehere kur te kesh kohe.


    Ps. Faleminderit, si gjithmone mesoj gjera te reja kur te lexoj.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •