Ulet për një shkallë rejtingu kreditor i Belgjikës
Agjencia ndërkombëtare e rejtingut, “Standard & Poor’s” ka bërë të ditur se ka ulur rejtingun kreditor të Belgjikës për një shkallë në AA, për shkak të shqetësimeve rreth sektorit financiar të këtij vendi dhe konsolidimin e borxhit në kushtet e rritjes së ngadalshme ekonomike dhe krizës politike.
“Aftësia që autoritetet të përgjigjen ndaj presioneve potenciale ekonomike qoftë nga jashtë, qoftë nga brenda është kufizuar me tentimet e pasuksesshme që të formohet qeveria e re”, ka bërë të ditur agjencia.
Në raport theksohet se përpjekjet për shpëtimin nga bankroti të bankës belge-frënge “Deksi” në masë të madhe kanë ndërprerë uljen e deficitit belg gjatë vitit 2011.
Belgjika në tetor ka paralajmëruar se do të nacionalizojë “Deksi”, me qëllim që të mos lejojë bankrotimin e këtij grupi financiar për shkak të borxhit të papaguar grek.
Bota Sot
Krijoni Kontakt