Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    frekvenca e manifestimit te semundjes se alzheimerit rritet me moshen
    ajo mund te filloje rreth moshes 60 vjec , por manifestohet pas te 70 dhe duke patur parasysh se tek ne njerezit vdesin shpejt nuk kane kohe ti shfaqin manifestimet


    nje faktor tjeter qe luan ne parandalimin e kesaj semundjeje mendohet te jete edhe rregjimi ushqimor mediteranian, vaji i ullirit sidomos , i pasur me omega 3 , mekanizmat fiziologjike di ti shpjegoj dardajani

    per mua alzheimeri eshte me i veshtiri per tu duruar nga te afermit , personi i prekur nuk jeton me midis nesh
    dhe te shohesh prinderit te arrije ne nje faze qe te mos njohe me as femijet e tij, momenti ku nderrohen rolet prinder _femije ne femije -prinder

  2. #12
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anėtarėsuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar mė parė nga Marya Lexo Postimin
    na cfare moshe nje person mund te quhet i moshuar??????????
    Marya prej 40 vite fillon, se une aq i kam

  3. #13
    CHEERFUL GIRL
    Anėtarėsuar
    14-04-2008
    Postime
    3,536
    per mua alzheimeri eshte me i veshtiri per tu duruar nga te afermit , personi i prekur nuk jeton me midis nesh
    dhe te shohesh prinderit te arrije ne nje faze qe te mos njohe me as femijet e tij, momenti ku nderrohen rolet prinder _femije ne femije -prinder
    Me beso! eshte sh e veshtire Kam pasur gjyshin ... e akoma sot e kesajj dite sme harrohet...
    Por , me e veshtira eshte kur pervec Alzhaimerit , mbivendosen e semundje te tjera , demence, skleroze , inkontinence , dekubituse..... Cka i con ne stadin terminal. Eshte i pashmangshem

    Do doja shume te kisha bere dicka ... por eshte e pamundur! Gjithsesi eshte e pamundur edhe ti shohesh ne ate gjendje...
    E ne qofte, ftohte e ngrice, ti duro se dimri do t ike nje dite...

  4. #14
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar mė parė nga Arvima Lexo Postimin

    Per momentin nuk kam kohe te mjaftueshme per info me te hollesishme , por do doja qe kush ka informacione rreth kesa teme te postonin , pasi jam me te vertete e interesuar.
    Rreth cilės temė? Se plakja ėshtė e trajtuar kėtu, nqs dėshiron mund ta zgjershosh mė shumė: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=136132
    Ka vėrtetė nevojė pėr trajtim mė tė gjėrė, sepse ėshtė cung.

    Alzheimer ėshtė trajtuar kėtu: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=23818

    pse ne shqiperi nuk shikon njerez me alzheimer???????????ose jane pak fare?????????
    Si e ke shkruar edhe vetė, demenza me llojet e saj shfaqet pas tė 60-ve, pra ėshtė e rrallė. Nė Shqipėri ka njerėz me Alzheimer dhe ka pasur dhe nuk ėshtė e vėshtirė ti shohėsh, vetėm se shqiptarėt kanė atė 'zakonin' qė sėmundjet e kėqia ose nuk i emėrtojnė fare dhe u drejtohen me 'ka sėmundje tė keqe' (rastin e tumoreve) ose i pėrmbledhin tė gjitha ose keqpėrcaktojnė mė mirė nėn emrin SKLEROZĖ!!! Ēdo problem kujtese me karakter demence atje quhet e tillė dhe jo vetėm, edhe patologji tė tjera qė s'janė tė natyrės sklerotikė, quhen tė tilla. Kjo ėshtė pėrshtypja ime.

    Njė faktor tjetėr, nqs do linim pas ushqimin, ėshtė edhe mosha. Demenca shfaqet sidomos nė moshėn e shtyrė, 85 e sipėr. Prekshmėria (insidenca) ėshtė ēdo i katėrti i prekur. Nuk e kam sh. tė qartė letalitetin te ne, por kam pėrshtypjen se shqiptarėt vdesin shpejt, dmth duhet tė kenė njė jetėgjatėsi mesatare 70 e ca vjeē.

    Por , me e veshtira eshte kur pervec Alzhaimerit , mbivendosen e semundje te tjera , demence, skleroze , inkontinence , dekubituse..... Cka i con ne stadin terminal. Eshte i pashmangshem

    Demenca s'ka si i mbivendoset Alzheimerit, sepse ky i fundit ėshtė njė formė e saj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ☆Angie☆ : 28-11-2011 mė 18:59
    Elegance is an attitude.

  5. #15
    SHBA, shtohet numri i mbi 90 vjeēarėve

    Sipas shifrave qeveritare, grupmosha mbi 90 vjeē ėshtė segmenti me rritje mė tė shpejtė mes popullatės sė moshuar.

    Nė vitin 1980, nė Shtetet e Bashkuara kishte 720 mijė burra e gra mbi 90 vjeē. Nga fundi i vitit tė kaluar ky numėr arriti nė 1.9 milionė…dhe vazhdon tė rritet.

    Ata/ato janė quajtur “mė pleq mes pleqve”

    Deri kohėt e fundit, kjo shprehje pėrfshinte personat midis moshės 85 dhe 89 vjeē.

    Por tė dhėnat e zyrės sė regjistrimit tė popullsisė tregojnė se “tavani” i moshės ėshtė ngritur. Amerikanėt mbi 90 vjeē janė shtuar nė numėr mė shpejt sesa grupet e tjera tė moshave. Edhe pėrpjestimi i tyre brenda popullatės sė moshuar gjithashtu po zgjerohet.

    Shifrat tregojnė se:

    - Popullata 90 vjeē e sipėr ėshtė kryesisht e bardhė

    - Femrat tejkalojnė burrat gati 3 me 1

    - Rreth 80 pėrqind e grave janė tė veja, ndėrsa mė shumė se 40 pėrqind e burrave janė tė martuar

    - Shumica kanė tė paktėn njė diplomė tė shkollės sė mesme

    - Ata janė pothuajse tė gjithė tė mbuluar nga sigurimi shėndetėsor

    - Tė ardhurat nga Sigurimet Shoqėrore pėrfaqėsojnė pothuajse 50 pėrqind tė tė ardhurave tė pėrgjithėshme personale

    Studimi, bazuar nė tė dhėnat e zyrės sė regjistrimit tė popullsisė, parashikon qė nė vitin 2050 – numri i mbi 90 vjeēarėve tė arrijė nė mė shumė se 9 milionė.


    VOA
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    para ca kohes doli nje studim ku tregonte se ilacet kunder depresionit ishte nje nga shkaqet e semundjes se alzheimerit
    por
    ky rezultati i ketij studimi doli dy dite pasi u be e ditur se sigurimet shoqerore kane nje deficit kolosal dhe medikamentet kunder depresionit zene vendin e pare te medikamenteve qe perdoren ne perendim dhe jane te rembursuara
    duke e ditur se pas c'do lloj studimi ekzistojne interesa ekonomike nuk e di a ne duhet besuar rezultati i ketij studimi

  7. #17
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    dhe ne fakt ne shume raste diagnoza e pare (e gabuar) qe i behet personave te semure nga Alzheimeri ne fazat e para eshte pikerisht depresioni.

  8. #18

    Hipertrofia Beninje e Prostates - Problemi i te Moshuarve

    Ky term perdoret shpesh ne libra por eshte nje term jo i sakte per faktin se nuk eshte qe kemi nje hipertrofi (dmth rritje ne dimensione) te qelizave por nje hiperplazi (rritje ne numer). Pra ne rastin e hipertrofise beninje te prostates kemi te bejme me nje proces adenomatoz (kancerogjen).
    Zona qe peson kete proces eshte zona qendrore e prostates dhe kjo e dallon nga karcinomat e prostates qe zhvillohen kryesisht ne periferi te prostates. Si shkak eshte marre ne konsiderate nje ērregullim hormonal dhe me shume mendohet te vije si pasoje e rritjes se perqendrimit te estrogjeneve si dhe ndjeshmeria e qelizave kundrejt hormoneve mashkullore. Keto ēojne ne nje ērregullim te ndarjes se qelizave dhe vdekjes se tyre duke anuar nga ana e nje shtimi te ndarjeve. Eshte per tu theksuar edhe fakti qe koha kur shfaqet kjo semundje eshte pas moshes 50 vjeē dhe duke u rritur mosha rritet edhe perqindja e atyre qe interesohen nga hipertrofia e prostates. Pas moshes 80 vjeē, mbi 90% e meshkujve e kane si semundje.


    Kjo hiperplazi ēon ne nje rritje te prostates dhe efektet e kesaj do te ndihen mbi uretren, fshikzen e urines e me larte. Uretra do te ngushtohet pak e nga pak dhe keshtu sasija e urines qe do kaloje do jete me e vogel dhe do kete nje renie te hedhjes se urines. Eshte ky shkaku qe nje nder shenjat kryesore qe thone pacientet kur paraqiten tek mjeku eshte "urina kur del nuk ka me presion". Dikujt mund ti duket qesharake kjo fjali por eshte saktesisht ajo qe pacienti perjeton e treguar me fjale te thjeshta. Kjo ēon ne nje shtim te sasise se urines se fshikez qe keshtu mbetet aty. Ne fillim ai ngushtim i uretres kapercehet duke u shtuar tkurrja e muskulit te detruzorit te fshikzes. Muskuli i detruzorit eshte muskuli kryesor qe ben te mundur nje tkurrje te fshikezes. Gjithsesi, arrin nje moment qe ngushtimi shtohet deri ne ate pike sa qe tkurrja e detruzorit nuk arrin me te munde presionin qe formohet dhe kalohet ne nje insuficience te detruzorit. Ne kete pike kemi nje staze te urines ne fshikez. Duke qene se nuk arrihet te hiqet e gjitha urina nga fshikeza, do kete stimuj te vazhdueshem urinar qe do ta ēojne personin here pas here ne banjo dhe keto shtohen sidomos gjate nates. Nje nder shenjat qe do te permende pacienti ose qe duhet te pyesni per te kuptuar nese ka apo jo probleme me prostaten eshte pikerisht numri i hereve qe ai ēohet per te urinuar naten.

    Nderkohe qe veshkat formojne ne menyre te vazhdueshme urine, ajo do te mblidhet ne fshikez. Dalja e urines do te hase me nje rezistence e cila do te ndihet ne fshikez dhe ne uretere dhe me kalimin e kohes edhe tek veshkat. Duke u rrit sasija e urines qe peson staze, pak nga pak do filloje qe te mbushe edhe ureteret qe vijne nga veshkat te cilet do te zgjerohen. Po ashtu do vije nje pike qe do mbushe edhe veshken vete dhe do jape ate qe quhet hidronefroze (mbushje e veshkes me uje...ne kete rast,urine). Hidronefroza nuk eshte i vetmi rrezik ne distance kohe e hipertrofise se prostates. Nje mundesi tjeter eshte formimi i gureve ne fshikez si pasoje e stazes se urines. Gjithashtu, staza urinare ne fshikez eshte nje terren i pershtatshem per infeksione dhe keto paraqesin nje nder problemet me te medha qe hasen ne hipertrofine e prostates. Ne te njejten kohe, hidronefroza paraqet nje shkak per infeksione ne rruget e larta urinare.

    Per te permbledhur edhe nje here shenjat ne faza:

    - Faze fillestare eshte fillimi i veshtiresise se urinimit (ulja e presionit te urines) dhe personi fillon te shkoje shpesh ne banjo per shkak se nuk arrin te zbraze plotesisht fshikezen e urines dhe si pasoje ka stimuj te vazhdueshem. Keto shtohen sidomos gjate nates kur personi mund te zgjohet te pakten 2-3 here per te urinuar.Urinimi i shpeshte por sasi te vogla merr emertimin polakiuria ndersa urinimi i shpeshte naten merr emertimin nikturia.
    - Faza e dyte perfshin theksimin e polakiuries sepse rritet sasija e urines qe mbetet ne fshikez. Per kete arsye, personi sapo te mbaroje urinimin, kerkon serish te urinoje sepse ndien stimuj.

    - Faza e trete dhe perfundimtare eshte ai kur ureteret jane bllokuar pothuajse plotesisht nga rritja e prostates dhe keshtu kemi mbetje te urines qe do ēoje ne rritje te dimensioneve te fshikezes qe arrin deri ne piken qe te dallohet ne pjesen e poshtme te barkut [1]

    Pacienti, qe ne pergjithesi eshte nje person mbi 50 vjetet paraqitet dhe ankohet se "kur urinon nuk ka me presion urina" , se ka filluar te shkoje me shpesh ne banjo dhe sapo mbaron ndien nevojen te urinoje perseri. Po ashtu thote se naten mund te ēohet te pakten 2 here per te urinuar...

    Analizat qe behen per te konfirmuar nje dyshim per nje semundje te prostates fillojne nga ato me pak te dhimbshme (me pak invazive) duke u spostuar me pas drejt atyre me invazive ne menyre qe ti shkaktohet sa me pak dhimbje pacientit!

    Ekzaminimi i pare qe i behet nje pacienti kur vjen ne ambulator dhe tregon elemente qe te bejne te dyshojme per nje hipertrofi te prostates, eshte ai i eksplorimit rektal , kjo si pasoje e pozicionit anatomik te prostates ne lidhje me zonen perfundimtare te zorres se trashe. Distanca qe i ndan eshte shume e vogel dhe kjo ben qe te kete nje ndjeshmeri te mire te siperfaqes se prostates si dhe dimensioneve te saj! Kjo mund te tregoje pak a shume dimensionet e prostates si dhe te heqe mundesine e ndonje noduli ne siperfaqen e jashtme te prostates, gje qe mund te drejtoje edhe ne nje mundesi te nje karcinome te prostates. Natyrisht qe vetem eksplorimi rektal nuk mjafton per te qene i sigurte plotesisht per nje hipertrofi ose karcinome te prostates. Eksplorimi rektal eshte ai fillestari qe kryhet.

    Perveē eksplorimit rektal kryhet edhe matja e PSA (eng. prostate specific antigen). PSA eshte nje proteine qe prodhohet nga qelizat e prostates dhe shtohet ne lengun seminal ku mban lengun ne nje gjendje "te shkrire". Ne rastin e nje karcinome vlerat e saj ne gjak do te jene mjaft te larta. PSA mund te perdoret si marker tumoral per monitorim.

    Ne pergjithsi PSA matet heren e pare dhe sipas rasteve dhe vlerave qe paraqet vendoset nese pacienti duhet te ndiqet ne kohe apo jo. Gjithsesi, nese mjeku sheh qe dimensionet e prostates jane rritur mund te kerkoje kryerjen e nje biopsie qe ne kete rast mund ta konfirmoje me se miri nese kemi te bejme me nje hipertrofi beninje apo nje karcinome te prostates. Biopsi kryhen ne te dy lobet e prostates ne menyre qe te jete sa me e sakte dhe per te qene i sigurte qe jane marre qeliza pak a shume nga e gjithe prostata. Nese kemi nje hipertrofi, atehere presim qe qelizat te kene pak a shume ngjashmeri me njera tjetren kudo qe te jene marre neper prostate. Pikat nga ku behen biopsia shenohen edhe ne letren e analizave dhe shiritat e indit ndahen ne 2 proveza te ndryshme, njera me shiritat e marre nga lobi i majte dhe tjetra per ato te marre nga lobi i djathte.


    Biopsia shoqerohet me humbjen e nje sasi te vogel gjaku nga zona ku merret indi dhe pacienti nuk duhet te shqetesohet nese ne jashtqitjet qe mund te kete ne te njejten dite ose diten tjeter sheh pak gjak. Kjo gje konsiderohet ne pergjithsi normale pas nje testi te tille dhe ndalon vetvetiu.Gjithashtu duhet te permendet edhe qe nese biopsia nuk behet ne menyre transrektale (nga ku futet ago dhe me ane te gishtit qe e shoqeron agon mund te identifikosh zonen nga ku merr material) mund te kryhet edhe ne menyre te orientuar nga ekografia ku ago futet nga zona mbi pelvin dhe nga jasht shoqerohet ne ēdo moment nga ekografia. Zgjedhja e metodes se kryerjes se biopsise, me shume varet nga deshira e mjekut sepse ka nga ata qe e kryejne direkt ne ambulator kete biopsi dhe ka nga ata qe i dergojne pacientet ne laboratore ku mund ta kryejne operatore te tjere. Natyrisht deshira e pacientit merret gjithmone parasysh, pasi qe i shpjegohet mire analiza qe do te kryhet dhe cilat jane opsionet.


    Ne biopsi mund ta verehet arkitektura e indit te marre si dhe mund te verehet, me ane te testeve te ndryshme, grada e diferencimit qelizor. Pra ne kete menyre kryhet nje "grading" i tumorit. Kujtojme qe per tumoret beninj, thjesht konfirmimi qe nuk kemi elemente malinjiteti por kemi nje hipertrofi beninje eshte i mjaftueshem si pergjigje dhe grading nuk merr nje rendesi te vecante. Ndryshe do te ishte nese kemi te bejme me elemente malinj sepse kjo analize na drejton per analizat e tjera qe do te vijojne si per shembull tomografia e kompjuterizuar ose rezonanca magnetike qe perveē se do analizonin kapsulen qe rrethon strukturen origjinale kancerogjene, do kerkonin edhe metastaza te mundshme. Ne kete menyre kryhet "staging" te kancerit.

    Si behet mjekimi i rritjes beninje te prostates?
    Kur rritja e prostates fillon te jape shqetesime duhet filluar mjekimi. Se pari, duhen mjekuar infeksionet urinare me antibiotike, nese jane prezent. Me pas, behet dhe mjekimi me ilaēe i prostates se rritur. Dhenia e ketyre ilaēeve ka per qellim te pengoje rritjen e gjendres ose dhe te ngadalesoje ate. Si te tilla, sot perdoren finasteride (proscar) ose dutasteride (avodart). Keto ndihmojne ne zvogelimin e madhesise se gjendres.

    Perveē ketyre perdoren: doxazosin (cardura), tamsulosin (omnic), si dhe alfuzosin (uroxatral). Keto ilaēe relaksojne muskulaturen e lemuar te prostates dhe te qafes se veshikes dhe lehtesojne kalimin e urines. Sot eshte pare se perdorimi i njekohshem me finasteride dhe doxazosin eshte me efikas per lehtesimin e simptomave sa secili ilaē veē e veē.


    Ku konsiston mjekimi Kirurgjikal?
    Shumica e doktoreve rekomandojne heqjen e pjeses se zmadhuar te prostates e kjo konsiderohet si zgjidhja me e mire per keta paciente. Me ane te nderhyrjes kirurgjikale hiqet vetem pjesa e zmadhuar e prostates qe shtyp uretren (kanalin e urines), por pjesa tjeter e indit te prostates nuk hiqet. Pas kesaj nderhyrje ēlirohet pengesa e urinimit dhe behet zbrazja me e mire e fshikes se ujit.

    Ne fund te operacionit vendoset nje kateter ne nga penisi per te zbrazur urinen nga fshikeza e urines ne nje qese. Ky kateter qe quhet kateteri i Foley ka nje ballon qe mbushet me uje ne fund te tij qe ndodhet brenda e fshikes se urines dhe nuk e lejon te dale kateteri. Ky kateter qendron per disa dite, por ndonje here kateteri jep spazma te dhembshme te fshikes se ujit. Keto spazma me kalimin e diteve qetesohen.

    Veē asaj i semuri merr antibiotike gjate kohes qe eshte ne spital. Disa doktore, madje, fillojne e japin antibiotike perpara se te filloje operacioni per te parandaluar infeksionin. Studimet e fundit tregojne qe antibiotiket nuk ka nevoje te jepen ne ēdo rast, por vetem kur ka shenja te infeksionit. Pas operacionit, pacienti mund te kete pak gjak ose koagula ne urine. Por, kjo hemorragji fillon te zhduket kur pacienti del nga spitali duhet te pije shume uje (deri ne 8 gota ne dite), ne menyre qe te behet shpelarja e fshikezes dhe te shpejtohet sherimi plages.

    [1] Piat. Argumente te Kirurgjise , fq 536
    Think Different! Think Again!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Tema tė ndryshme
    Nga mujoislam nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 18-02-2010, 09:03
  2. Shtėpia e tė moshuarve
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-10-2008, 15:49
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-05-2007, 04:00
  4. Problemet e ekonomise Shqiperise
    Nga niku-nyc nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2005, 09:26
  5. Problemet nė rivierėn e Himarės
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2003, 22:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •