Opinion|25/11/2011 07:06
Qytetaria shqiptare, peng e farave dhe marmitave
Nga Alban Sejdini
Shekulli
Njė qen rrugėsh edhe mund tė mėsohet tė mos i lėshojė nevojat fiziologjike nė ēdo pemė, trotuar apo gomė makine nė qendėr tė Tiranės apo tė ēdo qyteti tjetėr. Njė mashkull shqiptar, qė pėrtyp fara e pėshtyn lėvozhga farash pėrtokė gjatė parazitizmit tė tij tė pėrditshėm e pėrnatshėm nė tė njėjtat vende ose nė ecje e sipėr, nuk po mėsohet tė mos e bėjė kėtė gjė. Tė hash fara e ti pėshtysh ato pa teklif nė shesh thjesht nuk ėshtė sjellje prej tė qytetėruarish. Madje, nuk ėshtė fare sjellje normale pėr standardet e shoqėrisė njerėzore, por kjo ėshtė Shqipėria e fytyrave injorante nė timonin e makinave super tė shtrenjta. Nė kohėn e regjimit monist thuhej me shaka, se nevojitej pasaportė vetėm pėr tė hyrė nė kryeqytet, jo mė pėr tu shpėrngulur brenda natės nė njė tokė me ose pa zot. Nė ditėt e sotme, lėvizja e detyruar e tė qytetėruarve ėshtė me kah jashtė shtetit, ndėrsa lėvizja e lirė e tė paqytetėruarve me kah brenda nė qytete, pallate tė shtrenjta dhe institucione. Kėshtu qė lėvozhgat e farave nė ēdo trotuar tė shtruar me tender janė tashmė atraksion turistik pėr turistėt e huaj.
Qytetaria ėshtė shpesh e lindur, por zakonisht ėshtė e mėsuar. Pėr kėtė arsye mund tė gjenden tė qytetėruar nė zonat mė tė harruara tė vendit, po aq sa mund tė gjenden tė paqytetėruar nė apartamentet luksoze tė pallateve tė larta nė qendrat e qyteteve. Ndėrsa robi i harruar ėshtė i detyruar tė mbushė barkun me ētė gjejė e tė bėjė sherr me ariun e ujkun, tė anasjelltėt jetojnė nė pallatet e larta, kėnaqen me qershi nė dimėr dhe bėjnė sherr luksi, se nė cilin shtet tė kalojnė fundjavėn. E pikėrisht nga dritaret e ballkonet e kėtyre pallateve zgjaten shpesh duar me thonj tė gjatė e tė lyer bukur, qė lėshojnė qesen e plehrave drejt e nė trotuar. Njė xham Rejnxhi ulet me buton nė rrugėn interurbane kryesore Tiranė-Durrės, sa pėr tė fluturuar mbi asfalt apo mbi kofanot e makinave mbrapa letra, paketa, lėkurė bananesh, bėrthama pjeshkash, kanoēe e plastika dhe po me buton ngrihet prapė xhami. Larg qoftė tė shpikin ndonjė buton pėr pilot automatik nė kėto automjete si shtėpi dhomė e kuzhinė, se kėta tė paqytetėruar do tė fillojnė tė bėjnė seks edhe gjatė udhėtimit, duke bėrė qė nė xhamin e makinave prapa tė bėnte pllaq ndonjė prezervativ i pėrdorur. Herėt nė mėngjes ose vonė nė darkė ka edhe nga ato bukuroshet e botoksizuara, barkmėdhenjtė e stresuar dhe pleqtė e kėtyre tipave, qė nxjerrin qentė e tyre pėr xhiro e pėr nevoja personale drejt e nė bulevard apo trotuar. Natyrisht qė kafsha besnike do ti lėshojė ku tė mundė jashtėqitjet e saj, por edhe kafsha pronare, e cila e mban me rrip pėr qafe, as qė e ēon nėpėr mend tė mbledhė pasojat e pavetėdijes sė tė ngjashmit tė saj. Mirė era e pamja, por larg qoftė tė shkelėsh qė nė mėngjes nė hapat e kėtyre lloj kafshėsh: do humbėsh kohė duke fėrkuar tabanin e kėpucėve nėpėr pemė e cepa trotuaresh, se me gjithė kėto rrugė tė shtruara nuk kemi mė as ato pellgjet e bekuara.
Njeriu nga majmuni dallohet edhe pėr disa veprime tė vogla, qė ia mėson edukimi nė familje, shkollė e shoqėri. Siē duket, shumė nga kėta tė paqytetėruar, tė cilėt i janė ngjitur qendrave urbane nė kėto 20 vite mė keq se posterat elektoralė mureve tė shkollave fillore, kanė pėsuar avari gjatė procesit darvinian tė shndėrrimit. Pėr rrjedhojė, nė kėndvėshtrimin e qytetarisė, ėshtė sofistikuar varianti shqiptar i hermafroditėve: ardhurina. Shumica e kėtyre qenieve, mendėrisht e shpesh fizikisht nė mospėrputhje me atė qė janė ose cepin qė pėrfaqėsojnė, pėrputhen me tė njėjtėn skemė e futen brenda tė njėjtit kallėp. Tė gjithė kėta vishen me rroba tė mira vetėm sepse janė tė shtrenjta, jo sepse u shkojnė me tiparet dhe llojin e lėkurės sė surratit. Tė gjithė hanė dreka e darka nėpėr restorantet mė tė shtrenjta vetėm sepse duhet ti shikojnė tė tjerėt aty, jo sepse u shijon ajo qė hanė apo se e kuptojnė atė qė u serviret. Vetėm kėshtu arrijnė tė majmen e trashen, nė mėnyrė qė tė kenė arsye pėr tė shitur mend, se po pėrdorin ato shėrbimet dietė-taksi me 30 mijė lek nė muaj. Tė gjithė kėta, ashtu si fėmijėt e tyre me ose pa patenta, ngelin nė trafik, kur nuk kalojnė dot me tė kuqe, nė timonin e makinave me marmita anti-mjedisore vetėm sepse u shkojnė me veshjen, jo sepse nuk zgjidhin dot punė me makina tė vogla pro mjedisit. Shumica e kėtyre tipave e tipeve e parkojnė makinėn mė keq se lopa bajgėn, jo se nuk e dinė ku duhet parkuar, por se duhet tė tregojnė qė janė mbi lutjet e policit fakir dhe se duhet tia nxijnė jetėn shoferėve tė tjerė, pasi kėshtu u shikojnė automjetin. Larg qoftė tė kesh mundėsi ekonomike pėr tė blerė e mbajtur nė Tiranė njė Rejnxh, Ikspesė apo Mėlė, se tė marrin pėr ardhurinė dhe tė trajtojnė si gjysmė limoni. Diter Ceēė, shefi i modh i Bencit, do ti shkulte mustaqet njėlloj si Albert Vėrria te Kapedani, po tė shikonte se si zhvlerėsohet Gėlėja e Sėja nga ca tipa kokėrrafsh, qė hanė bukė e qofte nė timon dhe qė e pėrdorin makinėn me gjujt nga gjimnazet.
Gjatė kėtij tranzicioni tė zgjatur kastile nga politikacot e zgjedhur, tė zvjerdhur apo tė imponuar, shqiptarėt nuk po e kuptojnė akoma se mirėqenia tregohet nga barku si petė e jo nga plėnci si fabrikė shqiptarēe e pėrpunimit tė plehrave. Jashtė shikon pronarė fabrikash apo kryeministra nordikė, tė cilėt pėrdorin vetėm biēikletėn si shenjė mirėqenieje e qytetarie. Nė Shqipėri ti japėsh biēikletės etiketohesh si pabuks, sepse mirėqenia duket nga trashėsia e marmitės sė fuoristradės. Nė timonin e makinave tė shtrenjta jashtė shikon kryesisht tė rritur, me kostume, tė kollarisur apo me papijon, ndėrsa nė Albania nga kėto makina zbresin kryesisht tipa me tuta njėngjyrėshe ose me kėpucė me majė e ēorape tė bardha dhe tipe mė shumė tė zhveshura se tė veshura ose edhe plaka me gėrsheta qė u varen nga poshtė napės sė bardhė. Nuk ėshtė justifikim fakti, se kėsi pamjesh janė tepėr tė zakonshme edhe nė vendet e tjera nga ana e djathtė e Perdes sė hekurt. Rėndėsi ka modeli, qė zgjedh ēdo qenie njerėzore gjatė pėrfshirjes nė shoqėrinė qė e edukon dhe arsimon, por edhe shtresėzimi i drejtė i kėsaj shoqėrie, ku nuk i duhet dhėnė pėrparėsi tė paqytetėruarit.
Krijoni Kontakt